Nëse më parë mundësitë për të dalë si futbollist dhe për t’u formuar nga Shqipëria ishin shumë të pakta, vitet kanë ndryshuar dhe mundësitë po ashtu. Modeli i të gjithë lojtarëve të formuar në Shqipëri është padyshim Ernest Muçi, pa harruar edhe Myrto Uzunin, Ylber Ramadanin apo lojtarë të tjerë që kanë qarkulluar në vendin tonë përpara se të shkonin drejt kampionateve më të forta të Europës.
Tani ka më shumë mundësi dhe nëpërmjet akademive, atje ku fëmijët mund të formohen në mënyrën e duhur që të jenë gati për të arritur drejt suksesit. Një brez të mirë po e rrisin edhe në qytetin e Klosit. Asnjëherë më parë nuk kishte ndodhur që një Kupë futbolli të shkonte në këtë qytet, por me brezin e tanishëm nga moshat e vogla, ka mbërritur dy herë. Ekipi i Af Klosit ka fituar gjithçka mundi në turneun Kupa e Pavarësisë, e zhvilluar në 28-29 nëntor.
Af Klosi u shpall kampion , ndersa golashënuesi i kampionatit dhe lojtari më i mirë i turneut u shpall lojtari i tyre, Oresti Kadiu. Pra me iniciativat private dhe dëshirën për të bërë sukses, tashmë futbolli po shkon dhe merr fryte të madhe edhe në qytete që më parë nuk kanë qenë të dorës së parë në fitimin e trofeve. Përgëzimi në këtë rast i shkon padyshim edhe themeluesëve të kësaj akademie, Elton Dedolli, Izmir Gjini dhe Vilma Dedolli. Janë pikërisht këta njerëzit që po rrisin një brez ndryshe në Klos duke i rritur fëmijët shëndetshëm dhe mbi të gjitha, duke sjell suksese. /Sport Ekspres/
Tag: mundësitë
-

Brezi që po mbush Klosin me Kupa tek moshat, fitojnë edhe turneun e Pavarësisë
-

“Doja të shmangnim Italinë dhe Uellsin”, Duka zbulon kombëtaren që dëshironte në “play off”
Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, foli për Tv Klan, pas shortit të “play off” ku Shqipëria u vendos përballë Polonisë.
Kreu i futbollit në vend, u shpreh se dëshironte të shmangte çiftin e parë, ku bënin pjesë Italisë dhe Uellsi. Ndër të tjera, ai theksoi se Polonia është kundërshtar i vështirë, por Shqipëria do i luajë shanset në Varshavë.
Duka zbuloi gjithashtu se para shortit preferonte një përballje me Sllovakinë. I pyetur për Kosovën, ai theksoi se “dardanët” i kanë mundësitë të për kaluar në Botëror.
“Çifti i parë nuk më pëlqente, nëse do të binim ndaj Uellsit dhe më pas ndaj Italisë. Isha i kënaqur që eliminuam të parën.
Para shortit nuk kisha ndonjë preferencë, të gjitha janë të forta. Si u krijua shorti, doja të eliminonim çiftin e Italisë dhe Uellsit. Jam i buzëqeshur sepse jemi këtu. Dua të falënderoj të gjithë që na sdollën këtu. Stafin e Kombëtares me futbollistët. Uroj të na bëjnë më krenarë.
Polonia është kundërshtar i fortë, të gjithë janë të fortë. Ne i kemi mundësitë tonë dhe do të provojmë të gjitha në Varshavë.
Ndeshjet e futbollit nuk fitohen dhe nuk humben në short, Unë dhe stafi ishim të mërzitur në shortin e kualifikueseve dhe doli pozitiv. Ndeshjet luhen në fushë. Atë e kanë në dorë futbollistët. Urojmë t’i kemi gati në mars. Të provojmë pa pasur asnjë pishman.
Sllovakia dëshirë? Në fakt më dukej një kundërshtar më i përshtatshëm. Diferencat janë shumë të vogla. Nëse do kisha një preferencë, do të dëshiroja Sllovakinë. Uellsin nuk e doja fare. Nuk jemi përshtatur mirë ndaj skuadrave britanike.
Kosova është një ekip shumë i mirë. Është në moment të mirë. Uroj të vazhdojë kështu deri në mars. I ka mundësitë të kalojë Sllovakinë. I ka mundësitë për të luajtur finalen në Prishtinë. Ka një ekip të mirë dhe i ka shanset të shkojë në Botëror”, u shpreh Duka.
-

Balluku: I kemi të gjitha mundësitë që Ezeli dhe Sulejmani i Madhërishëm të flasin shqip!
belinda balluku
TIRANË- Tirana mirëpret sot forumin më të madh të investimeve Shqipëri-Turqi 2025, një ndër ngjarjet ekonomike më të rëndësishme të vitit, i cili organizohet nga Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA) në bashkëpunim me MÜSİAD Albania, në ambientet e Pallatit të Kongreseve.
E pranishme në këtë aktivitet ishte dhe zv.kryeministrja Belinda Balluku, e cila përmendi se disa prej aktorëve të njohur të kinematografisë turke janë me prejardhje shqiptare. Balluku u shpreh gjatë fjalës së saj, se pjesë dërrmuese e shqiptarëve, kanë parë me vëmendje serialet turke, përmes të cilave mësohet dhe historia.
“Disa prej aktorëve më të famshëm në Turqi, kanë prejardhje nga toka shqiptare. I kemi të gjitha mundësitë që Ezeli i ri apo shokët e Sulejmanit të madhërishëm të flasin shqip. I nderuar zv,president, të siguroj që të gjithë shqiptarët që janë në këtë sallë, e kanë parë serialin e Sulejmanit të Madhërishëm, pa humbur asnjë seri, jo vetëm atë, por edhe Kosemin, e kam parë edhe unë, për të kuptuar më mirë historinë”, u shpreh Balluku gjatë fjalës së saj.
I pranishëm në këtë aktivitet është dhe zëvendëspresidenti i Turqisë, Cevdet Yilmaz, i shoqëruar nga ministra dhe përfaqësues të institucioneve publike dhe private. Fokusi i forumit do të jetë në katër sektorë strategjikë me potencial të lartë zhvillimi, përkatësisht ndërtimi, teknologjia e informacionit dhe komunikimit, turizmi dhe bujqësia së bashku me industrinë ushqimore. -

“Kam një ekip fitues, por nuk jemi në gjendje të përfitojmë nga mundësitë që krijohen në garë”
30 Shtator 2025
10:44
Telesport
Gara e fundit e Formula 1 zhvilluar në Baku nuk ka qenë shumë pozitive për Ferrari, që tani përgatitet për sfidën e radhës, atë që zhvillohet në Singapor.
Drejtori sportiv Frederic Vasseur, duket se ka nisur të ketë dyshimet e para në lidhje me pilotët dhe makinën që ka në dispozicion. Kjo, duke parë me kureshtje edhe të ardhmen.
“A po udhëheq një ekip fitues? Jam i bindur për këtë, por do të duhet të përmirësohemi, si të gjithë të tjerët. Na mungon një sasi e caktuar oportunizmi për të përfituar nga mundësitë që lindin”, tha Vasseur.
Më tej, francezi tha: “Problemi ynë është se në fundjavë kur McLaren ka vështirësi, edhe ne kemi vështirësi sepse makina jonë ka karakteristika të ngjashme me atë të McLaren. Nëse ata nuk shkëlqejnë, as ne nuk shkëlqejmë”. -

Në betejë me sëmundjen e rëndë, aktori Naun Shundi niset sot për në Shqipëri, do të kuro0het në QSUT
Aktori, regjisori dhe dramaturgu i njohur, Naun Shundi do të niset sot për në Shqipëri, ku do të marrë trajtim në QSUT.
Ministria e Shëndetësisë dhe ajo e Kulturës përmes një reagimi zyrtar dje, kanë garantuar trajtimin mjekësor të aktorit.
“Sot nisemi për në Shqipëri, me mendimin dhe dëshirën e nisjes së kurës. Ka shumë të panjohura, pasi vetë sëmundja, situata, mundësitë, janë të paparashikueshme. Ndaj, miq, koleg, dashamirës, ju që na e lehtësuar problemin tonë me kontributet tuaja, si dhe me përkrahjen tuaj morale, ju që ishit dhe jeni me ne në ketë luftë me jetën, ju themi se asgjë nuk ka qartësi. Mund të vijohet e gjithë kura në QSUT , por mund të ndodh edhe që nuk janë mundësitë e zbatimit të saj. Kjo do të shihet në varësi të ecurisë, mundësive dhe KOHËS. E cila na kushtëzoi në mos pranimin në sistemin e komplikuar të burokracisë shëndetësore franceze, shtuar kësaj dhe kostot marramendëse. Nëse gjërat shkojnë mirë në QSUT, jemi të qetë. Nëse jo.. sfida të tjera na presin. Duke ju falënderuar, dëshirojmë t’ju përqafojmë të tërëve me shumë mirënjohje!”, shkruan Tetari ‘Zonja e Bujtinës’ në një postim në rrjetet sociale.Top Channel
-

Kompany: Nëse nuk i shfrytëzon mundësitë e tua e pëson, ndaj Flamengo do të jetë sfidë spektakolare
26 Qershor 2025
12:37
Telesport
Bayern Munich e mbylli me humbje fazën e grupeve të Botërorit për klube, pasi u mund 0-1 nga Benfica. Humbja bëri që kampionët e Gjermanisë ta mbyllnin grupin e tyre në vendin e dytë dhe në fazën tjetër do të luajnë ndaj Flamengos.
Trajneri Vincent Kompany, tha: “Pjesa jonë e parë nuk ishte shumë e mirë. Kishim probleme me vapën. Loja jonë nuk shkoi aq mirë sa zakonisht. Nëse ka diçka pozitive në lidhje me rezultatin, është se nuk do të na duhet të luajmë më në Charlotte“.
“Rezultati është ky që është. Ky është futbolli, nëse nuk i shfrytëzon mundësitë e tua dhe nëse portieri kundërshtar është i shkëlqyer mund ta pësosh e të humbasësh. Ajo që mund të marrim nga ajo ndeshje është kreativiteti. Ne e dimë se mund të krijojmë raste”, tha Kompany.
Në lidhje me ndeshjen e radhës, ai shtoi: “Ishte mjaft e qartë se do të ishte Flamengo ose Chelsea. Kështu që, e dinim se do të ishte një ndeshje e vështirë. Luajmë ndaj brazilianëve, do të jetë spektakolare, por duam fitoren dhe kualifikimin”. -

A do kandidojë për Bashkinë e Tiranës? Ja si përgjigjet Agron Shehaj
Në një analizë mbi mundësitë e opozitës në zgjedhjet për Bashkinë e Tiranës, Agron Shehaj u pyet nëse janë mundësitë e kandidimit të tij në Bashkinë e Tiranës. Duke analizuar forcat politike, Shehaj shprehu skepticizëm për një fitore të opozitës në vend, përveç në rastin kur bëhet fjalë që të mbështetet një kandidat jashtë politikës.
“Jo, nuk kam ndër mend të kandidoj. Mendoj se mundësitë që opozita të mundë kandidatin e PS-së janë shumë të vogla sidomos në kushtet që jemi, ku thjesht shohim rezultatet e zgjedhjeve të Tiranës.
Ekziston një mundësi për këtë, dhe mundësia është nëse ne do vendosim të gjithë bashkë të kandidojmë dhe mbështesim një kandidat jo politik. Të gjejmë një kandidat, anëtar të asnjë partie politike, por një kandidat teknik që gëzon respektin e shoqërisë shqiptare”, tha Shehaj. -

A do kandidojë për Bashkinë e Tiranës? Ja si përgjigjet Shehaj
Në një analizë mbi mundësitë e opozitës në zgjedhjet për Bashkinë e Tiranës, Agron Shehaj u pyet në një studio televizive nëse janë mundësitë e kandidimit të tij në Bashkinë e Tiranës.
Duke analizuar forcat politike, Shehaj shprehu skepticizëm për një fitore të opozitës në vend, përveç në rastin kur bëhet fjalë që të mbështetet një kandidat jashtë politikës.“Jo, nuk kam ndër mend të kandidoj. Mendoj se mundësitë që opozita të mundë kandidatin e PS-së janë shumë të vogla sidomos në kushtet që jemi, ku thjesht shohim rezultatet e zgjedhjeve të Tiranës.
Ekziston një mundësi për këtë, dhe mundësia është nëse ne do vendosim të gjithë bashkë të kandidojmë dhe mbështesim një kandidat jo politik. Të gjejmë një kandidat, anëtar të asnjë partie politike, por një kandidat teknik që gëzon respektin e shoqërisë shqiptare”, tha Shehaj.