Tag: mungesa

  • Dosja “Partizani”/ Shtyhet sërish gjyqi, shkak mungesa e njërit prej avokatëve

    Dosja “Partizani”/ Shtyhet sërish gjyqi, shkak mungesa e njërit prej avokatëve

    Mungesa e njërit prej avokatëve ishte shkak i shtyrjes së gjyqit për dosjen “Partizani” në Gjykatën e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

    Gazetarja Anila Hoxha raporton se Sokol Hazizaj, i cili është mbrojtës i Fatmir Bektashit, nën akuzë për korrupsion dhe pastrim parash, gjendej në një proces tjetër qe po mbahet në GHJKO dhe konkretisht në procesin me të penduar Nuredin Dumanin.
    Seanca paraprake ishte parashikuar të mbahej në orën 14:00 dhe pasi u prit mbërritja e avokatëve, vendimi për shtyrjen e seancës u dha në orën 15:00, e cila konstatoi pamundësi për mbajtjen e procesit me dyer të mbyllura.

    Top Channel

  • Berisha: Mungesa e ilaçeve tek Onkologjiku, krim kundër njerëzimit!

    Berisha: Mungesa e ilaçeve tek Onkologjiku, krim kundër njerëzimit!

    Kreu i PD, Sali Berisha e ka quajtur krim kundër njerëzimit mungesën e ilaçeve në spitalin e Onkologjikut.Gjatë një takimi me tregtarët te Medreseja, Berisha theksoi se mungesa e Pet-skanerit në këtë spital është një turp.
    Sipas tij, këto problematika do të marrin fund sapo  PD të vijë në pushtet.“Nëse ka një krim kundër njerëzimit është ajo e ilaçeve. Po s’ua dhe, humb jetën. Paratë e ilaçeve vidhen. Cili është zotimi ynë? Ky problem nuk ka ekzistuar në parë. Në Spitalin Onkologjik asnjë ilaç nuk ka munguar. Këta morën dhe vunë Nushin dhe Tomen dhe ua dhanë në dorë ilaçet.
    Ne kishim një ligj. Asnjë ilaç nuk shitej në Shqipëri nëse nuk shitej në dy vende të BE-së. kur firma ishte këtu bënte zbritje dhe nuk mungonin dhe nuk do të mungojnë në mënyrë absolute. Paratë e tyre vidhen nga ministria dhe drejtoria. Çdo ditë u telefonojnë të sëmurëve. Këto tre muaj nuk keni ilaçe.
    Pet skaner nuk ka. Të gjithë shqiptarët duhet ët shkojnë te private, të paguajnë shtrenjtë, të presin radhë. A ka më turp mos të ketë pe skaner një shtet. Kjo është një mafie jashtëzakonisht e rrezikshme dhe ju siguroj se kjo merr fund. Do vëmë dorë fuqishëm”, tha Rama.

  • “Presion i jashtëm dhe sulme ndaj institucioneve”/ Dumani rendit problematikat: Numër i ulët i referimit të veprave penale, sfidë është…

    “Presion i jashtëm dhe sulme ndaj institucioneve”/ Dumani rendit problematikat: Numër i ulët i referimit të veprave penale, sfidë është…

    Kryeprokurori i SPAK, Altin Dumani po raporton sot në Këshillin e Lartë të Prokurorisë mbi raportin vjetor të Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion.

    Ai renditi disa prej problematikave me të cilat po përballet SPAK.
    Disa prej tyre janë numri i ulët i referimit të veprave penale nga institucione të tjera, krijimi i njësisë së analizës apo mungesa e këshilltarëve ligjorë.
    “Disa nga problematikat të janë të trashëguara ndër vite, presioni i jashtëm ndaj institucioneve gjendur mes sulmeve apo debate, mungesa e qartë ligjore e statusit të prokurorëve, mungesa e këshilltarëve ligjorë, numri i ulët i referimeve në lidhje me vepra penale, përfundimi i sistemit të ngritjes së çështjeve, me mbështetjen e palëve ndërkombëtare të realizojmë modulet, sa i takon raportimit dhe statistikave, sfidë krijimi i njësisë së analizës, nuk është ngritur, po punojmë me ndërkombëtarë sipas një modeli bashkëkohor që do t’i vijë në ndihmë institucionit, tani është koha të kemi një sistem analize, statusi i specialistit ndërlidhës, i cili trajtohet si nëpunës civil”, tha Dumani.

    Top Channel

  • Nga presioni i krimit të organizuar te mosekstradimi i shqiptarëve, Dumani rreshton sfidat që përballet SPAK

    Nga presioni i krimit të organizuar te mosekstradimi i shqiptarëve, Dumani rreshton sfidat që përballet SPAK

    Kreu i SPAK Altin Dumani po raporton në KLP në lidhje me punën e Prokurorisë së Posaçme për vitin 2024. Ai ka renditur problematikat me të cilat përballet SPAK, mes të cilave ka përmendur presionin ndaj prokurorëve dhe mosekstradimin e shqiptarëve nga Emiratet e Bashkuara Arabe.
    Dumani u shpreh se ka pasur një ulje të referimeve nga ana e institucioneve, ndërsa problematike shihet edhe mungesa e një statusi të qartë ligjore të prokurorëve të SPAK pas mbarimit të mandatit
    “Problematika e parë është presioni i jashtëm ndaj institucionit dhe mungesa e një statusi të qartë ligjore të prokurorëve të SPAK pas mbarimit të mandatit. Gjithashtu vijon të mbetet i ulët numri i referimeve nga institucionet publike.
    E paadresuar mbetet mungesa e ushtrimit të kompetencës për ekzekutimin e vendimeve gjyqësore të huaja dhe mosekstradimi i shqiptarëve nga Emiratet e Bashkuara Arabe duke marrë parasysh edhe shtimin e personave që duhen ekstraduar që atje”, ka deklaruar ai.

  • SYRI TV/ Kryebashkiaku Gëzim Topçiu harron fshatin Burimas, banorët: Nuk kemi rrugë, po braktiset nga të rinjtë

    SYRI TV/ Kryebashkiaku Gëzim Topçiu harron fshatin Burimas, banorët: Nuk kemi rrugë, po braktiset nga të rinjtë

    Fshati Burimas, që dikur numëronte mbi 1000 banorë, sot po zbrazet dita-ditës. Aktualisht ka mbetur vetëm një pjesë e vogël e popullsisë, dhe rreziku i braktisjes totale është më i madh se kurrë më parë. Shkaku  është mungesa e investimeve dhe premtimet e pambajtura nga Bashkia Maliq.

    Banorët përballen çdo ditë me mungesën e infrastrukturës bazë.

    Mungesa e ndërhyrjeve në toka po e bën të pamundur edhe përdorimin normal të mjeteve bujqësore.

    Të rinjtë e pakët që kanë mbetur ndihen të harruar dhe të pasigurt për të ardhmen pasi edhe bujqësia nuk ka shtysë nga qeveria. 

  • Mungesa e fuqisë punëtore/ Qeveria lehtëson procedurat për marrjen e stafit nga vendet e treta

    Mungesa e fuqisë punëtore/ Qeveria lehtëson procedurat për marrjen e stafit nga vendet e treta

    Për të mbushur boshllëkun e krijuar në tregun e punës nga mungesa e punonjësve, qeveria ka vendosur të lehtësojë procedurat për të marrë staf nga jashtë, sidomos nga vende të treta dhe që nuk kanë të drejtën e lëvizjes së lirë drejt BE.
    Me ndryshimet e propozuara në ligjin “Për të huajt” të miratuar në vitin 2021, i jepet e drejta Këshillit të Ministrave të përfaqësuar nga ministri për çështjet e punësimit që në rastin konkret është MEKI, që të lidhë marrëveshje me shtete të tjera për të marrë punonjës në varësi të kërkesave të tregut.
    Kjo bëhet për të marrë sasi të mëdha punonjësish të huaj përmes marrëveshjeve me shtetet dhe jo vetëm duke u bazuar në aplikimet individuale të vetë të huajve.
    Ndërkohë, raportohet se Qeveria vijon negociatat me Filipinet për të marrë 40 mijë punonjës të kualifikuar për sektorin e turizmit dhe industrisë përpunuese, si dhe ka nisur negociatat me Indonezinë.

  • Musiala mungesa e madhe! Zbulohen 3 variantet sesi do të luajë Bayern kundër Interit

    Musiala mungesa e madhe! Zbulohen 3 variantet sesi do të luajë Bayern kundër Interit

    Musiala është mungesa e madhe e Bayern jo vetëm në ndeshjen me Interin në Champions League, por edhe në shumicën e ndeshjeve të këtij sezoni, që është faza më e rëndësishme.
    Mediat gjermane kanë zbuluar 3 skenare sesi mund të kompensohet mungesa e një lojtari të këtij profili kaq të lartë. Trajneri Kompany po mendon disa variante dhe ka arritur në këto përfundime:
    Thomas Müller – Zgjedhja më e pritshme, sepse ka ndodhur disa herë gjatë sezonit. Gjermani luan historikisht si sulmues i dytë, edhe pse jo domosdoshmërisht si trekuartist. Lidhja e tij me Harry Kane ka funksionuar deri tani. Sigurisht, përvoja vlen në Champions League.
    Serge Gnabry – Ai mund të luajë në të gjitha pozicionet e sulmit. Ka shpejtësinë dhe dinamikën për të përballuar ndeshje të këtij niveli gjithashtu. Problemi është se nuk mbron mjaftueshëm, plus që ky nuk është sezoni i tij më i mirë. Ka dy vite që ka pësuar rënie.
    Leon Goretzka – Mesfushori zakonisht luan si numër 8, por me kombëtaren gjermane disa herë ka luajtur më përpara. Ai nuk është trekuartist krijues, por në ofensivë shpesh ka treguar se ka forcën e mjaftueshme, madje edhe duke gjetur rrugën e rrjetës.
    Bayern pritet të luajë kështu: Urbig – Laimer, Dier, Kim, Stanisic – Kimmich, Goretzka – Olise, Müller, Sané – Kane

  • Rrudhat nuk Shkaktohen Vetëm Prej Moshës – Cilët Janë Faktorët e Tjerë

    Rrudhat nuk Shkaktohen Vetëm Prej Moshës – Cilët Janë Faktorët e Tjerë

    Qeskat e syve dhe rrudhat perceptohen gjithmonë si probleme që kanë të bëjnë me moshën.

    Në fund të fundit, me kalimin e moshës, lëkura humbet elasticitetin dhe më pas shfaqen rrudhat e mimikës dhe më pas ato të thella.
    Megjithatë, ka raste kur shenjat e lartpërmendura nuk kanë të bëjnë aspak me moshën.
    Ato ndikohen nga faktorë të tjerë mjedisorë dhe të stilit të jetesës.
    Këtu përfshihen: ushqyerja e keqe, mungesa e gjumit dhe stresi kronik.
    Shkaktarë Të Tjerë Rrethanorë Të Rrudhave
    Ekspertët, të cilëve u referohet AgroWeb.org thonë se ndër shkaktarët më të mëdhenj të rrudhave janë: stresi, ndotja mjedisore, dielli dhe mungesa e gjumit.
    Dielli
    Ekspozimi ndaj rrezeve UVA dhe UVB mund të shkaktojë plakje të parakohshme të lëkurës dhe rrudha.
    Mbrojtja e lëkurës ndaj diellit është një hap shumë i rëndësishëm jo vetëm për parandalimin e kancerit të lëkurës por edhe për një paraqitje më rinore.
    AgroWeb.org ju këshillon se kremi kundër diellit duhet të ketë një faktor mbrojtës më të lartë se 30.
    Ndotja Mjedisore
    Ndotja mjedisore mund të ketë një ndikim madhor në rrudhat e fytyrës.
    Kjo ndodh për shkak të radikaleve të lira të cilat pushtojnë lëkurën dhe shkaktojnë dëme të rënda.
    Studimet thonë se gratë që jetojnë në zonat urbane kanë më shumë rrudha dhe njolla në fytyrë se ato që jetojnë në zonat rurale.
    Mungesa e Gjumit
    Gjumi është i rëndësishëm për një lëkurë të lëmuar dhe për bukurinë e jashtme.
    Mungesa e tij prish ekuilibrat e pehashit në lëkurë dhe ndikon në aftësinë hidratuese të qelizave.
    Ekspertët rekomandojnë 6-8 orë gjumë në ditë.
    Stresi
    Ekspertët e AgroWeb.org thonë se stresi rrit nivelet e kortizolit, një hormone i cili pakëson aftësinë e lëkurës për të ruajtur lagështinë.
    Për më tepër, nivelet e larta të sheqerit në gjak dëmtojnë kolagjenin dhe elasticitetin e lëkurës duke nxitur shfaqjen e rrudhave.
    Sheqeri
    Sheqeri i tepërt shkakton plakje të parakohshme të lëkurës.
    Prania e tij ndikon tek ulja e nivelit të kolagjenit dhe elasticitetit të lëkurës.
    Rënia e nivelit të tyre nxit shfaqjen e rrudhave.
    Mimika
    Rrudhja e syve gjatë leximit në kompjuter dhe shprehitë e tjera të fytyrës kontraktojnë muskujt, të cilat nxisin formimin e rrudhave, sidomos në zonën e syve.
    Përdorimi i pipëzës për konsumin e lëngjëve gjithashtu nxit formimin e rrudhave përreth gojës.
    Duhani
    Duhani është një nga shkaqet më të fortë të rrudhave.
    Nikotina ngushton enët e gjakut në lëkurë dhe e bën atë më të brishtë ndaj rrudhave sepse pengon furnizimin e saj me ushqyes të rëndësishëm./AgroWeb.org

  • “Sterilizimi”/ Shtyhet seanca në GJKKO, shkak mungesa e ish-ministrit Beqaj

    “Sterilizimi”/ Shtyhet seanca në GJKKO, shkak mungesa e ish-ministrit Beqaj

    Seanca  e cila do të mbahej sot në Gjykatën e Posaçme për dosjen e Sterilizimit është shtyrë.
    Shkak i këtij vendimi ishte mungesa e ish-ministrit Ilir Beqaj.
    Përmes një shkrese Beqaj informonte gjykatën se nuk mund të paraqitej për arsye shëndetësore, por edhe se kërkonte që seanca të mos zhvillohej pa praninë e tij.
    Në seancë nuk ishte i pranishëm as avokati i Beqajt, por edhe ai i të pandehurit Ilir Rrapaj.
    Seanca e radhës pritet të mbahet më 17 prill.
    Të pandehurit e tjerë të kësaj dosje janë Klodian Rjepaj, Ilir Rrapaj, Marsela Serjani, Saimir Kadiu, Petref Mersini, Arben Gjata, Genc Burazeri dhe Naile Ajazi.
    Ish-ministri i Shëndetësisë do të hetohet për “shpërdorim detyre e kryer në bashkëpunim” në procedurat e koncesionit nën masën e sigurisë “detyrim me paraqitje” dhe “ndalim të udhëtimit jashtë”. Ndërsa u vendos në pranga lidhur me abuzimet në SASPAC, gjatë kohës që ai ishte në krye të saj.

  • Dosja “Sterlizimi”/ Shtyhet seanca gjyqësore, shkak mungesa e ish ministrit Beqaj dhe avokatit të tij

    Dosja “Sterlizimi”/ Shtyhet seanca gjyqësore, shkak mungesa e ish ministrit Beqaj dhe avokatit të tij

    Seanca gjyqësore për dosjen “Sterilizimi” që është hapur në themel në GjKKO është shtyre.

    Sipas gazetares së Top Channel, Anila Hoxha, shkak për shtyrjen e seancës u bë mungesa e avokatit Ermal Yzeiraj ky i fundit mbrojtës ligjor i ish ministrit Ilir Beqaj dhe mungesa e avokateve të Ilir Rrapajt.
    Seanca e radhës do të zhvillohet në datën 17 prill në orën 12:00.
    Lidhur me këtë proces gjyqësor ish-ministri Ilir Beqaj ndodhet nën masën e sigurisë “Detyrim paraqitje”, ndërsa është nën arrest në burg për dosjen SASPAK.
    Gjithashtu mungesa e ish-ministrit Ilir Beqajt u bë tjetër shkak për shtyrjen e seancës së radhës të “Sterilizimit” në Gjykatën e Posaçme.
    Përmes një shkrese e Ilir Beqaj informonte gjykatën se nuk mund të paraqitej për arsye shëndetësore, por edhe se kërkonte që seanca të mos zhvillohej pa praninë e tij.

    Top Channel