Ilir Meta, prej muajsh në qeli, ka rrëfyer për Ora News detaje nga jeta e atyshme, pas hekurave.
Siç ndodh me qënien njerëzore, ai tashmë duket i përshtatur me realitetin e një të burgosuri, e paimagjinueshme për të deri ditën kur iu vunë prangat.
“Unë personalisht ndihem në top-formë si kurrë më parë. Ushtrohem disa herë në ditë dhe lexoj e shkruaj shumë, kam mësuar shumë gjëra të reja, pasi kurrë s’kam jetuar në konvikt. Kam takuar (edhe pse shumë pak), njerëz të mrekullueshëm dhe fisnikë që rrinë këtu vetëm për statistika të rrejshme”, tha Meta, por duke mos përmendur emra konkretë.
Ai sigurisht që ka bërë dhe pak politikë, në rastin kur ka rrëfyer mbajtjen e higjenës përsonale.
“Vërtet tani nuk ka ujë, këtu në mes të Tiranës edhe 12 vjet pas premtimit të Kryerilindasit, por kur vjen një ose dy orë, mbushim bidonat për t’u larë”.
Kujtojmë se në burg prej muajsh gjendet dhe Erjon Veliaj, tjetër figurë e lartë e politikës pas hekurave. Edhe ai, ashtu si Meta, fillimet në qeli i ka përjetuar dramatikisht, por më pas, ditë pas dite, i është përshtatur realitetit të ri në zymtësinë e një qelie. Kjo nuk do të thotë se nuk kanë dëshirë që të dalin prej atyre. Jeta pas hekurave është padyshim e bukur. /tesheshi.com/
Tag: muajsh
-

Meta, detaje nga jeta pas hekurave
-

Tragjedi në Romë, gjenden të pajeta në park një grua dhe një foshnje. Fëmija disa muajsh me shenja dhune, dëshmitarët: Na u duk si kukull, u shokuam
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Romën mbrëmjen së shtunës, ku në parkun Villa Pamphili u gjetën trupat e pajetë të një gruaje dhe një foshnje.
Sipas dëshmive të para, zbulimi i dy trupave ndodhi në dy pika të ndryshme të parkut, të ndara mes tyre nga një distancë prej më pak se 200 metrash.
Ngjarja u zbulua nga disa të rinj që po luanin volejboll në një nga hapësirat e parkut. Një prej vajzave u largua për të kryer nevojat personale dhe u përball me një pamje tronditëse, një trup gruaje i futur në një qese të zezë, me një krah të majtë të shfaqur mbi kokë.
“Sapo e pashë, kuptova se ishte e vdekur,” tha vajza për Corriere della Sera. “Ai mbante veshur një bluzë pa mëngë me ngjyrë të çelët. Pastaj unë u largova, isha në shok”, tha ajoa.
Vajza i lajmëroi miqtë e saj, të cilët, të tronditur, së pari iu afruan trupit, pastaj pa menduar dy herë, vrapuan drejt policisë, të cilat në atë moment ndodheshin pranë vendit ku pak më herët ishte zbuluar trupi i një foshnje, 6 deri në 12 muajsh, i fshehur mes shkurreve.
“Dukej si një kukull. Nga rruga dukej vetëm një anë e trupit. Nuk më shkonte mendja që mund të ishte një foshnje e vërtetë,” tregoi një prej dëshmitarëve, i cili kontaktoi policinë.
Menjëherë në vendngjarje mbërritën forcat e rendit, zjarrfikësit, mjekët e emergjencës dhe prokuroria, me në kryeprokurorin Antonio Verdi.
Aktualisht, hetimet janë në fazë intensive. Sipas autoriteteve, ende nuk është konfirmuar nëse dy viktimat kanë ndonjë lidhje mes tyre. Megjithatë, afërsia e vendeve të gjetjes së trupave dhe koha e ngushtë ndërmjet dy zbulimeve ngre dyshime të forta për një lidhje të mundshme.
Prokuroria ka urdhëruar analizat e ADN-së për të zbuluar identitetin e viktimave dhe për të përcaktuar nëse ekziston ndonjë lidhje familjare mes tyre.
Prokurori Verdi e cilësoi situatën si “shumë të ndërlikuar”, duke lënë të hapur edhe mundësinë që të bëhet fjalë për dy ngjarje të ndara.
Megjithatë, burime pranë hetimeve theksojnë se foshnja kishte shenja dhune, duke e shtuar edhe më shumë dyshimin për një vrasje të dyfishtë.
Policia po analizon të gjitha pamjet filmike nga zonat përreth parkut dhe po merr në pyetje dëshmitarët në përpjekje për të rindërtuar kronologjinë e saktë të ngjarjes.
-

Fotot/ Deputetët rikthehen në Kuvend pas 2 muajsh fushatë! Braçe ngushëllon Tritan Shehun, çfarë nuk u pa nga seanca
Sot u mbajt seanca e parë parlamentare pas zgjedhjeve të 11 majit, ku nuk munguan tonet e larta.
Deputetët u rikthyen ne Kuvend pas 2 muajsh fushatë.
Për shkak të tensioneve dhe debateve, seanca e sotme zgjati vetëm 15 minuta.
Kreu i PD, Sali Berisha u përfshi në një debat me kryeparlamentaren, Elisa Spiropali, ku kjo e fundit iu drejtua duke i thënë kryedemokratit “koha juaj ka përfunduar”. -

FOTOT/ Deputetët rikthehen në Kuvend pas 2 muajsh fushatë, Braçe ngushëllon Tritan Shehun, Majkon e shoqëron…Çfarë nuk u pa nga seanca
Sot u mbajt seanca e parë parlamentare pas zgjedhjeve të 11 majit, ku nuk munguan tonet e larta.
Deputetët u rikthyen ne Kuvend pas 2 muajsh fushatë.
Për shkak të tensioneve dhe debateve, seanca e sotme zgjati vetëm 15 minuta.
Kreu i PD, Sali Berisha u përfshi në një debat me kryeparlamentaren, Elisa Spiropali, ku kjo e fundit iu drejtua duke i thënë kryedemokratit “koha juaj ka përfunduar”.Top Channel
-

Parlamenti rikthehet pas dy muajsh, Berisha zbulon strategjinë e opozitës
Kreu i PD, Sali Berisha ka mbërritur në Parlament, teksa ky i fundit i rikthehet punimeve pas dy muajsh pushim për shkak të fushatës elektorale për zgjedhjet e 11 majit.
Berisha u shpreh se përfaqësimi i kauzës për votën e lirë është strategjia e opozitës dhe njëkohësisht objektivi i saj.Berisha: Përfaqësimi i kauzës së drejtë të shqiptarëve për votën e lirë, ka vetëm një strategji e objektiv, rikthimi i votës së lirë të shqiptarëve në kushtet e një narkoshteti të dominuar totalisht nga kartelet më të fuqishme të drogës në Evropë.
-

Dosja 5D/ Dënohet ish-drejtuesja e Klubit Sportiv Tirana, Deborah Keçi dhe të pandehurit e tjerë
Ish-drejtuesja e Klubit Sportiv Tirana, Deborah Keçi dhe të akuzuarit e tjerë të përfshirë në Dosjen 5D u shpallën fajtorë.
Debora Keçi dënohet me 1 vit burg, me gjykim të shkurtuar 8 muaj burg, pezullim dhe shërbim prove 16 muaj, heqje e masës së sigurimit detyrim paraqitje. 5 vite jashtë funksioneve funksioneve publike.
Teuta Guri dënohet me 9 muaj burg, perfundimisht 6 muaj dhe pezullohet pune ne interes publike pa shpërblim 60 orë dhe puna te mbyllet brenda 6 muajsh.
Renaldo Gjerasi dënohet me 9 muaj burgim perfundimisht 6 muaj burg, pezullim i dënimit me burg. 60 ore punë në interes publik brenda 6 muajsh.
Jetjon Mera dënohet me 9 muaj burg përfundimisht me 6 muaj burgim, pezullim te dënimit me burg, 60 ore punë ne ineres publik të përmbushet brenda 6 muajsh.Top Channel
-

Conte nuk ka asnjë dilemë, e paska “kopsitur” të ardhmen si trajner prej muajsh
27 Maj 2025
14:00
Alfred Lleshi
Antonio Conte e ka zgjedhur tashmë të ardhmen e tij, ajo nuk do të jetë te Napoli. Sipas asaj që raporton “Corriere della Sera”, ish-trajneri i kombëtares italiane dhe i Interit ka marrë prej muajsh një vendim të qartë: dëshiron të kthehet te Juventusi. Gazeta tregon një detaj të veçantë, që ndodhi gjatë takimit mes Contes dhe drejtuesve të Napolit për festën e titullit.
Pavarësisht presioneve dhe përpjekjeve të klubit napolitan për ta bindur që ta vijojë “rilindjen” e skuadrës blu, Conte mbetet i vendosur në qëndrimin e tij. “Gjithçka po bëhet për të ndryshuar mendimin e Antonios, – shkruan gazeta, – por ai ka vendosur që prej disa muajsh”.
Magjia e rikthimit te Juventusi është shumë e fortë për t’u injoruar. Atje ka fituar, ka lënë gjurmë të thella dhe dëshiron të përfundojë një rrugëtim të ndërprerë. Kush shpresonte për një kthesë të papritur me një marrëveshje mes Contes dhe Napolit, duhet të pajtohet me realitetin.
Në futboll asgjë nuk është përfundimtare, por për momentin rrugët duken të ndara. E ardhmja e trajnerit nga Lecce është orientuar drejt Torinos, ku Juventusi është gati ta presë për të nisur një cikël të ri. -

Pas 7 muajsh “zvarritje”/ GJKKO kalon për gjykim dosjen “Partizani”
Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar pas 7 muajsh “zvarritje”, kaloi për gjykim dosjen e ish-kompleksit sportiv “Partizani”. Sali Berisha ndodhet nën masën e sigurisë “detyrim paraqitje” për akuzën e “korrupsionit pasiv” lidhur me këtë dosje.
Ndërkohë, dhëndri i tij Jamarbër Malltezi akuzohet për “korrupsion pasiv” dhe “pastrim parash”. Të njëjtat akuza edhe për biznesmenin Fatmir Bektashi ndërsa Xhimi Begeja e Andia Pustina akuzohen për pastrim parash.
Prokuroria e Posaçme (SPAK) e akuzon Berishën se, gjatë kohës që ishte kryeministër, ka përdorur funksionin e tij për të favorizuar dhëndrin Jamarbër Malltezi, në procesin e privatizimit të ish-kompleksit “Partizani”.
Sipas SPAK, ky privatizim është bërë në mënyrë të parregullt dhe me ndikim të paligjshëm nga Berisha, duke sjellë përfitime të padrejta për Malltezin dhe dëm ekonomik për shtetin. Berisha i ka cilësuar akuzat si politike dhe të motivuara nga kryeministri Edi Rama.
Ai ka deklaruar se është një i përndjekur politik dhe se po sulmohet për shkak të rolit të tij opozitar. Edhe dhëndri i Sali Berishës i ka quajtur akuzat “sulme politike”.
Më herët ditën e sotme gjykata rrëzoi kërkesën e avokatëve të Sali Berishës për të shpallur të pavlefshme vendimet e gjyqtares Irena Gjoka. Ata pretendojnë se ajo ka fshehur një vendim të Gjykatës së Janinës që e ka dënuar atë e për pasojë edhe vendimet e saj nuk janë të vlefshme. -

Kalon për gjykim “Partizani”, nis pas 7 muajsh përballja e Berishës dhe e ‘grupit’ me Drejtësinë
Pas 7 muajsh “zvarritje”, Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar kaloi për gjykim dosjen e ish-kompleksit sportiv “Partizani”.
Sali Berisha ndodhet nën masën e sigurisë “detyrim paraqitje” për akuzën e “korrupsionit pasiv” lidhur me këtë dosje. Ndërkohë, dhëndri i tij Jamarbër Malltezi akuzohet për “korrupsion pasiv” dhe “pastrim parash”. Të njëjtat akuza edhe për biznesmenin Fatmir Bektashi ndërsa Xhimi Begeja e Andia Pustina akuzohen për pastrim parash.
Prokuroria e Posaçme (SPAK) e akuzon Berishën se, gjatë kohës që ishte kryeministër, ka përdorur funksionin e tij për të favorizuar dhëndrin Jamarbër Malltezi, në procesin e privatizimit të ish-kompleksit “Partizani”. Sipas SPAK, ky privatizim është bërë në mënyrë të parregullt dhe me ndikim të paligjshëm nga Berisha, duke sjellë përfitime të padrejta për Malltezin dhe dëm ekonomik për shtetin. Berisha i ka cilësuar akuzat si politike dhe të motivuara nga kryeministri Edi Rama.
Ai ka deklaruar se është një i përndjekur politik dhe se po sulmohet për shkak të rolit të tij opozitar. Edhe dhëndri i Sali Berishës i ka quajtur akuzat “sulme politike”.
Më herët ditën e sotme gjykata rrëzoi kërkesën e avokatëve të Sali Berishës për të shpallur të pavlefshme vendimet e gjyqtares Irena Gjoka. Ata pretendojnë se ajo ka fshehur një vendim të Gjykatës së Janinës që e ka dënuar atë e për pasojë edhe vendimet e saj nuk janë të vlefshme. -

Finalja e titullit kampion, Vllaznia- Egnatia ora e së vërtetës
Vllaznia me 10-të apo Egnatia me 2 tituj. Kjo është dilema e mbrëmjes mes kuqebluve dhe rrogozhinasëve të cilët do të diskutojnë në orën 20:00 çështjen e titullin kampion në Abissnet Superiore për edicionin futbollistik 2024/2025.
Në Shkodër janë të bindur se skuadra e tyre ka momentin ideal për të kthyer trofeun e madh shqiptar pas 24 viteve ndërsa në Rrogozhinë pretendojnë se Egnatia e tyre meriton të laurohet për herë të dytë radhazi si kampione.
Gjithësesi, në fushë pritet të jenë faktorët sportivë që do të vendosin. Cilësia nga njëra anë, episodet e lojës pse jo dhe fati, përbëjnë ‘policën’ e kësaj finaljeje mes dy ekipëve që mbyllën në vendet e para 36-javët e Superiores së këtij edicioni të 86-të.
Trajneri Tomas Brdraiç përpos Qarrit prej muajsh jashtë nuk do të ketë sherbimet e mesfushorit Ardit Deliu. Te ekipi i Tetovës Malota e Ndreca mungojnë prej muajsh. Pjesa tjetër gati.
Do të gjykojë Szymon Marçinjak me polakun e njohur e cili po arbitron gjithnjë në nivele të larta europiane e botërore. (Gjykoi finalen e ‘Katar 2022, Argjentinë- Francë).
Në fund, tifozë të shumtë priten nga Shkodra teksa raportohet se numri i mbështetësve kuqeblu varion deri në 7 mijë vetë./Sportiim.al/
Vazhdo leximin