Drejtuesi i palës gjermane në operacionin e koduar ‘Pandora’, Oliver Hofman në konferencën e përbashkët me prokurorin e SPAK tha se hetimet mbi rastin në fjalë kishin nisur prej më shumë se 18 muajsh.
“Prej 18 muajsh operacioni, piketë e rëndësishme në bashkëpunimin tonë dhe luftën në krimin e organizuar ndërkombëtar dhe skemat profesionale të mashtrimit.
Si filloi operacioni. Nisi në dhjetor 2023. Filluan të përgjonim mbi 20 telefonata në ditë dhe krijuam gjithashtu edhe një qendër kundër thirrjesh me qëllim që këto telefonata mashtruese, duke u munduar të shmangim humbjet financiare.
Paralelisht me këtë zhvilluam hetime shumë komplekse në fushën e hetimit kompjuterik që të lokalizonin qendrat e dyshimeve dhe autorët në 5 shtete, Shqipëri, Bosnje, Serbi, Liban.
Ky operacion çoi në goditjen e 12 qendrave thirrjesh ndërkombëtare dhe në arrestime të shumta, janë dhënë dënime të shumta ndër dhe dha organizatori i infrastrukturës së tyre në Gjermani.
E kam për kënaqësi që u bë e mundur që të arrestoheshin më 31 korrik këta persona, dhe patëm mundësinë ta mbështesim në terren.”
Tag: muajsh
-

Mashtrimi/Zyrtari gjerman:Hetimet nisën 18 muaj më parë. Grupi vepronte në 5 shtete
-

Pas muajsh thatësire, reshje dhe erë e fortë në Kukës! Ja si paraqitet gjendja e HEC-it të Fierzës
Pas disa muajsh thatësire dhe temperaturash të larta, sidomos gjatë korrikut, Kukësi është përfshirë në 24 orët e fundit nga reshje shiu me intensitet të lartë, të shoqëruara me erë.
Komisioni i Mbrojtjes Civile pranë Prefekturës njoftoi që pavarësisht reshjeve të dendura, qarkullimi në rrugët nacionale vijon normalisht.
Reshjet e shiut janë mirëpritur nga HEC-i i Fierzës, i cili prej javësh po përballet me mungesë të prurjeve nga burimet kryesore që furnizojnë liqenin, ujmbledhësin më të madh të kaskadës së Drinit.
Sipas të dhënave zyrtare, aktualisht niveli i liqenit të Fierzës është 274.27 metra, ndërsa prurjet mesatare arrijnë vetëm 20 m³/s. Kuota maksimale e liqenit është 296 metra, ç’ka do të thotë se ai ndodhet rreth 22 metra poshtë pikës maksimale.
Në HEC-in e Fierzës janë në funksion dy agregatë, ndërsa dy të tjerë mbahen në gatishmëri. Korporata Elektroenergjitike Shqiptare bën me dije se situata është nën monitorim të vazhdueshëm. Për momentin, për të përmbushur nevojat e konsumit të brendshëm të energjisë elektrike, një pjesë e prodhimit sigurohet nga dy hidrocentralet e tjera të kaskadës së Drinit, ndërsa diferenca mbulohet përmes importit. -

Reshje shiu pas muajsh thatësire në Kukës, përmirësim i lehtë i situatës në liqenin e Fierzës
Pas disa muajsh thatësire dhe temperaturash të larta, veçanërisht gjatë korrikut, Kukësi është përfshirë në 24 orët e fundit nga reshje të dendura shiu, të shoqëruara me erë të fortë.
Komisioni i Mbrojtjes Civile pranë Prefekturës ka bërë të ditur se, pavarësisht intensitetit të reshjeve, qarkullimi në rrugët nacionale vijon normalisht.
Reshjet janë mirëpritur edhe nga HEC-i i Fierzës, i cili prej javësh po përballet me mungesë prurjesh nga burimet kryesore që furnizojnë liqenin, rezervuarin më të madh të kaskadës së Drinit.
Sipas të dhënave zyrtare, aktualisht niveli i liqenit të Fierzës është në kuotën 274.27 metra, ndërsa prurjet mesatare arrijnë vetëm 20 metra kub në sekondë. Kuota maksimale e liqenit është 296 metra, çka do të thotë se niveli aktual ndodhet rreth 22 metra nën maksimumin e lejuar.
Në hidrocentralin e Fierzës janë në funksion dy agregatë, ndërsa dy të tjerë qëndrojnë në gatishmëri. Korporata Elektroenergjitike Shqiptare (KESH) njofton se situata po monitorohet në mënyrë të vazhdueshme.
Për momentin, për të përmbushur nevojat për konsum të brendshëm të energjisë elektrike, një pjesë e prodhimit sigurohet nga dy hidrocentralet e tjera të kaskadës së Drinit, ndërsa diferenca mbulohet përmes importit.Top Channel
-

FOTO/ E kritikuan në rrjet për paraqitjen në koncerte, Egli Tako tregon se ka probleme me zërin
Showbiz E Hënë, 28 Korrik 2025 19:48
Egli Tako vijon që të mbajë të mbërthyer showbizzin. Së fundi ajo ka ndarë me ndjekësit e saj një rrëfim personal dhe emocional mbi gjendjen shëndetësore që e ka shoqëruar gjatë muajve të fundit. Në një postim të bërë publik së fundmi, ajo ka zbuluar se prej tre muajsh po ndjek mjekime të vazhdueshme për një dëmtim serioz në kordët vokale.
“(Prej 3 muajsh tashmë) jam me mjekime të vazhdueshme për kordët vokale për shkak të një dëmtimi serioz në to, i cili kërkon kohë në rikuperim të plotë, dhe shumë pushim vokal. Këngëtarët e dinë mirë…”, shkruan Tako në postimin e saj.Ky dëmtim ka sjellë një ndryshim të dukshëm në zërin e saj, që sipas artistes është vënë re edhe nga publiku. Megjithatë, pavarësisht sfidave fizike, ajo nënvizon përkushtimin dhe dashurinë e saj të palëkundur për muzikën dhe për këngët e vendit të saj.
“Mbase jo çdo notë është e përsosur, ama këto këngë e të gjitha këngët e vendit tim gjithmonë i kam kënduar nga shpirti, e sot më shumë se kurrë,” shton ajo.
Screenshot -

“Inzaghi në Arabinë Saudite? Dihej prej 4 muajsh, djali i tij kishte shkuar atje për…”
28 Korrik 2025
8:48
Alfred Lleshi
Giovanni Galeone, tashmë 84 vjeç, mbetet një figurë emblematike në qytetin e Peskara, një legjendë për bardhekaltërit. Ish-trajneri nuk resht së ndjekuri zhvillimet në futboll dhe ka dhënë një intervistë për gazetën abruceze “Il Centro”, ku ka zbuluar një prapaskenë mbi kalimin e Simone Inzaghit tek Al Hilal, pas humbjes së Interit në finalen e Ligës së Kampionëve.
“Radio futbolli e dinte prej katër muajsh, – ka deklaruar Galeone. – Që djali i tij kishte shkuar në Arabinë Saudite për të përgatitur terrenin, e dinin të gjithë. Edhe unë”. Një pohim që konfirmon se largimi i Inzaghit nga Interi drejt Al Hilal nuk ishte një surprizë, por operacion i planifikuar prej kohësh në prapaskenë. -

Vincius këmbëngul për njësim të pagës me Mbape, klubi e refuzon
Duket se diçka nuk shkon mes lojtarit dhe klubit të presidentit Florentino Perez. Negociatat për rinovimin e kontratës së Vinicius me Real Madrid kanë ngecur prej muajsh. Në kontratë deri në qershor 2027, anësori brazilian nuk po tërhiqet pa përmbushur qëllimin e tij personal.
Braziliani në fakt, po kërkon të njëjtën pagë si Kilian Mbape për të nënshkruar një kontratë të re me klubin e Madridit, shkruan Cadena Ser. Një kërkesë që klubi Los Blancos e ka refuzuar. Real Madridi, sipas raportimeve, është i befasuar nga kërkesat e Vinicius, pasi ai nuk po e shijon sezonin e tij më të mirë me Merengues.
Nëse negociatat dështojnë, menaxhmenti mund të vendosë ta shesë lojtarin me një vit të mbetur në kontratën e tij verën e ardhshme, duke mos harruar se Arabia Saudite ka bërë prej muajsh një ofertë të majme për sulmuesin 25 vjeçar./Sportiim.al/
Vazhdo leximin
-

SPAK e mban prej 5 muajsh në qeli: Duam edhe 2 muaj kohë për hetimet e Veliajt
Prokuroria e Posaçme ka kërkuar sot zgjatjen e afateve të hetimit edhe me dy muaj të tjerë, deri në fund të shtatorit, ndaj kryebashkiakut të pezulluar të Tiranës, Erion Veliaj, i cili ndodhet në izolim prej 5 muajsh në burg.
Vendimi i SPAK vjen pikërisht në ditën kur pritej që Veliajt t’i komunikohej përfundimisht akt-akuza, pas muajsh të tërë hetimesh. Në vend të saj, organi i akuzës ka kërkuar më shumë kohë, duke ngritur sërish pikëpyetje për mënyrën si po trajtohet ky proces.
Kjo praktikë, ku individë mbahen të izoluar për muaj të tërë me justifikimin e “mbledhjes së fakteve rrugës”, nuk është e re nga SPAK, por konsiderohet nga juristë si një shkelje flagrante e të drejtave të njeriut.
Një ditë më parë, disa media publikuan pjesë nga dosja e SPAK-ut, duke zbuluar pretendimet e prokurorisë për Veliajn, ndonëse vetë i pandehuri dhe avokatët e tij nuk ishin njoftuar zyrtarisht për akuzat. Kjo rrjedhje informacioni përpara njoftimit zyrtar përbën një tjetër shkelje procedurale, që minon transparencën dhe besueshmërinë e procesit.
Ndërkohë që SPAK kërkon kohë shtesë për të mbledhur prova, Veliaj vazhdon të qëndrojë në burg pa një vendim të formuluar qartë, duke e kthyer çështjen e tij në një rast të pastër të zvarritjes së drejtësisë, e cila më tepër ngjan me një ndëshkim paraprak sesa me një proces të rregullt ligjor.
Me kërkesën për shtyrje deri në shtator, hetimet ndaj Veliajt do të shkojnë në muajin e shtatë, ndërkohë që opinioni publik mbetet ende në pritje të një akt-akuze që justifikon këtë periudhë të gjatë izolimi./ TemA -

SYRI TV/ 9 marinarë të bllokuar në portin e Durrësit, nuk lejohen të ikin jashtë Shqipërisë
Prej 9 muajsh, 9 marinarët nga Siria dhe Egjipti vijojnë të jenë të bllokuar në Portin e Durrësit, pasi anija e tyre u kap me 850 mijë litra naftë kontrabandë.
Në pamundësi për t’u kthyer në shtëpi për shkak se pasaportat e tyre janë bllokuar nga autoritetet shqiptare për shkak të hetimit, ata ndodhen në kushte të vështira jetese, pa ujë e ushqime. Tonin Gjinaj, sekretar i përgjithshëm i Federatës së Transportit dhe Telekomunikacionit, kërkoi ndërhyrjen e autoriteteve për lirimin e tyre, duke theksuar se akuzat ndaj tyre kanë rënë.
Nëntë marinarë të huaj vijojnë të qëndrojnë të bllokuar prej nëntë muajsh në portin e Durrësit. Ata nuk lejohen të largohen nga Shqipëria, pasi janë nën hetim për kontrabandë nafte. Ndërkohë, kushtet e tyre jetësore janë përkeqësuar ndjeshëm. Të huajt nuk kanë mundësi të rikuperojnë pasaportat dhe jetojnë në kushte të vështira, me mungesë ushqimesh dhe pa mbështetje financiare. Tonin Gjinaj, sekretar i përgjithshëm i Federatës së Transportit dhe Telekomunikacionit, kërkoi ndërhyrjen e autoriteteve për lirimin e tyre, duke theksuar se marinarët janë tashmë të liruar nga akuzat.
Anija me të cilën udhëtonin, “Ayala Zanubia”, u ndalua në Shqipëri në muajin nëntor, pasi autoritetet zbuluan 850 mijë litra karburant kontrabandë. Kjo situatë, që zgjat prej nëntë muajsh, ende nuk ka marrë një zgjidhje konkrete.
-

Bllokimi i anijes me 850 mijë litra naftë/ Marinarët e huaj, prej muajsh në portin e Durrësit: Vdiqëm nga uria
marinarët
DURRËS-Nëntë marinarë të huaj qëndrojnë të bllokuar prej muajsh në portin e Durrësit, pa mundur të marrin mbrapsht pasaportat e tyre, pasi Policia konstatoi se anija me të cilën ata udhëtonin, kishte 850 mijë litra karburant kontrabandë. Përveç bllokimit marinarët po përballen edhe me kushte të vështira mbijetese.
Sekretari i përgjithshëm i Federatës së Transportit dhe Telekomunikacionit, Tonin Gjinaj apeloi për ndërhyrjen e autoriteteve për të liruar marinarët, të cilët sipas tij janë liruar nga akuzat për kontrabandë nafte.
“Këtu ka disa anije që janë ndaluar dhe prej disa muajsh nuk marrin as paga dhe janë në vështirësi të ndryshme. E kemi ngritur problemin deri në ministri dhe kemi kryer takime me marinarët të cilët na thonë se janë pa ujë, pa ushqim dhe ndodhen në kushte të vështira jetike. I bëjmë thirrje organeve kompetente të hedhin syte nga marinarët përpara se të ikin dhe shijojnë rrezet e diellit. Sot jam këtu të ndjek situatën. Ka një sindikatë të portit, e cila as don t’ia dijë për punonjësit. Apelojmë për stafin të cilët nuk janë pjesë e kontrabandës, aty ka kuzhinier të cilët vetëm kanë gatuar dhe mbahen aty. Inspektoriati shteteror i punes nuk ka shkuar kurre tek këta marinarë. Drejtësia ka arritur deri në pikën që ka marrë pasaportat dhe u ka lënë masën detyrim paraqitje. 9 persona të cilët kanë pasur dhe probleme shëndetesore, ndodhen prej disa muajsh në anije pa rroga, pasi nuk mund të hapin llogari bankare në kushtet ku ndodhen,”-u shpreh Gjinaj.
Pas operacionit policor, marinarët janë lënë në detyrim paraqitje dhe autoritetet kanë bllokuar pasaportat e tyre, që t’i pengojnë të largohen nga vendi. Koha e gjatë e qëndrimit në port ka bërë që ata të mbeten pa furnizim me ujë dhe ushqime, ndërsa në vështirësi të mëdha ekonomike janë edhe familjet e tyre në Siri dhe Egjipt.
“Nuk ka naftë apo ndonjë gjë tjetër nga kontrabanda. Policia dhe inspektorët e policisë erdhën nga Shqipëria dhe morën mostra dhe kontrolluan të gjithë anijen më shumë se 5 herë. Herë pas here ata vijnë për ta kontrolluar dhe kishte roje policore në anije. Ne nuk kemi asgjë nga nafta. Pra, nëse akuza kundër nesh është që ata të marrin para ose të na akuzojnë, dhe ne nuk kemi asnjë akuzë, kjo akuzë është e rreme për ne. Nëse shteti po e akuzon këtë akuzë për të marrë ryshfet, atëherë marrëdhënia e tyre nuk është me ne. Ne po i lëmë familjet tona për të kërkuar punë dhe jo për t’u mbajtur në Shqipëri, ndërsa fëmijët vdesin nga uria dhe shtëpia ka një pagesë ditore.-u shpreh një marinar.
“Vdiqëm nga uria dhe gjithçka, pa ushqim, pa ujë, pa para, asgjë në këtë anije. Nuk kemi kohë për këtë neglizhencë apo diçka të tillë. Jemi të duruar me urinë tonë dhe të durueshëm me gjithçka dhe tolerojmë gjithçka, por deri në atë pikë sa kjo jetë nuk është më e pranueshme. Lahemi në ujë deti dhe lahemi me ujë deti.”- deklaroi një tjetër.Anija “Ayala Zanubia” u ndalua para 9 muajsh nga organet ligjzbatuese shqiptare, pasi u konstatua se kishte 850 mijë litra karburant që dyshohej se do të hidhej në tregun vendas. Operacioni policor çoi në bllokimin e anijes në radë, ndërkohë që 9 pjesëtarë të ekuipazhit, një shtetas egjiptian dhe 8 sirianë, mbetën të bllokuar./ZËRI
-

“Pa bukë e ujë…” 9 marinarë të huaj, prej muajsh të bllokuar në portin e Durrësit
Nëntë marinarë të huaj qëndrojnë të bllokuar prej muajsh në portin e Durrësit, pa mundur të marrin mbrapsht pasaportat e tyre, ndërkohë që situata për mbijetesën e tyre bëhet gjithnjë e më e vështirë.
Sipas Klan News, Tonin Gjinaj, sekretar i përgjithshëm i Federatës së Transportit dhe Telekomunikacionit, apeloi për ndërhyrjen e autoriteteve për të liruar marinarët, të cilët sipas tij janë liruar nga akuzat për kontrabandë nafte.
Anija “Ayala Zanubia” u ndalua para nëntë muajsh nga organet ligjzbatuese shqiptare, pasi u konstatua se kishte 850 mijë litra karburant që dyshohej se do të hidhej në tregun vendas.
Operacioni policor çoi në bllokimin e anijes në radë, ndërkohë që nëntë pjesëtarë të ekuipazhit, një shtetas egjiptian dhe tetë sirianë, mbetën të bllokuar.
Koha e gjatë e qëndrimit në port ka bërë që ata të mbeten pa furnizim me ujë dhe ushqime, ndërsa në vështirësi të mëdha ekonomike janë edhe familjet e tyre në Siri dhe Egjipt.