Tag: munduar

  • Nuhiu: Besoj fort te grupi, jemi gati për Flamurtarin

    Nuhiu: Besoj fort te grupi, jemi gati për Flamurtarin

    Tirana e vendit të fundit do të luajë nesër në Vlorë me Flamurtarin për javën e 12-të Abissnet Superiore (16:30). Para kësaj sfide delikate trjneri i bardhebluve Ardian Nuhiu foli sot për mediat:

    Ndalesa e kampionatit…

    “Padiskutim ka qenë e mirëseardhur, për 2 javë kemi shfrytëzuar, kemi punuar me skuadrën në aspektin fizik, taktik dhe atë psikologjik. Jemi munduar të marrim ngarkesën e duhur fizike në javën e parë, përsa i përket aspektit taktik jemi munduar të përcjellim mënyrën se si dua që të qëndrojë skuadra ime në fushë apo mënyrën si do të luajmë.

    Në aspektin psikologjik pres të shoh një skuadër të ndryshme nga dita e nesërme ku do të presim një kundërshtar jashtëzakonisht të fortë. Kemi analizuar detajet më të vogla të një kundërshtari që lufton shumë, pres nga skuadra ime që t’i përgjigjet në të njëjtën formë.

    Dua përqëndrim maksimal, besoj fuqishëm te grupi dhe ta shfaqim në fushë. Presioni na frymëzon mua dhe futbollistët, pres që të sakrifikojnë, ata që do fillojnë ndeshjen apo dhe ata që do jenë në stol.

    Kam parë shumë dëshirë te grupi për tu përmirësuar apo edhe grintë, besoj që nesër e shfaqim në fushë nesër apo në vijim, nuk do të kemi probleme. Jemi munduar të rikuperojmë, Soler, Tabekou dhe Mensah patën disa shqetësime, kemi edhe një seancë stërvitore për të parë si do të jetë gjendja e tyre, do të gjejnë forcën dhe fuqinë për tju bashkuar skuadrës. Kemi shfrytëzuar këto 2 javë, se si të shkojmë te porta dhe të jemi të qetë e cinik që ti shfrytëzojmë rastet”

    Vazhdo leximin

  • Brdariç: Vllaznia pret me padurim finalen, duam tifozë në krah…

    Brdariç: Vllaznia pret me padurim finalen, duam tifozë në krah…

    Nesër finalja e ‘Final Four’ në ‘Arena Kombëtare’. Për titullin kampion të sezonit 2024/25, edicioni i 86-të; Vllaznia- Egnatia me fillim orën 20:00. Në konferencën për shtyp trajneri i kuqebluve, Tomas Brdariç tha se Vllaznia e tij e mbështetur nga tifozët janë gati për të fituar kampionatin e 10-të pas 24 vitesh pritje.

    Brdariç:

    Finalja…

    “Kemi mbërritur në momentin më vendimtar të sezonit dhe gjatë këtyre ditëve jemi munduar të përgatitemi intesivisht. Skuadra është stërvitur rregullisht dhe shikoj tek gjithsecili besim e plotë se jemi gati për të dhuruar gjithcka në fushën e lojës. Jemi munduar t’i marim vetes maksimumin për tu shprehur sa më mirë në finalen e madhe të sezonit. Vllaznia ka merituar të jetë këtu dhe tashmë është detyrë e të gjithëve për të lumturuar një qytet që pret me padurim të shpërthej në festë”.

    Egnatia?

    “E kemi studiuar Egnatian, një rival që jemi ndeshur katër herë këtë sezon. Janë një skuadër me cilësi, fituesit në fuqi të kampionatit dhe natyrisht kanë vlersimin tonë maksimal. Ne jemi munduar ti studiojmë për të marrë masat e duhura në një përballje ku gabimet kushtojnë. Ne jemi koshient për vështirësitë që rezervon një finale por unë kam besim tek skuadra ime pasi besoj se kemi të gjithë potencialin për të qenë fitues”.

    Mungesat?

    Në finale nuk do të kemi në dispozicion mesfushorin Ardit Deliu dhe portierin Kristi Qarri, të cilët janë të dëmtuar. Në një finale na duhet ndihma e gjithkujt dhe natyrisht gjej rastin të ftoj çdo tifoz që të vij në stadium dhe të mbështesë Vllazninë. Jam i bindur se duke ecur bashkë jemi më të fortë drejtë qëllimit për të rikthyer në Shkodër titullin kampion pas 24 vitesh pritje”.

    Vazhdo leximin

  • Shehi: Jam munduar të bashkoj partitë e vogla, por nuk i la egoja

    Shehi: Jam munduar të bashkoj partitë e vogla, por nuk i la egoja

    Drejtuesi politik i koalicionit opozitar ”Djathtas për Zhvillim”, Dashamir Shehi thotë se ai nuk u trembet partive të mëdha e jo më atyre të vogla. ”Ne garojmë thuajse në të gjitha qytetet e mëdha. Ne nuk jemi të zhurmshmit e fushatës, nuk biem në sy, por kemi mbështetësit tanë. Në çdo qark kemi kandidatë që kanë qenë deputetë me integritet. Ne nuk i trembemi partive të mëdha e jo më të vogla. Natyrisht, nuk kemi struktura të forta dhe as lekë. Këto na mungojnë, por nuk dorëzohemi.
    Në 92’ ishte parlamenti i doktorëve, kurse tani është ai zullumqarëve, por mund të bëhet edhe më keq. Politika merrte nga të gjitha fushat, ndërsa sot nuk i njeh kush, mjafton të shërbejë.

    Jam munduar të bashkojë forcat me partitë e tjera simotra, por egoja nuk i la. Ne kemi princip, me listat e hapura. Kishim disa të përbashkëta, por një pjesë donin lista të mbyllura. Ne u bashkuam dy grupe, të tjerët panë interesat e veta. Ndoshta duke menduar se ne jemi të rinj e na pengojnë këta të vjetrit.
    Gjithë dëshira ishte për t’u bërë të gjithë bashkë, por pati pengesa dhe fituan partitë e mëdhaja. Nëse do ishim bashkë, do ishte një forcë e madhe opozitare. Edhe Basha vuri ca kushte që nuk u puqëm”.

  • Luçiano Boçi: Në Vau Dejës, ku e keqja është munduar të shtyjë me brryl

    Luçiano Boçi: Në Vau Dejës, ku e keqja është munduar të shtyjë me brryl

    Luçiano Boçi, deputet dhe drejtues politik i qarkut Shkodër, shkruan: “Në Vau Dejës, ku e keqja është munduar të shtyjë me brryl. Kjo e keqe e ka një emër, e ka një grup, e ka një fytyrë. Do ta nxjerrim jashtë mureve të Vau Dejësit. Ajo që ne na bashkon, ata i frikëson: shumica e njerëzve të zakonshëm”.