Tag: muajsh

  • Një çame në Durrës! Arkitektja Jona Osmani në garë për deputete. Në fushatë me foshnjën 4 muajsh: Hyra në politikë për vajzën

    Një çame në Durrës! Arkitektja Jona Osmani në garë për deputete. Në fushatë me foshnjën 4 muajsh: Hyra në politikë për vajzën

    Me pasion për qytetin, me vizion për zhvillimin urban dhe me përkushtim ndaj interesit publik, prezantojmë kandidaten për deputete në qarkun e Durrësit, Jona Osmanin.

    Një profesioniste e spikatur në fushën e arkitekturës, pedagoge në Universitetin Politeknik të Tiranës, e përzgjedhur nga procesi i hapur me mbi 700 aplikime e portalit “Deputeti që duam” i PS.
    Jona është me origjinë çame dhe thotë se vendimin për angazhimin politik e mori pas lindjes së vajzës, që në këtë periudhë fushate është vetëm 4 muajsh.

    Top Channel

  • Aeroporti i Vlorës nis testimin – Balluku: Brenda 2 muajsh synohet përmbyllja e certifikimeve

    Aeroporti i Vlorës nis testimin – Balluku: Brenda 2 muajsh synohet përmbyllja e certifikimeve

    Nga 8 maji do të nisë testimi i Aeroporti Ndërkombëtar të Vlorës dhe brenda 2 muajsh parashikohet të përmbyllet certifikimi i nevojshëm për t’i hapur rrugë fluturimeve. Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe kreu i Autoritetit të Aviacionit Civil inspektuan punimet që janë duke u kryer në këtë vepër aeroportuale, duke vënë në dukje se nisja e operimit do të ndikojë në rritjen e transportit ajror dhe zhvillimin e turizmit. Po ashtu u bë me dije se pranë këtij aeroporti do të hapet Akademia e Aviacionit, për ngritjen e kapaciteteve të reja. Sipas Ballukut në Aeroportin e Vlorës parashikohet të punësohen 1200 punonjës.
     

  • Bayern përgatiti lëvizjen e bujshme, i jep shansin e madh kampionit të botës

    Bayern përgatiti lëvizjen e bujshme, i jep shansin e madh kampionit të botës

    15 Prill 2025

    14:47

    Telesport

    Përfaqësuesit e Paul Pogba po punon për një transferim të francezit në Gjermani.
    Mesfushori tani është i lirë t’i bashkohet një klubi të ri pas vuajtjes së dënimit prej 18 muajsh skualifikim për dopingu.
    Sky Deutschland thotë se Pogba dëshiron të vazhdojë karrierën e tij në Europë dhe menaxherët e tij po flasin nga klubet e Bundesliga-s për një lëvizje të mundshme.
    Bayern Munich është kontaktuar dhe dera nuk është mbyllur.
    Bayern po shqyrton mundësinë për të vënë bast për një lojtar që ka munguar prej shumë muajsh, por cilësitë e të cilit nuk janë në dyshim.
    Gjithashtu nga pikëpamja e marketingut, ardhja e tij eventuale do të mirëpritej nga bordi.
    Është sugjeruar se Bayern do të hartojë një kontratë të lidhur drejtpërdrejt me paraqitjet e tij.
    Ndërkohë, Pogba tha javën e kaluar: “Ka oferta sot.
    “Vijnë nga kudo. Unë dua të shoh se çfarë më përshtatet më shumë. Sepse jam në një periudhë vendimtare të jetës dhe karrierës sime.
    “Është një vendim i rëndësishëm dhe dua të marr kohën e duhur për të peshuar gjithçka”.

  • Qëlloi burrin dhe u arratis me të dashurin, vetëdorëzohet në polici pas 3 muajsh

    Qëlloi burrin dhe u arratis me të dashurin, vetëdorëzohet në polici pas 3 muajsh

    U arratis me të dashurin pas plagosjes me armë të bashkëshortit të saj, e reja dorëzohet në Policinë e Fierit pas tre muajsh.
    Autori Klement Beqaj është ende në kërkim. Melisa Hoxhallari u arratis pasi i dashuri plagosi me armë zjarri bashkëshortin e saj.
    Gledian Hoxhallari u plagos mbrëmjen e së dielës (5 janar) në një lokal tek ‘Zogu i Zi’ në Fier, nga autori i dyshuar, Klement Beqaj.
    Ngjarja u regjistrua në fillim të këtij viti në sy të fëmijës së tyre vetëm 9-vjeç.