Tag: mungesa

  • Foto/ Mbledhja në KLP për zgjedhjen e kreu të ri të SPAK, vihet re mungesa e përfaqësuesve gjermanë

    Foto/ Mbledhja në KLP për zgjedhjen e kreu të ri të SPAK, vihet re mungesa e përfaqësuesve gjermanë

    Teksa mbledhja në KLP ka nisur për zgjedhjen e kreut të ri të SPAK, përfaqësues të ambasadës gjermane nuk kanë mbërritur ende, duke lënë vendet bosh.

    Burimet i thanë gazetares Anila Hoxha që pritet të jenë prezentë vetëm gjatë votimit.
    Ndërkohë pjesë në mbledhje po marrin përfaqësues të SHBA, BE, Holandës dhe Britanisë së Madhe.
     

    Top Channel

  • 35 vite nga Dhjetori ‘90, Neritan Ceka: Mungesa e një projekti bëri që gabimet të ishin fatale

    35 vite nga Dhjetori ‘90, Neritan Ceka: Mungesa e një projekti bëri që gabimet të ishin fatale

    Një nga themeluesit e Partisë Demokratike, Neritan Ceka, ka bërë një prej analizave më të drejtpërdrejta mbi gabimet historike të viteve ’90 dhe rolin që PD pati në procesin e tranzicionit politik. Në emisionin “Trialog” në RTSH, Neritan Ceka pranoi se mungesa e një projekti të qartë dhe përgatitjes së duhur e çoi forcën e parë opozitare në vend drejt gabimeve të mëdha që kanë ndikuar edhe në realitetin e sotëm politik.
    “Ne nuk patëm projekt. Ishte hedhur projekti për liri dhe demokraci, por jo një projekt i imtësishëm. Nuk dinim si do të krijoheshin institucionet dhe ishim më të mbushur me iluzione sesa me realitet. Nuk mund të justifikohemi për faktin që e ndërtuam projektin tonë mbi iluzione. Nuk ishim të përgatitur,” tha Ceka.
    Ai theksoi se mungesa e përgatitjes politike bëri që PD të bënte gabime serioze, që sipas tij nuk janë rregulluar ende as sot.
    “Politika është profesion, kërkon përgatitje dhe lobim, dhe ne ramë viktimë e kësaj mospërgatitjeje, duke bërë gabime jo të vogla në jetën tonë politike. Duhej të kishim ruajtur frymën intelektuale dhe gjithëpërfshirëse që kishte PD-ja në fillim, frymë që solli shumë personalitete me ide të reja. Ky imazh u shkatërrua shumë shpejt dhe kjo ka qenë fatale, pa shenja rregullimi deri sot.
    Partia, nga një mjet progresi që çon para shoqërinë, mund të kthehet në pengesë nëse ndërhyn në ekzekutiv, dhe ne nuk kemi qenë të kujdesshëm në këtë drejtim. Në vitin 1991, kur morëm një pjesë të pushtetit, nuk treguam kujdesin e duhur për të përgatitur një Shqipëri që të mos ishte më “Shqipëria e Punës”. Ne bëmë gabimin e ndërtimit të Shqipërisë së Partisë Demokratike dhe jo Shqipërisë së shqiptarëve dhe qytetarëve. Kërkuam një Shqipëri normale, por ne sot nuk kemi një Shqipëri normale”, tha Ceka.

  • Trupit tuaj i mungon vitamina C, zbuloni 4 shenjat që e tregojnë këtë

    Trupit tuaj i mungon vitamina C, zbuloni 4 shenjat që e tregojnë këtë

    Mendoni se po merrni mjaftueshëm vitaminë C? Edhe pse mungesa serioze e kësaj vitamine është e rrallë sot, shumë njerëz ende nuk konsumojnë sasitë e rekomanduara ditore.
    Deri në 41% e të rriturve nuk konsumojnë mjaftueshëm vitaminë C për shëndet optimal. Trupi juaj mund të dërgojë sinjale delikate shumë kohë para se të lindë një problem serioz.
    Marrja e rekomanduar ditore për gratë e rritura është 75 mg, dhe për burrat 90 mg. Grupe të tilla si duhanpirësit, njerëzit që konsumojnë alkool në mënyrë të tepruar, të moshuarit dhe ata me konsum të kufizuar të frutave dhe perimeve janë veçanërisht në rrezik. Nutricionistët paralajmërojnë për katër shenja të cilave duhet t’u kushtoni vëmendje.
    1. Nyje të lënduara
    Marrja e ulët e vitaminës C mund të shkaktojë dhimbje dhe ënjtje të kyçeve për shkak të dobësimit të formimit të kolagjenit. Vitamina C është thelbësore për sintezën e kolagjenit, një proteinë që i mban të forta kërcet dhe indet lidhëse. Mungesa e kësaj vitamine mund të rrisë inflamacionin dhe dhimbjen.
    2. Mavijosje e lehtë
    Nëse vini re se ju shfaqen mavijosje më shpesh se më parë, madje edhe nga goditje të lehta, kjo mund të jetë shenjë e mungesës së vitaminës C. Ajo mbështet procesin e shërimit dhe mbron indet nga dëmtimi, kështu që mungesa e saj mund të ngadalësojë rigjenerimin e lëkurës.
    3. Irritueshmëri dhe humor i keq
    Vitamina C merr pjesë në prodhimin e neurotransmetuesve si serotonina, dopamina dhe noradrenalina. Mungesa e saj mund të çojë në çrregullime të humorit dhe të rrisë rrezikun e depresionit. Nëse vuani nga humori i ulët për një kohë të gjatë, konsultohuni me një profesionist.
    4. Lëkurë e ashpër dhe me gunga
    Nivelet e ulëta të vitaminës C mund të shkaktojnë grumbullimin e keratinës në folikulat e flokëve, duke çuar në një gjendje të njohur si hiperkeratozë ose “lëkurë pule”. Lëkura mund të bëhet e thatë dhe e ashpër, veçanërisht në duar dhe këmbë.
    Si të merrni më shumë vitaminë C?
    Mënyra më e mirë është të rrisni konsumin e frutave dhe perimeve. Synoni të hani pesë racione në ditë, agrumet, manaferrat, pjeprat, domatet, specat dhe brokoli janë burime veçanërisht të pasura.
    Shtoni lëng limoni në supa, gjellë ose sallata. Shtoni manaferrat në smoothie dhe bollgur.
    Një meze e lehtë me speca të gjallë, një filxhan speca të kuq përmban rreth 142 mg vitaminë C. Edhe pse mungesa serioze e vitaminës C është e rrallë, është e rëndësishme të dëgjoni sinjalet që po ju dërgon trupi juaj.
    Në shumicën e rasteve, një dietë e larmishme e pasur me fruta dhe perime është e mjaftueshme.

  • Zbuloni katër shenjat që tregojnë se trupit tuaj i mungon vitamina C

    Zbuloni katër shenjat që tregojnë se trupit tuaj i mungon vitamina C

    Mendoni se po merrni mjaftueshëm vitaminë C? Edhe pse mungesa serioze e kësaj vitamine është e rrallë sot, shumë njerëz ende nuk konsumojnë sasitë e rekomanduara ditore.
    Deri në 41% e të rriturve nuk konsumojnë mjaftueshëm vitaminë C për shëndet optimal. Trupi juaj mund të dërgojë sinjale delikate shumë kohë para se të lindë një problem serioz.
    Marrja e rekomanduar ditore për gratë e rritura është 75 mg, dhe për burrat 90 mg. Grupe të tilla si duhanpirësit, njerëzit që konsumojnë alkool në mënyrë të tepruar, të moshuarit dhe ata me konsum të kufizuar të frutave dhe perimeve janë veçanërisht në rrezik. Nutricionistët paralajmërojnë për katër shenja të cilave duhet t’u kushtoni vëmendje.

    1.Nyje të lënduara
    Marrja e ulët e vitaminës C mund të shkaktojë dhimbje dhe ënjtje të kyçeve për shkak të dobësimit të formimit të kolagjenit. Vitamina C është thelbësore për sintezën e kolagjenit, një proteinë që i mban të forta kërcet dhe indet lidhëse. Mungesa e kësaj vitamine mund të rrisë inflamacionin dhe dhimbjen.
    2.Mavijosje e lehtë
    Nëse vini re se ju shfaqen mavijosje më shpesh se më parë, madje edhe nga goditje të lehta, kjo mund të jetë shenjë e mungesës së vitaminës C. Ajo mbështet procesin e shërimit dhe mbron indet nga dëmtimi, kështu që mungesa e saj mund të ngadalësojë rigjenerimin e lëkurës.
    3.Irritueshmëri dhe humor i keq
    Vitamina C merr pjesë në prodhimin e neurotransmetuesve si serotonina, dopamina dhe noradrenalina. Mungesa e saj mund të çojë në çrregullime të humorit dhe të rrisë rrezikun e depresionit. Nëse vuani nga humori i ulët për një kohë të gjatë, konsultohuni me një profesionist.
    4.Lëkurë e ashpër dhe me gunga
    Nivelet e ulëta të vitaminës C mund të shkaktojnë grumbullimin e keratinës në folikulat e flokëve, duke çuar në një gjendje të njohur si hiperkeratozë ose “lëkurë pule”. Lëkura mund të bëhet e thatë dhe e ashpër, veçanërisht në duar dhe këmbë.
    Si të merrni më shumë vitaminë C?
    Mënyra më e mirë është të rrisni konsumin e frutave dhe perimeve. Synoni të hani pesë racione në ditë, agrumet, manaferrat, pjeprat, domatet, specat dhe brokoli janë burime veçanërisht të pasura.
    Shtoni lëng limoni në supa, gjellë ose sallata. Shtoni manaferrat në smoothie dhe bollgur.
    Një meze e lehtë me speca të gjallë, një filxhan speca të kuq përmban rreth 142 mg vitaminë C. Edhe pse mungesa serioze e vitaminës C është e rrallë, është e rëndësishme të dëgjoni sinjalet që po ju dërgon trupi juaj.
    Në shumicën e rasteve, një dietë e larmishme e pasur me fruta dhe perime është e mjaftueshme.
     

  • Maresca: Mungesa e përvojës nuk është më justifikim, më pëlqen të kem një ekip me lojtarë të rinj

    Maresca: Mungesa e përvojës nuk është më justifikim, më pëlqen të kem një ekip me lojtarë të rinj

    8 Dhjetor 2025

    9:56

    Telesport

    Trajneri i Chelsea, Enzo Maresca, është i bindur se mungesa e liderëve dhe përvojës nuk është përgjegjëse për gabimin e fundit të skuadrës së tij. Londinezët barazuan 0-0 ndaj Bournemouth, duke marrë vetëm 1 pikë pas humbjes 1-3 ndaj Leeds mesjavën e kaluar.
    Chelsea e nisi ndeshjen pa kapitenin Reece James dhe Moises Caicedo. I pyetur nëse përvoja mbetet një problem te skuadra e tij, Maresca tha: “Nuk është kjo. E dua skuadrën e re, i dua lojtarët e rinj dhe skuadrën që kam“.
    “Ne gjithmonë flasim për përvojën kur humbasim pikë, por kur mposhtim Barcelonën dhe barazojmë me Arsenal, askush nuk flet për lojtarë me përvojë. Nuk ishte kjo arsyeja që barazuam. Ne kemi lojtarë me përvojë“, tha trajneri italian.
    “Kush ishte lojtari më me përvojë për ne këtë fundjavë? Tosin. A luajti mirë? Po! Pra, nuk ka të bëjë me përvojën. Ne duhet të menaxhojmë skuadrën. Ne patëm rastet tona por goli nuk u realizua dhe kjo është ajo që duhet të përmirësojmë“, tha Maresca.

  • Mediat thonë se Arsenali ka ekip perfekt, por Arteta ka plane të tjera

    Mediat thonë se Arsenali ka ekip perfekt, por Arteta ka plane të tjera

    5 Dhjetor 2025

    17:03

    Telesport

    Mikel Arteta ka bërë të ditur se Arsenali është gati të reagojë në merkaton e janarit, pasi dëmtimet e shpeshta kanë krijuar mungesa të rëndësishme në skuadër. Para ndeshjes kundër Aston Villas, trajneri spanjoll është i shqetësuar për gjendjen fizike të Declan Rice dhe Cristhian Mosquera, të cilët iu shtuan listës së gjatë të lojtarëve të dëmtuar këtë sezon.
    Megjithëse “Topçinjtë” kanë pasur mungesa të shumta, përfshirë Kai Havertz, Gabriel Jesus, Viktor Gyokeres, Martin Odegaard, Gabriel Magalhaes dhe Noni Madueke, ata vazhdojnë të kryesojnë Premier League me pesë pikë avantazh.
    Pavarësisht se klubi shpenzoi mbi 250 milionë paundë në verë për të sjellë tetë lojtarë të rinj, Arteta nuk e përjashton mundësinë e afrimeve të tjera nëse situata e kërkon. Ai thekson se Arsenali duhet të jetë gjithmonë i hapur për të forcuar ose mbrojtur skuadrën, duke qenë se në futboll gjithçka mund të ndryshojë brenda pak ditësh.
    Trajneri theksoi se klubi është në gatishmëri të plotë dhe se do të veprojë menjëherë nëse paraqitet nevoja për ndërhyrje në merkaton dimërore.

  • Fshehen përfituesit, Ministria e Financave nuk tregon listën e kompanive që iu falën 2 miliardë euro detyrime/ Ekspertët: Mungesa e llogaridhënies fsheh fajtorët

    Fshehen përfituesit, Ministria e Financave nuk tregon listën e kompanive që iu falën 2 miliardë euro detyrime/ Ekspertët: Mungesa e llogaridhënies fsheh fajtorët

    Një falje mbi 2 miliardë euro detyrime tatimore, gjoba e kamatëvonesa por pa një listë konkrete, kështu po merr formë projektligji më i rëndësishëm i paketës fiskale për vitin 2026.

    Në një vend ku çdo pagesë publike, çdo tender, çdo kontratë ka për detyrë të jetë transparente, institucionet sot po miratojnë një ligj që u jep mundësi subjekteve të fshihen pas faljeve të mëdha. Mungesa e një liste përfituesish, sipas ekspertëve të tregut, po i shërben klientelizmit dhe dobëson ekonominë e vendit.
    Ish-ministri i Financave, Arben Malaj, për Top Channel thotë se paratë publike që përkthehen në të ardhura të munguara për buxhetin duhet t’u gjendet pronari.
    “Publikimi i listës duhet të jetë parakusht kryesor. Edhe nëse thuhet se e kemi tani në ligj, duhet bërë një klauzolë që jo më vonë se 31 marsi 2026 Ministria e Financave të bëjë publike listën. E vetmja rrugë për të reduktuar në maksimum efektin negativ ekonomik, fiskal, politik të faljeve është të ofrohet transparencë maksimale”, thotë Malaj.
    Eksperti fiskal, Eduard Gjokutaj thotë: “Në momentin që publiku nuk di se kush është falur, pse janë toleruar deri më sot dhe çfarë përfiton ekonomia, pra rëndohen apo përfitojnë më shumë të vegjlit apo do të përfitojnë tradicionalisht ata që kanë përfituar deri më sot nga amnistitë, të cilat nuk shkojnë në sinkron me një model të zbatuar të transparencës dhe llogaridhënies.”
    Ministri i Financave, Petrit Malaj, e ka justifikuar mungesën e transparencës nga organet tatimore me argumentin se rreth 90% e borxheve janë krijuar nga kompani që nuk ekzistojnë më. Por përsëri ministria që ka propozuar ligjin refuzon t’i bëjë të ditur emrat për publikun.
    “Ka edhe një problem kritik në raport me biznesin që paguan taksa. Disa prej bizneseve që përfitojnë faljen i kanë lënë ato para me idenë që s’do t’i paguajnë kurrë dhe kanë filluar biznese të suksesshme me natyrë abuzive. Duhet të jetë pjesa më e madhe e biznesit të vogël dhe të mesëm që ka efekte pozitive në reduktimin e papunësisë dhe reduktimin e varfërisë, ndërsa nëse pretendohet që bëhet për kompanitë, dyshohet që është një ligj i lobuar dhe jo i dobishëm”, shton Arben Malaj.
    Pikërisht mungesa e informacionit publik, sipas ekspertëve, lë të hapura dyshime mbi mënyrën se si janë krijuar borxhet, kush ka përfituar tolerime dhe cili është efekti real i faljes te ekonomia dhe tregu.
    “Mungesa e llogaridhënies fsheh edhe fajtorët, sepse administrata duhet të raportonte në kohë se çfarë është bërë me paranë publike. Një evazionist nuk heq dorë nga të qenurit i tillë, ai vazhdon në të njëjtën mënyrë”, thotë Gjokutanj.
    Publikimi i listës së përfituesve, sipas ekspertëve, nuk është thjesht një detyrim teknik, por testi më i rëndësishëm i besueshmërisë së kësaj pakete dhe i drejtësisë që ndjejnë mijëra biznese që paguajnë detyrimet çdo vit.

    Top Channel

  • Fshehen përfituesit, Ministria e Financave nuk tregon listën e kompanive që iu falën 2 mld euro detyrime/ Ekspertët: Mungesa e llogaridhënies fsheh fajtorët

    Fshehen përfituesit, Ministria e Financave nuk tregon listën e kompanive që iu falën 2 mld euro detyrime/ Ekspertët: Mungesa e llogaridhënies fsheh fajtorët

    Një falje mbi 2 miliardë euro detyrime tatimore, gjoba e kamatëvonesa por pa një listë konkrete, kështu po merr formë projektligji më i rëndësishëm i paketës fiskale për vitin 2026.

    Në një vend ku çdo pagesë publike, çdo tender, çdo kontratë ka për detyrë të jetë transparente, institucionet sot po miratojnë një ligj që u jep mundësi subjekteve të fshihen pas faljeve të mëdha. Mungesa e një liste përfituesish, sipas ekspertëve të tregut, po i shërben klientelizmit dhe dobëson ekonominë e vendit.
    Ish-ministri i Financave, Arben Malaj, për Top Channel thotë se paratë publike që përkthehen në të ardhura të munguara për buxhetin duhet t’u gjendet pronari.
    “Publikimi i listës duhet të jetë parakusht kryesor. Edhe nëse thuhet se e kemi tani në ligj, duhet bërë një klauzolë që jo më vonë se 31 marsi 2026 Ministria e Financave të bëjë publike listën. E vetmja rrugë për të reduktuar në maksimum efektin negativ ekonomik, fiskal, politik të faljeve është të ofrohet transparencë maksimale”, thotë Malaj.
    Eksperti fiskal, Eduard Gjokutaj thotë: “Në momentin që publiku nuk di se kush është falur, pse janë toleruar deri më sot dhe çfarë përfiton ekonomia, pra rëndohen apo përfitojnë më shumë të vegjlit apo do të përfitojnë tradicionalisht ata që kanë përfituar deri më sot nga amnistitë, të cilat nuk shkojnë në sinkron me një model të zbatuar të transparencës dhe llogaridhënies.”
    Ministri i Financave, Petrit Malaj, e ka justifikuar mungesën e transparencës nga organet tatimore me argumentin se rreth 90% e borxheve janë krijuar nga kompani që nuk ekzistojnë më. Por përsëri ministria që ka propozuar ligjin refuzon t’i bëjë të ditur emrat për publikun.
    “Ka edhe një problem kritik në raport me biznesin që paguan taksa. Disa prej bizneseve që përfitojnë faljen i kanë lënë ato para me idenë që s’do t’i paguajnë kurrë dhe kanë filluar biznese të suksesshme me natyrë abuzive. Duhet të jetë pjesa më e madhe e biznesit të vogël dhe të mesëm që ka efekte pozitive në reduktimin e papunësisë dhe reduktimin e varfërisë, ndërsa nëse pretendohet që bëhet për kompanitë, dyshohet që është një ligj i lobuar dhe jo i dobishëm”, shton Arben Malaj.
    Pikërisht mungesa e informacionit publik, sipas ekspertëve, lë të hapura dyshime mbi mënyrën se si janë krijuar borxhet, kush ka përfituar tolerime dhe cili është efekti real i faljes te ekonomia dhe tregu.
    “Mungesa e llogaridhënies fsheh edhe fajtorët, sepse administrata duhet të raportonte në kohë se çfarë është bërë me paranë publike. Një evazionist nuk heq dorë nga të qenurit i tillë, ai vazhdon në të njëjtën mënyrë”, thotë Gjokutanj.
    Publikimi i listës së përfituesve, sipas ekspertëve, nuk është thjesht një detyrim teknik, por testi më i rëndësishëm i besueshmërisë së kësaj pakete dhe i drejtësisë që ndjejnë mijëra biznese që paguajnë detyrimet çdo vit.

    Top Channel

  • Spalletti me dhimbje koke para transfertës në Norvegji për Champions League, 3 mungesa të rëndësishme për bardhezinjtë

    Spalletti me dhimbje koke para transfertës në Norvegji për Champions League, 3 mungesa të rëndësishme për bardhezinjtë

    24 Nëntor 2025

    17:37

    Telesport

    Juventus ka harruar barazimin zhgënjyes 1-1 në transfertën ndaj Fiorentinës në fundjavën e kaluar dhe ka nisur përgatitjet për sfidën e nesërme ndaj Bodo/Glimt për në Champions League, java e pestë.
    Bardhezinjtë kanë publikuar listën e lojtarëve të thirrur për këtë takim dhe vihen re pesë mungesa të rëndësishme. Federico Gatti nuk është shëruar ende nga gripi dhe ka munguar në stërvitjen e fundit të bardhezinjve, duke mos arritur të jetë në dispozicion për nesër.
    Por, Gatti nuk do të jetë mungesa e vetme për bardhezinjtë në mbrojtje, po ashtu mungojnë dhe Gleison Bremer dhe Daniele Rugani. Braziliani i është nënshtruar një operacioni në menisk në muajin tetor dhe ende nuk është rikuperuar. Rugani pësoi një dëmtim muskulor pak ditë më parë, mungoi ndaj Fiorentinës në fundjavë, por nuk është gati as për nesër.
    Po ashtu mungon edhe portieri i tretë, Carlo Pinsoglio, por në krahasim me tre të parët, mungesa e tij nuk përbën problem.

  • Inter vjen me dy mungesa të rëndësishme, Allegri “fërkon duart” me formacionin më të mirë të mundshëm

    Inter vjen me dy mungesa të rëndësishme, Allegri “fërkon duart” me formacionin më të mirë të mundshëm

    Inter dhe Milan përballen për herë të parë për këtë sezon, në “Derby della Madonnina”, ku pavarësisht formës aktuale të ekipeve, synimeve të tyre dhe gjithçkaje tjetër, në fund spektakli është i garantuar dhe rëndësi ka vetëm fitorja.
    Kuqezinjtë kanë fituar tre nga pesë takimet e fundit ndaj “kushërinjve”, duke barazuar dy të tjerat midis Serie A, Kupës së Italisë dhe Superkupës së Italisë.
    Fitorja e fundit e zikaltërve është 2-1 në prill të vitit 2024. Inter vjen me dy mungesa të rëndësishme në këtë takim si Henrikh Mkhitaryan dhe Denzel Dumfries.
    Cristian Chivu e nis derbin e tij të parë me këtë formacion: Sommer; Akanji, Acerbi, Bastoni; Carlos Augusto, Barella, Calhanoglu, Sucic, Dimarco; Thuram, Lautaro Martinez
    Në anën tjetër, Max Allegri e nis me formacionin më të mirë të mundshë. Pas shumë kohësh, Pulisic-Leao e nisin të dy si titullar në majë të sulmit. Nga minuta e parë edhe Adrien Rabiot. Formacioni: Maignan; Tomori, Gabbia, Pavlovic; Saelemaekers, Fofana, Modric, Rabiot, Bartesaghi; Pulisic, Leao