Tag: muajsh

  • “Pa bukë e ujë…”, 9 marinarë të huaj prej muajsh të bllokuar në Portin e Durrësit

    “Pa bukë e ujë…”, 9 marinarë të huaj prej muajsh të bllokuar në Portin e Durrësit

    Nëntë marinarë të huaj qëndrojnë të bllokuar prej muajsh në portin e Durrësit, pa mundur të marrin mbrapsht pasaportat e tyre, ndërkohë që situata për mbijetesën e tyre bëhet gjithnjë e më e vështirë.
    Tonin Gjinaj, sekretar i përgjithshëm i Federatës së Transportit dhe Telekomunikacionit, apeloi për ndërhyrjen e autoriteteve për të liruar marinarët, të cilët sipas tij janë liruar nga akuzat për kontrabandë nafte.
    Anija “Ayala Zanubia” u ndalua para nëntë muajsh nga organet ligjzbatuese shqiptare, pasi u konstatua se kishte 850 mijë litra karburant që dyshohej se do të hidhej në tregun vendas. Operacioni policor çoi në bllokimin e anijes në radë, ndërkohë që nëntë pjesëtarë të ekuipazhit, një shtetas egjiptian dhe tetë sirianë, mbetën të bllokuar.
    Koha e gjatë e qëndrimit në port ka bërë që ata të mbeten pa furnizim me ujë dhe ushqime, ndërsa në vështirësi të mëdha ekonomike janë edhe familjet e tyre në Siri dhe Egjipt.

  • VIDEO – Zemra e shqiptarëve realizon mrekullinë e radhës, Dearti 2- muajsh niset për kurim në Itali…

    VIDEO – Zemra e shqiptarëve realizon mrekullinë e radhës, Dearti 2- muajsh niset për kurim në Itali…

    Shkruan në Facebook Sidrit Bejleri: Mrekullia e radhës! Edhe Dearti 2 muajsh me hidrocefali, niset për kurim jashtë shtetit si dhjetra e dhjetra motra e vëllezër të vegjël shqiptarë. Shpresojmë që lutjet e prindërve dhe lutjet e kontributet tuaja, me ndihmën e Zotit ta ndryshojnë jetën e engjëllit të vogël deri në shërim të plotë! Zoti i shpërbleftë bamirësit! Shpërndajeni lajmin e mirë që të lumturoni zemrat e shqiptarëve bamirës.
    
    Ndërsa në dy publikime pak më herët, Elvis Naçi do të shkruante: Lajm Madheshtor! Dearti ne kohe rekord dergohet ne Itali. Nena e tij na jep nje lajm nga spitali. Bekuar qofshi bamiresa, Zoti ju shperblefte ne familje. Amin! Duket e pabesueshme por eshte realitet. Prinderit e Deartit marrin nje leter qe do ju ndryshoje jeten. Zoti i shperblefte bamiresit per kete mrekulli te madhe

    LEXONI EDHE: SENSIBILIZIM – Zemra e madhe e shqiptarëve mund të shpëtojë Deartin, bebja 2 muajshe lufton për jetën

    Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd.
    Ju mirëpresim!

  • SYRI TV/ Pas 20 muajsh lirohet Jamarbër Malltezi, GJKKO ndryshon masën kundrejt garancisë pasurore

    SYRI TV/ Pas 20 muajsh lirohet Jamarbër Malltezi, GJKKO ndryshon masën kundrejt garancisë pasurore

    Pas 20 muajsh nën masën e ‘arrestit në shtëpi’, Jamarbër Malltezi do të përballet tashmë me një masë më të lehtë sigurie: detyrimin për t’u paraqitur. Vendimi është dhënë këtë të hënë nga Gjykata e Posaçme kundrejt një garancie pasurore.

    Pas përfundimit të seancës, Malltezi deklaroi se i gjithë procesi është politik dhe se vendimi i gjykatës erdhi pasi janë tejkaluar të gjitha afatet ligjore. Ai theksoi se familja e tij është hetuar për 30 vite, pa u gjetur asnjë provë që e implikon atë në ndonjë vepër penale.

    Gjykata e Posaçme vendosi heqjen e masës së arrestit në shtëpi ndaj Malltezit, duke e zëvendësuar atë me garanci pasurore. Pas vendimit, ai përsëriti se procesi është politik dhe i urdhëruar nga kryeministri Edi Rama. Sipas tij, ndaj familjes së tij është zhvilluar një hetim 30-vjeçar, por pa prodhuar asnjë provë.

    Malltezi shtoi se hetimi ndaj tij dhe ndaj kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha, është urdhëruar nga Edi Rama gjatë një kongresi të Partisë Socialiste dhe më pas është zbatuar nga gjyqtarja Irena Gjoka.

    Nëse dëshironi, mund ta përshtat edhe për përdorim në media apo si komunikatë për shtyp.

  • Xabi Alonso gjen liderin e duhur te Real, pas 9 muajsh rikthehet nga dëmtimi kapiteni

    Xabi Alonso gjen liderin e duhur te Real, pas 9 muajsh rikthehet nga dëmtimi kapiteni

    “Pas nëntë muajsh larg futbollit, jam kthyer dhe jam gati për të luajtur. Jam në dispozicion të trajnerit”. Këto janë fjalët e Dani Carvajal, që rikthehet pas një mungese të gjatë për shkak të dëmtimit. NJë emër i rëndësishëm për Real Madrid.
    Një deklaratë e shkurtër dhe koncize, por jashtëzakonisht e fuqishme dhe e rëndësishme. Trajneri Xabi Alonso do të ketë kështu një flamur të vërtetë të klubit në dispozicion të tij, të dobishëm si në fushë, por edhe për të nisur kursin e ri në krye të “los blancos”.
    Carvajal u lëndua më 5 tetor 2024, data në të cilën ishin çarë si ligamentet e kryqëzuara ashtu edhe ato kolaterale, pa harruar meniskun e këputur. Një dëmtim i tmerrshëm që nuk e ka lejuar të luajë.
    Disa muaj më parë, lojtari 33-vjeçar kishte përjetuar një nga periudhat më të mira të karrierës së tij, duke ngritur në qiell trofetë e La Liga dhe Champions League, por dëmtimi prishi planet.
    Sidoqoftë, mbrojtësi i djathtë është gati të rikthehet në fushë, ku do të udhëhiqet nga Xabi Alonso, ish-shoku i tij i skuadrës te Real kur ky i fundit luante ende futboll. Një arsye tjetër për të imagjinuar një simbiozë që mund të ndihmojë edhe elementët e tjerë të skuadrës.

  • VJENE – IAEA: Irani mund të rifillojë pasurimin e uraniumit brenda disa muajsh

    VJENE – IAEA: Irani mund të rifillojë pasurimin e uraniumit brenda disa muajsh

    Teherani mund të rifillojë pasurimin e uraniumit brenda disa muajsh, pavarësisht pretendimeve të presidentit të SHBA-së Donald Trump se programi bërthamor i Iranit është penguar prej vitesh, deklaroi kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA), Rafael Grossi.
    “Aftësitë që ata kanë janë aty. Ata mund të kenë – brenda pak muajsh, do të thoja – disa kaskada centrifugash që rrotullohen dhe prodhojnë uranium të pasuruar”, theksoi Grossi në një intervistë.

    Shkalla e dëmit të shkaktuar nga sulmet e javës së kaluar të SHBA-së në tre objekte bërthamore iraniane mbetet e paqartë.
    Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, deklaroi se sulmet kishin shkaktuar dëme “të konsiderueshme në infrastrukturën bërthamore të vendit”.
    Ndërkohë, Trump ka argumentuar se sulmet e SHBA-së e kanë penguar programin e armëve bërthamore të Iranit me vite.
    Por në intervistën, të regjistruar të premten, Grossi i tha CBS se “sinqerisht, nuk mund të thuash se gjithçka është zhdukur dhe nuk ka mbetur asgjë”.
    Ai tha se IAEA ishte kryesisht e interesuar në gjetjen e uraniumit të pasuruar në Iran, duke thënë se agjencia kishte vite që pyeste veten pse kishte gjetur gjurmë të uraniumit të pasuruar në vende të ndryshme.
    ATSH

  • Energjia bërthamore, paralajmëron OKB: Irani mund të fillojë pasurimin e uraniumit për një bombë brenda disa muajsh

    Energjia bërthamore, paralajmëron OKB: Irani mund të fillojë pasurimin e uraniumit për një bombë brenda disa muajsh

    OKB ka paralajmëruar se Irani ka kapacitetin për të filluar përsëri pasurimin e uraniumit për një bombë të mundshme brenda “pak muajsh”.

    Rafael Grossi, kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA), tha se sulmet amerikane në tre site iraniane fundjavën e kaluar kishin shkaktuar dëme të rënda, por “jo totale”, duke kundërshtuar pretendimin e Donald Trump se objektet bërthamore të Iranit ishin “shkatërruar plotësisht”.  “Sinqerisht, nuk mund të pretendohet se gjithçka është zhdukur dhe se nuk ka asgjë atje”, tha Grossi.
    Izraeli sulmoi objektet bërthamore dhe ushtarake në Iran më 13 qershor, duke pretenduar se Irani ishte afër ndërtimit të një arme bërthamore. SHBA-të më vonë iu bashkuan sulmeve, duke hedhur bomba në tre objektet bërthamore të Iranit: Fordo, Natanz dhe Isfahan. Që atëherë, shkalla e vërtetë e dëmit ka qenë e paqartë.
    Ai tha për CBS News se Teherani mund të ketë “brenda pak muajsh… disa kaskada centrifugash që do të rrotullohen dhe prodhojnë uranium të pasuruar. Irani ende zotëronte kapacitete industriale dhe teknologjike… kështu që nëse dëshirojnë, do të jenë në gjendje të fillojnë ta bëjnë këtë përsëri”.
    IAEA nuk është organi i parë që sugjeron se aftësitë bërthamore të Iranit mund të vazhdojnë ende – më herët këtë javë, një vlerësim i inteligjencës së Pentagonit zbuloi se sulmet amerikane vetëm sa e vonuan programin me muaj.
    Trump u kundërpërgjigj ashpër duke deklaruar se centralet bërthamore të Iranit ishin “shkatërruar plotësisht” dhe akuzoi median për “një përpjekje për të poshtëruar një nga sulmet ushtarake më të suksesshme në histori”.
    Për momentin, Irani dhe Izraeli kanë rënë dakord për një armëpushim.

    Top Channel

  • Merr fund edhe martesa e dytë? Fero fshin çdo kujtim me Nitën

    Merr fund edhe martesa e dytë? Fero fshin çdo kujtim me Nitën

    Pas muajsh në qendër të vëmendjes për historinë e tyre të dashurisë dhe lajmin e martesës, duket se marrëdhënia mes reperit Fero dhe Nita Bajramit ka hyrë në një fazë të re… dhe duhet pranuar, nuk eshte shumë pozitive.
    Së fundmi, fansat kanë vënë re një detaj domethënës në profilin e Feros: ai jo vetëm që nuk e ndjek më Niten në Instagram, por ka fshirë gjithashtu çdo foto apo postim të përbashkët me të. Një veprim që në botën e rrjeteve sociale shpesh tregon më shumë se fjalët.
    Megjithëse çifti nuk ka bërë ende asnjë reagim publik, këto sinjale virtuale kanë mjaftuar për të ndezur dyshimet se lidhja e tyre ka përfunduar.

  • Kryeministri Rama rikthehet në Kuvend pas disa muajsh mungesë, opozita “braktis” sallën

    Kryeministri Rama rikthehet në Kuvend pas disa muajsh mungesë, opozita “braktis” sallën

    Kryeministri i vendit, Edi Rama, u rikthye këtë të enjte në Kuvend, pas disa muajsh mungesë në seancat plenare. Hera e fundit që Rama ka qenë prezent, ishte më 18 tetor të 2024, ku prezantoi edhe buxhetin 2025 dhe bonusin për pensionistët.
    Ndërkohë, ardhja e kryeministrit sot në Kuvend vjen menjëherë pas kthimit të tij nga Samiti i NATO-s në Hagë të Holandës, ku Rama u rreshtua krah 32 liderëve të Aleancës Atlantike.

    Seanca e sotme, e cila vijon që prej mëngjesin të sotëm, është shoqëruar me tensione dhe debate mes palëve, ndërësa në momentin e votimit të projektligjeve në rend dite, opozita ka braktisur sallën. Dashnor Sula, është i vetmi prej deputetëve demokratë, i cili ka vazhduar të jetë prezent në seancë.

  • FOTOT/ Rama rikthehet në Kuvend pas 6 muajsh mungesë

    FOTOT/ Rama rikthehet në Kuvend pas 6 muajsh mungesë

    Belinda Balluku, Edi Rama dhe Taulant Balla

    TIRANË-Pak para mbylljes së seancës plenare, kryeministri Edi Rama është paraqitur në Kuvend, pas disa muajsh mungesë në seancat plenare. Hera e fundit që Rama ka qenë prezent, ishte më 18 tetor të 2024, ku prezantoi edhe buxhetin 2025 dhe bonusin për pensionistët. 
    Menjëherë pas kthimit nga samiti i NATO-s në Hagë, Rama është parë i ulur në vendin e tij, në krah të zv.kryeministres Belinda Balluku dhe pranë ministrit të Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla, me të cilët shkëmben disa fjalë.

    1750953439 cdcds857

    1750953489 a

    800 0 1750952349xrama 310

    0 500 1750952342xrama8 335

  • FOTO/ Rama rikthehet në Kuvend pas 6 muajsh mungesë

    FOTO/ Rama rikthehet në Kuvend pas 6 muajsh mungesë

    Belinda Balluku, Edi Rama dhe Taulant Balla

    TIRANË-Pak para mbylljes së seancës plenare, kryeministri Edi Rama është paraqitur në Kuvend, pas disa muajsh mungesë në seancat plenare. Hera e fundit që Rama ka qenë prezent, ishte më 18 tetor të 2024, ku prezantoi edhe buxhetin 2025 dhe bonusin për pensionistët. 
    Menjëherë pas kthimit nga samiti i NATO-s në Hagë, Rama është parë i ulur në vendin e tij, në krah të zv.kryeministres Belinda Balluku dhe pranë ministrit të Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla, me të cilët shkëmben disa fjalë.

    Edi Rama

    Edi Rama dhe Taulant Balla

    800 0 1750952349xrama 310

    0 500 1750952342xrama8 335