Tag: mundësi

  • Hëna e plotë e 5 dhjetorit, ja shenjat që do të fillojnë tu shkëlqejë fati

    Hëna e plotë e 5 dhjetorit, ja shenjat që do të fillojnë tu shkëlqejë fati

    Hëna e Plotë e fundit për vitin 2025 do të ndriçojë boshtin Binjakë-Shigjetar më 5 dhjetor, duke sjellë një valë energjish të fuqishme, veçanërisht për shenjat e ndryshueshme të dekadës së dytë.
    E njohur si “Hëna e ngrirë”, kjo fazë e plotë e shoqëruar nga nata më e gjatë dhe temperaturat e ulëta vepron si një moment ndalese: na detyron të qëndrojmë për një çast të palëvizshëm për të parë qartë situatat që deri dje dukeshin të turbullta.
    Cilat janë katër shenja preken më shumë nga Hëna e Plotë?

    Binjakët
    Kjo Hënë e Plotë është thellësisht personale për ju. Marrëdhëniet dhe partneritetet arrijnë pikën kulmore, duke ju shtyrë të sqaroni se çfarë dëshironi në të vërtetë. Mund të ketë tensione, fjalë të nxituara apo keqkuptime, ndaj matni reagimet. Kjo energji ju fton të riktheheni tek dëshira juaj autentike dhe të çliroheni nga çdo gjë që nuk ju mbështet më, qoftë një lidhje, një zakon ose një partneritet profesional.
    Virgjëresha
    Hëna aktivizon boshtin karrierë–familje, duke ju tërhequr në dy drejtime njëkohësisht. Detyrimet në punë dhe presioni në shtëpi mund t’ju bëjnë të rishikoni prioritetet.
    Mos reagoni impulsivisht; komunikimi i qetë me eprorët ose familjarët është çelësi. Mund të shfaqet një mundësi karriere ose një ndryshim i rëndësishëm, por nuk është momenti për vendime të shpejta.
    Shigjetari
    Si shenjë përballë Binjakëve, Hëna e Plotë ndriçon marrëdhëniet tuaja në mënyrë intensive. Çështjet e fshehura, ankesat ose çekuilibrat mund të dalin në dritë. Mund të duhet të vendosni kufij ose të bëni një bisedë të sinqertë që lëkund ekuilibrat aktualë.Qetësia dhe realizmi janë aleatët tuaj.
    Peshqit
    Për ju, Hëna e Plotë nxjerr në pah nevojën për siguri, stabilitet dhe paqe emocionale. Çështjet e shtëpisë, familjes dhe karrierës kërkojnë vëmendje dhe përshtatje. Mund të keni nevojë të bëni ndryshime në hapësirën ose rutinën tuaj të përditshme, ose të merreni me njerëz që po ju rëndojnë psikologjikisht. Në të njëjtën kohë, hapet një dritare për mundësi profesionale, një propozim, njohje ose një rrugë të re karriere.
     

  • Horoskopi për ditën e sotme, 5 dhjetor 2025

    Horoskopi për ditën e sotme, 5 dhjetor 2025

    Showbiz E Premte, 5 Dhjetor 2025 09:03
    DashiIdetë tuaja inovative ka gjasa të marrin një formë të re sot. Kushtojini vëmendje të veçantë mendimeve që do t’ju vijnë në kokë. Keni mundësinë të filloni diçka të madhe. Lëreni anën tuaj unike dhe inovative të shkëlqejë.
    DemiMund të ndihesh sikur dikush po të lë në baltë në lidhje me situatën tënde në karrierë. Ndoshta sapo je pushuar nga puna nga një pozicion që e mendoje plotësisht të sigurt. Përballu me vështirësitë dhe nxirr më të mirën nga vendi ku ndodhesh.

    BinjakëtMos veproni shumë me nxitim në punë sot. Dëshira juaj për të ecur përpara mund t’ju bëjë të veproni më shpejt se të jetë e përshtatshme për ju. Jini të rezervuar dhe të kujdesshëm me veprimet tuaja.

    GaforrjaNjë mundësi për para shtesë po ju vjen sot. Jini të vëmendshëm ndaj mundësive shtesë. Kjo mundësi nuk është pjesë e rutinës suaj tipike, por sigurisht që ka potencialin të jetë mjaft fitimprurëse. Sigurohuni që ta shfrytëzoni!

    LuaniSigurohuni që të jeni të disiplinuar sot. Tendenca juaj mund të jetë të dilni jashtë kontrollit kur një koleg vepron në një mënyrë që nuk është plotësisht e përgjegjshme. Zemërimi dhe mund të ndikojë negativisht në vendin tuaj të punës.
    VirgjëreshaSot do të kuptoni më mirë një marrëdhënie të ndërlikuar. Nëse keni ecur përpara mjaft të kënaqur, por kohët e fundit keni pasur ndjesinë se marrëdhënia përmban shumë më tepër potencial sesa jeni të dy të vetëdijshëm aktualisht, atëherë mund të jetë koha për të ndërmarrë veprime. Organizoni aktivitete të reja ose bëni diçka të ndryshme, nëse është e mundur. Çdo gjë që do t’ju zgjojë të dyve për gjëra më të mëdha.
    PeshorjaNjë punëdhënës mund të jetë i ashpër me ty sot, por mos u dekurajo. Nuk ka arsye të mendosh se gjithse gjithçka po shkon keq. Përdore këtë si një mundësi për ta bërë veten më të vlefshëm. Tregoji shefit ose mbikëqyrësit tënd se je i gatshëm të ndryshosh për mirë.
    AkrepiMundësitë e vogla kanë potencialin të shndërrohen në mundësi të mëdha sot, për sa kohë që jeni të gatshëm të merrni angazhimin për t’i bërë ato të tilla. Një ide të vogël mund ta shndërroni në të madhe. Duke vepruar kështu, mund të merrni një sasi të vogël parash, e cila do të rritet më pas.
    ShigjetariOrganizoni hapësirën tuaj të punës sot. Do të jeni shumë më efikas në përgjithësi nëse punoni në një hapësirë të rregullt, të organizuar mirë dhe pa rrëmujë. Mos hezitoni të investoni kohën që duhet për të krijuar një mjedis pune më të mirë për veten tuaj.
    BricjapiMos u përpiq të bësh gjithçka vetë sot. Do të zbulosh se do të të dalin mundësi të jashtëzakonshme kur të kërkosh mbështetjen dhe këshillat e të tjerëve. Nga këto partneritete do të lindin shanse të mira që do të rezultojnë jashtëzakonisht fitimprurëse.
    UjoriKe ide të shkëlqyera dhe fuqi pas tyre. Tani e tëra çfarë të duhet është disiplina dhe mbështetja për të realizuar ëndrrat e tua në këtë plan. Përdore këtë energji për të ndërmarrë hapat e rëndësishëm të nevojshëm për t’i bërë këto ëndrra realitet. Përqendrohu, planifiko dhe organizohu.
    PeshqitNëse keni përjetuar vështirësi në marrëdhënien aktuale, atëherë mund t’i keni gjërat më të vështira se zakonisht sot. Mund të jetë më mirë për të dy të kaloni pak kohë vetëm, ose të shkoni veçmas dhe të përfshiheni në aktivitete që janë me më shumë interes. Më vonë shumë gjëra do të duken më të qarta dhe më të lehta mes jush.

  • Hëna e Plotë e Dhjetorit, këto janë 4 shenjat e horoksopit që do të ndikohen më shumë

    Hëna e Plotë e Dhjetorit, këto janë 4 shenjat e horoksopit që do të ndikohen më shumë

    Hëna e Plotë e fundit për vitin 2025 do të ndriçojë boshtin Binjakë–Shigjetar më 5 dhjetor, duke sjellë një valë energjish të fuqishme, veçanërisht për shenjat e ndryshueshme të dekadës së dytë.
    E njohur si “Hëna e ngrirë”, kjo fazë e plotë e shoqëruar nga nata më e gjatë dhe temperaturat e ulëta vepron si një moment ndalese: na detyron të qëndrojmë për një çast të palëvizshëm për të parë qartë situatat që deri dje dukeshin të turbullta.
    Cilat janë katër shenja preken më shumë nga Hëna e Plotë?

    Binjakët
    Kjo Hënë e Plotë është thellësisht personale për ju. Marrëdhëniet dhe partneritetet arrijnë pikën kulmore, duke ju shtyrë të sqaroni se çfarë dëshironi në të vërtetë. Mund të ketë tensione, fjalë të nxituara apo keqkuptime, ndaj matni reagimet. Kjo energji ju fton të riktheheni tek dëshira juaj autentike dhe të çliroheni nga çdo gjë që nuk ju mbështet më, qoftë një lidhje, një zakon ose një partneritet profesional.
    Virgjëresha
    Hëna aktivizon boshtin karrierë–familje, duke ju tërhequr në dy drejtime njëkohësisht. Detyrimet në punë dhe presioni në shtëpi mund t’ju bëjnë të rishikoni prioritetet.Mos reagoni impulsivisht; komunikimi i qetë me eprorët ose familjarët është çelësi. Mund të shfaqet një mundësi karriere ose një ndryshim i rëndësishëm, por nuk është momenti për vendime të shpejta.
    Shigjetari
    Si shenjë përballë Binjakëve, Hëna e Plotë ndriçon marrëdhëniet tuaja në mënyrë intensive. Çështjet e fshehura, ankesat ose çekuilibrat mund të dalin në dritë. Mund të duhet të vendosni kufij ose të bëni një bisedë të sinqertë që lëkund ekuilibrat aktualë.Qetësia dhe realizmi janë aleatët tuaj.
    Peshqit
    Për ju, Hëna e Plotë nxjerr në pah nevojën për siguri, stabilitet dhe paqe emocionale. Çështjet e shtëpisë, familjes dhe karrierës kërkojnë vëmendje dhe përshtatje. Mund të keni nevojë të bëni ndryshime në hapësirën ose rutinën tuaj të përditshme, ose të merreni me njerëz që po ju rëndojnë psikologjikisht. Në të njëjtën kohë, hapet një dritare për mundësi profesionale, një propozim, njohje ose një rrugë të re karriere.

  • A do të garoni përballë Berishës për drejtimin e PD? Përgjigjia e Ilir Alimehmetit

    A do të garoni përballë Berishës për drejtimin e PD? Përgjigjia e Ilir Alimehmetit

    Ilir Alimehmeti u pyet në Report Tv nëse do të garonte përballë Sali Berishës për drejtimin e Partisë Demokratike. Alimehmeti tha për gazetarin Nertil Agalliu se , PD ka mundësi të korrë suksese të mëdha por duhet riorganizim i lojtarëve në fushën politike. 
    “Ka këtu procese, hallka procesesh, çdo demokrat mundet të kandidojë, nuk ka asnjë lloj diskutimi, por hallka procesesh. Flitet edhe në nivel grupi, prandaj këto struktura duhen mbledhur, më nivel grupi në flasim për çdo lojtar në pozicionin e vet nëpër fushë. Pozicionet e drejta, se s’mund të marrësh mesfushorin ta fusësh në portë, portierin ta çosh në sulm dhe të pretendosh që skuadra të luftojë. Me një riorganizim të lojtarëve në fushën politike, PD ka mundësi të korrë suksese të mëdha, por është e nevojshme të vendosë lojtarët në pozicionet e duhura dhe jo të mohojë vlerat e tyre. Jo të themi që ky mesfushori nuk vlen si mesfushor dhe ta çojmë në portë. Këtë po kërkojmë ne, të mblidhen strukturat drejtuese me këtë objekt. E ardhmja është hapja e garave, nëse strukturat nuk mblidhen ku diskutohen këto, i bie që jemi kthyer në parti memece”, theksoi ai. 

  • Drejtimi i PD-Përballje me Berishën?/ Ja si përgjigjet Ilir Alimehmeti

    Drejtimi i PD-Përballje me Berishën?/ Ja si përgjigjet Ilir Alimehmeti

    Ilir Alimemehmeti i ftuar në një emision televiziv u pyet nëse do të garonte përballë Sali Berishës për drejtimin e Partisë Demokratike. Alimehmeti tha për gazetarin Nertil Agalliu se , PD ka mundësi të korrë suksese të mëdha por duhet riorganizim i lojtarëve në fushën politike.
    “Ka këtu procese, hallka procesesh, çdo demokrat mundet të kandidojë, nuk ka asnjë lloj diskutimi, por hallka procesesh. Flitet edhe në nivel grupi, prandaj këto struktura duhen mbledhur, më nivel grupi në flasim për çdo lojtar në pozicionin e vet nëpër fushë. Pozicionet e drejta, se s’mund të marrësh mesfushorin ta fusësh në portë, portierin ta çosh në sulm dhe të pretendosh që skuadra të luftojë.
    Me një riorganizim të lojtarëve në fushën politike, PD ka mundësi të korrë suksese të mëdha, por është e nevojshme të vendosë lojtarët në pozicionet e duhura dhe jo të mohojë vlerat e tyre. Jo të themi që ky mesfushori nuk vlen si mesfushor dhe ta çojmë në portë. Këtë po kërkojmë ne, të mblidhen strukturat drejtuese me këtë objekt. E ardhmja është hapja e garave, nëse strukturat nuk mblidhen ku diskutohen këto, i bie që jemi kthyer në parti memece”, theksoi ai.

  • Çmimet e banesave do të bien? Eksperti tregon se çfarë do të ndodhë me vlerën e pronave në 2026: Mundësi për…

    Çmimet e banesave do të bien? Eksperti tregon se çfarë do të ndodhë me vlerën e pronave në 2026: Mundësi për…

    Ekspertë të tregut të pasurive të patundshme janë të mendimit se viti që vjen është një kohë e mirë për të bërë investimin e jetës, pasi për shqiptarët blerja e një banese konsiderohet e tillë.
    Cilat janë arsyet se pse në 2026 duhet blerë një banesë? Reinaldo Pipiria, drejtor i shoqatës së agjentëve të pasurive të patundshme, shpjegon arsyet gjatë një interviste televizive.
    “2026 nis me procesin e rivlerësimit të shumëpritur nga tregu për më shumë se një vit. Ky proces do të bëjë që çmimi final i pronave, shtëpive që do të dalin në shitje të mos ketë barrën e taksave, duke i bërë çmimet më relaksuese. Rivlerësimi do t’i japë mundësi që edhe shumë banesa të lëna bosh nga emigrantë apo dhe vet familjet tashmë mund të kenë mundësi t’i ofrohen tregut për shitje. Një ofertë më e madhe do të ofrojë mundësinë për çmime edhe më konkurruese. Por përveç rivlerësimit, të gjitha analizat dhe sinjalet që vijnë nga tregu tregojnë se çmimet në Tiranë janë maturuar, kanë arritur pikun dhe nuk pritet rritje të mëtejshme, me përjashtim të pak zonave. Por nuk mund të themi të njëjtën gjë për çmimet e pronave në rrethe e sidomos në zonat bregdetare, pasi do të jenë në nën efektin e çmimeve të reja të referencës. Për këto arsye kush ka në plan të blejë një banesë vitin që vjen është koha e duhur”, tha Pipiria.
    Sa herë ka patur fushata rivlerësimi, interesi i qytetarëve ka qenë i lartë. Të dhënat tregojnë se në fushatën e fundit u rivlerësuan mbi 100 mijë pasuri për shkak edhe të shtrirjes kohore.

    Sinjalet për çmime më relaksuese në vitin që vjen priten dhe nga masat shtrënguese të ndërmarra në muajin korrik nga Banka e Shqipërisë. Kjo e fundit kufizoi mundësinë e blerjes së banesës me 100% financim, duke vendosur limite në kreditim, si për kredinë në lekë dhe në valutë.
    Kjo ndërhyrje e Bankës Qendrore, e para e këtij lloji në këtë treg, është një mesazh për të frenuar rritjen e pajustifikuar të çmimeve të pasurive të patundshme.

  • Parashikimi i horoskopit për shenjën tuaj: Dita e duhur për të bërë plane afatgjata financiare…

    Parashikimi i horoskopit për shenjën tuaj: Dita e duhur për të bërë plane afatgjata financiare…

    Dashi
    Në çështjet e dashurisë, sot mund të ndjeni një afri të veçantë me partnerin ose një dëshirë të fortë për të sqaruar ndjenjat tuaja. Për ata që janë beqarë, një bisedë e rastësishme mund të shndërrohet në një lidhje më të thellë. Në punë, mos hezitoni të merrni iniciativën për projekte të reja pasi idetë tuaja do të vlerësohen. Kujdesuni për shëndetin tuaj duke shmangur stresin dhe duke u fokusuar në një rutinë të shëndetshme. Sot është dita e duhur për të bërë plane afatgjata financiare dhe për të rishikuar shpenzimet. Mundësi të reja për të ardhura shtesë do të shfaqen, por kërkohet vigjilencë për të mos bërë investime të nxituara. Qëndroni të hapur ndaj këshillave të të tjerëve, por mos anashkaloni intuitën tuaj.
    Demi
    Sot ndjesitë në marrëdhënie do të jenë më të theksuara dhe mund të ndjeni nevojën për më shumë vëmendje nga partneri. Nëse jeni beqar, do të tërhiqeni nga dikush që ndan të njëjtat vlera me ju. Në ambientin e punës ju pret një ditë me ngarkesë mesatare, por me mundësi për të treguar aftësitë tuaja organizative. Kujdesuni për të mos u lodhur tepër, pasi trupi juaj mund të kërkojë pushim të shtuar. Financat janë relativisht të qëndrueshme, por është mirë të shmangni shpenzimet impulsive. Mund të merrni një lajm pozitiv që lidhet me një projekt të mëparshëm. Përpiquni të ruani qetësinë para çdo vendimi të rëndësishëm.
    Binjakët
    Në dashuri, sot mund të ndjeni nevojën për të diskutuar çështje të pazgjidhura me partnerin. Një bisedë e sinqertë mund të sjellë qartësi dhe ndjesi më të thella. Në aspektin profesional, shfaqet mundësia për të bërë një hap të rëndësishëm përpara falë përkushtimit tuaj. Kujdesuni për shëndetin, veçanërisht ndaj lodhjes mendore. Financat janë në një fazë të mirë, por rekomandohet të bëni plane për të ardhmen. Mos lejoni që emocionet të ndikojnë në vendimet financiare. Rrini afër njerëzve që ju mbështesin dhe ofrojnë këshilla të vlefshme.
    Gaforrja
    Sot marrëdhëniet tuaja mund të marrin një kthesë të papritur, duke ju çuar drejt emocioneve të reja dhe surprizave të këndshme. Nëse jeni beqar, një takim i papritur mund të ndezë një flakë të re në jetën tuaj. Në punë do të ndiheni të motivuar për të përfunduar detyrat e mbetura, duke dhënë shembull për të tjerët. Kujdesuni për shëndetin, veçanërisht duke konsumuar ushqime të lehta dhe duke bërë aktivitet fizik. Në aspektin financiar, është momenti i duhur për të analizuar shpenzimet dhe për të kursyer më shumë. Një mundësi për të fituar para shtesë mund të shfaqet papritur. Sot është ditë e mirë për të bërë plane të reja dhe për të ndjekur synimet tuaja.
    Luani
    Në dashuri, do të ndiheni më të lidhur me partnerin dhe mund të keni dëshirë të kaloni më shumë kohë së bashku. Për beqarët, një miqësi mund të shndërrohet në diçka më shumë nëse guxoni të hapni zemrën. Në punë, bashkëpunimi me kolegët do t’ju ndihmojë të arrini objektivat më shpejt. Shëndeti kërkon vëmendje të veçantë ndaj ushqimit dhe pushimit të mjaftueshëm. Financat janë të qëndrueshme, por është mirë të shmangni shpenzimet e panevojshme. Sot mund të merrni këshilla të çmuara rreth investimeve. Mos e lini pas dore vetë-disiplinën në çdo fushë të jetës suaj.
    Virgjëresha
    Sot do të ndjeni më shumë siguri në marrëdhëniet tuaja, duke ndarë ndjenja dhe plane të përbashkëta me partnerin. Beqarët mund të gjejnë dikë që i mbush me energji pozitive përmes rrethit social. Në aspektin profesional, puna ekipore do të japë rezultate të mira dhe do të vlerësoheni për përpjekjet tuaja. Kujdesuni për shëndetin, sidomos për relaksimin mendor dhe pushimin e duhur. Financat janë në rritje të lehtë, por është e rëndësishme të mos ndërmerrni rreziqe të panevojshme. Një mundësi udhëtimi mund të sjellë përfitime shtesë. Sot është dita për të bërë plane të reja dhe për të përmirësuar marrëdhëniet me të tjerët.
    Peshorja
    Në çështjet e dashurisë, sot mund të ndjeni nevojën për të shprehur më shumë ndjenjat tuaja dhe për të forcuar lidhjet ekzistuese. Për beqarët, një njohje e re mund të lindë në një mjedis të papritur. Në punë, një lajm i mirë ose një propozim interesant mund të vijë nga një koleg ose shef. Shëndeti është i mirë, por mos neglizhoni aktivitetin fizik dhe kujdesuni për balancën emocionale. Financat janë stabile, por është mirë të shmangni investimet e mëdha sot. Një këshillë nga një mik mund t’ju ndihmojë të merrni një vendim të rëndësishëm. Sot është dita për të shprehur mirënjohje dhe për të ndjekur intuitën tuaj.
    Akrepi
    Marrëdhëniet romantike do të jenë në qendër të vëmendjes sot, duke ju dhënë mundësi për të shprehur ndjenjat dhe për të marrë përgjigje pozitive. Beqarët do të kenë mundësi të njihen me dikë që ndan pasionet dhe interesat e tyre. Në aspektin profesional, një projekt i ri mund të kërkojë përkushtim të shtuar, por do të sjellë rezultate pozitive. Kujdesuni për shëndetin, veçanërisht për sistemin nervor dhe pushimin e duhur. Financat janë të qëndrueshme, por është mirë të shmangni blerjet impulsive. Një mundësi bashkëpunimi mund të sjellë përfitime të reja. Sot është momenti për të fokusuar energjinë në qëllimet afatgjata.
    Shigjetari
    Në dashuri, sot mund të ndjeni nevojën për të kaluar më shumë kohë cilësore me partnerin apo për të bërë një hap të rëndësishëm në marrëdhënien tuaj. Për beqarët, një takim i papritur mund të ndezë një interes të ri. Në punë, një sfidë e re do të kërkojë kreativitet dhe këmbëngulje, por mund të rezultojë në një sukses të madh. Kujdesuni për shëndetin duke i kushtuar rëndësi balancës emocionle dhe aktivitetit fizik. Financat janë në një fazë të mirë, por duhet të jeni të kujdesshëm me shpenzimet e vogla që mund të grumbullohen. Një këshillë profesionale mund t’ju hapë dyer të reja. Sot është dita për të marrë iniciativa dhe për të ndjekur pasionet tuaja.
    Bricjapi
    Në marrëdhënie, sot do të ndjeni nevojën për të sqaruar ndjenjat dhe për të ndërtuar besim të ndërsjellë me partnerin. Beqarët do të tërhiqen nga dikush që i kupton dhe i mbështet në ëndrrat e tyre. Në aspektin profesional, do të hasni një situatë që kërkon diplomaci dhe durim. Kujdesuni për shëndetin, sidomos për tensionin dhe ushqimin e shëndetshëm. Financat janë të qëndrueshme, por është mirë të mos merrni vendime të nxituara për investime. Një lajm i mirë nga një largësi mund t’ju ndryshojë planet. Sot është koha për të reflektuar dhe për të bërë plane të reja për të ardhmen.
    Ujori
    Sot marrëdhëniet do të jenë të mbushura me pasion dhe komunikim të thellë, duke ju ndihmuar të forconi lidhjet ekzistuese. Për beqarët, një takim i papritur mund të sjellë një ndjenjë të re entuziazmi. Në punë, mund të merrni njohje për përpjekjet tuaja dhe të hapen mundësi të reja për avancim. Kujdesuni për shëndetin përmes aktiviteteve relaksuese dhe ushqimit të balancuar. Financat janë në përmirësim, por është e rëndësishme të ruani ekuilibrin mes të ardhurave dhe shpenzimeve. Një projekt i ri mund të kërkojë investime të vogla, por me potencial të mirë. Sot është një ditë e favorshme për të ndarë mendimet dhe për të bashkëpunuar.
    Peshqit
    Në dashuri, sot mund të ndjeni një nevojë të thellë për stabilitet emocional dhe për të diskutuar plane të ardhshme me partnerin. Beqarët mund të futen në një periudhë introspektive që do t’i ndihmojë të kuptojnë më mirë dëshirat e tyre. Në punë, do të ndiheni të motivuar për të përfunduar detyrat dhe për të kërkuar mundësi të reja. Kujdesuni për shëndetin duke bërë aktivitete që ju sjellin qetësi dhe kënaqësi. Financat janë në një fazë të qëndrueshme, por është mirë të shmangni borxhet dhe shpenzimet e panevojshme. Mund të merrni një lajm pozitiv që lidhet me një investim të kaluar. Sot është dita për të reflektuar dhe për të vendosur prioritete të reja.

  • Një mundësi…! Egi Duro dëshmon edhe njëherë tjetër suksesin e shqiptarëve, besimi i vjen nga UEFA

    Një mundësi…! Egi Duro dëshmon edhe njëherë tjetër suksesin e shqiptarëve, besimi i vjen nga UEFA

    Shqiptarët janë të suksesshëm dhe genetikisht të prirur për të arritur shumë larg në karrierë, në çdo fushë të mundshme, jo vetëm ato të errëtat e dala rëndomtë në kronikat e zeza. U desh hapja e COVID-19 për të kuptuar realisht sesa shqiptarë kishin shkuar nëpër postet më të larta të spitaleve në botë, nga vendi më i afërt në Europë e deri te Amerika e largët, shqiptarë të cilët kishin ndërtuar histori suksesi dhe karriere.
    Edhe në futboll po e dëshmojmë më së miri se pavarësisht se jemi vend i vogël, prodhojmë talente të shumta të prirur për t’u bërë yje futbolli të klasit botëror, por më pas menaxhimi i vetvetes i pengon për t’i marrë vetes maksimumin. Arbitrat tanë gjithashtu po gjykojnë në Europa League, ndërsa Armand Duka është zëvendës president i UEFA-s. Nga krahu tjetër është edhe një histori suksesi në zhvillim si ajo e Egi Duros. Në mbrëmjen vëllazërore dhe ndeshjen që solli festën për gjithë shqiptarinë para 28 nëntorit, Drita-Shkëndija, Egi Duro bëri debutimin e tij në UEFA.
    Një debutim si VOBM, Venues Operations and Brodcast Manager, në pozicionin që mbikqyr funksionimin e një ndeshje futbolli, pra mbarëvajtjen teknike të gjithë procesit të transmetimit televiziv dhe organizimin e çdo gjëje që ka të bëjë me mediat, marketingun dhe pamjen vizuale të hapësirave zyrtare në stadium. Për të thënë më thjeshtë, një delegat siç ne jemi mësuar të shohim, por jo për gjyqtarët, por për pjesën e medias.
    Vetëm se në këtë rast bëhet fjalë për UEFA-n dhe ndeshja e parë ku Egi Duro kishte përgjegjësi të plotë dhe duhej të tregonte veten e tij pas kalimit të trajnimit ishte ajo mes Dritës dhe Shkëndijës. Duke parë faktin se është një ndeshje shqiptare, UEFA vendosi t’i besonte në këtë takim, ndërsa në të ardhmen të njëjtin rol, Egi Duro mund ta luajë në ndeshjet e Champions League apo kompeticionet si Europiani apo Botërori. Një punë e bërë më së miri dhe aftësitë e shfaqura në mënyrë të shkëlqyera nga gazetari i cili punoi shumë vite në Supersport, aty ku mori edhe postin e drejtorit. Së fundmi është marrë me nisjen e FSHF TV dhe projekti i radhës është ky që lidhet drejtpërsëdrejti me UEFA-n. Rruga e Egi Duros duket e gjatë dhe më një CV që është për t’u admiruar, shqiptarët tregojnë edhe njëherë tjetër se vuajnë vetëm për një mundësi, asgjë më shumë sesa kaq. /Sport Ekspres/

  • Festat kombëtare nxisin udhëtimet, ku kanë zgjedhur shqiptarët për të pushuar

    Festat kombëtare nxisin udhëtimet, ku kanë zgjedhur shqiptarët për të pushuar

    Këtë vit festat e Nëntorit kanë sjellë një rritje të dukshme të interesit për udhëtimet, me shqiptarët që preferojnë të shfrytëzojnë këtë periudhë për të udhëtuar si brenda vendit, ashtu dhe jashtë tij. Në favor të planifikimit ka qenë padyshim pushimi zyrtar prej 4 ditësh.

    Agjencitë turistike dhe operatorët kanë ofruar një gamë të gjerë mundësish për të plotësuar kërkesat e udhëtarëve, duke e bërë këtë vit më tërheqës se kurrë për ata që kërkojnë aventura, relaksim dhe mundësi kulturore.

    Udhëtimet brenda Shqipërisë kanë mbetur një mundësi e preferuar, me destinacione të tilla si Gjirokastra, Korça, Shkodra dhe Alpet e Veriut që janë ndër më të kërkuarat, sipas komunikimeve me disa hotele në vend.

    Nga ana tjetër, agjencitë turistike kanë ofruar paketa të veçanta që përfshijnë udhëtime në fshatra tradicionale, vizita në monumente të trashëgimisë dhe mundësi për të shijuar ushqimin dhe kulturën lokale. Vlera mesatare e paketave të tilla nis me 70 euro/nata për çift.

    Përveç kësaj, shumë shqiptarë kanë preferuar të kalojnë festat e Nëntorit në bregdetin shqiptar, sidomos në Vlorë, Durrës, ku janë ofruar mundësi për të shijuar një paketë të personalizuar për çifte apo familje. Si kosto vlerësohet rreth 90 euro/nata për familje prej 4 personash.

    Nga ana tjetër, udhëtimet jashtë Shqipërisë kanë qenë gjithashtu të preferuara, me shumë shqiptarë që kanë zgjedhur destinacione të njohura europiane si Italia, Greqia dhe Austria për të kaluar festat me familjen apo për të shfrytëzuar mundësitë për blerje të sezonit Black Friday dhe ngjarje kulturore. Megjithatë, edhe këtë vit agjencitë turistike theksojnë se, udhëtimet janë më të larta se sa ata mund të matin, për shkak se pjesa më e madhe e udhëtarëve i organizojnë vetë lëvizjet e tyre jashtë.

    Megjithatë, sipas komunikimeve me operatorët, raportohet se kanë ofruar paketa të përballueshme për destinacione të tilla, me mundësi për të shkuar në qytete si Milano, Vjena, Praga, Stambolli, etj. Kosto për udhëtime të tilla nis nga 199 euro/personi, me një rritje të lehtë të çmimeve krahasuar me një vit më parë. Agjencitë raportojnë se kostot e hotelerisë në Europë këtë vit kanë qenë më të larta.

    Ndërkohë, një tendencë në rritje ka qenë udhëtimi për në vendet e Ballkanit, me Kosovën, Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi që kanë ofruar mundësi për të festuar në qytete si Prishtina, Budva dhe Shkupi, ku shqiptarët janë ndier më pranë traditave dhe ngjarjeve kulturore. Gjithashtu në këto vende hotelet kanë ofruar paketa të leverdishme all inclusive, duke nisur nga 170 euro/personi, fjetje dhe ushqim.

    Pjesë e tendencës së këtij viti është gjithashtu rritja e interesit për paketat e udhëtimit të shkurtra dhe atraktive që ofrojnë mundësi për udhëtime relaksuese. Shembull për këtë agjencitë marrin udhëtimin në Milano dhe trenin Bernina Express, kosto për të cilën vlerësohet rreth 500 euro/personi për 3 netë.

    Sipas agjencive turistike, turistët që kanë zgjedhur të lëshojnë dorën më shumë kanë zgjedhur udhëtime si Jordania, Japonia, tur në Andaluzi, apo edhe New York, kostoja e të cilave nis me 1500 euro/personi për 5-6 apo më shumë ditë.

    Vëzhgim nga kërkesat e raportuara të agjencive turistike:

    Jordani, 6 ditë, 1240 euro/personi

    Cairo – Luxor – Aswan, 7 ditë, 1795 euro/personi

    Doha, 3 ditë, 1095 euro/personi

    Japoni, 8 ditë, 3499 euro/personi

    Dubai dhe Abu Dhabi, 5 ditë, 750 euro/personi

    Madrid – Barcelonë, 5 ditë, 499 euro/personi

    Barcelona, 4 ditë, 589 euro/personi

    Stamboll, 3 ditë, 289 euro/personi

    Amsterdam, 4 ditë 449 euro/personi

    Alberobello, Otranto, Taranto, 4 ditë 329 euro/personi

    Rimini – Roma – Venecia, 4 ditë 329 euro/personi

    Rome dhe Firence, 4 ditë 419 euro/personi

    Valencia – Madrid, 4 ditë, 549 euro/personi

    Andaluzia: Malaga, Cordoba dhe Sevilje, 4 ditë, 419 euro/personi

    Malte, 4 ditë 370 euro/personi

    Ljubljana, Otocec, Ptuj, Bled, 4 dite 369 euro/personi

    Tur & Krocere në Riviera Franceze dhe Italiane, 5 dite 539 euro/personi

    Hamburg – Hannover – Bremen, 4 ditë, 450 euro/personi

    Rome – Tivoli, 3 dite, 350 euro/personi

    Budapest, 4 ditë 340 euro/personi

    Vjene dhe Prage, 4 ditë 499 euro/personi

    Varshavë – Krakov, 4 ditë 430 euro/personi

    Paris, 4 ditë, 399 euro/personi

    Paris me avion, 4 ditë, 419 euro/personi./monitor.al

  • Yjet sjellin mundësi, Horoskopi sot: Për çfarë duhet të përgatiteni

    Yjet sjellin mundësi, Horoskopi sot: Për çfarë duhet të përgatiteni

    Dashi
    Energjia të shoqëron gjatë gjithë ditës dhe mund të shtysh përpara projekte që kanë kërkuar guxim. Në marrëdhënie, sinqeriteti është arma jote më e fortë. Kujdes me shpenzimet impulsive.
    Demi

    Fokusohu te stabiliteti dhe mos lejo që ritmi i të tjerëve të të shtyjë në vendime të nxituara. Në planin personal, një bisedë e qetë mund të zgjidhë keqkuptime të vogla. Dita favorizon organizimin financiar.
    Binjakët
    Ide të reja vijnë natyrshëm dhe bashkëpunimet mund të sjellin rezultate të mira. Në sferën emocionale, trego më shumë disponueshmëri. Shmang multitasking-un e tepruar.
    Gaforrja
    Intuita të udhëheq drejt zgjedhjeve të duhura. Ambienti familjar të jep ngrohtësi dhe mbështetje. Profesionalisht, një detaj i vogël mund të të hapë rrugë të reja.
    Luani
    Rezaton vetëbesim dhe mund të marrësh vëmendjen që kërkon. Në punë, është moment i mirë për të prezantuar një ide apo projekt. Mos harro t’i kushtosh kohë pushimit dhe vetes.
    Virgjëresha
    Dita sjell qartësi në çështje që të kanë shqetësuar. Mund të gjesh zgjidhje praktike për probleme të vjetra. Në marrëdhënie, maturia dhe fjala e butë krijojnë harmoni.
    Peshorja
    Ekuilibri është fjala kyçe. Në fushën profesionale, bashkëpunimet janë të favorshme. Në planin emocional, përpiqu të shmangësh konfliktet e panevojshme duke vendosur kufij të shëndetshëm.
    Akrepi
    Dita sjell mundësi për transformim dhe vendime të rëndësishme. Në marrëdhënie, sinqeriteti hap dyer të mbyllura. Në punë, qëndrimi i qetë të jep avantazh.
    Shigjetari
    Energjia pozitive dhe humori i mirë të ndihmojnë të kapërcesh çdo sfidë. Është koha e duhur për të planifikuar udhëtime apo projekte afatgjata. Në dashuri, spontaniteti shpërblen.
    Bricjapi
    Përqendrimi në objektiva të sjell rezultate konkrete. Megjithëse dita është e ngarkuar, vullneti yt i fortë të ndihmon të menaxhosh gjithçka. Në marrëdhënie, tregohu më i hapur ndaj kompromisit.
    Ujori
    Kreativiteti është në kulm dhe sjell frymëzim në punë e jetën personale. Një takim apo bisedë mund të sjellë ide të reja. Kujdes me vendimet e nxituara financiare.
    Peshqit
    Shprehja emocionale të vjen natyrshëm dhe të afron me njerëzit e rëndësishëm. Në punë, intuita të ndihmon të shmangësh gabime. Mbrëmja është e favorshme për qetësi dhe reflektim.