Tag: mujorin

  • Turistët e huaj shpenzuan 4,4 miliardë euro në vendin tonë

    Turistët e huaj shpenzuan 4,4 miliardë euro në vendin tonë

    Turistët dhe vizitorët e huaj jo vetëm po vijnë më të shumtë në numër, por edhe po konsumojnë dhe shpenzojnë më shumë gjatë qëndrimit në vendin tonë.
    Banka e Shqipërisë bën të ditur se për periudhën janar-shtator 2025, të huajt kanë shpenzuar 4,4 miliardë euro, ose 14,5% më shumë se vitin e kaluar.

    Në 3-mujorin e tretë, turistët dhe vizitorët e tjerë të huaj shpenzuan 2,3 miliardë euro, ose 21,6% më shumë me bazë vjetore.

    Për periudhën janar-shtator, shpenzimi mesatar llogaritet rreth 431 euro, nga 398 euro në të njëjtën periudhë të vitit 2024.

    Rritja e shpenzimeve lidhet drejtpërdrejt edhe me rritjen e numrit të vizitorëve. Të dhënat e INSTAT tregojnë se në 9-mujorin e parë të vitit 2025, Shqipëria u vizitua nga 10,2 milionë shtetas të huaj, me një rritje prej 5,7% krahasuar me një vit më parë.
    Në të njëjtën kohë, është rritur edhe konsumi i shqiptarëve që udhëtojnë jashtë vendit. Sipas BSH-së, shpenzimet e tyre për 9-mujorin arritën në 2,1 miliardë euro, me një rritje prej gati 20% me bazë vjetore.

  • Rënia e interesave po ‘korrigjon’ në ulje fitimet e sektorit bankar

    Rënia e interesave po ‘korrigjon’ në ulje fitimet e sektorit bankar

    Rënia e normave të interesit po ul fitimet e sektorit bankar për këtë vit.

    Të dhënat e paaudituara të bankave tregtare, sipas Standardeve Ndërkombëtare të Raportimit Financiar (IFRS), të publikuara nga Shoqata Shqiptare e Bankave, tregojnë se fitimi neto i sektorit për 9-mujorin 2025 kishte vlerën e 26 miliardë lekëve, në rënie me 8% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

    Ulja e normave bazë nga bankat qendrore, që filloi qysh vitin e kaluar, është reflektuar në kthimet prej instrumenteve financiare.

    Treguesi kryesor benchmark për Euron, Euribori 12-mujor, në fund të 9-mujorit 2025 ishte pranë nivelit të 2.2%, nga 2.75% që kishte qenë një vit më parë.

    Ndërsa yield-i mesatar i bonove 12-mujore në Lekë ka rënë në 2.57%, nga 3.11% që kishte qenë një vit më parë. Rënia e treguesve benchmark përcillet më tej edhe në normat e kredive me norma të ndryshueshme interesi të bankave tregtare, që përbëjnë edhe pjesën dërrmuese të portofolit të tyre.

    Efekt i rënies së normave të interesit në vlerat e fitimeve është i dukshëm për pothuajse të gjitha bankat e sektorit. Nga 11 banka në treg, nëntë raportojnë ulje të fitimeve krahasuar me një vit më parë. Madje, dy prej tyre e kanë mbyllur 9-mujorin e parë me humbje.

    Vetëm dy banka (Banka Amerikane e Investimeve dhe Banka e Parë e Investimeve Shqipëri) kanë arritur fitime më të larta krahasuar me 9-mujorin e parë të vitit të kaluar.

    Banka më e madhe në vend, Banka Kombëtare Tregtare kryeson renditjen e fitimeve, me një rezultat neto prej 3.87 miliardë lekësh. BKT raporton një rënie të rezultatit financiar, me 8% më pak krahasuar me 9-mujorin e parë të vitit 2024.

    Raiffeisen Bank renditet e dyta, me një rezultat neto në vlerën e 6.12 miliardë lekëve, por në rënie me 4% krahasuar me 9-mujorin e parë të vitit të kaluar.

    Vijon, OTP Albania, me 3.63 miliardë lekë (7% më pak krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë); Banka Amerikane e Investimeve (ABI Bank), me 2.75 miliardë lekë (14% më shumë krahasuar me një vit më parë); Intesa Sanpaolo, me 2.28 miliardë lekë (14% më pak krahasuar me 9-mujorin 2024); Tirana Bank, me 2.08 miliardë lekë (pothuajse në të njëjtën nivel të një viti më parë); Credins Bank, me 1.26 miliardë lekë (11% më pak krahasuar me një vit më parë); Banka e Parë e Investimeve (Fibank), me 1.12 miliardë lekë (33% më shumë krahasuar me një vit më parë), Union Bank, me 1.04 miliardë lekë (24% më pak krahasuar me një vit më parë).

    ProCredit Bank e ka mbyllur 9-mujorin me humbje në vlerën e 54 milionë lekëve, (kundrejt një fitimi 147 milionë lekë një vit më parë), ndërsa Banka e Bashkuar e Shqipërisë (UBA) raporton humbje në vlerën e 390 milionë lekëve, ndërsa një vit më parë raportonte fitim neto për 167 milionë lekë. Megjithatë, raportimet e UBA në të dyja rastet janë bërë sipas standardeve lokale të mbikëqyrjes, të Bankës së Shqipërisë dhe jo sipas IFRS-ve.

    Për sa i takon kthimit nga kapitali aksionar, renditja kryesohet nga ABI Bank, me 29.49% (30.95% një vit më parë), e ndjekur nga Raiffeisen Bank, me 25.65% (29.67% një vit më parë); Fibank, me 22.12% (19.19% një vit më parë); OTP Albania, me 17.9% (23.93% një vit më parë); Tirana Bank, me 16.92% (21.2% një vit më parë); BKT, me 16.18% (19% një vit më parë); Union Bank, me 14.91% (23.56% një vit më parë); Intesa Sanpaolo, me 13.14% (14.45% një vit më parë); Credins Bank, me 6.74% (8.95% një vit më parë; ProCredit Bank, me -1.56% (4.59% një vit më parë) dhe UBA, me -20.29% (7.38% një vit më parë)./ Monitor.al

  • INSTAT korrigjon shifrat, eksportet nuk janë rritur asnjëherë këtë vit

    INSTAT korrigjon shifrat, eksportet nuk janë rritur asnjëherë këtë vit

    Korrigjimi i shifrave të eksporteve nga INSTAT ka nxjerrë në pah ecurinë reale të eksporteve shqiptare, që jo vetëm nuk kishim marrë kthesë pozitive këtë vit, por kanë vazhduar tendencën rënëse përgjatë gjithë 9 mujorin.
    INSTAT raportoi se në muajin Shtator 2025 eksportet e mallrave arritën vlerën 27 mld lekë, duke u ulur me 10,7 %, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
    Në këtë nëntëmujor eksportet e mallrave arritën vlerën 260 mld lekë, duke u ulur me 7,9 %.
    Më herët, INSTAT kishte raportuar se për 8 mujorin vlera zyrtare e eksporteve ishte rritur me 3.5%. Kjo rritje kishte ardhur tërësisht për shkak të përfshirjes në llogaritje të mallrave që kalojnë nga Shqipëria tranzit drejt Kosovës, çka pothuajse dyfishoi artificialisht shitjet drejt Kosovës, duke ndikuar dhe në përmirësimin e shifrës totale. Por, rritja e fortë e eksporteve me Kosovën kishte të bënte me faktin se që nga 1 janari 2025 tranzitet e karburantit drejt Kosovës raportohen edhe si ri eksporte, duke ndikuar në zgjerimin e fortë të eksporteve në vlerë, konkretisht të grupit minerale, lëndë djegëse dhe energji.
    Sipas të dhënave të rishikuara të INSTAT, ndikimin në tendencën rënëse si në shtator dhe për 9 mujorin e ka dhënë grupi materiale ndërtimi e metale, si rrjedhojë e mbylljes së aktivitetit të Kurum dhe më pak minerale, lëndë djegëse e energji. Eksportet e tekstileve e këpucë u rikuperuan në shtator dhe për 9 mujorin janë me një rënie mospërfillëse.
    Rishikimi i shifrave e ka nxjerrë dhe deficitin tregtare me rritje, ndërsa deri për 8 mujorin raportohej me rënie!
    Sipas INSTAT, Gjatë muajit Shtator 2025, në uljen e eksporteve prej 10,7 %, negativisht kanë ndikuar grupet: “Materiale ndërtimi dhe metale” me -8,4 pikë përqindje dhe “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” me -2,4 pikë përqindje. Pozitivisht kanë ndikuar grupet: “Tekstile dhe këpucë” me +1,4 pikë përqindje dhe “Ushqime, pije, duhan” me +0,2 pikë përqindje, etj.
    Eksportet, gjatë këtij nëntëmujori janë ulur me 7,9 %, krahasuar me një vit më parë. Grupet që kanë ndikuar në uljen vjetore të eksporteve, janë: “Materiale ndërtimi dhe metale” me -6,6 pikë përqindje, “Minerale, lëndë djegëse dhe energji elektrike” me -1,2 pikë përqindje, etj. Ndërsa pozitivisht kanë ndikuar grupet: “Ushqime, pije, duhan” me +1,0 pikë përqindje dhe “Makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi” me +0,5 pikë përqindje.
    Eksporte e tekstile e këpucë rriten, por fasoni mbetet pesimist
    Eksportet e tekstile e këpucë kanë shënuar luhatje të shumta përgjatë muajve të parë të këtij viti, me rënie e rritje të lehta. Në shtator u shënua rritje e eksporteve me 5%, pas rënies me 2.4% në gusht.
    Për 8-mujorin tendenca është negative e lehtë, me një rënie prej 0.3% me bazë vjetore.
    Eksportuesit e nga shoqata Pro-eksport  thanë se rritja e eksporteve dhe veshjeve dhe këpucëve vetëm ne shtator mund të jetë rrjedhoje e një kontrate specifike, porse i gjithë sektori është në vështirësi dhe falimentet po shtohen dita e ditës. Sipas tyre prodhimi i veshjeve dhe këpucëve në të gjithë Europën dhe në Shqipëri është në vështirësi për shkak të konkurrencës së veshjeve nga aplikacionet Kineze Shein dhe TEMU.
    Materiale ndërtimi dhe metale, tkurrje e fortë 34%
    “Materialet e ndërtimit dhe metalet” kanë vijuar tendencën rënëse edhe këtë vit, të ndikuar nga reduktimi i aktivitetit të Kurum, përpunuesit të çelikut, që është një nga eksportuesit më të mëdhenj në vend.
    Për 9–mujorin, ky grup ra me 34.7%. Sektori po vuan nga kërkesa e dobët rajonale dhe tkurrja e çmimeve.
    Ushqime pije e duhan bëhen grupi i tretë më i madh
    “Ushqime pije e duhan”, një nga grupet me ecurinë më të mirë vitet e fundit po shënon rritje. Në janar-shtator, ky grup u rrit me 7.4%, duke u ngadalësuar në 2% në shtator, pas përshpejtimit të gusht e korrik në rreth 9%. Eksportet e ushqimeve  dhe pijeve u rriten në sasi  më shumë se në vlerë gjatë 9-mujorit 2025, me rreth 9 për qind më shumë se njëjta periudhë e vitit të mëparshëm, për shkak të shtimit të shitjeve jashtë vendit të shalqirit. Rritja e eksporteve të bostanorëve shtoi sasinë por jo vlerën, pasi një kilogram prej tyre shitet me lirë se sa një kilogram perime.
    Minerale, lëndë djegëse, energji, përmbyset rritja!
    Deri për 8 mujorin, INSTAT raportoi një rritje prej 51% për grupin e mineraleve, lëndëve djegëse e energjisë, që në fakt u ndikua nga llogaritja e ri eksporteve drejt Kosovës, si eksporte shqiptare.
    Pas rishikimit të shifrave, për 9 mujorin, INSTAT raportoi që shitjet e këtij grupi, që realisht ndikohen kryesisht nga nafta e Bankers Petroleum dhe energjia elektrike, kanë rënë me 6.3%, duke u kthyer në realitet.
    Bien makineritë e pajisjet
    Grupi “Makineri, pajisje, pjesë këmbimi”  i  është kthyer rënies në shtator, pas përmirësimit që kishte shfaqur muajt e fundit. Në shtator grupi ra me 3.5%, ndërsa për 9- mujorin zgjerimi është 4.9%. Ky grup po vuan zhvlerësimi i euros, rritja e kostove dhe mungesa e fuqisë punëtore.
    Rritet deficiti tregtar
    Importet e mallrave arritën vlerën 75 mld lekë, duke u rritur me 5,6 %, në krahasim me një vit më parë dhe me 11,8 %, në krahasim me Gusht 2025. Defiçiti tregtar i këtij muaji është 48 mld lekë, duke u rritur me 17,8 %, krahasuar me Shtator 2024 dhe me 1,9 %, në krahasim me Gusht 2025.
    Në këtë nëntëmujor eksportet e mallrave arritën vlerën 260 mld lekë, duke u ulur me 7,9 %, ndërkohë importet e mallrave arritën vlerën 657 mld lekë, duke u ulur me 1,3 %, krahasuar me një vit më parë. Deficiti tregtar arriti vlerën 397 mld lekë, duke u rritur me 3,6 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të 2024.
    Eksportet bien me Italinë e Spanjën
    Sipas INSTAT, Në muajin Shtator 2025, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur uljen më të madhe të eksporteve, në krahasim me Shtator 2024 janë: Italia (0,7 %), Spanja (49,9 %), etj. Ndërsa vendet me të cilat eksportet kanë pasur rritjen më të madhe, janë: Kosova (8,1 %), Greqia (32,5 %), Gjermania (2,3 %), etj.
    Gjatë këtij nëntëmujori vendet me të cilët Shqipëria ka pasur uljen më të madhe të eksporteve, në krahasim me një vit më parë, janë: Italia (10,8 %), Kosova (13,5 %) dhe Kina (3,0 %). Ndërsa vendet me të cilat eksportet kanë pasur rritjen më të madhe, janë: Greqia (6,4 %) Gjermania (5,6 %) dhe Spanja (27,5 %).
    Në muajin Shtator 2025, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritjen më të madhe te importeve, janë: Italia (9,9 %), Kina (39,8 %) dhe Greqia (10,9 %). Ndërsa vendet me të cilat importet kanë pasur uljen më të madhe, janë: Turqia (7,3 %), Gjermania (1,5 %), etj.
    Gjatë këtij nëntëmujori, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur uljen më të madhe të importeve, në krahasim me një vit më parë, janë: Italia (2,8 %), Turqia (14,3 %) dhe Gjermania (6,4 %). Ndërsa vendet me të cilat importet kanë pasur rritje më të madhe janë: Kina (23,5 %), Greqia (4,0 %) dhe Spanja (14,1 %).
    Shkëmbimet tregtare me vendet e BE-së zënë 57,5 %, të gjithë tregtisë. Në Shtator 2025, eksportet drejt vendeve të BE-së zënë 74,6 % të eksporteve gjithsej dhe importet nga vendet e BE-së zënë 51,3 % të importeve gjithsej.
    Partnerët kryesorë tregtarë janë: Italia (27,7 %), Kina (12,6 %), Greqia (8,3 %) dhe Turqia (6,7 %).
    Shkëmbimet tregtare, për nëntëmujorin 2025, me vendet e BE-së zënë 57,4 % të gjithë tregtisë. Në periudhën Janar-Shtator 2025, eksportet drejt vendeve të BE-së zënë 73,3 % të eksporteve gjithsej dhe importet nga vendet e BE-së zënë 51,1 % të importeve gjithsej.
    Partnerët kryesorë tregtarë janë: Italia (26,9 %), Kina (10,3 %), Greqia (7,7 %) dhe Turqia (7,3 %)./Marrë nga Monitor.al

  • INSTAT korrigjon shifrat, eksportet nuk janë rritur asnjëherë këtë vit, rënie 7.9% për 9 mujorin

    INSTAT korrigjon shifrat, eksportet nuk janë rritur asnjëherë këtë vit, rënie 7.9% për 9 mujorin

    Korrigjimi i shifrave të eksporteve nga INSTAT ka nxjerrë në pah ecurinë reale të eksporteve shqiptare, që jo vetëm nuk kishim marrë kthesë pozitive këtë vit, por kanë vazhduar tendencën rënëse përgjatë gjithë 9 mujorin.INSTAT raportoi se në muajin Shtator 2025 eksportet e mallrave arritën vlerën 27 mld lekë, duke u ulur me 10,7 %, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.Në këtë nëntëmujor eksportet e mallrave arritën vlerën 260 mld lekë, duke u ulur me 7,9 %.Më herët, INSTAT kishte raportuar se për 8 mujorin vlera zyrtare e eksporteve ishte rritur me 3.5%. Kjo rritje kishte ardhur tërësisht për shkak të përfshirjes në llogaritje të mallrave që kalojnë nga Shqipëria tranzit drejt Kosovës, çka pothuajse dyfishoi artificialisht shitjet drejt Kosovës, duke ndikuar dhe në përmirësimin e shifrës totale. Por, rritja e fortë e eksporteve me Kosovën kishte të bënte me faktin se që nga 1 janari 2025 tranzitet e karburantit drejt Kosovës raportohen edhe si ri eksporte, duke ndikuar në zgjerimin e fortë të eksporteve në vlerë, konkretisht të grupit minerale, lëndë djegëse dhe energji.Eksportet, rritje imagjinare nga rieksportet drejt Kosovës, në realitet rënia së paku 3% për 8-mujorSipas të dhënave të rishikuara të INSTAT, ndikimin në tendencën rënëse si në shtator dhe për 9 mujorin e ka dhënë grupi materiale ndërtimi e metale, si rrjedhojë e mbylljes së aktivitetit të Kurum dhe më pak minerale, lëndë djegëse e energji. Eksportet e tekstileve e këpucë u rikuperuan në shtator dhe për 9 mujorin janë me një rënie mospërfillëse.Rishikimi i shifrave e ka nxjerrë dhe deficitin tregtare me rritje, ndërsa deri për 8 mujorin raportohej me rënie!Sipas INSTAT, Gjatë muajit Shtator 2025, në uljen e eksporteve prej 10,7 %, negativisht kanë ndikuar grupet: “Materiale ndërtimi dhe metale” me -8,4 pikë përqindje dhe “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” me -2,4 pikë përqindje. Pozitivisht kanë ndikuar grupet: “Tekstile dhe këpucë” me +1,4 pikë përqindje dhe “Ushqime, pije, duhan” me +0,2 pikë përqindje, etj.Eksportet, gjatë këtij nëntëmujori janë ulur me 7,9 %, krahasuar me një vit më parë. Grupet që kanë ndikuar në uljen vjetore të eksporteve, janë: “Materiale ndërtimi dhe metale” me -6,6 pikë përqindje, “Minerale, lëndë djegëse dhe energji elektrike” me -1,2 pikë përqindje, etj. Ndërsa pozitivisht kanë ndikuar grupet: “Ushqime, pije, duhan” me +1,0 pikë përqindje dhe “Makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi” me +0,5 pikë përqindje.Eksporte e tekstile e këpucë rriten, por fasoni mbetet pesimistEksportet e tekstile e këpucë kanë shënuar luhatje të shumta përgjatë muajve të parë të këtij viti, me rënie e rritje të lehta. Në shtator u shënua rritje e eksporteve me 5%, pas rënies me 2.4% në gusht.Për 8-mujorin tendenca është negative e lehtë, me një rënie prej 0.3% me bazë vjetore.Eksportuesit e nga shoqata Pro-eksport  thanë se rritja e eksporteve dhe veshjeve dhe këpucëve vetëm ne shtator mund të jetë rrjedhoje e një kontrate specifike, porse i gjithë sektori është në vështirësi dhe falimentet po shtohen dita e ditës. Sipas tyre prodhimi i veshjeve dhe këpucëve në të gjithë Europën dhe në Shqipëri është në vështirësi për shkak të konkurrencës së veshjeve nga aplikacionet Kineze Shein dhe TEMU.Materiale ndërtimi dhe metale, tkurrje e fortë 34%“Materialet e ndërtimit dhe metalet” kanë vijuar tendencën rënëse edhe këtë vit, të ndikuar nga reduktimi i aktivitetit të Kurum, përpunuesit të çelikut, që është një nga eksportuesit më të mëdhenj në vend.Për 9–mujorin, ky grup ra me 34.7%. Sektori po vuan nga kërkesa e dobët rajonale dhe tkurrja e çmimeve.Ushqime pije e duhan bëhen grupi i tretë më i madh“Ushqime pije e duhan”, një nga grupet me ecurinë më të mirë vitet e fundit po shënon rritje. Në janar-shtator, ky grup u rrit me 7.4%, duke u ngadalësuar në 2% në shtator, pas përshpejtimit të gusht e korrik në rreth 9%. Eksportet e ushqimeve  dhe pijeve u rriten në sasi  më shumë se në vlerë gjatë 9-mujorit 2025, me rreth 9 për qind më shumë se njëjta periudhë e vitit të mëparshëm, për shkak të shtimit të shitjeve jashtë vendit të shalqirit. Rritja e eksporteve të bostanorëve shtoi sasinë por jo vlerën, pasi një kilogram prej tyre shitet me lirë se sa një kilogram perime. Minerale, lëndë djegëse, energji, përmbyset rritja!Deri për 8 mujorin, INSTAT raportoi një rritje prej 51% për grupin e mineraleve, lëndëve djegëse e energjisë, që në fakt u ndikua nga llogaritja e ri eksporteve drejt Kosovës, si eksporte shqiptare.Pas rishikimit të shifrave, për 9 mujorin, INSTAT raportoi që shitjet e këtij grupi, që realisht ndikohen kryesisht nga nafta e Bankers Petroleum dhe energjia elektrike, kanë rënë me 6.3%, duke u kthyer në realitet.Bien makineritë e pajisjetGrupi “Makineri, pajisje, pjesë këmbimi”  i  është kthyer rënies në shtator, pas përmirësimit që kishte shfaqur muajt e fundit. Në shtator grupi ra me 3.5%, ndërsa për 9- mujorin zgjerimi është 4.9%. Ky grup po vuan zhvlerësimi i euros, rritja e kostove dhe mungesa e fuqisë punëtore.Rritet deficiti tregtarImportet e mallrave arritën vlerën 75 mld lekë, duke u rritur me 5,6 %, në krahasim me një vit më parë dhe me 11,8 %, në krahasim me Gusht 2025. Defiçiti tregtar i këtij muaji është 48 mld lekë, duke u rritur me 17,8 %, krahasuar me Shtator 2024 dhe me 1,9 %, në krahasim me Gusht 2025.Në këtë nëntëmujor eksportet e mallrave arritën vlerën 260 mld lekë, duke u ulur me 7,9 %, ndërkohë importet e mallrave arritën vlerën 657 mld lekë, duke u ulur me 1,3 %, krahasuar me një vit më parë. Deficiti tregtar arriti vlerën 397 mld lekë, duke u rritur me 3,6 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të 2024.Eksportet bien me Italinë e SpanjënSipas INSTAT, Në muajin Shtator 2025, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur uljen më të madhe të eksporteve, në krahasim me Shtator 2024 janë: Italia (0,7 %), Spanja (49,9 %), etj. Ndërsa vendet me të cilat eksportet kanë pasur rritjen më të madhe, janë: Kosova (8,1 %), Greqia (32,5 %), Gjermania (2,3 %), etj.Gjatë këtij nëntëmujori vendet me të cilët Shqipëria ka pasur uljen më të madhe të eksporteve, në krahasim me një vit më parë, janë: Italia (10,8 %), Kosova (13,5 %) dhe Kina (3,0 %). Ndërsa vendet me të cilat eksportet kanë pasur rritjen më të madhe, janë: Greqia (6,4 %) Gjermania (5,6 %) dhe Spanja (27,5 %).Në muajin Shtator 2025, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritjen më të madhe te importeve, janë: Italia (9,9 %), Kina (39,8 %) dhe Greqia (10,9 %). Ndërsa vendet me të cilat importet kanë pasur uljen më të madhe, janë: Turqia (7,3 %), Gjermania (1,5 %), etj.Gjatë këtij nëntëmujori, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur uljen më të madhe të importeve, në krahasim me një vit më parë, janë: Italia (2,8 %), Turqia (14,3 %) dhe Gjermania (6,4 %). Ndërsa vendet me të cilat importet kanë pasur rritje më të madhe janë: Kina (23,5 %), Greqia (4,0 %) dhe Spanja (14,1 %).Shkëmbimet tregtare me vendet e BE-së zënë 57,5 %, të gjithë tregtisë. Në Shtator 2025, eksportet drejt vendeve të BE-së zënë 74,6 % të eksporteve gjithsej dhe importet nga vendet e BE-së zënë 51,3 % të importeve gjithsej.Partnerët kryesorë tregtarë janë: Italia (27,7 %), Kina (12,6 %), Greqia (8,3 %) dhe Turqia (6,7 %).Shkëmbimet tregtare, për nëntëmujorin 2025, me vendet e BE-së zënë 57,4 % të gjithë tregtisë. Në periudhën Janar-Shtator 2025, eksportet drejt vendeve të BE-së zënë 73,3 % të eksporteve gjithsej dhe importet nga vendet e BE-së zënë 51,1 % të importeve gjithsej.Partnerët kryesorë tregtarë janë: Italia (26,9 %), Kina (10,3 %), Greqia (7,7 %) dhe Turqia (7,3 %).Burimi: INSTATBurimi: INSTATBurimi: INSTATBurimi: INSTATKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Traktati i anëtarësimit në BE në 6-mujorin e parë 2028 / Balla: Italia, partner strategjik

    Traktati i anëtarësimit në BE në 6-mujorin e parë 2028 / Balla: Italia, partner strategjik

    Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka deklaruar se pas përmbylljes së negociatave në vitin 2027, synohet nënshkrimi i traktatit të anëtarësimit në 6-mujorin e parë 2028.
    “Të nënshkruajmë traktatin e anëtarësimit në fillim të vitit, apo në 6-mujorin e parë të vitit 2028 dhe të mbyllim anëtarësimin e plotë të Shqipërisë në BE brenda kësaj dekade”, tha Balla.
    Balla tha se në katër vitet në vijim ka një qasje të re për shqiptarët që jetojnë jashtë, me Komisionin e përhershëm të posaçëm.
    “Më në fund në Kuvendin e Shqipërisë, ne do të kemi një komision të përhershëm, i cili do të merret dhe do të ndjekë me zbatimin e të gjitha strategjive për kujdesin e domosdoshëm, qoftë të qeverisë qendrore, qoftë të qeverisë vendore sa i përket shqiptarëve në diasporë”, tha Balla.
    Këto deklarata Balla i dha në konferencën për nxitjen e investimeve italiane. Sipas tij, vetëm në periudhën janar – mars 2025, investimet e huaja direkte kapën shifrën 362 milionë euro, një rritje krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024.
    Janë po ashtu mbi 800 mijë turistë italianë që vizituan këto muaj Shqipërinë.

  • Euro ra, por deficiti i jashtëm u rrit në tremujorin e dytë, nga importet dhe ngadalësimi i turizmit

    Euro ra, por deficiti i jashtëm u rrit në tremujorin e dytë, nga importet dhe ngadalësimi i turizmit

    Deficiti i llogarisë korrente u rrit për tremujorin e dytë të vitit. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, ky deficit kishte vlerën e 263 milionë eurove, 19% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.Megjithatë, për të gjithë 6-mujorin 2025, deficiti i llogarisë korrente ngelet në rënie, me një vlerë totale prej 561 milionë eurosh ose 3.1% më pak krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.Në dy vitet e fundit, deficiti i llogarisë korrente për 6-mujorin ka shënuar nivelet më të larta pas pandemisë. Megjithatë, për shkak të ndikimit të madh të sezonit turistik, në bilancin e jashtëm, deficiti ka një tendencë të ngushtohet ndjeshëm gjatë tremujorit të tretë të vitit.Deficiti tregtar në mallra vazhdon të përcaktojë pozicionin deficitar të bilancit të llogarisë korrente, por ky deficit kompensohet pjesërisht nga rezultati pozitiv në tregtinë e shërbimeve dhe nga të ardhurat dytësore, kryesisht remitancat.Për 6-mujorin, deficiti tregtar në mallra arriti vlerën e 2.71 miliardë eurove, me një rritje prej 4% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.Në tremujorin e dytë të vitit, eksportet iu rikthyen rënies, ndërsa importet e mallrave e shpëtuan rritjen, duke sjellë si pasojë një deficit më të madh tregtar në mallra. Megjithatë, ritmet e rritjes së deficitit në mallra duken më të ngadalta krahasuar me vitet e mëparshme.Eksportet e shërbimeve po e kompensojnë pjesërisht deficitin e thellë në mallra. Bilanci në tregtinë e shërbimeve ishte pozitiv në vlerën e afërsisht 1.59 miliardë eurove, në rritje me 6.4% krahasuar me gjysmën e parë të vitit të kaluar.Më shumë se gjysma e kontributit në sektorin shërbimeve erdhi nga turizmi, që në 6-mujorin e parë të vitit i solli ekonomisë të ardhura neto në vlerën e 798 milionë eurove, në rritje me 7.8% krahasuar me gjysmën e parë të vitit të kaluar. Edhe rritja e të ardhurave nga turizmi, megjithatë, ka një tendencë në ngadalësim.https://monitor.al/te-huajt-shpenzuan-2-1-miliarde-euro-ne-shqiperi-per-6-mujorin-ngadalesohet-ndjeshem-rritja/Nga ana tjetër, kontributi i fasonerisë paraqitet pothuajse në stanjacion. Të ardhurat nga shërbimet e përpunimit të inputeve fizike të zotëruara nga të tjerët arritën në 361 milionë euro, 0.8% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.Përveç eksportit të shërbimeve, të ardhurat dytësore dhe kryesisht dërgesat e emigrantëve ngelen kolona e dytë që zbut deficitin e lartë tregtar në mallra të vendit. Për 6-mujorin, dërgesat e emigrantëve arritën në 532 milionë euro, në rritje me 4.3% krahasuar me gjysmën e parë të vitit të kaluar. Remitancat këtë vit kanë arritur vlerën më të lartë historike për 6-mujorin e parë të vitit. Një cikël i ri i rritjes së tyre ka nisur në dekadën e fundit, i mbështetur nga valët e reja të emigrimit të shqiptarëve.Emigrantët sollën një rekord prej 532 mln euro për 6 mujorin, prurjet drejt stabilizimitFlukset negative neto në bilancin e llogarisë korrente megjithatë mbulohen nga të ardhurat e investimeve të huaja direkte dhe nga prurjet e tjera informale nga jashtë, që nuk mund të vlerësohen me saktësi. Për 6-mujorin 2025, vlera e përgjithshme e investimeve të huaja direkte arriti në 759 milionë euro, me një rritje të vogël prej 1% (rreth 8 milionë euro) krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.Investimet e Huaja Direkte rezistojnë në rritje të lehtëPavarësisht përkeqësimit të deficitit, euro ka vijuar nënçmimin. Në tremujorin e dytë 2024, kursi mesatar i euros ishte 100.7 lekë, sipas Bankës së Shqipërisë, ndërsa në tremujorin e dytë 2025 zbriti në 98.4 lekë. / E.ShehuBurimi: BSHBurimi: BSHKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Turizmi nxit konsumin e produkteve, doganat arkëtojnë rekordin e 1.62 mld euro në 8 muaj

    Turizmi nxit konsumin e produkteve, doganat arkëtojnë rekordin e 1.62 mld euro në 8 muaj

    Doganat kanë arkëtuar në buxhetin e shtetit shifrën rekord prej më shumë se 1.62 miliardë euro për 8 mujorin duke kaluar me rreth 55 milionë euro të ardhurat doganore për të njëjtën periudhë të vitit 2024.Të dhënat operative nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave raportojnë se për 8 mujorin 2025 janë realizuar 158 miliardë lekë të ardhura nga doganat dhe se në krahasim me 8-mujorin 2024 janë rreth +5,3 miliardë lekë lek më shumë.8 mujori 2025 shënon rekord të doganave shqiptare me një rritje prej 65% më shumë se vitit 2020 dhe përmirësim prej 82% krahasuar me vitin 2013, mbështetur kryesisht në mirëadministrimin, digitalizimin e procedurave doganore, analizën e riskut dhe mbikëqyrjen dhe kontrollin doganor efikas, raportuan doganat.Burimi: DoganatRritet konsumi i karburanteve, birrës, kafesë e cigareveRritja e të ardhurave është ndikuar kryeisisht nga akciza, ne total +4,3 Miliardë lek që ka ardhur përgjithësisht nga rritja e importit të Karburantit me rreth +2,2 Miliardë (rritje e sasisë së konsumuar me rreth 50,137 ton), Cigare me +1,5 Miliardë (rritje e sasisë së konsumuar me rreth 176 ton), Vaj lubrifikant +67 Milionë dhe Pije alkoolike vendi me +60 Milionë.Të gjithë artikujt e akcizës kanë një performancë shumë të mirë në të ardhura krahasuar me VIII-mujorin 2024, madje, sipas doganave, janë sasitë më të larta të realizuara që prej vitit 2013, si sasi në konsum artikulli cigare është +176 Ton duke dhënë sasinë më të lartë të rritjes ndër vite, Karburanti rreth +50,137 ton, Birra +2,456 ton dhe Kafja +211 ton, duke arritur kështu nivelet më të larta historike.TVSH, krahasuar me tetë-mujorin 2024 ka dhënë rreth +1,3 Miliardë lekë më shumë, e ndikuar kryesisht nga:  +1,6 Miliardë lek Energji elektrike; +602 Milionë lek nga Cigaret; +332 Milionë Konstruksione Metalike; +250 Milionë Kafe; +227 Milionë Druri dhe artikujt e Tjerë.Taksa Doganore me +258 Milionë lekë një shumë e ndikuar nga ndryshimi origjinës së importit të artikullit Mallrat e konsumit të përgjithshëm +145 Milionë Lek, Konstruksione Metalike me +116 Milionë lek, dhe Frutat +39 Milionë dhe Ushqimet e përgatitura me +30 Milionë Lek etj…Burimi: DoganatBurimi: DoganatBurimi: Doganat Burimi: DoganatKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Më pak mjekë kërkojnë të largohen jashtë vendit, ja shifrat që surprizuan Shqipërinë

    Më pak mjekë kërkojnë të largohen jashtë vendit, ja shifrat që surprizuan Shqipërinë

    Bien kërkesat e mjekëve për t’u larguar nga Shqipëria.
    Në 6 mujorin e parë të këtij viti, pranë “Urdhrit të Mjekut”, kanë mbërritur më pak kërkesa për tërheqjen e certifikatës së sjelljes së mirë, kriter bazë për punësim në klinika apo spitale të huaja.
    Nëse vitin e kaluar në të njëjtën periudhë ka pasur 80 kërkesa për këtë dokument, këtë vit janë rreth 20 më pak.
    “Gjatë këtij 6 mujori kanë kërkuar certifikatën e sjelljes së mirë 65 mjekë. Duke e krahasuar me 6 mujorin e vitit të kaluar shihet një rënie e lehtë e kërkesës për marrjen e kësaj certifikatë. Gjatë vitit 2024, në 6 mujorin e parë kanë qenë rreth 80 kërkesa, ndërsa në total kanë qenë 150 certifikata”.
    Frenimin e mjekëve për të punuar jashtë vendit, Presidenti i Urdhrit të Mjekut, Dritan Trepça e lidh me përmirësimin e infrastrukturës në sistemin shëndetësor, si dhe me politikat e ndërmarra së fundmi nga qeveria për rritjen e pagave.
    “Mendoj se përmirësimet që janë bërë në infrastrukturën shëndetësore, si dhe rritja e pagave, që u bë këtë vit në të gjithë sistemin shëndetësor”
    Edhe, pse jo në shifra të kënaqshme, pozitive për Trepçan shihet fakti që ka mjek, të cilët po rikthehen për të kontribuar në sistemin tonë shëndetësor, pas një eksperience të fituar në vendet e BE-së.

  • Rënia e turizmit/ Largohen pushuesit nga Kosova, ikin edhe turqit, polakët dhe spanjollët

    Rënia e turizmit/ Largohen pushuesit nga Kosova, ikin edhe turqit, polakët dhe spanjollët

    Turizmi po shfaq tendenca të reja përgjatë këtij viti. Në total, ritmet e hyrjes së shtetasve të huaj në vend janë ngadalësuar ndjeshëm, në krahasim me vitin e mëparshëm. Për janar-korrik në vend kanë hyrë 6.58 milionë shtetas të huaj, me rritje 3.5% me bazë vjetore, nga 23% të njëjtën periudhë të një viti më parë. Edhe në korrik shifrat ishin të vakëta, me 1.82 milionë hyrje, ose vetëm 0.4% më shumë se korriku 2024.

    Nëse e shohim gjeografinë sipas shteteve, faktori kryesor që po e ndikon ngadalësimin e turizmit është Kosova. Në 7 mujorin 2025 hynë gjithsej 2.3 milionë shtetas nga Kosova, me rënie 5%, ose 121 mijë shtetas më pak. Për shkak të peshës së lartë që zë turizmi nga shteti fqinjë, me 35% të totalit për 7 mujorin, efekti është i dukshëm. Edhe në korrik hyrjet nga Kosova ranë me 6%.

    Zbehja e turizmit patriotik lidhet me tre arsye. Së pari, që nga janari 2024 Kosova lëviz pa viza në shtete e BE-së, duke bërë që një pjesë e pushuesve me aftësi të lartë paguese të shkojnë në vende të tjera. Së dyti, shtrenjtimi i çmimeve në Shqipëri i ka larguar shumë të tjerë. Së treti, rënia e euros e bën të paleverdishëm monedhën e përbashkët që përdor Kosova, në krahasim me shtetet që e përdorin të njëjtën valutë, si psh Greqia.

    Edhe italianët, grupi i dytë më i madh i turistëve në vend, me 10% të totalit po largohen gradualisht për shkak të rritjes së çmimeve. Për 7 mujorin, hyjnë 664 mijë shtetas italianë, me rritje 4.5%. Në të njëjtën periudhë të një viti më parë zgjerimi kishte qenë 47%.

    Maqedonia e Veriut vijon të mbetet besnike ndaj plazheve shqiptare, me rritje përkatësisht 11.3% për 7 mujorin, por me ngadalësim prej 1.3% në korrik. Në rënie të fortë në korrik ishte dhe Mali i Zi (-25%), ndërsa për 7 mujorin tkurrja është gati 2%.

    Greqia vijon me rritje, 12% për 7 mujorin dhe 7.4% për korrikun.

    Në rënie janë vizitat nga Turqia, që në korrik ranë me 33% dhe për 7 mujorin me 8.3%.

    Në rënie janë dhe polakët, që u tkurrën 12% në korrik dhe po aq për 7 mujorin, e spanjollët me tkurrje 5.3% për 7 mujorin. Operatorët turistikë pohojnë se tkurrja ka ardhur kryessht nga largimi i turistëve individualë.

    Janë rikthyer serbët, me 16% më shumë hyrje për 7 mujorin, ose 77 mijë. Në korrik rritja është më e fortë, me 28%, teksa ata po preferojnë kryesisht jugun.

    Në rritje të fortë ishin hyrjet nga Franca e Gjermania, përkatësisht me 47% dhe 27% për 7 mujorin./MONITOR

  • Tregu i sigurimeve përmirësoi lehtë rritjen gjatë korrikut

    Tregu i sigurimeve përmirësoi lehtë rritjen gjatë korrikut

    Tregu i sigurimeve e përmirësoi lehtë rritjen gjatë muajit korrik. Sipas të dhënave nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF), për 7-mujorin tregu raportoi prime të shkruara bruto në vlerën e 15.5 miliardë lekëve, në rritje me 9% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.Rritja është zgjeruar nga niveli prej afërsisht 8% i 6-mujorit, por megjithatë në masën dërrmuese ajo vazhdon të vijë nga sigurimet e detyrueshme motorike, ndërsa shumica e produkteve të sigurimit vullnetar janë në rënie.Sigurimet e detyrueshme motorike për përgjegjësitë ndaj palëve të treta u rritën me 13.1% në 7-mujorin e parë të viti. Normat më të larta të rritjes u regjistruan në produktin e sigurimit të brendshëm TPL, me 13.5% dhe Kartonit Jeshil, me 13.3%. Pjesërisht, rritja e sigurimit TPL i detyrohet shtrenjtimit mesatar të çmimeve, pas fillimit të aplikimit të rregullores që parashikon diferencimin e primeve mbi bazën e disa elementeve të rrezikut.Tashmë, pesha e sigurimeve të detyrueshme motorike në sigurimin e Jo-Jetës ka arritur në 66%, nga 63.3% që kishte qenë më parë.Shumica e produkteve të sigurimit vullnetar janë në rënie. Rritje me ritme të kënaqshme këtë vit po shënojnë vetëm sigurimi Kasko dhe sigurimi i përgjegjësive civile.Produkti më i rëndësishëm i sigurimit vullnetar, sigurimi i pronës nga zjarri dhe fatkeqësitë natyrore, është në rënie me 2.5% krahasuar me një vit më parë. Ky produkt sjell vetëm 11% të primeve në tregun e Jo-Jetës, nga 12.3% një vit më parë.Në pjesën më të madhe, kontratat e sigurimit për këtë produkt janë të lidhura me sigurimin e kolateraleve, për kreditë bankare, duke bërë që edhe ky produkt faktikisht të jetë më shumë i detyrueshëm sesa vullnetar.Situata paraqitet e ngjashme edhe në tregun e sigurimit të jetës. Primet e shkruara bruto u rritën me 13.2% për 7-mujorin e parë të vitit, por edhe në këtë rast rritja është përcaktuar në masën dërrmuese nga sigurimi i jetës së debitorit, me më shumë se 81% të primeve të shkruara bruto. Edhe ky është një produkt i kërkuar në shumicën e rasteve në mënyrë të detyrueshme nga bankat dhe institucionet financiare ndaj huamarrësve.Nga ana tjetër, vlera e dëmeve të paguara për 7-mujorin është në rritje shumë të lehtë me 0.9% krahasuar me një vit më parë. Kompanitë e sigurimeve paguan gjithsej 4.8 miliardë lekë dëme.Dëmet janë rritur me ritme më të larta në segmentin e sigurimit të Jetës, me 14%, ndërsa në tregun e Jo-Jetës rritja është më e vogël, me 2.5%. Por, dëmet e paguara me objekt Fondin e Kompensimit të Byrosë Shqiptare të Sigurimeve kanë pësuar rënie të ndjeshme gjatë 7-mujorit, duke bërë që rritja e dëmeve bruto për totalin e tregut të jetë e vogël.Burimi: AMFKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.