Tag: mundësia

  • Horoskopi për ditën e sotme, 27 prill 2025/ Çfarë kanë parashikuar yjet për ju

    Horoskopi për ditën e sotme, 27 prill 2025/ Çfarë kanë parashikuar yjet për ju

    Dashi
    Ekziston mundësia të zbuloni që një prej të afërmve tuaj të flasë keq për ju. Kjo do të bëjë që ju të shqetësoheni gjatë gjithë ditës nëse nuk përballeni dhe nuk sqaroheni me personin në fjalë. Në fusha të tjera të jetës nuk parashikohet asgjë e veçantë. Në mbrëmje do të jeni nën praninë e miqve të ngushtë, çfarë do të ndikojë pozitivisht në humorin tuaj.
    DemiMund të shqetësoheni nga një incident, ku përfshihen përfaqësuesit e autoriteteve. Do t’ju duhen orë të tëra për të vërtetuar se nuk keni asnjë lidhje me akuzat që rëndojnë mbi ju. Sa i përket çështjeve të dashurisë, fati nuk do të jetë në anën tuaj pasi ka gjasa të debatoni me partnerin/partneren tuaj.
    Binjakët
    Të lindurit e kësaj shenje nuk do të ndihen të sigurt sa i përket çështjeve financiare. Mendohuni mirë para se të nisni një projekt, i cili fillimisht mund të kërkojë shpenzime të shumta. Ekzistojnë shanse të shumta që fati t’ju buzëqeshë në marrëdhëniet tuaja personale.
    Gaforrja
    Sot mund të keni një synim të ri, të cilin ka shumë gjasa ta realizoni. Nuk përjashtohet mundësia e disa përplasjeve të vogla me kolegët tuaj. Mos i besoni gjithçka atyre dhe mos ndani planet personale. Përdorni zgjuarsinë, taktin dhe buzëqeshjen kur bisedoni. Përpiquni të shmangni kritikat e shumta.
    Luani
    Duhet të mendoni për rrugën në të cilën ndodheni dhe nëse është pikërisht ajo çfarë dëshironi si në jetën personale ashtu edhe profesionale. Nëse mendoni se nuk jeni në rrugën që do të donit të ishit, përpiquni të gjeni një mënyrë për të ecur përpara. Nuk është dita e duhur për të ekperimentuar me veshjen.
    Virgjëresha
    Të lindurit e kësaj shenje nuk duhet t’i përmendin vazhdimisht ato çfarë kanë arritur. Kjo mbi të gjitha iu referohet atyre që kanë bërë së fundmi një blerje të shtrenjtë dhe dëshirojnë që këtë ta mësojnë sa më shumë persona. Përgjithësisht, dita pritet të kalojë e qetë. Ekziston mundësia e rritjes së të ardhurave.
    Peshorja
    Peshoret këshillohet të heqin dorë nga zakonet e vjetra, shqetësimet e tepërta dhe ankthet. Ndiqni intuitën dhe mos u bazoni vetëm tek këshillat e të tjerëve. Do të kaloni një mbrëmje të qetë, ku do të rifitoni energjitë e humbura.
    Akrepi
    Mos bini preh e provokimeve të kundërshtarëve tuaj. Mund të nisë si një debat i thjeshtë, por mund të përfundojë në sherr. Mund ta shmangni tërësisht këtë nëse nuk i kushtoni rëndësi faktorëve që ju irritojnë. Megjithatë tregoni vëmendje maksimale ndaj intrigave që mund të bëhen ndaj jush.
    Shigjetari
    Mos u përqendroni tek e shkuara, por shihni përpara drejt mundësive të reja që mund t’ju shfaqen. Nëse ndiqni këtë rrugë, mund të shihni ndryshime positive tek të ardhurat tuaja. Është e rëndësishme ti kushtoni më shumë vëmendje familjarëve tuaj.
    Bricjapi
    Nuk do të keni arsye për tu shqetësuar gjatë kësaj të marte. Është dita ideale për të vijuar punën me projeket tuaja. Sa i përket fushës së ndjenjave, shmangni plagjiaturën dhe përdorni kreativitetin.
    Ujori
    Tregohuni të hapur ndaj gjërave të reja, por kujtoni të mos e kaloni cakun. Do te ndiheni mjaft mirë nëse merreni me sport. Mundohuni të inkurajoni edhe shokët e të afërmit tuaj që t’i përkushtohen aktivitetit fizik. Per Ujorët e vetmuar, sportet do të ndihmojnë për të bërë disa njohje të reja.
    Peshqit
    Mund t’ju duhet këshilla e dikujt këtë të martë. Bëhet fjalë për disa vështirësi në aspektin personal apo për një projekt të komplikuar. Ata që janë në kërkim të dashurisë ka gjasa që t’i japin fund vetmisë. Ndërsa disa të tjerë mund t’i japin fund lidhjes së tyre romantike.

  • Parashikimi i yejeve për të gjithë shenjat e zodiakut, e diel 27 prill 2025

    Parashikimi i yejeve për të gjithë shenjat e zodiakut, e diel 27 prill 2025

    DashiEkziston mundësia të zbuloni që një prej të afërmve tuaj të flasë keq për ju. Kjo do të bëjë që ju të shqetësoheni gjatë gjithë ditës nëse nuk përballeni dhe nuk sqaroheni me personin në fjalë. Në fusha të tjera të jetës nuk parashikohet asgjë e veçantë. Në mbrëmje do të jeni nën praninë e miqve të ngushtë, çfarë do të ndikojë pozitivisht në humorin tuaj.
    DemiMund të shqetësoheni nga një incident, ku përfshihen përfaqësuesit e autoriteteve. Do t’ju duhen orë të tëra për të vërtetuar se nuk keni asnjë lidhje me akuzat që rëndojnë mbi ju. Sa i përket çështjeve të dashurisë, fati nuk do të jetë në anën tuaj pasi ka gjasa të debatoni me partnerin/partneren tuaj.

    BinjakëtTë lindurit e kësaj shenje nuk do të ndihen të sigurt sa i përket çështjeve financiare. Mendohuni mirë para se të nisni një projekt, i cili fillimisht mund të kërkojë shpenzime të shumta. Ekzistojnë shanse të shumta që fati t’ju buzëqeshë në marrëdhëniet tuaja personale.
    GaforrjaSot mund të keni një synim të ri, të cilin ka shumë gjasa ta realizoni. Nuk përjashtohet mundësia e disa përplasjeve të vogla me kolegët tuaj. Mos i besoni gjithçka atyre dhe mos ndani planet personale. Përdorni zgjuarsinë, taktin dhe buzëqeshjen kur bisedoni. Përpiquni të shmangni kritikat e shumta.
    LuaniDuhet të mendoni për rrugën në të cilën ndodheni dhe nëse është pikërisht ajo çfarë dëshironi si në jetën personale ashtu edhe profesionale. Nëse mendoni se nuk jeni në rrugën që do të donit të ishit, përpiquni të gjeni një mënyrë për të ecur përpara. Nuk është dita e duhur për të ekperimentuar me veshjen.
    VirgjëreshaTë lindurit e kësaj shenje nuk duhet t’i përmendin vazhdimisht ato çfarë kanë arritur. Kjo mbi të gjitha iu referohet atyre që kanë bërë së fundmi një blerje të shtrenjtë dhe dëshirojnë që këtë ta mësojnë sa më shumë persona. Përgjithësisht, dita pritet të kalojë e qetë. Ekziston mundësia e rritjes së të ardhurave.
    PeshorjaPeshoret këshillohet të heqin dorë nga zakonet e vjetra, shqetësimet e tepërta dhe ankthet. Ndiqni intuitën dhe mos u bazoni vetëm tek këshillat e të tjerëve. Do të kaloni një mbrëmje të qetë, ku do të rifitoni energjitë e humbura.
    AkrepiMos bini preh e provokimeve të kundërshtarëve tuaj. Mund të nisë si një debat i thjeshtë, por mund të përfundojë në sherr. Mund ta shmangni tërësisht këtë nëse nuk i kushtoni rëndësi faktorëve që ju irritojnë. Megjithatë tregoni vëmendje maksimale ndaj intrigave që mund të bëhen ndaj jush.
    ShigjetariMos u përqendroni tek e shkuara, por shihni përpara drejt mundësive të reja që mund t’ju shfaqen. Nëse ndiqni këtë rrugë, mund të shihni ndryshime positive tek të ardhurat tuaja. Është e rëndësishme ti kushtoni më shumë vëmendje familjarëve tuaj.
    BricjapiNuk do të keni arsye për tu shqetësuar gjatë kësaj të marte. Është dita ideale për të vijuar punën me projeket tuaja. Sa i përket fushës së ndjenjave, shmangni plagjiaturën dhe përdorni kreativitetin.
    UjoriTregohuni të hapur ndaj gjërave të reja, por kujtoni të mos e kaloni cakun. Do te ndiheni mjaft mirë nëse merreni me sport. Mundohuni të inkurajoni edhe shokët e të afërmit tuaj që t’i përkushtohen aktivitetit fizik. Per Ujorët e vetmuar, sportet do të ndihmojnë për të bërë disa njohje të reja.
    PeshqitMund t’ju duhet këshilla e dikujt këtë të martë. Bëhet fjalë për disa vështirësi në aspektin personal apo për një projekt të komplikuar. Ata që janë në kërkim të dashurisë ka gjasa që t’i japin fund vetmisë. Ndërsa disa të tjerë mund t’i japin fund lidhjes së tyre romantike.

  • “Thonë Agroni është bërë me Ramën”, Shehaj: Kanë nxjerrë Flamur Nokën për të më sulmuar, po të luftonin si unë…

    “Thonë Agroni është bërë me Ramën”, Shehaj: Kanë nxjerrë Flamur Nokën për të më sulmuar, po të luftonin si unë…

    Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, nga një takim me qytetarët në Kavajë, ka reaguar ndaj sulmeve të Flamur Nokës, duke e quajtur të pavërtetë akuzën se ai bashkëpunon me kryeministrin Edi Rama. Shehaj theksoi se nëse Partia Demokratike do ta kishte luftuar Ramën me vendosmëri, siç ka bërë ai vetë, ndoshta sot Rama nuk do të ishte më në pushtet.

    ‘Kanë filluar që të bezdisen nga biseda dhe mesazhet tona dhe nga ajo që ne duam të bëjmë dhe na thonë se ne qenkemi kundër opozitës. Ne nuk duam vetëm rotacionin politikë ne duam ndryshimin. Ne jemi partia që përfaqëson ata që nuk kënaqen vetëm me rotacionin politikë, ne duam ndryshimin prandaj jemi këtu. Tani kanë nxjerr Flamur Nokën që më sulmon dhe thotë Agroni bërë me Ramën. Nëse ata do kishin luftuar Ramën ashtu si e kam luftuar unë, mbase Rama s’do të ishte sot në pushtet’, tha ai. Reklama në FieriWeb – “STREET FOOD S.O.A”

    Ai theksoi se Partia Mundësia nuk përfaqëson thjesht një rotacion politik, por synon të përmbysë një sistem që i ka penguar shqiptarët të ecin përpara. “Qytetarët e ndershëm janë ata që e kanë çuar Shqipërinë përpara, jo qeveritë. Qeveritë vetëm i kanë penguar,” tha ai.Reklama në FieriWeb – “CAPRICCIOSA LALI”

    Shehaj theksoi rëndësinë e qarkut të Tiranës në zgjedhjet e 11 majit, duke e konsideruar atë si vendin ku do të nisë ndryshimi. Ai u bëri thirrje qytetarëve që t’i japin mbështetje Partisë Mundësia dhe ta përçojnë mesazhin e saj veçanërisht te të rinjtë.

    ‘Nuk ja në qeveritë që e kanë bërë Shqipërinë më të mirë por puna e qytetarëve të ndershëm e atyre që kanë punuar dhe nëse shqiptarët janë të pakënaqur që i kanë penguar që ata të mos bënin më shumë. Pengesa e çdo shqiptari janë shteti dhe qeveristë që u thonë ne do t’ju bëjmë më të pasur. Kavaja është e rëndësishme, sepse bënë pjesë edhe në qarkun e Tiranës dhe ndryshimi do të fillojë nga qarku i Tiranës. Ne duam që të mbledhim vota dhe ti shtrijmë votën të gjithëve përqëndrohuni tek të rinjtë kjo është e rëndësishme. Ne të gjithë vendosin do të marrim deputet, por Tirana është më e rëndësishme sepse ka më shumë deputet. Asnjë parti ska hyrë në parlamnet pa pasur mbështetjen e PD ose PS. Ne po bëjmë histori dhe ky është hapi i parë’, tha ai.
    Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

  • Zgjedhjet e 11 majit/ Kryetari i partisë Mundësia, Shehaj: “Ne jemi parti e papërlyer, do të shohim çudira nga…”

    Zgjedhjet e 11 majit/ Kryetari i partisë Mundësia, Shehaj: “Ne jemi parti e papërlyer, do të shohim çudira nga…”

    Kryetari I Partisë “Mundësia”, Agron Shehaj i ftuar në një intervistë televizive deklaori pritshmëritë që 11 maji rezervon për partinë Mundësia.“Partitë politike vazhdojnë të jenë të njëjtat, edhe këngët në fushata janë të njëjta. Ne jemi parti e papërlyer.
    Ne sigurisht, sondazhet e tregojnë, e tregojnë rritjen e Mundësia. Ne synojmë të marrim deputetë në të gjitha qarqet. Në Vlorë mund të dalim parti e dytë pas PS. Do të shohim çudira, pasi kemi mbështetje. Jam i bindur se hap pas hapi do të vijë ndryshimi. Dhe kjo mund të vijë nga Vlora. Në Tiranë pretendojmë 10% të votave, 3-4 mandate në Tiranë, në Vlorë parti e dytë.
    Nëse ka një parti politike që nuk ka një lidhje me punën është PS. Ka lidhje vetëm me pushtetin. Vizioni i tyre është të rregullojnë socialistët në punë. Punëtorët më të mëdhenj janë sipërmarrësit” – u shpreh Shehaj.

  • Zgjedhjet e 11 majit, Agron Shehaj: Synojmë deputetë sa për një grup parlamentar

    Zgjedhjet e 11 majit, Agron Shehaj: Synojmë deputetë sa për një grup parlamentar

    Kryetari i partisë Mundësia, Agron Shehaj tha se në zgjedhjet e 11 majit synon aq deputetë sa për një grup parlamentar. I ftuar në nje emision Shehaj tha se nga sondazhet e mediave dhe atyre që bën partia e tij, Mundësia del parti e dytë opozitare.
    Pjesë nga biseda në studio:
    Shehaj: Pritshmëria është e madhe, por nëse e krahasojmë se nga u nisëm para një viti dhe sot ku kemi ngritur struktura në të gjithë Shqipërinë. Të dielën bëmë hapjen e fushatës te Pallati i Kongreseve, të hënën ishim në Shkodër. Nuk shoh asnjë parti të që bën aktivitete si ne. Në rrjetet sociale kemi rritje të ndjekëve. Po përcjellim mesazhin tonë për një Shqipëri që ia del me punë, se ka një Shqipëri tjetër, e njerëzve që punojnë me punë të ndershme.
    Jemi parti e re dhe nuk synojmë të marrim pushtetin. Në bëjmë çdo të shtunë sondazhe që na thonë se kemi rritje. Sondazhet e fundit si të News 24 dhe Euronews na tregojnë se jemi partia e dytë pas PD-së. Pritshmëri është që të marrim një numër deputetësh dhe që të bëjmë një grup parlamentar dhe duket i realizueshëm ky qëllim.
    Rakipi: Thonë se nuk e ke bërë për të vjedhur, por për protagonizëm. Çfarë u thoni këtyre?
    Shehaj: Shumë mirë bëjnë që thonë se e bëjmë për këtë. Partitë e vjetra kanë hyrë në politikë dhe s’kishin kokërr leku dhe tani janë bërë milionerë. Parti të reja kanë bërë më shumë se ata që kanë patur pushtetin,. Kjo akuzë nga bën qejfin.
    Doda: Unë bëra studime për arkitekturë dhe me arkitekturë merrem. E fillova profesionin t’i rrija lart politikës. E ndjeja që kisha njëfarë thirrje, sepse kisha parë të prindërit e mi zhgënjim. Por kur fillova punën kuptova se po ju rregulloja njerëzve shtëpitë, por jo jetën. Dua të kem një impakt më të madh, të përmirësoj edhe jetën e tyre.
    Unë vij nga familje e persekutuar, ngjaj me Agronin. Kemi bërë rrugëtim të ngjashëm. Ne nuk kemi trashqguar asgjë. Bashkë me familjet tona i jemi përkushtuar punës. Agroni pak më shumë dhe është bërë milioner.
    Të mëson shumë vlera, që duhet të jesh në krah të të drejtësi dhe padrejtësisë t’i dalësh në ballë.
    Në 2021 e kam takuar Agronin kur kemi bërë fushatën për Tiranën dhe mu duk një person i ngjashëm me veten. Kur Agroni vendosi të hapte partinë nuk kishte nevojë për një ftesë. Partia Mundësia ishte gjëja e duhur për të bërë.

  • ‘Të vetmit që nuk pranuam pazare’, Shehaj: Fakti që u largova nga PD nuk do të thotë se jam dorëzuar

    ‘Të vetmit që nuk pranuam pazare’, Shehaj: Fakti që u largova nga PD nuk do të thotë se jam dorëzuar

    Nga prezantimi i kandidatëve të Partisë Mundësia për njësinë 7 në Tiranë, drejtuesi i saj, Agron Shehaj, theksoi se partia që ai përfaqëson është alternativa e vetme e ndershme dhe e besueshme për ndryshim në Shqipëri. Ai deklaroi se nuk kanë hyrë në asnjë pazar politik, ndryshe nga partitë e tjera të cilat, sipas tij, ndjekin modele të vjetra të opozitës.
    “Shehaj theksoi se është i pakorruptuar dhe i pakapshëm, dhe se nuk e ndal askush për të sjellë ndryshimin që vendi ka nevojë. Ai kritikoi ashpër mënyrën se si funksionon aktualisht opozita, duke e quajtur atë një produkt të pazareve politike.”
    “Jam i pakorruptuar dhe i pakapshëm, ne jemi e vetmja parti që nuk pranuam pazare, sepse mund ta bënim edhe ne këtë për të treguar se ishim shumë dhe kishim mbështetje. Ata që na sulmojnë thonë ‘pse tani?’ por nuk na ndalojnë dot,” – u shpreh Shehaj.
    Më tej, ai shtoi se Partia Mundësia synon të sjellë një model të ri opozitar:
    “Ne nuk vijmë të tregojmë përralla, por për të bërë diçka konkrete. Do të bëjmë një opozitë që s’e kanë parë ndonjëherë dhe as nuk e imagjinojnë dot. Koncepti i vjetër i opozitës është ai i pazarit – ne jemi njerëz të punës.”
    Shehaj komentoi edhe largimin e tij nga Partia Demokratike, duke sqaruar se ky hap nuk përfaqëson dorëzim, por vazhdim të një rruge për ndryshim:
    “Pavarësisht se çfarë thonë, unë kam bërë një luftë të madhe në PD, sidomos kur kandidova kundër Bashës. Largimi im nuk është dorëzim – është vazhdim i betejës kundër të keqes. Edi Rama është kryeministri më i korruptuar që ka pasur vendi dhe askush s’e ka luftuar më shumë se unë.”

  • Agron Shehaj takime me bizneset, bisedë në një berberhane: Kush vjedh në politikë duhet larguar! Shumica e shqiptarëve, punëtorë dhe të sakrificës

    Agron Shehaj takime me bizneset, bisedë në një berberhane: Kush vjedh në politikë duhet larguar! Shumica e shqiptarëve, punëtorë dhe të sakrificës

    Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj ka shkuar tek një berber dhe ka biseduar me pronarin dhe një klient. Klienti ngriti shqetësimin se falë mosbesimit ndaj politikanëve të tjerë, merr kosto edhe Shehaj.
    Kreu i Mundësia u përgjigj duke i thënë se si sipërmarrës nëse kap dikë duke vjedhur në punë e largon nga puna, nuk e mban në punë duke thënë se të gjithë vjedhin.
    Klienti: “Ideja është që duke qenë këta kështu, humb besimi edhe tek ty.”
    Shehaj: “Ti je sipërmarrës apo jo. Kur punëson dikë edhe zbulon që të vjedh. Ti çfarë bën? Thua që këta qënkan të gjithë hajdutë? Jo! Ti e heq! E heq dhe merr një tjetër. Do thuash ti po nga do e dish që ai tjetri nuk do të të vjedhë në të njëjtën mënyrë.
    Nuk e di çfarë do bëjë ai tjetri thua ti. Por ky më vjedh. Dhe këtë do ta largoj. Po më vodhi ai do e largoj dhe atë. Po më vodhi dhe tjetri do e largoj dhe tjetrin.
    Njerëzit duhet të kuptojnë që nëse dikush nuk bënn punën që ti prisje që ai të bënte, gjëja e parë largohet.”
    Kreu i partisë Mundësia, Shehaj deklaroi se ka një numër të madh sipërmarrësish. Sipas Shehajt, ka një Shqipëri që punon dhe që sakrifikon çdo ditë.
    “Arsyeja pse jam këtu që më ftove dhe të falenderoj është për ti treguar opinionit publik që si puna ime dhe puna jote ka pafund. Janë shumica. E di sa ka si puna jonë apo jo. Ja më ktu jemi ne. Sipërmarrës, sipërmarrë, sipërmarrës.
    Unë shkoj përditë flas me sipërmarrës. Ka një Shqipëri që punon. Ka një Shqipëri që sakrifikon. Ka një Shqipëri që siç the ti kur i shkon politikani dhe i thotë më voto mua ti se do të të ndihmoj unë, i thotë: ‘Aha… Për të më bërë nder mua do të shkosh në pushtet ti. Po jo mër se s’ta dua. Se unë ia dal me forcat e mia’” – shprehet Shehaj.
    Agron Shehaj dhe Partia Mundësia i kanë kthyer takimet në biznese në shtyllën kryesore të fushatës së tyre për zgjedhjet e 11 majit. Mundësia garon për herë të parë në këto zgjedhje dhe mban numrin 10.

  • ‘Politika, njësoj si biznesi’, Shehaj: Duhen larguar hajdutët derisa gjen të ndershmin

    ‘Politika, njësoj si biznesi’, Shehaj: Duhen larguar hajdutët derisa gjen të ndershmin

    Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, ka zhvilluar një tjetër takim në kuadër të fushatës për zgjedhjet e 11 majit, këtë herë në një berberhane. Gjatë një bisede të drejtpërdrejtë me pronarin dhe një klient, Shehaj u përball me skepticizmin qytetar ndaj politikanëve, por zgjodhi të japë një përgjigje me një shembull praktik nga përditshmëria.
    Klienti shprehu dyshimin se, për shkak të mosbesimit të krijuar nga politikanët e tjerë, e ka të vështirë të ketë besim edhe te Shehaj. Në përgjigje, Shehaj tha se një person që zbulon dikë duke vjedhur në punë, nuk duhet të vazhdojë me arsyetimin se “të gjithë vjedhin”, por ta largojë dhe të provojë sërish me një tjetër, derisa të gjejë dikë të ndershëm.
    “Ti je sipërmarrës apo jo. Kur punëson dikë dhe zbulon që të vjedh, çfarë bën? Thua që të gjithë qenkan hajdutë? Jo! E heq dhe merr një tjetër. Nuk e di çfarë do bëjë ai tjetri, por ky më vodhi, ky largohet”, tha Shehaj.
    Në vijim të bisedës, kreu i Partisë Mundësia theksoi se në Shqipëri ekziston një shtresë e madhe njerëzish që punojnë dhe sakrifikojnë çdo ditë, pa pritur ndere nga politika. Ai shtoi se misioni i tij është pikërisht të përfaqësojë këtë pjesë të shoqërisë.
    “Ka një Shqipëri që punon. Ka një Shqipëri që sakrifikon. Dhe kur i vjen ndonjë politikan e i thotë: ‘Më voto se do të ndihmoj’, i thonë: ‘Jo mër, s’ta dua! Se unë ia dal me forcat e mia!’”, u shpreh ai.
    Agron Shehaj dhe Partia Mundësia, që garon për herë të parë në zgjedhje me numrin 10, kanë kthyer vizitat në biznese të vogla në një shtyllë të rëndësishme të fushatës, duke synuar të përfaqësojnë sipërmarrësit dhe punëtorët si zëri i “Shqipërisë që punon”.

  • ‘Partia Mundësia, projekt afatgjatë’, Shehaj: Do ia ‘nxijmë jetën’ të korruptuarve në Parlament

    ‘Partia Mundësia, projekt afatgjatë’, Shehaj: Do ia ‘nxijmë jetën’ të korruptuarve në Parlament

    Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, ka deklaruar se deputetët që do të dalin nga radhët e kësaj force politike pas zgjedhjeve të 11 majit, do të zhvillojnë një betejë të ashpër kundër korrupsionit dhe abuzimeve me paratë publike.
    Në një video të shpërndarë në rrjetet sociale, Shehaj tha se qëllimi kryesor i Partisë Mundësia është përballja direkte me qeveritarët e korruptuar, të cilëve, sipas tij, do t’ua “nxijnë jetën” në Kuvend.
    Ai theksoi se projekti i kësaj partie është afatgjatë dhe nuk kufizohet vetëm tek zgjedhjet e 11 majit, ku forca e tij politike garon me numrin 10 në fletën e votimit.
    “Dhe këtyre që po vjedhin popullin më të varfër në Evropë do t’ua nxijmë jetën në Parlament si kurrë më përpara.Projekti politik i Partisë Mundësia është një projekt politik afatgjatë.Unë jam i vetmi politikan që me denoncimet e mia i kam kursyer miliona euro shtetit shqiptar, si në rastin e Unazës së Madhe… janë me dhjetëra betejat që kam bërë, pa kursyer askënd.Kështu do të vazhdojmë, dhe ky është zotimi ynë për qytetarët.”
    Shehaj përmendi gjithashtu mbështetjen që ka marrë nga qytetarët për denoncimet në Parlament, dhe u shpreh i bindur se me një grup deputetësh në Kuvend, Partia Mundësia do të luajë një rol kyç në luftën kundër korrupsionit.

  • “I kam kursyer miliona euro shtetit shqiptar”/ Shehaj: Me grup parlamentar do u nxijmë jetën hajdutëve në Kuvend

    “I kam kursyer miliona euro shtetit shqiptar”/ Shehaj: Me grup parlamentar do u nxijmë jetën hajdutëve në Kuvend

    Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj paralajmëron se në Parlamentin e ardhshëm të dalë nga zgjedhjet e 11 Majit, grupi i deputetëve të kësaj force politike do të bëjnë një betejë të ashpër kundër korrupsionit dhe vjedhjes së qytetarëve shqiptarë. Me anë të një video në rrjetet sociale, Shehaj zotohet se deputetët që do të fitojnë një mandat në 11 maj, “do ua nxijnë jetën” qeveritarëve të korruptuar.
    Sipas kreut të Mundësia, qytetarët shqiptarë do të përfitojnë shumë nga prania në Parlament e deputetëve të Partisë Mundësia, teksa ka kujtuar se betejat e tij të shumta si ligjvënës në këto 8 vite, u kanë kursyer shqiptarëve miliona euro që do futeshin në xhepat e politikanëve të korruptuar.
    “Kështu që të njëjtën gjë do bëjmë, do vazhdojmë, dhe këtyre që po vjedhin popullin më të varfër në Evropë do t’ua nxijmë jetën në Parlament si kurrë më parë”, u zotua Shehaj.Lidhur me pritshmëritë që ka Partia Mundësia në zgjedhjet e 11 Majit, Shehaj theksoi se ky projekt politik është afatgjatë. Në zgjedhjet e 11 Majit, Partia Mundësia garon me numrin 10 në fletën e votimit.
    Postimi i Agron Shehaj:
    Dhe këtyre që po vjedhin popullin më të varfër në Evropë do t’ua nxijmë jetën në Parlament si kurrë më përpara.Projekti politik i Partisë Mundësia është një projekt politik afatgjatë. Nuk shikon vetëm zgjedhjet e ardhshme. Për ne zgjedhjet e ardhshme janë jashtëzakonisht të rëndësishme, edhe shqiptarët do kenë një përfitim edhe në momentin që ne do vemi në opozitë.Shumë qytetarë më ndalojnë edhe më vlerësojnë për punën që unë kam bërë në Parlament.
    Imagjinoni çfarë mund të bëjmë me një grup deputetësh të Partisë Mundësia, 5 apo 10 veta dhe ky është qëllimi ynë. Unë jam i vetmi politikan që me denoncimet e mia i kam kursyer miliona euro shtetit shqiptar, si në rastin e Unazës së Madhe, janë me dhjetra betejat që kam bërë, pa kursyer asnjë prej tyre, pa u ndaluar.Kështu që të njëjtën gjë do bëjmë, do vazhdojmë, dhe këtyre që po vjedhin popullin më të varfër në Evropë do t’ua nxijmë jetën në Parlament si kurrë më parë.