Tag: muhamed

  • Qeveria e re/ A e dinin ministrat rolin që do të merrnin? Dëshmia: Rama ka qenë shumë hermetik

    Qeveria e re/ A e dinin ministrat rolin që do të merrnin? Dëshmia: Rama ka qenë shumë hermetik

    Tashmë kabineti i qeverisë së re është bërë publik, me një prezantim nga kryeministri Edi Rama të emrave të ministrave të rinj që do të shërbejnë në këtë mandat.
    Por a ishin ata në dijeni të roleve që morën?
    Në një lidhje direkte me emisionin Top Story me Grida Dumën, gazetari i Top Channel Muhamed Veliu, i cili ka ndjekur nga afër zhvillimet, u shpreh se Rama ka qenë hermetik me zbulimin e emrave që do të përfshinte në ekipin e tij qeverisës.
    “Edi Rama ka vijuar diskutime deri ditën e djeshme përsa i përket kabinetit dhe do të sjell një shembull… Zonja Albana Koçiu e ka marrë vesh vetëm paraditen e sotme propozimin e Ramës që ajo të drejtonte Ministrinë e Brendshme. Rama ka qenë hermetik edhe me bashkëpunëtorët e ngushtë sa u përket emrave në kabinetin e tij.
    Mbase zoti Lamallari u kap në befasi, kur i përmendi emrin si zëvendës i Ulsi Manjës”, u shpreh gazetari Muhamed Veliu.

  • Fama e dy gjeneralëve shqiptarë në tokë të huaj (FOTO)

    Shqiptari Said Mustafa Pasha, një gjeneral me eksperiencë i frontit ruso-turk, zbarkon në brigjet e Abukirkit, qytezë pranë Aleksandrisë. Përballë tij, trupat e gjeneralit të ri francez Napoleon Bonaparti, i cili, i frymëzuar nga historia e Aleksandrit të Madh, ëndërronte për një fushatë nga Egjipti drejt Indisë

    Nga Auron TARE

    Duhet kujtuar jo vetëm si një ditë kur Il Duce pushtoi një vend të vogël si Shqipëria, por si një nga ditët më të zeza të Ushtrisë Kombëtare Shqiptarë. Një mësim se si e gjithë hierarkia ushtarake hodhi pushkët dhe ia mbathi nga fronti i luftës, duke sjellë një faqe turpi për ushtrinë në fjalë. Kjo datë, së bashku me ’97-ën, janë dy ditët kur shqiptarët panë me sytë e tyre së përtej pompozitetit gradave dhe spaletave plot shkëlqim, ushtria që ishte krijuar me aq sakrifica, ishte në fakt një dru i kalbur nga korrupsioni dhe paaftësia e politikës shqiptare.Advertisements

    Ushtria është pulsi i një kombi dhe këto dy data treguan se shteti i shqiptarëve është totalisht i paaftë të mbajë në këmbë një ushtri. Po kjo jo për faj të qindra ushtarakëve që sakrifikuan për ushtrinë, por për politikën servile, të paaftë dhe antikombëtare që e shkatërroi atë. Prandaj, përtej një date të pushtimit fashist, 7 Prilli është edhe data e një reflektimi të thellë mbi kalbëzimin dhe rrënimin e ushtrisë. Por, ky reflektim sjell në vëmendje momente të rëndësishme historike, kur ushtarakët shqiptarë, nën flamujt e shteteve të forta të kohës, kanë lënë gjurmë të thella në historinë europiane. Si dy historitë e mëposhtme, për të kuptuar se aftësitë e ushtarakëve shqiptarë, ato individuale, nuk kanë munguar kurrë. Ajo që ka munguar është një shtet shqiptar me të gjithë kuptimin e vërtetë.

    NË 25 QERSHOR 1799, BETEJA E ABUKIRKIT

    Shqiptari Said Mustafa Pasha, një gjeneral me eksperiencë i frontit ruso-turk, zbarkon në brigjet e Abukirkit, qytezë pranë Aleksandrisë. Përballë tij, trupat e gjeneralit të ri francez Napoleon Bonaparti, i cili, i frymëzuar nga historia e Aleksandrit të Madh, ëndërronte për një fushatë nga Egjipti drejt Indisë. Francezët kishin disa muaj që po përparonin në territorin otoman të Egjiptit dhe otomanët, në aleancë me britanikët, kërkonin të ndërprisnin fushatën e Napoleonit I cili kërcënonte rrugët tregtare drejt Indisë. Me ndihmën e anijeve britanike të admiralit Sidney Smith, repartet otomane, ndër të tjerë shumë shqiptarë nga vilejeti i Janinës, vendosën kampin në bregdetin e Abukirkit. Me të zbarkuar nga anijet, repartet otomane sulmuan fortifikimet e portit dhe morën me sulm fortesën e mbrojtur nga francezet. Flamuri otoman u ngrit përsëri mbi të duke ulur flamurin freng.

    Krenar për këtë sukses, Mustafa Pasha nuk po nxitonte të marshonte drejt Kajros për t’i shtysë francezet nga qyteti dhe nga territori egjiptian. Ky hezitim i gjeneralit arnaut i kushtoi atij betejën, pasi Napoleoni duke parë që trupat e Mustafait ishin pozicionuar me shpinë nga deti, sulmoi duke thyer linjën e parë të mbrojtjes.

    Francezët hasën në një mbrojtje shumë të fortë nga trupat arnaute në linjën e dytë, ku vetë Mustafa Pasha ishte në krye të tyre. Francezët u tërhoqën duke lënë shumë të vrarë, por gjenerali i Kavalerisë, Murati I i famshëm, duke parë një të çarë në rradhët e arnautëve sulmoi furishëm dhe e mori linjën e dytë. Murati dhe Mustafa Pasha u përballën me njëri-tjetrin dhe gjenerali francez më shpatë i preu disa gishta të dorës Pashës, ndërsa Arnaut Pasha me kobure e plagosi Muratin në nofull. I ndjekur nga kalorësit e tij, Murati i plagosur u hoq nga fushëbeteja, por Mustafa Pasha, edhe ai i plagosur, u kap rob nga francezët. Napoleoni e mori Abukirkin dhe fama e kësaj beteje rrodhi në sallonet e Parisit, duke i dhënë Napoleonit një popullaritet të madh. Fama e Betejës së Abukirkit hyri në analet e fitoreve të Napoleonit si një ndër fitoret e rëndësishme të tij në Fushatën e Orientit, por jo vetëm. Në Harkun e Triumfit ne Paris, vizitorët mund të shikojnë një dedikim të kësaj beteje dhe në respekt të trimërise së gjeneralit shqiptar, portretin e Mustafa Pashë Arnautit, fama e të cilit u eklipsua vetëm nga i nipi i tij, pushtuesi dhe themeluesi i Egjiptit modern, Muhamed Ali Pasha, shqiptari i famshëm nga Jugu i Shqipërisë.

    BETEJA E ROSETËS, 21 MARS 1807

    Napoleoni me të marrë vesh trazirat politike në Francë, u largua me shpejtësi nga Egjipti duke i lënë trupat franceze në përballje me britanikët dhe aleatët e tyre otomane. Pas pak muajsh, Napoleoni e braktisi ëndrrën e tij lindore dhe filloi një seri betejash ndaj fuqive europiane. Ndërkohë Egjipti, pas largimit të francezëve, ra nën një luftë civile ku britanikët që kërkonin një bazë të rëndësishme drejt Lindjes e nxisnin atë fshehurazi. Por qëllimet e tyre u penguan nga ambiciet e një tjetër shqiptari i cili jo vetëm kishte zbarkuar në Egjipt vetëm me repartat e shqiptarëve të mbledhur me shpejtësi në Jugun e vendit, por kërkonte të vendoste sundimin e tij atje ku i ungji nuk ja kishte dalë dot. Një burrë i pjekur, por i paprovuar në beteja frontale, ai komandonte rreth 2000 shqiptarë dhe që përveç shqipes, nuk dinte asnjë gjuhë tjetër. Nga shkrimet e konsullit të përgjithshëm francez në Egjipt, Bernandino Drovetti, mësojmë se Muhamedi me të mbërritur filloi një fushatë sulmesh ndaj bejlerëve që sundonin provincat egjiptiane dhe, për të mbrojtur krahët la në Aleksandri garnizonin vetëm me shqiptarë. Brenda dy viteve, ai po e shtrinte sundimin e tij kudo në hapësirat egjiptiane.

    Nën komandën e gjeneral Mackenzie-Fraser, Flota britanike filloi një zbarkim në Egjipt për t’i dhënë fund sundimit të Muhamed Aliut dhe për të marrë nën kontroll vendin, sidomos vijën bregdetare.

    Britanikët filluan sulmin në rrethinat e Aleksandrisë dhe duke marrë me sulm llogoret përqark fortesës, përparuan në thellësi. Por në vendin e quajtur me emrin antik si Shtyllat e Pompeut, britanikët hasën në një qëndresë shumë të fortë, duke lënë të vrarë dhe të plagosur. Britanikët tërhiqen nga fusha e betejës për të riparë planet e tyre. Ndërkohë, një pjesë e flotës nën komanden e Sir John Thomas Duckworth dhe flamurmbajtesen britanike MHS Royal George, mbërriti në ujrat e Aleksandrisë për të mbështetur zbarkimin. Muhamed Aliu, duke parë rrezikun që sillte një zbarkim britanik në Egjipt, ndaloi operacionet ndëshkimore dhe pasi bëri një aleancë të shpejtë me trupat vendase, ju drejtua fushës së betejës. Kishte vetëm pak vite që shqiptari kishte vendosur sundimin e tij dhe britanikët shpresonin se me politikën e tyre të njohur “përça e sundo” do të mund të ngrinin një pjesë të mamlukëve kundër tij. Për këtë ata nënshkruan një marrëveshje me Muhamed Beun, liderin e mamlukëve, me shpresën se trupat e tij do të sulmonin Muhamed Pashën pas shpine.

    Gjeneral Aleksander Mackenzie Fraser, komandanti i përgjithshëm i trupave britanike nga kuarteti i tij në Aleksandri, vendosi të dergonte një pjesë të trupave të tij në Al Rashid (fshati Roseta) për të kontrolluar pikën e furnizimeve të ushtrisë së Muhamed Aliut në Aleksandri. Por kjo pararojë britanike u prit me luftë nga trupat e Muhamed Aliut, të cilat ishin nën komandën e një tjetër shqiptari, Ali Beu i Selanikut. Pasi largoi popullatën civile, Ali Bej Selaniku hapi portat e qytetit për t’u dhënë përshtypjen britanikëve të lodhur nga marshimi në shkretëtirë se qyteti ishte braktisur nga mbrojtësit e tij. Britanikët u futen në qytet dhe pasi e gjetën atë të braktisur u ulën të shlodheshin nga marshimi rraskapitës. Ishte ky moment që shqiptarët e Muhamed Aliut filluan një sulm të tmerrshëm nga çatitc dhe dritaret e godinave që rrethonin qendrën e qytetit. 185 të vrarë, 282 të plagosur dhe 120 robër ishte bilanci.

    Kjo betejë vendimtare dhe beteja e Al Hammadit që e pasoi atë, ajo midis Muhamed Aliut dhe Gjeneral Fraser, ju bëri të qartë britanikëve se kundërshtari i tyre, shqiptari Muhamed Ali Pasha, ishte i pathyeshëm. Pas një qëndrimi në Aleksandri për disa javë dhe dorëzimin e robërve nga ana e Muhamed Aliut si një gjest kalorësiak ndaj të mundurve në fushën e betejës, trupat britanike u evakuuan nga brigjet egjiptiane, duke hapur kështu epokën më të ndritur në historinë moderne të Egjiptit, epokën e Muhamed Ali Pashës. (konica.al)

  • Kush ishte dijetari i madh shqiptar, shejh Muhamed Nasirudin El Albani?

    Kush ishte dijetari i madh shqiptar, shejh Muhamed Nasirudin El Albani?

    Kush ishte dijetari i madh shqiptar, shejh Muhamed Nasirudin El albani?

    Emri i tij: Ebu Abdurrahman, Muhamed bin El haxh Nuh bin Nexhati bin Adem Shkodrrani, Arnauti.

    I njohur me emrin: Muhamed Nasirudin El albani

    Lindja e tij: Lindi në Shqipëri në vitin 1914

    Biografia e tij: Ishte studiues në shkencën e hadithit dhe ndër dijetarët bashkëkohorë më të spikatur të kësaj fushe. Ka shkruar shumë libra dhe botime të ndryshme për hadithin.

    Ka vizituar shumë vende për leksione, ligjërata, etj., si: Arabi Saudite, Kuvajt, Katar, Egjypt, Emirate, Spanjë, Angli, Gjermani, Australi dhe Liban.

    Nga ky dijetar kanë mësuar shumë njerëz, të cilët më pas kanë marrë edhe gradë të lartë në dituri.

    Ka botuar më shumë se 300 libra, dorëshkrime e studime.

    Ka kryer një punë kolosale në shërbim të Sunetit duke ia afruar atë të pastër muslimanëve.

    Vdiq në vitin 1999 – Allahu e mëshiroftë!

  • Kryebashkiaku Beci pret myftiun e Shkodrës imam Muhamed Sytari, diskutohet edhe për tregun e Zdrales

    Kryebashkiaku Beci pret myftiun e Shkodrës imam Muhamed Sytari, diskutohet edhe për tregun e Zdrales

    Shkruan në Facebook kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci: Prita me kënaqësi Myftiun e Shkodrës, Imam Muhamed Sytari. Gjatë këtij takimi biseduam për projektet e përbashkëta mes Myftinisë së Shkodrës dhe Bashkisë, në funksion të zhvillimeve të qytetit. Janë një sërë projektesh që jo vetëm forcojnë bashkëpunimin, por vihen në shërbim të komunitetit dhe banorëve të Shkodrës.
    E falënderova Myftiun, Imam Muhamed Sytari, për gatishmërinë dhe çasjen pozitive që ka treguar gjithmonë në mbështetje të projekteve zhvillimore, duke qenë përherë në shërbim dhe në mbrojtje të interesave të qytetit.
    Gjatë takimit u ndalëm edhe te shqetësimi i tregtarëve të Zdrales dhe kërkesa e tyre për shtyrjen e afatit për lirimin e ambientit që është pronë e Myftinisë së Shkodrës.
    Myftiu pranoi kërkesën time në emër të tregtarëve dhe u tregua i gatshëm të ndihmojë në gjetjen e një hapësire alternative për ta, duke ofruar një zgjidhje afatgjatë për komunitetin e tyre.

    Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd.
    Ju mirëpresim!

  • Rama, fjalim me citate profetike në vlerësim të një lideri arab

    Rama, fjalim me citate profetike në vlerësim të një lideri arab

    Në një fjalim të pasuruar dhe me thënie nga Profeti Muhamed, disa korrekte e disa jo të tilla, kryeministri Rama “ngriti në qiell” presidentin emiratas Sheikh Mohammed bin Zayed Al Nahyan, dike e finalizuar me një dekorim: Urdhrin e Madh me Yll të Mirënjohjes Publike. Sipas Ramës, është ky një vlerësim i lartë shtetëror për përkushtimin e tij të palëkundur ndaj marrëdhënies strategjike mes dy vendeve si dhe kontributin e pakrahasueshëm në kauzën globale të paqes.

    “Profeti Muhamed (paqja qoftë mbi të) thoshte:
    ‘Nuk i lejohet një myslimani të shmangë vëllanë e tij për më shumë se tri ditë… dhe më i miri prej të dyve është ai që përshëndet i pari.
    Ju, Lartësi, erdhët tek ne me këtë frymë, si ai që përshëndet i pari. Si një anëtar i dashur i familjes, që ndonëse larg, nuk i lë kurrë të këputen fijet e dashurisë.
    Dhe tani është krejtësisht e qartë kush është më i miri nga të dy, nëse ka ekzistuar ndonjëherë ndonjë dyshim”, tha në fillim të fjalimit kreu i qeverisë shqiptare.
    Rama solli në kujtesë rolin e të atit dhe të atij vetë në ndihmë të refugjatëve kosovarë në 99-ën.
    “Lartësi, ju më mësoni çdo ditë se vëllazëria e vërtetë nuk shpallet, ajo jetohet. Ajo ndërtohet duke ecur së bashku në të njëjtën rrugë, duke qëndruar bashkë me të vërtetën, duke përqafuar urtësinë që ju e trashëguat nga i ndjeri babai juaj, Sheikh Zayed bin Sultan Al Nahyan, Zoti i ndriçoftë shpirtin në paqe të përjetshme:
    ‘Ne jemi të gjithë krijesa të Zotit’.
    Dhe unë pata privilegjin të dëgjoj prej jush, që në takimin tonë të parë, se si babai juaj ua bëri të jetuara këto fjalë në atë moment të paharrueshëm, kur qindra mijëra shqiptarë, duke ikur nga spastrimi etnik në Kosovë, vërshuan drejt Shqipërisë.
    Ju ishit atëherë një oficer i ri ushtrie që zbarkuat në pistën e ngritur nga babai juaj në veri të vendit tonë, për të mundësuar mbërritjen e avionëve me ndihma për qindra e mijëra refugjatë lufte.
    Ishit Ju vetë që më treguat si ju telefononte çdo mbrëmje për t’u siguruar që refugjatët ushqeheshin dhe trajtoheshin njëlloj pa dallim feje, si të barabartë para Zotit.
    Ju, Lartësi, nuk e përqafuat thjesht këtë mësim në rininë tuaj, ju u bëtë mishërimi i tij i gjallë. E kthyet në mision jete dhe e shndërruat vendin tuaj në një flamurmbajtës të ndritur të këtij besimi: një vend, madhështia morale e të cilit qëndron mbi përkushtimin e palëkundur ndaj vëllazërisë universale dhe mbi bindjen e patrembur se, me çdo çmim kjo është e vetmja rrugë drejt një bote më të mirë. Jo vetëm me fjalë të bukura, por me vepra të guximshme.
    Siç thotë një tjetër hadith: ‘Nuk ka mysliman që viziton vëllanë e tij të sëmurë në mëngjes, pa shtatëdhjetë mijë engjëj që luten për të deri në mbrëmje. E nëse e viziton në mbrëmje, ata luten për të deri në mëngjes dhe ai do të ketë fruta nga Parajsa’.
    Ky hadith nuk flet thjesht për shpërblime të padukshme. Ai flet për praninë ngushëlluese të solidaritetit dhe na kujton se të vizitosh të sëmurin apo të kujdesesh për njeriun në nevojë do të thotë që, për një çast, të bëhesh bartës i mëshirës hyjnore.
    Vetëm Zoti i di numrat dhe fuqinë e këtyre engjëjve.
    Por unë di këtë: nga Kosova në Somali, nga India në Magreb, nga Toka e Shenjtë deri në Shqipëri dhe, po patjetër, në të gjithë rajonin tuaj dhe në mbarë botën, emri juaj dëgjohet me respekt, shqiptohet me mirënjohje dhe ndërmendet me shpresë.
    Njerëz të çdo ngjyre, gjuhe dhe besimi ju janë falënderues për praninë tuaj afër tyre, në orët më të errëta, jo si një sovran në kërkim të larjes së ndërgjegjes, por si një vëlla që nuk pranon të braktisë të ngjashmit e tij që lëngojnë në errësirë; që ecën me ta nëpër lugina lufte, vuajtjeje, dëshpërimi, ekstremizmi dhe shkatërrimi duke u përcjellë jo vetëm ndihma, por diçka që shkon edhe më thellë: fuqinë e heshtur të dhembshurisë dhe gjithashtu lehtësimin ndërsa i siguron se nuk janë vetëm”.
    Rama më pas u ndal në rolin e presidentit emiratas pas tërmetit shkatërrues të 26 nëntorit 2019-të në zemër të Shqipërisë.
    “Nuk do ta harroj kurrë që kur erdha te ju pas tërmetit shkatërrues, që la mijëra familje pa strehë, ju më morët dorën dhe më thatë: Vëlla, ti dhe populli yt nuk jeni vetëm!
    Dhe sot, një lagje e re e bukur me mbi një mijë apartamente qëndron si dëshmi se ju e mendoni atë që thoni dhe thoni tamam atë që mendoni”.
    Rama vijoi sërish me Profetin Muhamed e thëniet e tij, kur tha:
    “Pak mund ta kujtojnë, por tradita e Profetit na mëson se kur e do vëllain për hir të Zotit, duhet t’ia thuash. Një njeri i tha Profetit, paqja qoftë mbi të:
    ‘O i Dërguar i Zotit, e dua atë njeri’.
    Dhe Profeti e pyeti: ‘Ia ke thënë?’
    ‘Jo’.
    ‘Atëherë shko dhe thuaja’.
    Dhe ai shkoi, duke i thënë:
    ‘Të dua për hir të Zotit.’
    Dhe tjetri u përgjigj:
    ‘Dashtë Ai për hir të të cilit më do, të të dojë edhe ty.’
    Ndaj sot, Lartësi, si një vëlla, dua t’ju shpreh me një gjest publik dashurinë dhe besnikërinë ndaj jush si një bartës i dritës së arsyes në një botë që e humb atë çdo ditë dhe errësohet gjithnjë e më shumë”. /tesheshi.com/
     
     

  • Turqia arreston 4 karikaturistë për vizatimin satirik për profetin Muhamed. Erdogan: Provokim i ndyrë!

    Turqia arreston 4 karikaturistë për vizatimin satirik për profetin Muhamed. Erdogan: Provokim i ndyrë!

    Katër karikaturistë janë arrestuar në Turqi pas publikimit të një vizatimi në revistën satirike LeMan, që sipas autoriteteve përshkruante profetin Muhamed dhe Moisiun duke shtrënguar duart, në sfondin e një lufte me raketa.

    Presidenti Rexhep Tajip Erdogan e cilësoi karikaturën një “provokim të ndyrë” dhe paralajmëroi se “ata që tregojnë mungesë respekti ndaj profetëve do të mbahen përgjegjës para ligjit.”
    “Nuk do të lejojmë askënd të flasë kundër vlerave tona të shenjtë. Ata që tregojnë mungesë respekti ndaj profetit tonë dhe profetëve të tjerë do të mbahen përgjegjës para ligjit”, u shpreh Erdogan.
    Ministri i Brendshëm Ali Yerlikaya publikoi video të arrestimeve në rrjetin X, ku karikaturistët shihen të prangosur e të zvarritur nga policia. Njëri prej tyre ishte zbathur.
    Revista LeMan kërkoi falje për ata që ndiheshin të ofenduar, por tha se vizatimi ishte keqkuptuar dhe nuk kishte për qëllim të fyente fenë islame. Sipas saj, autori donte të tregonte vuajtjen e një myslimani të vrarë në sulmet izraelite.
    “Vepra nuk i referohet Profetit Muhamed në asnjë mënyrë.”, deklaroi revista.
    Organizatat për të drejtat e njeriut dënuan arrestimet si shkelje të lirisë së shprehjes, ndërsa Turqia mbetet një nga vendet me lirinë më të kufizuar të shtypit në Evropë.

    Top Channel

  • Karikatura për profetin Muhamed shkakton zemërim në Stamboll/ Përleshje me Policinë dhe 4 të arrestuar

    Karikatura për profetin Muhamed shkakton zemërim në Stamboll/ Përleshje me Policinë dhe 4 të arrestuar

    Pamje nga përplasjet

    TURQI- Revista LeMan, e cila shpesh bën bujë me vizatimet e saj provokuese, e përshkroi Profetin Muhamed në qytete të bombarduara në Lindjen e Mesme në numrin e saj të 26 qershorit. Kaq ka mjaftuar për të ngjallur shumë reagime dhe përplasje në Turqi. Një kopje e imazhit bardhë e zi, të publikuar në rrjetet sociale, shfaq dy personazhe që fluturojnë mbi qiellin e një qyteti nën bombardime.
    “Salam aleikum, unë jam Muhamedi,”- thotë njëri nga personazhet teksa përshëndet personazhin tjetër i cili përgjigjet dhe i thotë: Aleikum salam, unë jam Musai. 

    Karikatura ka ngjallur shumë reagime të ashpra në Turqi! Por, kryeredaktori i revistës, Tuncay Akgun, tha për AFP-në se imazhi ishte keqinterpretuar dhe “nuk është karikatura e profetit Muhamed”.
    PAMJET NGA VIDEOJA: 

    “Në këtë punim, për emrin e një myslimani që u vra në bombardimet e Izraelit është përdorur emri Muhamed. Më shumë se 200 milionë njerëz në botën islame quhen Muhamed. Karikatura nuk ka asnjë lidhje me profetin Muhamed. Ne kurrë nuk do të rrezikonin me një gjë të tillë,”-tha ai.
    Edhe në një deklaratë të bërë në llogarinë e revistës në mediat sociale, u pretendua se vizatimi përshkruante njerëz të zakonshëm, jo ​​profetë. Në deklaratë shkruhej: Ky vizatim nuk është vizatim i Profetit Muhamed (paqja qoftë mbi të). Në vepër, emri i një muslimani që u vra në bombardimet izraelite u trillua si Muhamed. Më shumë se 200 milionë njerëz në botën islame quhen Muhamed. Nuk ka asnjë referencë për Profetin Muhamed në vepër. Emrat më të zakonshëm dhe më popullor në botë janë Muhammed, Mehmet, Mamadu (të gjithë të dhënë nga myslimanët për ta mbajtur gjallë emrin e profetit tonë). Aktualisht ka 200 milionë njerëz me emrin Muhammed. Këtu, karikaturisti donte të portretizonte drejtësinë e popullit të shtypur mysliman duke përshkruar një mysliman të vrarë nga Izraeli, dhe ai kurrë nuk kishte ndërmend të denigronte vlerat fetare. Ne nuk e pranojmë njollën që na është hedhur, sepse nuk ka asnjë përshkrim të Profetit tonë. Duhet të jesh shumë keqdashës për ta interpretuar karikaturën në këtë mënyrë.
    Fill pasi doli lajmi për fletarrestimet, dhjetëra protestues të zemëruar sulmuan një kafene që shpesh frekuentohet nga punëtorët e revistës LeMan në qendër të Stambollit, duke nxitur një përleshje me efektivët e Policisë. Policia që ka përdorur plumba gome dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë një turmë të zemëruar. Në këtë përleshje u përfshin 250 deri në 300 persona.
    Incidenti ndodhi mbrëmjen e së hënës, pasi kryeprokurori i Stambollit urdhëroi arrestimin e redaktorëve të revistës LeMan, me arsyetimin se ata kishin publikuar një karikaturë “që ofendonte vlerat fetare”. Përmes disa postimeve në X, ministri i Brendshëm i Turqisë, Ali Yerlikaya, tha se Policia ka arrestuar karikaturistin përgjegjës, dizajnerin grafik të revistës dhe dy pjesëtarë të tjerë të stafit. Po ashtu janë lëshuar fletarrestime për disa udhëheqës të tjerë të revistës.
    Për ngjarjen ka pasur edhe një reagim nga vetë presidenti turk. Recep Tayyip Erdogan u shpreh se: Mungesa e respektit ndaj profetit tonë nga disa njerëz, pa asnjë moral, është e papranueshme. Është provokim i hapur dhe i ndyrë, nën maskën e humorit.
    Përveçse ligjërisht, portretizimi i profetit është i ndaluar edhe me fe. Sipas të dhënave nga forumet fetare, “i Dërguari i Allahut” e ka ndaluar (haram) pikturimin ose skulturën e gjallesave me shpirt. 
    E themeluar në vitin 1991, LeMan është e famshme për satirën e saj politike dhe ka qenë prej kohësh mallkim për konservatorët, veçanërisht pas mbështetjes së saj për Charlie Hebdo të Francës, pasi zyrat e saj në Paris u sulmuan në vitin 2015 nga persona të armatosur që vranë 12 persona pas botimit nga revista të karikaturave të profetit Muhamed./ZËRI

  • Londra mban nën vëzhgim politikën shqiptare, paralajmëron “non-grata” ndaj të korruptuarve dhe mbështet…

    Londra mban nën vëzhgim politikën shqiptare, paralajmëron “non-grata” ndaj të korruptuarve dhe mbështet…

    Një paralajmërim i fortë ka ardhur nga Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Tiranë, Nicholas Abbott, i cili në një intervistë për “Top Channel” për gazetarin Muhamed Veliu, ka lënë të hapur mundësinë e shpalljes së emrave të rinj si persona “non grata” në Shqipëri. Duke theksuar se siguria kombëtare e Britanisë është prioritet absolut, Abbott nënvizoi se zyrtarët dhe politikanët shqiptarë që dyshohen për korrupsion, por edhe familjarët apo bashkëpunëtorët e tyre, mund të përballen me sanksione të reja. Deklaratat e ambasadorit vijnë në një kohë të ndjeshme politike, pak ditë para zgjedhjeve të 11 majit, duke rritur tensionin dhe pasigurinë në radhët e klasës politike shqiptare. “Mbretëria e Bashkuar ndërmerr masa të forta kur bëhet fjalë për mbrojtjen e sigurisë së saj”, tha Abbott, ndërsa nënvizoi se bashkëpunimi me drejtësinë shqiptare është intensifikuar ndjeshëm që nga viti 2022.
    Muhamed Veliu: Ambasador Abbott, ju falenderoj shumë që pranuat ftesën e Top Channel për këtë intervistë. Do të doja të filloja duke ju pyetur: po afrohemi në fund të fushatës elektorale. Nga takimet që keni zhvilluar me kreun e SPAK, Prokurorin e Përgjithshëm dhe kryetarin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, a keni identifikuar ndonjë shqetësim?
    Ambasadori Nicholas Abbott: Si fillim, faleminderit, Muhamed, për ftesën në këtë intervistë. Kjo është padyshim një periudhë e rëndësishme për Shqipërinë për shkak të zgjedhjeve qe po afrojnë. Mendoj se puna që po bëjnë këto tre institucione është shumë e rëndësishme. Ne kemi ofruar mbështetje, ashtu si edhe shumë anëtarë të komunitetit ndërkombëtar, dhe është e qartë që ka disa problematika që shoqërojnë zgjedhjet — por kjo ndodh kudo, edhe në Mbretërinë e Bashkuar. Ky është një moment i rëndësishëm për çdo demokraci. Prandaj është inkurajuese të shohësh këto institucione që bashkëpunojnë dhe njihen për aftësinë për të përmbushur detyrat e tyre me përkushtim.
    Muhamed Veliu-Ambasador, mund të evidentojmë ndonjë problem?
    Ambasadori Nicholas Abbott: Po mendoj se kjo është një fushatë zgjedhore , siç e keni parë edhe në Top Channel apo në media të tjera, ka diskutime rreth blerjes së votës, intimidimit të votuesve, dezinformimit. Por më gëzon fakti që autoritetet dhe institucionet përkatëse po i adresojnë këto çështje.
    A mendoni se strategjia e SPAK kundër krimeve zgjedhore po funksionon?
    Ambasadori Nicholas Abbott: Mendoj se çdo përfshirje e institucioneve të drejtësisë për të siguruar mbikëqyrje të duhur të procesit zgjedhor është një hap i rëndësishëm. Nuk duhet të supozojmë se gjithçka shkon gjithmonë siç dëshirohet. Por unë shoh një angazhim të vërtetë nga institucionet dhe autoritetet shqiptare për të bërë ndryshime. Këto zgjedhje janë me rëndësi. Shqipëria është në një proces të rëndësishëm për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Ka shumë vëmendje ndërkombëtare ndaj asaj që ndodh në Shqipëri. Siç e dini, këtu është një mision vëzhgimi nga OSBE/ODIHR. Ne kemi kontribuar gjithashtu si Mbretëri e Bashkuar dhe mendoj qe është shumë e rëndësishme që këto zgjedhje të shkojnë sa më mirë që të jetë e mundur.
    Muhamed Veliu-Në vitin 2022, qeveria britanike shpalli disa politikanë shqiptarë si persona të sanksionuar. A do të kemi një listë të re me emra të rinj?
    Ambasadori Nicholas Abbott: Gjithmonë më ka intriguar kjo “listë mitike” që personalisht nuk e kam parë kurrë. Siç e dini, ne nuk komentojmë mbi raste individuale ligjore për momentin. Mbretëria e Bashkuar kujdeset për sigurinë e saj kombëtare, ndërmerr masat e nevojshme për ta mbrojtur atë dhe ne do të vazhdojmë në këtë drejtim. Por unë e di që agjencitë tona të zbatimit të ligjit, institucionet tona të drejtësisë kanë një marrëdhënie shumë të fortë këtu në Shqipëri. Dhe që nga viti 2022, kemi ndërtuar një marrëdhënie operacionale vërtet të shkëlqyer.
    Muhamed Veliu- Kryeministri juaj, Sir Keir Starmer, do të marrë pjesë në Samitin e Liderëve Evropianë më 16 maj, dhe parashikohet një takim me Kryeministrin Edi Rama. Cila është rëndësia e kësaj vizite, e para e një Kryeministri britanik në Shqipëri?
    Ambasadori Nicholas Abbott: Kjo është një vizitë shumë e rëndësishme. Tregon edhe njëherë nivelin e partneritetit që kemi tashmë. Kryeministri ynë është dikush që ka treguar interes të vërtetë për Shqipërinë. Ai e di që kemi krijuar një partneritet, një marrëdhënie që po prodhon rezultate. Ai është i interesuar t’i shohë këto nga afër. Dhe gjithashtu ai po vjen në një kohë kur në Samitin e Komunitetit Politik Evropian, çështjet e mbrojtjes evropiane janë në qendër të vëmendjes.
    Muhamed Veliu: Ky samit po mbahet në Shqipëri. Pse është i rëndësishëm dhe çfarë prisni të arrihet prej tij? Ju sapo përmendët rëndësinë e sigurisë, por cilat janë elementët e tjerë?
    Ambasadori Nicholas Abbott: Mbretëria e Bashkuar e ka mbështetur Shqipërinë për organizimin e këtij Samiti, që nga momenti kur e organizuam vetë vitin e kaluar. Kjo na duket një gjë normale – që Shqipëria të marrë këte rol udhëheqës. Aktualisht, siç e dini, në Evropë ka shumë shqetësim për luftën në Ukrainë dhe mënyrën se si ajo mund të zgjidhet. Ka, sigurisht, mundësi për të diskutuar edhe çështje më të gjera. Migracioni, fatkeqësisht, është gjithmonë në rendin e ditës. Por mendoj se Kryeministri ynë vjen këtu me fokus të qartë tek siguria dhe mbrojtja evropiane dhe do të ketë mundësi të bisedojë me liderë të ndryshëm nga Evropa Perëndimore, Ballkani Perëndimor dhe më gjerë, për atë që duam të arrijmë.
    Muhamed Veliu: Me të drejtë përmendët se çështja e migracionit është në krye të agjendës së qeverisë suaj. Ne shohim që migracioni i paligjshëm është sërish një temë e nxehtë në vendin tuaj, jo vetëm për qeverinë aktuale por edhe për ato të mëparshme. Është raportuar në mediat britanike që Home Office po kërkon qendra të huaja për të dërguar azilkërkuesit e dështuar. Deri tani, a i është drejtuar qeveria juaj qeverisë shqiptare për këtë çështje?
    Ambasadori Nicholas Abbott: Mbretëria e Bashkuar, si shumë vende të tjera evropiane, po shqyrton mënyra për të menaxhuar migracionin e parregullt. Kjo është një sfidë jo vetëm për ne, por edhe për vende të tjera. Siç e thashë, në tre vitet e fundit kemi ndërtuar një marrëdhënie shumë pozitive dhe pragmatike me Shqipërinë. Kështu që padyshim këto çështje janë në vëmendjen tonë dhe janë objekt diskutimi. Por nuk është se vijmë me ndonjë plan të caktuar. Mendoj se, siç po ndodh në kuadër të Samitit, ky është një takim liderësh me interesa të përbashkëta, dhe është një mundësi për të diskutuar edhe këto çështje të migracionit dhe mënyrat e zgjidhjes së tyre.
    Muhamed Veliu:Shtetas shqiptarë vazhdojnë të mbërrijnë në Mbretërine e Bashkuar përmes gomoneve, ndonëse në numër më të vogël se në vitin 2022. Sa janë shanset reale për të fituar azil pas ndryshimeve ligjore të vitit 2023, kur Shqipëria u shpall vend i sigurt?
    Ambasadori Nicholas Abbott: Ne e konsiderojmë Shqipërinë si një vend të sigurt. Prandaj, fatkeqësisht, kushdo që përpiqet të hyjë ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar dhe të kërkojë azil, do të dështojë. Mesazhi im i qartë kur udhëtoj nëpër Shqipëri dhe takoj njerëz është: ju lutem mos e bëni këtë, mos e provoni, nuk do t’ju çojë askund. Ka probleme reale me mungesën e mundësive për punë dhe e dimë që kjo është një arsye e fortë për shumë të rinj që përpiqen të hyjnë në Britani. Por siç thatë, numri i atyre që mbërrijnë me gomone është shumë më i ulët tani krahasuar me tre vite më parë. Gjithashtu kemi një politikë rikthimi ku kthejmë shtetas shqiptarë nga Mbretëria e Bashkuar në Shqipëri. Prandaj, mesazhi im është shumë i qartë: mos e bëni këtë.
    Muhamed Veliu:Çdo ditë lexojmë në mediat britanike lajme për krimin e organizuar shqiptar. Cili është vlerësimi i vërtetë i agjencive ligjzbatuese ne Mbretërinë e Bashkuar? Kemi këtu një problem real me krimin e organizuar shqiptar në vendin tuaj apo është vetëm spekulim i mediave britanike?
    Ambasadori Nicholas Abbott: Jo, është një problem real, por mendoj se është shumë e rëndësishme të theksojmë se shumica e shqiptarëve apo personave me origjinë shqiptare në Mbretërinë e Bashkuar janë qytetarë të zakonshëm, pozitivë, që kontribuojnë në atë çfarë është Mbretëria e Bashkuar. Ka shqiptarë që janë mësues, punonjës shëndetësorë, drejtues biznesesh, të gjithë që jetojnë një jetë normale, si gjithë të tjerët, që edukojnë fëmijët e tyre dhe kontribuojnë në një shoqëri ku duan të jenë pjesë. Po, ka një çështje me grupe të krimit të organizuar shqiptar në Mbretërinë e Bashkuar, veçanërisht në trafikun e drogës. Por kjo përfshin një pakicë. Duhet të merremi me këtë dhe, siç e përmenda, po punojmë ngushtë me autoritetet shqiptare për ta bërë këtë.
    Muhamed Veliu-Vitin e kaluar kemi parë vizitën në Shqipëri të kreut të Agjencisë Kombëtare të Krimeve në Mbretërinë e Bashkuar, z. Biggar. Si e vlerësoni bashkëpunimin me SPAK në luftën kundër krimit të organizuar?
    Ambasadori Nicholas Abbott: E vlerësoj shumë pozitivisht. Është një marrëdhënie operative, pragmatike, e hapur, ku po zhvillohen jo vetëm biseda, por edhe bashkëpunim konkret për të arritur rezultate. Dhe jam i kënaqur të them që po arrijmë rezultate.

  • Ekskluzive/ “Non Grata” të reja nga Britania? Intervista e plotë e Ambasadorit të MB: Zgjedhjet në Shqipëri, me rëndësi për integrimin

    Ekskluzive/ “Non Grata” të reja nga Britania? Intervista e plotë e Ambasadorit të MB: Zgjedhjet në Shqipëri, me rëndësi për integrimin

    Ambasadori i Britanisë së Madhe, Nicholas Abbott, la të hapur mundësinë e vijimit të procesit të shpalljes “non grata” nga autoritetet britanike për zyrtarë dhe politikanë të korruptuar shqiptarë duke theksuar se kjo do varet nga interesat e sigurisë kombëtare të vendit të tij.

    Në intervistën për Top Channel ai deklaron se shqiptarët që hyjnë ilegalisht në Angli nuk do të marrin azil, ndërsa komentoi edhe vizitën e pritshme kryeministrit Starmer më 16 maj në Tiranë.
    Intervista:
    Muhamed Veliu- Në vitin 2022, qeveria britanike shpalli disa politikanë shqiptarë si persona të sanksionuar. A do të kemi një listë të re me emra të rinj?
    Ambasadori– Gjithmonë më ka intriguar kjo “listë mitike” që personalisht nuk e kam parë kurrë. Siç e dini, ne nuk komentojmë mbi raste individuale ligjore për momentin. Mbretëria e Bashkuar kujdeset për sigurinë e saj kombëtare, ndërmerr masat e nevojshme për ta mbrojtur atë dhe ne do të vazhdojmë në këtë drejtim.Por unë e di që agjencitë tona të zbatimit të ligjit, institucionet tona të drejtësisë kanë një marrëdhënie shumë të fortë këtu në Shqipëri. Dhe që nga viti 2022, kemi ndërtuar një marrëdhënie operacionale vërtet të shkëlqyer.
    Muhamed Veliu- Kryeministri juaj, z. Keir Starmer, do të marrë pjesë në Samitin e Liderëve Evropianë më 16 maj, dhe parashikohet një takim me Kryeministrin Edi Rama. Cila është rëndësia e kësaj vizite, e para e një Kryeministri britanik në Shqipëri?
    Ambasadori– Kjo është një vizitë shumë e rëndësishme. Tregon edhe njëherë nivelin e partneritetit që kemi tashmë. Kryeministri ynë është dikush që ka treguar interes të vërtetë për Shqipërinë. Ai e di që kemi krijuar një partneritet, një marrëdhënie që po prodhon rezultate. Ai është i interesuar t’i shohë këto nga afër.Dhe gjithashtu ai po vjen në një kohë kur në Samitin e Komunitetit Politik Evropian, çështjet e mbrojtjes evropiane janë në qendër të vëmendjes.
    Muhamed Veliu– Ky samit po mbahet në Shqipëri. Pse është i rëndësishëm dhe çfarë prisni të arrihet prej tij? Ju sapo përmendët rëndësinë e sigurisë, por cilat janë elementët e tjerë?
    Ambasadori– Mbretëria e Bashkuar e ka mbështetur Shqipërinë për organizimin e këtij Samiti, që nga momenti kur e organizuam vetë vitin e kaluar. Kjo na duket një gjë normale – që Shqipëria të marrë këtë rol udhëheqës. Aktualisht, siç e dini, në Evropë ka shumë shqetësim për luftën në Ukrainë dhe mënyrën se si ajo mund të zgjidhet.
    Ka, sigurisht, mundësi për të diskutuar edhe çështje më të gjera. Migracioni, fatkeqësisht, është gjithmonë në rendin e ditës. Por mendoj se Kryeministri ynë vjen këtu me fokus të qartë tek siguria dhe mbrojtja evropiane dhe do të ketë mundësi të bisedojë me liderë të ndryshëm nga Evropa Perëndimore, Ballkani Perëndimor dhe më gjerë, për atë që duam të arrijmë.
    Muhamed Veliu- Me të drejtë përmendët se çështja e migracionit është në krye të agjendës së qeverisë suaj. Ne shohim që migracioni i paligjshëm është sërish një temë e nxehtë në vendin tuaj, jo vetëm për qeverinë aktuale por edhe për ato të mëparshme. Është raportuar në mediat britanike që Home Office po kërkon qendra të huaja për të dërguar azilkërkuesit e dështuar. Deri tani, a i është drejtuar qeveria juaj qeverisë shqiptare për këtë çështje?
    Ambasadori– Mbretëria e Bashkuar, si shumë vende të tjera evropiane, po shqyrton mënyra për të menaxhuar migracionin e parregullt. Kjo është një sfidë jo vetëm për ne, por edhe për vende të tjera.Siç e thashë, në tre vitet e fundit kemi ndërtuar një marrëdhënie shumë pozitive dhe pragmatike me Shqipërinë. Kështu që padyshim këto çështje janë në vëmendjen tonë dhe janë objekt diskutimi.Por nuk është se vijmë me ndonjë plan të caktuar.Mendoj se, siç po ndodh në kuadër të Samitit, ky është një takim liderësh me interesa të përbashkëta, dhe është një mundësi për të diskutuar edhe këto çështje të migracionit dhe mënyrat e zgjidhjes së tyre.
    Muhamed Veliu– Shtetas shqiptarë vazhdojnë të mbërrijnë në Mbretërinë e Bashkuar përmes gomoneve, ndonëse në numër më të vogël se në vitin 2022. Sa janë shanset reale për të fituar azil pas ndryshimeve ligjore të vitit 2023, kur Shqipëria u shpall vend i sigurt?
    Ambasadori– Ne e konsiderojmë Shqipërinë si një vend të sigurt. Prandaj, fatkeqësisht, kushdo që përpiqet të hyjë ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar dhe të kërkojë azil, do të dështojë. Mesazhi im i qartë kur udhëtoj nëpër Shqipëri dhe takoj njerëz është: ju lutem mos e bëni këtë, mos e provoni, nuk do t’ju çojë askund. Ka probleme reale me mungesën e mundësive për punë dhe e dimë që kjo është një arsye e fortë për shumë të rinj që përpiqen të hyjnë në Britani. Por siç thatë, numri i atyre që mbërrijnë me gomone është shumë më i ulët tani krahasuar me tre vite më parë. Gjithashtu kemi një politikë rikthimi ku kthejmë shtetas shqiptarë nga Mbretëria e Bashkuar në Shqipëri.
    Prandaj, mesazhi im është shumë i qartë: mos e bëni këtë.
    Muhamed Veliu- Çdo ditë lexojmë në mediat britanike lajme për krimin e organizuar shqiptar. Cili është vlerësimi i vërtetë i agjencive ligj- zbatuese ne Mbretërinë e Bashkuar? Kemi këtu një problem real me krimin e organizuar shqiptar në vendin tuaj apo është vetëm spekulim i mediave britanike?
    Ambasadori– Jo, është një problem real, por mendoj se është shumë e rëndësishme të theksojmë se shumica e shqiptarëve apo personave me origjinë shqiptare në Mbretërinë e Bashkuar janë qytetarë të zakonshëm, pozitivë, që kontribuojnë në atë çfarë është Mbretëria e Bashkuar.Ka shqiptarë që janë mësues, punonjës shëndetësorë, drejtues biznesesh, të gjithë që jetojnë një jetë normale, si gjithë të tjerët, që edukojnë fëmijët e tyre dhe kontribuojnë në një shoqëri ku duan të jenë pjesë.Po, ka një çështje me grupe të krimit të organizuar shqiptar në Mbretërinë e Bashkuar, veçanërisht në trafikun e drogës. Por kjo përfshin një pakicë. Duhet të merremi me këtë dhe, siç e përmenda, po punojmë ngushtë me autoritetet shqiptare për ta bërë këtë.
    Muhamed Veliu– Vitin e kaluar kemi parë vizitën në Shqipëri të kreut të Agjencisë Kombëtare të Krimeve në Mbretërinë e Bashkuar, z. Biggar. Si e vlerësoni bashkëpunimin me SPAK në luftën kundër krimit të organizuar?
    Ambasadori– E vlerësoj shumë pozitivisht. Është një marrëdhënie operative, pragmatike, e hapur, ku po zhvillohen jo vetëm biseda, por edhe bashkëpunim konkret për të arritur rezultate. Dhe jam i kënaqur të them që po arrijmë rezultate.
    Muhamed– Kur thoni se ka rezultate të reja, mund të shpjegoni pak më tej?
    Ambasadori– Oh, Muhamed, besoj e kuptoni që këto nuk janë gjëra që janë domosdoshmërisht për publikun.
     
     

    Top Channel

  • Gara për 11 majin/ Ambasadori britanik në Tiranë: Problemet për zgjedhjet po adresohen, ka angazhim të autoriteteve në hetime

    Gara për 11 majin/ Ambasadori britanik në Tiranë: Problemet për zgjedhjet po adresohen, ka angazhim të autoriteteve në hetime

    Sikurse zgjedhjet e shkuara edhe këto të 11 Majit janë duke u ndjekur me interes nga partnerët ndërkombëtar të vendit tonë.
    Gjatë javëve të shkuara interesi ndërkombëtarëve për parlamentaret e 11 Majit është parë nga takimet e zhvilluara në Ambasadën e Britanisë së Madhe e më pas atë Gjermane me kreun e SPAK, Prokurorin e Përgjithshëm dhe kreun e KQZ.
    Por për herë një diplomat perëndimor i përgjigjet disa pyetje të lidhura me këtë proces zgjedhor të polarizuar siç u shpreh një ditë më parë misioni vëzhgimit të OSBE-ODIHR.
    Nicholas Abbott Ambasador i Mbretërisë së Bashkuar në Tiranë në një intervistë ekskluzive për gazetarin e Top Channel Muhamed Veliu jep disa qëndrime për procesin e deritanishëm elektoral duke e vënë theksin në atë që mund të quhet risi e këtyre zgjedhjeve, përfshirjen e SPAK përmes një strategjie parandalimi dhe hetimi të krimeve të mundshme zgjedhore.
    Muhamed Veliu: Ambasador Abbott, ju falënderoj shumë që pranuat ftesën e Top Channel për këtë intervistë. Do të doja të filloja duke ju pyetur: po afrohemi në fund të fushatës elektorale. Nga takimet që keni zhvilluar me kreun e SPAK, Prokurorin e Përgjithshëm dhe kryetarin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, a keni identifikuar ndonjë shqetësim?
    Ambasadori Nicholas Abbott: Si fillim, faleminderit, Muhamed, për ftesën në këtë intervistë. Kjo është padyshim një periudhë e rëndësishme për Shqipërinë për shkak të zgjedhjeve që po afrojnë.
    Mendoj se puna që po bëjnë këto tre institucione është shumë e rëndësishme. Ne kemi ofruar mbështetje, ashtu si edhe shumë anëtarë të komunitetit ndërkombëtar, dhe është e qartë që ka disa problematika që shoqërojnë zgjedhjet — por kjo ndodh kudo, edhe në Mbretërinë e Bashkuar. Ky është një moment i rëndësishëm për çdo demokraci.
    Prandaj është inkurajuese të shohësh këto institucione që bashkëpunojnë dhe njihen për aftësinë për të përmbushur detyrat e tyre me përkushtim.
    Muhamed Veliu: Ambasador, mund të evidentojmë ndonjë problem?
    Ambasadori Nicholas Abbott: Po mendoj se kjo është një fushatë zgjedhore, siç e keni parë edhe në Top Channel apo në media të tjera, ka diskutime rreth blerjes së votës, intimidimit të votuesve, dezinformimit.
    Por më gëzon fakti që autoritetet dhe institucionet përkatëse po i adresojnë këto çështje.
    Muhamed Veliu: A mendoni se strategjia e SPAK kundër krimeve zgjedhore po funksionon?
    Ambasadori- Nicholas Abbott: Mendoj se çdo përfshirje e institucioneve të drejtësisë për të siguruar mbikëqyrje të duhur të procesit zgjedhor është një hap i rëndësishëm. Nuk duhet të supozojmë se gjithçka shkon gjithmonë siç dëshirohet. Por unë shoh një angazhim të vërtetë nga institucionet dhe autoritetet shqiptare për të bërë ndryshime.
    Këto zgjedhje janë me rëndësi. Shqipëria është në një proces të rëndësishëm për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Ka shumë vëmendje ndërkombëtare ndaj asaj që ndodh në Shqipëri. Siç e dini, këtu është një mision vëzhgimi nga OSBE/ODIHR.
    Ne kemi kontribuar gjithashtu si Mbretëri e Bashkuar dhe mendoj që është shumë e rëndësishme që këto zgjedhje të shkojnë sa më mirë që të jetë e mundur./ TCH