Tag: muçin

  • Trabzonspor ” dashurohet” me Muçin, klubi turk dëshiron të blejë kartonin nga Besiktas

    Trabzonspor ” dashurohet” me Muçin, klubi turk dëshiron të blejë kartonin nga Besiktas

    Ernest Muçi mbetet një çështje te Trabzonspori. Mesfushori i Kombëtares shqiptare ka bindur trajnerin Fatih Teke, që të kërkojë blerjen e kartonit të tij te drejtuesit. Vetë klubi raportohet së fundmi në Turqi, ka shtyrë vendimin deri në përfundimin e sezonit.
    Te Trabzonspori nuk do të nxitohen për të paguar 8.5 milionë euro, pasi shpenzuan 1 milion euro për huazimin. Kështu do të monitorohet forma e 24-vjeçarit, që me pesë golat në tri ndeshjet e fundit po shkëlqen te klubi turk.

    Në të njëjtën kohë tregohet se Muçi i është shprehur njerëzve të afërt, që është shumë i lumtur te Trabzonspori dhe dëshiron ta vazhdojë karrierën e tij. Marrëdhënia dhe besimi që Fatih Teke po tregon tek ai, solli rilindjen e Muçit, që nuk është se po gjente shumë hapësira tek skaudra e Besiktas sezonin e kaluar.
    Superliga e Turqisë kryesohet nga Gallatasaraj, që numëron 2 pikë më tepër se ekipi i Trabzonit. Sfida e radhës për Muçin me shokë do të jetë ndaj Beshiktashit, pikërisht klubi që zotëron kartonin e tij.

  • “Ishim në një turne në Venecia në 2015”! Njeriu që rriti Ernest Muçin zbulon prapaskenën: E kërkoi direkt Juventusi

    “Ishim në një turne në Venecia në 2015”! Njeriu që rriti Ernest Muçin zbulon prapaskenën: E kërkoi direkt Juventusi

    Ernest Muçi është padyshim lojtari i momentit te Shqipëria. Futbollisti shqiptar po kërkon titullin kampion me Trabzonsporin dhe sot ka shënuar dy gola të tjerë kundër Goztepes, ky goli i dytë ishte sërish spektakolar. I ftuar në “Mega Sport” që transmetohet në “A2 CNN” ishte edhe një prej trajnerëve apo më saktë njeriu që e ka formuar Mucin në moshat më të vogla, Eduart Zhupa. Ai ka treguar edhë një detaj të bukur në lidhje me lojtarin tonë.
    “Kemi bërë një turne për Mucin në 2015 në Venecia dhe Mucin e kërkoi Juventusi. E kërkoi direkt Juventusi, që në atë moshë. Erdhën dhe e panë atje, por ka ndryshuar ligji tani që lojtarët tanë nuk quhen të huaj në Itali, atëherë quheshin të tillë. Kështu kishte shumë probleme me dokumentacionin, mosha, kishte shumë faktorë. Kjo tregon që futbolli shqiptar ka talente”, tha Zhupa. /Sport Ekspres/?

  • Rashica i pakënaqur, por kështu edhe Besiktasi. Po vjen bashkimi me Muçin?

    Rashica i pakënaqur, por kështu edhe Besiktasi. Po vjen bashkimi me Muçin?

    30 Nëntor 2025

    9:47

    Telesport

    Milot Rashica nuk e ka të gjatë te Besiktas. Ai nuk po luan aq sa do të dëshironte në këtë skuadër dhe po konsideron largimin. Në fakt, nuk është thjesht dëshira e tij, por edhe vullneti i klubit turk.
    Mesfushori ofensiv shqiptar do të mbetet në Superligën e Turqisë, por jo te Besiktas. Skuadra e tij e radhës pritet të jetë Trabzonspor, që ka shprehur interesim prej disa muajsh për të.
    Ky klub në verë huazoi Ernest Muçin po ashtu nga Besiktas. Plani i tij është që të veprohet njësoj edhe me Rashicën, pra huazim me të drejtë blerjeje ose me detyrim blerjeje.

  • Ditë e keqe për Ernest Muçin! Silvinjo e la jashtë listës për Serbinë, i ulet edhe vlera e kartonit

    Ditë e keqe për Ernest Muçin! Silvinjo e la jashtë listës për Serbinë, i ulet edhe vlera e kartonit

    Një ditë e keqe për Ernest Muçin! Talenti i Kombëtares nuk po kalon një kohë të mirë, por dita e sotme lë një shije edhe më të hidhur për të. Shqipëria ka publikuar listën në ditën e sotme për ndeshjen me Serbinë, atje ku Muçi ishte jashtë saj.
    Por nuk mbyllet vetëm këtu pasi në vlerat e lojtarëve të përditësuara nga Transfermarkt, Muçi vazhdon me rënien. Vlera aktuale e kartonit të tij është 9 milionë euro nga 10 milionë euro, ndërsa vlera e tij maksimale ka qenë 14 milionë euro. Mbetet të shihet nëse e gjitha kjo do t’i jap një motiv shtesë Muçit për t’u rikthyer në nivelet më të larta apo do të jetë një tjetër goditje e madhe për të. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/
     

  • Shqiptarët shkëlqejnë në fitoren e Maqedonisë së Veriut, Muçin e presin me shpulla te Trabzonspori, Kumbulla elozhe…

    Shqiptarët shkëlqejnë në fitoren e Maqedonisë së Veriut, Muçin e presin me shpulla te Trabzonspori, Kumbulla elozhe…

    Adriatik BALLA
    Lojtarët shqiptarë janë të tejshtrirë në kampionatet e shumë vendeve europiane madje dhe në kampionatin aziatik dhe atë amerikan. Një pjesë e tyre që janë më cilësorë kanë zgjedhur të luajnë për Shqipërinë dhe Kosovën, por edhe për përfaqësuese të vendeve të tjera si Zvicra, Gjermania etj, pa harruar se shumë shqiptarë luajnë po ashtu për përfaqësueset e vendeve fqinje si Malin e Zi, Greqinë dhe Maqedoninë e Veriut. Madje, shqiptarët në radhët e verimaqedonasve po ndihmojnë skuadrën drejt një kualifikimi historik në Kupën e Botës. Kështu, Enis Bardhi ka shënuar gol dhe ka bërë asistim në fitoren e Maqedonisë së Veriut. Të dielën mbrëma në Shkup, Maqedonia e Veriut fitoi 5:0 ndaj Lihtenshtajnit, në kualifikimet e Kupës së Botës 2026. Fitoren e ndihmoi edhe Liridon Qamili, që shënoi po ashtu gol. Bardhi, Isnik Alimi dhe Ezgjan Alioski startuan te Maqedonia e Veriut. Alioski asistoi për Qamilin. Në pjesën e dyte pos Qamilit u aktivizua edhe Reshat Ramadani. Për Maqedoninë e Veriut është fitorja e tretë në Grupin J. Ka edhe dy barazime. Me 11 pikë është fuqishëm në garë për kualifikim në Botëror.
    Prezantim me “shpulla kokës” për Ernest Muçin tek Trabzonspori turk
    Në kampionatin turk luan një kontigjent i madh dhe i rëndësishëm i futbollistëve shqiptarë, të cilët luajnë në të dy kategoritë elitare të futbollit turk. Ndërkohë, Ernest Muçi mungoi në grumbullimin me Kombëtaren për ndeshjet e shtatorit për shkak të një dëmtimi, siç raportohej nga FSHF. Por futbollisti ka lënë gjithçka pas krahëve në këto ditë teksa ka finalizuar transferimin te Trabzonspor. Lojtari jo vetëm ka kaluar pa probleme vizitat mjekësore, por edhe ka nisur menjëherë stërvitjen me grupin te skuadra e Trabzonspor. I pritur si zakonisht me “tunelin me shpulla”, që është kthyer në traditë për blerjet e reja, më pas në stërvitjen e parë gjithçka ka shkuar në rregull për Muçin. Edhe vetë klubi i Trabzonspor ka postuar një video të sulmuesit shqiptar teksa kryente ushtrime me pjesën tjetër të skuadrës, duke marrë rregullisht pjesë edhe në një ndeshje të vogël kontrolli.
    Kumbulla shihet “i pa arritshëm” për xhepat e Majorkës
    Marash Kumbulla zhvilloi një sezon mjaft të mirë në La Liga me skuadrën e Espanjolit, megjithatë në verë u rikthye te Roma pas përfundimit të huazimit. Verdhekuqtë, si duket nuk e kishin në planet e tyre dhe e transferuan sërish në Spanjë, por këtë herë te Majorka. Por, mesa duket në Spanjë kanë mbetur të kënaqur nga Kumbulla dhe është pikërisht drejtori sportiv i Espanjolit, ai i cili ka folur para mediave dhe u ndal te mbrojtësi i Kombëtares. Fran Garagarza u shpreh se klubi do të donte të kishte Kumbullën në skuadër, por ishte një kosto e madhe financiare dhe në këtë mënyrë, u mendua për të tjera lëvizje. Ai u shpreh se klubi po kërkon të ndërtojë një skuadër, e cila nuk e dëmton financiarisht klubin dhe se mund të ketë një projekt afatgjatë, prandaj edhe Kumbulla u konsiderua i pa arritshëm.

  • Bardha e Sarandës shijon famën nga reklama me Muçin

    Bardha e Sarandës shijon famën nga reklama me Muçin

    Në një video të realizuar dy javë më parë, në zbatim të urdhërit të kryeministrit Edi Rama për të mos lejuar më shitjen pa faturë edhe në tregjet e fruta-perimeve, u bë e njohur Bardha e tregut të Sarandës, por edhe Muçi, inspektori lokal.

    E ndërsa Muçi ka refuzuar të jetë sërish në publik nëpërmjet mediave, Bardha është më e hapur, shkruan A2. Por, cila është Fatbardha Nesturi, një nga shitëset më të vjetra të tregut në Sarandë?
    “Unë kam 35 vjet këtu. Kjo është punë vetëm për Bardhën. Dita ime nis në 4 të mëngjesit, grumbulloj mallin nga fshatarët që e sjellin, e sistemoj…”, tregon Bardha.
    Atëherë e frikësuar për vazhdimësinë e punës së saj me të cilën mban familjen, sot Bardha duket se po shijon famën e fituar nga ajo video virale. Famë e cila jo vetëm e bëri të njohur, por mesa duket i ka shtuar edhe punën: “Falenderoj njerëzit për mbështetjen. Mua më njihnin edhe më parë, por tani jam e famshme me vulë. Është rritur goxha puna ime. Mallin që nxjerr në mëngjes, e kam shitur deri në darkë”.
    Bardha flet edhe për marrëdhënien që ka me bashkëqytetarin e saj, inspektor Muçin: “Është njeri shumë i mirë, jemi miq të mirë, jemi takuar shpesh dhe i flasim gjithmonë njëri-tjetrit në qytet”.

  • U bë virale në rrjet, tregtarja nga Saranda rrëfen debatin me inspektor Muçin

    U bë virale në rrjet, tregtarja nga Saranda rrëfen debatin me inspektor Muçin

    Në emisionin “People” në Euronews Albania foli në një lidhje live tregtarja ambulante nga Saranda, Bardha Nesturaj, e cila u bë virale në një video kur debatonte me inspektorin e zonës të quajtur Muçi.

    Inspektor Muçi i kërkonte Bardhës që ajo të lëshonte faturë tatimore për produktet që shiste, ndërsa Bardha i thoshte: “Ku mund të siguroj unë një faturë për rigonin ose për produkte të tjera që i mbledh në mal?”

    Duke folur në Euronews, Bardha tha se ka 35 vite që është tregtare ambulante, ndërsa sqaroi dhe debatin me inspektor Muçin, ku u shpreh se e mira e këtij debati ishte qartësimi i gjërave dhe konkludimi i ligjit që për tregtarët ambulantë nuk ka taksa.
    “Muçi më kërkonte në fillim dokumentin e burimit të mallit. Ne këtë furnizim kemi kaq kohë që shkojmë dhe e merrim në fshatra. Janë produkte që i merrnim direkt nga toka. Nuk ke ku merr faturë. Rigonin, çajin e malit, rozmarinën… shkojmë në mal i mbledhim, dhe të sigurojmë edhe kuponin? Është barrë e rëndë! Aty ku shkoj në mal e këpus këtë gjë, kujt t’i marr faturë ose dokument?”,tha ajo.
    Çfarë u arrit pas debatit me inspektor Muçin?
    “Fatura nuk tregon origjinën e produktit. Duhet të ketë një standard që të përmbajë një formular që të më thotë: emri i bimës, origjina, nga vjen, ku shkon, si shkon, etj. Duhet të jetë një formular që një zyrë duhet ta lëshojë. Dhe kjo, nëse lëshohet, fshatari do të jetë i obliguar ta plotësojë dhe që unë t’i jap garancinë atij që do t’ia shes. Sot e kësaj dite nuk jep produkte me faturë fshatari, vetëm në magazina. Rigonin, çajin e malit e kemi mbledhur vetë. Është një risi, që e mbledhim në malet e Sarandës dhe e marrim vetë.Si ta gjej një faturë për një produkt që unë e mbledh vetë në mal? Edhe Muçi nuk më dha një zgjidhje për këtë. Gjithsesi, mendoj se ishte pozitive kur u tregua ligji dhe u lexua shumë mirë e bukur që tregtia ambulante nuk ka taksa, dhe kjo ishte që pas atij debati që u bë në fund doli kjo,” tha tregtarja Bardha Nesturaj.

  • Klubet italiane dhe ato angleze interesohen për Ernest Muçin

    Klubet italiane dhe ato angleze interesohen për Ernest Muçin

    Ernest Muçi është një ndër emrat më të përfolur në merkaton e kësaj vere. Anësori kuqezi mund të largohet nga skudra turke e Beshiktash, dhe menjëherë për të kanë shfaqur interes klube angleze dhe italiane.

    Bëhet me dije se skuadra nga Seria A në Itali dhe nga Championshipi në Angli janë interesuar për Ernest Muçin.
    Muçi ka 55 paraqitje në total me Beshiktashin. Gjatë kësaj kohe ka shënuar 11 gola dhe ka asistuar katër të tjerë.

  • Nuk shkoi ashtu siç pritej, Beshiktashi kërkon të shesë Ernest Muçin për të njëjtën vlerë që e bleu nga Legia Varshavë 

    Nuk shkoi ashtu siç pritej, Beshiktashi kërkon të shesë Ernest Muçin për të njëjtën vlerë që e bleu nga Legia Varshavë 

    Beshiktashi pritet që të mbyll marrëveshjen me Ernest Muçin në këtë merkato vere. Një afrim me shumë bujë te turqit ai i sulmuesit shqiptar, i cili ishte një prej transferimeve më të shtrenjta në historinë e klubit. 
    Fillimi ishte i përkyer në Turqi, por luhatjet e shpeshta të Muçit në performanca kanë bërë që shqiptari shpeshherë të qëndrojë edhe në stol. Ndërkohë vetë lojtari tani ka kërkuar të largohet nga Beshiktashi pasi nuk po gjen më motiv për të vazhduar në Turqi.
    E njëjta situatë paraqitet edhe te vetë klubi që kërkon të lirojë shqiptarin, por kërkon të paktën 10 milionë euro nga klubi që do të paraqes ofertën, për të nxjerrë kështu shpenzimet e saj për Ernest Muçin pasi me këtë shifër e bleu nga Legia e Varshavës. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/