Tag: muajsh

  • Shpëtoi dy fëmijë nga mbytja, ndërron jetë punonjësi i OSSHE pas tre muajsh në koma

    Shpëtoi dy fëmijë nga mbytja, ndërron jetë punonjësi i OSSHE pas tre muajsh në koma

    Ka ndërruar jetë pas tre muajsh heroi Arjan Kraja, i cili shpëtoi nga mbytja në Velipojë dy fëmijë të mitur.
    Prej afro tre muajsh ai ndodhej në koma, si pasojë e një ishemie, të shkaktuar pas shpëtimit mrekullisht të fëmijëve.

    I ndjeri ishte punonjës i OSSH dhe këta të fundit kanë reaguar pas lajmit të hidhur:

    “Me keqardhje të thellë Ekipi i Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes OSSH, ka marrë lajmin për ndarjen nga jeta të kolegut të dashur, Arjan Kraja.

    Gjatë viteve të tij në detyrë si shef grup, Arjani u dallua për përkushtimin profesional, ndershmërinë në punë, si dhe mirësinë e tij njerëzore, që e bënte të respektuar e të dashur nga të gjithë kolegët.
    Në këto momente të dhimbshme, i shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes, të afërmve dhe miqve të tij”.

  • Shpëtoi nga mbytja dy fëmijë në Velipojë, por përfundoi në koma, ndërron jetë punonjësi i OSSH

    Shpëtoi nga mbytja dy fëmijë në Velipojë, por përfundoi në koma, ndërron jetë punonjësi i OSSH

    Ka ndërruar jetë pas tre muajsh heroi Arjan Kraja, i cili shpëtoi nga mbytja në Velipojë dy fëmijë të mitur.

    Prej afro tre muajsh ai ndodhej në koma, si pasojë e një ishemie, të shkaktuar pas shpëtimit mrekullisht të fëmijëve.
    I ndjeri ishte punonjës i OSSH, teksa këta të fundit kanë reaguar pas lajmit të hidhur:
    ”Me keqardhje të thellë Ekipi i Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes OSSH, ka marrë lajmin për ndarjen nga jeta të kolegut të dashur, Arjan Kraja.
    Gjatë viteve të tij në detyrë si shef grup, Arjani u dallua për përkushtimin profesional, ndershmërinë në punë, si dhe mirësinë e tij njerëzore, që e bënte të respektuar e të dashur nga të gjithë kolegët.
    Në këto momente të dhimbshme, i shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes, të afërmve dhe miqve të tij”.

    Top Channel

  • Tre emra për të zëvendësuar Maignan; surpriza mund të vijë nga Bundesliga

    Tre emra për të zëvendësuar Maignan; surpriza mund të vijë nga Bundesliga

    11 Tetor 2025

    10:03

    Alfred Lleshi

    E ardhmja e Mike Maignan duket gjithnjë e më larg Milanit, pavarësisht cilësive të tij të larta dhe paraqitjeve mbresëlënëse, si pritja e fundit ndaj Gatti. Me rrogë prej 2.8 milionë euro në sezon, negociatat për rinovimin janë në ngërç prej muajsh. Arsyeja kryesore lidhet me moshën. Francezi do të mbushë 31 vjeç në korrik dhe klubi kuqezi nuk dëshiron të ketë angazhim të madh ekonomik për një lojtar që mund të largohet falas pas pak muajsh.
    Për këtë arsye, Milani ka nisur kërkimin për pasuesin e tij. Kandidatët e parë janë:Zion Suzuki (Parma, 23 vjeç) – vlerësohet rreth 15 milionë euro.Elia Caprile (Cagliari, 2001) – vlerësohet 12 milionë euro.
    Sipas “Gazzetta dello Sport”, emri më i ri në listë është Noah Atubolu, portieri gjerman i Freiburgut, 23 vjeç, me vlerë 18 milionë euro, i cili ka marrë edhe thirrjen e parë me kombëtaren gjermane dhe është dalluar për 5 penallti të pritura në dy sezonet e fundit të Bundesligës.

  • Antetokounmpo: Dua të fitoj titullin me Milwaukee, por brenda 6-7 muajsh mund të ndryshoj ide dhe ekip

    Antetokounmpo: Dua të fitoj titullin me Milwaukee, por brenda 6-7 muajsh mund të ndryshoj ide dhe ekip

    Giannis Antetokounmpo përsëriti se ai mbetet “i lidhur” me Milwaukee Bucks, ndërsa pranoi mundësinë që kjo situatë mund të ndryshojë në varësi të mënyrës se si do të zhvillohen gjërat në muajt në vijim. Gjatë ndeshjeve parasezonale, dy herë fituesi i çmimit MVP tha: “Gjithmonë kam dashur të jem në Milwaukee, gjithmonë kam dashur të përfaqësoj qytetin, për sa kohë që kemi mundësinë të fitojmë.”
    Ai shtoi: “Nëse brenda gjashtë ose shtatë muajsh ndryshoj mendje, kjo është edhe njerëzore. Unë besoj në këtë ekip, besoj te shokët e mi të ekipit. Jam këtu për ta udhëhequr këtë ekip drejt çdo rezultati të mundshëm. Patjetër që do të jetë e vështirë. Do ta marrim ditë për ditë, por unë jam këtu. Të gjitha gjërat shtesë nuk kanë rëndësi“.
    “Mendoj se kam komunikuar me shokët e mi të ekipit, me njerëzit që i respektoj dhe i dua, se në momentin që dal në fushë, në këtë objekt, e vesh këtë fanellë. Asgjë tjetër nuk ka rëndësi. Jam i lidhur me atë që kam përpara,” tha Antetokounmpo.
    “Mund të marrësh çfarëdo vendimi që dëshiron, por unë jam i përkushtuar. Jam i përkushtuar ndaj kësaj skuadre. Jam i përkushtuar ndaj këtyre djemve, ndaj këtij grupi, ndaj stafit tim të trajnerëve dhe ndaj vetes,” përsëriti Antetokounmpo. Greku kishte lënë të kuptohej se New York ishte i vetmi vend ku donte të luante përveç Milwaukee.

  • Profesori italian prej dy muajsh në burgun e Fierit, flet gruaja e tij: Aksidenti kur po shkonim në një dasëm, apeli për Giorgia Melonin

    Profesori italian prej dy muajsh në burgun e Fierit, flet gruaja e tij: Aksidenti kur po shkonim në një dasëm, apeli për Giorgia Melonin

    Intervistë me Vanessa Castelli, partneren e Michele D’Angelo-s, profesor i Biologjisë në Universitetin e Aquila-s, i ndaluar prej gati dy muajsh pas një aksidenti rrugor në Fier. Nga qelia, zëri i tij: “Nuk dua privilegje, por respektim të të drejtave themelore”. Apel për Giorgia Meloni: “Të angazhohet që procesi të transferohet në Itali”.

    Nga burgu i Fierit në Shqipëri, ku ndodhet i ndaluar prej gati dy muajsh pas një aksidenti rrugor në të cilin mbeti viktimë një 15-vjeçar që vdiq tre ditë më vonë në spital, zëri i vuajtur i Michele D’Angelo-s, profesor i Biologjisë në Universitetin e Aquila-s, arrin përmes të shoqes së tij, Vanessa Castelli, gjithashtu kolege në të njëjtin universitet.“Kam pasur një kolaps psikologjik, por përpiqem të rezistoj. Nuk kërkojmë privilegje, por respektim të të drejtave themelore dhe të garancive që çdo qytetar duhet t’i ketë, sidomos në momente kaq të vështira”.
    Pak para se të nisej sërish për në Shqipëri për vizitën javore në burg, përmes Repubblica, Vanessa Castelli i drejton një apel të ndjerë Giorgia Meloni-t.“I drejtohem sërish me besim Kryeministres, së cilës tashmë i kam shkruar një letër, dhe institucioneve italiane, që të angazhohen me vendosmëri për të garantuar që Michele të përballojë këtë situatë me dinjitet, qetësi dhe drejtësi. Kam besim tek marrëdhëniet e forta mes Italisë dhe Shqipërisë, si edhe tek ndjeshmëria e autoriteteve kompetente, që të vlerësohet mundësia e transferimit të procesit në Itali, ku Michele do të mund ta përballej me më shumë mbrojtje, në një kontekst që e njeh, i rrethuar nga të afërmit, kolegët dhe studentët e tij”.
    Doktoresha Castelli, para së gjithash, cilat janë kushtet e ndalimit të partnerit tuaj?
    “Michele është shumë i lodhur psikologjikisht. Është vetëm, larg shtëpisë, në një realitet që nuk e njeh, me një gjuhë që nuk e flet. Ndalimi po e shkatërron dita-ditës. Është një person i ndjeshëm, një profesor i respektuar, i mësuar të jetojë mes studentësh, eksperimenteve në laborator, shumë kolegëve. Tani librat janë strehimi i tij, por vetmia është e rëndë. Çdo vizitë është një moment i fortë, por edhe i dhimbshëm. Përpiqet të ruajë qartësinë dhe dinjitetin, por është e dukshme se kjo përvojë po e vë në sprovë të madhe. Në këtë kontekst të vështirë, dua të falënderoj sinqerisht drejtorin e institucionit penitenciar, të gjithë punonjësit dhe njerëzit që na kanë ndihmuar me humanitet, respekt e vazhdimësi. Disponueshmëria dhe qëndrimi i tyre kanë bërë diferencën dhe u jemi thellësisht mirënjohës”.
    Si është e mundur që partneri juaj ndodhet në burg prej dy muajsh për një akuzë të thjeshtë shkeljeje të kodit rrugor? Ju ishit e pranishme. A mund të na shpjegoni çfarë ndodhi saktësisht atë ditë gushti?
    “Atë mbrëmje po shkonim në dasmën e miqve, të qetë e me zemër të lehtë. Rruga ishte e lirë, Michele po kthehej ngadalë, me sinjalin ndezur, në vijën e ndërprerë që tregonte hyrjen te restoranti ku bëhej dasma. Në atë moment, papritur, u shfaq një Mercedes Benz i bardhë me shpejtësi shumë të lartë, që nuk dukej sikur ngadalësonte. Michele frenoi instinktivisht, gjë që bëri që përplasja të ishte më pak katastrofike. Ishim të shokuar: duart na dridheshin, fytyra e zbehtë, shikimi i humbur”.
    Fatkeqësisht, pati një viktimë.
    “Po, një djalë 16-vjeçar humbi jetën tre ditë më vonë. Është një tragjedi që na ka prekur thellë. Nuk na takon neve të përcaktojmë përgjegjësitë, por është e qartë se atë mbrëmje diçka shkoi keq në mënyrë të papritur dhe dramatike. Kushdo që ka drejtuar makinë e di sa shpejt mund të ndryshojë gjithçka në rrugë. Ndonjëherë mjafton një vendim i marrë nga të tjerët, një shpejtësi e pakontrolluar, dhe gjithçka shndërrohet. Michele po e përjeton këtë dhimbje me shumë respekt dhe heshtje. Mendon çdo ditë për familjen e djalit dhe lutet që ata të mund të gjejnë pak paqe”.
    Çfarë bënit ju në Shqipëri? Ishit me pushime?
    “Jo, nuk ishim me pushime. Ishim në Shqipëri për të marrë pjesë në dasmën e një mikeje të dashur. Ishte një rast i veçantë, një moment feste dhe ndarjeje që e prisnim me gëzim, sepse e dimë rëndësinë që shqiptarët i japin kësaj ceremonie”.
    Akuzat ndaj partnerit tuaj janë shkelje e kodit rrugor dhe braktisje e mjetit, jo vrasje. Çfarë ndodhi pas përplasjes?
    “Michele ishte nën shok. E kujtoj të zbehtë, me shikimin e humbur, të hutuar. Pasi ai Mercedes na kaloi para syve si një plumb, Michele zbriti menjëherë në rrugë për të kërkuar ndihmë. Të dy bërtisnim me të madhe “help”, lëviznim duart, përpiqeshim me dëshpërim të tërhiqnim vëmendjen. Por askush nuk u ndal. Ishim të frikësuar, jo të orientuar, dhe mendimi ynë i vetëm ishte të vinte sa më shpejt një ambulancë. Të tjerat, në atë çast tmerri, nuk kishin rëndësi. Donim vetëm që dikush të ndërhynte”.
    Kur e ndaluan profesor D’Angelo-n?
    “Pas aksidentit, prisnim nga momenti në moment që policia të vinte për të na marrë në pyetje, neve dhe dëshmitarët e shumtë të pranishëm. Por, meqë nuk po vinte askush, vendosëm të shkonim në komisariat që atë mbrëmje. Për fat të keq, ishte i mbyllur. Të nesërmen në mëngjes shkuam në komisariatin më të afërt me hotelin tonë, atë të Vlorës, ku një polic shumë i sjellshëm na dëgjoi dhe na tregoi rrugën për t’u kthyer në Fier për të dhënë dëshminë tonë. Dhe kështu bëmë. Vetëm pas paraqitjes sonë të vullnetshme në Fier, Michele u ndalua. Akuzat, sipas asaj që na është thënë, lidhen me mosrespektim të kodit rrugor, pasi largimi nga vendi i aksidentit, sipas avokatëve, parashikon një sanksion administrativ, jo ndalim”.
    Pse në këto gati dy muaj ka rënë heshtja mbi këtë histori? A keni pasur kontakte me Farnesinën? Dhe nëse po, çfarë ju kanë thënë?
    “Po, kam pasur kontakte me Farnesinën, me konsullatën e Vlorës dhe me ambasadën italiane në Tiranë, të cilat na kanë dhënë mbështetje të vazhdueshme. I falënderoj sinqerisht në një moment kaq të vështirë, prania e tyre ka qenë për mua një pikë referimi, njerëzore dhe institucionale. Megjithatë, është e vërtetë që mbi këtë çështje ka rënë një heshtje e rëndë. Nuk është e lehtë të nxjerrësh në pah kompleksitetin e një situate kaq delikate, sidomos kur gjendesh në një vend të huaj, me një gjuhë që nuk e njeh dhe me dinamika që të shpëtojnë nga kontrolli. Kam besim tek diplomacia dhe ndjeshmëria e institucioneve, që të garantohet një trajtim i drejtë e transparent dhe të dalë e vërteta qartë”.
    Kolegët tuaj po zhvillojnë iniciativa dhe një mobilizim në mbështetjen tuaj. Ju shkoni ta vizitoni rregullisht partnerin tuaj dhe çfarë vështirësish po hasni?
    “Po, kolegët dhe miqtë tanë po tregojnë një afërsi të jashtëzakonshme. Janë krijuar nisma spontane, letra të hapura, mbledhje fondesh. Jemi veçanërisht mirënjohës profesoreshës Cimini, drejtoreshës së departamentit tonë, e cila ka promovuar një mbledhje fondesh për të mbuluar shpenzimet ligjore dhe udhëtimet. Është një gjest që na ka prekur thellë. Unë përpiqem të shkoj rregullisht ta vizitoj Michele-n, në katër vizitat mujore që lejohen, aq sa më lejojnë vështirësitë logjistike. Çdo vizitë është emocionalisht shumë e fortë: gëzimi për ta parë përsëri, por edhe dhimbja për ta lënë aty. Distancat, gjuha, procedurat, gjithçka është e ndërlikuar. Por nuk do të ndaloj së qëndruari pranë tij”.
     
     

    Top Channel

  • “Dua të martohem sa më shpejt”/ Vittorio Sgarbi rikthehet fuqishëm pas betejës me depresionin

    “Dua të martohem sa më shpejt”/ Vittorio Sgarbi rikthehet fuqishëm pas betejës me depresionin

    Pas disa muajsh mungese të gjatë dhe zërash për shëndetin e tij, kritiku i njohur i artit dhe figura e njohur e politikës italiane, Vittorio Sgarbi, është rishfaqur në publik. Rasti ishte pjesëmarrja e tij në zgjedhjet rajonale në rajonin Marche, ku ai jeton prej vitit 2017.

    I shoqëruar nga partnerja e tij, Sabrina Colle, dhe avokati personal Giampaolo Cicconi, Sgarbi u paraqit në qendrën e votimit në komunën San Severino Marche, ku u prit nga kryetarja e bashkisë, Rosa Piermattei.
    Në një postim në rrjetet sociale, ai shkruajti: “Më shumë nga Marche sesa një vendas i Marche-s”, duke shoqëruar fjalët me foto nga vendvotimi.
    I veshur me kostum të zi, Sgarbi, 73-vjeç, u shfaq për herë të parë pas muajsh izolimi, i shkaktuar nga një depresion i rëndë, për të cilin ai u shtrua në Spitalin Gemelli të Romës. “Ndihesha sikur isha në një tren të bllokuar në një stacion të panjohur,” ka rrëfyer ai për periudhën e vështirë që kaloi.
    Megjithatë, tani thotë se është më mirë dhe se dashuria për partneren e tij ka luajtur një rol të madh në rikuperim. Madje ai ka shprehur dëshirën për t’u martuar sa më shpejt të jetë e mundur me Colle.
    Në horizont, Sgarbi sheh edhe rikthimin në skenën politike. Ai është i gatshëm të marrë rolin e Këshilltarit të Kulturës në Marche, nëse kandidati i qendrës së djathtë Francesco Acquaroli fiton zgjedhjet. Aktualisht, ai është ende kryetar bashkie në Arpino (Lazio), por përballet me një proces për shkarkim për shkak se nuk i ka ushtruar funksionet.
    Kohët e fundit, emri i Sgarbit ka qenë në media edhe për një çështje familjare pasi vajza e tij, Evelina, ka kërkuar caktimin e një administratori ligjor për të, për shkak të gjendjes j shëndetësore. Sgarbi e ka quajtur këtë vendim të dhimbshëm dhe pritet të dëgjohet në gjykatë në Romë më 28 tetor.
    Ndërkohë, rikthimi i tij ka ngjallur një valë mesazhesh përkrahjeje dhe dashurie në rrjetet sociale. “Çfarë gëzimi të të shoh përsëri. Mungesa jote ka krijuar një boshllëk. Kemi nevojë për energjinë tënde”, shkruan një komentues.
    Pas errësirës dhe sëmundjes, Vittorio Sgarbi duket gati për një kapitull të ri, me dëshirën për të dashuruar, për të shërbyer dhe për të qenë sërish zë i fortë në jetën publike italiane.

    Top Channel

  • Pas disa muajsh thatësire dhe temperaturash të larta, nisin reshjet e shiut në Kukës

    Pas disa muajsh thatësire dhe temperaturash të larta, nisin reshjet e shiut në Kukës

    Pas disa muajsh thatësire dhe temperaturash të larta, Kukësi është përfshirë së fundmi nga reshje shiu.

    Komisioni i Mbrojtjes Civile pranë Prefekturës njofton se, pavarësisht reshjeve, qarkullimi në rrugët nacionale dhe rurale vazhdon normalisht.
    Rikthimi i reshjeve pritet të ndihmojë në parandalimin e rënies së mëtejshme të nivelit të ujit në liqenin e Fierzës, i cili prej katër muajsh po përballet me thatësirë të madhe dhe mungesë prurjesh nga burimet kryesore që e furnizojnë me vetëm 30 metra kub ujë.
    Pamjet e xhiruara në zonën e Bushatit dhe pranë urës së madhe, afër ish-Uzinës së Bakrit, tregojnë një panoramë të pazakontë. Rezervuari më i madh i kaskadës së Drinit është shndërruar në një shtrirje balte, ku dallohen vetëm vijat e rrjedhjes së Drinit të Zi dhe Drinit të Bardhë.
    Dy skajet ujore të liqenit janë kthyer në toka të baltëzuara, duke sjellë ndotje të pjesës së mbetur ujore, e cila po shkon drejt shterimit të plotë.
    Thatësira e gjatë ka nxjerrë në sipërfaqe masive shkëmbore dhe truall e rrugë që prej dekadash ishin nën ujë, duke ndryshuar rrënjësisht pamjen e liqenit. Liqeni i Fierzës ka rënë në 17 metra larg pikës së “vdekjes”, nivel ky i regjistruar tre vite më parë.
    Sipas të dhënave, niveli aktual i ujit është 257 metra, ndërsa pika optimale është 271 metra, dhe ajo minimale 244 metra. Kuota maksimale arrin në 296 metra.
    Kjo diferencë e madhe tregon përmasat e krizës ujore, e cila ka pasoja të ndjeshme edhe në prodhimin e energjisë elektrike nga hidrocentrali i Fierzës, një nga nyjet më të rëndësishme të sistemit energjetik kombëtar.

    Top Channel

  • “U detyruam të ndërmarrim një hap të debatueshëm në raport me Erion Veliajn”, Rama: S’mund të lejojmë një histori drejtësie të marrë peng kryeqytetin

    “U detyruam të ndërmarrim një hap të debatueshëm në raport me Erion Veliajn”, Rama: S’mund të lejojmë një histori drejtësie të marrë peng kryeqytetin

    Kreu i qeverisë, Edi Rama, pasditen e sotme ka mbledhur në selinë rozë ministrat dhe deputetët socialistë të qarkut të Tiranës. Kreu i PS-së deklaroi se pas shtatë muajsh pa një kryetar bashkie të votuar dhe pa një vendim përfundimtar të drejtësisë, ishte e domosdoshme ndërmarrja e hapit për shkarkimin e kryetarit në mungesë të Tiranës, Erion Veliaj. Ai theksoi se ky vendim, i miratuar dje nga Këshilli Bashkiak, synon t’i hapë rrugë zgjedhjeve të reja dhe të shmangë bllokimin e punëve të kryeqytetit, duke e cilësuar si një veprim të detyruar në interes të qytetarëve.
    Edi Rama: Pas 7 muajsh pa një kryetar bashkie të votuar në kryer të detyrës dhe po ashtu pa një kryetar bashkie të dënuar nga drejtësia, u detyruam të ndërmarrim një hap të debatueshëm në raport me Erion Veliajn, por të detyrueshëm. Këshilli Bashkiak miratoi dje shkarkimin e kryetarit në mungesë prej 7 muajsh për t’i hapur rrugë zgjedhjeve të reja. Janë thënë shumë gjera lidhur me këtë hap, por nuk ia vlen të merremi as me ata të cilëve u ka rënë Diella në kokë, as me ata të cilët e quajnë diktaturë kur shumica parlamentare detyrohet të kalojë në votimin e programit, pasi i ndalohet t’ia paraqisë programin e Kuvendit me metodat famëkëqija të rrylave të fytit dhe të bërrylave.
    Tema jonë, si palë e përgjegjshme në jetën e këtij vendi është që një histori drejtësie plot pikëpyetje që s’dihet sa do zgjasë të mos e lejojmë të marrë peng kryeqytetin dhe punët e tij. Tema jonë në mbarëvajtjen e punëve në këtë vend është që të adresojmë pa humbur kohën boshllëkun përditë e më të dëmshëm në krye të bashkisë së Tiranës./vizionplus.tv

  • Shkarkimi i Veliajt/ Rama: Kryetar i lidhur këmbë e duar, të nisim zgjedhjet

    Shkarkimi i Veliajt/ Rama: Kryetar i lidhur këmbë e duar, të nisim zgjedhjet

    Edi Rama

    TIRANË-Kryeministri Edi Rama ka nisur takimin me ministrat dhe deputetët ku ka folur rreth vendimit për shkarkimin e kryebashkiakut Erion Veliaj. Rama u shpreh se ky vendim i hap rrugë zgjedhjeve të reja, pasi tashmë Tirana prej 7-muajsh është pa një kryetar. Kreu i qeverisë e cilësoi një “bashki kokëkëputur” situatën në të cilën ndodhet aktualisht Bashkia e Tiranës.

    Edi Rama: Pas shtatë muajsh pa një kryetar bashkie, u detyruam të ndërmarrim një hap në raport me Erion Veliaj. Këshilli miratoi dje shkarkimin e kryetarit në mungesë prej 7 muajsh duke ju hapur rrugë zgjedhjeve. Janë llomotitur shumë gjëra me ktë hap, por nuk ja vlen të merremi me ata që u ka rënë Diella në kokë. Megjithatë gjyqi i tyre është një temë tjetër.  Tirana s’mund të ngrihet si një trup pa kokë. 
    vijon…