Tag: muller

  • Müller lavdëron talentin Karl, por i jep një paralajmërim

    Müller lavdëron talentin Karl, por i jep një paralajmërim

    27 Nëntor 2025

    19:01

    Telesport

    Thomas Müller është i mahnitur nga Lennart Karl, talenti 18-vjeçar i Bayern, i cili po dëshmon cilësi të jashtëzakonshme në kampionatin gjerman dhe në Champions League (dy gola në po kaq ndeshje).
    Megjithatë, ish-kampioni i botës i ka dhënë një këshillë mesfushorit ofensiv.
    “Karl po luan me një energji shpërthyese, duke shënuar gola dhe duke luajtur në ndeshje të rëndësishme. E dalloj që ai e shijon lojën dhe kërkon të përmirësohet. Gjithsesi, duhet të fokusohet te sporti dhe të mos shpërqendrohet nga mjedisi rrethues”, ka deklaruar Müller.

  • Vetëm prej 6 muajsh në Kanada, Thomas Muller zyrtarizon të ardhmen e tij

    Vetëm prej 6 muajsh në Kanada, Thomas Muller zyrtarizon të ardhmen e tij

    Thomas Muller do të vazhdojë aventurën e tij kanadeze edhe vitin e ardhshëm. Në një intervistë me “Kicker”, ylli gjerman konfirmoi qëllimin e tij për të vazhduar në MLS me Vancouver Whitecaps: “Po, do të luaj ende aty “, tha ai kur u pyet për sezonin e ardhshëm.
    Të dielën, 36-vjeçari Muller do të përballet me Los Angeles FC, në çerekfinalet e play-off. “Stadiumi do të jetë me 55,000 spektatorë për ndeshjen kundër Los Angeles. Biletat janë shitur prej disa ditësh, një rezultat i jashtëzakonshëm në Kanadanë e çmendur pas hokejit“, shtoi Muller.
    Edhe pse Müller tashmë mban rekordin gjerman me 35 tituj, një kampionat në Amerikën e Veriut do të thoshte shumë për ikonën e Bayern Munich. “Në kontekstin aktual, do të thoshte shumë, është dhurata ime“, konfirmon ai.
    “Jam transferuar në një ligë të re dhe në një vend të ri. Të fitosh në një kohë kaq të shkurtër do të ishte e jashtëzakonshme”, tha Gjermani, me tetë gola dhe tre asiste në nëntë ndeshje, një paraqitje pozitive.
    “Mund të them se jam shumë i kënaqur këtu dhe po argëtohem shumë. Por, padyshim që është një mjedis shumë më i relaksuar se sa në Mynih ose në pjesën tjetër të Gjermanisë”, tha Muller.

  • Thomas Müller thyen rekordin e Messit në MLS në vetëm 7 ndeshje

    Thomas Müller thyen rekordin e Messit në MLS në vetëm 7 ndeshje

    4 Nëntor 2025

    7:50

    Alfred Lleshi

    Që nga mbërritja e tij në vitin 2023, Lionel Messi ishte fytyra kryesore e MLS-së, duke fituar trofe e çmime individuale si “Këpuca e Artë 2025” me 29 gola në sezonin e rregullt. Por Thomas Müller, përforcimit të ri të Vancouver Whitecaps, i kanë mjaftuar vetëm 7 ndeshje për të thyer një nga rekordet më të famshme të argjentinasit; efikasitetin golashënues për minutë.
    Sulmuesi gjerman 36-vjeçar, pas një karriere të gjatë te Bayern Munich, është përshtatur në mënyrë perfekte në MLS, me 7 gola dhe 3 asistime në 7 ndeshje, duke arritur një mesatare prej 1.16 golash për 90 minuta, më shumë se Messi (1.08) dhe Son Heung-min (1.00).
    Müller ka shënuar gjithsej 9 gola dhe dhënë 4 asistime në 9 ndeshje, duke e çuar Vancouver në pozitë të shkëlqyer për “play off”. Ai është gjithashtu 100% i saktë nga penalltitë (6/6), krahasuar me Messin që ka humbur 4 gola nga 84 penallti. Në ndeshjen e parë të “play off” kundër Dallas, Müller realizoi golin e dytë në fitoren 3-0. Me formën e tij të jashtëzakonshme, gjermani po kthehet në yllin e ri të MLS-së.
    Leo Messi e kthen ditëlindjen e të birit në një festë “blaugrana” kushtuar Barcelonës

  • Thomas Müller, veterani që priste Barçën: Nëse Flick do të më kishte thirrur…

    Thomas Müller, veterani që priste Barçën: Nëse Flick do të më kishte thirrur…

    Pas një jete të mbushur me trofe kombëtarë e ndërkombëtarë te Bayern Munich, Thomas Müller, në moshën 36-vjeçare, vazhdon ta transmetojë energjinë e tij me Vancouver Whitecaps në MLS, ku u transferua verën e këtij viti. Megjithatë, fati i tij mund të kishte qenë krejt tjetër, Barcelona.
    Jo se pati një mundësi reale për këtë lëvizje, por mënyra si flet tregon se dera mund të ishte hapur, nëse Hansi Flick, ish-trajneri i tij te Bayerni dhe kombëtarja gjermane, apo Robert Lewandowski, miku dhe ish-shoku i tij i skuadrës, do të kishin ushtruar presion te klubi katalanas.
    “Mund ta imagjinoja një të ardhme te Barcelona, po, – pranoi Müller në një intervistë për “Blickpunkt Sport”, duke shtuar: – Nëse Hansi Flick, që më njeh shumë mirë, do të më kishte telefonuar dhe projekti i Barçës do të më kishte pëlqyer, mund ta kisha marrë në konsideratë. Është një klub i nivelit të lartë, ku e di mirë çfarë pritet prej teje”.

  • Muller i befason të gjithë: Ju tregoj kush do jetë lideri i ri i Bayernit

    Muller i befason të gjithë: Ju tregoj kush do jetë lideri i ri i Bayernit

    20 Gusht 2025

    16:21

    Telesport

    Kush mund të jetë lideri i ardhshëm i Bayern? Legjenda e klubit, Thomas Muller, ka një parashikim.
    Gjermani i ka befasuar të gjithë me përgjigjen e tij. “Sipas meje, Michael Olise. Bazuar te përpjekjet dhe angazhimi i tij, e shoh si lojtar kyç për vitet e ardhshme. Mund të bëhet lider, si Franck Ribéry në kohën time. Ka karakter tjetër, po sinjalizon shokët me qartësi: ‘Më jep topin dhe kujdesem unë për më tej!’ Kështu drejtohet skuadra pa folur fare”.
    Olise u ble për rreth 50 mln euro vitin e shkuar dhe sot e ka vlerën 100 mln euro. Super investim nga Bayern!

  • Müller habitet qysh në debutim nga MLS, nuk e njihte rregullin “2-minutësh”. Si ai e kishte pësuar edhe… Messi

    Müller habitet qysh në debutim nga MLS, nuk e njihte rregullin “2-minutësh”. Si ai e kishte pësuar edhe… Messi

    Thomas Müller ishte shumë pranë debutimit perfekt me Vancouver Whitecaps. Ish-lideri i Bayern Munich dhe kombëtares gjermane zhvilloi ndeshjen e tij të parë në MLS, duke shënuar edhe një gol. Megjithatë, goli iu anulua për pozicion jashtë loje, duke i mohuar gëzimin e madh kanadezëve, që në fund barazuan 1-1 kundër Houston Dynamo.
    Müller u ambientua shpejt, por do t’i duhet të mësojë po kaq shpejt rregulloren e futbollit përtej oqeanit. Pas ndeshjes, lojtari i lindur më 1989 zbuloi me shaka se nuk njihte një rregull të veçantë të MLS, që e kishte habitur.
    Bëhet fjalë për rregullin që lidhet me dëmtimet. Müller shpjegoi: “Gjëja me të cilën më duhej pak kohë të mësohesha ishte një rregull. Nuk e di nëse e vutë re. Jayden Nelson u ndal pak për një dëmtim dhe pastaj duhej të qëndronte dy minuta jashtë. Ishte pak e çuditshme, por tani e di edhe unë këtë rregull të MLS”. Mes seriozitetit dhe shakasë, gjermani shtoi: “Kjo do të thotë që, edhe nëse lëndohem, nuk do të kërkoj trajtim, kështu nuk më duhet të rri jashtë”.
    Çfarë parashikon rregullorja e MLS për dëmtimetNëse një lojtar qëndron i shtrirë për më shumë se 15 sekonda me dyshim dëmtimi, arbitri ndalon lojën dhe thërret stafin mjekësor në fushë. Futbollisti shoqërohet jashtë, por nuk mund të rikthehet menjëherë. Ai duhet të qëndrojë jashtë për të paktën dy minuta, që llogariten nga momenti kur loja rifillon.
    Pse ky rregull? Për të reduktuar simulimet dhe tentativat e humbjes së kohës, duke kushtëzuar ata që përpiqen të përfitojnë në këtë mënyrë. Sigurisht që ka përjashtime nga ky rregull, sidomos për dëmtimet në kokë ose rastet kur kundërshtarët ndëshkohen me karton.
    Müller nuk është i vetmi që mbeti i befasuar, pasi edhe Messi një herë u surprizua nga ky rregull. Leo u detyrua të qëndronte jashtë për 2 minuta të plota, duke humbur kështu mundësinë për të goditur një top të ndalur.

  • Thomas Muller largohet pas 25 vitesh nga Bayern Munchen, do të vijojë karrierën në MLS

    Thomas Muller largohet pas 25 vitesh nga Bayern Munchen, do të vijojë karrierën në MLS

    Pas 25 sezonesh të lavdishme me Bayernin, Thomas Muller ka nisur një kapitull të ri në karrierën e tij. Vancouver Whitecaps konfirmuan marrëveshjen me gjermanin legjendar, që ka firmosur një kontratë dyvjeçare, deri në fund të sezonit 2026.

    35-vjeçari shkon në MLS si një nga transferimet më të bujshme në historinë e klubit kanadez. Me 13 tituj Bundeslige, 2 Champions League, Kupën e Botës 2014 dhe mbi 750 ndeshje me Bayernin, Müller ofron një përvojë të jashtëzakonshme në një skuadër që renditet e dyta në Konferencën Perëndimore dhe synon kupën MLS 2025.
    “Kam dëgjuar shumë për qytetin, por mbi të gjitha po vij për të fituar,” deklaroi Muller. “Jam gati të ndihmoj këtë skuadër të arrijë suksese të mëdha.”

    Pavarësisht rolit të tij si zëvendësues te Bayerni sezonin e fundit, Muller regjistroi 8 gola dhe 8 asistime, përfshirë një gol në Champions ndaj Interit. Ai është gjithashtu asistuesi më i mirë në Europë që nga debutimi i tij në vitin 2008.
    Drejtuesit e Whitecaps e quajnë transferimin “një moment transformues” për klubin dhe qytetin, ndërsa Müller pritet të debutojë më 9 gusht ndaj San Jose Earthquakes, me mundësi për një prezantim madhështor në shtëpi më 16 gusht kundër Dybamo Houston.
    Muller do të bëhet Designated Player në 2026, me një kontratë prej 6.8 milionë dollarësh në vitin e fundit.

  • Çfarë po ndodh?! Thomas Muller kthehet në stërvitje me Bayern Munich…

    Çfarë po ndodh?! Thomas Muller kthehet në stërvitje me Bayern Munich…

    6 Gusht 2025

    7:36

    Alfred Lleshi

    Edhe pse vetëm në mënyrë të përkohshme dhe thuajse simbolike, Thomas Müller është rikthyer te Bayern Munich. Sulmuesi legjendar gjerman, në pritje të njoftimit zyrtar për transferimin e tij në MLS, me Vancouver Whitecaps si destinacionin më të mundshëm, është stërvitur me skuadrën bavareze, e cila po përgatitet për fillimin e sezonit të ri.
    Ka qenë vetë Bayern Munich që e ka bërë të ditur këtë përmes kanaleve zyrtare, si në faqen e internetit, ashtu edhe në rrjetet sociale: “Ndërsa FC Bayern zhvillonte të martën në mëngjes një tjetër seancë përgatitore për sezonin e ardhshëm, një fytyrë e njohur ishte sërish në qendër të vëmendjes në fushë. Thomas Müller mori pjesë si i ftuar në stërvitje bashkë me ish-shokët e tij të skuadrës. Ikona bavareze dhe veterani i klubit kampion të Gjermanisë po ruan formën fizike në ambientet e ‘Säbener Straße’, pas përfundimit të kontratës së tij”.
    Sulmuesi 34-vjeçar e përfundoi në qershor aventurën e tij të gjatë me Bayernin, pas më shumë se 15 sezonesh dhe mbi 700 ndeshjesh zyrtare, që e kanë bërë një nga simbolet e klubit dhe të futbollit gjerman. Pritej që kalimi i tij në MLS të zyrtarizohej më 1 gusht, por njoftimi është shtyrë. Ndërkohë, Müller po shfrytëzon lidhjen e tij të veçantë me Bayernin për të qëndruar në formë në prag të aventurës së re përtej oqeanit. Lamtumira mes kampionit të botës 2014 dhe klubit të zemrës nuk do të jetë kurrë vërtet përfundimtare.

  • Transferimi i tij i parë në karrierë, 35 vjeç. Thomas Müller drejt MLS, gati firma me….

    Transferimi i tij i parë në karrierë, 35 vjeç. Thomas Müller drejt MLS, gati firma me….

    30 Korrik 2025

    8:57

    Alfred Lleshi

    Një nga historitë e dashurisë më të gjata në futbollin gjerman preku fundin disa javë më parë. Thomas Müller ka lënë klubin e jetës së tij, Bayern Munich, dhe tani është gati të transferohet në MLS (Major League Soccer). Sipas asaj që raporton “Bild” dhe që është konfirmuar nga “Sky Sport DE”, fantazisti gjerman ka arritur një marrëveshje parimore me Vancouver Whitecaps. Mungojnë vetëm detajet e fundit para firmës.
    Sulmuesi gjerman do të firmosë një kontratë 2-vjeçare me klubin kanadez, duke nisur nga 1 gushti, e vlefshme deri në fund të vitit 2026. Ky do të jetë transferimi i parë në karrierën e Müller, i cili ka veshur fanellën e Bayern Munich që nga akademia, duke grumbulluar mbi 670 paraqitje me ekipin e parë dhe fituar gjithçka që ishte për t’u fituar, përfshirë 12 tituj të Bundesligës dhe dy Champions League.
    Vancouver ishte pozicionuar në vend të parë javët e fundit për të siguruar shërbimet e kampionit të botës 2014. Veçanërisht, administratori i përgjithshëm i klubit kanadez, gjermani Axel Schuster, ka shtyrë fort për këtë operacion, duke e parë Müller-in si një figurë karizmatike, që mund të udhëheqë një grup të ri dhe ambicioz në një kampionat që po rritet fuqishëm si MLS. Për Müller, i cili kohët e fundit kishte rënë në hierarkinë e Bayernit, tani hapet një kapitull i ri profesional dhe personal.

  • Thomas Muller drejt Amerikës por jo te Los Angelos FC, gati transferimi te rivalët kanadezë

    Thomas Muller drejt Amerikës por jo te Los Angelos FC, gati transferimi te rivalët kanadezë

    28 Korrik 2025

    12:56

    Telesport

    Pas një jete me fanellën e Bayern Munich, sulmuesi gjerman Thomas Muller i tha “lamtumirë” kampionëve të Gjermanisë, me të cilët fitoi gjithçka në karrierë.
    Tashmë për 35-vjeçarin do të nisë një aventurë e re, me shumë gjasa në Amerikë. Edhe pse u përfol për një transferim te skuadra e Los Angeles FC, duket se një tjetër ekip i MLS do të jetë destinacioni i tij.
    Sipas mediave, Muller është në bisedime me ekipin kanadez Vancouver Whitecaps, që gjithashtu luan në MLS. Duket se skuadra kanadeze i ofron më shumë mundësi sulmuesit gjerman, ndaj është në “pole” për të siguruar shërbimet e tij.