Tag: mundësia

  • Komisioni i Reformës Zgjedhore/ Konsensus PS dhe PD, marrin nga një anëtar PSD dhe Mundësia. Mbeten jashtë partitë e Lapajt e Qorit

    Komisioni i Reformës Zgjedhore/ Konsensus PS dhe PD, marrin nga një anëtar PSD dhe Mundësia. Mbeten jashtë partitë e Lapajt e Qorit

    Mazhoranca ka rënë dakord që të ketë përfaqësi të barabartë me opozitën në komisionin e reformës zgjedhore.

    Në radhët e anëtarëve të Partisë Socialiste do të jetë edhe një nga partia e Tom Doshit, ndërsa Agron Shehajt do t’i sigurohet një vend në radhët e Partisë Demokratike.
    16 vendet e komisionit do të ndahen, 7 nga Partia Socialiste, 1 nga Partia Social-Demokrate, 5 Partia Demokratike, 1 Partia e Lirisë, 1 Partia Republike dhe 1 Partia Mundësia.
    Nga kjo formulë, mbeten jashtë Partia Shqipëria Bëhet e Lapajt dhe Lëvizja Bashkë e Arlind Qorit.
     “Së fundmi kemi rënë dakord edhe në lidhje me ato vërejtje që u ngritën në lidhje me përfaqësimin në reformën zgjedhore ku shumica dhe opozita do të ketë një përfaqësim të barabartë. Do të ketë përfaqësi edhe nga partitë e vogla që janë pjesë e kuvendit, por që nuk janë pjesë e grupeve parlamentare, por duke ruajtur një balancë për të ruajtur ekuilibrin shumicë- pakicë”, u shpreh një ditë më parë Damian Gjiknuri.
    Mbetet që javë e ardhshme Kuvendi të japë dritën jeshile për nisjen e punës.

    Top Channel

  • Florian Binaj bashkon opozitën

    Florian Binaj bashkon opozitën

    Florjan Binaj

    TIRANË-Kandidati i pavaruar për Bashkinë e Tiranës, Florjan Binaj ka zhvilluar një takim me partitë politike. Në takim janë bërë bashkë demokratë dhe emra të cilët u propozuan nga partitë e tjera, për postin e kryebashkiakut.
    Barbara Doda, përfaqësuaesja e partisë ‘Mundësia’ ishte pjesë e takimit. Kujtojmë se kryetari i Partisë “Mundësia”, Agron Shehaj fillimisht u shpreh se nuk do ta mbështesin kandidaturën e Florian Binajt. Në takim nuk ka munguar as kandidati i propozuar nga ‘Mundësia’, politologu Ermal Hasimja, i cili ka shprehur hapur mbështetjen ndaj Binajt.

    Ilir Alimehmeti, përfaqësuesi i PD dhe një nga negociatorët kryesorë për gjetjen e kandidatit të përbashkët të opozitës, ishte pjesë e takimit. Kujtojmë se vetë kryetari i Partisë Demokartike, Sali Berisha nga një konferencë për shtyp ka njoftuar se ndër kandidatët e propozuar nga drejtues dhe personalitete të PD, është vendosur të mbështesin së bashu aktorin dhe aktivistin Florian Binaj.
     

  • Agron Shehaj shkresë KQZ-së: Na duhet një seli qendrore për partinë

    Agron Shehaj ka kërkuar seli qendrore për partinë e tij Mundësia për shkak të zgjedhjeve të 11 majit. Në një shkresë drejtuar KQZ-së, që mban firmën e nënkryetarit Erald Kapri, kërkohet lëshimi i një vërtetimi zyrtar që të pasqyrojë përqindjen e votave në shkallë kombëtare, numrin e mandateve të fituara në Kuvend, si dhe çdo të dhënë tjetër zyrtare mbi rezultatin e partisë në zgjedhjet parlamentare. 
    Kjo kërkesë, sipas partisë, bazohet në ligjin për “Për partitë politike” dhe në vendimin përkatës të Këshillit të Ministrave, që rregullon procedurat për pajisjen me seli të partive parlamentare. 
    “Në mbështetje të nenit 22 dhe 22/1 të ligjit nr. 8580, datë 17.02.2000 “Për partitë politike”, të ndryshuar, si dhe në zbatim të Vendimit të Këshillit të Ministrave për përcaktimin e rregullave të hollësishme për zyrat qendrore dhe vendore të partive politike, Partia Mundësia kërkon nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve lëshimin e vërtetimit zyrtar që pasqyron: përqindjen e votave të marra në shkallë kombëtare nga partia Mundësia, numrin e mandateve të fituara në Kuvendin e Shqipërisë, dhe çdo të dhënë zyrtare mbi rezultatin elektoral të subjektit politik “Partia Mundësia” në zgjedhjet parlamentare të datës 11 maj 2025. 
    Ky vërtetim kërkohet për efekt të procedurës ligjore për pajisjen me seli qendrore dhe zyrtat vendore të partive parlamentare, në zbatim të nenit 22 të ligjit nr. 8580/2000 dhe të vendimit të Këshillit të Ministrave të përmendur më sipër”, thuhet në kërkesë. 
    Më 11 maj, partia Mundësia mori 49 006 vota në rang vendi dhe siguroi dy deputetë, vetë Shehaj dhe Erald Kapri. 

     

  • Partia ‘Mundësia’ shkresë KQZ-së, kërkon seli qendrore pas zgjedhjeve të 11 majit

    Partia ‘Mundësia’ shkresë KQZ-së, kërkon seli qendrore pas zgjedhjeve të 11 majit

    Agron Shehaj ka kërkuar seli qendrore për partinë e tij Mundësia për shkak të zgjedhjeve të 11 majit. Në një shkresë drejtuar KQZ-së, që mban firmën e nënkryetarit Erald Kapri, kërkohet lëshimi i një vërtetimi zyrtar që të pasqyrojë përqindjen e votave në shkallë kombëtare, numrin e mandateve të fituara në Kuvend, si dhe çdo të dhënë tjetër zyrtare mbi rezultatin e partisë në zgjedhjet parlamentare.
    Kjo kërkesë, sipas partisë, bazohet në ligjin për “Për partitë politike” dhe në vendimin përkatës të Këshillit të Ministrave, që rregullon procedurat për pajisjen me seli të partive parlamentare.
    “Në mbështetje të nenit 22 dhe 22/1 të ligjit nr. 8580, datë 17.02.2000 “Për partitë politike”, të ndryshuar, si dhe në zbatim të Vendimit të Këshillit të Ministrave për përcaktimin e rregullave të hollësishme për zyrat qendrore dhe vendore të partive politike, Partia Mundësia kërkon nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve lëshimin e vërtetimit zyrtar që pasqyron: përqindjen e votave të marra në shkallë kombëtare nga partia Mundësia, numrin e mandateve të fituara në Kuvendin e Shqipërisë, dhe çdo të dhënë zyrtare mbi rezultatin elektoral të subjektit politik “Partia Mundësia” në zgjedhjet parlamentare të datës 11 maj 2025

  • Partia ‘Mundësia’ shkresë KQZ-së, kërkon seli pas zgjedhjeve të 11 majit

    Partia ‘Mundësia’ shkresë KQZ-së, kërkon seli pas zgjedhjeve të 11 majit

    agron shehaj

    TIRANË- Kryetari i Partisë ‘Mundësia’, Agron Shehaj, ka kërkuar që partisë së tij t’i vihet në dispozicion një seli qendrore pas certifikimit të zgjedhjeve të 11 majit. Kërkesa i është dërguar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), të nënshkruar nga nënkryetari i partisë, Erald Kapri. Në shkresë, Partia Mundësia kërkon lëshimin e vërtetimit zyrtar që të përmbajë të dhëna të plota mbi rezultatin elektoral: përqindjen e votave të fituara në nivel kombëtar, numrin e mandateve të siguruara në Kuvend, si dhe çdo informacion tjetër zyrtar që lidhet me performancën e subjektit politik në zgjedhjet e fundit.
    “Në mbështetje të nenit 22 dhe 22/1 të ligjit nr. 8580, datë 17.02.2000 ‘Për partitë politike’, të ndryshuar, si dhe në zbatim të Vendimit të Këshillit të Ministrave për përcaktimin e rregullave të hollësishme për zyrat qendrore dhe vendore të partive politike, Partia Mundësia kërkon nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve lëshimin e vërtetimit zyrtar që pasqyron: përqindjen e votave të marra në shkallë kombëtare nga partia Mundësia, numrin e mandateve të fituara në Kuvendin e Shqipërisë, dhe çdo të dhënë zyrtare mbi rezultatin elektoral të subjektit politik ‘Partia Mundësia’ në zgjedhjet parlamentare të datës 11 maj 2025.”, thuhet në shkresën zyrtare.
    Në legjistalurën e XI-të parlamentare, Partia Mundësia ka siguruar 2 vende, për Agron Shehajn dhe Erald Kaprin. 

  • Fitoi 2 mandate deputeti/ Partia ‘Mundësia’ shkresë KQZ-së, kërkon seli qendrore pas zgjedhjeve të 11 majit

    Fitoi 2 mandate deputeti/ Partia ‘Mundësia’ shkresë KQZ-së, kërkon seli qendrore pas zgjedhjeve të 11 majit

    Agron Shehaj ka kërkuar seli qendrore për partinë e tij Mundësia për shkak të zgjedhjeve të 11 majit. Në një shkresë drejtuar KQZ-së, që mban firmën e nënkryetarit Erald Kapri, kërkohet lëshimi i një vërtetimi zyrtar që të pasqyrojë përqindjen e votave në shkallë kombëtare, numrin e mandateve të fituara në Kuvend, si dhe çdo të dhënë tjetër zyrtare mbi rezultatin e partisë në zgjedhjet parlamentare.
    Kjo kërkesë, sipas partisë, bazohet në ligjin për “Për partitë politike” dhe në vendimin përkatës të Këshillit të Ministrave, që rregullon procedurat për pajisjen me seli të partive parlamentare.
    “Në mbështetje të nenit 22 dhe 22/1 të ligjit nr. 8580, datë 17.02.2000 “Për partitë politike”, të ndryshuar, si dhe në zbatim të Vendimit të Këshillit të Ministrave për përcaktimin e rregullave të hollësishme për zyrat qendrore dhe vendore të partive politike, Partia Mundësia kërkon nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve lëshimin e vërtetimit zyrtar që pasqyron: përqindjen e votave të marra në shkallë kombëtare nga partia Mundësia, numrin e mandateve të fituara në Kuvendin e Shqipërisë, dhe çdo të dhënë zyrtare mbi rezultatin elektoral të subjektit politik “Partia Mundësia” në zgjedhjet parlamentare të datës 11 maj 2025.
    Ky vërtetim kërkohet për efekt të procedurës ligjore për pajisjen me seli qendrore dhe zyrtat vendore të partive parlamentare, në zbatim të nenit 22 të ligjit nr. 8580/2000 dhe të vendimit të Këshillit të Ministrave të përmendur më sipër”, thuhet në kërkesë.
    Më 11 maj, partia Mundësia mori 49 006 vota në rang vendi dhe siguroi dy deputetë, vetë Shehaj dhe Erald Kapri.

  • Gara për Tiranën, Agron Shehaj jep mbështetjen, Florjan Binaj kandidat i gjithë spektrit të opozitës

    Gara për Tiranën, Agron Shehaj jep mbështetjen, Florjan Binaj kandidat i gjithë spektrit të opozitës

    Kreu i partisë Mundësia, Agron Shehaj ka deklaruar këtë mbrëmje për Top Channel se do ta mbështesë kandidaturën e Florjan Binaj për bashkinë e Tiranës.
    Ai tha se edhe pse është i zhgënjyer nga mënyra sesi PD shpalli emrin pa negociuar më parë me aleatët, mbështetja ndaj tij do të jetë edhe nga ‘Mundësia’ pasi plotëson kriteret si një figurë jopolitike.
    “Hapëm një negociatë me PD dhe opozitën, kërkuam që kandidati të ishte jashtë politikës. Jemi të zhgënjyer nga mënyra si PD u soll me këto negociata duke shpallur emrin pa u konsultuar, por ne do ta mbështesim politikisht sepse nuk mund të dalim kundër parimit tonë.
    Ai është jashtë politikës, i përmbush kriteret dhe nuk mund të dalim jashtë kriterit tonë pavarësisht sjelljes së PD”, u shpreh Shehaj për Top Channel.
    Kështu Florja Binaj është kandidati që mbështetet nga gjithë spektri opozitar, nga PD dhe aleatët e saj, dhe partitë e tjera opozitare, e së fundmi edhe nga “Mundësia”.

  • Deklarata e kryetarit të ‘Mundësia’, Mulosmani: Agron Shehaj duhet të tërheqë kandidatin e tij, të mbështesë Flor Binajn

    Deklarata e kryetarit të ‘Mundësia’, Mulosmani: Agron Shehaj duhet të tërheqë kandidatin e tij, të mbështesë Flor Binajn

    Pas konferencës së kryetarit të Partisë ‘Mundësia’ analisti Ermal Mulosmani me një postim të tij në Facebook, shkruan se, sot Agron Shehaj duhej që të vendoste për të tërhequr kandidatin e tij.

    ‘Nëse sot do të isha në vendin e zotit Agron Shehaj, do të merrja vendimin e mëposhtëm:

    Vendimi i PD-së për të mbështetur kandidaturën e z. Florian Binaj është një vendim i njëanshëm i saj, i pakoordinuar dhe i pakonsultuar me Partinë Mundësia.

    Në këto kushte, kandidati Ermal Hasimja, i propozuar nga Partia jonë për tu mbështetur nga Opozita, tërhiqet nga kandidimi.

    Partia jonë, megjithëse nuk është dakord me mënyrën sesi funksionoi përzgjedhja e kandidatit që mbështeti PD, u bën thirrje mbështetësve të saj që të votojnë kandidatin e Opozitës.

    Ky vendim jo i lehtë për ne, bëhet në emër të domosdoshmërisë së përballjes me një pushtet total që ka kapur çdo nivel të piramidës shtetërore.

    Me respekt Agron Shehaj’, shkruan Ermal Mulosmani në Facebook.

     

     

  • Partia “Mundësia”: Kandidati i përbashkët i opozitës, shpresë për fitoren në Tiranë

    Partia “Mundësia”: Kandidati i përbashkët i opozitës, shpresë për fitoren në Tiranë

    Barbara Doda, nënkryetarja e partisë “Mundësia”, e cilësoi si një zhvillim shumë pozitiv faktin që sipas saj PD ka pranuar të zgjedhë një kandidat të pavarur dhe të pranuar nga të gjitha partitë opozitare për Bashkinë e Tiranës.
    Sipas saj, propozimi i partisë “Mundësia” për kandidat të përbashkët është pranuar nga PD-ja, duke shënuar “rastin e parë në shumë vite që opozita po bashkohet rreth një parimi. Është një lajm shumë i mirë për qytetarët e Tiranës.”
    “Nuk bëhet fjalë për koalicion apo aleancë, por për të gjetur një zgjidhje për qytetarët e Tiranës. Ne kemi propozuar një kandidat të përbashkët që të jetë mbi partitë politike,” tha Doda.
    Doda bëri të ditur se tani opozita është në fazën për të gjetur kandidatin e përbashkët, duke theksuar se “në Tiranë opozita do të ketë një shans vetëm nëse do të ketë një kandidat të përbashkët. Sot partia Demokratike ka pranuar këtë propozim, ndërsa tani jemi në fazën për ta gjetur atë.”

  • ‘Nuk është e nevojshme’, Shehaj refuzon koalicionin opozitar, zbulon strategjinë që të gjithë e prisnin ndryshe

    ‘Nuk është e nevojshme’, Shehaj refuzon koalicionin opozitar, zbulon strategjinë që të gjithë e prisnin ndryshe

    Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj u shpreh sot lidhur me synimet e lidhura me forcën politike që ai drejton.
    Në një dalje televizive, Shehaj tha se Partia Mundësia nuk ka menduar të bashkëpunojë apo të hyjë në koalicion me parti të tjera opozitare në Parlament.
    Shehaj tha se një akt i tillë nuk është i nevojshëm, edhe pse partia e tij do të donte më shuëm hapësirë.
     “Nuk kemi menduar të bashkëpunojmë apo të hyjmë në koalicion me parti të tjera opozitare në Parlament. Nuk është e nevojshme. E rëndësishme është si e shfrytëzon kohën që ke. Sigurisht do të donim më shumë hapësira, por nuk është problem sasie, por cilësie. Mund të kesh kohë pafund, por mund të flasësh budallallëqe. Nëse ke gjënë e duhur për të thënë, nëse je i sinqertë, mjafton edhe telefoni ndonjëherë”,-tha Shehaj.