Tag: mundur

  • Kremlini: Një telefonatë Putin-Trump, e mundur në çdo moment

    Kremlini: Një telefonatë Putin-Trump, e mundur në çdo moment

    Zëdhënësi i presidentit rus, Dmitry Peskov, deklaroi këtë të mërkurë se një telefonatë midis presidentëve rusë dhe amerikanë mund të ndodhë. 

    “Një telefonatë është e mundur në çdo kohë dhe ekziston mundësia për ta organizuar atë menjëherë”, tha Peskov në një konferencë për shtyp dhe iu referua deklaratave të bëra më parë nga ndihmësi presidencial rus Yury Ushakov në lidhje me punën që ishte duke u zhvilluar në nivel ekspertësh.

    “Është në nivelin e ekspertëve që duhet të arrihen rezultate të caktuara, të cilat më pas do të formojnë bazën për kontakte në nivelin më të lartë”, shtoi ai.

    Ushakov tha në një konferencë për shtyp pas takimit të Putinit me të dërguarin special presidencial të SHBA-së, Steve Witkoff, në Moskë se mundësia e një samiti midis Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara do të varet nga progresi i arritur nëpërmjet punës së ndihmësve, përfaqësuesve të ministrive të jashtme të të dy vendeve, etj.

  • Materazzi dhe Botërori 2006: Pa penalltinë e Tottit s’do të kisha mundur të kthehesha në Itali

    Materazzi dhe Botërori 2006: Pa penalltinë e Tottit s’do të kisha mundur të kthehesha në Itali

    18 Nëntor 2025

    8:59

    Alfred Lleshi

    Ndërsa Italia ende nuk e di nëse do të shkojë në Botërorin 2026 apo do të mbetet jashtë për herë të tretë radhazi, Marco Materazzi kujton me Francesco Totti triumfin e vitit 2006. Në një intervistë të përbashkët për “Bettson.sport”, ish-mbrojtësi i Interit tregoi episodin që, sipas tij, ndryshoi Botërorin dhe karrierën e tij.
    “Duhet ta falënderoj Tottin, po të mos kishte shënuar me Australinë në atë penallti, nuk do të kisha mundur të kthehesha në Itali”, – tregon me humor Materazzi. Ai ishte ndëshkuar me karton të kuq në atë ndeshje dhe në momentin e golit ndodhej në dhomën e anti-dopingut, ku duhej të qëndronte i gatshëm për shortin e kontrolleve.
    “Kur u dha penalltia, u hodha mbi shtrat. Nuk prita fundin e shortit dhe ika me vrap për ta pritur Tottin në dhomat e zhveshjes”, – shton ai, duke rikujtuar një nga momentet më të tensionuara e vendimtare të Botërorit 2006.

  • Elbasan/ Banorët gjejnë trupin pa jetë të një gruaje në lumin Shkumbin

    Elbasan/ Banorët gjejnë trupin pa jetë të një gruaje në lumin Shkumbin

    Rreth orës 19:00 të mbrëmjes, banorët e Krastës kanë njoftuar policinë pasi kanë identifikuar një trup të pajetë në ujërat e lumit Shkumbin.
    Në vendngjarje janë thirrur palombarët, por për shkak të errësirës ata nuk kanë mundur të ndërhyjnë menjëherë.
    Për pasojë, 7 efektivë zjarrfikës dhe 10 policë u angazhuan për të bërë të mundur nxjerrjen e trupit nga lumi.
    Sipas burimeve për mediat, viktima është një grua rreth 40 vjeçe, ende e paidentifikuar, që dyshohet se vuante nga probleme të shëndetit mendor.
    Trupi është transportuar në morgun e Elbasanit, ndërsa asnjë familjar nuk është paraqitur deri tani për identifikimin e saj.
    Policia po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

  • Sa shanse ka Shqipëria të mbyllë grupkapitujt në 2027? Kos: Është e mundur, por ka shumë punë për t’u bërë

    Sa shanse ka Shqipëria të mbyllë grupkapitujt në 2027? Kos: Është e mundur, por ka shumë punë për t’u bërë

    Gjatë prezantimit të raport-progreseve të vendeve kandidate për në BE përpara Komisionit të Jashtëm të PE, Marta Kos, i është përgjigjur pozitivisht pyetjes nëse Shqipëria mundet të mbyllë grupkapitujt në vitin 2027. 
    Marta Kos shton se është shumë punë për tu bërë dhe se vendet kandidate kanë mbështetjen e mekanizmave evropianë për të përmbushur qëllimet e tyre. 
    “Procesi i integrimit për të mbyllur kapitujt deri në 2027 është e mundur. Këto janë ambicie të Shqipërisë. Ne nuk e ndajmë Be me vendet kandidate. Do të shohim çfarë do të bëjë qeveria dhe deri në 2027 është e mundur,, por ka akoma shumë punë për tu bërë. Mendoj se procesi negociues ka nevojë për 1 apo 2 vite për të parë deri në vitin 2027 për t’iu bashkuar Komisionit Evropian”, tha Marta Kos. 
     

  • “Kryeministri po dorëzon bashkëpunëtorët e vet një nga një”/ Reagon ashpër Salianji: Unë e kam mundur Ramën

    “Kryeministri po dorëzon bashkëpunëtorët e vet një nga një”/ Reagon ashpër Salianji: Unë e kam mundur Ramën

    Ish-deputeti i PD, Ervin Salianji i ftuar në nhë studio televizive iu referua dënimit me burg që mori 1 vit më parë, për kallëzim të rremë publik ndaj ish-ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj dhe vëllait të tij, Geron se ky i fundit ishte i përfshirë në trafik droge.
    Salianji tha burgosja ishte për motive politike e cila erdhi si rrjedhojë e aktivizmit të tij dhe përballjes direkte me kryeministrin Edi Rama në disa beteja elektorale. Salianji tha se ai e ka mundur Ramën dhe si kosto mori dënimin me burg.
    Ervin Salianji:
    Qëllimi i burgosjes time politike ishte për të më shmangur nga aktiviteti politik. I gjithë dënimi për herë të parë në historinë 34-vjeçare të institucioneve, në atë moment të fushatës së 11 majit, por edhe të më pamundësonte aktivitetin politik.
    Në 2013-2017 nuk kam qenë në Parlament, kur i jam bashkuar PD-së në opozitë, dhe e kam treguar që kam patur intensitet më të madh politik se një pjesë e grupit parlamentar të asaj kohe. Në pikëpamjen e prodhimit të aktivitetit politik nuk është se më pengon, padiskutim që është disavantazh në raportet dhe përplasjet institucionalisht me kundërshtarët se siç e dini ata nuk shfaqen më në media se janë të turpëruar.
    Edhe kur dalin kanë një lloj turpërimi që e kanë instiktiv, se të vetëdijshëm nuk kanë turp e cipë, por kanë një lloj turpërimi për ato që kanë bërë.
    Dënimi im ishte vendimmarrje e kryeministrit. E tha përpara dënimin tim, e tha gjatë kohës që isha në gjykim, shfaq gëzim pas dënimit, ishte i eksituar, i ekzaltuar, ishte në instikt, në një gëzim të madh.
    Tani që po merrem me çështjen për ta përgatitur për në Strasburg, kam parë që qindra raste që kam denoncuar janë faktuar dhe koha më ka dhënë të drejtë në çdo rast.
    Dënimi ka qenë një lloj mesazhi për të gjithë tjerët, që kush e mund, siç unë e kam mundur Edi Ramën, kush bën beteja të drejta, kush nuk dorëzohet, kush nuk thyhet – përfundon në burg. Për mua nuk ndryshon asgjë, dënimi është si një medalje që kam marrë, një kornizë e vënë në zyrë, si një medalje e marrë në betejën me një autokrat që jo vetëm ka dëmtuar Shqipërinë duke çuar në autokraci, por me sa duket po shkatërron edhe bashkëpunëtorët e vet një nga një.

  • Klopp: Thashë se nuk do të trajnoja më kurrë në Angli, por sërish Liverpool është e mundur

    Klopp: Thashë se nuk do të trajnoja më kurrë në Angli, por sërish Liverpool është e mundur

    21 Tetor 2025

    9:14

    Alfred Lleshi

    Jürgen Klopp, tani drejtor i aktiviteteve të futbollit në “Red Bull”, foli për rikthimin e mundshëm në stol, humbjen e Diogo Jota dhe ish-ekipin e tij, Liverpool. Për ndarjen tragjike nga jeta të Jota, gjermani u shpreh me emocion: “Si mund ta zëvendësosh dikë si Diogo? Nuk bëhet fjalë për lojtarin, por për personin. Ishte inteligjent, i dashur me të gjithë dhe tejkaloi çdo pritshmëri. Ende s’mund të flas për këtë normalisht. Ishte një tronditje e madhe për të gjithë”.
    Sa i përket filozofisë së tij: “Të gjithë duhet të punojnë fort e të mbrojnë me mish e me shpirt. Nëse nuk je Lionel Messi, duhet të mbrosh. Unë s’e kam pasur Messin, prandaj të gjithë duhej të mbronin”.
    Për një rikthim te Liverpool-i, ai tha: “Kam thënë se nuk do të stërvis më në Angli, por nëse bëhet fjalë për Liverpool-in…, teorikisht është e mundur”. Së fundi, mbrojti Florian Wirtz: “Është një talent i jashtëzakonshëm. Kush flet keq për të, do t’i hajë fjalët shpejt”.
     

  • Klop ‘modifikon’ deklaratën, kthimi: Te Liverpul, është e mundur

    Klop ‘modifikon’ deklaratën, kthimi: Te Liverpul, është e mundur

    Tani, një vit e gjysmë më vonë, ai ishte i ftuar në podkastin ‘The Diary Of A CEO, ku diskutoi tema të ndryshme, përfshirë një rikthim të mundshëm në stol. Ish trajneri i Liverpul, tani drejtor global i futbollit te Red Bull ka rikthyer shprehjen e famshme “kurrë mos thuaj kurrë”.

    Klop ndër të tjera:

    “Thashë se nuk do të drejtoj më kurrë një ekip në Angli, që do të thotë se, nëse është Liverpuli, është teorikisht e mundur. Nuk e di me siguri, më pëlqen ajo që bëj tani. Nuk më mungon të jem trajner; vazhdoj të jem trajner tani, por në një mënyrë tjetër. Nuk më mungon të shkoj në konferenca për shtyp tre herë në javë, e bërë 12 intervista në javë.

    Virtz? “Të gjithë do t’i hanë fjalët e tyre nëse përdorin fjalë të gabuara për Florian Virtz. Ai është një talent i jashtëzakonshëm.”

    Vazhdo leximin

  • “Kuvendi që (s’)pyet çfarë dhe si duhet?”, Beqaj letër nga burgu: Drejtësi pa llogaridhënie

    “Kuvendi që (s’)pyet çfarë dhe si duhet?”, Beqaj letër nga burgu: Drejtësi pa llogaridhënie

    Ilir Beqaj

    TIRANË-Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, ka publikuar një letër të hapur nga burgu, ku ka kritikuar Kuvendin. Beqaj shprehet se ka ndjekur me vëmendje transmetimet live të raportimeve vjetore në Kuvendin e Shqipërisë të institucioneve të pavarura të drejtësisë dhe akuzon drejtuesit e institucioneve të pavarura në vend si KLGJ, KLP, ILD, apo të tjerë në sistemin e drejtësisë. Sipas tij drejtuesit e sistemit të drejtësisë paraqiten vetëm formalisht dhe shmangin përgjigjet konkrete dhe largohen pa u ndjerë.
    Beqaj ka shkruar 19 pyetje, të cilat sipas tij, duke ishin shtruar nga deputetët dhe duhet të kishin marrë përgjigje nga institucionet, të cilët sipas Beqajt, iu shmangën deklaratave konkrete duke u fshehur pas termit ‘pavarësi’. Ish-ministri shprehet se Kuvendi ka detyrimin ligjor dhe moral të verifikojë nëse dhe si po ushtrohet ajo pavarësi. Ai shton se shumë deputetë janë pasivë ose frikacakë, duke u justifikuar se “nuk mund t’i ngacmojnë” këto institucione.
    LETRA:
    Kuvendi që (s’)pyet çfarë dhe si duhet?
    (Pse dështuan raportimet vjetore të institucioneve të “pavarura” të drejtësisë në Kuvendin e Shqipërisë)
    Të nderuar zonja dhe zotërinj deputetë,
    Prej muajsh jam në një regjim të kufizuar. Kjo më ka dhënë më shumë kohë të lirë se zakonisht dhe televizori është bërë dritarja ime e vetme me botën e lirë. Për të dytin vit rresht, kam ndjekur me vëmendje transmetimet live të raportimeve vjetore në Kuvendin e Shqipërisë të institucioneve të pavarura të drejtësisë.
    Kur kam qenë vetë në atë sallë, nuk i kam kushtuar ndonjë interes të veçantë këtyre raportimeve. Më shumë më kanë tërhequr ato të ERRE, AKEP, ERRU, Bankës së Shqipërisë apo Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare. Por sot, me distancë dhe përvojë konkrete me sistemin e drejtësisë, më është bërë e qartë se Kuvendi i Shqipërisë ka dështuar për dy vite rresht me raportimet e institucioneve të pavarura si KLGJ, KLP, ILD, etj.
    Drejtuesit e këtyre institucioneve iu shmangën përgjigjeve për pyetjet konkrete, sepse janë të pavarur. Dhe, në një farë mënyre, kanë të drejtë. Aq më tepër kur vetë ata që u kanë dhënë me votë pavarësinë, nuk mund të jenë ata që ua cenojnë.
    Ka edhe deputetë që fshihen pas të njëjtit justifikim: “janë institucione të pavarura, nuk duhen ngacmuar.”
    Por pavarësia nuk do të thotë mungesë llogaridhënieje. Nëse ligji ua ka dhënë këtë pavarësi, Kuvendi ka detyrimin ligjor dhe moral të verifikojë si po ushtrohet ajo pavarësi.
    Nuk jam jurist, por përvoja në jetën publike dhe përballja e viteve të fundit me drejtësinë më kanë ndihmuar të përpiloj një listë pyetjesh joshteruese, por thelbësore, që Kuvendi dështoi t’i bëjë.
    I. Pyetje të përgjithshme dhe institucionale
    1. Si është e mundur që nuk u trajtua fare çështja e përgjimit të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese? A u hetua kush e urdhëroi, si u krye dhe a u respektuan garancitë ligjore? Pavarësia e gjyqtarëve kushtetues nuk mbron vetëm disa individë, por mbron baraspeshën e gjithë sistemit.
    2. Si është e mundur që Apeli i GJKKO-së nuk zbaton vendimet e Gjykatës Kushtetuese? Kur Kushtetuta thotë se vendimet e saj janë “të detyrueshme për zbatim të menjëhershëm”, kush mban përgjegjësi për moszbatimin e tyre?
    3. Si është e mundur që prej gjashtë vitesh KLGJ nuk ka emëruar asnjë kryetar gjykate, por të gjitha janë me drejtues të komanduar? Komandimi i përhershëm është kontradiktë. Pa drejtues të qëndrueshëm, s’ka as vizion, as llogaridhënie.
    4. Si është e mundur që kolegje të ndryshme penale të Gjykatës së Lartë japin vendime të kundërta për të njëjtën çështje juridike dhe Gjykata nuk nxiton të nxjerrë vendim njësues? Kur praktika përçahet, drejtësia bëhet lotari.
    5. Si është e mundur që pas gjashtë vitesh funksionimi, Prokuroria e Posaçme ende nuk ka kuptuar qartë kush është “funksionar i lartë” sipas Kushtetutës dhe Kodit të Procedurës Penale? Sa vendime të Gjykatës së Posaçme janë rrëzuar pikërisht sepse akuzat janë ngritur ndaj personash që nuk hynin në kategorinë e funksionarëve të lartë? Pavarësisht kompetencës materiale, kompetenca personale nuk mund të shpiket për raportim statistikor.
    6. Si është e mundur që pragu financiar për të kualifikuar një vepër penale si “me pasoja të rënda” ende mbështetet në një vendim njësues të Gjykatës së Lartë të vitit 2003? Në një vend ku çmimet, kostot dhe pagat janë rritur disa herë, drejtësia vazhdon të gjykojë me “vlerën e parasë” së para 22 viteve. Sa është rritur ndërkohë paga vjetore e vetë prokurorëve që zbatojnë ende atë prag? Nëse ligji nuk ecën me kohën, drejtësia ngelet në muze.
    7. Sipas nenit 222 të Kodit të Procedurës Penale, përgjimet lejohen me vendim gjykate për një periudhë 15-ditore dhe mund të zgjaten vetëm me një vendim tjetër, po aq të arsyetuar. Por kur pas disa 15-ditësh radhazi përgjimet nuk evidentojnë asgjë të dyshimtë, pse gjykata miraton këmbënguljen e verbër të prokurorisë për t’i vazhduar? Ligji kërkon “arsyetim të posaçëm”, jo “miratim rutinë”. Përndryshe, kontrolli gjyqësor humbet kuptimin dhe përjashtimi kthehet në normë.
    8. Pse është shndërruar përjashtimi i nenit 223/3 të K.Pr.P. (shtyrja e depozitimit të proceseve të përgjimit) në rregull të përgjithshëm? Në çdo kërkesë të parë kërkohet që procesverbalet të mos depozitohen për pesë ditë, por “deri në fund të hetimeve”. Përjashtimi nuk është më përjashtim, por është kthyer në praktikë të qëndrueshme, duke hequr çdo kontroll real të gjykatës.
    9. Si është e mundur që afati 15-ditor i përcaktuar në nenin 110 të Kodit të Procedurës Penale për t’u shprehur me vendim mbi kërkesat e mbrojtjes shkelet haptazi nga prokuroritë, pa asnjë pasojë? Kur vetë organi që kërkon zbatimin rigoroz të ligjit e shkel atë me heshtje procedurale, çdo garanci bëhet formale. Ligji nuk është “orientues”. Është detyrim.
    10. Si është e mundur që tarifa për një faqe fotokopje në Prokurorinë e Posaçme të jetë 6.6 lekë për qytetarin, ndërsa vetëm 2.2 lekë për gjykatën? Në një sistem drejtësie që predikon barazi para ligjit, si justifikohet që vetë shteti paguan tri herë më pak se pala që mbron veten? Tarifa me përkufizim duhet të mbulojë kostot. Pak rëndësi ka kush e kërkon shërbimin.
    II. Pyetje teknike dhe procedurale
    11. Si është e mundur që prokuroritë anashkalojnë jurisprudencën e detyrueshme për provat digjitale? Po përmend disa prej tyre: Vendimi njësues i Gjykatës së Lartë nr. 147, datë 23.12.2021, “Lapsi.al”; Vendimi i Gjykatës Kushtetuese nr. 21, datë 24.04.2025, “E.Q.”; Vendimi i Gjykatës Kushtetuese, korrik 2025, “O.Y.”. Këto nuk janë opinione, por standarde të detyrueshme.
    12. Si është e mundur që prokuroritë i kërkojnë të dhëna personale kompanive celulare pa vendim gjykate, në kundërshtim me nenet 208/a dhe 209 të Kodit të Procedurës Penale? Privatësia nuk mund të shkelet me “letër kërkese”.
    13. Si është e mundur që kërkohen të dhëna për korrespondencën postare pa vendim gjykate, në kundërshtim me nenin 209 të K.Pr.P.? Posta nuk është kuti e hapur për çdo prokuror të zellshëm.
    14. Si është e mundur që prokuroritë kërkojnë të dhëna për korrespondencën elektronike nga AKSHI pa vendim gjykate (nenet 208/a dhe 209 K.Pr.P.)? Shteti nuk mund t’i kërkojë një institucioni shtetëror të shkelë të njëjtin ligj që duhet të zbatojë.
    15. Si është e mundur që kërkesat për sekuestrim sendesh formulohen në mënyrë të përgjithshme: “pajisje elektronike si kompjuterë, laptopë, hard disqe, USB, servera, aparate telefoni, pavarësisht kujt i përkasin”, dhe gjykatat i miratojnë pa asnjë kufizim? Këto janë “cartabianca” që bien ndesh me nenin 207 të K.Pr.P., i cili kërkon përcaktim konkret të sendeve që mund të sekuestrohen.
    16. Kur do të ndalojnë prokuroritë dhe gjykatat së shkeluri haptazi Konventën e Budapestit, të ratifikuar me ligjin nr. 8888/2002? Standardet ekzistojnë, thjesht mungon vullneti për t’i zbatuar.
    17. Kur do të pajisen laboratorët e kriminalistikës me standardet ISO që kërkojnë udhëzuesit e Këshillit të Evropës dhe të GJEDNJ-së për provat elektronike? Të paktën ISO/IEC 27037 dhe ISO/IEC 27042 janë parakusht për çdo hetim të besueshëm digjital.
    18. Kur do të ndalojnë laboratorët së përdoruri algoritme hash të papranueshme si SHA-1 apo MD5? Mjafton një kërkim i thjeshtë në “Google” për të mësuar se janë të cenueshme. Integriteti i provës digjitale nuk mund të mbrohet me teknologji të viteve 2000. Minimalisht, standardizohet SHA-256/SHA-3, me zinxhir të plotë ruajtjeje.
    19. Kur do të akreditohen laboratorët tanë të kriminalistikës? Pa akreditim sipas ISO/IEC 17025, çdo raport ekspertize mbetet i diskutueshëm dhe drejtësia s’ka dot siguri mbi provat që përdor.
    Kjo listë, sigurisht, nuk është e plotë. Por edhe kaq mjafton për të treguar se Kuvendi nuk mund të mjaftohet me dëgjime formale. Duhet të thërrasë jo vetëm KLGJ, KLP e ILD, por edhe Dhomën e Avokatisë si palë të interesuar. Të kërkojë përgjigje konkrete, afate dhe masa korrigjuese dhe pastaj të kërkojë llogari në raportimin e ardhshëm.
    E di se pas këtij shënimi do të më thonë:
    “Shih punën tënde e mos na jep mend.”
    “Po e thua tani, se ke hallin tënd.”
    “Ti ke qenë vetë aty kur u miratuan ligjet e reformës, s’ke pse ankohesh tani.”
    Mund të kenë të drejtë në një pjesë. Por rëndësi nuk ka kush i thotë këto gjëra. Rëndësi ka nëse janë të vërteta dhe kushdo mund të përballet nesër me një sistem që sot e mendon të “largët”.
    Kuvendi ka dy zgjedhje: të mbulohet me fjalime, ose të zbulojë me pyetje.
    Unë, nga ky regjim i kufizuar, kam zgjedhur pyetjet.
    JU???
    Beqaj ndodhet në burg që prej 4 korrikut të 2024 për abuzimin me fondet e Agjencisë Shtetërore të Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës (SASPAC). Por po ashtu, po hetohet edhe lidhur me dy koncensionet në Shëndetësi, Sterilizminin dhe Chech-up. Ai u mor zyrtarisht i pandehur nga SPAK për koncesionin 100 milionë euro të sterilizimit./ZËRI

  • Ilir Beqaj letër nga burgu: Kuvendi ka dështuar në dy vite rresht me institucionet e drejtësisë

    Ilir Beqaj letër nga burgu: Kuvendi ka dështuar në dy vite rresht me institucionet e drejtësisë

    Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, ka publikuar një letër të hapur ku kritikon mënyrën sesi Kuvendi i Shqipërisë ka trajtuar raportimet vjetore të institucioneve të pavarura të drejtësisë për vitin 2024.
    Duke e cilësuar procesin si një dështim në dy vite radhazi, Beqaj shprehet se drejtuesit e institucioneve si KLGJ, KLP, ILD i kanë shmangur pyetjet konkrete me justifikimin e “pavarësisë së tyre”, ndërsa vetë deputetët janë treguar pasivë, duke mos ngritur pyetjet që publiku pret.
    “Pavarësia nuk do të thotë mungesë llogaridhënieje. Kuvendi ka detyrimin ligjor dhe moral të verifikojë si po ushtrohet kjo pavarësi,” shkruan Beqaj.
    Letër e hapur
    Kuvendi që (s’)pyet çfarë dhe si duhet?
    (Pse dështuan raportimet vjetore të institucioneve të “pavarura” të drejtësisë në Kuvendin e Shqipërisë)
    Të nderuar zonja dhe zotërinj deputetë,
    Prej muajsh jam
    Kuvendi që (s’)pyet çfarë dhe si duhet?
    (Pse dështuan raportimet vjetore të institucioneve të “pavarura” të drejtësisë në Kuvendin e Shqipërisë)
    Të nderuar zonja dhe zotërinj deputetë,
    Prej muajsh jam në një regjim të kufizuar. Kjo më ka dhënë më shumë kohë të lirë se zakonisht dhe televizori është bërë dritarja ime e vetme me botën e lirë. Për të dytin vit rresht, kam ndjekur me vëmendje transmetimet live të raportimeve vjetore në Kuvendin e Shqipërisë të institucioneve të pavarura të drejtësisë.
    Kur kam qenë vetë në atë sallë, nuk i kam kushtuar ndonjë interes të veçantë këtyre raportimeve. Më shumë më kanë tërhequr ato të ERRE, AKEP, ERRU, Bankës së Shqipërisë apo Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare. Por sot, me distancë dhe përvojë konkrete me sistemin e drejtësisë, më është bërë e qartë se Kuvendi i Shqipërisë ka dështuar për dy vite rresht me raportimet e institucioneve të pavarura si KLGJ, KLP, ILD, etj.
    Drejtuesit e këtyre institucioneve iu shmangën përgjigjeve për pyetjet konkrete, sepse janë të pavarur. Dhe, në një farë mënyre, kanë të drejtë. Aq më tepër kur vetë ata që u kanë dhënë me votë pavarësinë, nuk mund të jenë ata që ua cenojnë.
    Ka edhe deputetë që fshihen pas të njëjtit justifikim: “janë institucione të pavarura, nuk duhen ngacmuar.”
    Por pavarësia nuk do të thotë mungesë llogaridhënieje. Nëse ligji ua ka dhënë këtë pavarësi, Kuvendi ka detyrimin ligjor dhe moral të verifikojë si po ushtrohet ajo pavarësi.
    Nuk jam jurist, por përvoja në jetën publike dhe përballja e viteve të fundit me drejtësinë më kanë ndihmuar të përpiloj një listë pyetjesh joshteruese, por thelbësore, që Kuvendi dështoi t’i bëjë.
    I. Pyetje të përgjithshme dhe institucionale
    1. Si është e mundur që nuk u trajtua fare çështja e përgjimit të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese? A u hetua kush e urdhëroi, si u krye dhe a u respektuan garancitë ligjore? Pavarësia e gjyqtarëve kushtetues nuk mbron vetëm disa individë, por mbron baraspeshën e gjithë sistemit.
    2. Si është e mundur që Apeli i GJKKO-së nuk zbaton vendimet e Gjykatës Kushtetuese? Kur Kushtetuta thotë se vendimet e saj janë “të detyrueshme për zbatim të menjëhershëm”, kush mban përgjegjësi për moszbatimin e tyre?
    3. Si është e mundur që prej gjashtë vitesh KLGJ nuk ka emëruar asnjë kryetar gjykate, por të gjitha janë me drejtues të komanduar? Komandimi i përhershëm është kontradiktë. Pa drejtues të qëndrueshëm, s’ka as vizion, as llogaridhënie.
    4. Si është e mundur që kolegje të ndryshme penale të Gjykatës së Lartë japin vendime të kundërta për të njëjtën çështje juridike dhe Gjykata nuk nxiton të nxjerrë vendim njësues? Kur praktika përçahet, drejtësia bëhet lotari.
    5. Si është e mundur që pas gjashtë vitesh funksionimi, Prokuroria e Posaçme ende nuk ka kuptuar qartë kush është “funksionar i lartë” sipas Kushtetutës dhe Kodit të Procedurës Penale? Sa vendime të Gjykatës së Posaçme janë rrëzuar pikërisht sepse akuzat janë ngritur ndaj personash që nuk hynin në kategorinë e funksionarëve të lartë? Pavarësisht kompetencës materiale, kompetenca personale nuk mund të shpiket për raportim statistikor.
    6. Si është e mundur që pragu financiar për të kualifikuar një vepër penale si “me pasoja të rënda” ende mbështetet në një vendim njësues të Gjykatës së Lartë të vitit 2003? Në një vend ku çmimet, kostot dhe pagat janë rritur disa herë, drejtësia vazhdon të gjykojë me “vlerën e parasë” së para 22 viteve. Sa është rritur ndërkohë paga vjetore e vetë prokurorëve që zbatojnë ende atë prag? Nëse ligji nuk ecën me kohën, drejtësia ngelet në muze.
    7. Sipas nenit 222 të Kodit të Procedurës Penale, përgjimet lejohen me vendim gjykate për një periudhë 15-ditore dhe mund të zgjaten vetëm me një vendim tjetër, po aq të arsyetuar. Por kur pas disa 15-ditësh radhazi përgjimet nuk evidentojnë asgjë të dyshimtë, pse gjykata miraton këmbënguljen e verbër të prokurorisë për t’i vazhduar? Ligji kërkon “arsyetim të posaçëm”, jo “miratim rutinë”. Përndryshe, kontrolli gjyqësor humbet kuptimin dhe përjashtimi kthehet në normë.
    8. Pse është shndërruar përjashtimi i nenit 223/3 të K.Pr.P. (shtyrja e depozitimit të proceseve të përgjimit) në rregull të përgjithshëm? Në çdo kërkesë të parë kërkohet që procesverbalet të mos depozitohen për pesë ditë, por “deri në fund të hetimeve”. Përjashtimi nuk është më përjashtim, por është kthyer në praktikë të qëndrueshme, duke hequr çdo kontroll real të gjykatës.
    9. Si është e mundur që afati 15-ditor i përcaktuar në nenin 110 të Kodit të Procedurës Penale për t’u shprehur me vendim mbi kërkesat e mbrojtjes shkelet haptazi nga prokuroritë, pa asnjë pasojë? Kur vetë organi që kërkon zbatimin rigoroz të ligjit e shkel atë me heshtje procedurale, çdo garanci bëhet formale. Ligji nuk është “orientues”. Është detyrim.
    10. Si është e mundur që tarifa për një faqe fotokopje në Prokurorinë e Posaçme të jetë 6.6 lekë për qytetarin, ndërsa vetëm 2.2 lekë për gjykatën? Në një sistem drejtësie që predikon barazi para ligjit, si justifikohet që vetë shteti paguan tri herë më pak se pala që mbron veten? Tarifa me përkufizim duhet të mbulojë kostot. Pak rëndësi ka kush e kërkon shërbimin.
    II. Pyetje teknike dhe procedurale
    11. Si është e mundur që prokuroritë anashkalojnë jurisprudencën e detyrueshme për provat digjitale? Po përmend disa prej tyre: Vendimi njësues i Gjykatës së Lartë nr. 147, datë 23.12.2021, “Lapsi.al”; Vendimi i Gjykatës Kushtetuese nr. 21, datë 24.04.2025, “E.Q.”; Vendimi i Gjykatës Kushtetuese, korrik 2025, “O.Y.”. Këto nuk janë opinione, por standarde të detyrueshme.
    12. Si është e mundur që prokuroritë i kërkojnë të dhëna personale kompanive celulare pa vendim gjykate, në kundërshtim me nenet 208/a dhe 209 të Kodit të Procedurës Penale? Privatësia nuk mund të shkelet me “letër kërkese”.
    13. Si është e mundur që kërkohen të dhëna për korrespondencën postare pa vendim gjykate, në kundërshtim me nenin 209 të K.Pr.P.? Posta nuk është kuti e hapur për çdo prokuror të zellshëm.
    14. Si është e mundur që prokuroritë kërkojnë të dhëna për korrespondencën elektronike nga AKSHI pa vendim gjykate (nenet 208/a dhe 209 K.Pr.P.)? Shteti nuk mund t’i kërkojë një institucioni shtetëror të shkelë të njëjtin ligj që duhet të zbatojë.
    15. Si është e mundur që kërkesat për sekuestrim sendesh formulohen në mënyrë të përgjithshme: “pajisje elektronike si kompjuterë, laptopë, hard disqe, USB, servera, aparate telefoni, pavarësisht kujt i përkasin”, dhe gjykatat i miratojnë pa asnjë kufizim? Këto janë “cartabianca” që bien ndesh me nenin 207 të K.Pr.P., i cili kërkon përcaktim konkret të sendeve që mund të sekuestrohen.
    16. Kur do të ndalojnë prokuroritë dhe gjykatat së shkeluri haptazi Konventën e Budapestit, të ratifikuar me ligjin nr. 8888/2002? Standardet ekzistojnë, thjesht mungon vullneti për t’i zbatuar.
    17. Kur do të pajisen laboratorët e kriminalistikës me standardet ISO që kërkojnë udhëzuesit e Këshillit të Evropës dhe të GJEDNJ-së për provat elektronike? Të paktën ISO/IEC 27037 dhe ISO/IEC 27042 janë parakusht për çdo hetim të besueshëm digjital.
    18. Kur do të ndalojnë laboratorët së përdoruri algoritme hash të papranueshme si SHA-1 apo MD5? Mjafton një kërkim i thjeshtë në “Google” për të mësuar se janë të cenueshme. Integriteti i provës digjitale nuk mund të mbrohet me teknologji të viteve 2000. Minimalisht, standardizohet SHA-256/SHA-3, me zinxhir të plotë ruajtjeje.
    19. Kur do të akreditohen laboratorët tanë të kriminalistikës? Pa akreditim sipas ISO/IEC 17025, çdo raport ekspertize mbetet i diskutueshëm dhe drejtësia s’ka dot siguri mbi provat që përdor.
    Kjo listë, sigurisht, nuk është e plotë. Por edhe kaq mjafton për të treguar se Kuvendi nuk mund të mjaftohet me dëgjime formale. Duhet të thërrasë jo vetëm KLGJ, KLP e ILD, por edhe Dhomën e Avokatisë si palë të interesuar. Të kërkojë përgjigje konkrete, afate dhe masa korrigjuese dhe pastaj të kërkojë llogari në raportimin e ardhshëm.
    E di se pas këtij shënimi do të më thonë:
    “Shih punën tënde e mos na jep mend.”
    “Po e thua tani, se ke hallin tënd.”
    “Ti ke qenë vetë aty kur u miratuan ligjet e reformës, s’ke pse ankohesh tani.”
    Mund të kenë të drejtë në një pjesë. Por rëndësi nuk ka kush i thotë këto gjëra. Rëndësi ka nëse janë të vërteta dhe kushdo mund të përballet nesër me një sistem që sot e mendon të “largët”.
    Kuvendi ka dy zgjedhje: të mbulohet me fjalime, ose të zbulojë me pyetje.
    Unë, nga ky regjim i kufizuar, kam zgjedhur pyetjet.
    JU???
    Me respekt,
    Ilir Beqaj
     

  • ‘Pavarësi pa llogaridhënie?’/Beqaj letër të hapur: Pse dështuan raportimet vjetore të institucioneve të “pavarura” të drejtësisë në Kuvend

    ‘Pavarësi pa llogaridhënie?’/Beqaj letër të hapur: Pse dështuan raportimet vjetore të institucioneve të “pavarura” të drejtësisë në Kuvend

    Ish -ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj ka publikuar një letër të hapur, ku ka folur në lidhje me raportimin në Kuvend të institucioneve për raportet e vitit 2024. 
    Ai u shpreh se drejtuesit e ERRE, AKEP, ERRU, Bankës së Shqipërisë apo Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare kanë shmangur përgjigjen e pyetjeve, ndërsa ka akuzuar deputetët se nuk kanë ngritur pyetjet e duhura për të zbuluar sipas tij të vërtetën. 
    “Ka edhe deputetë që fshihen pas të njëjtit justifikim: “janë institucione të pavarura, nuk duhen ngacmuar.”Por pavarësia nuk do të thotë mungesë llogaridhënieje. Nëse ligji ua ka dhënë këtë pavarësi, Kuvendi ka detyrimin ligjor dhe moral të verifikojë si po ushtrohet ajo pavarësi”, shkruan ai. 
    Postimi: Letër e hapurKuvendi që (s’)pyet çfarë dhe si duhet?(Pse dështuan raportimet vjetore të institucioneve të “pavarura” të drejtësisë në Kuvendin e Shqipërisë)Të nderuar zonja dhe zotërinj deputetë,Prej muajsh jam në një regjim të kufizuar. Kjo më ka dhënë më shumë kohë të lirë se zakonisht dhe televizori është bërë dritarja ime e vetme me botën e lirë. Për të dytin vit rresht, kam ndjekur me vëmendje transmetimet live të raportimeve vjetore në Kuvendin e Shqipërisë të institucioneve të pavarura të drejtësisë.Kur kam qenë vetë në atë sallë, nuk i kam kushtuar ndonjë interes të veçantë këtyre raportimeve. Më shumë më kanë tërhequr ato të ERRE, AKEP, ERRU, Bankës së Shqipërisë apo Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare. Por sot, me distancë dhe përvojë konkrete me sistemin e drejtësisë, më është bërë e qartë se Kuvendi i Shqipërisë ka dështuar për dy vite rresht me raportimet e institucioneve të pavarura si KLGJ, KLP, ILD, etj.Drejtuesit e këtyre institucioneve iu shmangën përgjigjeve për pyetjet konkrete, sepse janë të pavarur. Dhe, në një farë mënyre, kanë të drejtë. Aq më tepër kur vetë ata që u kanë dhënë me votë pavarësinë, nuk mund të jenë ata që ua cenojnë.Ka edhe deputetë që fshihen pas të njëjtit justifikim: “janë institucione të pavarura, nuk duhen ngacmuar.”Por pavarësia nuk do të thotë mungesë llogaridhënieje. Nëse ligji ua ka dhënë këtë pavarësi, Kuvendi ka detyrimin ligjor dhe moral të verifikojë si po ushtrohet ajo pavarësi.Nuk jam jurist, por përvoja në jetën publike dhe përballja e viteve të fundit me drejtësinë më kanë ndihmuar të përpiloj një listë pyetjesh joshteruese, por thelbësore, që Kuvendi dështoi t’i bëjë.I. Pyetje të përgjithshme dhe institucionale1. Si është e mundur që nuk u trajtua fare çështja e përgjimit të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese? A u hetua kush e urdhëroi, si u krye dhe a u respektuan garancitë ligjore? Pavarësia e gjyqtarëve kushtetues nuk mbron vetëm disa individë, por mbron baraspeshën e gjithë sistemit.2. Si është e mundur që Apeli i GJKKO-së nuk zbaton vendimet e Gjykatës Kushtetuese? Kur Kushtetuta thotë se vendimet e saj janë “të detyrueshme për zbatim të menjëhershëm”, kush mban përgjegjësi për moszbatimin e tyre?3. Si është e mundur që prej gjashtë vitesh KLGJ nuk ka emëruar asnjë kryetar gjykate, por të gjitha janë me drejtues të komanduar? Komandimi i përhershëm është kontradiktë. Pa drejtues të qëndrueshëm, s’ka as vizion, as llogaridhënie.4. Si është e mundur që kolegje të ndryshme penale të Gjykatës së Lartë japin vendime të kundërta për të njëjtën çështje juridike dhe Gjykata nuk nxiton të nxjerrë vendim njësues? Kur praktika përçahet, drejtësia bëhet lotari.5. Si është e mundur që pas gjashtë vitesh funksionimi, Prokuroria e Posaçme ende nuk ka kuptuar qartë kush është “funksionar i lartë” sipas Kushtetutës dhe Kodit të Procedurës Penale? Sa vendime të Gjykatës së Posaçme janë rrëzuar pikërisht sepse akuzat janë ngritur ndaj personash që nuk hynin në kategorinë e funksionarëve të lartë? Pavarësisht kompetencës materiale, kompetenca personale nuk mund të shpiket për raportim statistikor.6. Si është e mundur që pragu financiar për të kualifikuar një vepër penale si “me pasoja të rënda” ende mbështetet në një vendim njësues të Gjykatës së Lartë të vitit 2003? Në një vend ku çmimet, kostot dhe pagat janë rritur disa herë, drejtësia vazhdon të gjykojë me “vlerën e parasë” së para 22 viteve. Sa është rritur ndërkohë paga vjetore e vetë prokurorëve që zbatojnë ende atë prag? Nëse ligji nuk ecën me kohën, drejtësia ngelet në muze.7. Sipas nenit 222 të Kodit të Procedurës Penale, përgjimet lejohen me vendim gjykate për një periudhë 15-ditore dhe mund të zgjaten vetëm me një vendim tjetër, po aq të arsyetuar. Por kur pas disa 15-ditësh radhazi përgjimet nuk evidentojnë asgjë të dyshimtë, pse gjykata miraton këmbënguljen e verbër të prokurorisë për t’i vazhduar? Ligji kërkon “arsyetim të posaçëm”, jo “miratim rutinë”. Përndryshe, kontrolli gjyqësor humbet kuptimin dhe përjashtimi kthehet në normë.8. Pse është shndërruar përjashtimi i nenit 223/3 të K.Pr.P. (shtyrja e depozitimit të proceseve të përgjimit) në rregull të përgjithshëm? Në çdo kërkesë të parë kërkohet që procesverbalet të mos depozitohen për pesë ditë, por “deri në fund të hetimeve”. Përjashtimi nuk është më përjashtim, por është kthyer në praktikë të qëndrueshme, duke hequr çdo kontroll real të gjykatës.9. Si është e mundur që afati 15-ditor i përcaktuar në nenin 110 të Kodit të Procedurës Penale për t’u shprehur me vendim mbi kërkesat e mbrojtjes shkelet haptazi nga prokuroritë, pa asnjë pasojë? Kur vetë organi që kërkon zbatimin rigoroz të ligjit e shkel atë me heshtje procedurale, çdo garanci bëhet formale. Ligji nuk është “orientues”. Është detyrim.10. Si është e mundur që tarifa për një faqe fotokopje në Prokurorinë e Posaçme të jetë 6.6 lekë për qytetarin, ndërsa vetëm 2.2 lekë për gjykatën? Në një sistem drejtësie që predikon barazi para ligjit, si justifikohet që vetë shteti paguan tri herë më pak se pala që mbron veten? Tarifa me përkufizim duhet të mbulojë kostot. Pak rëndësi ka kush e kërkon shërbimin.II. Pyetje teknike dhe procedurale11. Si është e mundur që prokuroritë anashkalojnë jurisprudencën e detyrueshme për provat digjitale? Po përmend disa prej tyre: Vendimi njësues i Gjykatës së Lartë nr. 147, datë 23.12.2021, “Lapsi.al”; Vendimi i Gjykatës Kushtetuese nr. 21, datë 24.04.2025, “E.Q.”; Vendimi i Gjykatës Kushtetuese, korrik 2025, “O.Y.”. Këto nuk janë opinione, por standarde të detyrueshme.12. Si është e mundur që prokuroritë i kërkojnë të dhëna personale kompanive celulare pa vendim gjykate, në kundërshtim me nenet 208/a dhe 209 të Kodit të Procedurës Penale? Privatësia nuk mund të shkelet me “letër kërkese”.13. Si është e mundur që kërkohen të dhëna për korrespondencën postare pa vendim gjykate, në kundërshtim me nenin 209 të K.Pr.P.? Posta nuk është kuti e hapur për çdo prokuror të zellshëm.14. Si është e mundur që prokuroritë kërkojnë të dhëna për korrespondencën elektronike nga AKSHI pa vendim gjykate (nenet 208/a dhe 209 K.Pr.P.)? Shteti nuk mund t’i kërkojë një institucioni shtetëror të shkelë të njëjtin ligj që duhet të zbatojë.15. Si është e mundur që kërkesat për sekuestrim sendesh formulohen në mënyrë të përgjithshme: “pajisje elektronike si kompjuterë, laptopë, hard disqe, USB, servera, aparate telefoni, pavarësisht kujt i përkasin”, dhe gjykatat i miratojnë pa asnjë kufizim? Këto janë “cartabianca” që bien ndesh me nenin 207 të K.Pr.P., i cili kërkon përcaktim konkret të sendeve që mund të sekuestrohen.16. Kur do të ndalojnë prokuroritë dhe gjykatat së shkeluri haptazi Konventën e Budapestit, të ratifikuar me ligjin nr. 8888/2002? Standardet ekzistojnë, thjesht mungon vullneti për t’i zbatuar.17. Kur do të pajisen laboratorët e kriminalistikës me standardet ISO që kërkojnë udhëzuesit e Këshillit të Evropës dhe të GJEDNJ-së për provat elektronike? Të paktën ISO/IEC 27037 dhe ISO/IEC 27042 janë parakusht për çdo hetim të besueshëm digjital.18. Kur do të ndalojnë laboratorët së përdoruri algoritme hash të papranueshme si SHA-1 apo MD5? Mjafton një kërkim i thjeshtë në “Google” për të mësuar se janë të cenueshme. Integriteti i provës digjitale nuk mund të mbrohet me teknologji të viteve 2000. Minimalisht, standardizohet SHA-256/SHA-3, me zinxhir të plotë ruajtjeje.19. Kur do të akreditohen laboratorët tanë të kriminalistikës? Pa akreditim sipas ISO/IEC 17025, çdo raport ekspertize mbetet i diskutueshëm dhe drejtësia s’ka dot siguri mbi provat që përdor.Kjo listë, sigurisht, nuk është e plotë. Por edhe kaq mjafton për të treguar se Kuvendi nuk mund të mjaftohet me dëgjime formale. Duhet të thërrasë jo vetëm KLGJ, KLP e ILD, por edhe Dhomën e Avokatisë si palë të interesuar. Të kërkojë përgjigje konkrete, afate dhe masa korrigjuese dhe pastaj të kërkojë llogari në raportimin e ardhshëm.E di se pas këtij shënimi do të më thonë:“Shih punën tënde e mos na jep mend.”“Po e thua tani, se ke hallin tënd.”“Ti ke qenë vetë aty kur u miratuan ligjet e reformës, s’ke pse ankohesh tani.”Mund të kenë të drejtë në një pjesë. Por rëndësi nuk ka kush i thotë këto gjëra. Rëndësi ka nëse janë të vërteta dhe kushdo mund të përballet nesër me një sistem që sot e mendon të “largët”.Kuvendi ka dy zgjedhje: të mbulohet me fjalime, ose të zbulojë me pyetje.Unë, nga ky regjim i kufizuar, kam zgjedhur pyetjet.JU???Me respekt,Ilir Beqaj