Tag: mundësi

  • Serie A luhet gjatë ndeshjeve të Play Off të Botërorit? Italia tregon vendimin e fundit

    Serie A luhet gjatë ndeshjeve të Play Off të Botërorit? Italia tregon vendimin e fundit

    Italia e Genaro Gatusso kërkoi që ndeshjet e javës së 30-të të Serie A të shtyhen, në mënyrë që trajneri i kombëtares të ketë mundësi të punojë me skuadrën për Play Off-in e marsit.
    Diçka e tillë është e pamundur të ndodhë, për shkak të kalendarit të ndeshjeve, i cili është tepër i ngjeshur. Konfirmimi ka ardhur së fundmi nga presidenti i federatës italiane, Gabriele Gravina.

    “Ne nuk po kërkojmë alternativa apo rrugë të shkurtra. Nuk e konsideroj shtyrjen e ndeshjeve si një mundësi”- tha Gravina.
    Vlen të theksojmë se në rast të shtyrjeve të ndeshjeve do përfitonte edhe Sylvinho, pasi në Serie A luajnë lojtarë si si Berat Gjimshiti, Ardian Ismajli, Elseid Hysaj, Kristjan Asllani, Ylber Ramadani dhe Medon Berisha.
    Shqipëria synon që të shkojë në Botëror për herë të parë në histori. Në gjysmëfinale të Play Off, luajmë ndaj Polonisë.

  • Java e fundit e nëntorit vendimtare! Horoskopi nga Meri Gjini: Kthehen njerëz nga e kaluara, paraja kryefjalë për këtë shenjë

    Java e fundit e nëntorit vendimtare! Horoskopi nga Meri Gjini: Kthehen njerëz nga e kaluara, paraja kryefjalë për këtë shenjë

    Astrologe Meri Gjini ka bërë parashikimin e horoskopit për javën e fundit të nëntorit në emisionin “Mes’dritë”, në Vizion Plus, me dyshen e moderatorëve Alma Çelaj dhe Syrjan Rahova.
    Javën e nisim me Hënën te Bricjapi. Te mendimet e secilit do të dominojnë planet se si do t’i kalojnë festat e fundvitit.
    Gjithashtu, java nis me hyrjen e Mërkurit në të kundërt mbi Venus. Kjo do të thotë se, nëse dikush ju ka mërzitur, nëse dikush ju ka munguar, ose nëse keni pikëpyetje për të marrë nga një bashkëpunim i hapur, sot vendosni në agjendë të bëni një telefonatë ose të krijoni situata për të pasur mundësi për një shans të dytë. Për ata që kanë pasur keqkuptime në raportet personale, lëreni sedrën mënjanë dhe korigjoni raportet emocionale.

    Është një javë ribashkimesh, takimesh dhe kthimesh që nuk i keni menduar. Në 29, Mërkuri kthehet në të drejtë. Në 30, me Marsin te Shigjetarët, deri në mes të dhjetorit, do të përshpejtohet ritmi për të marrë rezultatet që nëntori nuk i dha.
    DashiNevoja për arrati është mendimi i parë i fillimit të javës. Me Hënën te Bricjapi kanë disa detyrime për të zgjidhur. Kjo ka të bëjë me gjetjen e zgjidhjeve për problematikat e shkaktuara që nga fillimi i gushtit dhe deri tani, në punë dhe në aspektin personal. Jepet mundësia për t’i parë gjërat ndryshe, për të gjetur zgjidhje. Do të ishte shumë mirë të jenë fleksibël para fundjavës.
    DemiUrani është te ata në një hyrje me Neptunin shumë të fortë. Ndryshimi dhe korrigjimi i agjendës nga fati do të jetë shumë i ndjeshëm. Këto ndryshime në këtë periudhë do të duken sikur universi ka dëgjuar zërin e brendshëm dhe rregullohet dhe ndryshohet ajo që ata duan. Sjell edhe një emocion dhe rigjen gjuhën me njerëzit që duan.
    BinjakëtTë ngurtësuar që në orët e para të ditës. Me kë të jenë dhe ku të jenë do të ndjejnë pak nervozizëm. Mund të jetë nga lodhja ose nga pamundësia për të pasur ritmin që duan në të përditshme. Do të kenë mundësi që të kontrollojnë emocionet e tyre dhe të zgjedhin si do të jetë agjenda e tyre. Urani është në një pozicion shumë të rëndësishëm për ta. Do të mbyllni nëntorin me një shije të mirë, vetëm nëse kontrolloni komunikimin.
    GaforrjaNë një hyrje shumë pozitive, Mërkuri me Venusin te Akrepat. Kjo javë ju jep mundësinë për të pasur kontaktet e duhura, takimet e duhura dhe të gjeni zgjidhje në çështje që ju kanë ngarkuar. Planeti i fatit bën që diskutimet të nxjerrin një energji që t’i bëjë të ndihen me fat. Përshpejtimi i ritmit për të marrë edhe planet e 2025 ndryshon në datën 29.
    LuaniKjo shije e diellit sot i mbush me energji shumë të mirë. Agjenda e tyre do të jetë intensive e organizuar prej tyre. Bashkimi i Mërkurit me Venusin bën që të gjejnë mënyrën që të vendosin edhe argëtimin mes detyrimeve të tyre profesionale.
    VirgjëreshaNgjyrat e kohës dhe të momentit janë të tilla që ju bëjnë të gjeni një mënyrë për të zgjeruar bazën profesionale dhe ekonomike. Urani është në një hyrje bashkëpunuese dhe mund të gjeni bashkëpunëtorë shumë të mirë. Mërkuri në të kundërt mbi Venusin bën që të keni ngrohje me njerëz brenda familjes që keni pasur hatërmbetje.
    PeshorjaNga sot deri në fund të muajit, qëllimi kryesor dhe mendimi që ju shoqëron ka të bëjë me lekun. Për detyrime, shpenzime apo prurje, paraja është kryefjala e javës. Lëvizje dhe ndryshim ambjenti do të jetë qëllim i kësaj jave. Venusi me Mërkurin jep mundësi shumë të mira për të vënë disa pika mbi i. Do të lini pas këtë javë ngarkesat e 2025, për të nisur një periudhë mjaft produktive.
    AkrepiMërkuri me Venusin bëhen bashkë dhe kjo bën të mundur që shqetësimet që ju kanë mbajtur peng në evoluimin tuaj, i keni të gjitha mundësitë për t’i zgjidhur sot edhe nesër, me dëshirë apo nga fati. Duhen zgjidhur, pasi Mërkuri do të rikthejë sërish në sipërfaqe çfarë ju shqetëson në këtë periudhë. Ky Urani përballë jush ju jep mundësi për rikuperime ose devijime që rezultojnë të mira.
    ShigjetariMërkuri në të kundërt mbi Venusin nxjerr një domosdoshmëri që të ruani gjërat personale. Për gjërat që nuk jeni gati t’i ndani me të tjerët, ka një tendencë që dalin në sipërfaqe; jeni ju që duhet t’i mbroni. Shija e ngarkesave dhe pikëpyetjeve do të jetë e pranishme ende.
    BricjapiJava nis me Hënën te ju dhe ju jep mundësi ta keni ju në dorë se si do të shkojë kjo javë. Ajo që do të dominojë është takime me njerëz që kanë plane për zhvillime të punës, orientime apo projekte në lidhje me punën. Është një agjendë që do të ketë shije të mirë. Përgatituni që në mes të dhjetorit vrapi i punës të jetë produktiv për ata që këtë javë punojnë.
    UjoriKjo shije e konfuzionit gradualisht nga sot largohet. Qëllimi është që të ndihen më mirë me ekonominë tuaj. Mbani një shportë nga mesi i javës, pasi Urani në katërkëndësh mund të sjellë informacione, por nuk janë detyrimisht si dëgjohen. Ruajeni veten.
    PeshqitNuk do të mungojnë idetë për diçka të re. Kjo do të bëjë që të jeni objekt bisede në vendet ku ndodheni. Në jetën personale, në çift, kjo javë do të sjellë pak ndihmë për të sqaruar hatërmbetje dhe debatet në raport. Një nga metodat shumë të mira është të shkoni në ambjentet e përbashkëta dhe do të ndesheni me njerëzit që doni.
    /vizionplus.tv

  • Surpriza, fat dhe mundësi të reja! Këto janë 4 shenjat fatlume të horoskopit për vitin 2026

    Surpriza, fat dhe mundësi të reja! Këto janë 4 shenjat fatlume të horoskopit për vitin 2026

    Viti 2026 pritet të sjellë energji të reja dhe ndryshime të mëdha për disa nga shenjat e zodiakut. Sipas parashikimeve astrologjike të Collective World, ky vit do të shënojë një periudhë rilindjeje dhe fillimesh të reja, ku e kaluara lihet pas dhe hapet një kapitull i ri plot mundësi.
    Për katër shenja në veçanti, 2026-a do të jetë një vit suksesi, dashurie dhe transformimi të brendshëm.
    Peshorja
    Për Peshoret, viti 2026 do të jetë periudha e vetëdijes dhe ekuilibrit të vërtetë. Pas kohësh pasigurie dhe dyshimi, ata do të gjejnë forcën për të marrë vendime të guximshme. Në planin profesional dhe personal, do të hapen mundësi të reja. Mos kini frikë të veproni, dështimet e së kaluarës do të shndërrohen në shkallë drejt suksesit dhe harmonisë që kërkoni.
    Shigjetari
    Ky vit sjell zgjim shpirtëror dhe fillime të reja për Shigjetarët. Pas sfidave që kanë përjetuar, më në fund do të ndihen sikur kanë në dorë fatin e tyre. Sekreti i suksesit, dëgjoni intuitën dhe mos kini frikë të rrezikoni, ëndrrat që dukeshin të paarritshme janë më pranë se kurrë.
    Bricjapi
    Pas shumë përpjekjesh dhe lodhje, më në fund vjen shpërblimi. Viti 2026 sjell për bricjapët një frymë të re dhe energji pozitive. Karriera do të njohë rritje të ndjeshme, ndërsa edhe në aspektin personal do të ketë surpriza të këndshme. Përqafoni të renë me guxim dhe mos u mbyllni ndaj mundësive që ju ofron universi.
    Ujori
    Për ujorët, 2026-a do të jetë viti i rilindjes dhe qartësisë shpirtërore. Pas një periudhe paqartësie, ujorët do të gjejnë drejtimin e duhur. Shumë ujorë do të fillojnë projekte të reja ose do të ndryshojnë karrierën e tyre, ndërsa veçantia e tyre do të bëhet forca e tyre më e madhe.

  • Këto janë 4 shenjat fatlume të horoskopit për vitin 2026

    Këto janë 4 shenjat fatlume të horoskopit për vitin 2026

  • Shenjat që do të pasurohen muajt e ardhshëm

    Shenjat që do të pasurohen muajt e ardhshëm

    Astrologët parashikojnë se katër muajt e ardhshëm do të sjellin mundësi të rëndësishme për tre shenja të zodiakut , duke hapur rrugën për rritje financiare dhe partneritete fitimprurëse.
    Binjakët
    Binjakët do të ndiejnë një valë energjie dhe frymëzimi që do t’i shtyjë të zbatojnë ide që i kishin vendosur prej kohësh në sirtar. Burime të reja të ardhurash ose mundësi të lidhura me komunikimin dhe kreativitetin mund të shfaqen papritur.

    Çelësi është të guxoni të merrni iniciativa: edhe një hap i vogël përpara mund të përkthehet në përfitime të konsiderueshme financiare, ndërsa vetëbesimi dhe stabiliteti do të shpërblejnë guximin e tyre.
    Peshorja
    Kjo periudhë i sjell peshores njohje dhe perspektiva për përparim financiar. Puna e tyre e palodhur, diplomacia dhe aftësia për të mbajtur ekuilibrin më në fund do të vlerësohen. Mund të shfaqen në horizont promovime, projekte të reja ose burime të qëndrueshme të ardhurash.
    Ujori
    Mundësi të papritura presin ujorin, veçanërisht në fushat që lidhen me ide të reja, teknologji ose projekte bashkëpunuese. Qasja e tyre krijuese do të tërheqë vëmendjen e njerëzve të duhur dhe partnerëve fitimprurës. Suksesi financiar do të vijë shpejt nëse veprojnë me vendosmëri, duke e bërë këtë një kohë të shkëlqyer për rritje, njohje dhe pasuri financiare.

  • Njihuni me 3 shenjat e horoskopit që pritet të pasurohen në muajt në vijim, mundësi të reja në karrierë dhe rritje të ardhurash

    Njihuni me 3 shenjat e horoskopit që pritet të pasurohen në muajt në vijim, mundësi të reja në karrierë dhe rritje të ardhurash

    Astrologët parashikojnë se katër muajt e ardhshëm do të sjellin mundësi të rëndësishme për tre shenja të zodiakut , duke hapur rrugën për rritje financiare dhe partneritete fitimprurëse. 
    Binjakët 
    Binjakët do të ndiejnë një valë energjie dhe frymëzimi që do t’i shtyjë të zbatojnë ide që i kishin vendosur prej kohësh në sirtar. Burime të reja të ardhurash ose mundësi të lidhura me komunikimin dhe kreativitetin mund të shfaqen papritur. 
    Çelësi është të guxoni të merrni iniciativa: edhe një hap i vogël përpara mund të përkthehet në përfitime të konsiderueshme financiare, ndërsa vetëbesimi dhe stabiliteti do të shpërblejnë guximin e tyre. 
    Peshorja 
    Kjo periudhë i sjell peshores njohje dhe perspektiva për përparim financiar. Puna e tyre e palodhur, diplomacia dhe aftësia për të mbajtur ekuilibrin më në fund do të vlerësohen. Mund të shfaqen në horizont promovime, projekte të reja ose burime të qëndrueshme të ardhurash. 
    Ujori 
    Mundësi të papritura presin ujorin, veçanërisht në fushat që lidhen me ide të reja, teknologji ose projekte bashkëpunuese. Qasja e tyre krijuese do të tërheqë vëmendjen e njerëzve të duhur dhe partnerëve fitimprurës. Suksesi financiar do të vijë shpejt nëse veprojnë me vendosmëri, duke e bërë këtë një kohë të shkëlqyer për rritje, njohje dhe pasuri financiare. 
     
  • Po ju jeni pjesë e listës/ Njihuni me 3 shenjat e horoskopit që pritet të pasurohen në muajt në vijim, mundësi të..

    Po ju jeni pjesë e listës/ Njihuni me 3 shenjat e horoskopit që pritet të pasurohen në muajt në vijim, mundësi të..

    Astrologët parashikojnë se katër muajt e ardhshëm do të sjellin mundësi të rëndësishme për tre shenja të zodiakut , duke hapur rrugën për rritje financiare dhe partneritete fitimprurëse.

    Binjakët

    Binjakët do të ndiejnë një valë energjie dhe frymëzimi që do t’i shtyjë të zbatojnë ide që i kishin vendosur prej kohësh në sirtar. Burime të reja të ardhurash ose mundësi të lidhura me komunikimin dhe kreativitetin mund të shfaqen papritur.

    Çelësi është të guxoni të merrni iniciativa: edhe një hap i vogël përpara mund të përkthehet në përfitime të konsiderueshme financiare, ndërsa vetëbesimi dhe stabiliteti do të shpërblejnë guximin e tyre.

    Peshorja

    Kjo periudhë i sjell peshores njohje dhe perspektiva për përparim financiar. Puna e tyre e palodhur, diplomacia dhe aftësia për të mbajtur ekuilibrin më në fund do të vlerësohen. Mund të shfaqen në horizont promovime, projekte të reja ose burime të qëndrueshme të ardhurash.

  • Kjo javë do të jetë plot fat për këto dy shenja të horoskopit

    Kjo javë do të jetë plot fat për këto dy shenja të horoskopit

    Kjo javë duket se sjell energji pozitive për disa shenja horoskopi, sidomos në dashuri dhe karrierë. Sipas astrologëve, Binjakët dhe Luani do të jenë yjet e kësaj periudhe, me mundësi të mëdha për përparim dhe përvoja të këndshme emocionale.
    Binjakët (21 maj – 20 qershor): Dashuria po ju buzëqesh këtë javë! Nëse jeni në një lidhje, priten momente romantike dhe afrimi me partnerin. Për beqarët, është koha ideale për të njohur dikë që mund të sjellë emocion dhe kënaqësi. Në punë, Binjakët mund të përfitojnë nga ide të reja dhe mundësi bashkëpunimi, duke avancuar projekte që prej kohësh prisnin vëmendjen tuaj. Disiplina dhe kreativiteti do të jenë çelësi i suksesit.
    Luani (23 korrik – 22 gusht): Dashuria për Luanin duket se do të jetë plot pasion këtë javë. Momente të veçanta dhe surpriza të këndshme nga partneri do t’ju bëjnë të ndiheni të vlerësuar dhe të dashur. Beqarët mund të ndiejnë tërheqje të papritur dhe mundësi për lidhje të rëndësishme. Në punë, Luanët do të ndihen të fuqishëm dhe të motivuar, duke marrë vendime të mira dhe duke treguar aftësi lidershipi. Mund të priten njohje të reja profesionale dhe rritje e reputacionit.
    Për të gjithë të tjerët, kjo javë ofron mundësi për reflektim dhe organizim, por Binjakët dhe Luanët do të ndihen me fat në dashuri dhe karrierë. Kjo është koha për t’i shfrytëzuar energjitë pozitive dhe për të vepruar me besim dhe kurajo.

  • Shqipëria sfidon Anglinë, kompanitë e basteve “vendosin në peshore” skuadrat

    Shqipëria sfidon Anglinë, kompanitë e basteve “vendosin në peshore” skuadrat

    Shqipëria dhe Anglia do të mbyllin fushatën kualifikuese në Grupin K, pikërisht nesër. Të dyja përfaqësueset do të masin forcat në stadiumin “Air Albania”.
    Ky takim i gjen pa presion kuqezinjtë, pasi siguruan fazën “play off”. Ekspertët e basteve dhe statistikave kanë thënë fjalën e tyre.
    Fitorja e Shqipërisë kuotohet 8, ndërsa në anën tjetër Anglia ka koeficientin 1.4. Barazimi është me kuotën mesatare 4.7.
    Statistikat ndërkohë i japin 14% mundësi Shqipërisë për një fitore. Anglia dukshëm favorite është me 67% mundësi. Në anën tjetër barazimit i është vendosur 19% mundësi në bazë të situatës aktuale.

  • Memli Krasniqi sqaron dorëheqjen: PDK-së i duhet një moment i ri që të mobilizojë bazën 

    Memli Krasniqi sqaron dorëheqjen: PDK-së i duhet një moment i ri që të mobilizojë bazën 

    Pasi dha doreheqjen si kryetar i PDK-së Memli Krasniqi  u shpreh për mediat në Prishtinë se ai vendosi partinë përpara interesave personale.
    “Nuk ka te beje vetem me zhvillimet e fundit, por ka te beje me nje trajaktore politike  te te gjithe rrugetimit tim politik. Secii kryetar besoj edhe diten e pare  kur e merr mandatin nuk ka si ti shkoj mendja  edhe diten e fundit kur e le mandatin sepse kete ta sjellë sensi I përgjegjesise te atyre qe te besojne. Une se kam patur kurre ambicien e te qenit kryeminister, une pushtetin per vete se kam kerkuar asnjehere , as pozicionin e kryetarit as e kam mendu e as e kam kerku. Por eshte dash te merrej si pergjegjesi”, tha Krasniqi. 
    Më tëj Krasniqi theksoi  se PDK ka nevojë për një mundësi të re.

    “Sot kur përballemi me zgjedhjet e parakohshme që mund të mbahen me 21 ose 28 dhjetor, sepse nuk shoh mundësi që Konjufca të zgjedhet kryeministër. Konsideroj që PDK-së i duhet një momentum i ri, që krijon mundësi të re për ta mobilizu bazën tonë, por edhe që kandidati ynë për kryeministër të jetë edhe lideri i partisë” , shtoi ai. 
    Dorëheqja e tij vjen pesë muaj pasi ai ishte rizgjedhur në krye të partisë për një mandat të dytë në qershor. Gjatë udhëheqjes së tij, pdk-ja doli e dyta në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, duke fituar 24 vende në parlament.
    Më herët Krasniqi njoftoi se kryesia e partisë do të mblidhet gjatë këtij muaji për të zgjedhur kryetarin e ri./vizionplus.tv