Tag: mujor

  • “Plani B” i Milan për sulmin është Mauro Icardi, gati një huazim 6-mujor ose kontratë për 18 muaj me kuqezinjtë

    “Plani B” i Milan për sulmin është Mauro Icardi, gati një huazim 6-mujor ose kontratë për 18 muaj me kuqezinjtë

    Nëse oferta për sulmuesin e Manchester United, Joshua Zirkzee, do të dështojë, atëherë Milan ka një plan alternativ të gatshëm që do të ishte mjaft përçarës midis tifozëve kuqezinj.
    Në tryezën e Igli Tare, drejtorit sportiv të Milan, është shfaqur edhe emri i Mauro Icardi. Ish-lojtari i Inter, kontrata e të cilit me Galatasaray skadon në qershor, përfaqëson “planin B” të kuqezinjve.
    Për momentin, duket se e ardhmja e argjentinasit te skuadra turke po mbahet peng nga Victor Osimhen. Ndaj, Icardi mund të largohet dhe rikthimi në Serie A te Milan mund të ishte transferimi i përsosur për të.
    Edhe për Milan do të ishte një zgjidhje e mirë, një lojtar me përvojë në zonën e penalltisë, i aftë të shënojë gola dhe i gatshëm të pranojë një transferim huazimi për të mbështetur dyshen titullar të Leao dhe Pulisic.
    Pra, ideja është e një huazimi 6-mujor, ndoshta edhe transferim me një kontratë 18-mujore, një transfëerim me kosto të ulët për Milan.

  • Berisha prezanton platformën e PD kundër shpopullimit: 50 euro në muaj dhe 1 mijë euro bonus lindjeje për fëmijën e parë

    Berisha prezanton platformën e PD kundër shpopullimit: 50 euro në muaj dhe 1 mijë euro bonus lindjeje për fëmijën e parë

    Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha po mban një konferencë nga selia blu, ku u shpreh se një nga shqetësimet kryesore me të cilat përballet sot populli shqiptar është shpopullimi.
    Ai ka prezantuar një platformë të përpiluar nga PD në lidhjen me luftimin e shpopullimit dhe nxitjen e lindshmërisë, masa që sipas Berishës duhet të merren që me buxhetin për vitin e ardhshëm.
    “Shpopullimi masiv i Shqipërisë përbën goditjen më të rëndë ekzistenciale që kombi shqiptar ka marrë në tërë historinë e tij të gjatë.Kurrë ndonjëherë, treguesit themelorë të popullsisë të këtij vendi, nuk kanë rënë brenda 10 viteve një shekull.Nuk është regjistruar kurrë një kastastrofë e tillë demografike, siç është regjistruar në 10 vitet e qeverisjes së Eid Ramës 2014-2024.Lindshmëria në Shqipëri sot është e barabartë me lindshmërinë që kishte kur shqiptarët ishin 700 mijë banorë, 100 vite më parë.

     
    Jam ndalur shumë herë në këtë akt të planifikuar që përbën një gjenocid të vërtetë ndaj shqiptarëve në kuptimin e krijimit të kushteve për largimin nga vendi i tyre.Konventa e OKB, neni 3 i saj, shpall këtë rrethanë si një rrethanë të gjenocidit të heshtur, paqësor që mund të ushtrohet ndaj një populli.
    Ky gjenocid tejkalon në përmasat e veta çdo lloj katastrofë demografike që shqiptarët kanë përjetuar nga Mesjeta gjer sot, qoftë nga pushtimet, qoftë nga epidemitë e murtajës dhe epidemitë e tjera të rënda.
    Sot është emergjencë absolute vendosja e një platforme, e cila të mund të shënojë kthesën e treguesve demografikë të popullit shqiptar, në mënyrë që ky popull të mos shkojë drejt zhdukjes të pashmangshme me këto tregues që ka sot.Nga viti 2018 gjer sot, vdekjet në Shqipëri janë qartësisht më të larta se lindjet.Po të shtojmë këtu edhe largimet masive nga vendi, boshatisja e Shqipërisë është e garantuar.PD mendon se duhet të fillohet këtë vit me buxhetin për fëmijët
    Bonusi mujor për fëmijët e lindur të jetë 50 euro për çdo fëmijë deri në moshën 6 vjeç, 60 euro deri në moshën 18-vjeçare.Për t’i dhënë një përgjigje kësaj katastrofe ekzistenciale demografike të shqiptarëve në Shqipëri, PD mendon se duhet të fillohet këtë vit me buxhetin për fëmijët që lindin dhe për fëmijët.Fëmija e parë të ketë një trajtim mujor 1 mijë euro në vit.Fëmija e dytë 2 mijë euro.Fëmija e tretë 3 mijë euro bonus.Fëmija e katërt dhe më shumë, 5 mijë euro bonus.
    Të gjitha këto të përllogaritura për 30 mijë lindje në vit, shkojnë 60 milionë euro sepse ne kemi përllogaritur edhe kostot e kësaj ndërhyrje.
    Bonusi mujor për fëmijët e lindur, ato ishin bonus i përnjëhershëm, bonusi mujor për fëmijët e lindur, me këtë buxhet, pra për vitin 2026, të jetë 50 euro për çdo fëmijë gjer në moshën 6 vjeç.60 euro për çdo fëmijë, në moshën 6 deri 18-vjeçare.Vlera në vit për 30 mijë lindje i bie të jetë 15 milionë euro.Zero pagesë për fëmijën e tretë apo më shumë për çerdhe dhe kopshte.Të gjitha i paguan shteti.
    Me këtë mbështeten të paktën 15 mijë fëmijë në vit dhe shuma e nevojshme nga buxheti për këtë masë është 5 milionë euro.Rimbursim të ilaçeve për fëmijën e tretë apo më shumë në masën 120 euro në vit.Të paktën 8 mijë fëmijë përfitojnë nga kjo dhe shumë është 1 milion euro në vit rimbursim i plotë”, u shpreh Berisha.

  • Raporti 9-mujor i AMF: SIGAL IG paguan ¼ e dëmeve të të gjithë tregut

    Raporti 9-mujor i AMF: SIGAL IG paguan ¼ e dëmeve të të gjithë tregut

    Gazeta Standard është portali zyrtar i gazetës se përditshme “Standard”. Parimi ynë është informimi i thelluar i mbeshtetur ne objektivitet dhe investigim. “Behu pjese e lajmit”- eshte motoja jone kryesore qe fton lexuesit te jene pjese e jona

  • Familjet në Shkodër, Elbasan dhe Dibër çojnë gjysmën e buxhetit për ushqime

    Familjet në Shkodër, Elbasan dhe Dibër çojnë gjysmën e buxhetit për ushqime

    Familjet shqiptare çojnë mesatarisht 39.5% të buxhetit mujor për blerjen e ushqimeve, por në shumicën e qarqeve të vendit ky tregues është më i lartë.Sipas të dhënave të INSTAT që i takojnë vitit 2023, peshat më të larta të shpenzimeve mujore të familjeve për ushqime janë regjistruar në qarqet Dibër 53,8%, Elbasan 49,5% dhe Shkodër 47,9%.Harta e mëposhtme tregon se shpenzimet për konsum në kategorinë “Ushqime, pije joalkoolike, pije alkoolike dhe duhan” janë më të larta në qarqet e brendshme dhe verilindore të vendit, ndërsa më të ulëta në zonat urbane dhe bregdetare.Qarku i Dibrës dhe ai i Elbasanit renditen ndër më të varfrit në këtë tregues. Kjo do të thotë se gati gjysma e buxhetit të një familjeje mesatare në këto zona përdoret për produkte bazë ushqimore, duke lënë më pak hapësirë për shpenzime në arsim, shëndetësi, transport apo kulturë.Vetëm familjet në Tiranë shpenzojnë më pak se 40 për qind të buxhetit për ushqime. Në qarkun e Vlorës familjet shpenzojnë ndërmjet 40.1–44 për qind të buxhetit mujor për ushqime.Në 10 qarqe të tjera të vendit mbi 44% e buxhetit mujor shkon për ushqim; në Kukës, Korçë e Berat, përqindja varion nga 44% deri në 48%, duke treguar një nivel të ndërmjetëm të shpenzimeve për ushqime në raport me të ardhurat.Të dhënat e Anketës së Buxhetit të Familjeve të INSTAT theksojnë se, edhe pse pesha e shpenzimeve për ushqime në totalin e konsumit ka rënë gjatë dekadave të fundit, ajo mbetet ende e lartë në krahasim me vendet e tjera të rajonit, duke reflektuar nivelin relativisht të ulët të të ardhurave për frymë në Shqipëri.Pesha e lartë e ushqimeve në shpenzimet e familjeve është tregues i të ardhurave të ulëta dhe i nivelit të dobët të mirëqenies. Sa më i madh të jetë përqindja e buxhetit që shkon për ushqime, aq më pak fleksibilitet ka familja për të përballuar rritjen e çmimeve apo krizat ekonomike.Në vitin 2023 familjet në Bashkimin Europian shpenzuan mesatarisht 13 për qind të buxhetit të tyre mujor për ushqime dhe pije.Në rastin e Shqipërisë, sidomos në qarqet e varfra si Dibra apo Elbasani, ekonomia familjare është e përqendruar te mbijetesa, jo te zhvillimi apo kursimi./ B.HoxhaKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.