Tag: mundi

  • Kategoria e Parë: Pogradeci bën surprizën ndaj Skënderbeut, ekipet në transfertë bëjnë “ligjin”

    Kategoria e Parë: Pogradeci bën surprizën ndaj Skënderbeut, ekipet në transfertë bëjnë “ligjin”

    8 Dhjetor 2025

    17:29

    Telesport

    Java e 15-të e Kategorisë së Parë u mbyll me ndeshjen Besa – Burreli në stadiumin “Luz i Vogël”. Besa mori një fitore të rëndësishme me rezultatin 2-0.
    Në ndeshjet e tjera, Pogradeci mundi Skënderbeun në Korçë me rezultatin 2-1, një fitore e rëndësishme për liqenorët, të cilët renditen të tretët në kampionat me 26 pikë.
    Laçi u rikthye te fitorja pasi mundi Korabin në transfertë 2-0.
    Iliria mundi Kukësin në “Kukës Arena” me rezultatin minimal 1-0. Kastrioti triumfoi në stadiumin “Redi Maloku” 1-0 ndaj Apolonisë. Lushnja fitoi 2-1 ndaj AF Luftëtarit në Gjirokastër.
    Pas përfundimit të javës së 15-të, Skënderbeu kryeson kampionatin me 34 pikë, ndërsa Laçi mban vendin e dytë me 27 pikë.
    Kategoria e Parë, java 15
    Kukësi – Iliria 0-1
    Kastrioti – Apolonia 1-0
    AF Luftëtari – Lushnja 1-2
    Korabi – KF Laçi 0-2
    Skënderbeu – Pogradeci 1-2
    Besa – Burreli 2-0

  • NBA/ Mbrëmja e teksaneve, Dallas, Houston e San Antonio fitojnë, zhgënjen Miami

    NBA/ Mbrëmja e teksaneve, Dallas, Houston e San Antonio fitojnë, zhgënjen Miami

    Të tjera rezultate surprizë dhe ndeshje emocionuese u zhvilluan të mërkurën në mbrëmje në sezonin e rregullt të NBA. Skuadra e Denver fitoi 135-120 në fushën e Indiana, ndeshje ku Jamal Murray shkëlqeu në fushë për miqtë, duke realizuar 52 pikë, ndërsa mbështeti edhe Nicola Jokiç me një double double falë 24 pikëve dhe 13 asist. Fitore në sekondat e fundit për San Antonio, që falë 31 pikëve të De’Aron Fox mundi 114-112 Orlando.
    Ekipi i Detroit ruan vendin e parë në Konferencën e Lindjes pavarësisht humbjes 113-109 në fushën e Milwaukee. Porter me 26 pikë u dallua për Bucks, mbështetur nga Rollins me 22 pikë. Pa probleme fiton Dallas, që mundi 118-108 Miami, ndeshje ku të gjithë titullarët e Miami realizuan mbi 10 pikë, por që nuk ndihmuan ekipin nga Florida për të shmangur humbjen.

    Vijon momenti i mirë për Houston, që mundi 121-95 Sacramento, ku dyshja Sengun-Durant realizoi 52 pikë së bashku, duke qenë liderat e vërtetë për teksanët këtë sezon, që e shohin veten në vendin e 3 të Konferencës së Perëndimit.

  • NBA/  Pistons “bie” në Boston, Oklahoma nuk di të ndalet, fitorja e 18-të sezonale

    NBA/ Pistons “bie” në Boston, Oklahoma nuk di të ndalet, fitorja e 18-të sezonale

    Të mërkurën në mbrëmje në NBA nisi edhe NBA cup ku u zhvilluan përballje tepër interesante. Detroit  u mund 117-114 nga Boston, në një ndeshje të dueluar deri në fund. Cade Cunningham realizoi 42 pikë për Pistons, por që s’mjaftuan, ndërsa dyshja Brown-White për Celtics realizoi 60 pikë.
    Fiton edhe Oklahoma, që  mposhti 113-105 Minnesota. Ndeshje e mirë për Alexander Shai, autor i 40 pikëve. Për miqtë u dallua Edward që shënoi 31 pikë, por që nuk ndihmuan ekipin e Minesotës për të mposhtur kampionët. Zhgënjen skuadra e Golden State, që në fushën e saj u mund 104-100 nga Houston (Reed Sheppard 31 pikë për miqtë).

    Skuadra e San Antonio mundi 115-102 Portland jashtë fushe, ndeshje ku u dallua De’Aron Fox me 37 pikë. Po 37 pikë realizoi edhe basketbollisti izraelit Avdija, por nuk mundi të ndihmonte Portland ndaj ekipit teksan. Pas kohës shtesë fiton Memphis, që mundi 133-128 New Orleans (Jackson-Wells 52 pikë së bashku).

  • FSHF Sunday League/ Barrikada & Alpha CrossFit vijojnë dominimin në Grupin A, Dajti kryeson në Grupin B

    FSHF Sunday League/ Barrikada & Alpha CrossFit vijojnë dominimin në Grupin A, Dajti kryeson në Grupin B

    Është mbyllur java e 6-të e kampionatit amator “Sunday League 9×9”.
    Në grupin A, Barrikada dhe Alpha CrossFit vazhdojnë të jenë të pandalshme, duke regjistruar fitoren e gjashtë radhazi. Barrikada mundi Friends Team 4-0, ndërsa Alpha CrossFit 9×9 triumfoi ndaj FC Luminesen 2-1. Në ndeshjet e tjera të grupit A, Dymbëdhjeta mundi Immi 2-1, Three Lions 9×9 fitoi ndaj FC Confucius 3-0, FC Mallakastra mundi Happy Dent Center 2-1, Antigonean mposhti FC Messer 4-1, FC Tigres fitoi minimalisht 1-0 ndaj Tirana e Re dhe Futura Dent mundi FC Implant Swiss 3-2.
    Në grupin B, Dajti regjistroi fitoren e radhës, duke mundur Legjendat tt 4-1 dhe kryeson i vetëm me 16 pikë. Pas Dajtit, vendin e dytë e mban ATS, që këtë javë barazoi 1-1 me VILA-L MFC. Edhe M&D barazoi 2-2 me FC Storm dhe ndodhet në të njëjtën kuotë pikësh me ATS, me 14 pikë.
    Në ndeshjet e tjera të grupit B, Primo MFC mundi Elso 1-0, Albamer fitoi me të njëjtin rezultat ndaj FB Passion, Coca Cola Tepelena fitoi 2-1 ndaj Raiffeisen Bank, Domja mundi Jata Market 3-2, ndërsa Ju Ar Plast fitoi 3-0 ndaj FC Vibes.

  • Oklahoma mbetet lider në NBA, Doncic fiton duelin me Giannis, triumfojnë Denver e Cleveland

    Oklahoma mbetet lider në NBA, Doncic fiton duelin me Giannis, triumfojnë Denver e Cleveland

    Ekipi kampion i Oklahoma vijon të dominojë në NBA edhe këtë sezon, duke mposhtur sot 109-96 Charlotte jashtë fushe. Alexander Shai me 33 pikë mbetet ylli i këtij ekipi, mbështetur edhe nga Holmgren me 25 pikë.
    Fitore të rëndësishme jasn në fushe korri edhe skuadra e Lakers, që mundi 119-95 Milwaukee. Mjaft interesante përballja mes Doncic dhe Antetokoumpo, me sllovenin që realizoi 41 pikë karshi 32 të grekut, duke i dhënë fitoren ekipit të tij.
    Skuadra e Denver mundi sot 123-112 Minnesota dhe ngjitet në vendin e dytë në Konferencën e Perëndimit. Të gjithë titullarët e Denver realizuan mbi 10 pikë, madje 4 prej tyre realizuan mbi 20 pikë (Jokic me 27 pikë më i miri).
    Në takimet e tjera, skuadra e Cleveland mundi 108-100 Memphis, ndeshje ku u dallua Donovan Mitchell, autor i 30 pikëve për vendasit. Ndërsa Toronto, falë një loje të mirë kolektive (7 lojtarë realizuan mbi 10 pikë), mundi 129-111 Indiana.
    NBA-Rezultatet e sotme
    Cleveland – Memphis, 108-100
    Charlotte – Oklahoma, 96-109
    Indiana – Toronto, 111-129
    Milwaukee – Lakers, 95-119
    Minnesota – Denver, 112-123

  • Franca pason Anglinë në Botëror, Norvegjia e ka thjeshtë…’shëtitje’ në Itali

    Me Shqipërinë e cila prek historinë ndërsa mundi 0-1 Andorrën duke shkuar në fazë Play Off të Botërorit 2026 (Grupi K) të tjera kombëtare zbritën sot në fushë për llogari të grupeve përkatëse.

    Befasia e madhe erdhi nga Dublini ary ku Irlanda mundi 2-0 Portugalinë duke i’u shtyrë kualifikimin luzitanëve që deri sot nuk kishin pësuar asnjë gol.

    Franca fiton thellë me Ukrainën dhe bëhët skuadra e dytë të që siguron Botërorin (pas Anglisë por dhe Norvegjisë e cila vetëm një goevarazh super negativ në ndeshjen e fundit me Italinë e ndal) ndërsa Italia kaloi në pjesën e dytë ndaj Moldavisë

    Ndeshjet sot:

    18:00

    Armeni- Hungari 0-1

    Azerbajxhan-Islandë 0-2

    Norvegji- Estoni 4-1

    20:45

    Andorrë- Shqipëri 0-1

    Angli-Serbi 2-0

    Francë- Ukrainë 4-0

    Irlandë- Portugali 2-0

    Moldavi- Itali 0-2/ Sportiim.al/

    Vazhdo leximin

  • Besëlidhja e Apolonia të pamposhtura dhe komandojnë Superligën, triumfojnë edhe Tirana e Vllaznia

    Besëlidhja e Apolonia të pamposhtura dhe komandojnë Superligën, triumfojnë edhe Tirana e Vllaznia

    Janë zhvilluar takimet e raundit të 6-të të Superligës në basketboll për meshkuj. Besëlidhja kampione vazhdon të jetë e pamposhtur (bashkë me Apoloninë), duke triumfuar sot thellë 103-59 ndaj Kamza Basket. Ndeshje e komanduar nga lezhjanët, ku plot 11 lojtarë realizuan në koshin e skuadrës kamzali (Edmonds me 18 pikë më i miri).
    Fitore të rëndësishme korri në kryeqytet ekipi i Apolonisë, që mundi 99-71 Partizanin. Pas një pjese të parë të ekuilibruar, në të dytën vjen shkëputja e skuadrës fierake. Campbell me 23 pikë ishte më i miri për Apoloninë, ndërsa 32 pikët e Davis për Partizanin mbetën për statistikë.
    Një moment të mirë po kalon skuadra e Skënderbeut, që mundi 106-83 Fieri Basket në Korcë. Wakerfield me 40 pikë ishte lider për korcarët, që e merituan fitoren. Pa probleme triumfon edhe Tirana, që mundi 110-66 Flamurtarin e vendit të fundit. 6 lojtarë bardheblu realizuan mbi 10 pikë.
    Fiton edhe Vllaznia, që në fushën e saj mundi 80-60 Pogradecin, që ende nuk ka asnjë fitore. Bryant me 27 pikë e Parker me 21 pikë u dalluan për shkodranët. Java e 6-të do të mbyllet ditën e hënë me ndeshjen Elbasani-Teuta.
    Superliga-Meshkuj, java e 6-të
    Tirana – Flamurtari, 110-66
    Vllaznia – Pogradeci, 80-60
    Skënderbeu – Fieri Basket, 106-83
    Partizani – Apolonia, 71-99
    Besëlidhja – Kamza Basket, 103-59
    Elbasani – Teuta, 10 nëntor
    Renditja: Besëlidhja 12 pikë, Apolonia 12 pikë, Tirana 11 pikë, Vllaznia 10 pikë, Skënderbeu 10 pikë, Kamza Basket 9 pikë, Teuta 8 pikë, Fieri Basket 8 pikë, Partizani 7 pikë, Elbasani 6 pikë, Pogradeci 6 pikë, Flamurtari 6 pikë.

  • Euroleague: Real Madrid fiton derbin me Barcelonën, “zgjohen” kampionët e Fenerbahce

    Euroleague: Real Madrid fiton derbin me Barcelonën, “zgjohen” kampionët e Fenerbahce

    Janë luajtur ndeshjet e raundit të 9-të të Euroleague në basketboll për meshkuj, ku spikat fitorja jashtë fushe e Real Madrid, që mundi 101-92 Barcelonën në derbin spanjoll. Sukses që ngjit “los blancos” në vendin e gjashtë.
    Në krye të renditjes vazhdon të jetë një trio e përbërë nga Zalgiris Kaunas, Crvena Zvezda dhe Hapoel Tel Aviv. Të trija këto skuadra fkituan në ndeshjet e këtij raundi, ku spikat suksesi i ekipit serb ndaj grekëve të Panathinaikos.
    Rikthehet te fitorja skuadra kampione e Fenerbahce, që mundi 81-67 Villeurbanne, por turqit janë ende larg zonën play off. Jashtë fushe fiton edhe Armani Milano, që mundi 97-93 Anadolu Efes, ndërsa Olympiacos mundi 80-71 Partizan.
    Euroleague – Raundi i 9-të
    Crvena Zvezda – Panathinaikos, 86-68
    Fenerbahce – Villeurbanne, 81-67
    Dubai Basketball – Hapoel Tel Aviv, 97-109
    Baskonia Gasteiz – Virtus Bologna, 87-76
    Paris Basketball – Bayern Munich, 82-86
    Maccabi Tel Aviv – Monaco, 107-112
    Anadolu Efes – Armani Milano, 93-97
    Zalgiris Kaunas – Valencia Basket, 86-77
    Olympiacos – Partizan Beograd, 80-71
    Barcelona – Real Madrid, 92-101

  • NBA/ Vjen humbja e parë, Oklahoma “dorëzohet” pas 8 fitoreve, triumfojnë Lakers e Boston

    NBA/ Vjen humbja e parë, Oklahoma “dorëzohet” pas 8 fitoreve, triumfojnë Lakers e Boston

    Ekipi kampion i Oklahoma pësoi të mërkurën në mbrëmje edhe humbjen e parë sezonale në NBA, pasi u mund 121-119 nga Portland. Ndeshje e hapur deri në fund, ku për vendasit tri lojtarë realizuan mbi 20 pikë (Avdija me 26 pikë e 10 rebound më i miri). Për Oklahoma nuk mjaftuan 35 pikët e Shai.
    Në Perëndim, ngjit shkallët në renditje skuadra e Lakers, që mundi 118-116 San Antonio në sekondat e fundit. Doncic me 35 pikë e 13 asist ishte lider në fushë për Lakers.Ndërkohë nuk ishte në ditën e tij më të mirë ylli i Spurs, Wembanyama, që e mbylli ndeshjen me vetëm 19 pikë të realizuara. Fitore të rëndësishme korr skuadra e Cleveland, që falë 46 pikëve të Donovan Mitchell mundi 132-121 Philadelphia.

    Rikthehet te fitorja ekipi i Boston, që mundi 136-107 Washington, sfidë ku u dallua Jaylen Brown me 35 pikë. Zhgënjen ekipi i Golden State, që u mund 121-116 nga Sacramento. DeRozan me 25 pikë e Westbrook me një “triple double” (23 pikë, 16 rebound, 10 aaist) i dhanë fitoren Kings. Sukses të rëndësishëm arriti edhe Denver, që në shtëpi mposhti Miami Heat me shifrat 122-112, ku më i miri në parket për vendasit ishte basketbollisti serb, Nicola Jokiç me një triple double, duke shënuar 33 pikë, 15 topa në tabelë dhe 16 asist, ndërsa për skuadrën nga Florida u dalluan Powell me Wiggins.
     

  • E mundi në debutim me Laçin, Moriero e bën sërish sot me Flamurtarin

    E mundi në debutim me Laçin, Moriero e bën sërish sot me Flamurtarin

    Më në fund Flamurtari arrin te fitojë një ndeshje në Abissnet Superiore për sezonin 2025/26.Sikunder në debutim më Laçin tetorin e kaluar (3-1) Moriero fiton ndaj vonjateve me shifrat 1-0

    Herlad Marku permes nje penalltie ne te 76′ i jep tri pike kuqezinjëve…

    Vazhdo leximin