Tag: mundësi

  • Hakerimi në SPAK avokati: 3 prokurorët i kanë nxjerrë vetë informacionet, po u japin mundësi të hetuarve të fshijnë…

    Hakerimi në SPAK avokati: 3 prokurorët i kanë nxjerrë vetë informacionet, po u japin mundësi të hetuarve të fshijnë…

    Avokati Kujtim Cakrani ka folur mbi hakerimin në SPAK, mendon që tre prokurorët i kanë nxjerrë vet informacionet, për t’u dhënë mundësi palëve nën hetim që mbrohen dhe të fshijnë provat.
    “Që t’u themi shqiptarëve që dy persona pa formim teknologjik paskan bërë herezinë e madhe dhe kanë hakeruar sistemin e SPAK, kjo s’besohet. Te SPAK ka shumë interesa, qoftë nga pushteti, qoftë brenda pushtetit, ka interesa të biznesit, që janë nën hetim. Unë s’besoj se është hakerim, por kanë dalë vet nga prokurorët, që nuk shquhen për hetime politikanësh dhe biznesmenësh.
    Interesat për të hyrë te sistemi i SPAK janë të gjithanshme. Unë mendoj që politika ka krijuar grupe apostafat hakeruesish për t’u futur në sistemin e SPAK-ut. Që të ndërhysh te kompjuterët e SPAK-ut bëhet me informacion nga brenda. Nuk besoj se këta persona që janë arrestuar, s’e kanë njohuri të IT-së. Mund të jetë dhënë informacioni, kodi, detaje si hyhet dhe kanë ndërhyrë.
    Unë besoj se prokurorët i kanë nxjerrë vet, sepse personazhet janë të biznesit dhe politikës. Janë shumë politikanë edhe të mazhorancës që po hetohen, për afera, lidhje me krimin, apo afera me vota. Prokurorët janë të interesuar që ta nxjerrin informacionin që ata të kenë mundësi të mbrohen, të fshijnë provave, të pastrojnë pasuritë. mProkurorët kanë dosjen e inceneratorëve, që është një bombë që do plasë një ditë. Unë dyshoj që e kanë nxjerrë këtë për t’u thënë personave, provat janë këto, merrni masat tuaja”.

  • BE mesazh të rëndësishëm për Shqipërinë: Procesi i anëtarësimit, më i mundshëm se kurrë

    BE mesazh të rëndësishëm për Shqipërinë: Procesi i anëtarësimit, më i mundshëm se kurrë

    “Kjo është edhe dëshmi e perspektivës që ka gjithë rajoni për t’u bërë pjesë e BE-së. Janë institucionet e BE-së që kanë një interes të posaçëm që ne të bëhemi pjesë e BE-së, por dhe të na përgatisin që të bëhemi pjesë e BE-së. Në veçanti kur bëhet fjalë për dialogun social dhe për tregun e punës, ne jemi më pranë BE-së se në fusha të tjera”, tha zëvendësministrja e MEKI, Olta Manjani.
    “Mundësitë e kushtëzuar nga sfidat” në rrugën e vështirë të anëtarësimit në “union” me objektiv ambicioz vitin 2030 pranohen edhe nga përfaqësuesit më të lartë të Bashkimit Evropian.
    “Veçori e këtij procesi është se vendet tashmë po përfitojnë nga anëtarësimi në BE edhe përpara se të bëhen shtete anëtare me të drejta të plota. Me besim mund të them se Shqipëria është një nga ato vende që po i përdor këto mundësi, prandaj ka një plan ambicioz për të përfunduar negociatat e anëtarësimit deri në fund të vitit 2027”, deklaroi Silvio Gonzato, Ambasadori i BE-së në Shqipëri.
    Me rrugën ende të gjatë para drejt anëtarësimit, theksi vihet veçanërisht te individi si kapitali më i çmuar i Shqipërisë.
    “Ne po e bëjmë këtë me model partneriteti. Kjo është e qartë sepse plani i rritjes është partneritet i BE me Ballkanin Perëndimor dhe integrimi i këtyre tregjeve. Kjo do të sjellë mundësi për punonjësit, por edhe mundësi për atë që quhet zinxhiri i vlerës që do të thotë rritja e njohurive të bizneseve dhe punonjësve. Nga ana  tjetër ka disa programe të BE që po vihen në zbatim në vendet tona”, theksoi Majlinda Dhuka, ministre shteti dhe kryenegociatore e Shqipërisë me BE
    Në fjalën e tij ambasadori i Bashkimit Europian për Shqipërinë Silvio Gonzato ka thekuar se “unioni” do të mbështesë politikat sociale në Shqipëri për parandaluar siç e quajti ai ‘dëshirën e të rinjve për të emigruar’. Nga ana tjetër ambasadori BE-së vendosi në vëmendje dhe mungesën e një sistemi, sipas tij, mbi meritën në Shqipëri.

  • “Shqipëria 2030”- Rama: Na është hapur dera e BE si një mundësi reale, s’duhet ta humbim

    “Shqipëria 2030”- Rama: Na është hapur dera e BE si një mundësi reale, s’duhet ta humbim

    Në Tiranë është zhvilluar takimi i dytë i nivelit të lartë me temë “Shqipëria2030 në BE – RRUGA E REFORMAVE”.
    Gjatë fjalës së tij, kryeministri Edi Rama është shprehur se qysh prej 27 majit kur Komisioni i Posaçëm Antikorrupsion ka nisur punën, sot jemi në një nivel tjetër, ku janë hapur zyrtarisht 2 grup-kapituj të negociatave dhe ekziston ambicia për të tjerë.
    Rama tha gjithashtu se Shqipëria duhet të hyjë në Bashkimin Europian, të cilin ai e quajti një derë të hapur si një mundësi reale, shkruan A2 CNN.
    Po ashtu, kryeministri tha se kjo mundësi është ende e kthyeshme dhe e brishtë, prandaj sipas tij, me votën e 11 majit shqiptarët duhet të bëjnë kujdes se ku e hedhin.
    “Qysh prej 27 majit kur komisioni i posaçëm antikorrupsion ka nisur punën, ne sot jemi në një nivel tjetër, kemi hapur zyrtarisht 2 grup-kapituj të negociatave, kemi ambicien të hapim të tjerë. Në vijim dhe jemi pozicionuar më mirë se asnjëherë në të gjitha renditjet europiane në fushën e mirëqeverisjes dhe antikorrupsionit.
    U përmend këtu vlerësimi për parandalimin e korrupsionit. Vlerësim që na ngjiti 18 vende në indeksin e vlerësimit të korrupsionit. Vlerësim që nga ana tjetër u bë edhe nga sigma që na vendosi saktësisht si një vend lider në rajon për administrimin e financave publike, për prokurimin publik, për menaxhimin e burimeve njerëzore, për koordinimin e politikave.
    Vlerësim që u bë nga Bertelmand Fondacion, si një nga 8 vendet në 137 shtete të botës me progresin më thelbësor në dekadën e fundit në aspektin e mirëqeverisjes dhe në tërësi një vlerësim që neve na thotë shumë për të na inkurajuar, por nuk na pengon që të vazhdojmë të këmbëngulim në një pikë, që është konsolidimi.
    Konsolidimi i domosdoshëm i gjithçkaje që është në proces. Sepse gjithçka është ende e kthyeshme, ende e brishtë, ende vunerabël. Prandaj na duhet BE. Ne na duhet të hyjmë në atë derë që është hapur si mundësi reale”, tha mes të tjerash Rama.

  • “Besoj tek kualifikimi”, Brdaric pas Dinamos: Në ndeshje si kjo na duhej balancë dhe mbrojtje e mirë

    “Besoj tek kualifikimi”, Brdaric pas Dinamos: Në ndeshje si kjo na duhej balancë dhe mbrojtje e mirë

    Trajneri i Vllaznisë, Tomas Brdariç analizoi barazimin ndaj Dinamos në Kupë.
    “Është shumë e thjesht të shpjegosh pa numër 9. Mund të bënim pak më mirë. Provuam të shënonim, por nëse vazhdojmë me këtë energji si në pjesën e dytë, do të arrijmë të shënojmë që në ndeshjen e radhës.
    Është një ndeshje shumë e fortë, me dy ekipe të mira në Shqipëri. Për mendimin tim kishim formacionin e duhur. E dinim që momentet janë decisive. Nëse shoh, në pjesën e parë kishim fat që nuk pësuam një gol, në të dytën kishin ato dy herë që nuk pësuan. Ishte ndeshje e fortë dhe e mirë. Në mënyrën taktike e dimë që kemi dy ndeshje, nuk donim të merrnim risk të madh dhe do provojmë gjithçka në ndeshjen e dytë.
    Jam i lumtur që kemi dy lojtarë si Balaj dhe Mensah po nuk i kishim sot. Bekimi ka vuajtur edhe ka pasur dëmtim nga fusha në Rrogozhinë. Mensah u dëmtua në ndeshjen e fundit. Sot provuam të rregullojmë diçka, por pa dy numra 9 është normal. Duhet të vazhdojmë kështu, të jemi pozitiv dhe të mundohemi të rregullojmë disa gjëra për ndeshjen e radhës.
    Në ndeshje të forta si kjo duhet balancë dhe mbrojtje e mirë, që kundërshtari të mos ketë mundësi të mira shënimi. Në pjesën e parë lejuam Dinamon, por implementuam mirë ndeshjen. Bëmë disa gabime, por shkuam në zonë dhe ishim të rrezikshëm. Këtë doja të shikoja, sidomos në pjesën e dytë.
    Kishim mundësi në të kaluarën të fitonim me Dinamon, i humbëm me gabimet tona. E dini që nëse ekipi është i plotë, mund të fitojmë kundër tyre. Kemi ekip të fortë, të shohim në të ardhmen.
    Duhet të vazhdojmë me rritjen, të shënojmë, të mbajmë portën e paprekur. Në javët e fundit çdo ndeshje e hapur, çdo ekip do pikë, duam të jemi sa më të freskët. E dimë që kemi mundësi të shënojmë, duhet të jemi sa më të zgjuar në ndeshje speciale si kjo.
    Deri tani luftojmë për të dyja kompeticionet. Kemi mundësi për të dy titujt, jemi aty. Kemi mundësi të marrim më tepër pikë në vijim. Jemi aty dhe do presim ndeshjen e dytë në Elbasan. E rëndësishme të kemi të gjithë ekipin e gatshëm. I duam të dy titujt”, u shpreh Brdariç.

  • Presidenca ndriçohet me blu, Begaj: Mundësi të barabarta për personat me autizëm

    Presidenca ndriçohet me blu, Begaj: Mundësi të barabarta për personat me autizëm

    Në ditën ndërkombëtare të Autizmit, Presidenca u ndriçua sonte me ngjyrën simbol të ndërgjegjësimit për personat me autizëm. Presidenti Bajram Begaj bëri apel për më shumë ndihmë dhe mbështetje ndaj personave me autizëm për gjithëpërfshirje dhe mundësi të barabarta.
    Kreu i Shtetit u shpreh se nevojitet më shumë dialog dhe bashkërendim i punës së institucioneve përgjegjëse për politika që i ndihmojnë ata.
    Begaj theksoi, gjithashtu, se shoqëria duhet të mbështesë më shumë prindërit e fëmijëve me autizëm për të hequr pengesat që hasin, si dhe për të krijuar një mjedis pranues e pozitiv, ku ndihma të jetë fokusi kryesor.
    Institucioni i Presidentit të Republikës së Shqipërisë iu bashkua këtë 2 prill institucioneve në mbarë botën që ndriçohen me blu, ngjyrën simbol të kësaj ditë ndërgjegjësuese.

  • Dita Ndërkombëtare e Autizmit, Begaj: Mundësi të barabarta dhe gjithëpërfshirje për personat me autizëm

    Dita Ndërkombëtare e Autizmit, Begaj: Mundësi të barabarta dhe gjithëpërfshirje për personat me autizëm

    Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, sot në Ditën Ndërkombëtare të Ndërgjegjësimit mbi autizmin, bëri apel për më shumë ndihmë dhe mbështetje ndaj  personave me autizëm për gjithëpërfshirje dhe mundësi të barabarta.

    Kreu i Shtetit u shpreh se nevojitet më shumë dialog dhe bashkërendim i punës së institucioneve përgjegjëse për politika që i ndihmojnë ata.
    Presidenti Begaj theksoi, gjithashtu, se shoqëria duhet të mbështesë më shumë prindërit e fëmijëve me autizëm për të hequr pengesat që hasin, si dhe për të krijuar një mjedis pranues e pozitiv, ku ndihma të jetë fokusi kryesor.
    Institucioni i Presidentit të Republikës së Shqipërisë iu bashkua këtë 2 prill institucioneve në mbarë botën që ndriçohen me blu, ngjyrën simbol të kësaj ditë ndërgjegjësuese.

  • Presidenti Begaj: Mundësi të barabarta dhe gjithëpërfshirje për personat me autizëm

    Presidenti Begaj: Mundësi të barabarta dhe gjithëpërfshirje për personat me autizëm

    Presidenti Bajram Begaj sot në Ditën Ndërkombëtare të Ndërgjegjësimit mbi autizmin, bëri apel për më shumë ndihmë dhe mbështetje ndaj personave me autizëm për gjithëpërfshirje dhe mundësi të barabarta.
    Kreu i Shtetit u shpreh se nevojitet më shumë dialog dhe bashkërendim i punës së institucioneve përgjegjëse për politika që i ndihmojnë ata. Begaj shtoi se shoqëria duhet të mbështesë më shumë prindërit e fëmijëve me autizëm për të hequr pengesat që hasin, si dhe për të krijuar një mjedis pranues e pozitiv, ku ndihma të jetë fokusi kryesor.

    ”Nevojitet më shumë dialog dhe bashkërendim i punës së institucioneve përgjegjëse për politika që i ndihmojnë ata. Shoqëria duhet të mbështesë më shumë prindërit e tyre për të hequr pengesat që ata hasin, si dhe për të krijuar një mjedis pranues e pozitiv, ku ndihma të jetë fokusi kryesor”, shkruanBegaj në rrjetet sociale.
    Institucioni i Presidentit iu bashkua këtë 2 prill institucioneve në mbarë botën që ndriçohen me blu, ngjyrën simbol të kësaj ditë ndërgjegjësuese.

  • “Durana Tech Park”/ Rama: Krijohen mundësi për 5 mijë vende pune për ekspertë të teknologjisë

    “Durana Tech Park”/ Rama: Krijohen mundësi për 5 mijë vende pune për ekspertë të teknologjisë

    Në eventin për dorëzimin e certifikatave për rezidentët e parë, kryeministri Edi Rama, u shpreh se “Durana Tech Park” është një mundësi shumë e mirë dhe se do të krijojë 5 mijë vende pune për ekspertë të teknologjisë.
    “Jemi në një bashkëpunim të ngushtë me Francën. Për të krijuar edhe një hapësirë në funksion të BE dhe zhvillim të teknologjisë në Bashkimin Europian, për të krijuar edhe lehtësi, ndërsa BE është në procesin e rregullimit të kompanive që funksionojnë në këtë fushë. Ne ju japim atyre mundësitë e hapësirave. Synojmë të arrijmë mbi 5 mijë mundësi për punë që do të thotë me paga shumë të larta.
    Shumë më të larta se pagat tona. Synojmë të rrisim eksportet dhe të ardhurat tona brenda dy dekadave, nga kjo iniciativë. Gjë që e kemi studiuar dhe konfirmuar së bashku me partnerët tanë francez dhe po ashtu synojmë që të ardhurat në buxhetin e shtetit gjatë periudhës që flas të jenë mbi gjysmë miliardë euro”, tha mes të tjerash kryeministri.

  • Rama te “Durana Park”: Mbi 5 mijë mundësi punësimi me paga shumë të larta

    Rama te “Durana Park”: Mbi 5 mijë mundësi punësimi me paga shumë të larta

    Kryeministri Edi Rama ishte sot i pranishëm në eventin për dorëzimin e certifikatave për rezidentët e parë te Durana Tech Park, hapësira që do të bëhet epiqendra e rritjes së sipërmarrjeve, zhvillimit teknologjik dhe ekonomik e rajonit.
    Të pranishëm në ceremoni ishin dhe ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja dhe ministre e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj.

    “Mbi 5 mijë mundësi punësimi për ekspertët e teknologjisë me paga shumë të larta, shumë më të larta se pagat tona. Synojmë që të rrisim eksportet e të ardhurat tona me afërsisht 3.5 mld euro brenda dy dekadash vetëm nga kjo iniciativë”, tha Rama.
    Kryeministri deklaroi gjithashtu se synojnë ta kthejnë “Durana Tech Park” në një një hapësirë në funksion të BE.
    “Ajo që është surprizë e bukur për ne në interesimet për t’u bërë pjesë e shoqërisë dixhitale të Durana Tech Park, nuk është thjesht numri i kompanive të huaja apo diversiteti i hartës nga SHBA, Franca, Gjermani e deri në Azi, por është aspekti tjetër ai që na bën më shumë përshtypje që ka interes nga institucione akademike, me reputacion në Evropë. Ka filluar procesi për 3 universitete të mirënjohura italiane, dhe ka interes edhe nga të tjera. Kjo na bën që të rivizionojmë pak kornizën rregullatore që t’i japim mundësi institucioneve akademike që të hyjnë në këtë shoqëri dixhitale. Siç e kemi bërë me dije më parë, jemi në bashkëpunim të ngushtë me Francën që sot ka marrë flamurin e vendit lider në inivacion dhe AI dhe pjesë e këtij bashkëpunimi me Francën është edhe zhvillimi i Durana Tech Park si destinacion për kompanitë nga BE për të krijuar një hapësirë në funksion të BE, duke lehtësi për to, ndërkohë që BE është në procesin e de regullimit të domosdoshëm për komoanitë në këtë fushë. Ne iu japim atyre një hapësirë, që duke qendruar në zemër të Evropës”, u shpreh Rama.

  • Ambasada amerikane në Tiranë: SHBA e përkushtuar të mbrojë kufijtë dhe sistemin e imigracionit

    Ambasada amerikane në Tiranë: SHBA e përkushtuar të mbrojë kufijtë dhe sistemin e imigracionit

    Aktualitet E Martë, 1 Prill 2025 21:21

    ”Ndiqni ligjin dhe do të gjeni mundësi. Nëse po mendoni të hyni në mënyrë të paligjshme në Amerikë, do të keni pasoja”. Ky është mesazhi që ka përcjellë në rrjetet sociale ambasada e SHBA në Tiranë. Në postimin e saj, ambasada e SHBA thotë se Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara të mbrojnë kufijtë tanë dhe tërësinë e sistemit tonë të imigracionit. ”Ata që ndjekin proceset ligjore dhe respektojnë ligjet tona do të gjejnë mundësi”, thuhet në mesazhin e ambasadës së SHBA-së.