Tag: mujore

  • SYRI TV/ Shqiptarët mbeten më të varfrit në rajon, vetëm 8 profesione paguhen mbi 100 mijë lekë

    SYRI TV/ Shqiptarët mbeten më të varfrit në rajon, vetëm 8 profesione paguhen mbi 100 mijë lekë

    Shqipëria mbetet sërish e fundit në rajon, me përjashtim të Kosovës, sa i përket pagës mesatare mujore. Vendi ynë ka një pagë mesatare 30% më të ulët se Serbia apo Mali i Zi, pavarësisht se vitet e fundit në letra ajo është rritur, por rritja e cmimeve në mënyrë të vazhdueshme e ka zhvlerësuar këtë rritje. Sa i përket profesioneve më të paguara “Drejtuesit administrativë dhe komercialë” kanë pagë mesatare mujore më të lartë, e cila arrin në 207 mijë lekë bruto

    Pavarësisht rritjes së vazhdueshme, e ndikuar nga shumë faktorë, si presioni në tregun e punës nga emigracioni apo reformat në administratë, paga mesatare në Shqipëri vijon të mbetet rreth 30% më pak se në vendet e tjera të rajonit, me përjashtim të Kosovës. Paga më e lartë mesatare mujore bruto është në Serbi, më 1150 euro në muaj. Në Bosnjë dhe Hercegovinë, paga është gati 1100 euro, në Mal të Zi 1083 euro, ndërsa edhe Maqedonia e Veriut paguan mesatarisht punonjësit me më shumë se një mijë euro në muaj, konkretisht 62 mijë dinarë maqedonas, ose 1020 euro në muaj.

    Paga në euro në Shqipëri rezulton e rritur artificialisht për shkak të zhvlerësimit të euros, teksa fuqia blerëse reale për të ardhurat në lekë ka rënë për shkak të shtrenjtimit të vazhdueshëm të çmimeve tre vitet e fundit. Nëse konvertohet me kursin e vitit 2022, për të shmangur fryrjen nga kursi, paga mesatare në ekonomi në 2024 ishte 650 euro, sërish 40% më e ulët se mesatarja e rajonit. Sa i përket sektorëve apo profesioneve më të paguar në vendin tonë, për herë të parë në vitin 2024, një grup profesion ka një pagë mesatare zyrtare prej më shumë se 200 mijë lekë në muaj. Sipas të dhënave të detajuara të INSTAT, “Drejtuesit administrativë dhe komercialë” kishin një pagë mesatare mujore bruto prej 207 mijë lekë në vitin 2024, nga 194 mijë lekë një vit më parë. Profesioni i dytë më i paguar është ai i “Drejtues prodhimi dhe shërbimesh të specializuara”, me një pagë mesatare prej 156.7 mijë lekësh, ose 8.8% më shumë se në 2023-n. Në vend të tretë janë “Specialistë të teknologjisë së informacionit dhe komunikimit”, që marrin mesatarisht 156.6 mijë lekë në muaj, ose pothuajse sa drejtuesit e prodhimit.

    Specialistët e IT-së po bëhen gjithnjë e më të kërkuar për dy arsye. Së pari, me zhvillimin e teknologjisë ata po kërkohen gjithnjë e më shumë. Së dyti, ky profesion është i kërkuar dhe në botë e Europë, duke bërë që shumë të arsimuar në këtë fushë të ikin jashtë, çka ka ulur ofertën e tyre në vend, duke detyruar rritjen e pagave. Pas drejtuesve dhe specialistëve të teknologjisë së informacionit, puna që paguan më mirë është në shtet. Më të paguarit janë “Oficerë të forcave të armatosura”, me 118.7 mijë lekë/muaj. Listën e vazhdojnë “Ligjvënës, nëpunës të lartë të administratës shtetërore dhe drejtorë ekzekutivë”, me 112.4 mijë lekë (rritje 8.1%). Ndjekja e studimeve për ekonomik ka gjithashtu kthim relativisht të lartë. 

    “Specialistë të administrimit dhe biznesit” u paguan mesatarisht 104 mijë lekë në muaj në 2024-n, me rritje 9.7% krahasuar me vitin e mëparshëm. Edhe “Specialistë në fushën ligjore, shoqërore dhe kulturore”, marrin mbi 100 mijë lekë/muaj, në 104 mijë lekë. Për herë të parë edhe mësimdhënia paguhet mbi 100 mijë lekë /muaj, me “Specialistë të shkencave të fizikës, matematikës dhe inxhinierisë”, që kishin një pagë mesatare mujore bruto prej 100.5 mijë lekë.

    Nga 36 grup profesionet që raporton INSTAT, vetëm 8 prej tyre kanë paga mbi 100 mijë lekë/muaj. Në fund të listës për paga të ulëta janë grup profesione si “Prodhues të produkteve bujqësore, blegtorale, të peshkimit për nevoja familjare”, me 47 mijë lekë dhe “Punëtorë për shitje dhe shërbime të ndryshme në rrugë”, me 45 mijë lekë.

  • Yield-et e bonove 12-mujore bien përsëri, në nivelin më të ulët prej qershorit 2022

    Yield-et e bonove 12-mujore bien përsëri, në nivelin më të ulët prej qershorit 2022

    Yield-i bonove 12-mujore të thesarit pësoi një tjetër rënie të lehtë në ankandin e kësaj jave, duke u afruar më shumë pranë normës bazë të interesit.Sipas informacionit nga Banka e Shqipërisë, yield-i mesatar i ponderuar nga zbritur në 2.6%, nga 2.62% që ishte në ankandin e mëparshëm dhe 3.15% që kishte qenë një vit më parë. Yield-i bonove 12-mujore ka prekur një nivel të ri minimal që prej qershorit të vitit 2022.Tregu i instrumenteve afatshkurtra vazhdon të karakterizohet nga yield-e shumë të ulëta, për shkak të kërkesës së lartë të investitorëve (kryesisht banka) nga njëra anë dhe një tendencë në ulje të huamarrjes së brendshme të qeverisë.Në ankandin e kësaj jave, shuma totale e kërkuar arriti në gati 8.84 miliardë lekë, kundrejt një shume të shpallur për financim në vlerën e 6.8 miliardë lekëve. Pro rata apo pjesa e pranuar e kërkesave konkurruese ishte 93.24%.Tregu në ankandet e fundit ka reflektuar, gjithashtu, uljen e normës bazë të interesit nga Banka e Shqipërisë, në fillim të muajit korrik. Norma bazë e interesit është ulur tashmë në 2.5%, nga 3.25% që kishte qenë deri në korrikun e vitit të kaluar.Ndërkohë, yield-et e bonove në tregun financiar kanë zbritur afërsisht në nivelet e krizës inflacioniste të vitit 2022. Por, marzhi mbi normën bazë të interesit aktualisht është më i ulët dhe pranë niveleve minimale historike. Në qershor 2022, norma bazë ishte ende në nivelin 1%, ndërsa bonot 12-mujore shënonin një yield prej 2.5%. Ndërkohë, aktualisht norma bazë është në nivelin 2.5%, ndërsa bonot 12-mujore u emetuan me një yield 2.6%.Ndërkohë, për instrumentet më afatgjata yield-et janë në një fazë korrektimi të lehtë në rritje, pasi patën prekur nivelet më të ulëta historike gjatë tremujorit të dytë të vitit.Prej fillimit të vitit 2024, ulja e normave të interesit të Bankës së Shqipërisë dhe kërkesa e lartë e investitorëve në tregun primar të titujve qeveritarë kishte sjellë një tendencë të vazhdueshme rënëse për këto instrumente. Një rol të rëndësishëm luajti edhe kërkesa në rritje nga investitorët jo-rezidentë. Kjo rritje e kërkesës ndikoi edhe në uljen e mëtejshme të yield-eve të bonove dhe obligacioneve për vitin e kaluar. Por, rënia e ndjeshme e yield-eve duket se e ka zbehur disi interesin në segmente të veçanta të investitorëve, duke përfshirë ata jo-rezidentë dhe individët. Ishte e pritshme që rënia e fortë e yield-eve do të pasohej nga një korrektim i tyre në rritje dhe pikërisht një gjë e tillë ka ndodhur duke filluar që prej muajit qershor, sidomos për instrumentet me maturim afatgjatë.Të dhënat e Bankës së Shqipërisë treguan se për tremujorin e dytë të vitit, pothuajse e gjithë shtesa e huamarrjes u përballua nga bankat, ndërsa portofoli i titujve i zotëruar nga individët dhe jo-rezidentët nuk pati ndryshime./ E.ShehuKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Sigurimi vullnetar, ISSH tregon kush përfiton dhe kush përjashtohet

    Sigurimi vullnetar, ISSH tregon kush përfiton dhe kush përjashtohet

    Të gjithë shtetasit shqiptarë të cilët kanë mbushur moshën 18 vjeç deri në arritjen e moshës për pension pleqërie kanë të drejtë të paguajnë sigurim vullnetar. Instituti i Sigurimeve Shoqërore njofton se sigurimi vullnetar mund të kryhet për vitin aktual, për periudha të kaluara, ose për më shumë të ardhura.
    Sipas ISSH-së sigurimi kryhet përmes pagesave mujore, tremujore ose vjetore duke bërë të ditura edhe pagesat, ndërsa për kontributet e parapaguara të periudhave të ardhshme bëhen zbritje.
    Nga sigurimi vullnetar përjashtohen ata që kanë përfituar nga skema e sigurimit të detyruar, si edhe të vetëpunësuarit në bujqësi, të cilët përfitojnë subvencione nga buxhetit i shtetit.
    Njoftim i ISSH-së
    Kanë të drejtë të paguajnë SIGURIM VULLNETAR shtetasit shqiptarë të cilët kanë plotësuar moshën 18 vjeç deri në arritjen e moshës për pension pleqërie.
    Cilat fusha mbulohen me sigurim vullnetar?
    Sigurim vullnetar për vitin korent
    Kanë të drejtë të paguajnë personat që nuk bëjnë pjesë në sigurimin e detyrueshëm. Kontributet mund të paguhen mujore, tremujore ose vjetore dhe për kontributet e parapaguara të periudhave të ardhshme bëhen zbritje të masës së caktuar të kontributeve, si në vijim:
    6% mbi shumën për një pagesë vjetore (me kusht që pagesat të realizohen brenda muajit janar)
    3% mbi shumën për një pagesë 6-mujore (me kusht që pagesat të realizohen përpara fillimit të periudhës 6-mujore, që do të mbulohet me sigurim vullnetar)
    1,5% mbi shumën për një pagesë 3 mujore (me kusht që pagesat të realizohen përpara fillimit të periudhës 3-mujore, që do të mbulohet me sigurim vullnetar)
    Sigurim vullnetar për periudha të kaluara
    Personat kanë të drejtë të paguajnë sigurim vullnetar për plotësimin e periudhave të kaluara, të pambuluara me sigurim të detyrueshëm, deri në plotësimin e moshës për pension pleqërie.
    Sigurim vullnetar për më shumë të ardhura
    Kanë të drejtë të paguajnë personat e punësuar, të vetëpunësuar dhe punëdhënësit privatë, për pensione më të larta pleqërie, invaliditeti dhe familjar.
    Kontributet vullnetare për më shumë të ardhura, paguhen deri në nivelin maksimal, por vetëm për vitin korrent dhe jo për periudha të mëparshme.
    Kuota mujore e sigurimit vullnetar aktualisht është 8,640 lekë,
    kuota vjetore është 103.680 lekë
    Sigurimi vullnetar nuk mund të bëhet:
    Pas lindjes të së drejtës për një përfitim nga skema e sigurimit të detyruar.
    Nga të vetëpunësuarit në bujqësi, të cilët përfitojnë subvencione nga buxhetit i shtetit.
    Sigurimi vullnetar në çdo rast bëhet nëpërmjet një marrëveshjeje ndërmjet personit që aplikon dhe punonjësit të ngarkuar në strukturat e ISSH – së.

  • Yield-i i obligacioneve 15-vjeçare i kthehet rritjes për herë të parë në pothuajse dy vjet

    Yield-i i obligacioneve 15-vjeçare i kthehet rritjes për herë të parë në pothuajse dy vjet

    Yield-i i obligacioneve 15 vjeçare i është kthyer rritjes për herë të parë në pothuajse dy vjet. Sipas informacionit nga Banka e Shqipërisë, yield-i mesatar i ponderuar i këtyre instrumenteve u rrit ndjeshëm në 5.95%, nga 5.57% që kishte qenë në ankandin e mëparshëm, që ishte zhvilluar në muajin maj. Yield-i majit kishte shënuar njëkohësisht edhe nivelin minimal historik të yield-eve të obligacioneve 15-vjeçare.Megjithëse yield-et u rritën, kërkesa e investitorëve edhe në ankandin e kësaj jave rezultoi e kënaqshme. Nga 2 miliardë lekë që ishte shuma e shpallur për financim nga Ministria e Financave, shuma totale e kërkesave të paraqitura nga investitorët arriti në 2.44 miliardë lekë. Ministria e Financave vendosi ta rrisë vlerën e emetimit në 2.3 miliardë lekë dhe kjo vlerësohet të ketë ndikuar në rritjen e ndjeshme të yield-it dhe kuponit të obligacioneve.Rritja e yield-it të obligacioneve afatgjata është një zhvillim pozitiv për investitorët e interesuar për këtë segment të tregut, sidomos për fondet private të pensionit, që i investojnë asetet e tyre në masën dërrmuese në instrumente me afate të gjata maturimi, për të maksimalizuar kthimet.Në dy vitet e fundit, yield-et e këtyre instrumenteve kishin ndjekur një tendencë të vazhdueshme në rënie. Rritja e fundit e yield-it ishte regjistruar në tetorin e vitit 2023.Prej fillimit të vitit 2024, ulja e normave të interesit të Bankës së Shqipërisë dhe kërkesa e lartë e investitorëve në tregun primar të titujve qeveritarë kishte sjellë një tendencë të vazhdueshme rënëse për këto instrumente. Kjo bëri që shumica e titujve afatgjatë, duke përfshirë obligacionet 15-vjeçare, të preknin nivelet më të ulëta hisotrike në gjysmën e parë të këtij viti. Një rol të rëndësishëm luajt edhe kërkesa në rritje nga investitorët jorezidentë. Sipas Bankës së Shqipërisë, vitin e kaluar investitorët nga jashtë vendit blenë 14.4 miliardë lekë ose rreth 143 milionë euro instrumente borxhi në lekë të qeverisë shqiptare vitin e kaluar. Shuma e investuar prej tyre përbënte 29% të shtesës së huamarrjes së brendshme për vitin 2024. Investitorët e huaj kanë luajtur një rol të rëndësishëm në rritjen e kërkesës në tregun e titujve të borxhit në lekë të qeverisë shqiptare. Kjo rritje e kërkesës ndikoi edhe në uljen e mëtejshme të yield-eve të bonove dhe obligacioneve për vitin e kaluar. Megjithatë, ishte e pritshme që rënia e fortë e yield-eve do të pasohej nga një korrektim i tyre në rritje dhe pikërisht një gjë e tillë ka ndodhur duke filluar që prej muajit qershor, sidomos për instrumentet me maturim afatgjatë.Ndërkohë, titujt afatshkurtër vazhdojnë të shënojnë yield-e shumë të ulëta, duke qëndruar shumë pranë ose poshtë normës bazë të interesit. Yield-i bonove 12-mujore të thesarit ka arritur një nivel të ri minimal për tre vitet e fundit.Në ankandin e këtij muaji, yield-i mesatar i ponderuar nga zbritur në 2.62%, niveli më i ulët që prej qershorit të vitit 2022. Por, ndryshimi është se marzhi mbi normën bazë të interesit aktualisht është më i ulët dhe pranë niveleve minimale historike. Në qershor 2025, norma bazë ishte ende në nivelin 1%, ndërsa bonot 12-mujore shënonin një yield prej 2.5%. Ndërkohë sot që norma bazë është në nivelin 2.5%, bonot 12-mujore u emetuan me një yield 2.62%. Bonot 6-mujore dhe 3-mujore ndodhen madje poshtë nivelit të normës bazë./E.ShehuBurimi: Banka e ShqipërisëKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Yield-et e bonove 12-mujore zbresin në një minimum të ri për tre vitet e fundit

    Yield-et e bonove 12-mujore zbresin në një minimum të ri për tre vitet e fundit

    Yield-i bonove 12-mujore të thesarit ka arritur një nivel të ri minimal për tre vitet e fundit.Sipas informacionit nga Banka e Shqipërisë, në ankandin e muajit gusht, yield-i mesatar i ponderuar nga zbritur në 2.62%, niveli më i ulët që prej qershorit të vitit 2022.Kjo periudhë përkon me goditjen e fortë inflacioniste që erdhi nga vështirësitë në zinxhirin e ofertës së mallrave dhe nga shpërthimi i luftës në Ukrainë. Në atë periudhë, bankat qendrore nisën një cikël të rritjes së shpejtë të normave të interesit, që çoi rrjedhimisht edhe në një rritje të shpejtë të yield-eve të instrumenteve financiarë.Tashmë, normat e interesit në tregun financiar kanë zbritur afërsisht në nivelet e fillimit të ciklit rritës të normës bazë. Por, ndryshimi është se marzhi mbi normën bazë të interesit aktualisht është më i ulët dhe pranë niveleve minimale historike. Në qershor 2025, norma bazë ishte ende në nivelin 1%, ndërsa bonot 12-mujore shënonin një yield prej 2.5%.Ndërkohë sot që norma bazë është në nivelin 2.5%, bonot 12-mujore u emetuan me një yield 2.62%. Bonot 6-mujore dhe 3-mujore ndodhen madje poshtë nivelit të normës bazë. Madje, edhe bonot 12-mujore patën zbritur poshtë nivelit të normës bazë në gjysmën e parë të këtij viti.Tregu i instrumenteve të borxhit të qeverisë karakterizohet nga një likuiditet i lartë dhe kërkesë e kënaqshme. Në ankandin e fundit të bonove 12-mujore, shuma totale e kërkuar arriti në gati 8.5 miliardë lekë, kundrejt një shume të shpallur për financim në vlerën e 6.8 miliardë lekëve. Ministria e Financave vendosi ta rrisë lehtë shumën e emetimit në 6.93 miliardë lekë, duke kompensuar pjesërisht shuma të paplotësuara nga ankande të mëparshme të instrumenteve të tjera.Tregu i instrumenteve afatshkurtra vazhdon të karakterizohet nga yield-e shumë të ulëta, për shkak të kërkesës së lartë të investitorëve (kryesisht banka) nga njëra anë dhe një tendencë në ulje të huamarrjes së brendshme të qeverisë, nga ana tjetër.Ndërkohë, për instrumentet më afatgjata yield-et duket se janë në një fazë korrektimi të lehtë në rritje, pasi patën prekur nivelet më të ulëta historike gjatë tremujorit të dytë të vitit. Rënia e ndjeshme e yield-eve duket se e ka zbehur disi interesin në segmente të veçanta të investitorëve, duke përfshirë ata jorezidentë dhe individët.Të dhënat e Bankës së Shqipërisë treguan se për tremujorin e dytë të vitit, pothuajse e gjithë shtesa e huamarrjes u përballua nga bankat, ndërsa portofoli i titujve i zotëruar nga individët dhe jorezidentët nuk pati ndryshime.Sipas Bankës së Shqipërisë, kjo sjellje reflektoi hezitimin e këtyre aktorëve të tregut për të shtuar pjesëmarrjen në ankandet e zhvilluara, si pasojë e normave të ulëta të interesit, kombinuar edhe me strukturën që pati shtesa e huamarrjes në këtë periudhë (kryesisht obligacione referencë)./ E.ShehuBurimi: BSHKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • ARKIVAT OSMANE – JETËSHKRIMI I PASHKO VASËS, IDEOLOGU I LIDHJES SË PRIZRENIT Fakte të reja nga vepra e mendimtarit të nacionalizmit shqiptar Nga DRITAN EGRO

    ARKIVAT OSMANE – JETËSHKRIMI I PASHKO VASËS, IDEOLOGU I LIDHJES SË PRIZRENIT Fakte të reja nga vepra e mendimtarit të nacionalizmit shqiptar Nga DRITAN EGRO

    Dimensionet e panjohura të autorit të projektit historiko-politik “E vërteta mbi Shqipërinë dhe shqiptarët”, viti 1879.

    Tradita historishkruese shqiptare u institucionalizua me vendosjen e regjimit komunist, por mbyllja tërësisht e vendit ndaj informacionit dhe materialeve arkivore me të cilat ka lidhje historia e shqiptarëve, bën që edhe sot publikimi i dokumenteve të panjohura arkivore të ofrojë të dhëna të reja mbi shumë ngjarje historike apo protagonistë të tyre. Ndërkohë, për periudhën osmane, sot më shumë sesa punohet për ta ndriçuar, mbahet vetëm qëndrim skajshmërisht kritik, madje deri në refuzim të njohjes së saj. Kjo verbëri, më së shumti e natyrës ideologjike, mëton t’i shuajë historisë së shqiptarëve një periudhë gjashtëshekullore, brenda së cilës janë mbarsur shumë nga problemet me të cilat Shqipëria përballet madje edhe sot. Në këtë kuadër, arkivat osmanë jo rrallë hedhin dritë mbi aspekte krejt të panjohura të realitetit shqiptar gjatë periudhës së sundimit osman në viset shqiptare dhe, më gjerë, për realitetin euro-aziatik, ku kemi bërë pjesë nga mesi shek. XIV e deri në fillim të shek.XX. Jetëshkrimi i Pashko Vassës, nxjerrë nga Arkivi osman i Kryeministrisë (BOA: DH, SAID. 1/236), na jep mundësinë të njohim jo vetëm fakte të reja mbi jetën e këtij personaliteti, por, ç’është më e rëndësishmja, të njihemi edhe me dimensionet reale të personalitetit të këtij shqiptari, i vlerësuar nga shtetet dhe fuqitë politike më të mëdha të kohës. Pashko Vassa është personaliteti që i pari hartoi një projekt historiko-politik për nacionalizmin shqiptar, i titulluar “E vërteta mbi Shqipërinë dhe shqiptarët”, botuar në vitin 1879. Është kjo vepër që i dha Pashko Vassës vlerësimin si ideologu i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Nga jetëshkrimi që po bëjmë të njohur, jo vetëm që mësojmë se ku gjendej Pashko Vassa vit pas  viti dhe nëpër çfarë ofiqesh kaloi karriera e tij në Perandorinë Osmane, por mësojmë se në prag të zhvillimeve politike ndërkombëtare që i paraprinë Lidhjes së Prizrenit, ai gjendej me ofiqin e këshilltarit në Kosovë. Të mos e fetishizojmë peshën dhe vlerën e një dokumenti të vetëm. Jemi të bindur se ai shënon veçse fillimin e procesit të një njohjeje më të plotë të personaliteteve shqiptare, që mbartën mbi supe peshën e hartimit të doktrinës së nacionalizmit dhe të organizimit në terren të veprimit politik të nacionalizmit shqiptar.

    Dokumenti, JetëshkrimiPashko Vassa efendi (në origjinal emri është shkruar në trajtën Pasko) është i biri i Hil [Mëhill] Vassës. Lindi në Shkodër, sipas kalendarit Hixhri në vitin 1241/1825.Në shkollat e Venedikut dhe të Romës ka mësuar lëndët shkencore: gjeografi, histori, arithmetikë, ekonomi, filozofi dhe jurisprudencë.Lexon e shkruan turqisht, frëngjisht, anglisht, italisht, greqisht dhe sllavisht. Flet shqip, bullgarisht dhe pak arabisht. Njohja e këtyre gjuhëve, sipas kohës kur i ka mësuar ato, është e dokumentuar me diplomat përkatëse.Ka një vepër italisht për rrethimin e Venedikut dhe informacione [sqaruese] rreth kësaj ngjarjeje. Ka disa libra të shkruara frëngjisht, respektivisht një për zhvillimet politike në Bosnjë-Hercegovinë dhe problemet e pronësisë së tokës atje; një përmbledhje për zhvillimet në Malin e Zi; në lidhje me Shqipërinë ka një vepër për gjendjen e shqiptarëve; dhe një studim shkruar turqisht, që bën fjalë për të drejtën romake.***Në vitin 50, kur ishte vetëm 25 vjeç, u punësua pa pagesë në Zyrën e Përkthimit të Sarajit Perandorak. Një vit më pas, në vitin 1851, me një rrogë prej 500 groshësh, u emërua nëpunës përkthimi në zyrën e shëndetësisë.Në vitin 1856 kaloi në Shkodër si përkthyes në shërbim të administratës lokale osmane me një pagë mujore prej 1.000 groshësh; më pas, rroga iu ngrit në 1.500 groshë dhe, gjatë kohës që shërbente në Shkodër, shkoi dhe erdhi nga Cetina me ofiqin e zyrtarit osman, që uroi kreun e Principatës së Malit të Zi, princ Nikollën, për shërim të shpejtë.Në vitet 1860-1861, gjatë luftës me Malin e Zi, për herë të parë, u emërua anëtar i Këshillit të Luftës, me një rrogë mujore prej 1.500 groshësh dhe, me të njëjtën pagë mujore, përveç detyrës rutinë të përkthyesit, gjatë viteve 1861-1862, kur Shkëlqesia e Tij, [Ahmet] Xhevdet Pasha, u dërgua me mision special në Shqipëri, kreu edhe detyrën e përkthyesit [të tij personal] dhe detyrën e sekretarit në gjuhën frënge. Në përfundim të luftës [me Malin e Zi], për verifikimin e gjendjes së mosmarrëveshjeve kufitare [mes Malit të Zi dhe Perandorisë Osmane] shoqëroi gjeneral divizioni, Ali Pashën, dhe për një kohë, me dëshirën e tij, punoi në komisionin [përkatës] me shpenzime udhëtimi prej 5.000 groshësh.Më pas, me një rrogë prej 2000 groshësh u caktua si përkthyes pranë divizionit ushtarak [osman] në Hercegovinë; kurse, në vitin 1863, me një pagë prej 3.000 groshësh, u emërua mes inspektorëve me kompetenca të jashtëzakonshme për Bosnjën dhe Hercegovinën dhe shërbeu në shpurën e Shkëlqesisë së tij, Zija Pashës, në këtë moment vali i Adanasë (Anadoll), dhe më pas shërbeu edhe për dy vjet me radhë pranë të lartpërmendurit, Shkëlqesisë së Tij, [Ahmet] Xhevdet Pashës.Në muajin tetor 1863, me marrjen e gradës së rangut të tretë, vjen në Stamboll. Për një farë kohe punoi si stazhier në Zyrën e Korrespondencës me vendet e huaja.Në vitin 1865, me një pagë mujore prej 2.000 groshësh, për herë të dytë, u emërua përkthyes në vilajetin e Shkodrës.Në vitin 1866, me një pagë mujore prej 5.000 groshësh, u emërua në detyrën e zv.drejtorit për çështjet politike në vilajetin e Halepit/Siri. Në vitin 1868, me një rrogë prej 7.500 groshësh u emërua në detyrën e drejtorit të zyrës së lartpërmendur; kurse në muajin korrik të vitit 1868 iu akordua grada e dytë e klasit special, dhe, me një pagë prej 4.000 groshësh, caktohet në detyrën e kryesekretarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë.Në muajin shtator 1869, merr gradën e parë të klasit të dytë, dhe, me një pagë prej 7.500 groshësh, emërohet anëtar i Gjykatës Penale dhe Civile, pranë Ministrisë së Drejtësisë. Në vitin 1875, me një rrogë mujore prej 4.000 groshësh, emërohet anëtar i Zyrës së Krimeve pranë Gjykatës së Apelit; dhe po gjatë vitit të lartpërmendur, me një rrogë mujore prej 12.500 groshësh, u emërua kryetar i Komisionit të Reformave në Hercegovinë dhe sërish brenda atij viti, me një pagë mujore prej 10.000 groshësh, u emërua nëpunës me cilësinë e anëtarit pranë Komisionit për Mbledhjen e Taksave, që vepron në Bullgari, komision që kryesohej nga i nderuari Sadullah Bej, aktualisht ambasador [i Perandorisë Osmane] në Berlin.Në vitin 1876 u caktua nëpunës për borxhet pranë zyrës së ndihmës valiut të vilajetit të Manastirit.Nisur nga vlerat dhe kapaciteti [i tij personal], në muajin gusht të vitit 1877, u emërua këshilltar në vilajetin e Kosovës, me pagë mujore prej 12.500 groshësh.Në vitin 1878 emërohet komisar i rodopeve ballkanike me një dietë fikse prej 100 lirash dhe, brenda po këtij viti, me një pagë mujore prej 6.000 groshësh, u emërua anëtar i Këshillit të Shtetit, dhe më pas, si një detyrë shtesë dhe pa pagesë, iu dha drejtimi i zyrës së shtypit dhe botimeve.Në muajin shtator të vitit 1879, me një rrogë prej 10.000 groshësh, është emëruar këshilltar në vilajetin e Edrenesë, ku gjendet edhe në këtë moment.***Në muajin gusht 1877, në përfundim të luftës me Malin e Zi, në kohën që shteti rus i akordoi shkëlqesisë së tij, Abdi Pashës, kordonin e madh të medaljes “Shën Stanisllas”; meqenëse [Pashko Vassa] ishte pjesë e shpurës së tij, atij iu dha po e njëjta medalje, por e klasit të tretë.Nga të gjitha detyrat zyrtare ku ka shërbyer deri më tani, është liruar përmes kalimit nga një detyrë në tjetrën ose kur e ka përmbushur afatin e kohës [në atë detyrë]. Për tre vjet u lirua nga detyrat shtetërore dhe mbeti pa rrogë. Vetëm se largimi nga posti i anëtarit të Gjykatës së Apelit, sipas vetë atij, mbeti i panjohur. Gjatë kryerjes së shërbimeve të lartpërmendura [asnjëherë] nuk është fajësuar/ nuk është bërë përgjegjës për ndonjë gjë; asnjëherë për të nuk ka pasur ndonjë procedim ligjor.Më 26 shkurt 1880Rroga e të lartpërmendurit Vassa Pasha, në datën 13 mars 1880, përgjatë kohës së rregullimeve [administrative], u ul në 8.000 groshë dhe, më pas, si vlerësim për detyrat e ngarkuara, në 12 prill 1882 iu dha medalja “Mexhidije”, klasi i dytë; në 6 maj 1882 iu akordua medalja “Mexhidije” e rangut të lartë. Në 10 korrik 1883, me një pagë mujore prej 20.000 akçesh dhe me titullin vezir, u emërua mutasarrif i [distriktit të] Maleve të Libanit, emërim që u ratifikua në datën 10 maj 1883; në 24 maj 1883, iu akordua medalja “Mexhidije” e klasit të parë, dhe në 31 maj 1883 iu akordua medalja “Osmane”, klasi i dytë.Në 24 shtator 1886, Vassa Pashës së lartpërmendur Madhëria e Tij, Papa, i dha medaljen e “Shën Gregorit”, klasi i parë.Në 16 qershor 1887, [personit] të lartpërmendur shteti italian i dha medaljen “Corona d’Italia”, klasi i parë.Në 13 maj 1889, pashait të lartpërmendur, duke iu ngritur rangu, iu akordua medalja e lartë “Osmane”, klasi i parë.Në 11 shtator 1889, pashait të lartpërmendur shteti rus i dha medaljen “Shën Stanisllas”, klasi i parë.Në 11 tetor 1887 iu akorduan medaljet më të larta në hierarkinë e medaljeve të arta dhe të argjendta [të shtetit osman].Personi i lartpërmendur vdiq më 26 qershor 1892.

  • Shteti hap thesin për bebet/ 10 mijë lekë në muaj deri në 5 vjeç, ja kur hyn ne fuqi

    Shteti hap thesin për bebet/ 10 mijë lekë në muaj deri në 5 vjeç, ja kur hyn ne fuqi

    Ekspertët thonë se nisma ka disa paqartësi, por mund të ndikojë në shtimin e lindjeve
    Nga 1 janari 2026, bonusit të bebeve do t’i ndryshojë krejtësisht forma.
    Në vend të çekut që jepet një herë në lindje, prindërit do të përfitojnë një shumë mujore për çdo fëmijë deri në moshën pesë vjeç.

    Pagesat nisin nga 5 mijë lekë në muaj, për fëmijën e parë, 7 mijë lekë për fëmijen e dytë dhe 10 mijë lekë për fëmijën e tretë, pagesa që do të jenë për 5 vite.
    -Fëmija i parë: 5 000 lekë/muaj (60 000 lekë/vit)
    -Fëmija i dytë: 7 000 lekë/muaj (84 000 lekë/vit)
    -Fëmija i tretë e më shumë: 10 000 lekë/muaj (120 000 lekë/vit)
    “Të gjithë e dinë sa kushton të rrisësh një fëmijë sot – që nga pelenat, deri te qumështi. Në këto kushte, ato 40 mijë lekë, 80 mijë lekë apo edhe 120 mijë lekë që jepeshin njëherësh, nuk mbulonin thuajse asgjë.Vetëm shpenzimet minimale mujore për një fëmijë sot janë mbi 10 mijë lekë të reja.  Ndaj kalimi nga një bonus i njëhershëm në një mbështetje mujore është një hap pozitiv.”-tha Klodian Muça.
    Sipas INSTAT, vetëm në tremujorin e parë të vitit 2025 lindjet kanë rënë me mbi 14% krahasuar me vitin e kaluar. Në vend u regjistruan vetëm 4.662 lindje.
    “E vetmja paqartësi mbetet: a do të nisë zbatimi i skemës më 1 janar 2026, apo do të përfshijë edhe fëmijët e lindur gjatë vitit 2025? Nga ana tjetër, duhet marrë parasysh edhe ndikimi në buxhet.”-vijon Muça.
    Megjithatë për ekspertët ky ndryshim mund të përmirësojë sadopak mirëqenien familjare dhe të jetë një nxitje për të rinjtë që të krijojnë familje.
     
     

  • Bumi i hidhur i turizmit

    Bumi i hidhur i turizmit

    Shtrenjtimi i qirasë mujore për strehim, të pronave për shitje, të çmimeve në bare-restorante dhe produkteve ushqimore në markete deri te rëndimi i trafikut janë efektet në kostot e jetesës për vendësit e zonave turistike nga fluksi i turistëve të huaj. Masat e propozuara nga ekspertët për mbiturizmin. Dorina Azo“Ujin e çezmës po e paguajmë si të ishte luks në lokal. Për një kafe, ujë dhe …

  • Nga 2026 nuk do ketë më “çek bebe”/ Qeveria e zëvendëson me pagesë mujore deri në moshën…

    Nga 2026 nuk do ketë më “çek bebe”/ Qeveria e zëvendëson me pagesë mujore deri në moshën…

    “Nga viti i ardhshëm nuk do jetë një çek në maternitetin e lindjes, por një mbështetje financiare çdo muaj sipas numrit të fëmijëve”, tha Rama më 7 maj 2025, teksa zhvillonte fushatën elektorale.
    Pas 6 vitesh në fuqi të skemës së bonusit të bebes që dhuron çekun menjëherë pas lindjes në varësi të numrit të fëmijëve, qeveria ka gati skemën e re për shpërblimin e lindshmërisë. Raportohet se mbështetja financiare nga 1 janari 2026 nuk do të jetë vetëm një page në momentin kur fëmija lind, por pagesë mujore nga 0 deri në 5 vjeç, shifra e së cilës rritet nga fëmija i parë te treti e në vijim
    Për fëmijën e parë pagesa do të jetë 5 mijë lekë në muaj ose 60 mijë lekë në vit, (300 mijë në 5 vite) nga 40 mijë lekë në total që është çeku aktual. Për fëmijën e dytë skema e re parashikon pagesë 7 mijë lekë në muaj deri në moshën 5-vjeçare ose 84 mijë lekë në vit, nga 80 mijë lekë që është pagesa aktualisht. Ndërsa për fëmijën e tretë pagesa mujore do të jetë 10 mijë lekë, ose 120 mijë lekë në vit ose 600 mijë lekë për 5 vitet e para të bebes. Kurse bonusi sot për beben e tretë është 120 mijë lekë.
    Ndryshimi i skemës bëhet për të stimuluar rritjen e lindjeve, pasi treguesit demografikë në vend janë në trend negativ. Çdo vit po regjistrohen më pak lindje referuar shifrave zyrtare. Kështu në tremujorin e parë të këtij viti erdhën në jetë 4.662 bebe, nga 5.428 bebe të lindura në të njëjtën periudhë vjet.
    Nga rënia e lindshmërisë buxheti i shtetit ka kursyer para, pasi në gjashtëmujorin e parë janë shpenzuar 500 milionë lekë për bonusin e bebeve nga 900 milionë lekë në të njëjtën periudhë vjet.
    Rënia e lindjeve e shoqëruar me emigrim po dëmton ekonominë e vendit, pasi mungon fuqia punëtore dhe nga ana tjetër mosha mesatare e vendit po rritet me ritme të shpejta.
     
     
     

  • ‘Po përgatitet një fitues i paracaktuar?’/ Teliti: 7 muaj pa transparencë për tenderin e Thesarit, kërkohet hetim i menjëhershëm

    ‘Po përgatitet një fitues i paracaktuar?’/ Teliti: 7 muaj pa transparencë për tenderin e Thesarit, kërkohet hetim i menjëhershëm

    Këshilltari për Çështjet Ekonomike në PD, Dorian Teliti, ngre shqetësimin për vonesën 7-mujore dhe mungesën e transparencës në tenderin për sistemin e ri të Thesarit të Shtetit.

    Në një postim ne rrjetin social Facebook, Teliti kërkon përgjigje nga AKSHI dhe institucionet përkatëse mbi arsyet e kësaj zvarritjeje të pajustifikuar për një projekt jetik për financat publike, duke paralajmëruar rrezikun e manipulimit të procedurës dhe favorizimit të interesave klienteliste në dëm të interesit publik.

    Postimi:

    ÇFARË PO NDODH ME TENDERIN E “SISTEMIT TË RI TË THESARIT TË SHTETIT”? DISA PYETJE QË DUAN PËRGJIGJE!
    Sot dua të ngrej një shqetësim real, mbi vonesat e pashpjegueshme në procedurën e tenderimit që AKSHI po kryen për tenderin “Përmirësimi i Sistemit të Thesarit”.
    Për kujtesë të qytetarëve, gjatë qeverisjes PD 2005-2013, konkretisht në vitin 2008 sistemi i thesarit u digjitalizua plotësisht (ngjarje historike në menaxhimin e financave publike), sistem i cili vazhdon ende sot të përdoret nga Ministria e Financave dhe degët e thesarit anembanë vendit.
    Vitin e kaluar, Qeveria, Ministria e Financave dhe AKSHI vendosën që të ndërtojnë një sistem të ri të thesarit të shtetit (shumë i drejtë ky vendim pasi që prej 2008 deri më sot ka patur zhvillime galopante në fushën e TIK), duke hartuar termat e referencës për një sistem të ri të përmirësuar krahasuar me aktualin.
    Tenderi publik u shpall nga AKSHI (autoriteti kontraktor) në datën 26 dhjetor 2024. Por ndryshe nga cfarë ndodhi në 2008, ku procedura e tenderimit u krye sipas afateve brenda një periudhe 2-3 mujore, konstatojmë se kjo gjë nuk po ndodh me procedurën aktuale të shpallur që prej dhjetorit të kaluar. Ende deri më sot, ndonëse bëhet fjalë për një shërbim JETIK për financat publike dhe ekonominë në përgjithësi, kjo procedurë nuk është përfunduar, duke hapur shtegun për “interpretime” nga më të ndryshmet mbi arsyet reale të kësaj vonese të pajustifikuar disa mujore.
     Natyrshem lindin pyetjet për të cilat lypset përgjigje nga autoritet përkatëse, duke filluar nga AKSHI:
    1. Si është e mundur që edhe pas 7 muajsh kjo procedurë ende nuk është përfunduar?
    2. Pse kjo “ngrirje” e procesit të tenderimit?
    3. Kjo vonesë disa mujore deri në “ngrirje të procesit të tenderimit” a mos lidhet me qëllime okulte për të “futur duart” apo “shtënë në dorë” sistemin e ri të thesarit?
    4. A mos ka zvarritje të procedurës me qëllimin final “fabrikimin e ndonjë fituesi”? Nisur nga thashethemet në korridoret dhe kafenete e institucioneve, që “gumëzhojnë për disa klientela të favorizuara në tenderimet e TIK”, me këto vonesa disa mujore a mos po “shtrohet rruga” për ndonjë “fitues të paracaktuar” për këtë projekt të rëndësisë kombëtare?
    5. Dhe e fundit, kjo vonesë 7 mujore ka ndodhur vetëm për këtë procedure, apo është “praktikë e zakonshme” edhe për procedurat e tjera të tenderimit të kryera apo ende në proces nga AKSHI?
    Për të gjitha këto pyetje lypsen përgjigje të qarta dhe shteruese, pasi të shumtë janë ata që kanë dyshimet e tyre për mungesë transparence, cënim të integritetit të procedurës tenderuese, papërgjegjshmëri të disa hallkave qeverisëse me tendenca për kapje të hallkave shtetërore dhe shërbimeve të tyre, praktika korruptive në kurriz të interesit publik dhe arkës së shtetit, etj.
    Vetëm një gjë ka rëndësi sot, që procedura “Për Sistemin e Ri të Thesarit të Shtetit” të jetë transparente dhe të ketë garë të ndershme midis operatorëve të ndryshëm që kanë kapacitetet reale për të ofruar këtë shërbim të rëndësisë kombëtare, me cilësinë më të lartë të mundshme dhe me koston më të ulët buxhetore në kurriz të taksapaguesve shqiptare.