Tag: mujore

  • Paga mesatare bruto mujore arrin 82,210 lekë

    Paga mesatare bruto mujore arrin 82,210 lekë

    Paga mesatare bruto mujore në vend gjatë tremujorit të parë të vitit 2025 arriti në 82,210 lekë, sipas të dhënave zyrtare të publikuara nga Instituti i Statistikave (INSTAT). Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, kjo shënon një rritje prej 11.6%.
    Nëse krahasohet me tremujorin e fundit të vitit 2024, është regjistruar një rënie prej 1.43%, pasi në atë periudhë paga mesatare mujore kishte qenë 83,401 lekë.

    Sektorët me pagat më të larta vijojnë të jenë aktivitetet financiare dhe të sigurimit, si dhe informacioni dhe komunikacioni, të cilat tradicionalisht qëndrojnë mbi mesataren kombëtare për shkak të kërkesës për aftësi të specializuara dhe rolit të teknologjisë në zhvillim.

  • Kosova katër muaj pa kuvend, deputetët marrin paga

    Kosova katër muaj pa kuvend, deputetët marrin paga

    Katër muaj pas mbajtjes së zgjedhjeve, Kuvendi i Kosovës ende nuk është konstituuar, ndërsa deputetët vazhdojnë të paguhen rregullisht me paga mujore që kapin shumën mbi 1,500 euro, pavarësisht mungesës së punës efektive. Deputetët e Kosovës po vazhdojnë të paguhen, ndonëse punë efektive nuk janë duke bërë.Legjislatura e nëntë e Kuvendit po vazhdon të mbetet e pa konstituuar, edhe pse tashmë janë bërë gati katër muaj nga përfundimi i zgjedhjeve.Edhe tentativa e 26-të e mbajtur sot ka dështuar, derisa seanca e radhës do të mbahet nesër.E pavarësisht këtyre dështimeve dhe mos punës atyre pagat po u dalin në llogari.Eugen Cakolli, hulumtues në Institutin Demokratik të Kosovës ka thënë se ndonëse Kuvendi po qëndron i bllokuar për disa muaj deputetët nuk po mërziten për këtë çështje.Kjo për shkak se ata po vazhdojnë të marrin paga.“Në total, mbi 300 mijë euro paga nga taksat e qytetarëve – për më pak se dy orë punë efektive, e pa asnjë vendim të marrë”, shkroi Cakolli në Facebook.Kurse, Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi ka treguar se sa janë duke u paguar deputetët.”Sipas Ligjit për Pagat në Sektorin Publik, paga bruto mujore e një deputeti është afërsisht 1,859 euro, deri më 30 qershor 2025. Pas kësaj date paga bëhet 1,914 euro”, deklaroiAi thotë se parlamentarët madje kanë të përfshirë meditjet në pagën e tyre fikse mujore.”Mëditja është integruar në pagën e tyre fikse mujore, ku legjislatura e 8-të e ka bërë këtë ndryshim. Deputetët nuk përfitojnë më kompensime/mëditje shtesë për pjesëmarrje në seanca plenare, përfshirë edhe ato për tentimet për konstituim të Kuvendit”.Për pagat e tyre jenë pyetur edhe disa deputetë, nëse janë duke i marrë ato.Mirëpo, disa prej tyre nuk u pëlqen të pyeten nëse i meritojnë ato.“Nja 1500 euro na kanë dalë pa komisione apo shtesa të tjera. Kjo paga bazë është, se po mendojnë që marrim mëditje, e kam një pagë”, ka thënë Bekë Berisha, deputet i AAK-së.Kjo pyetje nuk i ka pëlqyer deputetit të PDK-së, Rashit Qalaj, i cili i tha gazetarëve se nuk është punë e tyre të diskutojnë për pagat e deputetëve.“Mendoj se nuk është e juaja të diskutoni për pagën e deputetit”, tha Qalaj.Për çështjen e pagave u pyet edhe deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, i cili tha se kjo është çështje procedurale e ligjore.“Nuk vendos unë për pagën, është çështje procedurale dhe ligjore. Puna po bëhet, seancat thirren sipas rregullores. Deputetët kanë detyrim të marrin pjesë dhe të përfaqësojnë qytetarët, kjo është përgjegjësi kushtetuese,” deklaroi Zemaj.Kurse, Nezir Kraki deputet nga Vetëvendosje tha se nuk e di nëse i ka dalë paga dhe as nuk e di sa është paga e deputetit.Paga bazë e një deputeti në Kosovë është 1,547 euro në muaj ose 18,564 euro në vit.Kompensimi mujor për pjesëmarrje në seanca plenare është 240 euro, ndërsa kompensimi për mbledhje të komisioneve është 160 euro.Të 120 deputetët kanë edhe të drejtën e mbulimit të shpenzimeve të qëndrimit dhe udhëtimit brenda dhe jashtë vendit me detyra zyrtare.Deri më tani, deputetët kanë kaluar vetëm dy pika të agjendës së seancës konstituive: raportin e Komisionit të përkohshëm për verifikimin e mandateve dhe atë të betimit të deputetëve.Por, procesi ka ngecur te pika e tretë: zgjedhja e kryeparlamentarit.Kandidatja e LVV-së për kryetare të Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, po konsiderohet si figurë përçarëse nga dy parti parlamentare: PDK-ja dhe AAK-ja.Këto dy subjekte kanë kërkuar që LVV-ja të nxjerrë emër tjetër për kryeparlamentar. LDK-ja, ndërkaq, ka thënë se nuk ka vota për asnjë të propozuar të LVV-së për postin e kryeparlamentarit.Propozimi për kryeparlamentar është e drejtë ekskluzive e fitueses së zgjedhjeve, LVV-së, e cila ngul këmbë se Haxhiu e meriton të zgjidhet dhe, ndonëse ka kërkuar marrëveshje politike me partitë e tjera, e ka përjashtuar mundësinë të sjellë kandidat tjetër pos saj.Deputetët duhet ta zgjedhin kryetarin dhe pesë nënkryetarët për ta konstituuar përfundimisht Kuvendin e ri.Vetëm pas konstituimit të Kuvendit mund të formohet Qeveria e re./ Fatos ShalaKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Yield-et e bonove 12-mujore bien përsëri poshtë normës bazë

    Yield-et e bonove 12-mujore bien përsëri poshtë normës bazë

    Yield-et e bonove 12-mujore pësuan rënie në muajin maj, duke zbritur përsëri poshtë normës bazë të interesit.Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, yield-i mesatar i ponderuar zbriti në 2.73%, nga 2.78% që kishte qenë në ankandin e mëparshëm. Krahasuar me një vit më parë, yield-i i bonove 12-mujore paraqitet në rënie me 0.68 pikë përqindje.Gjithashtu, bonot 12-mujore kanë prekur sërish nivelin minimal historik relativ, në raport me normën bazë të interesit.Në fillim të këtij muaji, edhe bonot 3-mujore, në një emetimet e tyre të rralla në vitet e fundit, shënuan një yield prej 2.6%, dukshëm poshtë normës bazë të interesit.Tregu vazhdon të karakterizohet nga një kërkesë e lartë e investitorëve. Në ankandin e kësaj jave, shuma totale e kërkuar në ankand arriti në 11.2 miliardë lekë, kundrejt një shume të shpallur prej 9.5 miliardë lekësh. Pro rata apo pjesa e pranuar e kërkesave konkurruese zbriti në 21%.Në analizat e fundit, Banka e Shqipërisë vlerëson se, përtej kahut lehtësues të politikës monetare, rënia e yield-eve ka reflektuar nevojën më të ulët për fonde nga ana e qeverisë në këtë periudhë, përballë një kërkese të lartë nga ana e investitorëve. Në këtë drejtim, evidentohet edherritja e interesit të investitorëve të huaj për të investuar në tituj borxhi të qeverisë shqiptare në monedhë vendase, nxitur edhe nga përmirësimi i fundit i vlerësimeve të agjencive ndërkombëtare për borxhin sovran të vendit.Konkurrenca nga investitorët e huaj duket se po sjell më shumë trysni rënëse mbi yield-et, ndërsa ka ndikuar në zbutjen e pjerrësisë së kurbës së yield-eve.Nga ana tjetër, edhe ulja e kërkesës së qeverisë për financim në tregun e brendshëm po ndikon në uljen e yield-eve. Këtë vit, qeveria ka planifikuar një deficit buxhetor në vlerën e 68 miliardë lekëve, në rritje me 19% krahasuar me një vit më parë (në terma realë sa 2.6% e PBB-së, nga 2.3% e PBB-së një vit më parë). Megjithatë, një pjesë e deficitit të planifikuar buxhetor të këtij viti do të financohet nëpërmjet Eurobondit prej 650 milionë eurosh të emetuar në muajin shkurt në Bursën e Londrës.Rritja e kërkesës dhe ulja e ofertës së insturmenteve të borxhit ka bërë që yield-et të ndjekin një tendencë në rënie për të gjitha maturitetet.Yield-i i obligacioneve 15-vjeçare pësoi një tjetër rënie në ankandin e kësaj jave dhe arriti një nivel të ri të ulët historik, prej 5.57%. Yield-i i këtyre instrumenteve ka rënë për të gjashtin ankand radhazi dhe ka prekur nivelin më të ulët historik./ E.ShehuBurimi: AMFKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Shtresa e mesme nën presionin e kostove të larta të jetesës!

    Shtresa e mesme nën presionin e kostove të larta të jetesës!

    Kostot e jetesës për shtresën e mesme janë rritur vitin e fundit më shumë se të ardhurat, treguan rezultatet e anketës së “Monitor” me 271 pjesëmarrës, 95% e të cilëve ishin të arsimuar me paga të larta. 49% pohuan se kostot e jetesës ishin përkeqësuar në krahasim me fillimin e vitit 2024. Rreth 70% pohuan se pjesa më e madhe e të ardhurave mujore shkonin për blerjen e ushqimeve, të ndjekura nga strehimi dhe shërbimet shëndetësore. Dypunësimi, rritja profesionale, emigrimi, shkurtimi i shpenzimeve për argëtim etj., janë disa kundërpërgjigje për shtrenjtimin e jetesës. Ulja e taksave dhe rritja e pagave, së bashku me përmirësimin e arsimit dhe shëndetësisë, sugjerohen si zgjidhje
    Rritja e kostove të jetesës nga çmimet më të larta të ushqimeve, qirave, shërbimeve shëndetësore dhe arsimore gjatë vitit të fundit kanë vënë në vështirësi shtresën e mesme, sipas një ankete që “Monitor” zhvilloi me 271 persona në shkurt-mars 2025, ku 95% e tyre ishin me arsim të lartë dhe studime pasuniversitare. Rezultatet e anketës treguan se personat e arsimuar (58% kishin të ardhura familjare mbi 100 mijë lekë në muaj) shumicën e shpenzimeve mujore i çojnë për ushqime dhe strehim.
    Gati 49% pohuan se kostot e jetesës ishin përkeqësuar në krahasim me fillimin e vitit 2024, ndërsa 12% pohuan se niveli i tyre i jetesës ishte përmirësuar, pjesa tjetër ishte njësoj. Shumica pohuan se kishin vështirësi të përmbushnim nevojat mujore me ushqime dhe me strehim.
    Për të përballuar rritjen e kostove të jetesës, një pjesë e madhe po bënin më shumë se një punë ose kishin shkurtuar shpenzimet për argëtim etj. Shumica vlerësuan se rritja e pagave dhe përmirësimi i shërbimeve arsimore dhe shëndetësore bashkë me uljen e taksave do t’i ndihmonin.
    Ballafaqimi i të dhënave tregon se kostot e jetesës në kryeqytet janë rritur më shumë se të ardhurat e shtresës së mesme nga paga dhe biznesi. Çmimet e qirave, banesave, ushqimeve dhe shërbimeve arsimore janë rritur më shumë se pagat e tyre. Nga 271 personat që plotësuan sondazhin, 95% e tyre jetonin në Tiranë dhe 75% e tyre ishin në grupmoshën 35-54 vjeç. Shumica e pjesëmarrëseve, 66%, ishin të martuar.
    Anketa e “Monitor” ishte me një kampion rastësor dhe që nuk synoi gjetje shkencore, por ka “fotografuar” gjendjen financiare të shtresës së mesme të mirarsimuar dhe me paga mbi mesataren në Tiranë.
    Pas pandemisë Covid-19, çmimet e mallrave dhe shërbimeve kryesisht në Tiranë u bënë më të shtrenjta. Zhvillimet demografike kanë rritur trysninë në kryeqytet dhe nga ana tjetër, gjithnjë e më shumë të rinj zgjedhin të emigrojnë. Bizneset në kryeqytet po vuajnë mungesën e punonjësve në një kohë që kërkesa po rritet nga prurjet vizitorëve të huaj. Këto zhvillime kanë ndihmuar në rritjen e çmimeve në Tiranë më shpejt se në qarqe, por ndërkohë pagat nuk janë rritur në atë masë sa të përballojnë kostot në rritje, pohuan pjesëmarrësit në sondazh.
    “Kam kërkuar rritje page, por asgjë. Mundohem të mos sëmurem dhe të më gatuajnë prindërit. Njësoj për fëmijët mundohem të mos shpenzoj shumë, nuk i nxjerr në parqe, rrimë në shtëpi në fundjavë”, – tha një i anketuar.
    Për 70%, shpenzim kryesor mujor është ushqimi
    Përballimi i nevojave mujore për ushqime nuk është stres vetëm për të varfrit, por edhe për shtesën e mesme me arsim të lartë dhe me paga të mira për tregun shqiptar. Nga 271 pjesëmarrësit në sondazh, 70% e tyre pohuan se pjesa më e madhe e të ardhurave mujore shkonin për blerjen e ushqimeve.
    58% e tyre pohuan se kishin paga mbi 100 mijë lekë në muaj, nivel më i lartë se paga mesatare në rang vendi. Rreth 16% e tyre pohuan se kishin paga ndërmjet 80-100 mijë lekë në muaj, 18% merrnin paga ndërmjet 50-80 mijë lekë në muaj, 6% kishin paga 40-50 mijë lekë në muaj dhe një pjesë tjetër, 2.6%, kishin paga më të ulëta se paga minimale 40 mijë lekë në muaj.
    Çmimet e ushqimeve në Shqipëri gjithnjë rriten më shumë se mesatarja e përgjithshme. Vendi ynë është importues neto dhe konsumi në një pjesë të madhe të mallrave mbulohet nga importet. Vitin e kaluar, inflacioni mesatar në vend u rrit me 2.1%, ndërsa çmimet mesatare të ushqimeve u rritën me 2.6%.
    “Kam reduktuar daljet, blej ushqime me çmime më të lira, edhe pse janë të cilësisë më të dobët, kam reduktuar udhëtimet me makinë dhe vizitat tek të afërmit”, komentoi një pjesëmarrës në anketë.
    Rritja e kostove të jetesës dhe sidomos ushqimeve, po ekspozon një pjesë të madhe të qytetarëve ndaj pasigurisë ushqimore. Për të mbajtur kostot në kontroll synojnë blerje të lira që nuk janë shumë të sigurta.
    Në shportën e mallrave për llogari të inflacionit, INSTAT përllogarit se ushqimet zënë 40% të shpenzimeve mujore të familjeve shqiptare. Mirëpo anketat e “Monitor” kanë treguar se ushqimet një peshë shumë më të lartë në buxhetet e pensionistëve dhe atyre me paga minimale.
    Madje anketa e fundit tregoi se personat me të ardhura mbi mesataren nuk arrinin të plotësonin të gjitha shpenzimet mujore me ushqimet e dëshiruara për ta, si bananet dhe fruta të tjera.
    “Kemi ulur blerjet e panevojshme, fruta ekzotike apo shumë fruta të mos i marrim. Çdo gjë që nuk na duhet, tani nuk e marrim. Çmime të frikshme”, tha një tjetër i anketuar.
    Tani këndet e supermarketeve me oferta janë më të frekuentuarat. Menaxherët tregojnë se më parë, ofertat parapëlqeheshin nga një e katërta e blerëseve, por tani kjo përqindje është rritur. Konsumatorët janë bërë më të vëmendshëm për mundësitë që ofrojnë çmimet duke ndryshuar shpesh edhe vendin e furnizimit. “Bëj magazinimin e ushqimit me çmim më të lirë (kur gjej). Pazarin e fruta perimeve, aty ku ka ulje vetëm” tha një tjetër pjesëmarrës.
    Konsumatorët kanë ulur sasinë e blerjeve prej rritjes së çmimeve. P.sh. nëse më parë furnizimet për artikujt e shportës bëheshin me disa kilogram, tani furnizimet në sasi kanë pësuar rënie, pohojnë tregtarët e pakicës. Janë shmangur furnizimet që bliheshin për një kohë të gjatë. Më së shumti ndryshimi i zakoneve të blerjeve po ndodh te shtresa e mesme, pasi mbi këtë nivel, konsumatorët kanë mbajtur qasjen të pandryshuar.
    Pjesa më e madhe e pjesëmarrësve në anketë, mbi 44%, pohuan se shpenzonin mbi 50 mijë lekë në muaj për ushqim, 35% shpenzonin ndërmjet 30-50 mijë lekë në muaj, 20% shpenzonin 10-30 mijë lekë në muaj dhe 0.4%, më pak se 10 mijë lekë në muaj.
    Pas ushqimit, strehimi rëndon më shumë
    Për familjet e shtresës në mesme, në vitin 2025, kostot e strehimit, shërbimeve shëndetësore dhe arsimit janë duke rënduar buxhetet e tyre. Më shumë se 14% e pjesëmarrësve në sondazh pohuan se shpenzimi kryesor mujor i tyre ishte strehimi (kredia ose qiraja), për 4.4% të të anketuarve, shpenzimi kryesor ishin shërbimet shëndetësore; për 3.7% ishin shërbimet arsimore, dhe për 5,5% të pjesëmarrësve, shpenzimi kryesor mujor lidhej me nevoja të tjera.
    Rreth 41% e pjesëmarrësve nuk kishin shpenzime për strehimin të tilla si qira apo kredi, por pjesa tjetër po përballet me kosto në rritje në këtë drejtim. 27% e të anketuarve pohuan se kishin shpenzime mujore mbi 40 mijë lekë për shlyerjen e kredive apo qirasë mujore, 20% pohuan se shpenzimet për strehimin ishin ndërmjet 20-40 mijë lekë në muaj, 6.6% pohuan se shpenzonin për strehimin ndërmjet 10-20 mijë lekë në muaj dhe 5.1%, më pak se 10 mijë lekë në muaj.
    “Kam nevojë të zgjerohem për strehim, por çmimet janë aq të larta sa më detyrojnë që të vijoj të jetoj në një apartament të vogël banimi, edhe pse me fëmijë adoleshent në ngarkim”, tha një pjesëmarrës në anketë. “Unë jam 31 vjeç dhe punoj në një departament shumë të mirë në sektorin bankar. Të ardhurat i kam mbi 100.000 lekë. Apartamenti në të cilin jetoj (2+1, 87 m²) është blerë nga kursimet e prindërve dhe kursimet e mia në vitin 2020.
    Vlera e këtij apartamenti është rritur sot deri me 125% çmim shitje, por pa një rritje të arsyeshme, qoftë në kërkesë reale për banesa, si p.sh. në përmirësim të zonës përreth banesës, apo një rritjeje eksponenciale brenda këtyre 5 viteve në kosto ndërtimi (e njoh sepse kam qenë ‘head of audit’ në shoqëri ndërtimi).
    Për ta përmbyllur arsyetimin, mendoj se kjo rritje në vlerën e pronës sime është vetëm copëz në mozaikun e flluskës së pasurive të paluajtshme në vendin tonë”, tha një pjesëmarrës në anketën e “Monitor”. Rritja e peshës së shpenzimeve për arsimin është më e dukshme tek të anketuarit që jetojnë në Tiranë.
    Arsimi dhe shëndeti, shpenzimet në rritje
    Për 8% të pjesëmarrëseve në sondazh, arsimi dhe shëndetësia zënë pjesën kryesore të shpenzimeve mujore. Për 4,4% të pjesëmarrësve, shërbimet shëndetësore ishin shpenzimi kryesor në familjet e tyre kurse për 3.7% të anketuarve, arsimi. Personat që kanë në përbërje të familjeve të tyre pensionistë përballen me shpenzime të mëdha mujore për ekzaminime dhe ilaçe. Të dhëna të tjera tregojnë se vit pas viti, barra e sëmundjeve në popullatë po rritet dhe moshat e reja po preken nga sëmundje jokronike.
    Krahas këtyre zhvillimeve, njerëzit po ndërgjegjësohen gjithnjë e më shumë për shëndetin duke vënë më shumë fonde në dispozicion të tij. “Një pjesë e veshjeve dhe ilaçeve i blej jashtë vendit. Këtu janë më shtrenjtë” tha një pjesëmarrës në sondazh.
    Një tjetër komentoi se “po ulim shpenzimet për ushqim e shërbime shëndetësore, ndodh që të marrim gjysmat e mjekimeve kur lind nevoja”. Teksa një tjetër pohoi se “ruhem që të mos sëmurem që të reduktoj shpenzimet për mjekim”. 35% e personave që plotësuan sondazhin pohuan se shpenzojnë për shëndetin (vizita, mjekime, barna) 5-10 mijë lekë në muaj, 24% shpenzojnë më pak se 5 mijë lekë, 22% shpenzojnë ndërmjet 10-20 mijë lekë në muaj, 10.7% shpenzojnë më shumë se 20 mijë lekë në muaj dhe 9.2% nuk shpenzojnë, sepse nuk kanë mundësi.
    Për familjet me fëmijë duket se shpenzimet kryesore janë ato për arsimim. Sidomos familjet që i shkollojnë fëmijët në shkollat private. Një i anketuar tha se “i mbuloj shpenzimet për arsim nëpërmjet financimit me kredi dhe kam hequr dorë tërësisht nga argëtimi”.
    Nga 271 pjesëmarrësit në anketë, 25% pohuan se shpenzojnë mbi 20 mijë lekë në muaj për shërbime arsimore; 16% ndërmjet 5-10 mijë lekë në muaj; 14% më pak se 5 mijë lekë dhe 32% pohuan se nuk përballen me shpenzime për arsimin, pasi nuk kanë fëmijë ose i kanë mbaruar studimet. Rritja e tarifave të shkollave private në Shqipëri pas pandemisë ka qenë në një tendencë rritje të vazhdueshme. Mësuesit në shkollat private, veçanërisht ata me përvojë dhe kualifikime të larta, kërkojnë paga konkurruese, sidomos në një treg ku emigrimi i profesionistëve ka krijuar mungesë specialistësh.
    Pas pandemisë, disa shkolla rritën pagat për të mbajtur dhe për të tërhequr staf cilësor, duke reflektuar këtë në tarifat e shkollimit. Të dhënat tregojnë se tarifat e shkollimit pas pandemisë janë rritur minimalisht me 300 euro në vit. Kostoja mujore mesatare për një fëmijë në shkollë private është 600 euro – tarifë shkolle, ushqim, transport dhe programet pas shkolle.
    Transporti dhe faturat utilitare, ja se shpenzojnë
    Çmimet e larta të karburanteve, pagesat në tolle, tarifat e parkingjeve dhe shërbimin e makinave (servisin) së bashku me faturat e ujit dhe të dritave janë pjesë e rëndësishme e kostove mujore të personave të arsimuar që jetojnë kryesisht në Tiranë.
    45% e të anketuarve pohuan se shpenzojnë 5-12 mijë lekë në muaj për shërbimet e transportit, 20% shpenzojnë 15-30 mijë lekë në muaj. 3,3% shpenzojnë më shumë se 30 mijë lekë në muaj dhe 7.4% i kanë eliminuar shpenzimet në këtë zë për shkak të pamundësisë.
    Faturat e energjisë dhe ujit zënë një pjesë të rëndësishme të shpenzimeve mujore. Mbi 38% e pjesëmarrësve pohuan se paguajnë 10-15 mijë lekë në muaj për ujë dhe energji, 36% pohuan se paguajnë ndërmjet 5-10 mijë lekë në muaj, 18.5% pohuan se paguajnë fatura ndërmjet 15-20 mijë lekë në muaj, 5.5% pohuan se paguajnë mbi 20 mijë lekë në muaj dhe 1.1%.
    Shtresa mesme, pak shpenzime për argëtimin
    Kur flitet për rritjen e kostove, shkurtimi më i madh i shpenzimeve bie mbi argëtimin. Një i anketuar tha se “çdo ditë mundohem të kursej dhe të ul shpenzimet në maksimum, duke hequr dorë nga ato jo të domosdoshme, si argëtimi”.
    Rreth 66% e pjesëmarrësve pohuan se shpenzojnë për argëtim më pak se 10 mijë lekë në muaj. 10.3% pohuan se kanë eliminuar tërësisht shpenzimet e argëtimit pasi nuk kanë mundësi t’i përballojnë.
    Rreth 15% pohuan se shpenzojnë ndërmjet 10-15 mijë lekë në muaj, 11% ndërmjet 15-20 mijë lekë në muaj dhe vetëm 8.5% më shumë se 20 mijë lekë në muaj.
    41%, në pamundësi për të kursyer
    Një pjesë e madhe e shtresës së mesme mbi 41% nuk kanë mundësi të kursejnë për shkak të pamundësisë për të përmbushur nevojat aktuale. 28% e pjesëmarrësve pohuan se nuk mund të kursejnë nga pamundësia, teksa 14% pohuan se jo vetëm që nuk kursejnë po janë edhe në borxhe.
    Një pjesë e konsiderueshme, rreth 17%, pohuan se kursejnë mbi 30 mijë lekë në muaj, 15% pohuan se kursejnë ndërmjet 10-20 mijë lekë në muaj, 14% kursejnë më pak se 10 mijë lekë në muaj, 7% pohuan se kursejnë ndërmjet 25-30 mijë lekë në muaj dhe 4.8%, ndërmjet 20-25 mijë lekë në muaj.
    Për 49%, niveli i jetesës është përkeqësuar nga 2024 në 2025
    Rreth gjysma e pjesëmarrësve në anketë pohuan se, niveli i jetesës është përkeqësuar vitin e fundit, 39% pohuan se ka mbetur njësoj dhe vetëm 12% pohuan se është përmirësuar.
    Kjo gjetje sugjeron se pasuria nuk po shpërndahet në mënyrë të barabartë. Teksa ekonomia rritet, përfitimet shpërndahen në pak persona, teksa të tjerët rëndohen më tej nga rritja e çmimeve të mallrave dhe shërbimeve. 59% pohuan se të ardhurat mujore nuk janë të mjaftueshme për të mbuluar nevojat bazë dhe 41% pohuan se ishin të mjaftueshme.
    Rreth 25% e pjesëmarrësve thanë se kishin vështirësi të përmbushnin të gjitha nevojat mujore për ushqime, 25% kishin vështirësi për shpenzimet e strehimit, 5% kishin vështirësi të përballonin arsimin e fëmijëve, 5% nevojat shëndetësore dhe një pjesë tjetër 41% thanë se nuk mund të përballojnë të papriturat, udhëtimet, argëtimet, veshjet, pushimet, blerjet e mëdha, këstet e kredisë, etj.
    Kostot e rritura, si po përballohen
    Dypunësimi, shkurtimi i shpenzimeve për argëtim, blerje në oferta, rritje profesionale, emigrim etj., janë disa nga masat që shtresa e mesme e arsimuar ka ndërmarrë ndaj kostove më të larta të jetesës.
    Një i anketuar komentoi se “nuk kam marrë asnjë masë momentalisht, por po konsideroj një punë e tjetër apo të largohem nga vendi”. Një tjetër tha se “nuk mund të punoj më shumë për shkak se dua të kaloj më shumë kohë me fëmijët e mi”.
    Një shumicë e konsiderueshme pohuan se bëjnë nga dy ose tre punë për të përballuar kostot në rritje. “Bëj tre punë” tha një pjesëmarrës në anketë.
    Një tjetër tha “dypunësim dhe shmangie taksash. Të merr shteti e nuk të jep asgjë mbrapsht. Dëm është për pensionet në të ardhmen, por ne po vdesim sot. Ç’më duhet e nesërmja, të paktën të çojmë fëmijët jashtë, të shohin një të ardhme” komentoi një tjetër”.
    Një pjesë tjetër po shkurtojnë shpenzimet për të përballuar kostot në rritje. “Blej vetëm gjërat e domosdoshme dhe bazë” – komentoi një pjesëmarrës. Një tjetër tha se “çdo ditë dhe më shumë mundohem të kursej dhe të ul shpenzimet në maksimum, duke hequr dorë nga shpenzimet jo të domosdoshme”. Një pjesëmarrës referoi “duke kursyer te sasia dhe cilësia së ushqimeve dhe duke ulur vlerën për argëtim”. “Duke mos bërë kurrë pushime” komentoi një tjetër.
    Një pjesë tjetër pohoi se po marrin në konsideratë emigrimin pikërisht nga kostot e larta të jetesës. “Jam duke punuar në një shtet europian por i riregjistruar në Shqipëri. Dhe mendoj të transferohem përgjithmonë nga Shqipëria”.
    Ulja e taksave dhe rritja e pagave shihen si zgjidhje
    Shumica e pjesëmarrësve në anketë pohojnë se rritja e pagave, ulja e taksave dhe përmirësimi i shërbimeve shëndetësore dhe arsimore lehtësojnë barrën e kostove të jetesës për shtresën e mesme të arsimuar. Të anketuarit dhanë më shumë se një sugjerim për lehtësimin e kostove, por 79% (214 persona) mendojnë se mjeti kryesor është rritja e pagave.
    Nga 271 të anketuar, 150 prej tyre mendojnë se ulja e taksave është mjet efikas, dhe 185 pohuan se përmirësimi i shërbimeve arsimore dhe shëndetësore çon në lehtësimin e kostove.
    82 persona mendojnë se një nga tre zgjidhjet është mbështetja financiare për familjet me të ardhura të ulëta dhe 62 pjesëmarrës konsiderojnë si mjet të rëndësishëm subvencionin e energjisë elektrike dhe ujit.
    Një pjesëmarrës sugjeroi se “duhen politika sociale, fëmijët tanë të mos rriten si ne me stresin se si do ta kalojmë muajin. Duhet të mendohet për të ardhmen, hiqni vendet e punës me mik si mësuesit, të cilët ndikojnë drejtpërdrejt në rritjen e brezave. Policia duhet të jetë e pakorruptueshme.
    Një tjetër komentoi se “duhet të ketë kontrolle shumë të rrepta për cilësinë e ushqimeve që tregtohen në mënyrë që qytetarët të mos sëmuren por të jenë më të shëndetshëm. Në këtë mënyrë do të ulen kostot e sistemit shëndetësor”. Një pjesëmarrës tjetër referoi se “lufta ndaj korrupsionit/informalitetit, kontrolli ndaj normave të fitimit për biznesin, bllokimi i përdorimit të parasë nga aktivitete të paligjshme janë masa që lehtësojnë kostot e jetesës”. Një tjetër sugjeroi “mbështetje sociale për fëmijët (mujore) dhe përmirësimi i shërbimeve shëndetësore në shtet (koha) me qëllim që të mos shpenzohet tek spitalet private”
    “Propozimi i politikave mbështetëse për strehimin e familjeve të reja nëpërmjet kredive të buta, banesave me kosto të ulët, subvencioneve” tha një tjetër.
    Një pjesëmarrës sugjeroi “uljen e TVSH-së për ushqimet bazë sepse ndonjëherë shkoj edhe në Kosovë për t’u furnizuar dhe po ju them se janë të paktën 20-30% më të lira se ushqimet këtu”. Një tjetër tha “unë banoj në Tiranë. Rritja e çmimeve të apartamente është çmenduri. Shteti të gjejë forma për ndaljen e këtij ritmi. Shteti të ndërmarre nisma që të rinjtë (studentë, gjimnazistë) të punojnë ‘part time’ nëpërmjet lehtësive fiskale për bizneset që i punësojnë”. Monitor
     

  • Google lançon pamjen e re vizuale të Android

    Google lançon pamjen e re vizuale të Android

    Google tha se ka filluar lançimin e ndërfaqes së re shumëngjyrëshe të Android 16 për përdoruesit që testojnë versionet beta të sistemit operativ.

    QPR1 beta përmban gjuhën e dizajnit Material 3 Expressive prezantuar javën e kaluar dhe përfshin pamje të reja vizuale të lançuesit të aplikacioneve, njoftimeve, ekranit të bllokimit dhe faqes së konfigurimeve të shpejta që duket sikur është inspiruar nga Apple.
    QPR-të, ose lançimet çdo tre mujore të platformës, zakonisht janë përditësime të pasura në veçori të reja krahasuar me përditësimet mujore të sigurisë. Me Android 16 që pritet të lançohet së shpejti për të gjithë, në Vjeshtë do të pasohet nga ky përditësim QPR1 që sjell edhe ndryshimet vizuale.

    Nëse dëshironi të provoni Android 16 e ridizajnuar por nuk jeni regjistruar në fazën beta, Google postoi udhëzimet në rrjetin social Reddit. /PCWorld Albanian

  • Shifrat/ Sa ju kushton parkimi me orë në kryeqytet?

    Shifrat/ Sa ju kushton parkimi me orë në kryeqytet?

    Një i punësuar duhet të paguajë minimalisht 500 deri në maksimalisht 800 lekë në ditë, nëse e lë automjetin në një nga sheshet e parkimit apo rrugët e Tiranës afër vendit të punës. Nëse ai e lë çdo ditë për 22 ditë pune të muajit, për gjithë vitin, i duhet të shpenzojë nga 132 mijë lekë deri në 210 mijë lekë, ose 1350 deri në 2,160 euro, vetëm për të siguruar një vend parkimi. Shpenzimet mujore për parkim llogariten nga 113 deri në 180 euro.
    Parkingu në sheshin “Skënderbej” është parkingu i parë nëntokësor publik i ndërtuar nga Bashkia e Tiranës, i përuruar në vitin 2017. Tarifa e parkimit deri në 3 orë qëndrim është 200 lekë; për 3 deri në 8 orë qëndrim, 500 lekë; për 8 deri në 12 orë qëndrim, tarifa është 800 lekë dhe për 12 deri në 24 orë qëndrim, tarifa është 500 lekë. Bashkia e Tiranës ofron të njëjtat tarifa edhe për parkimet publike si: ai te “7 Xhuxhat” i ndërtuar në 2019; te sheshi “Italia” pranë stadiumit “Air Albania”, i ndërtuar në 2020.
    Ndërsa te parkingjet nëntokësore, si ai i Bulevardit të Ri ndërtuar më 2017 dhe parkingu te Kopshti Zoologjik, që u ndërtua në vitin 2022, tarifat e ofruara janë më të ulëta. Deri në 3 orë qëndrim, tarifa është 100 lekë; për 3 deri në 8 orë qëndrim, 250 lekë, dhe nga 8 deri në 24 orë qëndrim, 300 lekë. Në parkimet e nëndheshme private, tarifat ditore janë më të shtrenjta. Duke iu referuar tarifave të qëndrimit të përkohshëm ditor të automjeteve të publikuara nga qendra tregtare “Toptani”, për 1 orë qëndrim, çmimi është 100 lekë. Tarifa është 200 lekë për 1-3 orë qëndrim; 500 lekë për 3-5 orë qëndrim; 600 lekë për 5-8 orë qëndrim; 800 lekë për 8-10 orë qëndrim; 1,200 lekë për 10-16 orë qëndrim dhe 1,500 lekë për qëndrim nga 16-24 orë.
    Te hotel “Plaza”, çmimet e parkimit ditor nisin nga 200 lekë për 1 orë; 300 lekë për 2 orë qëndrim; 400 lekë për 3 orë qëndrim; 500 lekë për 4 orë qëndrim; 600 lekë për 5 orë qëndrim; 700 lekë për 6 orë qëndrim; 800 lekë për 7 orë qëndrim deri në 1,500 lekë për 24 orë qëndrim. Në shesh-parkimet publike të Bashkisë së Tiranës, tarifat për parkim janë nga 200 deri në 800 lekë, në varësi të orëve të qëndrimit. Deri në 3 orë qëndrim, tarifa është 200 lekë, nga 3 deri në 8 orë qëndrim tarifa është 500 lekë; nga 8 deri në 12 orë qëndrim, është 800 lekë dhe 500 lekë tarifa që paguhet për parkim nga 12 deri në 24 orë.
    Në shesh-parkimet private, tarifat e qëndrimit të automjeteve janë disa herë më të larta. Tarifat për orë nisin nga 100 lekë deri në 300 lekë. Në shesh-parkimin privat krah godinës së Kryesisë së Kuvendit, tarifa e publikuar për parkim është 150 lekë/ora. Deri në 8 orë qëndrim, tarifa e parkimit arrin në 1,200 lekë. Në shesh-parkimin pranë shkollës së mesme “Petro Nini Luarasi”, parkimi kushton 300 lekë/ora. Në Komunën e Parisit ofrohen gjithashtu parkime private në shesh të hapur me çmim 200 lekë/ora
    Sa varion tarifa mujore e parkimit
    Në parkimet publike, tarifa mujore për qëndrimin e mjetit varion nga 5 mijë deri në 12 mijë lekë. Te parkimi i nëndheshëm publik te sheshi “Skënderbej”, tarifa për abonim mujor është 12,300 lekë. Te parkimet e tjera publike, si pranë Kopshtit Zoologjik, liqeni dhe Stacioni i Trenit, paketa mujore është 5,000 lekë. Për familjarët në komplekset apo godinat e banimit, tarifat mujore të parkimit nisin nga 6 mijë lekë deri në 12 mijë lekë në muaj. Në zonën e ish-Bllokut, paketa mujore arrin edhe deri në 20 mijë lekë.
    Në zonën e Freskut, tarifa mujore e parkimit ka arritur 6,000 lekë. Në Kinostudio, 7,000 – 8,000 deri 10,000 lekë. Në Komunën e Parisit 8,000 deri në 12,000 lekë. Tek “Ekspozita Building”, paketa mujore e abonimit për parkim është 10,000 lekë. Pranë qendrës tregtare “Toptani” dhe hotel “Plaza”, tarifa mujore e parkimit është 15,000 lekë. Te hotel “Plaza”, tarifa mujore për abonime periodike javore, nga e hëna deri të premten, është 12,000 lekë në total./MONITOR

  • Prej gati 3 muajsh në qeli, PD kërkon shkarkimin e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj

    Prej gati 3 muajsh në qeli, PD kërkon shkarkimin e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj

    Anëtarët demokratë të Këshillit Bashkiak të Tiranës kanë kërkuar shkarkimin e kryebashkiakut Erion Veliaj nga detyra, për shkak të mungesës së tij të gjatë në detyrë, pas arrestimit të tij në muajin shkurt. Lajmi është konfirmuar nga gazetarja Klodiana Lala. Sipas kërkesës së paraqitur, mungesa e Veliajt ka zgjatur për një periudhë tre-mujore, që përfundon këtë fundjavë, pas datës 10 shkurt 2025, kur ai u arrestua.
    Në kërkesë, specifikohet se kjo mungesë e pandërprerë për një periudhë tre-mujore e bën atë të përfshirë në nenin 62, shkronja c të Ligjit Nr. 139/2015 “Për Vetëqeverisjen Vendore”, i cili parashikon shkarkimin e kryebashkiakut në rastet e mosparaqitjes në detyrë për këtë periudhë.
    Për këtë arsye, anëtarët e Këshillit Bashkiak kërkojnë mbledhjen e Këshillit të Bashkisë Tiranë më 12 maj 2025, ditën e parë të punës pas përfundimit të periudhës tre-mujore, me qëllim zbatimin e legjislacionit në fuqi dhe dërgimin e propozimit për shkarkimin e Erion Veliajt në Këshillin e Ministrave.
    “Bazuar në Ligjin Nr. 139/2015 “Per Vetëqeverisjen Vendore”, të ndryshuar, neni 62, shkronja c, që shprehet se “Kryetari i bashkisë shkarkohet me vendim te Këshillit te Ministrave në rastet kur (pika c: propozohet për shkarkim nga këshilli bashkiak perkates per mosparaqitje në detyre për nje periudhe 3- mujore te panderprere” ju bëjmë me dije se periudha 3-mujore e cituar në ligj përfundon këtë fundjave, pasi ka filluar me datë 10 shkurt 2025 në ditën e arrestimit z. Erion Veliaj.
    Si rrjedhojë, kërkojmë:
    Mbledhjen e Këshillit Bashkiak te Bashkise Tirane, me date 12 maj 2025, dita e parë e punës pas kalimit të afatit 3-mujor të mosparaqitje të pandërprerë në detyre te z. Erion Veliaj, me objekt zbatimin e legjislacionit në fuqi dhe propozimin në Këshillin e Ministrave të shkarkimit të z. Erion Veliaj”, thuhet në kërkesë.

  • Kursime mbi 200 mijë euro, ky është zyrtari publik me pagën më të lartë në Kosovë

    Kursime mbi 200 mijë euro, ky është zyrtari publik me pagën më të lartë në Kosovë

    Një prej zyrtarëve publikë me pagën më të lartë në vend vazhdon të mbetet drejtori menaxhues i Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovë (Trust), Adrian Zalli.
    Pas tij, pason guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Ahmet Ismaili, që paguhet gati sa Zalli.

    Sipas Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit, drejtori Adrian Zalli merr pagë vjetore 56 mijë e 823 euro ose 4 mijë e 735 euro pagë mujore.
    Pagën vjetore, Zalli e ka deklaruar për vitin 2025 në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit (APK), raporton kosovapress.
    Përveç pagës së majme, Adrian Zalli ka deklaruar gjithashtu edhe paratë e gatshme në llogari rrjedhëse, siç deklaron ai në APK, ka mbi 200 mijë euro para të gatshme të kursyera në depozita, në euro dhe në valuta tjera të huaja.
    Zalli ka deklaruar se posedon një veturë të blerë në vitin 2007 në vlerë 14 mijë e 800 dollarë.
    Zyrtari tjetër më i paguar në vend pas Zallit, është guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Ahmet Ismaili.
    As Ismaili nuk qëndron keq me pagë mujore.
    Ismaili ka deklaruar pagën vjetore 51 mijë e 793 euro ose 4 mijë e 316 euro ose pagë mujore.
    Të dy zyrtarët e lartë përmendur kanë pagën me të lartë edhe se të presidentit dhe kryeministrit në Kosovë.
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka deklaruar në APK për vitin 2025, pagën vjetore 33 mijë e 104 euro ose 2 mijë e 758 euro pagë mujore.
    Ndërsa, kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka deklaruar sivjet pagën vjetore 20 mijë e 278 euro ose pagë mujore 1 mijë e 689 euro. Derisa Glauk Konjufca më 31 mars 2025 ka deklaruar në APK si kryetar i Kuvendit të Kosovë, pagën vjetore 35 mijë e 857 euro.

    Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
    raportoni këtu.

    JOQ Sondazh

  • BE dhe Britania drejt arritjes së një marrëveshjeje, shqyrtohet mundësia për pranimin e një vizë pune 12-mujore për të rinjtë

    BE dhe Britania drejt arritjes së një marrëveshjeje, shqyrtohet mundësia për pranimin e një vizë pune 12-mujore për të rinjtë

    Bashkimi Evropian po shqyrton pranimin e një vize pune 12-mujore për të rinjtë e moshës 18 deri në 30 vjeç, përfshirë britanikët, si pjesë e një “rivendosjeje” të marrëdhënieve me Britaninë, pothuajse një dekadë pas referendumit që çoi në Brexit.

    Në publikimin e saj, Guardian raporton se BE-ja është e gatshme të bëjë lëshime të rëndësishme në negociatat me Britaninë, në mënyrë që mijëra të rinj evropianë të mund të jetojnë dhe punojnë sërish në Mbretërinë e Bashkuar.
    Në veçanti, BE planifikon t’i vendosë si një kërkesë kyçe palës britanike futjen e një vize 12-mujore, duke i hapur rrugën qasjeve më të gjera në epokën pas Brexit.
    Në praktikë, plani do të lejojë të rinjtë britanikë dhe evropianë të udhëtojnë dhe të punojnë brenda BE-së dhe në Britani. Madje do të bëhet fjalë për “fitimin e përvojës”, një mënyrë për të shmangur shfaqjen si një fluks indirekt migrator në Britani.
    Propozimi u bë fillimisht në prill 2024, por u refuzua në atë kohë nga qeveria konservatore dhe opozita laburiste. Ai mbështetet nga vende të mëdha të BE-së, si, ndër të tjera, Franca, Gjermania, Spanja dhe Italia.
    Pranimi i planit nga Britania do të ishte, siç vëren Guardian, një hap i rëndësishëm drejt arritjes së një marrëveshjeje më të gjerë për mbrojtjen, energjinë dhe imigracionin.

    Top Channel

  • Sa paguajnë mesatarisht shqiptarët për ofertat celulare?

    Sa paguajnë mesatarisht shqiptarët për ofertat celulare?

    Sot, telefonat janë bërë një pjesë shumë e rëndësishme e jetës së përditshme. Ne i përdorim për rrjetet sociale, për të kërkuar informacion, për argëtim, por mbi të gjitha për të komunikuar. Edhe pse funksionet janë shtuar, telefoni vazhdon të ketë qëllimin e tij kryesor: të na lidhë me njëri-tjetrin.

    Komunikimi përmes telefonit nuk është më luks, por një nevojë e përditshme. Megjithatë, për të pasur këtë shërbim, qytetarët shqiptarë duhet të paguajnë çdo muaj tarifat që vendosin kompanitë celulare.
    “Scan Intel” ka bërë një analizë për të parë sa paguan mesatarisht një shqiptar për këto shërbime, duke marrë parasysh vetëm tarifat fikse mujore.

    Sipas të dhënave, një përdorues i One Albania paguan mesatarisht 1,480 lekë në muaj për paketat e telefonisë. Ndërsa një përdorues i Vodafone Albania paguan mesatarisht rreth 1,350 lekë në muaj.
    Kur i llogarisim këto shifra për një vit, një përdorues i One Albania shpenzon rreth 17,760 lekë në vit, ndërsa një përdorues i Vodafone shpenzon rreth 16,200 lekë në vit.

    Nëse krahasojmë këto shpenzime me pagën minimale mujore në Shqipëri, që është 40,000 lekë, kuptojmë se një qytetar me pagë minimale shpenzon pothuajse gjysmën e një rroge në vit vetëm për ofertat e telefonit, ose rreth 4.5% të të ardhurave vjetore.
    Kjo tregon se, edhe pse telefoni është një nevojë bazë, kostoja e përdorimit të tij është ende e lartë për shumë qytetarë.
    Ndërsa për personat me rrogë mesatare, oferta telefonike përbën rreth 25% të një page mujore, duke e bërë më të përballueshme si shërbim. /SCAN