Tag: mundur

  • Kishte humbur në plazh, policia i dorëzon vajzën 4-vjeçare familjes

    Kishte humbur në plazh, policia i dorëzon vajzën 4-vjeçare familjes

    Reagimi i menjëhershëm i Policisë bëri të mundur gjetjen e një vajze të mitur që ishte larguar nga prindërit, në plazhin e Shëngjinit.

    Punonjësit e Policisë së Rendit në Shëngjin i dorëzuan familjes, në gjendje të mirë shëndetësore, vajzën 4-vjeçare nga Kosova.
    Salla Operative e DVP Lezhë u njoftua nga një familje pushuesish nga Kosova, se vajza e tyre e mitur ishte larguar dhe nuk po e gjenin dot.

    Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë së Rendit në zonën e plazhit në Shëngjin u angazhuan në kërkime intensive në terren.
    Falë reagimit të shpejtë dhe profesional, punonjësit e Policisë bënë të mundur lokalizimin e vajzës, e cila gëzonte shëndet të plotë, dhe ia dorëzuan familjes.
    Prindërit e vajzës kanë falënderuar shërbimet e Policisë për reagimin e shpejtë dhe profesional që bëri të mundur gjetjen e të miturës.
    Policia e Shtetit u bën apel pushuesve që të tregojnë kujdes për fëmijët.

  • E ardhmja e Zhegrovës, flet presidenti i Lille

    E ardhmja e Zhegrovës, flet presidenti i Lille

    Oliver Letang, Presidenti i Lille ka folur së fundmi rreth të ardhmes së sulmuesit dardan, Edon Zhegrova.
    “Edon (Zhegrova) është këtu, me ne. Është e mundur që ai të jetë me ne, prandaj e përmenda në mundësitë tona ofensive. Ai është mirë. Ai po stërvitet mirë. Është rikthyer mirë. Është e mundur që ai të rifillojë stërvitjen me ekipin profesional nga e hëna që të mund të mbështetemi tek ai për këtë sezon”, ka thënë fillimisht Letang.

    “Nuk kam pasur kontakt me klube të tjera franceze. Edon (Zhegrova) është emocional. Ne menduam se ai mund të largohej në një moment. Por sot, kushtet nuk janë domosdoshmërisht të përshtatshme që ai të largohet”.
    “Ne i themi vetes se në vend që të kërkojmë dikë jashtë, kemi dikë në shtëpi që po bën mirë. Folëm për këtë së bashku. Ai është i uritur. I mungojnë ndeshjet, garat”-tha ai.

  • Takimi Putin-Zelensky, reagon presidenti rus: Është e mundur, s’kam asgjë kundër! Ja vendi ku mund të mbahet

    Takimi Putin-Zelensky, reagon presidenti rus: Është e mundur, s’kam asgjë kundër! Ja vendi ku mund të mbahet

    Në përgjigje të një takimi të mundshëm midis tij dhe Donald Trump, ai ka thënë se interesi për samitin ishte “i ndërsjellë” dhe se Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) janë një nga vendet e përshtatshme për të mbajtur një takim.
    Dhe mbi perspektivën e takimit me Zelenskyy, i cili është një nga kushtet që Trump ka dhënë për t’u takuar me Putinin, udhëheqësi i Kremlinit shtoi: “E kam thënë shumë herë se nuk kam asgjë kundër kësaj në përgjithësi, është e mundur”. 
    “Por për këtë duhet të krijohen kushte të caktuara. Por për fat të keq, ne jemi ende larg krijimit të kushteve të tilla.”
    Duhet të theksohet se një ofertë për të folur me Zelenskyy-n u hodh në tryezë nga udhëheqësi ukrainas në maj të këtij viti.
    Ai e sfidoi Putinin që të takohej me të në Stamboll për bisedime mbi përfundimin e luftës – udhëheqësi rus nuk e pranoi kërkesën.

  • Aksidenti, makina përplaset te shtylla e tensionit

    Aksidenti, makina përplaset te shtylla e tensionit

    Një aksident ka ndodhur në aksin Fier- Levan, në afërsi të “Kthesës së Zhupanit”.
    Një automjet ka humbur kontrollin dhe për pasojë është përplasur me shtyllën elektrike.
    Nga përplasja e fortë ka mbetur i lënduar drejtuesi i automjetit, i cili është transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal Fier, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.
    Ndërkohë në vendngjarje ndodhet policia dhe grupi hetimor për të bërë të mundur zbardhjen e shkaqeve të aksidentit në fjalë dhe punonjësit e OSHEE, për të bërë të mundur riparimin e kabujve të tensionit të lartë, të cilët ranë përtokë duke penguar edhe qarkullimin e automjeteve në këtë aks veçanërisht të frekuentuar gjatë muajve të verës.

  • Aksident në rrugën Fier-Levan, makina përplaset me shtyllën elektrike

    Aksident në rrugën Fier-Levan, makina përplaset me shtyllën elektrike

    Një aksident ka ndodhur këtë të hënë në aksin  Fier- Levan, në afërsi të “ Kthesës së Zhupanit” .  Një automjet  ka humbur kontrollin dhe për pasojë është përplasur me shtyllën elektrike.
    Nga përplasja e fortë ka mbetur i lënduar drejtuesi i automjetit , i  cili është transportuar drejt Spitalit Rajonal Fier për ndihmë mjekësore.
    Ndërkohë në vendngjarje ndodhet policia dhe grupi hetimor për të bërë të mundur zbardhjen e shkaqeve të aksidentit në fjalë dhe punonjësit e OSHEE , për të bërë të mundur riparimin e kabujve të tensionit të lartë, të cilët ranë përtokë duke penguar edhe qarkullimin e automjeteve në këtë rrugë.

  • Shpërthen bombula e gazit në Vlorë, banesa shkrumbohet plotësisht

    Shpërthen bombula e gazit në Vlorë, banesa shkrumbohet plotësisht

    Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur pasditen e kësaj të hëne në brendësi të zonës së Çoles, pjesë e lagjes “24 Maji” në Vlorë.
    Një bombul gazi ka shpërthyer në një banesë, në një prej pallateve katërkatëshe të zonës, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale. Shpërthimi ka shkrumbuar totalisht banesën, duke lënë pas vetëm shkatërrim të plotë, ndërsa fatmirësisht nuk raportohet për viktima apo të lënduar.
    Personat që ndodheshin në banesë kanë mundur të dalin menjëherë dhe të largohen nga godina, pa pësuar ndonjë dëmtim. Në vendngjarje ka ndërhyrë menjëherë zjarrfikësja e Vlorës, e cila ka bërë të mundur shuarjen e flakëve dhe ka parandaluar përhapjen e tyre në banesat përreth.

  • Flakët në Pustec, kryetari i bashkisë: Sipërfaqja e djegur është goxha e madhe, terreni është i thepisur

    Flakët në Pustec, kryetari i bashkisë: Sipërfaqja e djegur është goxha e madhe, terreni është i thepisur

    Pali Kolefski, kryetari i Bashkisë Pustec: Që në momentet e para që u lajmërua, ka qenë reagim i shpejtë, por moti dhe kjo thatësirë ka favorizuar përhapjen e tij. Zjarri ka zënë në një pjesë ku ka bimësi të ulët dhe ajo çka e vështirëson ndërhyrjen është se nuk ka rrugë kalimi.
    Ne u munduam me të gjitha mjetet që kemi, qoftë edhe me zjarrfikëse, kemi patur ndihmë edhe nga Bashkia e Pogradecit. Kanë qenë këtu zjarrfikëset e bashkisë tonë, zjarrfikëset e Pogradecit, punonjësit e shërbimeve, zona e mbrojtur. Ne jemi duke bëtë një plan ndërhyrjeje për nesër në orët e para të mëngjesit, ky është edhe mendimi i specialistëve që kjo mund të jetë më efikase.
    Sipërfaqja e djegur është goxha e madhe por nuk mund të them një shifër, terreni është shumë i vështirë, goxha e thepisur, bimësia e dendur nuk e lejon ndërhyrjen. Fillimisht sipas specialistëve, Ministrisë së Brendshme dhe policisë zjarri ka nisur këtu në rrugë, pas nesh. Nuk e di nga pakujdesia ose zjarrvënie e qëllimshme, këtë ngelet ta vërtetojnë ata.
    Ndërsa drejtori i administratës së zonave të mbrojtura Gjergji Koki tha: Fatkeqësisht është viti i dytë që ndodh një situatë zjarri më këtë lloj përmase por shpresojmë që nga eksperienca e vitit të kaluar të kemi nxjerrë mësimet tona. Reagimi i administratës ka qenë i menjëhershëm.
    Ne kemi qenë në gatishmëri si administratë jo vetëm këtu por edhe në zonat ku janë jashtë përgjegjësisë tonë, kemi qenë të gatshëm për të kontribuar. Gjithë administrata , gjithë specialistet janë këtu, në terren që në momentet e para të zjarrit. Jemi ndarë në 2 grupe pune së bashku me bashkinë dhe me ndihmat e tjera që kanë ardhur nga punonjësit e shërbimeve dhe qytetarë të tjerë që kane dhënë kontributin e tyre për të bërë të mundur izolimin perimetral të vatrave të zjarrit duke u munduar të krijojmë kordonet e para, për të mos agravuar e për të mos u hapur në gjerësi vatra e zjarrit.
    Terreni është i vështirë , bimësia është e ulët, fatmirësisht nuk kemi depërtim të zjarrit në bimësi të lartë, e cila është në pjesën sipër. Jemi duke bërë një vlerësim të situatës pasi edhe punonjësit janë të ezauruar por edhe kushtet janë tepër të rrezikshme për të vazhduar ndërhyrjen. Po bëjmë një vlerësim për te nisur sërish një aksion me struktura të tjera për të bërë te mundur qe herët në mëngjes, rreth orës 4 të mëngjesit të kemi një lloj mundësie për të bërë një rikonuicion më të mirë të situatës e me pas për të ndërhyrë ,për të bërë sa mundemi me forcat tona e mundësitë qe ne kemi.
    Terreni është shumë i vështirë por vullneti jonë dhe përgjegjësia maksimale që ka secili për të ruajtur mjedisin besoj do  prevalojë e do bëjë të mundur që të bëjmë më të mirën tonë për të mos patur agravim me të madh të situatës me zjarret. Që në momentin e parë edhe koordinatoret  tanë në Agjencinë e  Zonave të Mbrojtura ku është kontaktuar menjëherë me koordinatorin përgjegjës për situatat e risqeve të tilla por për shkak se vendi jonë në këto lloj temperaturash është nën trysninë e zjarreve dhe kudo ka zjarre , prioritet janë zonat e banuara. Na është thënë që për momentin te mos presim asnjë mbështetje nga ajri por të mundohemi qe me gjithë mundësitë që ofrohen këtu lokalisht, me bashkitë fqinje dhe nga bashkitë e qarkut të kemi suport tokësor.
    Kjo është e mundur për momentin. Më pas do të komunikojmë edhe me partnerët tanë përballë por edhe ata kanë  një protokoll specifik kur aktivizohet mundësia e ndërhyrjes. Shpresoj mos kemi situata si ajo e vitit të kaluar dhe ta izolojmë në kohë.

    Top Channel

  • Kremlini: Zgjidhja e Ukrainës është një proces i gjatë, Trump e di këtë

    Kremlini: Zgjidhja e Ukrainës është një proces i gjatë, Trump e di këtë

    Deklaratat e Donald Trump tregojnë një dëshirë për të arritur një marrëveshje në Ukrainë sa më shpejt të jetë e mundur, por Uashingtoni po e kupton gjithnjë e më shumë kompleksitetin e këtij procesi “të gjatë dhe të vështirë”, deklaroi zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.
    ”Ne jemi mësuar me retorikë mjaft të ashpër dhe të drejtpërdrejtë”, shtoi Peskov, por “në të njëjtën kohë ai konfirmon qëllimin e tij për të vazhduar të bëjë gjithçka që është e mundur për të lehtësuar një zgjidhje paqësore”.

    ”Putin gjithashtu ka shprehur vazhdimisht dëshirën për të arritur një marrëveshje paqësore sa më shpejt të jetë e mundur”, shtoi ai.
    Peskov shtoi se ”një takim midis Vladimir Putin dhe Donald Trump është i mundshëm dhe i nevojshëm”, por ka ende punë për t’u bërë; ai moment nuk ka ardhur ende”.
    “Ndoshta do të jetë gjithashtu e nevojshme të formalizohen disa marrëveshje të rëndësishme që do të arrihen me kalimin e kohës, pasi të jetë bërë shumë punë. Por ai moment nuk ka ardhur ende”, vuri në dukje zëdhënësi.ATSH

  • “Ekipe të sofistikuara kineze janë në Iran”, Demiraj: Si u thye mbrojtja e Izraelit

    “Ekipe të sofistikuara kineze janë në Iran”, Demiraj: Si u thye mbrojtja e Izraelit

    Ish-koloneli Dritan Demiraj ishte këtë të enjte në “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania ku ka folur për konfliktin mes Iranit dhe Izraelit. Ai ka shpjeguar se si ka mundur Irani të “thyejë” mbrojtjen ajrore të Izraelit duke bërë të mundur që një pjesë e madhe e raketave të lëshuara prej tij të arrinin objektivat.
    “Kina ka sjellë në Iran, dy ekipet më të sofistikuara të luftës kibernetike. Jo m larg se sot, ka dështuar nj sulm kiberentik i izraelit për të asgjësuar apo për të nxjerrë jashtë funksionit bankat e Iranit.
    Së dyti dy ekipe shumë të sofistikuara nga forcat ajrore dhe nga komanda e hapësirës së Kinës, janë në Iran duke studiuar të gjithë mënyrën, taktikat dhe armatimet e sulmeve ajrore të avionëve F35, sepse ky është një konflikt që do të ripërsëritet gjatë një konflikti, që shpresojmë mos të ndodh kurrë në detin mes SHBA-ve aleatëve të saj dhe Kinës.
    Një grup i luftës kibernetike të Kinës ka bërë të mundur të zbërthej e të futet brenda trurit të sistemit izraelit aerodrom, duke e ç‘rregulluar e duke krijuar hapësirë që një pjesë e madhe e raketave të Iranit të mos kapen. Kjo është strategji që studiohet nga Federata ruse dhe ndihmohet nga Kina”,-tha koloneli.