Administrata Trump konfirmon se po heton vdekjet e mundshme për shkak të vaksinave kundër COVID-
Administrata Federale e Barnave e SHBA-së (FDA) po heton vdekjet e mundshme nga vaksinat kundër COVID -19 tek fëmijët dhe të rriturit, konfirmoi për AFP të martën një zëdhënës i sekretarit të shëndetësisë të Presidentit Donald Trump, Robert Kennedy Jr., një skeptik famëkeq i vaksinave.
Hetimi vjen ndërsa gjithnjë e më shumë zëra po ngrihen për të denoncuar politizimin në rritje të shërbimeve shëndetësore që kur Robert Kennedy Jr. mori detyrën, duke ndryshuar rrënjësisht politikën e vaksinimit në SHBA .
FDA po kryen një studim të thelluar mbi vdekjet e mundshme nga vaksinat kundër COVID në grupmosha të ndryshme”, tha për AFP-në Andrew Nixon, një zëdhënës i Departamentit të Shëndetësisë, duke konfirmuar raportet nga Bloomberg dhe Washington Post.
Efektiviteti dhe siguria e vaksinave kundër sëmundjes së shkaktuar nga koronavirusi i ri janë konfirmuar nga studime të ndryshme, si dhe raste të rralla të efekteve anësore serioze, të cilat, megjithatë, nuk e vunë në dyshim përfitimin e vaksinimit të shumicës së qytetarëve të të gjitha grupmoshave, sipas autoriteteve shëndetësore në shumicën e vendeve të botës.
Zëdhënësi nuk donte të sqaronte se kur do të bëheshin publike përfundimet e këtij studimi, metodat e të cilit aktualisht janë të mbuluara me mister.
Hetimi, i cili fillimisht duhej të përqendrohej në vdekjet e mundshme të fëmijëve, ka shkaktuar polemika të reja në javët e fundit, pasi një memo e brendshme u zbulua në fund të nëntorit. Memoja, që i atribuohet një zyrtari të lartë të FDA-së, përmendte të paktën 10 vdekje fëmijësh të lidhura me vaksinat, pa asnjë provë.
Rreth një duzinë ish-zyrtarësh të FDA-së kanë shprehur shqetësim të thellë që atëherë dhe kanë kërkuar kujdes, duke vënë në dukje se “asnjë shpjegim i proceseve dhe analizave që çuan në këtë vlerësim retrospektiv” nuk është bërë publik.
Sekretari i shëndetësisë i administratës Trump, Robert Kennedy Jr., është i njohur për përhapjen e lajmeve të rreme dhe teorive konspirative rreth vaksinave, veçanërisht këtyre.
Gjatë pandemisë, ai kishte pohuar se këto vaksina ishin “më vdekjeprurëset e prodhuara ndonjëherë” dhe madje kishte shkuar aq larg sa t’i thoshte shtypit, gjatë një eventi, se virusi (red. SARS-CoV-2) ishte “i synuar” etnikisht për të prekur të bardhët dhe të zinjtë, por jo “ashkenazët (hebrenjtë) dhe kinezët”.
Tag: mundshme
-

Administrata Trump konfirmon se po heton vdekjet e mundshme për shkak të vaksinave kundër COVID-
-

Shërbim ushtarak vullnetar për të rinjtë në Francë, Macron: Përgatitemi për sfidat e mundshme
Pasi ka hequr shërbimin ushtarak të detyrueshëm më shumë se 25 vite më parë, Franca ka njoftuar një plan të ri për të rikthyer një formë të kufizuar të shërbimit ushtarak, duke iu përgjigjur rritjes së shqetësimeve për një përballje të mundshme me Rusinë.
Plani parashikon që të rinjtë dhe të rejat, duke filluar nga mosha 18 dhe 19 vjeç, të ofrohen vullnetarisht për një periudhë trajnimi ushtarak 10-mujor, i cili do të jetë i paguar.
Presidenti Emmanuel Macron, gjatë njoftimit të këtij plani në një bazë ushtarake pranë Grenoble, tha se ky ishte një hap i nevojshëm për të përgatitur Francën për sfidat e mundshme të sigurisë.
“E vetmja mënyrë për të shmangur rrezikun është të përgatitemi për të,” theksoi Macron.
Ai shtoi se Franca duhet të mobilizohet dhe të rrisë gatishmërinë e kombit për t’u mbrojtur dhe për të ruajtur respektin dhe sovranitetin e saj.
Shërbimi i ri do të fillojë gradualisht në verën e vitit të ardhshëm dhe do të përfshijë së pari rreth 3,000 të rinj, me një pagë prej të paktën 800 euro në muaj. Numri i pjesëmarrësve pritet të arrijë deri në 50,000 deri në vitin 2035. Ky program do të përfshijë një strukturë me tri nivele profesionistë, rezervistë dhe vullnetarë.
Ky hap i ri e vendos Francën në linjë me disa vende të tjera europiane që po forcojnë forcat e tyre të armatosura për shkak të kërcënimeve të mundshme nga Rusia. Vendosja e shërbimit ushtarak vullnetar është gjithashtu një hap i ngjashëm me atë të Belgjikës, Holandës dhe Gjermanisë, ndërsa shtetet baltike si Lituania dhe Letonia kanë skema të detyrueshme për shërbimin ushtarak.
Kreu i forcave të armatosura franceze, i cili mbështet këtë iniciativë, ka theksuar se do të krijohet një rezervë e trajnuar e personelit, që mund të mbështesë ushtarët profesionistë dhe t’i zëvendësojë ata në detyra jo-frontale. Gjithashtu, shumë nga vullnetarët pritet të vazhdojnë karrierën e tyre ushtarake në të ardhmen.Top Channel
-

Finalja e mundshme në Play Off, Sylvinho: Ukraina apo Suedia? Nuk zgjedh
Finalja e mundshme në Play Off, Sylvinho: Ukraina apo Suedia? Nuk zgjedhShqipëria mësoi këtë të enjte rivalin që do ketë në gjysmëfinale të Play Off, me kuqezinjtë që në mars do përballen me Poloninë. Nëse ekipi i Sylvinhos ia del në Varshavë, në finale do gjejë njërën mes Ukrainës dhe Suedisë. Pas shortit, trajneri i kombëtares, Sylvinho është pyetu…
-

Gjenerali i NATO-s apel: Gjermania duhet të rrisë parandalimin e sulmeve të mundshme
Bota E Martë, 18 Nëntor 2025 13:43
Gjenerali i NATO-s, Ingo Gerhartz, u ka bërë thirrje autoriteteve gjermane të përshpejtojnë reformat dhe të rrisin gatishmërinë mbrojtëse të vendit, për të parandaluar sulme të mundshme në të ardhmen. Deklarata u bë në hapje të Konferencës së Sigurisë në Berlin, një aktivitet dyditor i fokusuar në forcimin e mbrojtjes së Evropës dhe përballimin e kërcënimeve të reja.
“Sfida jonë kryesore është parandalimi – sot dhe kundër të gjitha formave të shtypjes,” u shpreh Gerhartz. Sipas tij, kërcënimet hibride dhe sulmet e mundshme të aktorëve armiqësorë kërkojnë masa shumë më të shpejta dhe të vendosura nga Berlini.Gjenerali theksoi nevojën për ndryshime të thella në mënyrën se si Gjermania menaxhon blerjet dhe zhvillimin e armatimeve: “Për të shmangur dhe parandaluar me sukses kërcënimet, reforma themelore e prokurimit, zbatimi i shpejtë i ligjit të ri për shërbimin ushtarak dhe rritja e gatishmërisë së mbrojtjes në të gjithë shoqërinë janë të domosdoshme,” deklaroi ai.
Gerhartz shprehu shqetësim për vonesat institucionale që, sipas tij, dobësojnë aftësinë e vendit për t’u përgjigjur ndaj situatave të emergjencës.
“Rusia e kupton shumë mirë se proceset e prokurimit në Gjermani mund të zgjasin me vite dhe se industria ka vështirësi me rritjen e prodhimit të armatimeve,” – theksoi gjenerali, duke shtuar se vendi ende “nuk ka arritur pjekurinë strategjike që kërkon koha jonë.”
Më shumë se 140 folës, përfshirë politikanë, drejtues ushtarakë dhe ekspertë të mbrojtjes, po marrin pjesë në konferencën e mbajtur në kryeqytetin gjerman. Diskutimet do të përqendrohen në rritjen e prodhimit të armëve, teknologjitë e reja të mbrojtjes dhe përgjigjet ndaj kërcënimeve ushtarake dhe hibride me të cilat përballen NATO dhe Bashkimi Evropian.
Në aktivitet po marrin pjesë edhe ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius, si dhe homologu i tij suedez, Pal Jonson. -

O çfarë goli nga FISNIK ASLLANI! Kosova e nis në mënyrën më të mirë të mundshme ndaj Sllovenisë (video)
15 Nëntor 2025
21:00
Telesport
Kosova e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme sfidën kualifikuese që po luan në transfertë ndaj Sllovenisë. Dardanët gjetën golin që në minutën e 6-të me Fisnik Asllanin.
Pasi mori një top nga Mërgim Vojovda, Asllani tregoi gjithë klasin e tij dhe shënoi një gol tejet të bukur, duke dërguar topin në portën e mbrotjur nga Jan Oblak. Kosovës i mjafton barazimi sot për të siguruar zyrtarisht biletën për vendin e dytë që të dërgon në play-off.
Franco Foda ka vendosur të hedhë në fushë këtë formacion titullar: Amir Shaipi; Vojvoda, Rrahmani, Hajdari, Dellova, Gallapeni; Avdullahu, Rexhbeçaj, Muslija; Muriqi, Asllani.
SHIKOGOLIN -

Trump përgatit Pentagonin për luftë, SHBA gati të ndërhyjë me trupa ushtarake në shtetin afrikan
Presidenti i SHBA, Donald Trump, njoftoi të shtunën se ka kërkuar nga Departamenti i Mbrojtjes të përgatitet për një veprim të mundshëm ushtarak në Nigeri, ndërsa vazhdon ta akuzojë qeverinë nigeriane se nuk po bën mjaft për të ndalur dhunën ndaj komuniteteve të krishtera — akuza që Abuja e ka mohuar përsëri.
Në një postim të gjatë në rrjetet sociale, Trump e dënoi atë që e quajti “masakër kolektive” ndaj të krishterëve dhe tha se Shtetet e Bashkuara do të ndalojnë menjëherë gjithë ndihmën dhe mbështetjen për Nigerinë, duke paralajmëruar qeverinë e vendit të “veprojë shpejt”.
“Unë urdhëroj Departamentin tonë të Luftës të përgatitet për veprime të mundshme,” shkroi Trump, duke shtuar se SHBA “mund të shkojë në atë vend tashmë të diskredituar, ‘me armë të ndezura’, për të shkatërruar plotësisht terroristët islamikë që kryejnë këto mizori.”
Reagimi i Pentagonit në nivel formal u pasua me mbështetje publike nga disa zyrtarë amerikanë në rrjete sociale. Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, shpërndau një pamje të deklaratës së presidentit dhe shkroi se “Departamenti i Luftës po përgatit veprime”, duke shtuar se qeveria nigeriane duhet të mbrojë të krishterët, përndryshe SHBA do të ndërhyjë kundër “terroristëve islamikë”.
Analistët dhe zyrtarët nigerianë theksuan se dhuna në Nigeri ka burime të ndryshme: përveç sulmeve të motivuara fetarisht nga grupe radikale në disa zona, shumë incidente lindin nga konflikte vendase mbi tokën dhe burimet mes bagëtive dhe fermerëve, si dhe nga tensionet etnike dhe komunitare. Vendit me mbi 230 milionë banorë i janë drejtuar sulme që kanë prekur si komunitetin mysliman ashtu edhe atë të krishterë; megjithatë, raportimet lokale tregojnë se shumica e viktimave në disa zona janë myslimanë.
Vendimi i Trump vjen pas vendimit të administratës së tij për të cilësuar Nigerinë si një “Shtet me Përkujdesje të Veçantë” (Country of Particular Concern) sipas Ligjit Ndërkombëtar për Lirinë Fetare, një etiketë që sugjeron se autoritetet kanë gjetur shkelje sistematike dhe të vazhdueshme të lirisë fetare — një vendim që Abuja e ka kundërshtuar.
Presidenti nigerian, Bola Tinubu, reagoi përmes një postimi duke thënë se përshkrimi i Nigerisë si intolerante fetarisht “nuk pasqyron realitetin tonë kombëtar” dhe se qeveria po punon me SHBA-në dhe komunitetin ndërkombëtar për të forcuar mbrojtjen e të gjitha komuniteteve fetare. Zëdhënësi i tij dhe këshilltarë publikë e kanë cilësuar gjithashtu përshkrimin e dhunës si të tepruar dhe të njëanshëm.
Një zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë dhe zyra e Tinubu-t nuk kanë dhënë menjëherë komente shtesë mbi paralajmërimet e mundshme ushtarake ose përmasa konkrete të veprimeve të propozuara.
Deklaratat e fundit të presidentit amerikan kanë ringjallur shqetësime për mundësinë e përshkallëzimit të ndërhyrjeve jashtë vendit dhe për pasojat e mundshme diplomatike dhe humanitare në rajon, ndërsa hetimet dhe kërcënimet vazhdojnë të ndjekin zhvillimet në terren.Top Channel
-

Nga çështja “Vlahoviç” te merkato, Juventusi kërkon një “regjisor”
Drejtuesit e Juventusit nuk kanë ndërmend të nxitohen në merkato, por ardhja e Luçiano Spaletit ka hapur diskutimet për përforcime të mundshme në janar.
Trajneri i ri kërkon kohë për të njohur mirë skuadrën, por tashmë kanë nisur reflektimet mbi nevojat reale të ekipit dhe sistemin e lojës që do të përdoret. Çështja më e ndjeshme është ajo e Dushan Vlahoviç, kontrata e të cilit përfundon në qershor. Sulmuesi serb ka qenë protagonist në këtë fillim sezoni, por e ardhmja e tij mbetet e paqartë. Pagat e larta dhe mungesa e rinovimit e bëjnë të mundshme një shitje të mundshme gjatë merkatos dimërore, në mënyrë që klubi të shmangë largimin me parametra zero.
Megjithatë, Spaleti e vlerëson lojtarin dhe nuk dëshiron të humbasë një qendërsulmues të tillë në mes të sezonit. Vendimi përfundimtar pritet të merret në varësi të formës së skuadrës dhe renditjes në kampionat pas ndeshjeve të dhjetorit. Nga ana tjetër, stafi teknik po analizon mundësinë për të shtuar një regjisori të pastër në mesfushë, i aftë të japë ritëm dhe qartësi në ndërtimin e lojës. Emri i përforcimit do të varet nga moduli që Spaleti do të konfirmojë 4-3-3, 4-2-3-1 apo ndonjë variant me tre mbrojtës.
Nëse trajneri zgjedh të luajë me krahë ofensivë, prioriteti i merkatos do të bëhet një sulmues anësor, i aftë të japë thellësi dhe shpejtësi. Drejtuesit janë të vetëdijshëm se për të përballuar fazën e dytë të sezonit do të nevojitet më shumë cilësi dhe rotacion. Për momentin, merkato mbetet në fazë analize, por sinjalet janë të qarta: Juventus po mendon për ndërhyrje të mençura dhe të balancuara, në përputhje me idetë e trajnerit të ri. -

Kush fshihet pas atentatit ndaj Ranuccit? Kepi: Krimi i organizuar dhe mafia shqiptare është një nga pistat më të mundshme…
E ftuar në edicionin e mesditës në Syri TV ka qenë nga Roma gazetarja Alba Kepi.
Në bisedë me moderatorin Edvin Parruca, ajo ka folur për situatën e kriminalitetit shqiptar në Itali dhe lidhjen e tij me politikën. Ajo ka dhënë edhe detaje në lidhje me atentatin që iu bë pak ditë më parë me lëndë plasëse gazetarit italian Ranucci. Ajo ka komentuar edhe alarmin e autoriteteve italiane për mafien shqiptare, e cila po forcohet gjithnjë e më shumë.
Alba Kepi: Mendoj se ky alarm që ka gjetur hapësirë në të gjitha mediat italiane, agjencitë e informacionit, është sinjalizuar padyshim edhe falë burimeve nga prokuroria e antimafies, jo vetëm në Romë, por në të gjitha rajonet ku mafia shqiptare është e pranishme.
Të gjitha këto tregojnë se mafia shqiptare ka arritur një nivel të lartë shqetësues që e detyron, apo e sjell këtë alarm, jo vetëm nga autoritetet e drejtësisë, por edhe nga mediat.
Pra, ajo çka ka ndodhur me atentatin e datës 16 tetor ndaj Sigfrido Ranuccit tregoi pikërisht nivelin më të lartë të këtij alarmi.Qysh herët, qysh kur bëmë raportimin e parë dhe në kontaktet që unë kam pasur në rrugë konfidenciale me të gjithë gazetarët e investigimit, të cilët e njohin mjaft mirë zonën, fushën, territorin ku u krye ngjarja, pista e mafies shqiptare, e krimit të organizuar shqiptar, ishte një nga pistat më të mundshme.
Edvin Parruca: Sepse ajo është në atë territor, sepse edhe kjo është e çuditshme që të thuash që mafia shqiptare kontrollon një territor atje.
Alba Kepi: Kontrollon një nga territoret më të vështira në bregdetin roman. Kontrollon jo vetëm tregjet e shitjes së drogës, por kontrollon edhe atë që ti e prezantove mjaft mirë në hyrje: kontrollon ekonominë. Atë ekonominë e errët. Sanksionon, vë gjoba ndaj sipërmarrësve të ndershëm dhe kërkon që në një zonë të caktuar, në një territor të caktuar, të hapen aktivitete të caktuara që menaxhohen nga këta përfaqësues të klaneve mafioze, të klaneve të caktuara, qoftë romane, shqiptare etj.
Pra, është një lloj mënyre e vepruari që përtej narkotrafikut, përdor ekonominë për të ricikluar diçka që ka ardhur nga ky narkotrafik. Pra, edhe alarmi i autoriteteve italiane është te kjo: narkotrafiku, konteinerët me tonelata kokaine drejt Evropës. Por këto para që fitohen nga ky biznes droge, ku shkojnë? Padyshim shkojnë për të ndotur dhe për të bërë pis ekonominë e ligjshme, ekonominë evropiane, ekonominë italiane, ekonominë shqiptare.
Dhe prandaj mendoj që ky alarm, me këtë që ndodhi Ranuccit, ka arritur në majën më të lartë, për t’i informuar botës se çfarë po ndodh me rrezikshmërinë e krimit të organizuar shqiptar, mafies shqiptare.
Pista e mafies shqiptare është një nga pistat e 5 provave më të mundshme që antimafia e Romës ka marrë në ngarkim. Është regjistruar në raportin e saj, pas marrjes në pyetje të gazetarit Ranucci menjëherë pasi ndodhi ngjarja. Nëse e kujtojmë, gjatë gjithë ditës pas atentatit, gazetari i sulmuar ka qëndruar gjatë gjithë ditës në qendrën informative të antimafies së Romës. Aty ka kaluar në analizë gjithë puna e tij gjatë sezonit të shkuar që u mbyll në verë të 2025-ës, dhe aty pista shqiptare, narkotrafiku shqiptar, ishte një nga më të mundshmet që u mor në konsideratë prej 5 provave më të mundshme.
Dhe sot “Repubblica” ka sjellë një emër jo pak të njohur për ne. Me redaksinë e Syri TV ne kemi përcjellë ekskluzivisht intervistën e gazetarit Nello Trocchia dhe librin e tij mbi mafien shqiptare, dhe ai në këtë intervistë, në librin e tij, ka përmendur emrin e Artur Shehut. Pra, është një figurë i cili, sipas tij – na e thotë vetë në intervistë – është njeri i cili jeton në Majami, i cili nga bota e narkotrafikut është bërë biznesmen, dhe sipas gazetarit, ai ka një perandori të tërë turistike në Shqipëri. Dhe mbi të gjitha këto fakte i referohet sot edhe “Repubblica”.
Pasi dy dosjet e nxehta dhe të forta të sezonit të kaluar kanë qenë mbi narkotrafikun shqiptar, emri i Artur Shehut dhe lidhjet e tij. Ndërmjetës i Engjëll Agaçit, sekretari i Përgjithshëm i qeverisë Rama. Fakti i përmendjes edhe të vëllait të kryeministrit dhe i emrave të tjerë të lidhur me këtë qeveri që merren me narkotrafik. Por edhe gjenerali Lisi, i cili merr një pronë dhuratë nga Shehu. Të gjitha këto sjellin padyshim një pistë të mundshme që antimafia po heton. Pa harruar atë që ndodhi dje me arrestimin në Dubai. Dje u arrestua në Dubai Artur Sinamati, që është një tjetër kokë e mafies shqiptare në Romë, i cili konsiderohet si porositësi i një prej atentateve më të tmerrshme në Itali. Pas arrestimit të tij, mendoj se antimafia italiane po lëviz me shpejtësi, me prova dhe në mënyrë operative për t’u dhënë një goditje krerëve të mafies shqiptare…
-

Zgjedhjet lokale në Kosovë/ Policia nis hetimet për keqpërdorime të mundshme të votave në Mitrovicën e Jugut
Policia e Kosovës ka nisur që të mbledhë informacione lidhur me keqpërdorimet e mundshme të votave në komunën e Mitrovicës së Jugut, thanë nga Prokuroria Themelore e Mitrovicës.
“Policia është duke grumbulluar informacione lidhur me pretendimet për keqpërdorim të votave në këtë lokacion”, tha për Radion Evropa e Lirë zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Mitrovicës, Valon Preteni.
Njoftimi vjen dy ditë pasi Kosova organizoi rundin e parë të zgjedhjeve lokale. Sipas rezultateve preliminare, kjo komunë do të shkojë në balotazh.
Diferenca në vota mes dy kandidatëve të parë për kryetarë komune, Arian Tahiri i Partisë Demokratike të Kosovës dhe Faton Pecit nga Lëvizja Vetëvendosje, është shumë e vogël.
Për këtë komunë ka pasur dallime mes sondazheve fillestare, të publikuara menjëherë pas mbylljes së vendvotimeve, dhe rezultatit preliminar të publikuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Prandaj, më pas në opinion janë shfaqur pretendime për keqpërdorime të mundshme të votave.
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, i cili njëherësh është kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, një ditë pas zgjedhjeve ftoi organet e drejtësisë që të nisin hetime lidhur me exit poll-et e publikuara për zgjedhjet. Mirëpo, Kurti u kritikua nga pjesëtarë të shoqërisë civile për këtë deklaratë.
Këshilltarja ligjore në Qendrën Evropiane për Liri të Shtypit dhe Medias, Flutura Kusari, shkroi në Facebook se është “i pasaktë” deklarimi i Kurtit se publikimi i sondazheve ishte ndërhyrje në procesin zgjedhor, duke argumentuar se ato u publikuan pas përfundimit të votimeve.
Kusari u bëri thirrje organeve të ndjekjes që “të qëndrojnë sa më larg idesë të hetimit të raportimeve dhe kompanive që bëjnë exit poll-e”.
Ajo tha se këto kompani të sondazheve duhet të paguajnë “me kredibilitet, ashtu siç duhet të paguajnë me kredibilitet moderatorët e emisioneve që na kanë ofruar informacione të pasakta, sidomos nëse i angazhojnë përsëri të njëjtat kompani”. Ndryshe, KQZ-ja ka thënë se beson që gjatë kësaj jave do të përmbyllë procesin e numërimit të të gjitha votave për zgjedhjet lokale.
Sipas rezultateve aktuale, 21 komuna kanë zgjedhur kryetarët e tyre që në rundin e parë, ndërkaq 17 të tjera shkojnë në balotazhin e 9 nëntorit./REL
