Tag: mungesa

  • Shezlongë me çmime stratosferike, por pa asnjë standard – si po degradojnë plazhet shqiptare

    Shezlongë me çmime stratosferike, por pa asnjë standard – si po degradojnë plazhet shqiptare

    Shezlongë me çmime stratosferike, por pa asnjë standard – si po degradojnë plazhet shqiptare
     
    Menaxhimi i Plazheve në Shqipëri: Problematikat dhe Mungesa e Strategjisë
     
    Shqipëria, me një vijë bregdetare që shtrihet mbi 300 kilometra, përballet ende me sfida të mëdha në menaxhimin e hapësirave publike të plazheve. Pavarësisht potencialit të jashtëzakonshëm turistik, mungesa e një strategjie të qartë dhe të integruar për administrimin e këtyre hapësirave mbetet një problem i pazgjidhur.
     

     
    Një auditim i kryer nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH) ka vënë në dukje problematikat kryesore që lidhen me menaxhimin e plazheve publike dhe hapësirave bregdetare. Këto çështje nuk kanë të bëjnë vetëm me rregulloret dhe dokumentacionin përkatës, por edhe me shpërndarjen e kompetencave ndërmjet institucioneve të ndryshme, çka ka krijuar mbivendosje të funksioneve dhe përplasje burokratike.
     
    Sipas raportit, mungesa e një strategjie kombëtare për menaxhimin e integruar të bregdetit, si dhe mungesa e një kuadri ligjor të qartë që do t’i jepte status të veçantë kësaj zone, ka sjellë një situatë të paqëndrueshme. Për vite me radhë, problematikat janë evidentuar, por pa ndërhyrje efektive, duke dëmtuar efikasitetin e mekanizmave të ngritur për administrimin e plazheve publike.
     
    Mbivendosja e Kompetencave Institucionale
     
    Një tjetër problem që theksohet në auditim është mbivendosja e funksioneve të disa institucioneve, të cilat kanë role të ngjashme në inspektimin dhe mbikëqyrjen e cilësisë së shërbimeve në plazhe. Kjo mbivendosje ka çuar në dublim të procedurave, si dhe në krijimin e proceseve të panevojshme, që shpeshherë ndikojnë negativisht në cilësinë e shërbimeve për qytetarët dhe turistët.
     
    Debati mbi Plazhet Publike dhe Private
     
    Një çështje e ngritur në raport lidhet me ndarjen e hapësirave ndërmjet plazheve publike dhe atyre private. Ky është një debat i vazhdueshëm, veçanërisht gjatë sezonit veror, kur shumë turistë dhe qytetarë hasin vështirësi në aksesimin e hapësirave publike. Në disa raste, zaptimi i hapësirave publike nga bizneset private është bërë objekt polemikash, veçanërisht për çmimet e larta të shezlongëve, një situatë që ka tërhequr vëmendjen e mediave dhe rrjeteve sociale.
     
    Raporti i Plazheve Publike dhe Problematicat në Zbatim
     
    Një tjetër problematikë e identifikuar është moszbatimi i raportit të përcaktuar prej 30% për plazhet publike në raport me sipërfaqen e përgjithshme të plazheve. Në praktikë, ky raport nuk është zbatuar siç duhet, duke sjellë mungesë të hapësirave publike të dedikuara për qytetarët dhe duke kufizuar qasjen e lirë në bregdet.
     
    Për më tepër, standardet e përcaktuara nga VKM 171/2019, që rregullojnë kriteret dhe kushtet për stacionet e plazhit, shpeshherë nuk respektohen plotësisht. Plazhet publike vazhdojnë të përballen me mungesë investimesh, higjienë të dobët dhe infrastrukturë të papërshtatshme, çka ndikon drejtpërdrejt në përvojën e pushuesve.
     
    Nevoja për Ndryshime Ligjore dhe Rregullatore
     
    Raporti i KLSH nënvizon se ndryshimet në kuadrin ligjor dhe rregullator duhet të bazohen në analiza kosto-përfitim dhe studime të detajuara. Mungesa e një strukture të mirëpërcaktuar për menaxhimin e hapësirave publike ka sjellë probleme në zbatimin e rregullave ekzistuese, tarifa të papërshtatshme për shfrytëzimin e këtyre hapësirave dhe mungesë koordinimi mes institucioneve përgjegjëse.
     
    KLSH thekson se menaxhimi i plazheve duhet të trajtohet me prioritet, duke u fokusuar në zbatimin efektiv të rregullave ekzistuese dhe përmirësimin e mekanizmave të monitorimit. Një qasje më e mirë do të ndihmonte jo vetëm në ruajtjen e interesit publik, por edhe në rritjen e potencialit turistik të vendit. Menaxhimi i integruar dhe i qëndrueshëm i plazheve është një domosdoshmëri për një zhvillim të qëndrueshëm dhe të drejtë për të gjithë qytetarët shqiptarë.
     
    Website Saranda Web
    Facebook Saranda Web
    Instagram saranda.web
    Youtube sarandaweb
    Tiktok saranda.web
    Pinterest sarandaweb
    in sarandaweb

  • Mungesa e fuqisë punëtore! Qeveria negociata me Filipinet për 40 mijë punonjës, bisedime edhe me Indonezinë

    Mungesa e fuqisë punëtore! Qeveria negociata me Filipinet për 40 mijë punonjës, bisedime edhe me Indonezinë

    FOTO ILUSTRUESE

    TIRANË- Mungesa e punonjësve në vend ka bërë që qeveria të shikojë opsione të tjera. Qeveria ka vendosur të lehtësojë procedurat për lejimin e e punonjësve të huaj që të vijnë e të plotësojnë tregun e punës në Shqipëri. Nga lehtësirat do përfitojnë sidomos shtetas nga vendet e treta që nuk kanë të drejtën e lëvizjes në vendet e BE-së.
    Me ndryshimet e propozuara në ligjin “Për të huajt” të miratuar në vitin 2021, i jepet e drejta ministrisë së Ekonomisë të lidhë marrëveshje me shtete të tjera për të marrë punonjës në varësi të kërkesave të tregut, shkruan Shqiptarja. Tashmë kanë filluar negociatat me Filipinet për të marrë rreth 40 mijë punonjë nga ky vend të cilët janë të kualifikuar për sektorin e turizmit dhe industrisë përpunuese, si dhe ka nisur negociatat me Indonezinë.
    Në projektligjin, e kaluar ishin lehtësuar procedurat e aplikimin për të huajt që duan të punësohen në vend. Në ligjin aktual ishte caktuar që aplikimi bëhej pranë përfaqësive diplomatike, ndërsa tani u jepet mundësia të aplikojnë nëpërmjet sistemit elektronik të vizave, jo më vonë se 90 ditë përpara datës së planifikuar për të ardhur në Republikën e Shqipërisë.
    Në ndryshimet ligjore të propozuara është hequr edhe kushti që kishin të huajit për të depozituar një shumë parash në llogarinë bankare si garanci financiare. Tashmë për të aplikuar për vizë mjafton te vërtetosh që ka të ardhura të mjaftueshme financiare për të përballuar jetesën nëpërmjet një dokumenti bankar.
    Në projektligj thuhet se lejet do të bazohen në nevojat e tregut, dhe vetëm pasi punëdhënësi në Shqipëri ka tentuar të punësojë fillimisht të papunët në vend, të huaj që janë anëtar të familjeve shqiptare, shtetas nga SHBA, nga shtete të BE, apo nga vendet fqinje të Bosnjë-Hercegovinës, Malit të Zi, Kosovës, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut.
    Në Shqipëri punojnë tani për tani më shumë se 9 mijë të huaj, kryesisht në turizëm, ndërtim dhe tregtinë me shumicë. Shifrat zyrtare tregojnë se interesi më i lartë për të punuar në Shqipëri është i shtetasve nga Turqia, Bangladeshi, India dhe Nepali.

  • Më jepni argumente si ta largojmë Edi Ramën

    Më jepni argumente si ta largojmë Edi Ramën

    Nga Baton Haxhiu

    Shumë nga ata që kanë sulmuar shkrimin tim për “Shqipërinë 2030” nuk kanë pasur as durimin ta lexojnë, as dëshirën për ta kuptuar. Dhe akoma më pak ndershmërinë për të pranuar se dilema që ngre aty nuk është për Edi Ramën, por për ne si shoqëri.

    Pas shkrimit tim për “Shqipërinë 2030”, pati reagime të menjëhershme. Disa prej tyre erdhën nga portale dhe në studio televizive që nuk debatonin për përmbajtjen, por sulmojnë autorin. Siç ndodhi edhe me Çim Pekën, ku diskutimi nuk ishte mbi idetë, por mbi etiketat.

    Kjo nuk është një përgjigje për t’u mbrojtur, por një reflektim mbi dilemat që debati shmangu qëllimin, sepse mandati i katërt duhej të fyhej si qëllim, sepse është i tepërt për Edi Ramën, pa analizuar arsyen pse po vjen si i tillë.

    Por reagimi që pasoi nuk ishte ndaj pyetjeve qe u u ngritën. Ishte ndaj faktit që dikush guxon të flasë për vizion, për estetikë, për rend, në një vend ku politika është mësuar të flasë vetëm me urrejtje dhe zero nuance. Është më e lehtë të përqeshësh një fjalë si “shije” sesa të përballesh me realitetin se ndoshta për herë të parë po diskutojmë një projekt shtetformues.

    Dhe pastaj, si gjithmonë, del argumenti që nuk do të mbarojë kurrë. Si mund të flitet për vizion, kur ka ministra të korruptuar.

    Kjo është dilema e parë…dhe është e fortë. Sepse në thelb prek marrëdhënien midis moralit dhe performancën politike të projektit. Prek përgjegjësinë e liderit në një sistem ku korrupsioni ndodh.

    Por korrupsioni nuk është shpikje shqiptare. Dhe as e kohës sonë. Ai ndodh në çdo shoqëri që ka pushtet. Në çdo qeveri që ka ndikim. Pyetja nuk është nëse ndodh, por çfarë bën sistemi për ta përballuar. A ndalet drejtësia te dera e partisë, apo i lejon vetes të hyjë edhe atje ku ndodhen më të fuqishmit?

    Edi Rama mund të kritikohet për shumëçka, por jo për ndërtimin e një drejtësie të blinduar ndaj vetes. Është në qeverisjen e tij që për herë të parë janë arrestuar ministra dhe drejtues të lartë. Jo sepse ai i ka futur në burg. Por sepse ka ndërtuar dhe përkrahur një sistem që nuk i mbron më. Dhe këtu, çështja nuk është a ka të korruptuar në qeveri. Çështja është a ka një qeveri që i lë ata të shkojnë përpara drejtësisë.

    Korrupsioni nuk është alibi për të pranuar çdo gjë. Por nuk është as arsye për të hedhur poshtë gjithçka. Sepse ai është test për sistemin. Dhe më mirë një shtet që ndërton e më pas pastron, sesa një shtet që nuk ndërton asgjë dhe nuk ka asgjë për të pastruar. Boshllëku nuk korrupton. Thjesht nuk ekziston.

    Pyetje që e meriton vëmendjen – kohëzgjatja e një pushteti – është gjithmonë ambivalente. Mund të jetë burim ndërtimi. Por edhe autokracie.

    Në këtë pikë qëndron ndarja midis një qeverie që e shtyn zhvillimin me vonesë dhe një opozite që s’ka ditur asnjëherë çfarë të bëjë me zhvillimin. Shqiptarët jetojnë me realitetin. Dhe në realitet, sot pagat janë më të larta, me gjithë kufizimet, me gjithë vështirësitë, më shumë se ç’kanë qenë. E ardhmja nuk ndërtohet vetëm me kohë. Por as nuk ndërtohet pa kohë.

    Prapë, debati kthehet në atë që sot është bërë parullë. Edi Rama është autokrat. Dhe me kaq mendohet se është thënë gjithçka. Por nuk është thënë asgjë. Sepse fjala “autokrat” nuk zëvendëson analizën. As nuk e përjashton nevojën për të kuptuar përse një njeri mund të mbajë pushtet për kaq gjatë në një vend me histori të trazuar politike.

    Rama ka shumë pushtet. Ka ndërtuar një strukturë që e vendos në qendër të çdo procesi. Kjo sjell pasiguri për ata që duan më shumë balancë. Por kjo nuk është ndërtuar në një natë. As me grusht shteti. Është ndërtuar për shkak të dështimit të gjithçkaje tjetër rreth tij.

    Autokracia nuk lind vetëm nga ambicia e një lideri. Lind edhe nga boshllëku përballë tij. Nga mungesa e ideve, nga mungesa e organizimit, nga mungesa e një zëri që flet për më shumë se nostalgji. Dhe në këtë pikë, është shumë më shqetësuese një opozitë që nuk arrin të përqafojë asnjë ide përtej të kaluarës, sesa një lider që ka vendosur një ide të vetme dhe e ndjek me ngulm.

    Sepse në fund të fundit, ajo që rrezikon demokracinë nuk është vetëm pushteti që zgjatet, por sidomos boshllëku që nuk mbushet.

    Dhe kështu vjen ajo që tani është kthyer në dilemë të modës. A ka kuptim të shkojmë në zgjedhje me këtë sistem. A nuk është loja e paracaktuar. Pyetje që kanë një të vërtetë brenda, por që nëse zgjidhen me bojkot, nuk prodhojnë asgjë përveçse mungesë. Bojkoti nuk rrëzon sistemin. E betonon atë.

    Në zgjedhje nuk shkohet për të fituar terren që të është dhënë. Shkohet për të fituar atë që nuk e ke. Dhe për ta bërë këtë, duhet të jesh aty. Jo jashtë. Pjesëmarrja nuk është dekor. Është kushti për të mbijetuar në një sistem ku çdo hapësirë e pambrojtur pushtohet menjëherë nga ai që është më i zoti për ta marrë.

    Së fundi, një fjalë për partitë e vogla. Është bërë zakon të thuhet se nuk kanë hapësirë. Por kjo është alibi. Nuk është sistemi që i pengon. Është mungesa e tyre. Mungesa e idesë. Mungesa e organizimit. Mungesa e përmbajtjes. Hapësira politike nuk jepet me ligj. Fitohet me guxim. Me mendim. Me projekt. Dhe nëse nuk je në gjendje të thuash asgjë që s’të kenë thënë të tjerët para teje, atëherë mos u anko për mungesë terreni.

    Demokracia nuk është e butë ndaj atyre që nuk dinë të veprojnë. Por kjo nuk është arsye për ta fajësuar atë. Është arsye për të ndryshuar veten. Dhe për ta fituar besimin, jo me mllef, por me vizion.

    Unë nuk shkrova për të bindur askënd. As për të shpëtuar ndonjë pushtet. Shkrova për ata që dinë të lexojnë pa ndërtuar legjenda. Shkrova për ata që besojnë se nuk ka vizion pa gabime, por as nuk ka të ardhme pa ide.

    Dhe po, e them edhe një herë. Më shqetëson më shumë një opozitë pa projekt, sesa një qeveri që ndoshta është ndotur gjatë rrugës. Sepse në fund, e ardhmja nuk është një garë për pastërti morale. Është një betejë për ndërtim.

    Dhe kush ka frikë nga kjo betejë, ka frikë nga vetja. Unë jo.

  • Babloku, nga unikatil në superkatil

    Babloku, nga unikatil në superkatil

    Nga Basir Çollaku

    Mungesa e ilaçeve jetike në spitale, sidomos te onkologjiku; mungesa e aparaturave diagnostikuese; mungesa e reagentëve; reduktimi i mjekëve specialistë dhe infermierëve? Asnjëra nga këto. Në majën e piramidës së nevojave, emergjencave shëndetësore dhe përparësive për të sëmurët që kërkojnë dëshpërimisht derman, bablok-faraoni ka vendosur, sipas vizionit të tij sipëror dhe tejet humanist, ndërtimin e një parkingu dhe një hoteli në QSUT. Plot 16 miliardë lekë, me TVSH! Parkingu për makinat dhe hoteli për shoqëruesit e të sëmurëve. Për të sëmurët thjesht e vetëm asgjë të re.

    Gjendja për ta as usual…Duke dëshmuar me këmbëngulje titanike një sjellje ndaj tyre minimalisht katile. Nga unikatil i karagjozllëqeve video-grafike është kthyer në identitet si superkatil. Dhe fondet për ndërtimin e parkingut dhe hotelit, si marifetçi për pompim fondesh, nuk i ka marrë nga fondet kapitale të qeverisë, as te PPP, as tek ato rezervë. Ka kafshuar te programet buxhetore te investimeve vendore rurale IVR, të Fondit Shqiptar të Zhvillimit!

    Dmth të sëmurët dhe katnarët(siç i pëlqen t’i cilësojë babloku banorët e fshatrave, për momentin, (që mund të zgjasë aq sa ai të jetë në pushtet), të ngrohen në diellin e taracës së hotelit dhe sheshit të parkingut të QSUT.

    Por një gjë nuk duhet harruar: në mes të të sëmurëve dhe fshatarëve ka dhe socialistë…

    (Edhe pulat me salmonelë dhe frutat me pesticide, nuk i kanë ngrënë vetëm opozitarët).

    Deri në postimin e radhës, shëndet të kemi!

  • Pse “mungesa e fuqisë punëtore” nuk ekziston në të vërtetë

    Pse “mungesa e fuqisë punëtore” nuk ekziston në të vërtetë

    Shkëmbim falas. Ata që e përdorin termin janë pothuajse gjithmonë ekonomistë të këqij, shkruan The Economist Nëse bisedoni me një pronar biznesi, pa kaluar shumë kohë, me siguri do të dëgjoni një ankesë të njohur. Në Amerikën me papunësi të ulët, një e treta e kompanive thonë se e kanë të vështirë të gjejnë punonjës, pasi njerëzit nuk kanë aftësitë e duhura.Edhe në Italinë me papunësi të l…

  • E rëndësishme për flokët, lëkurën dhe sklerozën, zbuloni simptomash që shfaqen për shkak të mungesës së vitaminës B7

    E rëndësishme për flokët, lëkurën dhe sklerozën, zbuloni simptomash që shfaqen për shkak të mungesës së vitaminës B7

    Biotina, e njohur edhe si vitamina B7, është një vitaminë B që është thelbësore për metabolizmin e karbohidrateve, proteinave dhe yndyrave. Biotina përmirëson shëndetin e flokëve, lëkurës dhe thonjve, dhe gjithashtu mund të lehtësojë simptomat e sklerozës së shumëfishtë (MS) dhe të zvogëlojë nivelet e sheqerit në gjak. Biotina është e pranishme në ushqime të ndryshme, duke përfshirë vezët dhe peshkun, dhe prodhohet natyrshëm nga bakteret e zorrëve.
    Shumica e njerëzve konsumojnë midis 35 dhe 70 mikrogramë (mcg) biotinë në ditë, që tejkalon sasinë e nevojshme për të ruajtur shëndetin. Mungesa e biotinës është e rrallë, kështu që njerëzit e shëndetshëm zakonisht nuk kanë nevojë për suplement. Suplementet e biotinës mund të jenë të dobishme për grupe të caktuara, duke përfshirë gratë shtatzëna dhe njerëzit me kushte të caktuara shëndetësore.
    Simptomat e mungesës së vitaminës B7
    Mungesa e kësaj vitamine mund të çojë në një sërë simptomash:
    Problemet e flokëve dhe lëkurës – mungesa e biotinës shpesh shoqërohet me rënien e flokëve, thonjtë e brishtë dhe probleme me lëkurën.
    Simptomat neurologjike – mungesa mund të çojë në simptoma neurologjike, duke përfshirë mpirje, ndjesi shpimi gjilpërash dhe spazma të muskujve.
    Lodhja – biotina është thelbësore për metabolizmin e energjisë, dhe mungesa e saj mund të çojë në lodhje dhe dobësi.
    Dëmtimi njohës – mund të shfaqen probleme njohëse, të tilla si konfuzion mendor ose depresion i lehtë.
    Përfitimet e vitaminës B7 – biotinës
    Përmirëson gjendjen e flokëve, lëkurës dhe thonjveRedukton simptomat e sklerozës së shumëfishtë (MS)Redukton nivelin e sheqerit dhe lipideve në gjakE rëndësishme për gratë shtatzëna dhe ato me gjiBurime të mira të biotinës
    Biotina është e pranishme në një shumëllojshmëri ushqimesh bimore dhe shtazore, kjo është arsyeja pse shumica e njerëzve që hanë një dietë të ekuilibruar plotësojnë lehtësisht nevojat e tyre ditore. Këtu janë disa nga burimet më të mira të biotinës:
    Mëlçia e viçitVezëSalmoniPatate të ëmblaFarat e lulediellitBajameSpinaqTonBrokoliDjathKosTershere

  • Shenjat që tregojnë se nuk merrni mjaftueshëm proteina

    Shenjat që tregojnë se nuk merrni mjaftueshëm proteina

    Jeni të shqetësuar se nuk po merrni mjaftueshëm proteina? Proteina nuk është vetëm thelbësore, por është jetike, veçanërisht për gratë. Dhe nuk është vetëm sasia, por edhe koha që e konsumojmë.
    Konsumimi i mjaftueshëm i proteinave në mëngjes mund të bëjë një ndryshim: ndihmon në shmangien e lodhjes dhe dëshirave deri në vaktin tjetër. Ushqimet me proteina, si vezët, kosi dhe peshqit yndyrorë si salmoni, skumbri dhe toni, ndihmojnë në përmirësimin e metabolizmit dhe reduktimin e inflamacionit.
    Për sa i përket sasive, rekomandohet që 10% e kalorive ditore të vijnë nga proteinat. Nëse dëshironi ta llogaritni në gram, mjafton të shumëzoni peshën tuaj në kilogramë me 0,36 dhe ky është minimumi që duhet të konsumoni çdo ditë.
    Shenjat që tregojnë se nuk po merrni mjaftueshëm proteina
    Lodhja
     
    Një nga shenjat më të zakonshme është lodhja e vazhdueshme. Nëse nuk merrni proteina të mjaftueshme, trupi juaj nuk ka energjinë që i nevojitet për të funksionuar siç duhet. Kur dieta juaj nuk është e fortë dhe e ekuilibruar, sistemi imunitar dhe hormonet nuk funksionojnë siç duhet, duke ju lënë të ndiheni të rraskapitur ose me mungesë energjie. Mungesa e proteinave mund të shkaktojë gjithashtu ndjenja dobësie ose lodhjeje gjatë ditës, edhe nëse nuk angazhoheni në aktivitet fizik intensiv.
    Humbja e masës muskulore
     
    Proteina është thelbësore për rritjen dhe riparimin e muskujve, dhe mungesa e saj mund të çojë në humbje të muskujve. Nëse ushtroni, dhe veçanërisht nëse bëni stërvitje forcash, por nuk merrni mjaftueshëm proteina, mund të zbuloni se përpjekjet tuaja nuk po sjellin rezultatet që dëshironi. Masa muskulore është e vështirë për t’u mbajtur nëse nuk e ushqeni trupin tuaj siç duhet. Nëse nuk ushtroni rregullisht, kjo është edhe më e dukshme, pasi mungesa e proteinave mund t’ju bëjë të humbni muskujt që keni tashmë.
    Thyerja e thonjve dhe rënia e flokëve
    Mungesa e proteinave mund të ndikojë në shëndetin e thonjve dhe flokëve tuaj. Proteina përmban kolagjen dhe keratinë, të cilat janë thelbësore për zhvillimin e tyre të shëndetshëm. Kur dieta juaj nuk ka proteina të mjaftueshme, thonjtë tuaj mund të thyhen më lehtë, flokët tuaj mund të dobësohen ose mund të filloni të vini re rënien e flokëve. Nëse shihni ndryshime të tilla, është mirë të rishikoni sasinë e proteinave që konsumoni çdo ditë.
    Nëse hani kryesisht karbohidrate, mund të ndiheni të uritur shumë shpejt, edhe pas vaktit tuaj. Kjo është për shkak se karbohidratet, veçanërisht karbohidratet e rafinuara, shkaktojnë rritje të shpejtë të sheqerit në gjak, duke çuar në më shumë dëshira. Në vend që të konsumoni ushqime që nuk ju mbajnë të ngopur për një kohë të gjatë, një ushqim mëngjesi i pasur me proteina, si vezët ose kosi, mund t’ju ndihmojë të ndiheni të ngopur dhe të zvogëloni dëshirën tuaj për të ngrënë.
     
     

  • “Rama përdor spitalin për fushatë”, mjeku Dasho: Mungesa e ilaçeve për leuçeminë dhe tumorin është akt kriminal

    “Rama përdor spitalin për fushatë”, mjeku Dasho: Mungesa e ilaçeve për leuçeminë dhe tumorin është akt kriminal

    Eksperti i Shëndetit Publik, Erion Dasho ka folur për mungesën e medikamenteve për fëmijët e prekur nga leuçemia dhe tumoret në Shqipëri. Mungesën e ilaçeve ai e cilëson një skandal të papranueshëm dhe një akt kriminal që bëhet nga shteti.
    Dasho theksoi se çdo shtet me një minimum përgjegjshmërie ndaj jetës dhe shëndetit të qytetarëve duhet të ketë një prioritetizim të qartë në trajtimin e pacientëve, veçanërisht atyre me sëmundje të rënda që kanë shanse për tu shëruar.
    Gjithashtu, Dasho kritikoi ashpër administratën qeveritare për dështimin në sigurimin e medikamenteve jetësore dhe akuzoi kryeministrin Edi Rama për përdorimin e sistemit shëndetësor në funksion të premtimeve elektorale.
    “Unë mendoj që kjo është një situatë që ka nevojë për pak apo aspak koment. Kjo është një situatë, që është pak t’i thuash skandaloze. Në çdo shtet që ka minimuim e përgjegjshmërisë ndaj shëndetit dhe jetës së qytetarëve të vetë, ka një prioritetizim. Ka një vendosje prioritetesh në trajtim. Dhe minimumi, fëmijët e prekur nga leucemia dhe nga tumoret e ndryshme që kanë edhe gjasa shumë të larta për t’u shëruar, sidomos me tumoret e qarkullimit të gjakut, siç janë leuçemitë, të lihen amidekamente, kjo është pak të thuash kriminale.
    Pra, në një situatë e cila prej vitesh është sjellë në vëmendje. Ajo që ka bërë Osmani është një shërbim i jashtëzakonshëm shoqëror. Por të gjithë ne kemi vite që flasim dhe mungesa e preparateve për fëmijët dhe kryesisht për të sëmurët tumoralë, është një nga ato mangësi që është pak t’i thuash kriminale.
    Ndërkohë, për paralelizëm, unë do të kujtoja një fakt që ndodhi para disa javëve ku bëri një shou Kryeministri me mjekët e Onkologjikut. Një grup mjekësh të ardhur nga një spital izraelit, me thënë të drejtën është një nga spitalet më të mirë të Izraelit dhe një qendër botërore, e njohur për trajtimin e sëmundjeve tumorale, por papritur u prezantuan nga kryeministri nga spitali shembull që do të marrë nën administrim spitalin Onkologjik. Pa dhënë asnjë informacion se si do të jetë kjo, bazuar mbi çfarë marrëveshje, bazuar mbi çfarë pagesash dhe bazuar mbi çfarë vizioni.
    Në mënyrë të çuditshme, disa javë më vonë, para dy javësh kur ishte në spitalin memorial të Fierit që bëri shoun tjetër të radhës me autonominë spitalore që ka mbi 12 vjet që e përmend dhe nuk bën asnjë hap para. Përmendi dhe tha: ‘Se ne nuk mund të themi që mjekët e spitalit shembull do vijnë dhe do të menaxhojnë spitalin Onkologjik, pa qenë të sigurt që kjo do të ndodhë’. Ndërkohë që dy javë më parë e kishte prezantuar këtë si diçka që po ndodhte.
    Pra është jo vetëm mungesa e përgjegjshmërisë që i lë në mëshirë të fatit këta njerëz dhe kur nuk i jep medikamente jetëshpëtuese, por vendosja e tyre në funksion të premtimeve dhe mashtrimeve të fushatës elektorale, tregon se kjo administratë e zoti Rama vetë, nuk kanë asnjë lloj synimi, dëshire për të përmirësuar sistemin shëndetësor shqiptar”, tha Dasho.

  • Dasho: Mungesa e ilaçeve për leuçeminë dhe tumorin, është pak të thuash kriminale

    Dasho: Mungesa e ilaçeve për leuçeminë dhe tumorin, është pak të thuash kriminale

    Eksperti i Shëndetit Publik, Erion Dasho ka folur për mungesën e medikamenteve për fëmijët e prekur nga leuçemia dhe tumoret në Shqipëri. Mungesën e ilaçeve ai e cilëson një skandal të papranueshëm dhe një akt kriminal që bëhet nga shteti.
    Dasho theksoi se çdo shtet me një minimum përgjegjshmërie ndaj jetës dhe shëndetit të qytetarëve duhet të ketë një prioritetizim të qartë në trajtimin e pacientëve, veçanërisht atyre me sëmundje të rënda që kanë shanse për tu shëruar.
    Gjithashtu, Dasho kritikoi ashpër administratën qeveritare për dështimin në sigurimin e medikamenteve jetësore dhe akuzoi kryeministrin Edi Rama për përdorimin e sistemit shëndetësor në funksion të premtimeve elektorale.
    “Unë mendoj që kjo është një situatë që ka nevojë për pak apo aspak koment. Kjo është një situatë, që është pak t’i thuash skandaloze. Në çdo shtet që ka minimuim e përgjegjshmërisë ndaj shëndetit dhe jetës së qytetarëve të vetë, ka një prioritetizim. Ka një vendosje prioritetesh në trajtim. Dhe minimumi, fëmijët e prekur nga leucemia dhe nga tumoret e ndryshme që kanë edhe gjasa shumë të larta për t’u shëruar, sidomos me tumoret e qarkullimit të gjakut, siç janë leuçemitë, të lihen amidekamente, kjo është pak të thuash kriminale.
    Pra, në një situatë e cila prej vitesh është sjellë në vëmendje. Ajo që ka bërë Osmani është një shërbim i jashtëzakonshëm shoqëror. Por të gjithë ne kemi vite që flasim dhe mungesa e preparateve për fëmijët dhe kryesisht për të sëmurët tumoralë, është një nga ato mangësi që është pak t’i thuash kriminale.
    Ndërkohë, për paralelizëm, unë do të kujtoja një fakt që ndodhi para disa javëve ku bëri një shou Kryeministri me mjekët e Onkologjikut. Një grup mjekësh të ardhur nga një spital izraelit, me thënë të drejtën është një nga spitalet më të mirë të Izraelit dhe një qendër botërore, e njohur për trajtimin e sëmundjeve tumorale, por papritur u prezantuan nga kryeministri nga spitali shembull që do të marrë nën administrim spitalin Onkologjik. Pa dhënë asnjë informacion se si do të jetë kjo, bazuar mbi çfarë marrëveshje, bazuar mbi çfarë pagesash dhe bazuar mbi çfarë vizioni.
    Në mënyrë të çuditshme, disa javë më vonë, para dy javësh kur ishte në spitalin memorial të Fierit që bëri shoun tjetër të radhës me autonominë spitalore që ka mbi 12 vjet që e përmend dhe nuk bën asnjë hap para. Përmendi dhe tha: ‘Se ne nuk mund të themi që mjekët e spitalit shembull do vijnë dhe do të menaxhojnë spitalin Onkologjik, pa qenë të sigurt që kjo do të ndodhë’. Ndërkohë që dy javë më parë e kishte prezantuar këtë si diçka që po ndodhte.
    Pra është jo vetëm mungesa e përgjegjshmërisë që i lë në mëshirë të fatit këta njerëz dhe kur nuk i jep medikamente jetëshpëtuese, por vendosja e tyre në funksion të premtimeve dhe mashtrimeve të fushatës elektorale, tregon se kjo administratë e zoti Rama vetë, nuk kanë asnjë lloj synimi, dëshire për të përmirësuar sistemin shëndetësor shqiptar”, tha Dasho.

  • Si ndikon mungesa e gjumit tek emocionet tuaja?

    Si ndikon mungesa e gjumit tek emocionet tuaja?

    Mungesa e gjumit ndikon jo vetëm tek aftësia për t’u përqendruar në punët e përditshme, por edhe tek emocionet tuaja.
    Gjumi ndihmon në balancimin e hormoneve. Në mungesë të tij, hormonet e urisë dalin jashtë shinave dhe rrisin ndjesinë e oreksin. Përpos kësaj, ngopja nuk ndodh kurrë.
    Ndaj nuk është rastësi që kur jeni të drobitur nga mungesa e gjumit, keni një uri të pamasë. Prandaj gjumi duhet të jetë prioriteti juaj. Kur trupi dhe truri kanë marrë pushimin e merituar, njeriu është në gjendje të ketë një jetë më të qetë.
    Çfarë ndikimi ka mugesa e gjumit tek emocionet tuaja?
    Studimet e fundit vlerësuan efektet e të bërit më pak gjashtë orë gjumë në natë. Minimumi i sasië së gjumit që të rriturve ju duhet për një shëndet optimal. Orët e reduktuara të gjumit rezultuan në emocione negative, si zemërimi, nervozizmi, vetmia dhe zhgënjimi.
    Simptomat fizike u shfaqën me probleme në rrugët sipërme të frymëmarrjes, dhimbje dhe probleme gastrointestinale. Këto shqetësime mendore dhe fizike vazhduan derisa pjesëmarrësit në këtë studim, filluan të flinin më shumë se gjashtë orë në ditë.
    Studiuesit vunë re se këto shqetësime u shfaqën edhe vetëm pas një nate ku pjesmarrësit nuk bënë gjumë të plotë. Studime të mëparshme kanë zbuluar se edhe disa minuta në mungesë të gjumit, mund të dëmtojë performancën në punë, të ulë vëmendjen, e cila është kritike për menaxhimin e stresit dhe ruajtjen e rutinës së shëndetshme.
    Ekspertët e shëndetit paralajmërojnë se nëse kjo ju bëhet zakon, është gjithnjë e më e vështirë për trupin tuaj që të marrë vetën plotësisht nga mungesa e gjumit