Tag: mundësia

  • Partia Mundësia hap zyrtarisht fushatën, Shehaj: Korrupsioni problemi kryesor në vend, mbështesim SPAK, t’i jepet fund pandëshkueshmërisë së pushtetarëve

    Partia Mundësia hap zyrtarisht fushatën, Shehaj: Korrupsioni problemi kryesor në vend, mbështesim SPAK, t’i jepet fund pandëshkueshmërisë së pushtetarëve

    TIRANË-Partia ‘Mundësia’ e drejtuar nga Agron Shehaj, hapi ditën e sotme zyrtarisht fushatën elektorale për zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

    Para mbështetësve të tij, nga Pallati i Kongreseve Agron Shehaj, vuri theksin tek korrupsioni, i cili që sipas tij është problemi kryesor në vend. Reklama në FieriWeb – “STREET FOOD S.O.A”

    Shehaj theksoi se mbështetja ndaj SPAK do të jetë absolute, në mënyrë që të vijohet me ndëshkimin e kujtdo që është përfshirë në korrupsion.Reklama në FieriWeb – “VODAFONE ALBANIA”

    Duhet ta bëjmë Shqipërinë vendin e të gjithëve dhe për të gjithë dhe jo për një pakicë. Ne s’mund të ndryshojmë të kaluarën, por mund të ndryshojmë të ardhmen. Ishim më pak se 10 veta me një ide që duhej e çmendur, por sot shihni këtë sallë, jemi me mijëra dhe me qindra mijëra në të gjithë Shqipërinë. Shqipëria ka shumë probleme por më kryesori është korrupsioni. Po pasurohen zyrtarët dhe po varfërohen qytetarët. Drejtësia sulmohet vazhdimisht nga politikanë të korruptuar, ekonomia kontrollohet nga një pakicë e lidhur me pushtetin, por shqiptarët kanë një alternativë, ne jemi ndryshimi. Mbështetja jonë për SPAK është absolute, duhet t’i jepet fund pandëshkueshmërisë së politikanëve të korruptuar’, tha ai.

     Agron Shehaj deklaroi se Partia Mundësiaështë opozita e vërtetë në Shqipëri, që do të bëjë një betejë të ashpër në Parlament kundër vjedhjes dhe varfërimit të qytetarëve.

    Ne jemi opozita e vërtetë. Ne jemi opozita e sistemit. Ne jemi opozita e së kaluarës. Të gjithë ata që mbrojnë status quo-në përpiqen t’u imponojnë shqiptarëve zgjedhjen mes dy alternativave të vjetra. Ose më keq akoma: midis së vjetrës dhe koalicioneve të reja, por me zakonet e vjetra – me abuzime, pazare dhe hipokrizi. Ne nuk jemi pjesë e kësaj loje. Ne jemi ndryshe. Ne jemi opozita e vërtetë.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    Ajo që kam arritur vetëm në parlament gjatë këtyre viteve është vetëm një ogur i asaj që do të bëjmë së bashku si grup parlamentar në Kuvendin e ardhshëm. Ne do t’ua nxijmë jetën atyre që vazhdojnë të vjedhin popullin më të varfër në Europë’, tha ai.

    Gjatë fjalës së tij, Shehaj prezantoi edhe programin e partisë që ai drejton. Ai tha se vizioni i Partisë Mundësia është lufta pa kompromis ndaj korrupsionit.

    ‘Ne besojmë në një shtet të vogël, që i lë qytetarët të lirë të ndërtojnë vetë të ardhmen e tyre. Ne duam një Shqipëri ku qytetarët nuk e ndiejnë shtetin si barrë, por si garantues të lirisë, sigurisë dhe drejtësisë. Një shtet që nuk rëndon mbi qytetarin është një shtet që i jep mundësi çdo individi të lulëzojë. Ne besojmë se mirëqenia dhe zhvillimi ekonomik vijnë nga liria dhe përgjegjësia individuale. Një shqiptar i lumtur është një shqiptar i pasur dhe i lirë të realizojë potencialin e tij. Ne besojmë se lufta kundër korrupsionit është jetike për të krijuar kushtet për zhvillimin ekonomik dhe shoqëror në Shqipëri.

    Drejtësia është shtylla kryesore e një shoqërie të lirë dhe të drejtë. Ne besojme që rritja ekonomike është çelsi i zgjidhjes së problemeve të shqiptarëve. Pa rritjen ekonomike nuk mund të ketë një arsim më të mirë, një shëndetësi më cilësore, infrastrukturë moderne. Pa rritje ekonomike nuk mund të ketë një jetë më të mirë. Ne jemi të vetmit që besojmë se ekonomia nuk rritet falë shtetit. Ne jemi të bindur se shteti ka qenë pengesa më e madhe e rrijtes ekonomike të Shqipërisë në këto 34 vite’, tha ai. 

    Një paralajmërim Shehaj e pati për të gjithë numëruesit e votave në zgjedhjet e 11 majit. Ai tha se ata nuk duhet që të tentojnë të vjedhin votat e qytetarëve që mbështesin Partinë Mundësia.

    “Do ta ushtrojmë të drejtën tonë për të rinumëruar të paktën 10% të kutive të votimit. Do të filmojmë të gjithë proceset e numërimit. Dhe do të çojmë në SPAK këdo përgjegjës për parregullësinë më të vogël”, tha ai.

  • Partia Mundësia hap fushatën: Jemi opozita e vërtetë

    Partia Mundësia hap fushatën: Jemi opozita e vërtetë

    Këtë të Dielë, ka hapur fushatën elektorale Partia Mundësia. Kreu i kësaj force politike Agron Shehaj theksoi në Pallatin e Kongreseve se ajo ide që lindi me 10 persona, sot numëron qindra mijëra mbështetës në gjithë Shqipërinë.“Nuk ka dyshim se ne nuk mund të ndryshojmë të kaluarën, por sot ne mund dhe duhet të ndryshojmë të ardhmen. Në fillim ishim 10 vetë me një ide që dukej e çmendur. Shiko sa shumë jemi në këtë sallë, me qindra mijëra në gjthë Shqipërinë!”, tha Shehaj.
    Shtoi se kjo parti e ka planin të qartë, me një luftë frontale ndaj korrupsionit dhe përmirësimin radikal të klimës së biznesit.“Një shtet që nuk rëndon mbi qytetarët, i jep mundësinë çdo individi të lulëzojë. Një shqiptar i lumtur ështrë një shqiptar i pasur dhe i lirë. Lufta kundër korrupsionit është jetike. Drejtësia është shtylla kryesore e shoqerisë, rritja ekonomike çelësi i zgjidhjes së problemeve.”
    Tha se mbështetja ndaj SPAK do të jetë absolute, në mënyrë që të vijohet me ndëshkimin e kujtdo që është përfshirë në korrupsion. “Ne jemi opozita e vërtetë, e sistemit! Ne jemi e vetmja opozitë e vërtetë”, përfundoi Shehaj.

  • Agron Shehaj shpalos programin e Partisë Mundësia, nga përgjysmimi i taksave tek kursimi i mbi 1 miliard eurove në vit

    Agron Shehaj shpalos programin e Partisë Mundësia, nga përgjysmimi i taksave tek kursimi i mbi 1 miliard eurove në vit

    Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj ka prezantuar programin e forcës politike që ai drejton, e cila në zgjedhjet e 11 majit garon me numrin 10 në fletën e votimit.
    Në fjalën e tij në hapjen zyrtare në Pallatin e Kongreseve, mes mijëra mbështetësve, Agron Shehaj theksoi se programi i Mundësisë ka qëllim kryesor rritjen ekonomike të vendit, përmes tkurrjes së administratës me të cilën do kursehen mbi 1 miliard euro në vit.
    Po ashtu, përgjysmimi i taksave për qytetarët dhe bizneset, me një taksë të sheshtë prej vetëm 8%, që do të ulë drastikisht barrën tatimore dhe duke nxitur zhvillimin ekonomik dhe sipërmarrjen e lirë.
    Shehaj tha se adaptimi i monedhës euro do të eliminojë kostot e panevojshme të këmbimit valutor, do lehtesoj bisneset e eksporteve dhe do rrisë  besimin e investitorëve vendas dhe të huaj në ekonominë tonë.
    Një nga prioritetet kryesore të partisë Mundësia tha Shehaj është përmirësimi radikal i klimës së biznesit.
    Ndaj ai theksoi se synohet eliminimi i kontrollevetë tepërta shtetërore mbi bizneset e reja për tre vitet e para.
    “Ne do ta bëjmë shtetin më efikas dhe transparent përmes digjitalizimit të plotë të shërbimeve publike, duke eliminuar vendimmarrjen subjektive dhe diskriminimin.”, tha ndër të tjera Shehaj.
    Pjesë nga fjala e Agron Shehaj për Programin e Partisë Mundësia:
    Qellimi kryesor i programit tone eshte rritja ekonomike. Deshtimi me i madh i te gjitha qeverive ne 34 vitet e fundit ka qene pikerisht mungesa e rritjes ekonomike.
    Ne kemi një plan të qartë dhe konkret për ta transformuar Shqipërinë në një vend ku çdo qytetar mund të ketë sukses nëpërmjet punës dhe kembnguljes dhe deshires per tja dale..
    Ne besojmë se ndryshimi fillon me pergjysmimin e taksave për qytetarët dhe bizneset. Për këtë arsye, do të vendosim një taksë të sheshtë prej vetëm 8%, duke ulur drastikisht barrën tatimore dhe duke nxitur zhvillimin ekonomik dhe sipërmarrjen e lirë.
    Administrata publike sot është e mbingarkuar dhe e fryrë me shpenzime të panevojshme dhe luks të papranueshëm. Partia Mundësia angazhohet të kursejë mbi 1 miliard euro në vit duke reduktuar administratën dhe duke eliminuar shpenzimet e tepërta. Këto fonde do të financojne uljen e taksave dhe permiresimin e  shërbime publike.
    Për të garantuar stabilitet ekonomik dhe transparencë financiare, Shqipëria do të adoptojë Euron si monedhë kombëtare. Kjo masë do të eliminojë kostot e panevojshme të këmbimit valutor, do lehtesoj bisneset e eksporteve dhe do rris  besimin e investitorëve vendas dhe të huaj në ekonominë tonë.
    Një tjetër hap i rëndësishëm është lufta frontale ndaj korrupsionit dhe nepotizmit. Ne do të anulojmë të gjitha koncesionet dhe PPP-të ne hetim nga Spak per korrupsion, do të përdorim Inteligjencën Artificiale për të automatizuar procedurat administrative, duke ulur hapësirat për korrupsion dhe abuzime.
    Në këtë luftë kundër korrupsionit, mbështetja jonë për SPAK-un do të jetë absolute. Ne do të sigurojmë financim dhe kompetenca të zgjeruara ligjore për këtë institucion, për të garantuar drejtësi të pavarur dhe për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë së zyrtarëve të korruptuar.
    Një nga prioritetet tona kryesore është përmirësimi radikal i klimës së biznesit. Për këtë arsye, ne do të eliminojmë kontrollet e tepërta shtetërore mbi bizneset e reja për tre vitet e para.
    Arsimi është çelësi i së ardhmes, prandaj ne do të sigurojmë pavarësinë e plotë të institucioneve arsimore dhe do të rrisim pagat dhe kushtet e mësuesve. Arsimi do të jetë plotësisht i depolitizuar, duke garantuar një mjedis të drejtë dhe cilësor për studentët.
    Në shëndetësi, do të investojmë duke rritur buxhetin dhe duke krijuar Ndërmarrjen Kombëtare Shëndetësore, e cila do të centralizojë menaxhimin, të eliminojë burokracinë dhe korrupsionin, dhe të përmirësojë ndjeshëm shërbimin për qytetarët.
    Politikat tona sociale janë gjithashtu shumë konkrete: do rrisim pensione cdo vit me 10 %, çdo pensionist me pension më të ulët se 300 euro do të përfitojë kontribut minimal jetik, ndërsa çdo fëmijë deri në 14 vjeç do të marrë 600 euro në vit, duke mbështetur kështu familjet shqiptare.
    Ekonomia jonë do të ketë në fokus zhvillimin e sektorëve si turizmi, teknologjia e informacionit, turizmi mjekësor, shërbimet financiare dhe agrobiznesi, duke eliminuar barrierat burokratike dhe duke lehtësuar maksimalisht eksportet.
    Ne do ta bëjmë shtetin më efikas dhe transparent përmes digjitalizimit të plotë të shërbimeve publike, duke eliminuar vendimmarrjen subjektive dhe diskriminimin.
    Diaspora jonë meriton një vëmendje të veçantë, prandaj do të ofrojmë lehtësim maksimal për investimet e tyre, duke krijuar kushte që ata të kthehen dhe të kontribuojnë për Shqipërinë që meritojnë.
    Ky është angazhimi ynë. Kjo është Shqipëria e Mundësive që duam të ndërtojmë së bashku.

  • Nga Shkodra në Sarandë për 12 orë/ Shehaj: Për një Shqipëri ku ia del me punë

    Nga Shkodra në Sarandë për 12 orë/ Shehaj: Për një Shqipëri ku ia del me punë

    Të premten, Partia “Mundësia” nisi zyrtarisht fushatën elektorale me një tur të pandërprerë që përshkoi Shqipërinë nga Shkodra në Sarandë, duke ndaluar në çdo qytet të madh për të takuar qytetarë dhe për të dëgjuar shqetësimet e tyre.
    Nga Saranda, kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, u shpreh se forca e tij politike po tërheq vëmendjen dhe ka fituar besimin e qytetarëve, pasi nuk merret me “bufa e këneta”, por flet për Shqipërinë që mundohet t’ia dalë me unë të ndershme, duke takuar qytetarët aty ku ata punojnë.
    Shehaj tha se shqiptarët kanë një potencial të jashtëzakonshëm dhe këtë e tregojnë sa herë që u jepet mundësia në vendet e tjera, por shqiptarët vijojnë të jenë populli më i varfër në Europë për shkak të shtetit dhe politikës që i pengon.
    “Sot filloi zyrtarisht fushata elektorale, por ne kemi kohë që kemi filluar dhe po tërheqim vëmendjen sepse po flasim për problemet reale të qytetarëve, po flasim me njerëzit dhe po shkojmë te njerëzit. Ndërkohë që këta merren me unikatila, jo bufi, jo miu e jo këneta, ne jemi të vetmit që shkojmë te bizneset e vogla, te bizneset e mesme. Flasim për Shqipërinë që mundohet t’ia dalë me punë të ndershme.
    Më bëri përshtypje një pyetje, që thoshte se kush ka bërë më shumë, Edi Rama apo Sali Berisha. Ata që kanë bërë më shumë për Shqipërinë janë shqiptarët, falë punës së tyre. Në Shqipëri, shqiptarët nuk kanë pasur mundësinë t’ia dalin dhe janë detyruar të ikin jashtë sepse politika nuk i ka lejuar. Të gjithë sipërmarrësit që takoj më thonë të njëjtën gjë: Agron, unë ia kam dalë me krahët e mia, unë s’kam marrë asgjë nga politika. Kjo është historia e çdo shqiptari.
    Shqiptarët kanë një potencial të jashtëzakonshëm, një këmbëngulje e ambicie të jashtëzakonshme, dhe kur gjejmë mundësitë në Perëndim, arrijmë suksese të jashtëzakonshme. Po si është e mundur që një popull kaq i aftë vazhdon të jetë një nga popujt më të varfër në Europë? Për një arsye: sepse kanë pasur një shtet dhe një politikë që i ka penguar. Ajo që na dallon nga të gjithë të tjerët nuk është vetëm fakti se jemi të vetmit që nuk jemi përlyer në pazare, por jemi dhe të vetmit që nuk ju themi se shteti do i bëjë më të pasur, u themi se shteti nuk do i pengojë. Plani dhe vizioni ynë është ta bëjmë Shqipërinë vendin ku secili nga ne t’ia dalë me punë”, tha Shehaj.
    Por si shkoi turi i Partisë Mundësia nga ora 8 e mëngjesit deri në 9 të darkës?
    Në çdo ndalesë, kryetari i Partisë, Agron Shehaj, theksoi nevojën për një ndryshim të vërtetë dhe u angazhua për një politikë që u shërben qytetarëve, jo interesave personale.
    Shkodër – Nisja e turit dhe thirrja për ndryshim
    Shehaj u bëri thirrje qytetarëve të reagojnë kundër sistemit të vjetër dhe të mbështesin një forcë të re, që përfaqëson qytetarët e ndershëm.
    “Po nuk reaguam, po nuk punuam, nuk ndryshon gjë. Mos u merr me politikë? Politika merret me ty!
    Më besoni, mungon 1 muaj thuajse nga zgjedhjet, 1 muaj nuk është pak. Ne për fatin e mirë kemi mbështetje dhe një pëlqyeshmëri shumë të lartë. Sepse realisht shqiptarët duan ndryshimin dhe ne jemi e vetmja forcë politike që ndryshojmë nga partitë e vjetra dhe ndryshojmë dhe nga partitë e reja që duken sikur janë të reja por me aq pushtet sa kanë pasur janë sjellë më keq se të vjetrat.” – u shpreh Shehaj.
    Lezhë – Korrupsioni dhe pronat
    Shehaj u zotua për të zgjidhur padrejtësitë e trashëguara mbi pronat dhe për të ndëshkuar me votë të korruptuarit.
    “Një nga padrejtësitë më të mëdha lidhet me pronat, kanë vjedhur pronat e qytetarëve shqiptarë, kanë 35 vjet që i gënjejnë dhe vazhdojnë i gënjenjë, shiko si vjen vërdallë, i sorrollasin kot me letra. Duhet një shtet që punon për qyetarët dhe jo pushtetarë që punojnë për veten e tyre. Atë që nuk ke parë në këto 83 vite jetë, do e shohësh nëse vendos të votosh për ndryshimin, për Partinë Mundësia” – i tha Shehaj një qytetari në Lezhë.
    Durrës – Paralajmërim për mbrojtjen e votës
    Shehaj u dërgoi një mesazh të qartë numëruesve të partive të vjetra: kush manipulon votat, do të përballet me ligjin.
    “I bëj thirrje numëruesit e partive të vjetra, nëse mendojnë se mund të vjedhin vota të Partisë Mundësia. Çdo kuti do hapet dhe do çohet në prokurori, do mbajnë përgjegjësi penalisht për çdo votë, të mos numërosh votat do mbajnë përgjegjësi, do hapim çdo kuti nëse duhet” – u shpreh kreu i Partisë Mundësia.
    Fier – Fundi i partive të vjetra
    Zgjedhjet e 11 majit, sipas Shehajt, janë fundi i epokës së partive të vjetra që i kanë marrë frymën Shqipërisë.
    “Unë pavarësisht se çfarë duan t’u tregojnë qytetarëve unë jam i bindur që këto zgjedhje do jenë zgjedhjet e fundit për partitë politike kështu siç edhe ne i njohim. Këto janë zgjedhjet e fundit. Kështu që për të gjithë ata që u thonë shqiptarëve që do zgjidhni mes të vjetrës dhe të vjetrës, këto do jenë zgjedhjet e fundit për partitë e vjetra kështu siç i njohim ne, koha po vjen, ky është një moment historik për Shqipërinë, më në fund drejtësia po vepron dhe po merr fund pandëshkueshmëria në këtë vend e po çlirohen qytetarët shqiptarë nga grabitqarët që i kanë penguar në këto 34 vjet” – u shpreh Agron Shehaj.
    Fier (bisedë qytetare) – Ndihmë direkte për familjet në nevojë
    Shehaj shpalli propozimin për mbështetje direkte për çdo fëmijë nga familjet me të ardhura nën mesatare.
    “Unë mendoj që nëse qeveria do të bëjë diçka për qytetarët, mënyra më e mirë është t’u japë para. Ne duhet të mbështesim familjet. Është e rëndësishme që duke kursyer paratë që shpërdorohen, me atë miliardin e famshëm që duam të kursejmë, duam t’i japim çdo fëmije, nga familjet me të ardhura nën mesatare, 50 euro në muaj nga 0 deri në 14 vjeç. Kjo është një ndihmë konkrete që u jepet familjeve.” – deklaroi kreu i Partisë Mundësia.
    Vlorë – Opozita që nuk është bërë kurrë
    Kreu i Partisë Mundësia premtoi një opozitë të fortë e të pakompromis që do të ndëshkojë çdo abuzim me paratë publike.
    “Po punojmë për të marrë 2 mandate në Vlorë.”
    “Ne do u nxijmë jetën. Ne do ju nxijmë jetën. Ne do bëjmë një opozitë që nuk është bërë kurë në Shqipëri në këto 34 vite. Jo sepse kemi ndonjë gjë me ata, sepse nuk kam asgjë personale, por sepse po vjedhin paratë e qytetarëve shqiptarë. Të vjedhësh popullin më të varfër në Europë është e patolerueshme”, tha Shehaj.
    Kotë – Pëlqyeshmëria dhe mobilizimi:
    Agron Shehaj theksoi se mbështetja për Partinë Mundësia është e madhe, por kërkoi përkushtim për ta kthyer në votë dhe në ndryshim.
    “Kjo është mundësia për të gjithë ne që të ndërtojmë një Shqipëri ku nuk iket për të jetuar.”
    Sarandë – Shqipëria, një vend ku mund t’ia dalësh me punë
    Shehaj tha se shqiptarët kanë një potencial të jashtëzakonshëm dhe këtë e tregojnë sa herë që u jepet mundësia në vendet e tjera, por shqiptarët vijojnë të jenë populli më i varfër në Europë për shkak të shtetit dhe politikës që i pengon.
    “Plani dhe vizioni ynë është ta bëjmë Shqipërinë vendin ku secili nga ne t’ia dalë me punë”.
    Turi u përmbyll në Sarandë
    Të dielën, më 13 prill, ora 17:00, në Pallatin e Kongreseve në Tiranë, Partia “Mundësia” do të zhvillojë aktivitetin zyrtar të çeljes së fushatës dhe prezantimit të programit.

  • Nga Shkodra në Sarandë për 12 orë/ Shehaj mbyll turin: E kthejmë Shqipërinë në një vend ku ia del me punë

    Nga Shkodra në Sarandë për 12 orë/ Shehaj mbyll turin: E kthejmë Shqipërinë në një vend ku ia del me punë

    Të premten, Partia “Mundësia” nisi zyrtarisht fushatën elektorale me një tur të pandërprerë që përshkoi Shqipërinë nga Shkodra në Sarandë, duke ndaluar në çdo qytet të madh për të takuar qytetarë dhe për të dëgjuar shqetësimet e tyre.RREKLAMA JUAJ KËTU!

    Nga Saranda, kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, u shpreh se forca e tij politike po tërheq vëmendjen dhe ka fituar besimin e qytetarëve, pasi nuk merret me “bufa e këneta”, por flet për Shqipërinë që mundohet t’ia dalë me unë të ndershme, duke takuar qytetarët aty ku ata punojnë. Reklama në FieriWeb – “VEGA GROUP”

    Shehaj tha se shqiptarët kanë një potencial të jashtëzakonshëm dhe këtë e tregojnë sa herë që u jepet mundësia në vendet e tjera, por shqiptarët vijojnë të jenë populli më i varfër në Europë për shkak të shtetit dhe politikës që i pengon.Reklama në FieriWeb – “VODAFONE ALBANIA”

    “Sot filloi zyrtarisht fushata elektorale, por ne kemi kohë që kemi filluar dhe po tërheqim vëmendjen sepse po flasim për problemet reale të qytetarëve, po flasim me njerëzit dhe po shkojmë te njerëzit. Ndërkohë që këta merren me unikatila, jo bufi, jo miu e jo këneta, ne jemi të vetmit që shkojmë te bizneset e vogla, te bizneset e mesme. Flasim për Shqipërinë që mundohet t’ia dalë me punë të ndershme.

    Më bëri përshtypje një pyetje, që thoshte se kush ka bërë më shumë, Edi Rama apo Sali Berisha. Ata që kanë bërë më shumë për Shqipërinë janë shqiptarët, falë punës së tyre.

    Në Shqipëri, shqiptarët nuk kanë pasur mundësinë t’ia dalin dhe janë detyruar të ikin jashtë sepse politika nuk i ka lejuar. Të gjithë sipërmarrësit që takoj më thonë të njëjtën gjë: Agron, unë ia kam dalë me krahët e mia, unë s’kam marrë asgjë nga politika. Kjo është historia e çdo shqiptari.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    Shqiptarët kanë një potencial të jashtëzakonshëm, një këmbëngulje e ambicie të jashtëzakonshme, dhe kur gjejmë mundësitë në Perëndim, arrijmë suksese të jashtëzakonshme. Po si është e mundur që një popull kaq i aftë vazhdon të jetë një nga popujt më të varfër në Europë? Për një arsye: sepse kanë pasur një shtet dhe një politikë që i ka penguar.

    Ajo që na dallon nga të gjithë të tjerët nuk është vetëm fakti se jemi të vetmit që nuk jemi përlyer në pazare, por jemi dhe të vetmit që nuk ju themi se shteti do i bëjë më të pasur, u themi se shteti nuk do i pengojë. Plani dhe vizioni ynë është ta bëjmë Shqipërinë vendin ku secili nga ne t’ia dalë me punë”, tha Shehaj.

    Por si shkoi turi i Partisë Mundësia nga ora 8 e mëngjesit deri në 9 të darkës?

    Në çdo ndalesë, kryetari i Partisë, Agron Shehaj, theksoi nevojën për një ndryshim të vërtetë dhe u angazhua për një politikë që u shërben qytetarëve, jo interesave personale.

    Shkodër – Nisja e turit dhe thirrja për ndryshim

    Shehaj u bëri thirrje qytetarëve të reagojnë kundër sistemit të vjetër dhe të mbështesin një forcë të re, që përfaqëson qytetarët e ndershëm.

    “Po nuk reaguam, po nuk punuam, nuk ndryshon gjë. Mos u merr me politikë? Politika merret me ty!

    Më besoni, mungon 1 muaj thuajse nga zgjedhjet, 1 muaj nuk është pak. Ne për fatin e mirë kemi mbështetje dhe një pëlqyeshmëri shumë të lartë. Sepse realisht shqiptarët duan ndryshimin dhe ne jemi e vetmja forcë politike që ndryshojmë nga partitë e vjetra dhe ndryshojmë dhe nga partitë e reja që duken sikur janë të reja por me aq pushtet sa kanë pasur janë sjellë më keq se të vjetrat.” – u shpreh Shehaj.

    Lezhë – Korrupsioni dhe pronat

    Shehaj u zotua për të zgjidhur padrejtësitë e trashëguara mbi pronat dhe për të ndëshkuar me votë të korruptuarit.

    “Një nga padrejtësitë më të mëdha lidhet me pronat, kanë vjedhur pronat e qytetarëve shqiptarë, kanë 35 vjet që i gënjejnë dhe vazhdojnë i gënjenjë, shiko si vjen vërdallë, i sorrollasin kot me letra. Duhet një shtet që punon për qyetarët dhe jo pushtetarë që punojnë për veten e tyre. Atë që nuk ke parë në këto 83 vite jetë, do e shohësh nëse vendos të votosh për ndryshimin, për Partinë Mundësia” – i tha Shehaj një qytetari në Lezhë.

    Durrës – Paralajmërim për mbrojtjen e votës

    Shehaj u dërgoi një mesazh të qartë numëruesve të partive të vjetra: kush manipulon votat, do të përballet me ligjin.

    “I bëj thirrje numëruesit e partive të vjetra, nëse mendojnë se mund të vjedhin vota të Partisë Mundësia. Çdo kuti do hapet dhe do çohet në prokurori, do mbajnë përgjegjësi penalisht për çdo votë, të mos numërosh votat do mbajnë përgjegjësi, do hapim çdo kuti nëse duhet” – u shpreh kreu i Partisë Mundësia.

    Fier – Fundi i partive të vjetra

    Zgjedhjet e 11 majit, sipas Shehajt, janë fundi i epokës së partive të vjetra që i kanë marrë frymën Shqipërisë.

    “Unë pavarësisht se çfarë duan t’u tregojnë qytetarëve unë jam i bindur që këto zgjedhje do jenë zgjedhjet e fundit për partitë politike kështu siç edhe ne i njohim. Këto janë zgjedhjet e fundit. Kështu që për të gjithë ata që u thonë shqiptarëve që do zgjidhni mes të vjetrës dhe të vjetrës, këto do jenë zgjedhjet e fundit për partitë e vjetra kështu siç i njohim ne, koha po vjen, ky është një moment historik për Shqipërinë, më në fund drejtësia po vepron dhe po merr fund pandëshkueshmëria në këtë vend e po çlirohen qytetarët shqiptarë nga grabitqarët që i kanë penguar në këto 34 vjet” –u shpreh Agron Shehaj.

    Fier (bisedë qytetare) – Ndihmë direkte për familjet në nevojë

    Shehaj shpalli propozimin për mbështetje direkte për çdo fëmijë nga familjet me të ardhura nën mesatare.

    “Unë mendoj që nëse qeveria do të bëjë diçka për qytetarët, mënyra më e mirë është t’u japë para. Ne duhet të mbështesim familjet. Është e rëndësishme që duke kursyer paratë që shpërdorohen, me atë miliardin e famshëm që duam të kursejmë, duam t’i japim çdo fëmije, nga familjet me të ardhura nën mesatare, 50 euro në muaj nga 0 deri në 14 vjeç. Kjo është një ndihmë konkrete që u jepet familjeve.” –deklaroi kreu i Partisë Mundësia.

    Vlorë – Opozita që nuk është bërë kurrë

    Kreu i Partisë Mundësia  premtoi një opozitë të fortë e të pakompromis që do të ndëshkojë çdo abuzim me paratë publike.

    “Po punojmë për të marrë 2 mandate në Vlorë.”

    “Ne do u nxijmë jetën. Ne do ju nxijmë jetën. Ne do bëjmë një opozitë që nuk është bërë kurë në Shqipëri në këto 34 vite. Jo sepse kemi ndonjë gjë me ata, sepse nuk kam asgjë personale, por sepse po vjedhin paratë e qytetarëve shqiptarë. Të vjedhësh popullin më të varfër në Europë është e patolerueshme”, tha Shehaj.

    Kotë – Mobilizimi dhe shancet

    Agron Shehaj theksoi se mbështetja për Partinë Mundësia është e madhe, por kërkoi përkushtim për ta kthyer në votë dhe në ndryshim.

    “Ne kemi mbështetje shumë të madhe, nuk mjafton të kemi pëlqyeshmërinë, duhet të jemi prezentë. Ju garantoj që jemi shumë mirë, por duhet të vazhdojmë të punojmë. Jo vetëm të punojmë të mbajmë votat që kemi, por edhe t’i shtojmë.

    Kjo është Mundësia jonë, kjo është mundësia për të gjithë ne që të punojmë për ta bërë Shqipërinë vendin e mundësive për të gjithë. Është e papranueshme që pas 34 vitesh shqiptarët vijojnë të ikin si në vitin ’91”, tha Shehaj.

    Sarandë – Shqipëria, një vend ku mund t’ia dalësh me punë

    Shehaj tha se shqiptarët kanë një potencial të jashtëzakonshëm dhe këtë e tregojnë sa herë që u jepet mundësia në vendet e tjera, por shqiptarët vijojnë të jenë populli më i varfër në Europë për shkak të shtetit dhe politikës që i pengon.

    “Plani dhe vizioni ynë është ta bëjmë Shqipërinë vendin ku secili nga ne t’ia dalë me punë”. 

    Turi u përmbyll në Sarandë.

    Të dielën, më 13 prill, ora 17:00, në Pallatin e Kongreseve në Tiranë, Partia “Mundësia” do të zhvillojë aktivitetin zyrtar të çeljes së fushatës dhe prezantimit të programit.

  • Shehaj mbyll turin në Sarandë: E kthejmë Shqipërinë në një vend ku ia del me punë

    Shehaj mbyll turin në Sarandë: E kthejmë Shqipërinë në një vend ku ia del me punë

    Të premten, Partia “Mundësia” nisi zyrtarisht fushatën elektorale me një tur të pandërprerë që përshkoi Shqipërinë nga Shkodra në Sarandë, duke ndaluar në çdo qytet të madh për të takuar qytetarë dhe për të dëgjuar shqetësimet e tyre.
    Nga Saranda, kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, u shpreh se forca e tij politike po tërheq vëmendjen dhe ka fituar besimin e qytetarëve, pasi nuk merret me “bufa e këneta”, por flet për Shqipërinë që mundohet t’ia dalë me unë të ndershme, duke takuar qytetarët aty ku ata punojnë.
    Shehaj tha se shqiptarët kanë një potencial të jashtëzakonshëm dhe këtë e tregojnë sa herë që u jepet mundësia në vendet e tjera, por shqiptarët vijojnë të jenë populli më i varfër në Europë për shkak të shtetit dhe politikës që i pengon.
    “Sot filloi zyrtarisht fushata elektorale, por ne kemi kohë që kemi filluar dhe po tërheqim vëmendjen sepse po flasim për problemet reale të qytetarëve, po flasim me njerëzit dhe po shkojmë te njerëzit. Ndërkohë që këta merren me unikatila, jo bufi, jo miu e jo këneta, ne jemi të vetmit që shkojmë te bizneset e vogla, te bizneset e mesme. Flasim për Shqipërinë që mundohet t’ia dalë me punë të ndershme.

    Më bëri përshtypje një pyetje, që thoshte se kush ka bërë më shumë, Edi Rama apo Sali Berisha. Ata që kanë bërë më shumë për Shqipërinë janë shqiptarët, falë punës së tyre.
    Në Shqipëri, shqiptarët nuk kanë pasur mundësinë t’ia dalin dhe janë detyruar të ikin jashtë sepse politika nuk i ka lejuar. Të gjithë sipërmarrësit që takoj më thonë të njëjtën gjë: Agron, unë ia kam dalë me krahët e mia, unë s’kam marrë asgjë nga politika. Kjo është historia e çdo shqiptari.
    Shqiptarët kanë një potencial të jashtëzakonshëm, një këmbëngulje e ambicie të jashtëzakonshme, dhe kur gjejmë mundësitë në Perëndim, arrijmë suksese të jashtëzakonshme. Po si është e mundur që një popull kaq i aftë vazhdon të jetë një nga popujt më të varfër në Europë? Për një arsye: sepse kanë pasur një shtet dhe një politikë që i ka penguar.
    Ajo që na dallon nga të gjithë të tjerët nuk është vetëm fakti se jemi të vetmit që nuk jemi përlyer në pazare, por jemi dhe të vetmit që nuk ju themi se shteti do i bëjë më të pasur, u themi se shteti nuk do i pengojë. Plani dhe vizioni ynë është ta bëjmë Shqipërinë vendin ku secili nga ne t’ia dalë me punë”, tha Shehaj.
    Por si shkoi turi i Partisë Mundësia nga ora 8 e mëngjesit deri në 9 të darkës?
    Në çdo ndalesë, kryetari i Partisë, Agron Shehaj, theksoi nevojën për një ndryshim të vërtetë dhe u angazhua për një politikë që u shërben qytetarëve, jo interesave personale.

  • Nga Shkodra në Sarandë për 12 orë, Partia “Mundësia” përfundon turin kombëtar për çeljen e fushatës

    Nga Shkodra në Sarandë për 12 orë, Partia “Mundësia” përfundon turin kombëtar për çeljen e fushatës

    Me një tur të pandërprerë nga Shkodra në Sarandë, Partia “Mundësia” hapi zyrtarisht fushatën elektorale të premten, duke vizituar qytetet kryesore të vendit dhe takuar qytetarët në terren. Kreu i partisë, Agron Shehaj, theksoi se forca e tij politike po fiton besimin e shqiptarëve falë qasjes së saj direkte, të ndershme dhe pa kompromise me establishmentin politik.
    Në çdo ndalesë, Shehaj dha mesazhe të forta për nevojën e ndryshimit të sistemit aktual, duke kritikuar klasën politike për mungesë vizioni dhe për keqqeverisje të gjatë, që sipas tij ka lënë shqiptarët në varfëri dhe pa shpresë.
    Në Shkodër, ai bëri thirrje për një reagim qytetar:“Po nuk reaguam, nuk ndryshon gjë. Politika merret me ty, edhe kur nuk merresh ti me të!”
    Në Lezhë, Shehaj u ndal te çështja e pronave dhe korrupsionit:“Kanë 35 vjet që i sorollasin qytetarët me letra për pronat, duhet një shtet që punon për qytetarët dhe jo për veten e vet.”
    Në Durrës, paralajmëroi për manipulimet zgjedhore:“Çdo kuti votimi që dyshohet për manipulim do hapet, dhe përgjegjësit do përballen me drejtësinë.”
    Në Fier, foli për fundin e partive tradicionale:“Këto janë zgjedhjet e fundit për partitë që njohim sot – Shqipëria po hyn në një kapitull të ri.”
    Në të njëjtin qytet, ai shpalli një ndihmë financiare direkte për fëmijët nga familjet me të ardhura të ulëta:“50 euro në muaj për çdo fëmijë nga 0 deri në 14 vjeç, për familjet nën mesataren – një ndihmë konkrete, reale.”
    Në Vlorë, Shehaj u zotua për një opozitë të fortë:“Do të bëjmë një opozitë si kurrë më parë. Jo për hakmarrje, por për të mbrojtur paratë publike.”
    Duke përmbyllur turin në Sarandë, ai ritheksoi vizionin e tij për një Shqipëri të mundësive të barabarta:“Shqiptarët kanë treguar sukses jashtë vendit – është koha t’u japim mundësinë ta bëjnë edhe këtu.”
    Të dielën, më 13 prill, në orën 17:00, në Pallatin e Kongreseve, Partia “Mundësia” do të zhvillojë aktivitetin zyrtar të çeljes së fushatës dhe prezantimin e programit elektoral.
    “Ata që kanë bërë më shumë për Shqipërinë nuk janë as Rama, as Berisha, por vetë shqiptarët, me mundin e tyre.Ne jemi e vetmja forcë që nuk premton pasuri nga shteti, por një shtet që nuk të pengon të ecësh përpara”, tha Agron Shehaj.

  • Autobusi elektoral i Partisë Mundësia u ndal në Durrës, Kryetari Shehaj: Çdo kuti do hapet dhe do çohet në prokurori…

    Autobusi elektoral i Partisë Mundësia u ndal në Durrës, Kryetari Shehaj: Çdo kuti do hapet dhe do çohet në prokurori…

    Turi me autobusin elektoral i Partisë Mundësia u ndal në Durrës, ku kryetari Agron Shehaj dhe ekipi i tij i kandidatëve u takuan me qytetarë të zakonshëm në rrugë, por u ndalën edhe në bizneset e vogla të cilat shprehën pakënaqësitë e tyre në lidhje më mungesën e vëmendjes dhe mbështetjes nga qeveria. Shehaj dha një mesazh për numëruesit e votave në zgjedhjet e 11 majit, duke theksuar se askush të mos mendojë se do mund të mashtrojë me votat për Partinë Mundësia, pasi do të përballen me pasojat që parashikon ligji. Shehaj paralajmëroi dhe hapjen e çdo kutie votimi nëse do ketë dyshime për mos numërim të saktë të votave.
    “I bëj thirrje numëruesit e partive të vjetra, nëse mendojnë se mund të vjedhin vota të Partisë Mundësia. Çdo kuti do hapet dhe do çohet në prokurori, do mbajnë përgjegjësi penalisht për çdo votë, të mos numërosh votat do mbajnë përgjegjësi, do hapim çdo kuti nëse duhet” – u shpreh kreu i Partisë Mundësia. Shehaj prezantoi kandidaten që kryeson listën në qarkun e Durrësit, Jonida Çeçe, për të cilën tha se “është një njeri i ndershem që mund t’ju përfaqësojë në Parlament”. Në një biznes të vogël që shiste veshje, Agron Shehaj u takua me një qytetare e cila kërkoi zgjidhje për rritjen e pensioneve, për të cilin tha se nuk i mjafton.
    Kryetari i Mundësia i shpjegoi zonjës se në programin e partisë është e parashikuar rritje e pensioneve dhe ulja ne taksave për bizneset vetëm nga kursimi i parave që do të vijë nga shtrydhja e administratës, e cila sot është e tej fryrë, duke sjellë edhe shembullin e RTSH-së, në të cilën mund të kursehen 25 milionë euro që t’u kthehen qytetarëve.
    Qytetarja: Icik dobët puna, po avash avash. Ndonjë gjë e re cfarë bëhet?
    Agron Shehaj: E reja është Jonida, votoni ndryshimin që të ndryshojnë gjërat për mira.
    Qytetarja: Ishalla o Zot faleminderit.
    Agron Shehaj: Sa vite ke që punon këtu?
    Qytetarja: Kam 4 vite e punësuar, ngaqë me vdiq im shoq dhe me pensionin nuk ia dilja. Vetëm këtë duam nga ju pensionin.
    Agron Shehaj: Ne duam që të kursejmë paratë që shpërdorohen që të ulim taksat dhe të rrisim pensionet.
    Qytetarja: Vetëm ato na boni.
    Agron Shehaj: Kur thashë për RTSH-në që nga 30 milionë euro të kursjejmë 25 milionë euro, m’u versulën, më thanë Agroni do të mbyllë RTSH. Por të njëjtët që thonë duhen rritur pensionet të njëjtët thonë që të vijojmë të shpërdorojmë paratë publike.
    Kreu i Partisë Mundësia deklaroi se edhe UKT-ja ishte një institucion që shpërdoronte dhe vidhte para dhe të cilin do ta reformonte duke shkurtuar kostot dhe duke i kthyer para qytetarëve. “Dje isha te UKT dhe denoncova si shpërdorohen dhe vidhen paratë e qytetarëve, më shkruajti dikush që punonte tek UKT, më tha se 20% e punonjësve këtu unë nuk i njoh, nuk i kam parë ndonjëherë, janë punonjës të partisë jo të administratës.
    E kur ne themi që kur të marrim besimin e qytetarëve do e shtrydhim administratën për të ndaluar shpërdorimin e parave publike nga këta patronazhistët e tua kthejmë shqiptarëve 1 miliardë euro, e nisa sa do marrim nga RTSH, te UKT e do ua kthejmë qytetarëve shqiptarë 1 miliardë euro”, theksoi Shehaj në fjalën e tij. Agron Shehaj shpjegoi edhe propozimin që Partia Mundësia ka në programin elektoral për adaptimin e euros në vendin tonë, njësoj si në Kosovë. Shehaj theksoi se nga zhvlerësimi i euros, hyrja e parave të pista në vend dhe për shkak të korrupsionit, janë goditur më së shumti bizneset që eksportojnë produkte jashtë vendit.
    “Sa i takon euros, shumë transaksione bëhen në euro, të gjithë ata që eksportojnë, që janë ndikuar nga zhvlerësimi i euros dhe që ka ardhur edhe nga futja e parave të pista dhe korrupsionit. Nëse më parë 100 euro vlenin 120 mijë lekë, tani nuk vlejnë as 100 mijë lekë, e dëmi që i kanë bërë bizneseve që eksportojnë është i jashtëzakonshëm.  Jo vetëm që do ishte mirë, por është e domosdoshme për të dhënë më shumë siguri bizneseve. Kjo na garanton më shumë stabilitet ekonomik dhe financiar, ka vetëm të mira.
    Kush ka në dorë politikat monetare në Shqipëri? Banka e Shqipërisë? Më mirë të jemi të mbrojtur nga pushteti i tyre, më mirë ta bëjë Banka Qendrore Evropiane politikën momentare në Shqipëri se sa Banka e Shqipërisë. E para ta bëjmë taksimin sa më të thjeshtë e konkurues, e ne propozojmë ulje të taksave. Sipërmarrësit do investojnë më shumë. Kur taksën e ul, është incentim për të ngritur deklarimin, sa më e lartë do jetë taksa aq më shumë bizneset do fshihen pas informalitetit” – u shpreh Shehaj.
    Kreu i partisë Mundësia u takua në një pikë të një dyqani telefonik të qytetit të Durrësit edhe me disa nga vajzat që punojnë aty dhe i thanë se po e ndiqnin live në Tik Tok nisjen e fushatës elektorale dhe shprehën pëlqimin për këtë risi të Partisë Mundësia. Ndalesa e radhës i turit të Partisë Mundësia është në qytetin e Kavajës dhe rruga do të transmetohet live në të gjitha rrjetet sociale të kryetarit Agron Shehaj në Youtube, Facebook, Instagram dhe Tik Tok.

  • “Ndëshkoni korrupsionin me votë për ‘Mundësinë’”/ Agron Shehaj në Lezhë, qytetaret: Votat i ke, ky e boshatisi vendin

    “Ndëshkoni korrupsionin me votë për ‘Mundësinë’”/ Agron Shehaj në Lezhë, qytetaret: Votat i ke, ky e boshatisi vendin

    Pas çeljes së fushatës në Shkodër, edhe Lezha i rezervoi një pritje të ngrohtë Partisë “Mundësia”, në turin elektoral që këtë 11 Prill do të përshkojë Shqipërinë nga Veriu në Jug.
    Kryetari i Partisë, Agron Shehaj takoi qytetarë të rastësishëm në qendër të qytetit, duke biseduar me ta dhe shpjeguar programin e partisë që ka në fokus krijimin e mundësisë për qytetarët për t’ja dalë me punë të ndershme dhe që shqiptarët të mos detyrohen të braktisin vendin e tyre për shkak të korrupsionit deri në nivele qeveritare.
    Teksa ecte në rrugët e Lezhës, Shehaj shtrëngoi duart me qytetarë të shumtë të cilët i uruan suksese në këtë fushatë elektorale dhe zgjedhjet e 11 majit.
    “Votat tona i ke. Ky e boshatisi krejt vendin e ka mbajt ato palacot e vet aty”, tha një qytetar në takimin me Shehajn.
    Ndërsa shqetësimit të një zonje për korrupsionin qeveritar, Shehaj iu përgjigj se “korrupsioni është kanceri i shoqërisë. Duke hequr të korruptuarit, me votë”.
    Një shqetësim tjetër me të cilin u përball Shehaj gjatë takimit me qytetarë në Lezhë, ishte revolta e një qytetari për sorollatjen me vite në dyert e shtetit për pronat. Shehaj u shpreh se me pronat është kryer një nga padrejtësitë më të mëdha dhe qytetarit që ia ngriti si shqetësim, Shehaj iu përgjigj duke thënë se do shohë ndryshim për pronat nëse voton partinë Mundësia.
    “Një nga padrejtësitë më të mëdha lidhet me pronat, kanë vjedhur pronat e qytetarëve shqiptarë, kanë 35 vjet që i gënjejnë dhe vazhdojnë i gënjenjë, shiko si vjen vërdallë, i sorrollasin kot me letra. Ja 7 vjet imagjino. Duhet një shtet që punon për qyetarët dhe jo pushtetarë që punojnë për veten e tyre. Atë që nuk ke parë në këto 83 vite jetë, do e shohësh nëse vendos të votosh për ndryshimin, për Partinë Mundësia”.
    Duke prezantuar kandidatin e Partisë Mundësia që kryeson listën në qarkun e Lezhës, Nok Markaj, Shehaj tha se ai është “një sipërmarrës i ri që ia ka dalë me punë, i papërlyer, deputeti për të cilin ka nevojë Shqipëria”.
    Kandidati i Partisë Mundësia, Nok Markaj i bëri thirrje të rinjve që të bindin prindërit që në këto zgjedhje të votojnë për ndryshimin dhe jo më partitë e vjetra.
    “Këtë vend e ndryshojnë vetëm njerëzit e punës, besoj te puna te Agron Shehaj te Partia Mundësia, tek të gjithë të rinjtë që janë. Ka ardhur koha që dhe prindërit të na ndjekin të shkëputen nga e vjetra. Duhet të na mbështesin dhe të na besojnë”.
    Në një risi për fushatën elektorale, kryetari i partisë Agron Shehaj së bashku me kandidatët dhe të gjithë ekipin janë live në të gjitha rrjetet sociale, Youtube, Facebook, Instagram dhe Tik Tok, nga ku pret pyetje prej qytetarëve dhe u përgjigjet atyre live gjatë rrugës nga njëri qytet në tjetrin.Rrugës për në Lezhë, kreu i “Mundësia” Agron Shehaj tha se “të gjithë trarët që ka vendosur kjo qeveri, në Kukës, Thumanë-Kashar, janë aferat më të mëdha dhe që do hiqen”.
    Në përgjigje të interesit të qytetarëve, Agron Shehaj mohoi mundësinë e një koalicioni me parti të tjera, duke premtuar ndryshim të qeverisjes dhe jo rotacion.
    Shehaj tha se pas zgjedhjeve të 11 Majit, “Mundësia” do të përfaqësohet me një grup deputetësh që do të denoncojnë aferat korruptive në Parlament.
    “Ne nuk jemi parti pazaresh, të vjetrit e kanë mendjen te koalicionet ne e kemi te plani te vizioni ynë, ky është një projekt afatgjatë ne do i qendrojmë besnik planit tonë e jo të bëjmë pazare e të diskutojmë të marrim deputetë e të bëjmë marrëveshje. Ne jemi të bindur që do maksimalizojmë votat tona, të marrim një grup deputetësh në Parlamentin e ardhshëm. Ata që më kanë parë si kam luftuar unë në parlament, ajo nuk do jetë gjë fare se çfarë do bëjmë ne në Parlamentin e ardhshëm’.
    Shehaj i bëri thirrje qytetarëve të jenë të vëmendshëm në këtë fushatë elektorale, pasi sot vendoset fati i vendit.
    “Fushata elektorale është momenti kur duhet të merresh me politikë, para zgjedhjeve. Mendoj që shoqëria shqiptare merret shumë me politikë por merret gjatë katët viteve, por në demokracitë e konsoliduara, qytetarët merren gjatë zgjedhjeve me politikë se aty vendoset fati i vendit”.
    Ndalesa e radhës e turit të Partisë Mundësia është në qytetin e Durrësit dhe rruga do të transmetohet live në të gjitha rrjetet sociale të kryetarit Agron Shehaj në Youtube, Facebook, Instagram dhe Tik Tok.

  • “Unë nuk flas me megafon, apo bërtas për vëmendje”/ Agron Shehaj: Flas për ekonomi dhe projekte sepse i kam jetuar

    “Unë nuk flas me megafon, apo bërtas për vëmendje”/ Agron Shehaj: Flas për ekonomi dhe projekte sepse i kam jetuar

    Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj deklaroi se kur flet për ekonominë bazohet në përvojën e tij personale, si një sipërmarrës që ka mbërritur aty ku ndodhet sot nga hiçi, krah njerëzve që punojnë dhe jo me përfitime tenderash apo me pazare. Në një video mesazh në rrjetet sociale, kreu i “Mundësia” shprehet se politika të cilës ai i beson është ajo që kërkon t’i kuptojë qytetarët dhe jo të mbajë fjalime para tyre.
    “Në këtë fushatë nuk kam dalë për të folur më shumë, por kam dalë për të dëgjuar, sepse unë nuk jam një politikan në profesion, nuk jam rritur në parti, nuk jam rritur me fjalime, jam njeri i punës, jam sipërmarrës, jam mësuar të krijoj nga hiçi, me punë, me ide, me njerëz, jo me tendera, jo me miq, jo me pazare.
    Dhe kur flas për ekonomi, për projekte, për shtet të vogël, flas se i kam përjetuar vetë, jo se i kam lexuar në libra. Çdo ditë jam në rrugë, në biznese, në dyqane, mes njerëzish që kërkojnë t’ja dalin vetë, me punë dhe me sakrifica, jam mes tyre jo për të premtuar, por për të dëgjuar. Nuk flas me megafon, nuk bërtas për vëmendje, unë preferoj të dëgjoj sepse besoj që politika e re nuk fillon me fjalë, por me vepra.
    Ndryshimi nuk vjen nga ata që sillen sikur i dinë të gjitha, por nga ata që pyesin ‘si je’, ‘si po shkon puna’, ‘çfarë të pengon t’ja dalësh’, ‘çfarë të pengon të rritesh’? Kjo është politika që unë besoj, jo ajo që mban fjalime, por ajo që kërkon të të kuptojë”, shprehet Shehaj në video mesazh. Agron Shehaj garon për herë të parë në zgjedhjet parlamentare të 11 Majit me partinë Mundësia që në fletën e votimit mban numrin 10. Shehaj e ka orientuar fushatën e tij në takimet çdo ditë të njerëzve në rrugë apo bizneset ku ata punojnë, për të parë e dëgjuar nga afër nevojat dhe sakrificat e tyre.