Tag: mundjes

  • Turneu ‘Skënderbeu’ hap dyert e sportit dhe kulturës shqiptare në Hungari

    Turneu ‘Skënderbeu’ hap dyert e sportit dhe kulturës shqiptare në Hungari

    Me ftesë të z. Avni Hafuzi, Konsull Nderi i Republikës së Shqipërisë në Hungari, diplomatja e Kosovës në këtë vend, znj. Aferdita Krasniqi Mustafa, mori pjesë këtë të shtunë në Turneun e Hapur “Skënderbeu” dhe Garën e Mundjes së Krahut, të zhvilluara në Parkun e Fitnesit buzë lumit Danub.Gjatë aktivitetit u inaugurua solemnish Tavolina e Jashtme e Mundjes së Krahut “Skënderbeu”, një iniciativë e veçantë e z. Hafuzi, e cila synon të promovojë sportin dhe aktivitetet kulturore shqiptare në Hungari.I pranishëm edhe z. György Grauszmann, Kryetarit të Bashkisë së Verőce-s, i cili vlerësoi rëndësinë e këtij aktiviteti si një shembull të bashkëpunimit kulturor dhe sportiv mes komuniteteve shqiptare dhe hungareze. Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.Me ftesë të z. Avni Hafuzi, Konsull Nderi i Republikës së Shqipërisë në Hungari, diplomatja e Kosovës në këtë vend, znj. Aferdita Krasniqi Mustafa, mori pjesë këtë të shtunë në Turneun e Hapur “Skënderbeu” dhe Garën e Mundjes së Krahut, të zhvilluara në Parkun e Fitnesit buzë lumit Danub.Gjatë aktivitetit u inaugurua solemnish Tavolina e Jashtme e Mundjes së Krahut “Skënderbeu”, një iniciativë e veçantë e z. Hafuzi, e cila synon të promovojë sportin dhe aktivitetet kulturore shqiptare në Hungari.I pranishëm edhe z. György Grauszmann, Kryetarit të Bashkisë së Verőce-s, i cili vlerësoi rëndësinë e këtij aktiviteti si një shembull të bashkëpunimit kulturor dhe sportiv mes komuniteteve shqiptare dhe hungareze.

  • Botërori i mundjes/ Prenga e Drazhi humbasin që në start dhe eliminohen nga turneu

    Botërori i mundjes/ Prenga e Drazhi humbasin që në start dhe eliminohen nga turneu

    20 Shtator 2025

    18:58

    Telesport

    Botërori i mundjes po shkon drejt fundit dhe përvec medaljes së argjendtë të fituar nga Chermen Valiev, për Shqipërinë nuk do të vijë asnjë medalje e dytë.
    Mundësit e fundit që garuan për ngjyrat kuqezi në këtë turne, Albina Drazhi dhe Gjete Prenga, u mundën që në sfidat e tyre të para, duke u eliminuar nga gara.
    Gjete Prenga garoi në peshën 67kg të stilit greko-romak dhe në përballjen e parë, atë ndaj neo-zelandezit Tsuchika Shimoyamadaa, u mund 0-9.
    Ndërsa Albina Drazhi garoi në peshën 68kg, ku përballë saj ishte Sophia Schaefle e Gjermanisë. Kjo e fundit fitoi 5-3, duke eliminuar mundësen kuqezi.

  • Medalje e argjendtë për Shqipërinë në Botërorin e Mundjes, Valiev bie vetëm në finale

    Medalje e argjendtë për Shqipërinë në Botërorin e Mundjes, Valiev bie vetëm në finale

    Çermen Valiev del me medalje të argjendtë nga Botërori i Mundjes që zhvillohet në Kroaci. Mundësi që përfaqëson Shqipërinë ra vetëm në finale, me japonezin Takashai që fitoi 8-2, në peshën 74kg.
    Gjithsesi, medalja e argjendtë për vendin tonë mbetet një arritje mjaft e rëndësishme, për më tepër që bëhet fjalë për një nivel shumë të lartë.

    Sa i takon rrugëtimit, Valiev bëri gjithçka mirë fillimisht ndaj mundësit nga Mongolia, Erdenabat, duke marrë një sukses 12-2.
    Më pas, ai eleminoi mundësin që përfaqëson Belgjikën, Ibragim Veliev.
    Në çerekfinale gjërat filluan të komplikoheshin, por Valiev ia doli edhe ndaj amerikanit Devid Aron, duke e mposhtur këtë të fundit 7-5.
    Rusi Sidakov ishte pengesa e gjysmëfinalës, por 27-vjeçari e mundi me shifrat 6-4.
    Kujtojmë Valiev mbahet mend edhe për faktin se i siguronte Shqipërisë medalje Olimpike, për herë të parë në historinë e vendit tonë.
    © BalkanWeb

  • Medalje e argjendtë për Shqipërinë në Botërorin e Mundjes, Valiev triumfon në Kroaci

    Medalje e argjendtë për Shqipërinë në Botërorin e Mundjes, Valiev triumfon në Kroaci

    Çermen Valiev del me medalje të argjendtë nga Botërori i Mundjes që zhvillohet në Kroaci. Mundësi që përfaqëson Shqipërinë ra vetëm në finale, me japonezin Takashai që fitoi 8-2.
    Gjithsesi, medalja e argjendtë për vendin tonë mbetet një arritje mjaft e rëndësishme, për më tepër që bëhet fjalë për një nivel shumë të lartë.
    Sa i takon rrugëtimit, Valiev bëri gjithçka mirë fillimisht ndaj mundësit nga Mongolia, Erdenabat, duke marrë një sukses 12-2.
    Më pas, ai eleminoi mundësin që përfaqëson Belgjikën, Ibragim Veliev.
     
     
    Në çerekfinale gjërat filluan të komplikoheshin, por Valiev ia doli edhe ndaj amerikanit Devid Aron, duke e mposhtur këtë të fundit 7-5.
    Rusi Sidakov ishte pengesa e gjysmëfinalës, por 27-vjeçari e mundi me shifrat 6-4.
    Kujtojmë Valiev mbahet mend edhe për faktin se i siguronte Shqipërisë medalje Olimpike, për herë të parë në historinë e vendit tonë.

  • Valiev fantastik në Botërorin e Mundjes, shkon në 8 më të mirët

    Valiev fantastik në Botërorin e Mundjes, shkon në 8 më të mirët

    E diela ka sjellë rezultate të mira për vendin tonë në Botërorin e Mundjes që po mbahet në Kroaci. Çermen Valiev eleminoi mundësin belg, Ibragim Veliev, duke shkuar kështu në 8 më të mirët, në peshën 74 kilogram të stilit të lirë. Valiev bëri një paraqitje të mirë, duke fituar 12-2.
    Më herët 27-vjeçari kaloi mundësin nga Mongolia Erdenebat,  duke e mundur me rezultatin 21-2.

    Në çerekfinale, Valiev do të kërkojë suksesin ndaj amerikanit Devid Aron. Vlen të theksojmë se të shtunën u eleminuan Abakarov dhe Dudaev.

    © BalkanWeb

    Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.Grupi Balkanweb

  • Chermen Valiev shkëlqen në Botërorin e Mundjes në Zagreb, shkon në 16 më të mirët

    Chermen Valiev shkëlqen në Botërorin e Mundjes në Zagreb, shkon në 16 më të mirët

    E diela ka sjellë rezultate të mira për vendin tonë në Botërorin e Mundjes që po mbahet në Kroaci. Chermen Valiev eleminoi mundësin nga Mongolia, Tugsjargal Erdenebat, duke u kualifikuar kështu për në 16 më të mirët në kategorinë e peshës deri në 74 kg.
    Një sukses shumë i rëndësishëm, i cili vjen falë rezultatit 21-2.
    Valiev synon që të bëjë mirë edhe ndaj kundërshtarit të radhës. Nëse ai mposht mundësin nga Belgjika, Ibragim Ruslanovitch Veliev, atëherë Valiev do të shihte veten mes 8 më të mirëve.

  • Ditë “jo” në Botërorin e Mundjes, dështon edhe Abakarov, mposhtet në sfidën e dytë

    Ditë “jo” në Botërorin e Mundjes, dështon edhe Abakarov, mposhtet në sfidën e dytë

    Botërori nuk ka nisur mirë për sportistët kuqezi në mundje, teksa pas Dudaev, tani është eleminuar edhe mundësi Zelimhan Abakarov, në peshën 61 kg të stilit të lirë.
    Fillimisht Abakarov dha përshtypjen se do arrinte diçka të madhe, por nuk ndodhi, pasi në sfidën e dytë, ai u mund 7-4 nga moldavi Leomid Kolesnik. Humbja e këtij të fundit në raundet e tjera bën që Abakarov të mos mund të ripeshkohet.

    Tani vëmendja është tek Valiev, pritshmëritë ndaj të cilit janë të mëdha.  Kujtojmë që Botërori i Mundjes po mbahet në Kroaci.
     
    © BalkanWeb

  • Botërori i Mundjes/ Abakarov humbet në përballjen e dytë dhe eliminohet nga gara për medalje

    Botërori i Mundjes/ Abakarov humbet në përballjen e dytë dhe eliminohet nga gara për medalje

    13 Shtator 2025

    18:00

    Telesport

    Pas Islam Dudaev, eliminuar që pas humbjes në përballjen e parë në peshën 70kg (stili i lirë), ka ardhur edhe eliminimi i mundësit tjetër kuqezi Zelimkhan Abakarov, në peshën 61kg të stilit të lirë.
    Të dy mundësit kanë garuar në ditën e parë të Botërorit të mundjes që po zhvillohet në Zagreb të Kroacisë. Abakarov e nisi mirë këtë turne, duke fituar 3-0 përballjen e parë ndaj turkut Emrah Ormanoglu.
    Në sfidën e dytë, mundësi shqiptar u mund 7-4 nga moldavi Leomid Colesnic, duke mos patur shanse të avancojë më tej. Eliminimi i Colesnic në raundet e tjera ki ka hequr mundësi Abakarov të ripeshkohet e synojë medalje.
    Në këtë botëror, për ngjyrat kuqezi do të garojnë ditët në vijim edhe mundësit Chemrne Valiev (stil i lirë), Gjete Prenga (greko-romak) dhe Albina Drazhi.

  • EMRI-FOTO/ Ndahet nga jeta legjenda e mundjes shqiptare

    EMRI-FOTO/ Ndahet nga jeta legjenda e mundjes shqiptare

    Ndahet nga jeta në moshën 72-vjeçare, Virxhil Maçolli(Xhili) nga emrat më të njohur të mundjes pogradecare por edhe asaj shqiptare.

    Ish mundësi kampion prej vitesh jetonte në SHBA, por së bashku me një tjetër emër të madh të mundjes Xhelil Cibaku merreshin me historikun e mundjes pogradecare.

    Me gjithë ndihmën e dhënë nga mjekët në QSUT, goditja kardiake ka qenë e fortë saqë mjekët e kanë pasur të pamundur ta mbanin në jetë.
    Virxhil Maçolli do të kujtohet për gjithçka i dha sportit pogradecar të mundjes. Tashmë dikush tjetër duhet të marrë përsipër rikthimin e mundjes edhe për të plotësuar amanetin e ish kampionit të mundjes pogradecare.

  • Hulk Hogan do të mbushte 72 vjeç, vetëm pak javë pas ndarjes nga jeta

    Hulk Hogan do të mbushte 72 vjeç, vetëm pak javë pas ndarjes nga jeta

    Ylli legjendar i mundjes profesionale, Hulk Hogan, do të festonte sot ditëlindjen e tij të 72-të, vetëm disa javë pasi ndërroi jetë. Hogan, emri i tij i vërtetë Terry Gene Bollea, ishte një prej figurave më ikonike të WWE-së, me një karrierë që ndikoi thellë në botën e mundjes dhe kulturën popullore.
    Ai vdiq në fund të korrikut 2025, duke lënë pas një trashëgimi të pasur sportive dhe mijëra fansa që e përkujtojnë me nostalgji. Hogan ishte i njohur për karizmin dhe rolin e tij si një nga emrat më të mëdhenj të mundjes në vitet 80 dhe 90.
    Në këtë ditë përkujtimore, fansat dhe komuniteti i mundjes nderojnë kontributin e tij në sport dhe rolin që luajti në rritjen e popullaritetit të mundjes profesionale në mbarë botën.