Ka përfunduar mbledhja e Komisionit të Ligjeve në bashkinë Tiranë.
Në një deklaratë për mediat, një nga këshilltarët e opozitës, Endrit Shabani tha se “pas 7 muajsh u kujtuan për këtë proces, pasi i kanë humbur kohë Tiranës”.
“Nuk ka asgjë për t’u diskutuar sepse është fakt kronologjik, ligji thotë se pas 3 muajsh duhet propozuar shkarkimi i tij.”
Sipas tij, pati debat se pse nuk janë përfshirë në rend dite kërkesat e opozitës,
“Sot u erdhën mendtë dhe po e votojnë, megjithatë më mirë vonë se kurrë”, tha ai.
Tag: muajsh
-

Shabani: U erdhën mendtë pas 7 muajsh për Veliajn! Kërkesat e opozitës nuk…
-

Abuzoi seksualisht prej 4 muajsh me vajzën e mitur të partneres, ndalohet 37-vjeçari në Elbasan
Një 37-vjeçar banues në Elbasan është ndaluar nga policia pas një denoncimi për abuzim seksual nga një 15-vjeçare, vajza e bashkëjetueses së tij.
E mitura në prani të psikologes dhe efektivëve të polici ka deklaruar se prej katër muajsh është abuzuar seksualisht nga partneri i të ëmës.
Ky i fundit e ka pranuar aktin, duke thënë se kjo ka ndodhur me dëshirën e vajzës së mitur. Ndërkohë nga ana tjetër, nëna e vajzës ka dalë në mbrojtje të partnerit, duke akuzuar të bijën.
Sipas burimeve e mitura tani është strehuar në një qendër të viktimave të trafikimit.
Njoftimi/ Komisariati i Policisë Elbasan:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda ndaluan shtetasin B. B., 37 vjeç, banues në Elbasan, për veprën penale “Marredhënie seksuale me dhunë me të mitura të moshës 14-18 vjeç”, pasi dyshohet se ka abuzuar seksualisht me vajzën e bashkëjetueses së tij, 15 vjeçe.
-

Veliaj e Byberi ‘shokët’ e Charles, rakia dhe Rama
Nga Basir Çollaku
Nga data 11 shkurt, pasi më 10 shkurt 2025 është arrestuar në zyrë, Erion Veliaj nuk ka qenë në detyrë për të ushtruar funksionin e kryebashkiakut, pasi ishte i arrestuar. Pra, më 11 maj 2025, ditën e zgjedhjeve parlamentare, plotësoheshin 3 muajt e mospranisë në zyrë. Por pas më tepër se 7 muajsh e 10 ditësh, socialistët shohin se është plotësuar tremujori ligjor i një vendimi të kërkuar sipas përcaktimeve të ligjit për qeverisjen vendore. Kush i verboi ekipin super-rilindas të numëronte e kryente detyrën? Si ndodhi që 7-ta të dukej si 3-sh?! Ndërkohë, këshilltarët e PD-së kishin kërkuar prej kohësh atë që Rama urdhëroi bashkiakët e tij këshilltarë, të votonin me pahir. Veliaj ndodhet nën akuzën e Prokurorisë së Posaçme për korrupsion e shpërdorim detyre, në raste të shumta. Po përse Rama vjen me këto trashje ngjarjesh duke ofruar vendime sipas zileve të stomakut për raste të ndryshme?
Në Bashkinë e Tropojës, kryetari dhe nënkryetari, Rexhë Byberaj dhe Abedin Kërnaja, u vendosën nën masën e arrestit shtëpiak më 9 shtator 2024, të akuzuar për shpërdorim detyre dhe dëm prej afro 2.8 milionë euro nga veprimet e mosveprimet e tyre. Pas afro 11 muajsh dërgimi të dosjes në gjyq, më 1 gusht 2025, gjykata shuan masën e sigurisë, arrest shtëpie, duke vendosur detyrim paraqitjeje për të dy zyrtarët lokalë, një herë në muaj. Sigurisht aty është dora e Gjokës Irenë të partisë, e gatshme të çojë në fund këshillat e udhëheqjes, ku ajo tashmë var shpresat e qëndrimit në atë karrige. Sepse për të ka nisur hetimi për shumë telashe penale. Po Rama dhe këshilltarët e tij, nuk e konstatuan se për 11 muaj kryetari Byberaj nuk gjendej në detyrë? Nuk arritën pas tre muajsh të kërkojnë shkarkimin, ashtu siç ligji për qeverisjen vendore përmend në përcaktimet e tij?!! Si u rrëshkiti tremujori duke mos vënë re se në zyrë mungonte kryetari i bashkisë?!
Kur shkarkohet një kryebashkiak?
Ligji nr. 139/2015 për vetëqeverisjen vendore, neni 62, parashikon dispozitat se kur shkarkohet një kryebashkiak.
“Kryetari i bashkisë shkarkohet me vendim të Këshillit të Ministrave në rastet kur:
a) kryen shkelje të rënda të Kushtetutës ose të ligjeve;
b) dënohet për kryerjen e një vepre penale, me vendim të formës së prerë, nga gjykata;
c) propozohet për shkarkim nga këshilli bashkiak përkatës për mosparaqitje në detyrë për një periudhë 3-mujore të pandërprerë.”
Beteja në Gjykatën Kushtetuese do të jetë seria vijuese e përballjes së dy vëllezërve të Soros, ku njëri është në qeli. Përpjekjet për ta bindur për dorëheqje deri të martën, nuk do të shkrepin nëse Rama nuk hyn në pazar për pjesën familjare të dosjes “Veliaj”, duke ofruar bonus lehtësirash edhe për bashkiakun. Kjo në fazën ku janë aktet hetimore dhe mbikëqyrja e re ndaj SPAK kërkon dallavere të madhe. Ndaj zgjedhjet në Tiranë i vendos më shumë Veliaj se Rama. Paçka se servilët e tij të djeshëm u ylberizuan sot si servilë të KM brenda natës.
Por ka edhe shembuj ramistë ndryshe. Më 6 korrik 2021, Struktura e Posaçme ngriti akuzë dhe arrestoi kryetarin e Bashkisë së Lushnjes. Një ditë më vonë, sevdalliu i drejtësisë shkarkoi Tushen. Askush nuk u ankua. Dihet takati politik dhe sekretet e pamjaftueshme për ta vënë shefin në trysni vonese. Por Veliaj dhe Byberi kanë më shumë. Kryebashkiaku i Tropojës ka dekoruar si qytetar nderi të korruptuarin e Ramës, agjentin e FBI-së tashmë të burgosur për punë të pandershme, Charles McGonigal. Një individ përfitues e dëmsjellës për shqiptarët. Natyrisht, e gjitha kjo nën shoqërinë e ndikimin e personit A të dosjes amerikane, si një ndërmjetës me kryeministrin, ku dreka e dekoratës ka peshën e kallauzit. Janë mjaft sekrete në atë tryezë rakie dhe askush nuk do të shpërthejë. Por PD mundet dhe duhet. Veliaj gjithashtu, mes shumë të fshehtash, ka edhe episode jo të pakta me Charles apo Xhorxh e Aleks Soros, tutorin e përbashkët edhe me Ramën. Madje edhe ky, thonë haberet, nga sekëlldia po flirton me rakinë në qeli. Avuj dynjaja. Si të padënuar me formë të prerë të arrestuar e të pandehur kanë në duar instrumenta ankimues ligjorë, duke ia bërë shefit të qeverisë malore, pastrimin e pretenduar të rrugës. Ndërsa opozita, PD, në të dyja rastet, duhet të kishte ushtruar presion të vazhdueshëm si për Veliajn, ashtu edhe për Byberjan, si dhe të ishte e gatshme për të garuar për zgjedhje të pjesshme në gjashtë bashkitë ku prej muajsh drejtojnë satelitët e diellëzat e Ramës.
-

Lajm i mirë për Dortmund, lojtari rikthehet pas 5 muajsh
Pas një mungese 5 mujore për shkak të një dëmtimi, mbrojtësi i Borussia Dortmund, Nico Schlotterbeck, është rikthyer në stërvitje.
Sipas Kicker, Schlotterbeck, i cili pësoi një këputje të meniskut në fillim të prillit, ka përfunduar një hap tjetër të rehabilitimit të tij. Në bazë të asaj që shkruhet, ende nuk dihet se kur lojtari do të mund të luajë. Ai është pjesë e Dortmund prej 3 vitesh.(J.S/)
-

Dhunoi së bashku me tre të tjerë punonjësin e burgut në Fier, bie në pranga pas 7 muajsh 38 vjeçari
Një 38-vjeçar ka rënë në prangat e policisë pas 7 muajsh, pasi dhunoi së bashku me tre të tjerë një punonjës burgu në Fier.
Më datë 11.03.2025 punonjësi i IEVP Fier u dhunua nga katër persona.
Shërbimet e Policisë së Fierit në bashkëpunim me forcat e Njësisë Speciale Renea, kapën dhe ndaluan një prej autorëve të dyshuar, shtetasin E. N., 38 vjeç, banues në Fier.
Në muajin mars 2025, Gjykata e Fierit i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Goditja për shkak të detyrës”, kryer në bashkëpunim.
38-vjeçari akuzohet se në bashkëpunim me shtetasit M. P., A. M., dhe E. R., ka goditur me grushte, për shkak të detyrës, një punonjës të IEVP Fier. Punohet për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.Top Channel
-

Kush janë dy shpërndarësit e kokainës në Tiranë? Grupi përgjohej prej 3 muajsh, zbulohet ‘truku’ që përdornin me makinat Benz
Policia e Tiranës ka goditur një rast të shpërndarjes së kokainës në kryeqytet, duke finalizuar në arrestimin e 4 personave.Në pranga kanë rënë Armet Latifaj 25 vjeç, Gëzim Pashaj 30 vjeç, Petros Koronoias 18 vjeç dhe Jastin Zaimi 18 vjeç, të dy shtetas grekë.
Grupi i trafikantëve të kokainës po mbahej në përgjim nga Antidroga e Tiranës prej më shumë se 3 muajsh. Ata e shpërndanin lëndën narkotike në zonën e Myslym Shyrit dhe të ish-bllokut.30-vjeçari Gëzim Pashaj, rezulton i dënuar më përpara për drogë në Zvicër. Gjatë viteve të fundit jetonte në Greqi. Ai kishte ardhur në Shqipëri së bashku me shokun e tij, grekun Petros Koronoias dhe Jastin Zaimin, në lokalin në rrugën “Myslym Shyri”, vend ku Pashaj la takim me Armet Latifajn për t’i dhënë sasinë e kokainës.Vlera e kokainës së kapur prej 1 kg është 28 mijë euro, nëse shitej në doza të vogla.
Makinat tip Benz C-Class ngjyrë e bardhë përdoreshsin qëllimisht të të njëjtit lloj dhe në të njëjtën ngjyrë, në mënyrë që po të ndiqeshin nga policia, të krijonin konfuzion dhe ngatërresë, skemë që rezultoi e pasuksesshme.
Zaimi dhe shoku i tij grek Koronoias, të arrestuar, janë akuzuar për moskallëzim krimi, ndërkohë vijojnë hetimet për zbulimin e tyre nëse janë të përfshirë apo jo në këtë aktivitet ilegal. -

Romanca që kthehet në ferr! 19-vjeçari udhëtoi që të takonte të dashurën e tij, ajo e rrëmben dhe e shet për skllav, lirohet pas 4 muajsh
Një 19-vjeçar nga Kina ka rënë viktimë e një tradhtie të pabesueshme, pasi e dashura e tij 17-vjeçare e shiti si skllav në Myanmar.
Sipas motrës së tij, i riu mendonte se kishte gjetur dashurinë e jetës në vajzën që njohu në një klub nate në vitin 2024.
Ajo shfaqej në rrjete sociale me rroba dhe çanta luksoze nga stilistë të njohur – të cilat më vonë rezultuan të ishin false – duke pretenduar se ishte pasardhëse e një familjeje të pasur nga Myanmar dhe se prindërit e saj ishin menaxherë investimesh.
Me këtë imazh mashtrues, 17-vjeçarja bindi të dashurin të nisej me të për një udhëtim jashtë vendit në Tajlandë dhe Myanmar, duke i premtuar se do ta ndihmonte të gjente punë.
Në shkurt, 19-vjeçari udhëtoi fshehurazi drejt Bangkokut, por në vend që të gjente një mundësi të re, ra në kurthin e saj. Në Tajlandë, e mitura e tërhoqi drejt kufirit me Myanmar dhe e braktisi, ku mendohet se përfitoi para. Pak më vonë, një person i armatosur i mori pasaportën dhe telefonin dhe e çoi në një ndërtesë ku nisi kalvari i tij.
Atje, iu qeth koka dhe u detyrua të punonte nga 16 deri në 20 orë në ditë. Kur nuk arrinte objektivat, e rrihnin me shufra metalike, e mbyllnin në dhoma të errëta dhe shpesh e linin pa ushqim. Abuzimi ishte aq i rëndë, sa pas disa muajsh 19-vjeçari humbi dëgjimin.
Rrëmbyesit kërkuan 40,000 euro për ta liruar dhe vetëm pasi familja pagoi këtë shumë, ai u kthye në shtëpi në qershor, pas katër muajsh robërie.
Ndërkohë, 17-vjeçarja u arrestua gjatë kthimit në Kinë pas një qëndrimi 10-ditor në Tajlandë. Ajo tashmë përballet me akuza për mashtrim.
Familja e viktimës thotë se i riu vazhdon të vuajë nga ankthi dhe makthet, ndërsa shpreson që autorja e tradhtisë të marrë dënimin maksimal.Top Channel
-

Kthehen në Tokë astronautët, qëndruan pesë muaj në Stacionin Hapësinor Ndërkombëtar
Pas gati pesë muajsh në bordin e Stacionit Hapësinor Ndërkombëtar, një ekuipazh ndërkombëtar prej katër astronautësh ka nisur zbritjen drejt Tokës në një kapsulë të kompanisë SpaceX.
Astronautet amerikane Anne McClain dhe Nichole Ayers, japonezi Takuya Onishi dhe kozmonauti rus Kirill Peskov pritet të kalojnë mbi 17 orë në kapsulë përpara se të ulen në Oqeanin Paqësor, pranë brigjeve të Kalifornisë.
Kthimi i tyre shënon përfundimin e misionit të 10-të të rotacionit të ekuipazheve në kuadër të Programit Komercial të Ekuipazheve të NASA-s, i krijuar për të pasuar epokën e anijes hapësinore duke bashkëpunuar me industrinë private.
Pas uljes në det, kapsula do të rikuperohet duke i mundësuar astronautëve të marrin frymë ajrin e Tokës për herë të parë pas muajsh. Gjatë misionit, ekuipazhi, i njohur si “Crew-10”, zhvilloi eksperimente të shumta shkencore, përfshirë studimin e rritjes së bimëve dhe reagimit të qelizave ndaj gravitetit.
Ndërkohë, javën e kaluar në ISS mbërritën astronautët amerikanë Zena Cardman dhe Mike Fincke, japonezi Kimiya Yui dhe kozmonauti rus Oleg Platonov për një mision gjashtëmujor.
Top Channel

