Tag: mundi

  • Mundi në finale Italinë, Polonia fiton Ligën e Kombëve në Volejboll

    Mundi në finale Italinë, Polonia fiton Ligën e Kombëve në Volejboll

    VNL 2025 zhvilluar në Kinë fitohet nga Polonia, vendi i dytë Italia, i treti shkon për Brazilin.

    Polonia në histori në volejboll për meshkuj. Ata mundën pastër Italinë në finalen e Ningbo të Kinës 3-0 (25-22; 25-19; 25-14) duke merituar trofeun e Ligës së Kombëve për meshkuj.

    Ky është suksesi i dytë në Ligën e Kombeve të Volejbollit për ekipin polak, i cili përsërit fitoren e vitit 2023: Leon (16) dhe Semeniuk (14) janë forcat kryesore. Pak u pa në rrjetë për Italinë e De Xhorxhi, e cila përgjithësisht ishte zhgënjyese.

    Axurrët erdhën në finalen e Ligës së Kombeve të Volejbollit për meshkuj pasi mposhtën në gjysmëfinale Slloveninë 25-22, 22-25, 25-21, 25-18, ndërsa Polonia, mundi thellë Brazilin 3-0 (28-26, 25-19, 25-21)./Sportiim.al/

    Vazhdo leximin

  • “Kurrë nuk kam kërkuar të shembet mundi i tjetrit”/ I dogjën biznesin në Theth, Gjeçaj: Një dorë e ligë më goditi ku më dhemb më shumë, por s’më ndal dot

    “Kurrë nuk kam kërkuar të shembet mundi i tjetrit”/ I dogjën biznesin në Theth, Gjeçaj: Një dorë e ligë më goditi ku më dhemb më shumë, por s’më ndal dot

    Aida Gjecaj, që zotëronte restorantin që u dogj një ditë më parë në Theth, thotë se zjarri në biznesin e saj ishte i qëllimtë.

    Një dorë e ligë vendosi të më godasë aty ku më dhemb më shumë, duke djegur restorantin tim në zemër të Thethit, shkruan Gjeçaj në një postim në rrjetin social “Facebook”. Ajo distancohet nga aksioni i shembjeve të ndërtimeve pa leje në Theth.
    “Aty ku unë dhe familja ime kemi ndërtuar me vite sakrifice një hapësirë mikpritjeje, një vatër nderi për traditën, natyrën dhe turizmin shqiptar. Në të njëjtën kohë, disa zëra në media, të nxituar ose të painformuar, kanë zgjedhur të hedhin baltë mbi emrin tim, duke më lidhur padrejtësisht me aksionin e shembjes së ndërtimeve pa leje në Theth. Dua të jem shumë e qartë:
    -Unë kurrë nuk kam kërkuar shembjen e askujt. E di sa e vështirë është të ndërtosh në këto male, e di çfarë do të thotë të ngresh një çati me mundin dhe djersën e familjes.
    -Unë kam lobuar e ngritur zerin gjithmone në media per hallet e komunitetit si mungesa energjisë elektrike, plehrat apo rruga e keqe.
    -Unë kam qenë gjithmonë për zhvillimin e qëndrueshëm, për ndërtimin me standard dhe për ruajtjen e identitetit arkitektonik e kulturor të Thethit – që ai të bëhet një Trentino i Shqipërisë, një destinacion model në Ballkan.
    Emisioni i datës 8 Mars 2024, ku është përmendur emri im në mënyrë të pasaktë, ishte një podkast kushtuar grave në biznes. Aty nuk është përmendur asnjë fjalë për ndërtime në Theth. Është minimumi profesional që një analist ta dëgjojë emisionin për të cilin flet, përpara se të shpërndajë hamendësime.
    Kam dhënë qindra intervista për mediat shqiptare ndër vite. Kam folur për mikpritjen, për zhvillimin, për turizmin, për femrën që ndërton në një fshat malor. Por kurrë nuk kam kërkuar të shembet mundi i tjetrit. Kam luftuar që të mos shkatërrohet ai i imi.
    Në këtë moment të vështirë, dua të falënderoj nga zemra të gjithë ata që më kanë qëndruar pranë – familjarë, miq, fqinj, turistë dhe bashkëpunëtorë që më kanë shkruar, më kanë telefonuar, më kanë dhënë kurajo dhe fjalë ngushëllimi. E keni bërë dhimbjen më të lehtë për ta përballuar.
    Zjarri i dikujt tjetër nuk do të më ndalë. Përkundrazi – do të rindërtoj më bukur, më fort dhe më me dashuri, sepse Thethi nuk do njerëz që ndajnë, por duar që ndërtojnë bashkë“.

    Top Channel

  • PSG e mundi me “poker”, Simeone: Përkushtimi ynë nuk mungoi, por parizienët luajtën më mirë

    PSG e mundi me “poker”, Simeone: Përkushtimi ynë nuk mungoi, por parizienët luajtën më mirë

    16 Qershor 2025

    8:56

    Alfred Lleshi

    Pas humbjes së thellë 4-0 ndaj PSG, fituesit të freskët të Ligës së Kampionëve, në ndeshjen e parë të fazës eliminatore të Botërorit për Klube, trajneri i Atletico Madridit, Diego Pablo Simeone, analizoi atë që ndodhi:
    “Kur e rimerrnim topin, nuk arritëm ta shprehnim lojën siç duhet. Futja në lojë e Koke na dha më shumë qartësi për të dalë nga presioni. Iu afruam 2-1, por arbitri vendosi të mos e quante të vlefshëm golin dhe që aty gjithçka u bë më e ndërlikuar. Përjashtimi i Lenglet shkaktoi edhe më shumë çrregullim te ne, parizienët e mbyllën ndeshjen”.
    Çfarë pa pozitive: “Sa i përket qëllimit dhe përkushtimit, pashë një skuadër që u përpoq, por nuk ia doli. Kjo humbje e rëndë na detyron të marrim rezultate të mira në ndeshjet e ardhshme”.
    Më pas, edhe një koment mbi temperaturat: “Në gusht është po aq vapë. Nuk e fajësoj nxehtësinë. Nxehtësia ishte e njëjtë për të dyja skuadrat. Parizienët luajnë shumë mirë, janë në gjendje të bëjnë diferencën. Ne mund të bënim më mirë, patjetër”.

  • Evi Kokalari: Elon Musk nuk mundi ta blejë Trumpin me 290 milionë USD, thua ta blejë Sali Berisha me 6 milionë?

    Evi Kokalari: Elon Musk nuk mundi ta blejë Trumpin me 290 milionë USD, thua ta blejë Sali Berisha me 6 milionë?

    Aktivistja shqiptaro-amerikane, Evi Kokalari nuk i ndahet Sali Berishës. Duke marrë shkas nga sherri Trump-Musk, ajo shkruan: “Pra, Elon Musk nuk mundi ta blejë me 290 milionë… thua ta blejë ky nga Shqipëria me 6 milionë?”. Pra nëse edhe Elon Musk nuk mundi të “blejë” influencën me qindra milionë dollarë , nënkupton Kokalari atëherë është qesharake të besohet se dikush nga Shqipëria mund ta bëjë me vetëm 6 milionë.  Kujtojmë se Sali Berisha ka nënshkruar një kontratë prej 6 milionë dollarësh me një kompani amerikane lobimi, të zotëruar nga figura të afërta me ish-presidentin Donald Trump, për të lobuar pranë qeverisë amerikane për një periudhë dyvjeçare me rezultatin final, heqjen e “non gratës” së tij.
    Sipas kontratës, kompania do të ofrojë shërbimet e mëposhtme në favor të Partisë Demokratike: 1.Krijimi i marrëdhënieve me aktorët kryesorë në administratën dhe Kongresin e Shteteve të Bashkuara, për të lehtësuar zhvillimin e politikave. 2.Mbështetje për promovimin e demokracisë, luftën kundër korrupsionit dhe reformat qeveritare në përputhje me marrëdhëniet SHBA-Shqipëri. 3.Përdorimi i përvojës në marrëdhënie qeveritare, advokim politik, mbështetje ligjore dhe angazhimin e palëve të interesuara, në përputhje me objektivat e Partisë Demokratike dhe koalicionit të saj, Aleanca për Shqipërinë e Madhe.
    Sipas marrëveshjes së nënshkruar më 4 prill, “klienti (nëpërmjet garantuesit të tij) do të paguajë kompaninë me një tarifë mujore prej 250,000 dollarësh për një paketë të plotë shërbimesh lobimi, advokimi dhe mbështetjeje ligjore strategjike, për një periudhë prej 24 muajsh. Pagesa për tre muajt e parë (paradhënie) do të kryhet me nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje.” Garantues i kontratës është Nuredin Seci, një shqiptaro-amerikan me origjinë nga Tropoja, rezident në New York.

  • “Musk nuk mundi ta blejë me 290 milionë USD”/ Kokalari ironizon Berisha: Thua ta blejë ky nga Shqipëria me 6 milionë?

    “Musk nuk mundi ta blejë me 290 milionë USD”/ Kokalari ironizon Berisha: Thua ta blejë ky nga Shqipëria me 6 milionë?

    Aktivistja shqiptaro-amerikane Evi Kokalari nuk i ndahet Sali Berishës. Duke marrë shkas nga sherri Trump-Musk, ajo shkruan:
    “Pra, Elon Musk nuk mundi ta blejë me 290 milionë… thua ta blejë ky nga Shqipëria me 6 milionë?”.
    Nëse edhe Elon Musk nuk mundi të “blejë” influencën me qindra milionë dollarë – nënkupton Kokalari – atëherë është qesharake të besohet se dikush nga Shqipëria mund ta bëjë me vetëm 6 milionë.
    Me pak fjalë, shanset që Berishës t’i hiqet “non grata”, sipas Kokalarit, janë zero.

  • Roland Garros/ Djokovic, Zverev e Sinner kualifikohen në raundin e 4-t, Gauff, Pegula e Keys dominojnë te femrat

    Roland Garros/ Djokovic, Zverev e Sinner kualifikohen në raundin e 4-t, Gauff, Pegula e Keys dominojnë te femrat

    1 Qershor 2025

    9:57

    Telesport

    Janë mbyllur ndeshjet e raundit të tretë të grand slam-it të Roland Garros në tenis, eventi më i madh i fushave me dhe.
    Serbi Novak Djokovic avancon më tej pas fitores 3-0 (6-3, 6-4, 6-2) ndaj Filip Milosic. Në raundin e katërt avancon edhe Alexander Zverev, numri 3 në botë, që mundi 3-0 Henrique Rocha.
    Nuk zhgënjen numri 1 në botë, italiani Jannik Sinner, që mundi 3-0 (67-0, 6-1, 6-2) Jiri Lehecka. Një biletë për në raundin e katërt siguruan edhe Andrey Rublev, Jack Draper, Cameron Norrie e alexander Rublik.
    Te femrat, tenistja amerikane Coco Gauff mundi 2-0 (6-1, 7-6) Maria Bozukova. Më tej avancojnë edhe ruset Mirra Andreeva e Daria Kasatkina si dhe amerikanet Jessica Pegula e Madison Keys.

  • Roland Garros/ Sinner, Zverev e Djokovic avancojnë pa probleme, fitojnë edhe Gauff e Padosa

    Roland Garros/ Sinner, Zverev e Djokovic avancojnë pa probleme, fitojnë edhe Gauff e Padosa

    30 Maj 2025

    8:54

    Telesport

    Janë luajtur në Paris ndeshjet e raundit të dytë në grand slam të Roland Garros, turneu më i rëndësishëm i fushave me dhè.
    Tenisti serb Novak Djokovic avancon më tej pas fitores 3-0 ndaj Correntin Moutet. Në raundin e tretë avancon edhe italiani Jannik Sinner, numri 1 në botë, që mundi po 3-0 Richard Gasquet.
    Vuan disi por në fund fiton edhe tenisti gjerman Alexander Zverev. Numri 3 në botë mundi 3-1 Jesper de Jong. Një biletë për më tej sigurojnë edhe Jiri Lehecka, Andrey Rublev, Cameron Norrie dhe Jack Draper.
    Edhe te femrat nuk ka surpriza. Numri 3 në botë, tenistja amerikane Coco Gauff, mundi 2-0 Tereza Valentova. Kualifikohet më tej edhe tenistja spanjolle Paula Badosa, që fitoi 2-1 ndaj Gabriela Ruse.
    Më tej avancojnë edhe Madison Keys, Marketa Voundrousova, Mirra Andreeva, Jessica Pegula, Sofia Kenin e Daria Kastkina.

  • Humbja e zgjedhjeve, “reflekton” Gjekmarkaj: Berisha nuk e çoi Shqipërinë drejt përplasjes me hunj e sfurqe

    Humbja e zgjedhjeve, “reflekton” Gjekmarkaj: Berisha nuk e çoi Shqipërinë drejt përplasjes me hunj e sfurqe

    Agron Gjekmarkaj dhe Sali Berisha

    TIRANË- Vitin e fundit, në rrjetet e tij sociale, Agron Gjekmarkaj e kishte bërë zakon që pas çdo seance plenare të publikonte një “shkrim satirë” në rrjetet e tij sociale. Por në kushtet që zgjedhjet janë humbur, Gjekmarkaj ka ndryshuar stil. Tashmë ka publikuar një reflektim të gjatë lidhur me gjërat që nuk shkonin gjatë fushatës dhe ditën e zgjedhjeve parlamentare të 11 majit. Sigurisht që nuk ka harruar pa përfshirë në shkrim edhe kreun e Partisë Demokratike, Sali Berisha. Për këtë të fundit, në shkrimin me 9 nën-ndarje, Gjekmarkaj shkruan se e vetmja akuzë që mund të ngrihet për të është se përse nuk e çoi Shqipërinë në konflikt.
    “Kërkohet të mbronim voten me hunj e sfurqe! Por kjo nuk ka qenë dhe nuk është filozofia e tij (Berishës) apo e PD-së. Sali Berisha mbetet një figurë historike që i ka dhënë formë rrjedhës së historisë kombëtare, si prijesi i revolucionit demokratik , themelues i pluralizmit. Ai është simboli kryesor sot i qëndresës, i ringritjes dhe i vendosmërisë për ndryshim. Demokratët nuk e vënë në diskutim rolin e tij, autoritetin jo e jo, shume prova e vertetojne këtë! Rilindja nuk mundi Berishën — ajo mundi Shqipërinë dhe shpresën e saj perkohesisht! Berisha ka patur boll pushtet nuk kerkoi pushtet po hapesira lirie per të gjithë!,”-shkruan Gjekmarkaj.
    Shkrimi i PLOTË i Gjekmarkajt:
    (Një reflektim i shkurter mbi pasojat e zgjedhjeve, krizën e demokracisë dhe figurën e Sali Berishës)
    1) Një “fitore” pa virtyte!
    Në fjalimin e tij të “fitores”, Edi Rama nuk gjeti asnjë fjalë xhentile për qytetarët që votuan kundër tij. Asnjë reflektim institucional, asnjë garanci për bashkëjetesën demokratike ndaj gjysmes tjeter! I vetmi shqetësim i tij ishte Opozita. Sipas tij, shqiptarët ende nuk kanë opozitën që “duan”. Por në të vërtetë, pas një procesi elektoral të shkallmuar, qeveria mori mandatet që dëshironte, ndërsa Shqipëria mbeti me një qeveri që nuk e votoi shumica.
    2) Demokracia në koma, integrimi në hije! Individi nën trysni!
    Demokracia shqiptare është sot në koma. Integrimi është bërë një togfjalësh pa përmbajtje. Partia Demokratike bëri gjithçka për të këputur nyjën gordiane që ka mbajtur peng fatin e vendit për më shumë se një dekadë. Individi struket nen trysni të çdo hallke administrative! Sali Berisha, përtej çdo kufiri të moshës dhe kohës, solli energji transformuese. Përballoi padrejtësi të mëdha dhe të vogla, ribëri PD-në, bashkoi opozitën, fali, afroi , duroi emocione, naivitet dhe hapi krahet e zemren për të gjithë.
    3) A mund të akuzohet që nuk prish paqen sociale?
    Sot, e vetmja “akuzë” që mund t’i bëhet është se nuk e çoi Shqipërinë drejt përplasjes dhe kaosit, të mbronim voten me hunj e sfurqe! Por kjo nuk ka qenë dhe nuk është filozofia e tij apo e PD-së. Qëllimi ka qenë dhe mbetet Shqipëria madhështore — një vend i mirëqenies dhe integrimit, ku qytetarët votojnë të lirë, ku rrotacioni nuk varet nga vjedhja, por nga programi dhe zgjedhja e lirë.
    4) Shqipëria e penguar
    Projekti i Shqipërisë moderne, që nisi më 1992 me shtetin e së drejtës, anëtarësimin në Këshillin e Europës, Shqiperine e prones, biznesit e kapitalizmit, hyrjen në NATO, lëvizjen pa viza, infrastrukturën dhe gazifikimin përmes TAP-it, marrëveshjen e stabilizim-asociimit dhe partneritetin euro-atlantik, është sot i penguar. Por këto arritje nuk janë të shkuara të thjeshta; janë baza e Shqipërisë që mund të ndërtohet përsëri.
    5) Figura e Berishës si simbol qëndrese
    Sali Berisha mbetet një figurë historike që i ka dhënë formë rrjedhës së historisë kombëtare, si prijesi i revolucionit demokratik , themelues i pluralizmit. Ai është simboli kryesor sot i qëndresës, i ringritjes dhe i vendosmërisë për ndryshim. Demokratët nuk e vënë në diskutim rolin e tij, autoritetin jo e jo, shume prova e vertetojne këtë! Rilindja nuk mundi Berishën — ajo mundi Shqipërinë dhe shpresën e saj perkohesisht! Berisha ka patur boll pushtet nuk kerkoi pushtet po hapesira lirie per të gjithë!
    6) SPAK në shënjestër: fundi i iluzioneve për drejtësi
    Qeveria kërcënoi hapur SPAK-un me “reformim”. Synimi është i qartë: të vihet nën kontroll çdo segment i mbetur i pavarësisë! SPAK-u, për vite, goditi kryesisht lidershipin opozitar , duke ndihmuar në krijimin e kushteve për farsën elektorale. Tani, Leviatani i pushtetit kërcënon çdo nuancë që e bezdis . Iluzioni për drejtësi të pavarur mbaroi bashkë me fushatën.
    7) Republika e frikës po merr formë
    Në horizont ngrihet një republikë autoritare me tipare të qarta erdoganiste. Në këtë moment historik, është koha të bashkohemi me opozitën, me PD-në, edhe nëse nuk e duam Berishën personalisht. Mos e sulmoni për të fituar pranueshmëri! Servilizmi secilin e ekspozon më shumë ndaj rrezikut! Shqipëria që ëndërrojmë nuk është rikthimi te një shtet monist.
    8) Fundi është fillim
    Berisha është baluardi i fundit. Demokracia do të rikthehet mbi qëndresën dhe vizionin e tij! Nuk kemi nje tjeter per krahasim! Ndjesë! Shqipëria madhështore do të vijë. Nje shoqeri perkufizohet nga idete e veta progresiste! Ajo ka nevoje per rrënjë e kujtese! Perpjekja e Sali Berishes është madheshtore!
    9) Qëndresa është detyrim sa oksigjeni per jeten!
    Na presin sakrifica, por nuk i shmangemi qëndresës. Le të zgerdhihen servilët që përkulen e puthin dorën e padronit — ajo dorë do t’u bjerë mbi kokë si kopaçe mbi dinjitetin e tyre, derisa të marrin rrugët e botës, pa nder dhe pa atdhe. Sipas Bertold Brehtit kur Galileo Galieo doli nga gjyqi i inkuizicionit ku u “thye” ndjekesit të pikelluar i thanë “mjeshter na zhgenjeve te dinim hero” -ai u pergjigj “ mjere ai populli që kerkon një hero” kur gjithkush duhet te bëjë të veten per të mos hyrë në mbreterine e frikes pa akuzuar tjetrin me shpeto nga frika ime që me ndjek si qen i çartur!/ZËRI

  • “Deshi por s’mundi”, Vangjeli zbulon detajet: Kjo është arsyeja se përse Berisha nuk e mundi Ramën

    “Deshi por s’mundi”, Vangjeli zbulon detajet: Kjo është arsyeja se përse Berisha nuk e mundi Ramën

    Analisti Lorenc Vangjeli i ftuar këtë mbrëmje në  një studio televizive, tha se arsyeja se përse PD humbi në zgjedhje përballë Edi Ramës, ishte se nuk e kishte një front të madh kundrejt kryeministrit.
    “Këtu nuk ka rëndësi sa më i mirë je nga tjetri, por çfarë diference ka tjetri nga ty. Ne nuk do të vazhdojmë të biem dakord sepse merremi me thërrimet dhe jo me thelbin. Shkaku për humbjen e zgjedhjeve është që opozita dhe Berisha si drejtues nuk arriti që të krijonte një front të madh unik kundrejt qeverisjes. Të njëjtin gabim bëri Rama në 2009”, tha Vangjeli.

    “Ftesa ka qenë për frontin, është bërë, ka kërkuar ta bëjë”, ndërhyri Alfred Lela, drejtor i komunikimit në PD.
    “Ok, deshi por nuk mundi dhe penalizohet dhe për faktin se deshi por nuk mundi ta bënte”, iu përgjigj Vangjeli.
     

  • Humbja e thellë e PD, Lorenc Vangjeli: Kjo është arsyeja se përse Berisha nuk e mundi Ramën

    Humbja e thellë e PD, Lorenc Vangjeli: Kjo është arsyeja se përse Berisha nuk e mundi Ramën

    Analisti Lorenc Vangjeli i ftuar këtë mbrëmje në Top Story me Grida Dumën, tha se arsyeja se përse PD humbi në zgjedhje përballë Edi Ramës, ishte se nuk e kishte një front të madh kundrejt kryeministrit.
    “Këtu nuk ka rëndësi sa më i mirë je nga tjetri, por çfarë diference ka tjetri nga ty. Ne nuk do të vazhdojmë të biem dakord sepse merremi me thërrimet dhe jo me thelbin. Shkaku për humbjen e zgjedhjeve është që opozita dhe Berisha si drejtues nuk arriti që të krijonte një front të madh unik kundrejt qeverisjes. Të njëjtin gabim bëri Rama në 2009”, tha Vangjeli.
    “Ftesa ka qenë për frontin, është bërë, ka kërkuar ta bëjë”, ndërhyri Alfred Lela, drejtor i komunikimit në PD.
    “Ok, deshi por nuk mundi dhe penalizohet dhe për faktin se deshi por nuk mundi ta bënte”, iu përgjigj Vangjeli.