Tag: muajt

  • Zbardhet raporti, zgjedhjet i mbajtën Ramës arkën plot  

    Zbardhet raporti, zgjedhjet i mbajtën Ramës arkën plot  

    Fushata për zgjedhjet parlamentare te 11 majit bllokoi shpenzimet e qeverisë. Statistikat zyrtare të ministrisë së Financave tregojnë se ekzekutivi shpenzoi vetëm 25% te asaj se çfarë kishte planifikuar për katër muajt e parë te vitit, duke mbajtur arkën e shtetit plot.
    Por nëse shpenzimet kanë qenë të ulëta, të ardhurat nga tatimet duket të jenë me të larta duke nxjerr buxhetin e shtetit në sufiçit. Të dhënat thonë se për 4 muajt e parë te vitit u arkëtuan rreth 8miliardë lekë më shumë se sa shpenzuan.
    Pavarësisht se nocioni i kursimit duket pozitiv, ne terma afatgjatë ai mund të kthehet ne problem për ekonominë, pasi mungesa e shpenzimeve do te thotë mungese investimesh, qofshin ne nivelin mikro si ato për restaurime institucionesh, deri te projektet e mëdha.
    Tanimë me përfundimin e zgjedhjeve edhe arka e shtetit do të hapet pasi edhe ndalesat ligjore sa i takojnë shpenzimeve në fushatë zgjedhore nuk janë më pengesë.

  • 867 mijë vizitorë në zonat e mbrojtura në 4 muajt e parë të vitit! Rama: Shqipëria, destinacion i preferuar për dashamirësit e natyrës

    867 mijë vizitorë në zonat e mbrojtura në 4 muajt e parë të vitit! Rama: Shqipëria, destinacion i preferuar për dashamirësit e natyrës

    Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se zonat e mbrojtura të Shqipërisë janë vizituar nga 867 mijë vizitorë në katër muajt e parë të vitit 2025.

    Në një postim në Facebook ai ka shkruar se zonat e mbrojtura janë eksploruar nga 60 mijë vizitorë më shumë se vitin e kaluar në të njëjtën periudhë.
    Postimi i plotë:
    Vetëm në katër muajt e parë të këtij viti, 867 mijë vizitorë kanë eksploruar bukuritë e zonave tona të mbrojtura, 60 mijë vizitorë më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar
    Nga liqenet alpine te lagunat, nga pyjet shekullorë te Vjosa, lumi i fundit i egër në Europë, Shqipëria po bëhet gjithnjë e më shumë destinacioni i preferuar për dashamirësit e natyrës dhe aventurës

    Top Channel

  • ‘Në dy muajt e ardhshëm, dokumentojmë masakrën elektorale’/ Xhaferri: Besimplotë se OSBE-ODIHR do kërkojë ripërsëritjen e zgjedhjeve!

    ‘Në dy muajt e ardhshëm, dokumentojmë masakrën elektorale’/ Xhaferri: Besimplotë se OSBE-ODIHR do kërkojë ripërsëritjen e zgjedhjeve!

    Për kryetarin e FRPD, Besart Xhaferri, dy muajt e ardhshëm do të jenë vendimtare për PD, për të faktuar akuzat e kësaj force politike për masakrën elektorale që është kryer sipas saj në zgjedhjet parlamentare të 11 majit. I ftuar në edicionin e pasdites në Syri Tv, nën moderimin e Armela Ferkos, Xhaferri tha se një proces i tillë kërkon njohuri dhe ekspertizë të detajuar nga juristët për të dokumentuar atë që ka ndodhur më 11 maj, me tjetërsimin e votës së qytetarëve nga mazhoranca socialiste.

    Sipas Xhaferrit, përmes provave, të dokumentuara me pamje filmike dhe foto, brenda dy muajve të ardhshëm, do t’u tregojmë shqiptarëve dhe OSBE-ODIHR, se PS e bërë një me administratën kanë përdorur ‘trenin bullgar’, patronazhimin, shantazhin, krimin e organizuar etj, për të tjetërsuar votën e zgjedhësve.

    Për Xhaferrin, më pas këto gjetje do t’i dërgohen OSBE-ODIHR, në raportin përfundimtar që do të përpilojë organi më i lartë ndërkombëtar i certifikimit të zgjedhjeve.

    I pyetur në lidhje me prezencën e Task-Forcës së SPAK për hetimin e krimit zgjedhor më 11 maj, Xhaferri theksoi se ajo nuk ishte prezente përgjatë procesit zgjedhor, pavarësisht rasteve të denoncuara jo vetëm nga PD, por dhe nga vetë qytetarët.

    Por Xhaferri u shpreh besimplotë se OSBE-ODIHR nuk do t’i certifikojë zgjedhjet, dhe do të kërkojnë ripërsëritjen e tyre në mënyrë që qytetarët të votojnë të lirë dhe pa presion.

    Dy muajt e ardhshëm janë me rëndësi për t’u faktuar akuzat tona. Është një proces me njohuri nga ana e ekspertëve të PD, edhe vëzhguesit që kanë mbledhur foto, pamje e video me shkeljet në të gjithë territorin. Do t’i shkojmë deri në fund se ka pasur ‘tren bullgar’, shantazhim, patronazhim, krim të organizuar etj. Dhe kërkojnë përgjegjësi të madhe kur i thua. E kishim të qartë se këto zgjedhje do masakroheshin nga Rama.

    Një parti opozitare kushtetuese që s’bojkoton më zgjedhje kërkon të mbledhë faktet që t’i dërgoje të OSBE-ODIHR, që raporti përfundimtar të jetë sa më i zi. Zgjedhjet në Shqipëri kanë pasur një përmirësim 2001-2013, dhe më pas kanë pasur vetëm rënie. Dhe 2025 kishin kulmin e rënies. PD ka faktuar të gjitha rastet më 2001, dhe ka ndryshuar raportin e OSBE-ODIHR dhe raporti ndërkombëtar dhe atëherë që u kushtëzua PS për shumicë të cilësuar për presidentin e reformat. Jemi besimplotë që ndërkombëtarët do të kërkojnë ripërsëritjen e zgjedhjeve, që të votojnë shumë shpejt të lirë qytetarët.

    Diaspora ka pikëpyetje të mëdha, 50 mijë zarfa s’dihet ku janë dërguar, inventari, nëse janë djegur. Kërkohet kaligrafi e fletëve të votimit, se janë me të njëjtën gjurmë lapsi e dore. Këtë duhet ta bënte SPAK, për krimin zgjedhor s’ka bërë asnjë gjë, madje i ka vonuar grupet që kanë ndihmuar.

    Në momentin që s’godet funksionarë shtetërorë të përfshirën ë zgjedhje, apo krimin në fushata zgjedhore dhe në fund ministrat kanë më shumë vota, apo drejtorët e përfaqësuesit e krimit zgjedhor kanë më shumë vota, Task Forca tregon se s’ka funksionuar. Kur s’kanë hetuar dosjen 184 dhe 339, por shkojnë më tej kur ulen në kafe me një ka pjesëtarët e dosjes, ministrin Manja, s’na jep ndonjë arye për të besuar të Task Forca.

    Ky sistem që s’lejon asnjë parti të marrë atë që i takon, s’do ia lejojë edhe në të ardhmen, kur të reformohet PD. Kur administrata dhe partia bëhen bashkë. Administrata publike ka shkuar 1 me zgjedhjen, mediat me qeverinë, krimi i organizuar është përfshirë, e tha hapur OSBE-ODIHR.

  • Arka mbushet, investimet bien! 246 miliardë lekë në 4 muaj kryesisht nga kontributet, rritet edhe suficiti

    Arka mbushet, investimet bien! 246 miliardë lekë në 4 muaj kryesisht nga kontributet, rritet edhe suficiti

    246.65 miliardë lekë janë arkëtuar në buxhetin e shtetit në 4 muajt e parë të vitit.

    Rritja e të ardhurave  me një nivel 6.2% sipas të dhënave të Ministrisë së Financave,  më shumë se e njëjta periudhë e një viti më parë ka ardhur kryesisht nga kontributet.
    Tatimi mbi të ardhurat personale grumbulloi 27.2 miliardë lekë. Ndërsa të ardhurat nga sigurimet shoqërore dhe shëndetësore u realizuan në masën 59.3 miliardë lekë.
     “Për fat të keq kjo nuk është shenjë e mirë që ekonomia të varet nga pagesat e detyrueshme tendenca është të rriten pagat me ligje. Dhe jo si pasojë e rritjes së produktiviteti që tregon se ekonomia shqiptare është e sforcuar.”, tha Klodjan Muço, ekspert ekonomie.
    Një rritje e konsumit edhe si pasojë e ecurisë së turizmit në vend ka bërë që më shumë para në arkën e shtetit  në 4 muaj, të mblidhen nga akciza dhe TVSH në import, me përkatësisht 20 mld lekë dhe 48.8 mld lekë. Ndërsa taksat doganore dhe renta minerare kontribuuan me 2.8 miliardë dhe 786 milionë lekë.
    “Të ardhurat nga akciza janë shumë të larta se 4 muajt e parë të vitit  të kaluar që tregon se kanë një tendencë rritëse. Dhe TVSH në import është në rritje që tregon se ka patur stimul të rritjes së konsumit.”, tha më tej Muço.
    Më shumë te ardhura, por më pak shpenzime. Në 4 muajt e parë të vitit qeveria ka shpenzuar 207.8 miliardë lekë, duke realizuar 25.2% të planit vjetor. Shkak sipas ekspertëve janë edhe zgjedhjet, periudhë e së cilës nuk lejohet investime të reja.
    “Ishim përgjatë një viti elektoral përsëri në 4 muajt tregojnë që kishim harxhuar më pak sesa kishim mbledhur. Dhe kjo tregon që niveli i borxhit publik të përmirësohet më tepër.”, shton ai.
    Në 4 muajt e parë të 2025 buxheti ka rezultuar me një suficit prej 38.5 miliardë lekësh. Duke bërë që shpenzimet të përqendrohen më së shumti në një periudhë të vitit.
    TË ARDHURAT NË ARKËN E SHTETIT
    (Burimi: Ministria e Financave)
    246.65 MLD LEKË
    +6.2%
    TË ARDHURAT NGA DOGANAT
    (Burimi: Ministria e Financave)
    Akciza                                         20 mld lekë
    TVSH në import                         48.8 mld lekë
    Taksa doganore                            2.8 mld lekë
    Renta minerare                             786 mln lekë
    SHPENZIMET NË 4 MUAJ
    (Burimi: Ministria e Financave)
    207.8 mld lekë
    25.2%
     
     
     

    Top Channel

  • Eurostat: Aplikimet për azil bien me 31% në dy muajt e parë të 2025-s

    Eurostat: Aplikimet për azil bien me 31% në dy muajt e parë të 2025-s

    Aplikimet e shtetasve shqiptarë për mbrojtje të përkohshme në shtetet e Bashkimit Europian (BE) kanë vijuar tendencën rënëse të fortë edhe në dy muajt e parë të këtij viti.
    Sipas të dhënave të Eurostat, në janar-shkurt u shënuan gjithsej 980 aplikim për azil në një nga vendet e BE-së, duke shënuar një rënie prej 19.5% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Ky është niveli më i ulët i aplikimeve që nga 2021-i, kur shifrat ishin minimale për shkak të kufizimeve të lëvizjes si rrjedhojë e pandemisë.
    Që prej vitit 2022, kur arritën një kulm të ri, aplikimet për azil shënuan një rënie të vazhdueshme në vitet në vijim, si një tregues i ngadalësimit të fenomenit të emigracionit. Gjithsesi, ky tregues mbetet i pamatshëm, teksa një pjesë e madhe e atyre që emigrojnë po largohen me kontrata pune, apo përmes bashkimit familjar.
    Franca vijon të jetë desinacioni kryesor i azilantëve, e ndjekur nga Gjermania, me të dy këto shtete që kanë parë rënie të fluksit në dy muajt e parë të vitit.
    Europë
    Në muajin shkurt 2025, rreth 59 mijë qytetarë jo të BE-së kërkuan për herë të parë mbrojtje ndërkombëtare në vendet e Bashkimit Evropian. Kjo përfaqëson një rënie të ndjeshme prej 23% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe 12% më pak krahasuar me janarin 2025.
    Përveç tyre, u regjistruan edhe 7 630 aplikime të përsëritura, një rritje modeste prej 6% nga viti i kaluar, por në rënie krahasuar me muajin janar.
    Për të disatin muaj me radhë, Venezuelianët përbëjnë grupin më të madh të kërkuesve të azilit, me mbi 8 300 aplikime të reja në shkurt. Pas tyre renditen afganët (5 610) dhe sirianët (4 630), dy prej grupeve që tradicionalisht kanë dominuar statistikat e migrimit.
    Spanja, Gjermania, Franca dhe Italia vazhdojnë të jenë vendet që përballen me pjesën më të madhe të fluksit. Vetëm këto katër vende kanë pranuar 77% të kërkesave për azil, me Spanjën në krye të listës (12 805 aplikime).
    Në raport me popullsinë, Greqia rezulton me numrin më të lartë të aplikimeve për çdo 100 mijë banorë (40.2), e ndjekur nga Spanja (26.3) dhe Luksemburgu (25.6).
    Në shkurt, 1 720 të mitur të pashoqëruar kanë kërkuar për herë të parë azil në BE. Shumica vijnë nga Siria, Afganistani dhe Egjipti – fëmijë që shpesh udhëtojnë vetëm dhe në kushte të rrezikshme, në kërkim të sigurisë dhe një të ardhmeje më të mirë.
    Gjermania ka regjistruar numrin më të lartë të kërkesave nga të miturit e pashoqëruar (575), e ndjekur nga Spanja (330) dhe Greqia (245)./Monitor

  • Zgjedhjet nuk lëvizën tregjet/ Shkëmbimet valutore, euro në vlera stabël

    Zgjedhjet nuk lëvizën tregjet/ Shkëmbimet valutore, euro në vlera stabël

    Fushata zgjedhore dhe zgjedhjet parlamentare të 11 majit nuk ndikuan në kursin e këmbimit euro-lekë.
    Aktualisht një euro po këmbehet me mbi 98 lekë duke pësuar një luhatje të lehtë përgjatë këtyre ditëve.
    Nëse vërejmë kursin e këmbimit euro lek sipas Bankës së Shqipërisë që në nisje të këtij viti euro është këmbyer midis kuotave 98 lekë deri në 100 lekë që është regjistruar vetëm në fund të muajit janar
    Nëse shtojmë këtu edhe efektet e turizmit i cili tashmë ka pësuar një rritje të ndjeshme në muajt e parë duhet theksuar se luhatjet janë pothuajse të pandjeshme.
    Aktorët e tregut nuk presin ndryshime të rëndësishme në kursin e këmbimit edhe për javët në vijim edhe pse tashme nis fluksi i turistëve të huaj.
    Një element tjetër që ndikon në kursin e këmbimit është edhe pritshmëria e publikut dhe investitorëve ndaj programeve të partive politike dhe propozimeve të tyre. Ndërkohë që rikonfirmimi i qeverisë në zgjedhjet parlamentare krijon më shumë siguri në politikën fiskle gjë e cila nuk i ka ndikuar tregjet dhe pritshmëritë e investitorëve.
    Ndërkohë që përfundimi i fushatës përkon me hapjen e sezonit turistik, çka nënkupton më shumë prurje të monedhës europiane në vend gjë që mund të ketë një efekt në dobësimin e euros përballë lekut.
    vlen të theksohet se muajt e parë ka pasur rritje të transaksioneve në euro nëpërmjet kanaleve zyrtare.
    1.3 milionë euro transaksione janë kryer në monedhën europiane vetëm në 3 muajt e parë të këtij viti.
    Qarkullimi i lartë i euros ën vend lidhet me turizmin, remitancat por edhe investimet fakt ky që është konfirmuar edhe në një raport të Fondit Monetar Ndërkombëtar.

  • A ndikuan zgjedhjet? Këmbimi valutor, ja çfarë pritet të ndodhë me euron në muajt në vijim

    A ndikuan zgjedhjet? Këmbimi valutor, ja çfarë pritet të ndodhë me euron në muajt në vijim

    Fushata zgjedhore dhe zgjedhjet parlamentare të 11 majit nuk ndikuan në kursin e këmbimit euro-lekë.
    Aktualisht një euro po këmbehet me mbi 98  lekë duke pësuar një luhatje  të lehtë përgjatë këtyre  ditëve. Nëse vërejmë kursin e këmbimit euro lek sipas Bankës së Shqipërisë që në nisje të këtij viti euro është këmbyer midis kuotave 98 lekë deri në 100 lekë që është regjistruar vetëm në fund të muajit janar

    Nëse shtojmë këtu edhe efektet e turizmit i cili tashmë ka pësuar një rritje të ndjeshme  në muajt e parë duhet theksuar se luhatjet janë pothuajse të pandjeshme. Aktorët e tregut nuk  presin ndryshime të rëndësishme në kursin e këmbimit edhe për javët në vijim, edhe pse tashme nis fluksi i turistëve të huaj.

    Një element tjetër që ndikon në kursin e këmbimit është edhe pritshmëria e publikut dhe investitorëve ndaj programeve të partive politike dhe propozimeve të tyre. Ndërkohë që rikonfirmimi i qeverisë në zgjedhjet parlamentare krijon më shumë siguri në politikën fiskle gjë e cila nuk i ka ndikuar tregjet dhe pritshmëritë e investitorëve.
    Ndërkohë që përfundimi i fushatës përkon me hapjen e sezonit turistik, çka nënkupton më shumë prurje të monedhës europiane në vend gjë që  mund të ketë një efekt në dobësimin e euros përballë lekut. Vlen të theksohet se muajt e parë ka pasur rritje të transaksioneve në euro nëpërmjet kanaleve zyrtare.

    1.3 milionë euro transaksione janë kryer në monedhën europiane vetëm në 3 muajt e parë të këtij viti. Qarkullimi i lartë i euros ën vend lidhet me turizmin, remitancat por edhe investimet fakt ky që është konfirmuar edhe në një raport të Fondit Monetar Ndërkombëtar.

  • Financat mbushin “thesin”, u mblodhën 1.8 mld euro vetëm në tre muajt e parë të vitit

    Financat mbushin “thesin”, u mblodhën 1.8 mld euro vetëm në tre muajt e parë të vitit

    Të dhënat nga Ministria e Financave tregojnë se në krahasim me janar-marsin e një viti më parë, arkëtimet janë rritur me 10.2 për qind.
    Me gjithë inflacionin e zbutur, nga tatimi mbi vlerën e shtuar mbi çmimet e ushqimeve dhe produkteve u mblodhën plotë 56.6 miliardë lekë, 9.3 për qind më tepër se një vit më parë.
    Rritja e pagave të individëve gjithashtu kontribuoi me 20.7 miliardë lekë nga 15.2 miliardë në janar-marsin e një viti më parë.
    “Ky është një lajm i mirë për buxhetin e shtetit, por jo për qytetarët dhe bizneset. Këta të fundit po paguajnë më shumë. Na mungon një analizë që të tregojë se sa janë ngushtuar evazioni dhe informaliteti. Nëpërmjet tyre ne do mund të matnim edhe performancën e përgjithshme të politikave”, shprehet Eduard Gjokutaj.

    Nga ana tjetër qeveria duket se po tregohet më dorështrënguar te shpenzimet. Në tre muajt e parë të vitit për investime shkuan mbi 147 miliardë lekë. Në raport me periudhën janar-mars 2024 shpenzimet janë zgjeruar me gati 12 për qind, por ato nuk u realizuan saç ishte planifikuar. Tepruan plotë 105 miliardë lekë.
    “Duhet analizuar me kujdes. Pse nuk janë realizuar investimet. Ky është problem. Nuk është kurim por mungesë eficence nga institucionet”, shton Gjokutaj.
    Të ardhurat ndjeshëm më të larat se shpenzimet bënë që ekonomia e vendit të mbyllej pozitivisht në dy muajt e parë të vitit me mbi 34 miliardë lekë të kursyera.

  • Armët e atentateve! Në tre muajt e fundit janë sekuestruar 101 armë zjarri, më së shumti kallashnikovë

    Armët e atentateve! Në tre muajt e fundit janë sekuestruar 101 armë zjarri, më së shumti kallashnikovë

    Pas krimit në Pllanë të Lezhës kur u vra Gjovalin Prendi dhe pas atentatit në Lundër të Tiranës ku u plagosën 4 persona mes tyre 2 fëmijë autorët u zhdukën pa gjurmë me armët e zjarrit me vete.

    Minimalisht 3 kallashnikov janë sot në dorë të kriminelëve duke qenë kështu një rrezik potencial për sigurinë në vend.
    Grupet kriminale fuqinë e tyre po e tregojnë gjithmonë e më shumë duke investuar në armë zjarri të cilat janë të prodhimeve të viteve të fundit dhe të kushtueshme.
    Shumica e tyre janë prodhime të reja që dyshohet se kanë ardhur nga jashtë vendit.
    Top Channel mëson se në vetëm 3 muajt e parë të këtij viti policia e shtetit në operacione të ndryshme ka sekuestruar 101 armë zjarri, kryesisht kallashnikov dhe pistoleta. Janë sekuestruar po ashtu edhe 12 armë zjarri sportive.
    Këto armë të sekuestruara së bashku me sasi të konsiderueshme municioni janë çuar në laboratorët shkencorë ku policia shpreson që të gjejë përgjigje që do I lidhë këto armë me ngjarje të mëparshme kriminale të cilat janë ende pa autor.

    Top Channel

  • Fushata zgjedhore nuk prek euron/ Kursi i këmbimit, luhatje minimale gjatë dhjetë ditëve të para

    Fushata zgjedhore nuk prek euron/ Kursi i këmbimit, luhatje minimale gjatë dhjetë ditëve të para

    Fushata zgjedhore ka  gati 10 ditë që ka nisur në vendin tonë.Por deri  më tani efektet kanë qenë pothuajse minimale  në kursin e këmbimit ndërsa leku vijon te qëndroj  i forte përballë  valutave të huaja.Aktualisht  një euro po këmbehet në kufijtë e 99 lekëve me një lëvizje të lehtë përgjatë këtyre  ditëve.
    Nëse vërejmë kursin e këmbimit euro lek që në nisje të këtij viti euro është këmbyer midis kuotave 98 lekë deri në 100 lekë që është regjistruar vetëm në fund të muajit janar
    Nëse shtojmë këtu edhe efektet e turizmit i cili tashmë ka pësuar një rritje të ndjeshme  në muajt e parë duhet theksuar se luhatjet janë pothuajse të pandjeshme .  Aktorët e tregut nuk  presin  ndryshime të rëndësishme në kursin e këmbimit edhe për javët në vijim.
    Megjithatë ajo që vërehet është fakti se fushatat zgjedhore nuk janë të njëjta dhe ajo që vihet re veçanërisht në këto të dy fundit është që partitë i janë larguar disi nga aktivitetet  e kushtueshme  duke i bërë fushatat  më të lira.
    Një element tjetër që ndikon në kursin e këmbimit është edhe pritshmëria e publikut dhe investitorëve ndaj programeve të partive politike dhe propozimeve të tyre.Ndërkohë që gjatë këtij viti asnjë  krah politik nuk ka propozuar ndryshime rrënjësore në politikën fiskle gjë e cila nuk i ka ndikuar tregjet dhe pritshmëritë e investitorëve.Ndërkohë që përfundimi i fushtaës  përkon me hapjen e sezonit turistik, çka nënkupton më shumë prurje të monedhës europiane në vend gjë që  mund të ketë një efekt në dobësimin e euros përballë lekut.
    Ndërkohë që vlen të theksohet se muajt e parë ka pasur rritje të trasaksioneve në euro nëpërmjet kanaleve zyrtare.
    1.3 milionë euro transaksione janë kryer në monedhën europiane vetëm në 3 muajt e parë të këtij viti.Qarkullimi i lartë i euros ën vend lidhet me turimin,remitancat por edhe investimet fakt ky që është konfirumuar edhe në një raport të Fondit Monetar Ndërkombëtar.