Gëzim Jatagani është një histori e rrallë në Shqipëri dhe që me siguri, nuk e ka një të dytë. Në moshën 72-vjeçare, fiziku i tij është për t’u admiruar, po aq sa edhe disiplina me pasionin me të cilin stërvitet rregullisht prej disa vitesh. Nëse gjithmonë kemi dëgjuar histori se një lojtar i caktuar e nisi futbollin në moshë 20-vjeçare dhe habiteshim se ishte shumë vonë, Jatagani tregon se koha përcaktohet nga vetë ne dhe se rregullat, janë bërë për t’u thyer. Ai e ka nisur stërvitjen në Berat në mënyrë të rregullt në moshën 60-vjeçare. Në një kronikë të gjatë në emisionin “Hotspot” në A2CNN me gazetarin Armend Pire, Jatagani ka rrëfyer gjithë historinë e tij të pazakontë, po ashtu si edhe lëvizjet dhe aftësitë e tij me topin.
“Dëshira për futbollin më ka lindur që fëmijë, teksa luanim me shokët në lagje. Asokohe nuk kisha mundësi të shkoja në ndonjë ekip moshash pasi koha ishte e tillë. Më vonë shkova ushtar dhe pas ushtrisë u detyrova të hyj në punë pasi nga ekonomia ishim shumë dobët. Duhet të punoja shumë. Gjatë gjithë këtyre viteve nuk m’u krijua asnjë mundësi për të provuar veten në ndonjë ekip dhe kështu pasioni për futboll mbeti gjithmonë i pazhvilluar.
Për shumë vite shkova në emigrim në Greqi. As atje nuk kisha mundësi të luaja futboll pasi shkova të punoja. U ktheva nga emigrimi rreth moshës 60 vjeç, u ktheva në Berat. As top nuk kisha atëherë, ma dhuroi dikush një top të vogël dhe nisa të stërvitem sërish. Më shihnin moshatarët e mi, më paragjykonin, thoshin: Po ky në pleqeri do të luajë futboll? Por unë nuk i dëgjoja. Vazhdoja stërvitesha.
Idhulli im është Lorik Cana. Ka qenë lojtar me disiplinë. Kam dëshirë ta takoj, pasi vetëm një herë kam bërë foto me të. Edhe me Silvinjon kam një foto dhe kam dashur ta sfidoj në gjuajtjet e penalltive. Për të parë kush është më i mirë, Ziko i Brazilit apo ‘Ziko’ i Shqipërisë, pra unë. Te Kombëtarja penalltitë duhet t’i gjuaj Asllani dhe Broja, pasi kanë teknikë të veçantë. E kam ëndërr të jem pranë Kombëtares, ta shoh në stadium po pse edhe mos të jem në ekip për këshilla”, tha Jatagani. /Sport Ekspres/
?
Tag: mundësi
-

E nisi futbollin në moshën 60-vjeçare, Gëzim Jatagani sfidon Silvinjon në penallti: Të shohim kush fiton, Ziko i Brazilit apo i Shqipërisë
-

Mundësi të papritura, tetori sjell pasuri për 3 shenja të Horoskopit
Tetori i vitit 2025 sjell zhvillime pozitive në sektorin financiar për tre shenja të zodiakut, të cilat duket se po hyjnë në një periudhë bollëku dhe shpërblimi profesional në rritje.
Nuk bëhet fjalë vetëm për menaxhimin më të mirë të buxhetit apo për kërkimin e asaj që ju takon. Ky muaj sjell me vete mundësi, por edhe nevojën për të reflektuar mbi mësimet e së kaluarës.
Besoni në mundësinë për vende të reja pune apo investime, por njëkohësisht analizoni me sinqeritet modelet që përsëriten në historinë tuaj financiare. Mos e nënvlerësoni fuqinë e bashkëpunimit edhe nëse jeni mësuar të mbështeteni vetëm në forcat tuaja, tani është koha për të zgjeruar rrethin.Peshorja
Tetori parashikohet të jetë një nga muajt më pozitivë të vitit për ju. Më 6 tetor, Mërkuri hyn në shenjën e Akrepit, duke aktivizuar çështje që lidhen me komunikimin dhe transformimin financiar. Propozime, intervista apo edhe mundësi të papritura për një ndryshim karriere janë në horizont. Mos u nxitoni me vendimet. Vlerësoni me kujdes dhe prisni deri më 22 tetor për të ndërmarrë hapa konkretë. Ajo që ju ofrohet në këtë periudhë, edhe nëse fillimisht duket e paqartë, mund të çojë drejt një rruge të qëndrueshme dhe fitimprurëse.
Virgjëresha
Rruga drejt suksesit financiar kalon përmes bashkëpunimit. Edhe pse jetojmë në një epokë që vlerëson vetëmjaftueshmërinë, tetori ju inkurajon të punoni së bashku me të tjerët. Më 13 tetor, Venusi kalon në shenjën e Peshores, duke e zhvendosur vëmendjen te financat e përbashkëta. Nëse keni një biznes, kjo është periudha ideale për të kërkuar partnerë ose investitorë. Nëse punoni në një strukturë organizative, tregoni gatishmëri për punë ekipore. Çelësi i suksesit tuaj qëndron në njohjen e vlerës së “bashkëpunimit”.
Bricjapi
Ndiqni instinktin tuaj. Kohët e fundit keni reflektuar mbi vendimet dhe bindjet tuaja, dhe tashmë po shihni frytet. Nëse keni një çështje të hapur ligjore, kjo periudhë është veçanërisht e favorshme për zgjidhjen e saj. Financiarisht, mund të prisni rritje të të ardhurave, kthime nga investimet e mëparshme dhe më e rëndësishmja ndjesinë e thellë se po shpërbleheni për të gjithë përkushtimin dhe punën tuaj të palodhur.
/vizionplus.tv -

“Si ka mundësi që nuk të pyeti?”, Manastirliu i tregon Ramës reagimin e familjes për kandidimin për Bashkinë e Tiranës
Gjatë episodit të fundit të podkastit “Flasim”, kryeministri Edi Rama zhvilloi një bisedë me kandidaten për Bashkinë e Tiranës, Ogerta Manastirliu, ku ndër të tjera u ndal edhe te reagimi i familjes së saj pas shpalljes së kandidaturës në Asamblenë e Partisë Socialiste.
Rama pyeti Manastirliun për mënyrën se si e kishte pritur lajmin “familja e vogël”, ndërsa kjo e fundit rrëfeu se fëmijët e kishin komentuar me habi faktin që nuk ishin njoftuar më herët, ndërsa bashkëshorti kishte reaguar me një bisedë të vonuar dhe reflektive.
“Altea më tha: “Si ka mundësi që nuk të pyeti?” Emili më tha: “Po mirë, nuk ke çfarë t’i bësh; tani do e bësh edhe këtë gjë.” Ermali ishte, në fakt, i vetmi rast që, nuk e di pse herët e tjera ka ndodhur, por kësaj radhe nuk më shkroi direkt dhe as nuk më komunikoi shpejt. Pastaj patëm një bisedë të gjatë, por është e gjatë“, tha Manastirliu./vizionplus.tv
-

Ogerta Manastirliu në podkast me Kryeministrin Rama: Familja, forca ime më e madhe
Kryeministri Edi Rama në sezonin e 5-të podkastit “Flasim’’ ka të ftuar Ogerta Manastirliun, kandidaten e Partisë Socialiste për kryetare të bashkisë Tiranë.
Në këtë intervistë, Manastirliu ndau një pjesë nga jeta e saj personale.“Mendoj që qoftë ata që na ndjekin qoftë edhe unë kemi të drejtën të dimë pak më shumë nga historia jote. Unë di historinë që nga dita kur jemi takuar në atë furgonin e vogël të zgjedhjeve të para për Tiranën të miat, por përpara nuk di gjë”, tha Rama në nisje të bisedës.
Manastirliu u shpreh se “është jo e lehtë të flasësh për veten, është më kollaj të flasësh për të tjerët që mund të kenë bërë më shumë”.
“Kam lindur në Tiranë në një familje të thjeshtë tiranase. Dy prindërit e mi, mamaja valltare në Ansamblin e Këngëve dhe Valleve Popullore në TKOB, babai ushtarak. Gjithashtu në familjen tonë, të vajzërisë, edhe me vëllain në një shtëpi ku ka mbizotëruar harmonia me dy karaktere në kundërta diametralisht edhe për arsye të profesioneve të tyre , por që në atë harmoni dhe simbiozë jemi rritur të shëndetshëm dhe me shumë njerëz përreth”, tregoi Manastirliu.
Manastirliu foli edhe për arsimimin e saj, duke theksuar se ka qenë nxënëse shumë e mirë dhe një aktiviste e mirë.
“Në moshën 14-vjeçare shkova në Itali tek halla ime, bëra studimet një vit në liceun klasik, por kisha një ndjesi lidhjen me familjen dhe vendin. Dëgjoja kur halla fliste me mamin e babin për situatën që ishte në Shqipëri në ‘97. Mendoja se duhet të kthehesha dhe nuk mund ta lija familjen time”, tha Manastirliu.
“Vendimin për t’u kthyer im atë ma la ta merrja vetë. U ktheva tek “Sami Frashëri” dhe periudha ishte shumë e vështirë. Viti 1997 ishte një moment i vështirë i historisë së Shqipërisë, por edhe një traumë e shoqërisë që na ka shënjuar si brez”, tha Manastirliu duke shtuar se nisa të ndjej se duhet të kisha një rol sado të vogël”, vijoi ajo.
Manastirliu u shpreh se “i besoj shumë ëndrrave dhe transformimeve të mëdha, por besoj se punët e vogla sjellin transformime të mëdha”.
“Mbaj mend se shkonim në shkollë me qese plastike, kishte pasiguri të madhe por që u transformua në forcë për ne. Brezi ynë është rritur pak para kohe, pasi adoleshenca jonë nuk ishte e zakonshme, fëmijëria gjithashtu. Kemi luajtur shumë, por jo me ato që kanë pasur mundësi bashkëmoshatarët tanë. Kemi qenë inovatorë me mjete rrethanore. Mbaj mend që edhe pse ishte 1997, patëm mundësi të kishim një hapje drejt një realiteti tjetër. Rol të madh në formimin tonë kanë mësuesit. Na kanë dhënë shpresë, pavarësisht asaj që po kalonim kishte mundësi që të gjenim dritën e shpresës, dhe ajo ishte ushqimi më I madh që ne na ka dhënë shkolla”, tha Manastirliu.
Më pas Manastirliu foli për bashkëshortin, Ermalin, dhe dy vajzat, Altean dhe Emilin.
Ajo rrëfeu se historia e dashurisë ka nisur që në bankat e gjimnazit.
“Me Ermalin jam dashuruar kur ishim në gjimnaz. Kemi ndërtuar jetën tonë së bashku. I thamë ‘po’ njëri-tjetrit në vitin 2005 dhe që prej asaj kohe jemi krah për krah në çdo sfidë. U bëra nënë në të njëjtin vit që u martuam. Erdhi Altea, pa plan, por si një dhuratë. Më pas erdhi Emili”, tha Manastirliu.
Manastirliu pranoi se intensiteti i punës i ka marrë shumë kohë nga familja, por mbështetja e bashkëshortit ka qenë vendimtare:
“Ermali është padyshim kolona ku mbështetem dhe ku gjej prehje. Më ka lehtësuar nga shumë angazhime, duke marrë mbi vete pjesën që unë, si nënë, nuk kam pasur mundësi ta bëj gjithmonë”, tha Manastirliu.
Ajo rrëfeu se dy vajzat, tashmë të rritura, janë kthyer në kritiket më të ashpra të saj.
“Vajzat janë rritur dhe janë bërë kritizerë të mëdha. Ndonjëherë më thonë: ‘Pse nuk je me ne, pse përkushtohesh kaq shumë diku tjetër?’. Por sot, në moshën që kanë, e kuptojnë më mirë sakrificën”, theksoi Manastirliu.
Për Manastirliun, pavarësisht posteve dhe detyrave të larta, familja mbetet themeli.
“Familja ime, e vogël dhe e madhe, është forca ime më e madhe. Të shërbesh për të tjerët është një mision, por shërbimi fillon nga familja”, tha Manastirliu.… -

“Si ka mundësi që nuk të pyeti”/ Rama në podcastin “Flasim” me kandidaten për Tiranën, Ogerta Manastirliu
Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se ka realizuar podcastin “Flasim” me Ogerta Manastirliun, kandidaten e PS-së për Bashkinë e Tiranës.
“Nuk mbaj mend një herë tjetër kur kërkesat për intervistat në zyrën time të kenë qenë të panumërta si këtë herë për Diellin. Do të vijojmë të punojmë për këtë mandat të katërt deri në fund”, tha Rama.
“Kam lindur në Tiranë me shumë njerëz përreth. Një kohë të madhe e kam shpenzuar në korridoret e Teatrit të Operas dhe Baletit. Më tha si ka mundësi që nuk të pyeti…”, u shpreh Ogerta Manastirliu. -

Më tha si ka mundësi që nuk të pyeti…”/ Ogerta Manastirliu në podcastin e Ramës, çfarë mendon për Tiranën
“Nuk mbaj mend një herë tjetër kur kërkesat për intervistat në zyrën time të kenë qenë të panumërta si këtë herë për Diellin. Do të vijojmë të punojmë për këtë mandat të katërt deri në fund”, tha Rama.
“Kam lindur në Tiranë me shumë njerëz përreth. Një kohë të madhe e kam shpenzuar në korridoret e Teatrit të Operas dhe Baletit. Më tha si ka mundësi që nuk të pyeti…”, u shpreh Ogerta Manastirliu. -

Tetori vjen me surpriza, këto janë 3 shenjat me fat të horoskopit për muajin e dytë të vjeshtës
Tetori vjen me ndryshime pozitive për disa shenja të horoskopit. Sipas parashikimeve astrologjike, 3 shenja do të përjetojnë një periudhë fati, plot mundësi të reja dhe surpriza të këndshme në jetën personale dhe profesionale. Nëse i përkisni njërës prej tyre, muaji që po afron mund të jetë magjik!
Luani
Tetori do t’i sjellë luanëve shumë mundësi për zhvillim, si në plan personal ashtu edhe profesional. Aftësitë udhëheqëse do të jenë në fokus, duke i ndihmuar të përballojnë sfidat me sukses. Në aspektin financiar, priten të ardhura të papritura dhe marrëveshje fitimprurëse, që mund të bëhen baza për suksese të mëtejshme. Mbështetja nga persona të papritur do të jetë një tjetër faktor pozitiv, por fati do t’i buzëqeshë vetëm atyre që janë gati të veprojnë.
Shigjetari
Për Shigjetarët, tetori sjell frymëzim, zhvillim të brendshëm dhe njohje të reja. Kureshtja do t’i ndihmojnë të zbulojnë projekte të reja dhe mundësi të reja që do t’i çojnë drejt rritjes personale. Udhëtimet, mësimi dhe aktivitetet krijuese do të jenë në qendër të vëmendjes, ndërsa lajme të mira priten të ndikojnë pozitivisht në të ardhmen. Astrologët rekomandojnë që shigjetarët ta shfrytëzojnë sa më shumë këtë periudhë të favorshme.
Bricjapi
Tetori sjell stabilitet dhe vetëbesim për bricjapët. Përpjekjet e mëparshme do të fillojnë të japin fryte, qoftë në karrierë apo në marrëdhënie personale. Vendimet financiare do të jenë të suksesshme, sidomos nëse merren me kujdes dhe qëndrueshmëri. Ky muaj është gjithashtu i përshtatshëm për të forcuar marrëdhëniet me njerëz të rëndësishëm në jetën e tyre. -

Parashikim i fuqishëm për Tetorin, muaj dinamik! Horoskopi, çfarë e pret secilën shenjë…
Muaji Tetor është një periudhë e rëndësishme për të gjithë ne, pasi ky muaj është i njohur si “muaji i balancave” dhe lidhet ngushtë me shenjën e Peshoreve. Të gjitha shenjat e zodiakut do të ndihen të ndikuara nga energjitë e kësaj periudhe, ku kërkohet ekuilibër, harmoni dhe një qasje e matur ndaj ndryshimeve që mund të lindin. Për shumë shenja, tetori sjell mundësi të reja, si në aspektin profesional, ashtu edhe në atë personal. Astrologia dhe numerologia Liza Gjika e ftuar në “Rreze Dielli” në Report TV nën drejtimin e Androniki Kolka, sjell parashikimin e detajuar të horoskopit për këtë muaj, ku secila shenjë do të gjejë pasqyrën e saj, si dhe udhëzime për të kaluar me sukses këtë periudhë të mbushur me mundësi dhe sfida. Nga mundësitë për rritje profesionale tek zhvillimet sentimentale, Tetori ofron një terren të pasur për reflektim dhe veprime të zgjuara.
Dashi
Ka filluar një periudhë të re, me nisma të reja dhe zgjedhje të freskëta në aspektin sentimental. Jeni në një fazë të mirë, me një hapësirë të qetë për të marrë vendime, pa ankth.
Demi
Eshtë në fazën e qetësisë, por ka kaluar disa vështirësi brenda vetes. Ka bërë disa shpenzime të tepërta, por do të fillojë të ecë përpara. Duhet të veprojë me kujdes dhe të ruajë qetësinë për të kaluar këtë periudhë.
Binjakët
Ky muaj mund të sjellë mundësi për Binjakët që të përforcojnë marrëdhëniet e tyre profesionale dhe personale. Për shkak të ndikimeve pozitive të Peshoreve, që kërkojnë harmoni dhe balancë, Binjakët mund të ndjehen të frymëzuar të veprojnë me maturi dhe mençuri, veçanërisht në marrëdhëniet ndërpersonale. Në aspektin profesional, tetori mund të ofrojë mundësi të reja për avancim. Do të ndiheni të sigurt dhe të qartë për hapat që duhet të hidhni. Nga ana tjetër, në aspektin personal, periudha mund të jetë më emocionuese dhe të kërkojë më shumë angazhim në marrëdhëniet tuaja, duke kërkuar gjithmonë ekuilibrin mes lirisë dhe afeksionit.
Gaforrja
Mund të përjetojë ankth gjatë këtij muaji, por ka mundësi për ngritje në detyrë. Duhet të kujdeset të mos i japë rëndësi thashethemeve, pasi ato do të zgjidhen vetë me kalimin e kohës. Mos u shqetësoni shumë për ndjenjat, sepse mund të dëmtoni shëndetin tuaj.
Luani
Eshtë i prirur për aventura dhe lojëra fati. Ky është një muaj i shkëlqyer për ju për mundësi të mëdha dhe mund të keni suksese të rëndësishme në punë. Jeni në momentin e duhur për të marrë vendime të rëndësishme.
Virgjëresha
Ka prioritete të rëndësishme, sidomos në aspektin sentimental, por duhet të shmangë nxitimin. Bëni analizat tuaja për veten dhe mos e mendoni gjithmonë atë që duan të tjerët. Puna aktuale do të jetë e mjaftueshme dhe nuk është koha për të kërkuar një pozicion më të lartë.
Peshorja
Muaji tetor është periudha kur Peshorja është në elementin e saj të natyrshëm. Ky është muaji i saj dhe do të ndihen të fuqizuar dhe të mbështetur nga energjitë e tij. Peshoret do të kenë mundësinë të rishikojnë prioritetet e tyre dhe të rikthejnë balancën në aspektet e ndryshme të jetës. Ata mund të marrin vendime të rëndësishme, veçanërisht në aspektin profesional dhe personal, duke u fokusuar në ruajtjen e paqes dhe ekuilibrit. Në aspektin sentimental, Peshorja ka mundësi të krijojë marrëdhënie të qëndrueshme dhe të thella. Ky është një muaj i shkëlqyer për ata që kërkojnë një lidhje të fortë dhe të ndershme. Ndërsa në aspektin profesional, mund të sjellë mundësi të reja për rritje dhe sukses, por kërkohet që të veproni me kujdes dhe të bëni zgjedhje të matura për të mbajtur balancën mes punës dhe jetës personale.
Akrepi
Ka një mundësi të shkëlqyer për realizimin e një udhëtimi, por duhet të jetë i kujdesshëm, pasi ka mundësi për disa shtysa nga ana e familjes, sidomos nga ana e nënës. Kjo është një periudhë e favorshme për të ecur përpara.
Shigjetari
Ka një muaj të shkëlqyer në aspektin e karrierës, famës dhe mundësive financiare. Ka shumë oferta të reja në fushën profesionale që do t’ju ndihmojnë të arrini më shumë.
Bricjapi
Ka kaluar sfida të vështira, por i ka kapërcyer me sukses. Problemi i tij qëndron brenda familjes, ku nuk thuhen gjithmonë gjërat ashtu siç janë. Ky muaj do t’ju ndihmojë të arrini një ekuilibër më të madh dhe do t’ju bëjë më të fortë.
Ujori
Mund të përfitojë nga proceset gjyqësore që kanë qenë të zvarritura. Ky është muaji kur ato do të mbyllen dhe do të merrni fundin që prisnit. Gjithashtu, ky muaj është shumë pozitiv për t’i marrë gjërat më seriozisht dhe më shtruar.
Peshqit
Mund të jenë të ndërlikuar këtë muaj për shkak të ndikimeve të eklipsit. Por ky muaj ofron mundësi për stabilizim, edhe pse mund të ndiheni të tensionuar. Nuk është koha për t’u shqetësuar shumë, pasi gjithçka do të qetësohet në fund të muajit. Po ashtu, pas një periudhe tensioni në familje, ky muaj është i përshtatshëm për të gjetur ekuilibrin. -

Fiks Fare/ Laguna e Karavastasë kthehet në moçal, ngordhin gjallesat. Kanali që e lidh me detin nuk hapet, bashkia nuk ka naftë
Në Parkun Kombëtar Divjakë-Karavasta, një prej pasurive më të mëdha natyrore të vendit, është krijuar një situatë alarmante për ekosistemin. Dhjetëra peshq dhe gaforre janë gjendur të ngordhur në brigjet e lagunës, pasi kanali që lidh lagunën me detin ka qëndruar i mbyllur prej javësh.
Ky kanal ka rol jetik për shkëmbimin e ujit dhe ruajtjen e gjallërisë së florës dhe faunës. Punonjës të Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura thonë se kanë njoftuar Bashkinë Divjakë që në qershor, por asnjë ndërhyrje nuk u është bërë në kohë.
Pamjet që sjell Fiksi nga laguna tregojnë një situatë të rëndë – gjallesat e ngordhura në sipërfaqe dhe uji i ndotur. Ndërkohë, në pjesë të tjera të parkut, shihen flamengo, të cilat vazhdojnë të popullojnë zonën, por janë gjithashtu të rrezikuar nëse uji i detit nuk hyn në lagunë.
Për të parë situatën nga afër, grupi ynë i xhirimit u drejtua drejt kullës së vëzhgimit të ndërtuar për vizitorët dhe vrojtimin e shpendëve, por infrastruktura ishte e dëmtuar – urat prej druri të thyera dhe të kalbura, duke e bërë të pamundur ngjitjen.
Më në fund, në vendin ku ndodhet kanali, një mjet fadromë i bashkisë kishte mbërritur. Një punonjës shprehet: “E nisëm punën para disa javësh, por u ndalëm. Ky mjet harxhon shumë naftë dhe nuk kishim mundësi ta furnizonim. Tani jemi rikthyer, se situata është rënduar.”Një peshkatar në Lagunë u tregon gazetarëve se kanali ka qëndruar mbyllur gjatë gjithë verës. “E kam parë me sytë e mi. Uji u bë i ndenjur, s’kishte më lëvizje, peshqit filluan të ngordhin. Tani shyqyr që po e hapin, por është vonë.”
Nga ana tjetër, Bashkia e Divjakës pranon se ka qenë në dijeni të situatës, por nuk kishte mundësi financiare për sigurimin e karburantit. Drejtori i komunikimit i kësaj bashkie, në një intervistë për emisionin Fiks Fare thotë se kanë qenë të njoftuar që në qershor për situatën, por nuk kanë pasur mundësi të sigurojnë karburant për mjetin që kryen hapjen e kanalit. “Kemi kërkuar ndihmë nga zonat e mbrojtura dhe institucionet përkatëse, por nuk e përballuam dot. Vitet e tjera situata nuk ka qenë kaq e rënduar,” – thotë ai. “Tani kemi nisur ndërhyrjen dhe do përpiqemi që ta mbajmë të hapur kanalin në vazhdim.”Top Channel
-

Kush duhet të ruhet?/ Horoskopi për javën e parë të tetorit, paralajmërimi i Astrologes: Ky muaj zbulon të fshehtat e..
Astrologe Meri Gjini ka bërë parashikimin e horoskopit për javën e parë të muajit tetor. Hëna po shkon drejt mbushjes së plotë. Është një javë që do japë mundësi të mira, një prakticitet të mirë dhe të qetë. Është një javë jo spontane. Nisim një javë që është urë lidhëse me tetorin.
Kujdes: Nuk ka vend për punë të jashtëligjshme dhe raporte të jashtëligjshme, që nuk duhen. Tetori nxjerr në pah të fshehtat dhe të palejuarat.
Dashi
Është një javë e qeshur. Nga nesër do kenë mundësi të buzëqeshura përsa i përket strukturimit të rrugëtimit për të përmirësuar ekonominë. Nuk do lënë gjë pa lëvizur me qëllim për të zgjeruar bazën e tyre profesionale. Marsi do qëndrojë te Akrepat, nuk është spontan si natyra e Dashit, por nëse strukturohet, do qëndrojë gjatë. Më 13-14 tetor do i përkushtohen pjesës së tyre emocionale. Gjysma e dytë e muajit do sjellë benefitet ekonomike të kësaj që po ndërtojnë sot.
Demi
Marsi te Akrepat deri në fund të muajit i shkon shumë. Komunikimi me njerëzit që bashkëveprojnë do jetë shumë më i thjeshtë. Në datën 6, Mërkuri kalon te Akrepat. Kanë hyrje pozitive edhe Jupiterin. Venusin në lidhje me ekonominë nuk e kanë shumë komode, prandaj duhet të shpenzojnë aq sa ju mban xhepi. Në brendësi të vjeshtës, gjërat do bëhen më të thjeshta. Nga sot ndikohen nga hyrja e Uranit te Binjakët me Plutonin. Kjo nxjerr në sipërfaqe pikat e dobëta që duhen korrigjuar. Ata që janë në kërkim të dashurisë, nëse prezantohen me një Shigjetar këtë muaj, kanë të gjitha mundësitë për kurorëzimin e dashurisë.
Binjakët
Hyrje e rëndësishme është Urani në hyrje të fortë, por bashkëvepruese me Plutonin te Ujori. Nëse gjërat dalin nga agjenda juaj, do jenë për mirë. Dielli te Peshorja dhe Venusi te Peshorja do japin mundësi të mira për rregullime dhe mundësi të mira ekonomike. Vendimet merrini bashkërisht me familjen, nëse doni një shije të mirë.
Gaforrja
Jupiterin e keni në të drejtë dhe e keni gjithë muajin. Marsi është favorizues, gjë që bën që muaji minimalisht do të jetë produktiv. Vetëm javën e parë duhet të kontrolloni shpenzimet. Është një javë me diskutime dhe mundësi të mira. Gaforret e lindura në dhjetëditëshin e tretë do merren me lëvizje të mëdha ekonomike. Më të favorizuarit janë ata që kanë çështje akademike dhe provime. Nëse ndesheni këtë muaj me një Ujor, do e ndjeni veten të përfshirë në dashuri.
Luani
Marsi dhe Mërkuri në një vendosje katërkëndore me Diellin e tyre. Nëse doni të merrni diell nga muaji tetor, duhet të mirëkontrolloni fjalën dhe, e dyta, agjenda duhet të jetë e kopsitur. Nëse doni të hiqni qafe detyrimet dhe të mbyllni çfarë ju ka mbetur, nëse ja lini në dorë spontanitetit, nuk do mbeteni të kënaqur. Luani këtë muaj duhet të kërkojë shoqërinë e një Peshku, nëse doni të plotësoheni në dashuri.
Virgjëresha
Venusi do jetë te ata deri në datën 13. Çfarë keni për të korrigjuar në lidhje me shëndetin, vendoseni në agjendë tani, përsa i përket look-ut, pamjes apo problemeve shëndetësore. Marsi te Akrepat është një hyrje shumë e mirë, sjell zgjerim dhe ide të reja përsa i përket mënyrës se si do zgjerohet ana profesionale, por pa eksperimente. Venusi te Peshorja do i bëjë të tërhiqen nga një Peshore.
Peshorja
Janë protagonistët e muajit. Kanë Diellin te vetja deri në datën 23. Do kenë Venusin te vetja nga data 13. Nga Mërkuri lirohen shpejt, në datën 6. E mbyllën pjesën e korrigjimeve dhe tani do shijojnë një moment të mirë dhe stabil. Do e gjejnë veten duke ndihmuar të tjerët, familjarë apo njerëz që bashkëveprojnë. Kanë një Hënë të Re te vetja në datën 21, që bën të mundur që çdo ide dhe plan për zhvillimin e tyre do ketë rezultat të shpejtë. Beqarët duhet t’i kenë sytë nga Virgjëresha.
Akrepi
Çështjet praktike të tyre kanë momentin e vet. Nuk do presin sezonin e tyre, por duhet të shfrytëzojnë maksimalisht periudhën 6-30 tetor përsa i përket çështjeve ekonomike dhe çdo gjë që lidhet me materien e tyre. Venusi te Peshorja mbyll çështje dhe shqetësime. Beqarët e Akrepit duhet të kërkojnë Dashin.
Shigjetari
Është në hyrje katërkëndore, duhet të jenë të kufizuar në lëvizje. Do favorizohen shumë në mbyllje çështjesh, si dokumenta, letra, lëvizje, aplikime që presin lëvizje – mbyllen me sukses maksimal. Për hapje çështjesh të reja duhet të presin pas datës 13. Përsa i përket ekonomisë, duhet të bëjnë llogari të mira, pasi në fund të muajit mund të trazohen ujërat.
Bricjapi
Me çështjet praktike, profesionale, organizimin, duket se kanë mundësi korrigjimi deri në 24-25 dhjetor. Shfrytëzojeni në maksimum për çështje pune, projekte, zhvillime apo punët e administratës. Venusi te Peshorja është në hyrje katërkëndore. Mos këmbëngulni me palën tjetër nëse është e mbyllur dhe nuk është në të njëjtën mendje. Nëse e teproni me këmbënguljen, do trazoni jo për mirë ujërat.
Ujori
Do të duhet të pranojnë një muaj që është rutinë. Ndihmohen shumë nga Dielli dhe Venusi te Peshorja për një rutinë pa shqetësime dhe të kopsitur. Plutoni në të kundërt te ata, deri në 23 tetor, jep mundësi t’u vijnë gjëra që nuk i presin dhe nuk i kanë planifikuar. Kjo do sjellë surprizën që kanë pritur. Beqarët e shenjës, nëse gjejnë Gaforren, do buzëqeshin fort dhe do e shijojnë.
Peshqit
Neptuni në fund të muajit futet te Peshqit. Saturni vazhdon në lëvizje të kundërt. Nuk ka vend për nxitim dhe vrap, por organizim dhe agjendë. Bëni lëvizjet në habitatin tuaj. Nëse keni mundësi dhe jeni në veprim përsa i përket dashurisë, me një Luan do merrni maksimumin. Mos analizoni çfarë duhet korrigjuar – Hëna është në katërkëndësh me Diellin e tyre; duke treguar gishtin te pala tjetër, nuk merrni atë që prisni.