Tag: mundet

  • EUROPA LEAGUE, 45′ e para: Roma befasohet në shtëpi nga çekët, Lille nga grekët

    EUROPA LEAGUE, 45′ e para: Roma befasohet në shtëpi nga çekët, Lille nga grekët

    23 Tetor 2025

    21:50

    Telesport

    Janë mbyllur 45 minutat e para në takimet e mbrëmjes në Europa League, të vlefshme për javën e tretë. Në “Olimpico”, Roma po mundet 0-2 nga çekët e Plzen, të cilët shënuan dy gola për 3 minuta me Adu 20′ dhe Soare 23′.
    Një tjetër rezultat surprizë vjen edhe nga Franca, aty ku Lille po mundet 0-3 nga PAOK. Në sfidat e tjera, Dinamo Zagrebi i Arbër Hoxhës po mundet 1-0 në transfertë ndaj Malmo.
    Rezultatet e plota:
    Roma-Plzen 0-2Lille-PAOK 0-3Malmo-Dinamo Zagreb 1-0Celta Vigo-Nice 1-1Celtic-Sturm Graz 0-1Feyenoord-Panathinaikos 1-1Freiburg-Utrecht 2-0Nottingham Fores-Porto 1-0Maccabi Tel Aviv-Midtjylland 0-1Young Boys-Ludogorets 1-1

  • “Jemi marrë me modelin dhe jo me emrat”, Berisha për garën në Tiranë: Po diskutojmë me aleatët për…

    “Jemi marrë me modelin dhe jo me emrat”, Berisha për garën në Tiranë: Po diskutojmë me aleatët për…

    Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se opozita ka kandidatura shumë herë më të mira se sa PS-ja, e cila do të përfaqësohet nga Ogerta Manastirliu.
    Ai tha se bashkë me aleatët po diskutohet mbi modelin që do të ndiqet në zgjedhjet për bashkinë e Tiranës dhe për 5 bashkitë e tjera.
    “Këto janë emra shumë të mirë. Janë personalitete me vlera qytetare dhe morale të pakrahasueshme.Partia Demokratike siç unë kam shpjeguar këtu para jush, gjatë këtyre kohëve është marrë me modelin, jo me emrat. Me aleatët tanë ne kemi diskutuar për modelin që do ndjekim.Dmth; do të jetë ky një kandidaturë politike e PD apo nuk do të jetë?Do të jetë ky një kandidaturë politike e koalicionit apo nuk do të jetë?Do të jetë ky një kandidaturë e pavarur që do e mbështesin të gjitha partitë e koalicionit apo nuk do jetë?Pra, ku është konfirmi më i madh, dmth ujdia më e madhe, me cilin model. Por ne kandidatura kemi, kemi të pakrahasueshme me korbën e kovidit.Dhe ne nga gara nuk tërhiqemi.Unë i rezervoj vetes të drejtën që të mos prononcohem. Jam i gatshëm të mbështes modelin që pranohet më gjerësisht nga opozita.Mundet po, mundet. Nuk e them me siguri, por mundet po.”, tha ai.

  • “Berisha nuk i do ‘heronjtë’, vetëm i përdor”/ Reagon ashpër analisti: Duhet të mundet Saliu, ka nevojë për figura

    “Berisha nuk i do ‘heronjtë’, vetëm i përdor”/ Reagon ashpër analisti: Duhet të mundet Saliu, ka nevojë për figura

    Analisti Roland Bejko në një emision televiziv u shpreh se Partia Demokratike ka nevojë që të ketë figura të vlerësuara, por sipas tij problemi kryesor në atë parti është kryetari Sali Berisha. Gjatë intervistës, Bejko tha se Berisha “heronjtë” nuk i do, por vetëm i përdor.
    Roland Bejko:
    “Berisha i do heronjtë, por i do të vdekur jo të gjallë. Kur janë të gjallë e bezdisin. Kemi rastin me Azem Hajdarin. Nuk e di si do jetë sjellja me Salianjin. Por këto punët e heronjve në PD lindin dhe fashiten sipas oreksit të kryetarit të partisë. Ai në momentin kur sheh që potenciali i tyre rritet, kredibiliteti bëhet i padiskutueshëm mundohet t’i shuajë.
    PD ka nevojë që të ketë figura të vlerësuara nga publiku, sepse janë ata që krijojnë portretin e partisë. Por në rastin konkret fytyra e kryetarit është portreti i partisë. Të gjitha figurat e tjera që kanë reputacion, integritet dhe e kanë pasion politikën, nuk vlerësohen. Më të votuarit në Tiranë, Alimehmeti dhe Tabaku, kemi në Krujë që pas shumë kohësh u bë fituese, Aulon Kalaja po ashtu, edhe Ulliri është një nga deputetet më të votuara…pra për këdo që ka aspiratë dhe meriton, por për shkak të karakterit të ka lidershipit do jetë e vështirë për këdo. Por ata që do kapërcejnë këtë sfidë të madhe, pasi që të mundet Edi Rama , duhet të mundet Sali Berisha”.

  • Deri më 12 shtator mundet! Real Madrid bën gati largimin e radhës

    Deri më 12 shtator mundet! Real Madrid bën gati largimin e radhës

    5 Shtator 2025

    17:43

    Telesport

    David Alaba mund të largohet nga Real Madrid. Mbrojtësi austriak ka tërhequr interes në Turqi në ditët e fundit të merkatos, aty ku kanë mbetur edhe 7 ditë kohë për transferime.
    Besiktas ka bërë një ofertë zyrtare për ish-lojtarin e Bayern dhe Florentino Perez po e shqyrton.
    Alaba mbetet një figurë kyçe në mbrojtjen e Los Blancos, por konkurrenca është shtuar me emra si Huijsen dhe Carreras, dy pozicionet ku Alaba mund të luajë.
    Besiktas i ka premtuar vend titullari dhe rol lideri, plus pagë të majme.

  • “Shqipnija e së nesërmes mundet me jetue miqësisht me nji Serbi me mëndë në krye”

    “Shqipnija e së nesërmes mundet me jetue miqësisht me nji Serbi me mëndë në krye”

    Nga: Bedri Pejani (pikëpamjet e shprehura më 1941, për çështjen e Kollashinit dhe mbrojtjen e Pazarit të Ri) Përgatiti për publikim: Ismet Azizi

    Po të hudhim nji sy mbi kartën gjeografike të këtyre katrë krahinave (Mitrovicën, Pejën e Istogun, Kollashin dhe Pazarin e Ri – v. I. A.), konstatojmë, pa u lodhë, nji anomali ethnike fare në shesh për sa i përket Kollashinit dhe Mitrovicës i cili asht futë si nji thikë tradhtare shumë e rrezikshme ndërmjet Mitovicës, Drenicës, Istogut dhe Rozhajës. Tutinës e Pazarit të Ri. Kjo anomali ethnike mundet me pasë një forcë kërcnimi shumë të madhe në nji ditë kritike tuj na pre të gjitha komunikimet me Tutinën e me Pazarin e Ri e tuj provokue shkatrrimin e popullatave t’ona në Sanxhak. Ndër ditët e ngjarjeve të vjeshtës 1941, 19 katunde të kësaj krahine u rrafshuan plotësisht apo seriozisht bash me 10 katundet e malit të Rogoznës. Popullatat serbe të këtyre katundeve u shtrenguan me kërkua buk e strehë në Rashkë, Kralevë e Kurshumli, për të vetëm arësye pse deshtë të lozin rolin që iu asht caktue prej pozitës së tyre gjeografike, rolin e thikës tradhtare. Sot për sot nuk ekziston as nji element anmik në mes Tutinës, Pazarit të Ri dhe Mitrovicës: rrugët janë pastrues radikalisht.

    Mirëpo, situate e krijueme në Kollashin do të mund të quhet definitive kur veprimtaria e jonë ndërtuese në këtë krahinë të Mitrovicës do t’a ndalojë, një herë e mirë, riinstalimin e elementit serb. Pra, Kollashini bashk me malin e Rogoznës duhet të fitojnë, sa më parë, nji fizionomi ethnike shqiptare. Në Drenicë kemi, s’paku 300-500 e në Shalë të Mitrovicës 300 familje shqiptare që jetojnë pa tokë apo pa tokë të mjaftueshme. Këto familje mund t’instalohen gjatë viti 1942, pse do të nxitojnë ato vet me i nxanë tokat e Kollashinit me t’u ndal leja prej Qeverisë s’onë. Po as mundim apo sakrificë tjetër. Me këtë veprim ma se gjysma e punës mund të njihet si e kryeme. Sa për pjesën e punës jo të kryeme shohim e bajmë, pak ma vonë. Nji fillesë e mirë asht gjysma e fitimit.

    Ngjarjet e vjeshtës 1941 rreth Pazarit të Ri i kan dy kuptime: a) Pazari i Ri mundet m’u mbrojtë prej rrezikut serb; b) Popullatat t’ona në Sanxhak mundet me luftue për Shqipninë si nji element ma trim e ma shqiptar të Shqipnisë s’onë të smoçme. Provat e dhanuna janë shumë të gjalla për me shkue n’argumentimin e këtyre dy kuptimeve.Megjithkëttë… për të sigurue definitivisht dhe radikalisht mbrojtjen e Pazarit të Ri prej rrezikut serb po i parashtrojmë këto dy masa kryesore, të cilat duhet të mirën me të hye marsi i 1942: 1) Me instalue në kazermen e Tutinës, Rozhajës e të Sjenicës tre bataliona shqiptare: 2) Me fillue qysh sot, me i armato]tue popullatën e këtyre tri nënprefekturave t’ona.

    Nga armatimi i popullatave t’ona të Sanxhakut nuk mund të kemi as nji dam, pse, traditat e tyne shekullore kërkojnë që këto popullata mos t’i përdorin armët veç se kundra Malit të Zi dhe Serbisë.

    Ka pas shqiptarë dje, ka shqiptarë qysh sot që beson se nji miqësi shqiptaro-serbe asht gja e realizushme. Komiteti i Kosovës, themelisht nuk asht kundrë këtij besimi. Mirëpo, kjo organizatë nuk është naive. Për te nji realizim i tillë mvaret nga përmbushja e nji konditës “sinecua non” e cila shkurtohet si pason: “Shqipnija e së nesërmes mundet me jetue miqësisht me nji Serbi me mëndë në krye.”

    Për me pas nji Serbi me mëndë e me krye, aspak agresive apo imperialiste, duhet të mirren masa serioze nga ana e Shqiptarëve qysh sot. Ndër këto masa mund të njihet si kryesore kjo që pason: tokat e Sanxhakut të Pazarit të Ri mund të ndahen në mes Shqipnisë dhe Kroacisë. Kjo ndarje nuk cenon aspak drejtësinë, mbasi këto toka banohen me shqiptarëve dhe Boshnjakëve. Vetëm nji Serbi deri te kufijt e saj të para luftrave ballkanike, e çarmatueme mirë mund të konsiderohet si nji “Serbi me mend në krye”.

  • “Rrezikimi i demokracisë në Kosovë”/ Reagon ashpër Kryetari i PD, Krasniqi: Jam i bindur që do të përfundojmë në…

    “Rrezikimi i demokracisë në Kosovë”/ Reagon ashpër Kryetari i PD, Krasniqi: Jam i bindur që do të përfundojmë në…

    Ai tha se kjo qasje e LVV-së edhe pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese është “një nivel i ri jo vetëm i papërgjegjësisë, por i rrezikimit të demokracisë në Kosovë”. Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi tha se Lëvizja Vetëvendosje sot ka “konsumuar një shkelje e Kushtetutës me vetëdije”.
    Krasniqi tha se PDK-ja do ta shqyrtojë “qysh sot” mundësinë e dërgimit të shkeljes së sotme, siç thotë, në Gjykatën Kushtetuese. Këtë, ai tha se mund ta bëjë edhe Presidentja apo të tjerët.
    “Dhe normalisht që ne do ta shqyrtojmë qysh sot mundësinë e dërgimit të një lënde të re në Gjykatën Kushtetuese. Ndoshta mundet edhe vetë Presidentja. Ndoshta mundet i njëjti grup i deputetëve që e kanë dërguar edhe në të kaluarën. Pse jo, nëse kanë paqartësi, mundet me e çu edhe vetë grupi i Vetëvendosjes, sepse për ata përnjëmend gjithçka është e paqartë, sepse mendojnë se vetë mmënyra qysh e shohin ata realitetin është e vërteta, por nuk është”, tha ai.
    Ai tha se LVV-ja po mundohet ta ndryshojë “në mënyrë arbitrare mënyrën e votimit”, me votimin e komisionit, gjë që “ua ndalon aktgjykimi”.
    “Një formë ose tjetër, unë jam i bindur që ne do të përfundojmë në Gjykatën Kushtetuese përsëri, sepse nëse deri më 26 korrik nuk përmbushet obligimi që na e ka dhënë aktgjykimi i Gjykatës për ta konstituuar Kuvendin, atëherë përgjigje konkrete në këtë aktgjykim nuk ka. Na mbetet të marrim përgjigje të reja dhe t’i japim vendit zgjidhje”, tha Krasniqi. Kryetari i PDK-ja tha se ka shpresuar vërtetë që në LVV “do të reflektojnë dhe do të tërhiqen nga bllokada”.
    “Por shpresa ime ka qenë vërtet – sidomos pas konsuës së pardjeshme kur nuk u mbajt seanca, që ata do t’i thirrin mendjes së shëndoshë, që do të reflektojnë dhe do të tërhiqen nga bllokada, por siç duket kjo nuk ndodhi”, tha ai.

  • Analizë/ Çfarë ndodh tani? Irani do të sulmojë Izraelin me gjithë fuqinë

    Analizë/ Çfarë ndodh tani? Irani do të sulmojë Izraelin me gjithë fuqinë

    Sulmet Izrael-Iran janë një moment që popujt e Lindjes së Mesme i janë frikësuar, por e kanë pritur prej vitesh.
    Pyetja është: çfarë do të ndodhë tani? Sky News ka publikuar një analizë mbi situatën.
    Izraeli  e ka ditur me kohë se ambiciet nukleare të Iranit janë një kërcënim ekzistencial pavarësisht asaj që kanë thënë ajatollahët për qëllimet e tyre paqësore.
    Liderët iranianë kanë folur për fshirjen e Izraelit nga faqja e dheut dhe ky kërcënim është marrë drejtpërdrejt nga  ky i fundit.
    Benjamin Netanyahu ka thënë gjithnjë se ambicia s’mund të kombinohet kurrë me mjetet për ta  përmbushur. Qartazi ai mendon se ky është momenti për të vepruar.
    Me nisjen e kësaj përpjekjeje për eliminimin e këtij kërcënimi, pritet që Izraeli të provojë t’i japë fund nëse mundet dhe lejohet nga SHBA-të që ta bëjë.
    Njëkohësisht, Irani do të bëjë ç’të mundet për të ndaluar sulmet e Izraelit. Është një regjim i dobët dhe nuk ka luksin që të duket më i dobët.
    Kundërpërgjigjja e tij mund të përfshijë sulme jo vetëm ndaj aseteve amerikane dhe izraelite, por te aleatët dhe pikat e naftës në Gjirin Persik.
    Fundosja e cisternave apo shpërthimi i rafinerive të naftës mund të ketë ndikim të menjëhershëm në ekonominë botërore dhe iranianët mund të shpresojnë se kjo do të bindë Amerikën që të ndalojë sulmet e Izraelit.
    Skenari i pritshëm: Izraeli vijon të sulmojë Iranin, Irani kundërpërgjigjet me gjithçka mundet, Amerika detyrohet të ndihmojë në mbrojtjen e Izraelit, SHBA-ve dhe aleaëve të  mundshëm. Kjo është pjesa e parashikueshme.
    Luftërat ndjekin ligjin e pasojave të  paqëllimshme.
    Në çdo moment, ngjarjet e papritura mund të çojnë drejt një përshkallëzimi të madh. Jini të përgatitur sepse ditët në vijim mund të shkojnë në një mori drejtimesh.
    Nëse Gjiri Persik kthehet në fushëbetejë, pasojat do t’i ndiejmë të gjithë.

  • Kreu i FRPD Vlorë: Berisha do ta shërojë Shqipërinë nga plaga që i ka hapur Rama!

    Kreu i FRPD Vlorë: Berisha do ta shërojë Shqipërinë nga plaga që i ka hapur Rama!

    Kreu i FRPD Vlorë: Berisha do ta shërojë Shqipërinë nga plaga që i ka hapur Rama!

    Kryetari i FRPD dega Vlorë, Çajup Shehaj, theksoi se armiqtë më të rrezikshëm që ka Shqipëria janë ‘skllevërit e lumturisë’.

    Ai tha se me Sali Berishën kryeministër, Shqipëria do të ‘shërohet’ nga ‘plaga’ që i ka shkaktuar Edi Rama në 12 vite keqqeverisje.

    “Është nder për mua që të marrë fjalën sot në sheh që si një 24 vjeçar që ëndërr ka të ndërtojë jetën në vendin e tij. Të nderuar miq armiqtë më të këqinj janë skllevërit e lumtur. E dini miqtë e mi se si e kërkuan shqiptarët në këto 12 vite lirinë, ata refuzuan të ishin skllevër të lumtur. Të shumtë qenë shqiptarët që e refuzuan qeverisjen antikombëtare, protesta e tyre ishte braktisja e shtëpive dhe sakrifica pa kthim drejt rrugëve të së panjohurës kudo në botë.

    Prandaj u them çdo familjeje shqiptare, si e mia e ndarë përgjysmë si brenda dhe jashtë Shqipërisë, ju duruat 12 vite duroni dhe 7 ditë, atë do ta shërojë dr. Sali Berisha. Edi Rama dhe socialistët e kanë qeverisur vendin për plot 4248 ditë dhe unë jam i bindur se nëse ne ulemi dhe kuvendojmë bëjmë bilancin dhe gjejmë arsye për të mos e votuar atë. Si mundet një i ri që ta votojë atë, kur sheh që dita ditës bashkëmoshatarët e tij arratisen për të gjetur një jetë normale.

    Si mundet një prindër që ta votojë atë, kur i dorëzohet i pafuqishëm fëmijës se nuk e rit dot me dinjitet në vendin ku i dha jetë. Si mundet një i papunë të votojë atë kur kujton se në 12 vite nuk pati kohë për të zgjidhur qindra probleme të këtij vendi, si mundet një pensionist të votojë atë, kur rron me dhëmbët e frymës vetëm për të paguar ilaçet. A mund të votohet një njeri që e nëpërkëmb dhe e urren kombin që e udhëheq. Kurrë! Ai nuk e meriton kurrë.

    Çdo parti tjetër e re, e vogël apo e madhe qoftë ajo çdo Don Kishot që endet sot rrugëve për ndonjë kockë, është vetëm një pupac që e gënjen mendja se do të vjedhë ndonjë votë demokratësh për t’ia çuar darkën e 11 majit Edi Ramës tek dera e shtëpisë. Po patë ndonjë në qarkullim, nuk i bëni dot mburojë Edi Ramës na kanë përballë, ne jemi shumë jemi këtu aq për të marrë atë që meritojmë, Shqipërinë, zonjën e madhështisë. fati është me ne! Vetë zoti është me ne! Prandaj Shqipëria më 11 maj do të vishet blu.

    Rroftë Shqipëria!

    Rrofshin demokratët!”, tha Shehaj.