Tag: mungesa

  • Ekspertët e Harvardit: Këto janë 4 zakonet e përditshme që përshpejtojnë tkurrjen e trurit!

    Ekspertët e Harvardit: Këto janë 4 zakonet e përditshme që përshpejtojnë tkurrjen e trurit!

    Truri ynë fillon të tkurret natyrshëm pas moshës 30-40 vjeç, por disa zakone të përditshme mund ta përshpejtojnë këtë proces.
    Ekspertët e Harvardit paralajmërojnë për katër zakone të zakonshme që mund të ndikojnë negativisht në shëndetin e trurit: mungesa e gjumit, qëndrimi i gjatë ulur, stresi kronik dhe mungesa e ndërveprimit social.
    Ndryshimi i këtyre zakoneve mund të ndihmojë në ruajtjen e funksioneve njohëse dhe në reduktimin e rrezikut për sëmundje si demenca.​
    1. Mungesa e gjumit Gjumi cilësor është thelbësor për shëndetin e trurit. Studimet tregojnë se mungesa e gjumit mund të çojë në probleme me kujtesën, përqendrimin dhe vendimmarrjen. Gjithashtu, mungesa e gjumit është e lidhur me rritjen e rrezikut për sëmundje si Alzheimeri dhe demenca.​
    2. Qëndrimi ulur për një kohë të gjatë Një mënyrë jetese sedentare mund të ndikojë negativisht në shëndetin e trurit. Studimet kanë treguar se qëndrimi i gjatë ulur është i lidhur me rënie të funksioneve njohëse dhe rritje të rrezikut për sëmundje si demenca. Aktiviteti fizik i rregullt është i rëndësishëm për ruajtjen e shëndetit të trurit.​
    3. Stresi kronik Stresi i vazhdueshëm mund të ketë ndikim negativ në strukturën dhe funksionin e trurit. Ai mund të çojë në probleme me kujtesën dhe përqendrimin, si dhe të rrisë rrezikun për sëmundje mendore. Menaxhimi i stresit përmes teknikave si meditimi, aktiviteti fizik dhe ndërveprimi social mund të ndihmojë në ruajtjen e shëndetit të trurit.​

    4. Mungesa e ndërveprimit social Ndërveprimi social është i rëndësishëm për shëndetin e trurit. Izolimi social është i lidhur me rënie të funksioneve njohëse dhe rritje të rrezikut për sëmundje si demenca. Pjesëmarrja në aktivitete sociale dhe ruajtja e lidhjeve me të tjerët mund të ndihmojë në ruajtjen e shëndetit të trurit.​
    Si të përmirësoni shëndetin e trurit:
    -Siguroni gjumë cilësor prej 7-8 orësh çdo natë.
    -Angazhohuni në aktivitet fizik të rregullt
    -Menaxhoni stresin përmes teknikave relaksuese
    -Merrni pjesë në aktivitete sociale dhe ruani lidhjet me të tjerët
    Ndryshimi i këtyre zakoneve mund të ndihmojë në ruajtjen e funksioneve njohëse dhe në reduktimin e rrezikut për sëmundje të trurit.​

  • As Basha nuk mban zi kombëtare, takim me profesionistët e lirë: Mbështetja SPAK-ut, garanci për qytetarët

    As Basha nuk mban zi kombëtare, takim me profesionistët e lirë: Mbështetja SPAK-ut, garanci për qytetarët

    Edhe pse vendi është në zi kombëtare si vendim i qeverisë për vdekjen e Papa Françeskut, por që Lulzim Basha nuk ka vijuar me takimet elektorale. Ai zhvilloi një takim me përfaqësues të profesioneve të lira në Tiranë, ku theksoi se korrupsioni është problemi më i madh që pengon zhvillimin ekonomik dhe rrugën e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian.
    “Mungesa e transparencës, mungesa e llogaridhënies, mungesa e institucioneve që mund ta bëjnë këtë. Shkatërrimi i institucioneve që mund ta bëjnë këtë, duke filluar me KLSH-n. E cila vit për vit nxjerr raportin e abuzimeve nga administrata shtetërore që kanë arritur në shifra prej 7 miliardë euro”, tha Basha.

    Po ashtu Basha theksoi mbështetjen e plotë për SPAK-un, duke e konsideruar si një nga institucionet e pakta që funksionon me standarde perëndimore dhe nuk ndikohet nga politika.
    “SPAK-u ka treguar se për një kohë të shkurtër arrin të veprojë si një institucion pothuajse perëndimor. Angazhimi ynë kryesor në raport me shoqërinë por që prek drejtpërdrejtë interesat tuaja si shtresë e mesme është që SPAK-ut t’i japim edhe më shumë fuqi.
    Si? Më shumë financa, më shumë burime njerëzore, infrastrukturë më të mirë ligjore në mënyrë që problemi numër 1 i Shqipërisë, korrupsioni që është pengesa kryesore për zhvillimin ekonomik për integrimin europian, të marrë goditje sa më vdekjeprurëse.
    Ne qëndrojmë në krah të SPAK dhe kundër korrupsionit dhe jo me fjalë. Ne jemi të vetmit që kemi një vit e gjysmë që kemi çuar në Parlament amendamentet për t’i dhënë SPAK-ut më shumë fonde, më shumë burime njerëzore, infrastrukturë ligjore, siç e kërkoi para Parlamentit por po e bëjnë veshin e shurdhët. Sepse nuk duan t’ia japin”, tha Basha.

  • “O me drejtësinë,o me politikanët që duan të shpëtojnë njëri-tjetrin nga burgu”,Basha:Mbështetja me vepra për SPAK-un..

    “O me drejtësinë,o me politikanët që duan të shpëtojnë njëri-tjetrin nga burgu”,Basha:Mbështetja me vepra për SPAK-un..

    Drejtuesi Politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, Lulzim Basha, zhvilloi një takim me përfaqësues të profesioneve të lira në tiranë, ku theksoi se korrupsioni është problemi më i madh që pengon zhvillimin ekonomik dhe rrugën e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian.
    Në fjalën e tij, Basha deklaroi se mungesa e transparencës dhe shkatërrimi i institucioneve që duhet të mbikëqyrin qeverinë, si Kontrolli i Lartë i Shtetit, kanë çuar në abuzime që kapin shifrën e 7 miliardë eurove. Këto fonde, sipas tij, do të mjaftonin për politika ambicioze sociale dhe ekonomike.
    Ai theksoi mbështetjen e plotë për SPAK-un, duke e konsideruar si një nga institucionet e pakta që funksionon me standarde perëndimore dhe nuk ndikohet nga politika. Basha tha se angazhimi i forcës politike që drejton është për rritje të fondeve, burimeve njerëzore dhe infrastrukturës ligjore për SPAK, që sipas tij mbështetjen e ka treguar dhe me vepra me propozimet që ndodhen në Parlament për vettingun e politikanëve dhe heqjen e imunitetit parlamentar, si hapa të domosdoshëm për të larguar korrupsionin nga politika.
    Pjesë nga fjala e Bashës:
    Prodhimi më i keq i regjimeve hibride është korrupsioni. Mungesa e transparencës, mungesa e llogaridhënies, mungesa e innstitucioneve që mund ta bëjnë këtë. Shkatërrimi i institucioneve që mund ta bëjnë këtë, duke filluar me KLSH-n. E cila vit për vit nxjerr raportin e abuzimeve nga administrata shtetërore që kanë arritur në shifra prej 7 miliardë euro. Është një shifër e mjaftueshme për të kryer politika më ambicioze që nga rritja e pensioneve, tek subvencionimi i fermerëve, tek ulja e taksave, tek ndihma sociale, tek investimet për rininë jo për katër por për tëtë vite. Korrupsioni është problemi kryesor. Ne besojmë tek politika me fytyrë njerëzore. Ne besojmë se institucionet i takojnë qytetarëve, jo politikës, se roli i tyre është zbatimi iligjit në dobi të qytetarëve. Dhe se vetëm kështu mund të kemi një zhvillim të vërtetë ekonomik, luftë të vërtetë kundër korrupsionit. Kjo është arsyeja pse mbështesim SPAK-un. SPAK-u ka treguar se për një kohë të shkurtër arrin të veprojë si një institucion pothuajse perëndimor. Nuk merr komanda politike, që ka ligjin dhe zbatimin e ligjit mandrën e vet në punën e vet të përditshme, që nuk ka frikë nga të pandëshkueshmi e deri sotëm dhe që në këtë mënyrë të paktën deri më sot, ka kryer një shërbim të madh jo thjesht duke vendosur të korruptuarit aty ku e kanë vendin.
    Angazhimi ynë kryesor në raport me shoqërinë por që prek drejtpërdrejtë interesat tuaja si shtresë e mesme është që SPAK-ut t’i japim edhe më shumë fuqi. Si? Më shumë financa, më shumë burime njerëzore, infrastrukturë më të mirë ligjore në mënyrë që problemi numër 1 i Shqipërisë, korrupsioni që është pengesa kryesore për zhvillimin ekonomik për integrimin europian, të marrë goditje sa më vdekjeprurëse. Pa i shkuar deri në fund kësaj asgjë s’ka për t’u zgjidhur, Kush premton se mund të zgjidh problemin e urdhrit të inxhinierit apo niveli i taksave, apo informaliteti, apo problemeve të tjera të ngritura sot këtu, pa luftuar problemin e korrupsionit thjesht dhe vetëm gënjen, mashtron.
    Ne qëndrojmë në krah të SPAK dhe kundër korrupsionit dhe jo me fjalë. Ne jemi të vetmit që kemi një vit e gjysmë që kemi çuar në Parlament amendamentet për t’i dhënë SPAK-ut më shumë fonde, më shumë burime njerëzore, infrastrukturë ligjore, siç e kërkoi para Parlamanetit por po e bëjnë veshin e shurdhët. Sepse nuk duan t’ia japin. Sepse njëri e krahason me sigurimin e shtetit sapo i kapet kryebashkiaku i Tiranës bashkë me gjysmën e kabinetit që i ka të shpërndarë tek 313-ta dhe burgjet e tjera të Shqipërisë. Dhe tjetri pretendon se do luftojë korrupsionin duke bërë deputet Ilir Metën. Vettingu i politikanëve, është një masë për t’i dhënë fund praktikës së trajtimit të politikës si biznes, apo si streh kundër drejtësisë. Si, kontroll të përvitshëm të aseteve të çdo politikani, familjes së politikanit, rrethit të tij shoqëror, kontakteve të papërshtatshme, përgjim preventiv të telefonit, absolutisht. Edhe ky ligj është në Parlament, nuk e sjellin. Heqja e imuniteteit të parlamentarëve, barazi. Pse një inxhinier mund të arrestohet siç edhe duhet të arrestohet nga ligji me dyshimin dhe me bazën ligjore dhe me kërkesë të prokurorit dhe me urdhër të gjykatës, por një politikan jo, sepse duhet të marr konsensusin e kolegëve të vetë. Pra, kolegët e vet janë gyjykatë mbi gjykatat?! Pse që t’i japim kohë që të arratiset si Arben Ahmetaj?
    Pra, e para dhe kryesorja është mirëfunksionimi i demokracisë dhe i shtetit të së drejtës dhe lufta pa kompromis kundër korrupsionit. Dhe këtu unë pres dhe kam bindjen se kam tek shtresa e mesme shqiptare, te profesionistët shqiptarë mbështetje pa kusht. Nuk ka profesionist të lirë, sipërmarrës të ndershëm t’i thotë jo kësaj.

  • Partia e Lirisë: Do të rrisim buxhetin e arsimit në 5% të PBB-së

    Partia e Lirisë: Do të rrisim buxhetin e arsimit në 5% të PBB-së

    Partia e Lirisë thotë se sistemi arsimor në Shqipëri po përjeton një krizë të thellë, e cila rrezikon të ardhmen e brezave të rinj dhe zhvillimin e vendit. Zëdhënësja e PL-së, Dea Nako tha se mungesa e investimeve në infrastrukturë, largimi masiv i mësuesve të kualifikuar, politikat arsimore të paqarta dhe mungesa e mbështetjes për studentët dhe pedagogët po e shkatërrojnë cilësinë e arsimit publik. Për të Shqipëria nuk mund të ndërtojë një të ardhme të qëndrueshme pa një arsim cilësor dhe të barabartë për të gjithë.
    ”Programi i koalicionit PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore, është një program konkret dhe mëse i realizueshëm, ku i jepet një fokus i veçantë arsimit, për ta çuar në nivelet që duhet dhe për t’u dhënë të rinjve shqiptarë arsimimin që ata meritojnë.

    PL propozon: Rritje të buxhetit të arsimit në 5% të PBB-së: Akses 100% në internet në shkolla; Një kurrikul të fortë kombëtare; Përgjysmim të tarifave të studimit dhe ulje të kostos së jetesës për studentët; Praktika të detyruara pune për studentët;
    Mbështetje për punësimin e të rinjve deri në moshën 29 vjeç dhe ngritjen e qendrave të sipërmarrjes dhe inkubatorëve të biznesit, për të nxitur startup-et dhe inovacionin. Është koha për veprim. Është koha për t’i dhënë arsimit dinjitetin që i takon. Më 11 maj, i japim përgjigjen që meriton kësaj qeverie, duke votuar Nr. 1, “PD-ASHM”, u shpreh Nako.

  • Industria minerare, në krizë për punëtorë

    Industria minerare, në krizë për punëtorë

    Mungesa e fuqisë punëtore në vendin tonë ka prekur edhe industrinë minerare, teksa interesi i të rinjve për këto degë studimi është në ulje.Dekani i Fakultetit të Gjeologjisë dhe minierave në Tiranë pohon se mungojnë specialistët e rinj dhe se këtë vit akademik ka pasur vetëm 6 regjistrime të reja, në vitin e parë Bachelor në degën e inxhinierisë së burimeve minerare.
    “Ka pak interes”, tha Shkëlqim Daja, dekan i Fakultetit të Gjeologjise dhe Minierave.Problemet me fuqinë punëtore në miniera e evidenton edhe një raport i inspektoratit qendror për vitin 2024. Sipas tij, fenomeni ka prekur pothuajse në të gjitha subjektet minerare.
    “Kjo ka sjellë mbylljen e disa subjekteve dhe reduktim të aktivitetit tek pjesa tjetër. Punëmarrësit janë të detyruar të punësojnë punonjës me moshë të madhe dhe pa eksperiencë pune në miniera, gjë që rrit riskun në punë”, tha Daja.
    Mungesa e specialistëve të rinj nga universiteti politeknik, sjell një perspektivë të vështirë për industrinë minerare, e cila ka nevojë për fuqi punëtore, përfshirë edhe drejtuesit teknikë.
    “Ka vendet pune, janë rreth 600 subjekte në këtë industri. Shumë subjekte kërkojnë punonjës”, tha Daja.
    Shpallja e Inxhinierisë së Burimeve Minerare si program prioritar që u jep studentëve bursë sa paga minimale nuk ka dhënë fryte, ndërsa kërkohet një fushatë ndërgjegjësimi për mundësitë që ofron kjo industri.

  • Shtohen divorcet në Durrës/ Nga problemet ekonomike te mungesa e përgjegjësisë prindërore

    Shtohen divorcet në Durrës/ Nga problemet ekonomike te mungesa e përgjegjësisë prindërore

    Në Durrës, divorci po shndërrohet në një fenomen gjithnjë e më shqetësues. Vetëm gjatë vitit të kaluar, në Gjykatën e këtij qyteti janë regjistruar 1,307 çështje për zgjidhje martese. Arsyet janë të shumta dhe më të larmishme sesa më parë.
    Sipas një avokateje, ndryshe nga vitet e kaluara, sot nuk është më tradhtia arsyeja kryesore e ndarjes së çifteve, por problemet ekonomike dhe mungesa e përgjegjësive në çift. Ajo thekson se shumë martesa bëhen në moshë të re, pa pjekurinë e duhur për të përballuar sfidat. Sipas saj, shpesh burrat nuk punojnë, ndërsa gratë përballen të vetme me barrën ekonomike të familjes, çka çon në konflikte e ndarje.
    Edhe qytetarët shprehen me tone të ndryshme për këtë fenomen. Disa e lidhin rritjen e divorceve me mungesën e durimit dhe seriozitetit në marrëdhënie, të tjerë me lakminë për para apo dëshirën për eksperienca të reja. Ka nga ata që shohin divorcin si një emancipim të shoqërisë, por edhe si pasojë e kushteve të vështira ekonomike që shkatërrojnë marrëdhëniet.
    Megjithatë, pasojat më të mëdha i vuajnë fëmijët. Shpesh prindërit harrojnë se, ndonëse martesa mbyllet ligjërisht, detyrimet e tyre ndaj fëmijëve nuk duhet të marrin fund. Ekspertët nënvizojnë se divorci nuk është vetëm një proces gjyqësor, por një fenomen që kërkon angazhim të gjerë institucional për të shmangur ndikimet e rënda sociale, veçanërisht tek fëmijët.

  • Mirëupafshim apo lamtumirë industria e rëndë?!

    Mirëupafshim apo lamtumirë industria e rëndë?!

    Sektori minerar po përballet si një pjesë e mirë e industrive në vend me mungesën e fuqisë punëtore kjo akoma edhe më e theksuar për këtë sektor duke pasur parasysh rajonet ku zhvillohet aktiviteti.
    Raporti i Inspektoratit Qendror, që referohet kontrolleve të bëra nga Autoriteti Kombëtar për Sigurinë dhe Emergjencat në Miniera (AKSEM), vë theksin në faktin se tashmë disa subjekte po mbyllin aktivitetin, kurse punësimet po bëhen në një moshë të madhe dhe pa eksperiencë.
    “Problematikat e hasura në subjektet minerare, janë problematika të cilat vazhdojnë ndër vite dhe sa po vijnë e po thellohen akoma më shumë, si mungesa e fuqisë punëtore, një problem që konstatohet pothuajse në të gjitha subjektet minerare dhe sa vjen e po behet akoma me i mprehtë. Kjo ka sjellë mbylljen e disa subjekteve dhe reduktim të aktivitet tek pjesa tjetër. Punëmarrësit janë të detyruar të punësojnë punonjës me moshë të madhe dhe pa eksperiencë pune në miniera, gjë që rrit riskun në punë”, thuhet në raport.
    Nga ana tjetër dokumenti qartëson se nuk bëhet fjalë më vetëm për minatorë të thjeshtë por për një mungesë edhe të specialistëve, pasi edhe në universitete nuk po diplomohen të rinj duke e bërë panoramën e sektorit pesimist.
    “Mungesa e drejtuesve teknik është përsëri një problem që po bëhet akoma më shumë i ndjeshëm. Mungesa e daljes së specialisteve të rinj nga Universiteti Politeknik po sjell një perspektivë të zymtë për industrinë minerare në vendin tonë”, thuhet në raport.
     
     

  • Minierat vuajnë mungesën e fuqisë punëtore, po detyrohen të mbyllen

    Minierat vuajnë mungesën e fuqisë punëtore, po detyrohen të mbyllen

    Sektori minerar po përballet si një pjesë e mirë e industrive në vend me mungesën e fuqisë punëtore kjo akoma edhe më e theksuar për këtë sektor duke pasur parasysh rajonet ku zhvillohet aktiviteti.
    Raporti i Inspektoratit Qendror, që referohet kontrolleve të bëra nga Autoriteti Kombëtar për Sigurinë dhe Emergjencat në Miniera (AKSEM), vë theksin në faktin se tashmë disa subjekte po mbyllin aktivitetin kurse punësimet po bëhen në një moshë të madhe dhe pa eksperiencë.
    “Problematikat e hasura në subjektet minerare, janë problematika të cilat vazhdojnë ndër vite dhe sa po vinë e po thellohen akoma më shumë, si: Mungesa e fuqisë punëtore, një problem që konstatohet pothuajse në të gjitha subjektet minerare dhe sa vjen e po behet akoma me i mprehtë. Kjo ka sjellë mbylljen e disa subjekteve dhe reduktim të aktivitet tek pjesa tjetër. Punëmarrësit janë të detyruar të punësojnë punonjës me moshë të madhe dhe pa eksperiencë pune në miniera, gjë që rrit riskun në punë” thuhet në raport.
    Nga ana tjetër dokumenti qartëson se nuk bëhet fjalë më vetëm për minatorë të thjeshtë por për një mungesë edhe të specialistëve pasi edhe në universitete nuk po diplomohen të rinj duke e bërë panoramën e sektorit pesimist.
    “Mungesa e drejtuesve teknik është përsëri një problem që po bëhet akoma më shumë i ndjeshëm. Mungesa e daljes së specialisteve të rinj nga universiteti politeknik, po sjell një perspektivë të zymtë për industrinë minerare në vendin tone” thuhet në raport.
    Lidhur me problematikat është konstatuar gjithashtu se pengesa që kanë shumë subjekte sipërfaqësore për fillimin apo vazhdimin e punimeve mbasi janë penguar prej strukturave të pushtetit vendor për heqjen e sipërfaqes së lejes së dhënë për shfrytëzim nga fondi pyjor e kullosor.
    Gjatë vitit 2024, AKSEM ka programuar 626 inspektime dhe ka realizuar 642 inspektime , nga të cilat 622 inspektim janë të programuara dhe 20 inspektime jashtë programi, pra rreth 3 %./ Monitor

  • Gjermani, “bum” ndërtimi! Fokusi tek banesat me qira të përballueshme

    Gjermani, “bum” ndërtimi! Fokusi tek banesat me qira të përballueshme

    Qeveria e ardhshme gjermane planifikon të nxisë një “bum” ndërtimi në vend, por me një synim të qartë: Shtimin e banesave me qira të përballueshme, mungesa e të cilave ka krijuar një ngërç në vend.

    Ky konsiderohet një lajm i mirë për ata që duan të ndërtojnë në kryeqytetin Berlin. Ekzekutivi i ri parashikon ngritjen e ndërtesave 5 deri 10-katëshe dhe disa ndërtesave individuale të larta, duke zvogëluar zonën qendrore të ish fushës ajrore Tempelhofer Feld nga 305 hektarë në 180 hektarë.
    Gjysma e sipërfaqes së ndërtuar do të shndërrohej në hapësirë komerciale. Planet për zhvillimin e ish-fushës ajrore u hodhën poshtë nga një referendum i organizuar në vend në 2014. Megjithatë, kancelari i ardhshëm Friedrich Merz i Kristian Demokratëve konservatorë foli në prag të zgjedhjeve federale në shkurt duke sugjeruar që politikanët duhet të jenë të përgatitur për të ndërtuar në tokë edhe nëse kjo është kundër vullnetit të banorëve vendas.
    Mungesa e banesave të përballueshme dhe rritja e qirave në Gjermani po përshkruhet nga mediat vendase si çështja sociale më urgjente e shekullit. Ka një mungesë prej mbi 800,000 apartamentesh, sipas Zyrës Federale të Statistikave, dhe qiraja mesatare mujore e kërkuar në Berlin është rritur me 85.2% nga 8.50 € për metër katror në 2015 në 15.74 € në 2024.
    Për të trajtuar problemin, koalicioni i ardhshëm i qeverisë së Kristiandemokratëve dhe Unionit Kristiansocial (CDU/CSU) dhe Socialdemokratëve të qendrës së majtë (SPD) ka njoftuar planet për të tarifuar turbo ndërtimin e banesave (“Ëohnungsbau-Turbo”), uljen e burokracisë, uljen e taksave dhe sigurimin e programeve moderne të financimit për ndërtimin.

    Top Channel

  • Humbja ndaj Bologna lë pasoja tek Inter, trajneri Inzaghi humbet dy titullarë për ndeshjen ndaj Roma

    Humbja ndaj Bologna lë pasoja tek Inter, trajneri Inzaghi humbet dy titullarë për ndeshjen ndaj Roma

    21 Prill 2025

    10:05

    Telesport

    Sikur të mos mjaftonte humbja 0-1 ndaj Bologna në kampionat, rezultat që ndërlikon mjaft pozitën e Inter për titullin kampion, trajneri Simone Inzaghi nuk do të ketë në dispozicion dy lojtarë për ndeshjen e radhës ndaj Roma.
    Henrikh Mkhitaryan dhe Alessandro Bastoni u ndëshkuan me kartonin e verdhë në ndeshjen e fundit dhe nuk do të luajnë në sfidën e radhës. Dy mungesa të rëndësishme për ekipin zikaltër.
    Këto mungesa do të ndikojnë edhe në skuadrën që trajneri Inzaghi do të përgatisë për ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Italisë ndaj Milan dhe asaj gjysmëfinale të Champions League ndaj Barcelona.
    Gjithsesi, në garën për titull këto dy mungesa janë të rëndësishme sidomos përballë një rivali të fortë si Roma, që gjithashtu synon një vend në Champions sezonin e ardhshëm.