Tag: muani

  • Comolli mohon sherrin me Al-Khelaifi për Kolo Muani: Është gjithçka e rreme, u thanë gënjeshtra

    Comolli mohon sherrin me Al-Khelaifi për Kolo Muani: Është gjithçka e rreme, u thanë gënjeshtra

    12 Shtator 2025

    9:56

    Alfred Lleshi

    Damien Comolli, në konferencë për shtyp, foli për ngjarjet e fundit të merkatos, lidhur me mos-transferimin e Kolo Muani te Juventusi, që do të ishte një rikthim për sulmuesin. Juventusi zgjodhi të nënshkruante me Openda dhe i braktisi negociatat me PSG-në. Pyetja mbi telefonatën e pretenduar të zjarrtë të presidentit të PSG, Nasser Al-Khelaifi, drejtori Comolli e mohoi prerë: “Është gjithçka e rreme, dikush tentoi të manipulonte të vërtetën. I lexova artikujt, janë të gjitha gënjeshtra”.
    Ai i përshkroi raportet me PSG-në si të shkëlqyera dhe theksoi diplomacinë pozitive që e karakterizon ndaj klubeve të mëdha. Problemi ka qenë vetëm diskutimi mbi formën dhe shifrat e transferimit të Muani, i cili përfundoi te Tottenham, ndërsa Openda erdhi me huazim me të drejtë blerjeje.
    Comolli mbrojti merkaton e Juventusit: “Ndjehemi më të fortë…, kemi një nga skuadrat më të reja në Serie A. Jemi konkurrues në të gjitha kompeticionet”. Në këtë sesion merkatoje erdhën Zhegrova, Openda, David dhe Joao Mario, duke e forcuar grupin në dispozicion të trajnerit Tudor.

  • “Braktisi” Juventus për Tottenham, flet sulmuesi francez: Krenar për zgjedhjen që bëra

    “Braktisi” Juventus për Tottenham, flet sulmuesi francez: Krenar për zgjedhjen që bëra

    4 Shtator 2025

    11:48

    Telesport

    Aventura e Randal Kolo Muani te Juventus zgjati pak muaj. Edhe pse u përfol se ai do të vijonte huazimin me bardhezinjtë, në fund sulmuesi francez në pronësi të PSG përfundoi në Premier League, ku do të luajë me Tottenham.
    26-vjecari, gjatë prezantimit të tij, tha se ishte krenar që nënshkroi me skuadrën londineze. Transferim që u zyrtarizua vetëm në ditën e fundit të merkatos, duke lënë duarbosh bardhezinjtë, që shpresonin deri në fund.
    Edhe te Tottenham ai do të luajë në formë huazimi për skuadrën e trajnerit Thomas Frank, pa asnjë detyrim për ta bërë transferimin të përhershëm. Kolo Muani do të veshë fanellën me numër 39 te Tottenham.
    “Jam vërtet i lumtur dhe shumë krenar për zgjedhjen që kam bërë, që jam në një klub kaq të shkëlqyer. Mezi pres të takohem me shokët e skuadrës, të gjithë tifozët dhe të dal në fushë“, tha sulmuesi.
    “E di çfarë pret trajneri nga unë. Do të luftoj shumë për fanellën, klubin dhe tifozët. Do të jap gjithçka për këtë ekip“, deklaroi Kolo Muani për mediat.

  • Në rast se nuk vjen Kolo Muani, Juventus ka dy alternativa të tjera

    Në rast se nuk vjen Kolo Muani, Juventus ka dy alternativa të tjera

    30 Gusht 2025

    19:56

    Telesport

    Juventus po bën gjithçka është e mundur për të finalizuar rikthimin e Kolo Muani në Torino, por këtë herë në formë përfundimtare. Megjithatë, marrëveshja me PSG-në nuk është aspak e lehtë.
    Francezët nuk pranojnë huazimin e sulmuesit dhe për një sezon tjetër, por kërkojnë shitjen përfundimtare të tij dhe bëhet fjalë për shifra mbi 60 milionë euro, gjë që duket e vështirë të sigurohet nga Juventus.
    Bardhezinjtë po ndjekin edhe dy alternativa të tjera, në rast se nuk ia dalin dot të transferojnë Kolo Muani. “La Gazzetta Dello Sport” raporton se emri i parë në listë në rast se nuk vjen Kolo Muani është Ademola Lookman. Sulmuesi nigerian ka vulosur përfundimisht largimin nga Atalanta dhe kërkon një ekip të ri. Dëshira e tij ka qenë të transferohej tek Inter, por ofertat e zikaltërve u refuzuan nga Atalanta. Lookman nuk do i thoshte “jo” transferimit te Juventus, kur dihet se ka mbetur edhe pak kohë nga mbyllja e merkatos.
    Emri i dytë që po ndjek Juventus është sulmuesi i Leipzig, Lois Openda, të cilin klubi gjerman e vlerëson 45-50 milionë euro. Në 45 ndeshje në të gjitha garat sezonin e kaluar me Leipzig, Openda shënoi 13 gola dhe dha 7 asiste.

  • Juventusi nuk dorëzohet për Kolo Muani, ndryshon strategji për ta bindur PSG-në

    Juventusi nuk dorëzohet për Kolo Muani, ndryshon strategji për ta bindur PSG-në

    Koha për merkaton verore po shkon drejt fundit. Limiti është e hëna, ora 20:00, por Juventusi ende nuk e ka zgjidhur çështjen e sulmuesit francez, Kolo Muani. Drejtori Comolli ka shfaqur qetësi, por janë orë vendimtare për të provuar ta rikthejë sulmuesin francez në “Continassa”.
    Negociatat me PSG-në kanë pasur luhatje gjatë gjithë verës, me njoftime të ndryshme për afrimin e sulmuesit dhe pengesa të papritura, që kanë acaruar tifozët bardhezinj dhe vetë protagonistët. Në Torino vazhdojnë të punojnë me të gjitha mënyrat për të arritur një marrëveshje pozitive, duke ruajtur optimizmin, pavarësisht “barrës” që krijon Vlahovic dhe vështirësive me disa dalje të tjera që nuk po realizohen.
    Sipas mediave italiane, Juventusi ka ndryshuar ofertën për PSG-në. Tani ofrohet një huazim më i shtrenjtë, mbi 10 milionë euro, me të drejtën për blerje, që do të bëhej obligative nëse do të plotësoheshin disa kushte sportive.
    Alternativa është edhe një huazim i thjeshtë deri në qershor 2026, duke shtyrë çdo vendim për transferimin përfundimtar. Të dyja opsionet do t’i lejonin Juventusit të respektojë rregullat e “fair-play financiar” të UEFA-s. Tani, përgjigja varet nga kampioni aktual i Europës, ndërsa koha po mbaron shpejt.

  • Comolli e konfirmon: Vlahovic dhe Nico qëndrojnë me ne, për Kolo Muani do të provojmë deri…

    Comolli e konfirmon: Vlahovic dhe Nico qëndrojnë me ne, për Kolo Muani do të provojmë deri…

    Pas shortit të fazës së grupeve të Champions League, drejtori i përgjithshëm i Juventusit, Damien Comolli, foli hapur për merkaton dhe sfidat që e presin klubin e tij: “Për Kolo Muani nuk më pëlqen të flas, sepse është lojtar i një klubi tjetër dhe do ta konsideroja mungesë respekti.
    Mund të them vetëm që do të punojmë deri të hënën në mbrëmje për t’i garantuar trajnerit skuadrën më të mirë të mundshme. Deri atëherë mund të ndodhin shumë gjëra. Kemi pas vetes një shoqëri solide, por edhe kufizimet e ‘fair play financiar’. Ndonjëherë edhe pak milionë euro bëhen shumë”.
    Më pas u ndal te Vlahovic: “Dusan do të qëndrojë me ne 99%. Nuk ka asnjë problem mes nesh, lojtari ka shprehur dëshirën për të qëndruar dhe mund të konfirmoj që sezonin e ardhshëm do të jetë te Juventusi. Ka pasur disa bisedime me klube të tjera këto javë, por asgjë konkrete, ndaj Dusan mbetet këtu”.
    Edhe për Nico Gonzalez, i ndjekur nga Atletico Madridi, qëndrimi ishte i prerë: “Për mendimin tim, Nico Gonzalez do të qëndrojë te Juventusi. Nuk ka patur asnjë zhvillim të ri për situatën e tij”.
    Ndërkohë, Comolli zyrtarizoi një largim: “Ne kemi arritur sot marrëveshjen me Nottingham Forest për transferimin e Savona. Është zyrtare, lojtari do të transferohet në Angli”.
    Sa i përket shortit të Champions-it, drejtori i bardhezinjve e cilësoi kalendarin interesant dhe sfidues: “Është një kalendar tërheqës. Do të luajmë në Norvegji mbi një fushë sintetike, gjë shumë e vështirë. Më pas, ndeshja në ‘Bernabeu’ është gjithmonë diçka e jashtëzakonshme. Për mua personalisht, sfida ndaj Monaco do të jetë emocionale, pasi atje kam luajtur dhe kam nisur karrierën si drejtues. Edhe transferta me Sporting Lisbona është shumë interesante. Sidoqoftë, ne jemi Juventusi dhe do të jemi gati për këto sfida”.

  • PSG “tradhton” Kolo Muani, kushti i francezëve vështirë të pranohet nga Juventus

    PSG “tradhton” Kolo Muani, kushti i francezëve vështirë të pranohet nga Juventus

    25 Gusht 2025

    18:23

    Telesport

    E ardhmja e Kolo Muani është sërish në pikëpyetje, edhe pse afati kalimtar i merkatos verore mbyllet më 1 shtator. Sulmuesi francez nuk është në planet e Luis Enrique, ndaj duhet të gjejë një ekip të ri.
    Dëshira e Kolo Muani është të rikthehet përfundimisht te Juventus, aty ku shkëlqeu gjatë huazimit në gjysmën e sezonit të kaluar. Fillimisht, PSG kërkonte 55 milionë euro për shitjen përfundimtare të sulmuesit, por tani francezët duket se kanë ndryshuar mendje.
    “La Gazzetta dello Sport” raporton se klubi francez kërkon tani plot 70 milionë euro për të lënë të lirë Kolo Muani, gjë që ka acaruar së tepërmi sulmuesin. Ai ndihet i “tradhtuar” nga drejtuesit e klubit. Kolo Muani ka refuzuar edhe një ofertë të bujshme nga Newcastle në Premier League, pasi dëshiron vetëm transferimin te Juventus.
    Bardhezinjtë preferojnë më shumë opsionin e huazimit me të drejtë blerjeje, por vështirë se ky propozim të pranohet nga francezët. Sipas raportimit në fjalë, pritet një tjetër ofertë nga Juventus në drejtim të PSG-së për Kolo Muani gjatë këtyre ditëve të fundit të merkatos.

  • Vlahovic rifiton Juventusin, gol dhe paqe me tifozët. Mesazh i qartë edhe për Kolo Muani

    Vlahovic rifiton Juventusin, gol dhe paqe me tifozët. Mesazh i qartë edhe për Kolo Muani

    Në futboll, si edhe në jetë, gjërat mund të ndryshojnë papritur. Një gol mjafton për të fshirë mosmarrëveshjet dhe rikthyer qetësinë. Kjo po ndodh mes Dusan Vlahovic dhe Juventusit. Sulmuesi serb, kontrata e të cilit skadon më 2026, ka qenë për javë të tëra në qendër të merkatos. Largimi i tij dukej i sigurt, por pas mbrëmjes së të dielës gjithçka u rikthye në lojë.
    “Vlahovic? Është i fokusuar, ka bërë një muaj përgatitjesh perfekte, bën atë që duhet. Nuk e di çfarë do të ndodhë. Unë komunikoj, pastaj drejtuesit thonë fjalën e fundit”, – komentoi në mënyrë enigmatike trajneri Igor Tudor.
    Vërshëllimat e marra në miqësoren kundër “Next Gen” u kthyen në duartrokitje ndaj Parmës, me “Allianz Stadium” që bërtiti emrin e serbit si në kohët e vjetra. Nga ana e tij, Vlahovic postoi në rrjetet sociale disa foto pas golit të 2-0, pa asnjë koment, sikur të thoshte se veprat vlejnë më shumë se fjalët.
    Goli ndaj Parmës konfirmon gjithashtu serinë e tij të shkëlqyer në fillimet e kampionatit: dy gola ndaj Sassuolos, një ndaj Udineses dhe zero ndaj Veronës para golit të së dielës. Ky gol ndaj dukëve ka një kuptim të veçantë, sepse shtyn drejt pajtimit me tifozët bardhezinj dhe mund të riformësojë të ardhmen e tij.
    Drejtuesit e merkatos së Juventusit, si Comolli dhe grupi i tij, tani përballen me një vendim të vështirë. Nëse Vlahovic qëndron, do të braktiset përgjithmonë pista që çonte drejt rikthimit të Kolo Muani.

  • Juventus-Kolo Muani, tratativa pa fund dhe marrëveshje. PSG nuk bën asnjë “sconto”

    Juventus-Kolo Muani, tratativa pa fund dhe marrëveshje. PSG nuk bën asnjë “sconto”

    Vera e merkatos te bardhezinjtë vazhdon me intensitet të madh. Në “Continassa” ka shumë lëvizje dhe bisedime që zgjasin prej muajsh. Një prej tyre është rasti i Kolo Muani. Comolli ka nisur kontaktet me PSG që në qershor, por akordi ende nuk është arritur. Fillimisht dukej se palët ishin afruar, por në orët e fundit parizienët kanë ngritur çmimin duke mos pranuar të zbresin nën 70 milionë euro.
    Një shifër shumë e lartë për Juventusin, që ofron vetëm huazim me pagesë (10 milionë €) dhe detyrim blerjeje prej 40 milionë €. Distanca mbetet e madhe dhe nuk dihet nëse do të mbyllet. Për këtë arsye, në kampin bardhezi mbetet i gjallë edhe opsioni Edon Zhegrova nga Lille.
    Megjithatë, edhe këtu ka një pengesë të fortë. Presidenti i klubit francez, Olivier Létang, deklaroi në prag të ndeshjes kundër Monaco: “Edon Zhegrova do të qëndrojë me ne këtë sezon. Nuk kemi marrë asnjë ofertë. Mediat italiane shpesh e ekzagjerojnë, nuk ka asnjë marrëveshje apo tratativë në zhvillim”. Pra, nga Kolo Muani te Zhegrova, duket se drejtori bardhezi, Comolli, do të duhet të bëjë orë pune shtesë deri në fund të merkatos.
    📤 Në dalje: Lloyd Kelly, i ardhur në janar nga Newcastle, është pranë rikthimit në Premier League. Mbrojtësi pëlqehet nga Crystal Palace, që është gati të paguajë pak më shumë se 17 milionët, që shpenzoi Juve për ta marrë.
    ⚖️ Në mesfushë mbizotëron qetësia pas largimit të Douglas Luiz, me bardhezinjtë që aktualisht nuk synojnë afrime të reja. E hapur mbetet vetëm çështja Nico González, i kërkuar nga Atletico Madridi, por spanjollët ende nuk kanë bërë ofertë konkrete.

  • Vlahovic nuk e prish terezinë, i vendosur t’i shijojë milionat e Juventusit deri në fund

    Vlahovic nuk e prish terezinë, i vendosur t’i shijojë milionat e Juventusit deri në fund

    Rikthimi i Kolo Muani te Juventusi dhe “skarcimi” i Hojlund nga Manchester United nuk e shqetësojnë Dusan Vlahovic. Sulmuesi serb, me kontratë deri më 2026, nuk do të rinovojë me klubin bardhezi, i cili natyrisht do të preferonte ta shiste sa më shpejt, për të mos e humbur falas vitin tjetër. Megjithatë, rreth tij mbretëron qetësia, ndoshta më tepër sa mendohet.
    Sipas “Tuttosport”, kjo është pjesë e strategjisë së sulmuesit numër 9; të qëndrojë në Torino të paktën deri në janar për arsye financiare dhe mundësish. Paga e tij këtë sezon është rritur në 12 milionë euro, kështu që Vlahovic ka interes maksimal të qëndrojë te Juve për t’i maksimizuar të ardhurat.
    Ai nuk është lojtar i demotivuar, që pret fundin e muajit për të parë llogarinë e tij. Përkundrazi, nuk do të refuzonte të luftonte për vendin në sulm me David dhe Kolo Muani, siç bëri në përgatitjet parasezonale. Në janar do të shqyrtojë mundësi të tjera, pa përjashtuar qëndrimin deri në qershor dhe largimin falas nga Juventusi, pas Botërorit 2026.
    Po Juventusi? Klubit do t’i pëlqente ta shiste tani për rreth 20 milionë euro, por nëse kjo nuk ndodh, Tudor do të mbështetet te Vlahovic për tri garat e sezonit, duke lënë çdo vendim për janarin, ose madje për qershorin 2026.

  • Kolo Muani rikthehet te Juventus, këtë herë në formë përfundimtare! Ja detajet

    Kolo Muani rikthehet te Juventus, këtë herë në formë përfundimtare! Ja detajet

    15 Gusht 2025

    20:36

    Telesport

    “Sportmediaset” raporton se Juventus dhe PSG kanë gjetur gjuhën e përbashkët për transferimin përfundimtar të Kolo Muani në Torino. Në 16 ndeshje në Serie A në gjysmën e sezonit të kaluar ku ishte i huazuar, Kolo Muani shënoi 8 gola.
    Për francezin ka pasur një interesim të madh edhe nga ekipet angleze si Man. United, Newcastle e Tottenham, por dëshira e lojtarit ka qenë të rikthehet përfundimisht te bardhezinjtë.
    Sipas raportimit në fjalë, Juventus do të paguajë 45 milionë euro për blerjen përfundimtare të francezit, edhe pse PSG kishte kërkuar 65 milionë euro fillimisht. Por, duke ditur që Kolo Muani nuk bën pjesë aspak në planet e Luis Enrique, PSG ka pranuar ofertën e Juventusit.
    Në anën tjetër, bardhezinjtë po kërkojnë të shesin Dusan Vlahovic, i cili ka hyrë në vitin e fundit të kontratës. Juventus pretendon 20-30 milionë euro për kartonin e sulmuesit serb.