Tag: muajsh

  • Vrasja e Egli Progës, dy të akuzuarit lënë qelinë pas 15 muajsh, gjykata i lë në ‘arrest shtëpie’

    Vrasja e Egli Progës, dy të akuzuarit lënë qelinë pas 15 muajsh, gjykata i lë në ‘arrest shtëpie’

    Gjykata e Korçës ka zbutur masën e sigurisë për Leonidha Guçen dhe Denis Meçen, të arrestuar për vrasjen e Eglantin Progës në Pogradec.
    Pas 15 muajsh në paraburgimin e Drenovës, gjykata vendosi tre ditë më parë t’i nxjerrë nga qelia dhe t’i vendosë në “arrest shtëpie”, pasi afatet e qëndrimit në paraburgim kanë përfunduar.
    Ndërkohë, Prokuroria e Korçës vijon hetimet dhe është ende në pritje të akt-ekspertimit, ku një pjesë e pamjeve filmike rezulton e fshirë.
    Dosja ishte dërguar fillimisht për gjykim me disa të pandehur, por pas dëshmisë së Denis Meçes në prokurori, çështja u rikthye për rihetim. Tashmë hetuesit presin rezultatin e ekspertizës që po kryhet në një laborator kompjuterik në Itali, në një përpjekje për të rikthyer pamjet e humbura dhe për të qartësuar rolin e të dyshuarve në ngjarje.
    Ngjarja e rëndë e ndodhur në muajin Gusht në Pogradec, ku mbeti i vrarë Elgi Proga, çoi në arrestimin dhe të 2 personave të tjerë të cilët akuzohen për “Moskallëzim krimi” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës”.

  • Vrasja e Egli Progës, dy të akuzuarit lënë qelinë pas 15 muajsh, gjykata vendos masën ‘arrest në shtëpi’

    Vrasja e Egli Progës, dy të akuzuarit lënë qelinë pas 15 muajsh, gjykata vendos masën ‘arrest në shtëpi’

    Gjykata e Korçës ka zbutur masën e sigurisë për Leonidha Guçen dhe Denis Meçen, të arrestuar për vrasjen e Eglantin Progës në Pogradec.

    Pas 15 muajsh në paraburgimin e Drenovës, gjykata vendosi tre ditë më parë t’i nxjerrë nga qelia dhe t’i vendosë në “arrest shtëpie”, pasi afatet e qëndrimit në paraburgim kanë përfunduar.
    Ndërkohë, Prokuroria e Korçës vijon hetimet dhe është ende në pritje të akt-ekspertimit, ku një pjesë e pamjeve filmike rezulton e fshirë.
    Dosja ishte dërguar fillimisht për gjykim me disa të pandehur, por pas dëshmisë së Denis Meçes në prokurori, çështja u rikthye për rihetim. Tashmë hetuesit presin rezultatin e ekspertizës që po kryhet në një laborator kompjuterik në Itali, në një përpjekje për të rikthyer pamjet e humbura dhe për të qartësuar rolin e të dyshuarve në ngjarje.
    Ngjarja e rëndë e ndodhur në muajin Gusht në Pogradec, ku mbeti i vrarë Elgi Proga, çoi në arrestimin dhe të 2 personave të tjerë të cilët akuzohen për “Moskallëzim krimi” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës”.

    Top Channel

  • Vrasja e Egli Progës, dy të akuzuarit lënë qelinë pas 15 muajsh, gjykata zbut masën e sigurisë

    Vrasja e Egli Progës, dy të akuzuarit lënë qelinë pas 15 muajsh, gjykata zbut masën e sigurisë

    Egli Proga

    TIRANË- Dy autorët e arrestuar për vrasjen e Englatin Progës në Pogrades kanë lënë qelinë e paraburgimit të Drenovës pas 15 muajsh. Gjykata e Korçës ka zbutur masën e sigurisë për Leonidha Guçen dhe Denis Meçen, dhe vendosi tre ditë më parë t’i nxjerrë nga qelia dhe t’i vendosë në “arrest shtëpie”, pasi afatet e qëndrimit në paraburgim kanë përfunduar.
    Ndërkohë, Prokuroria e Korçës vijon hetimet dhe është ende në pritje të akt-ekspertimit, ku një pjesë e pamjeve filmike rezulton e fshirë. Dosja ishte dërguar fillimisht për gjykim me disa të pandehur, por pas dëshmisë së autorit, Denis Meçes në prokurori, çështja u rikthye për rihetim. Tashmë hetuesit presin rezultatin e ekspertizës që po kryhet në një laborator kompjuterik në Itali, në një përpjekje për të rikthyer pamjet e humbura dhe për të qartësuar rolin e të dyshuarve në ngjarje.

    Pasditen e 10 gushtit në lagjen 1 të Pogradecit, 42 vjeçari Egli Proga baba i dy fëmijëve u dhunua për vdekje. Jashtë lokalit ka qenë autori, Denis Meçe me dy të tjerë Arjan Manellari dhe Leonidha Guçe, ndërsa brenda lokalit ka qenë dhe një shtetas vetëm, edhe ai duke pirë. Autori Denis Meçe u largua nga vendgjarja, por u arrestua vetëm disa ditë më vonë ndërsa në pranga përfunduan edhe 3 personat të cilët deklaruan se nuk kishin parë asgjë nga ngjarja e rëndë. Bashkë me të, për moskallëzim krimi u proceduan edhe Voltan Shkulaku, Arjan Manellari dhe Leonidha Guçe. Ky ifundit po hetohet edhe për bashkëpunëtor në vrasje./ZËRI

  • Ish-kreu i PD Vlorë Genc Deromemaj, largohet nga drejtimi i Kadastrës pas 5 muajsh

    Ish-kreu i PD Vlorë Genc Deromemaj, largohet nga drejtimi i Kadastrës pas 5 muajsh

    Pas vetëm pesë muajsh në krye të Kadastrës së Vlorës, Genc Deromemaj ish-kreu i PD Vlorë ka vendosur të lërë detyrën. Vendimi është marrë prej tij pas një periudhe të shkurtër drejtimi në këtë institucion, ndërsa shkaqet e largimit mbeten ende të paqarta. 
    Lajmi është konfirmuar për Euronews Albania pas një bisede telefonike të zhvilluar pak minuta më parë. 
     

  • ZYRTARE | Tirana bën “kurban” edhe trajnerin e dytë, zgjedh të tretin brenda 3 muajsh! Njësoj si Partizani…

    ZYRTARE | Tirana bën “kurban” edhe trajnerin e dytë, zgjedh të tretin brenda 3 muajsh! Njësoj si Partizani…

    31 Tetor 2025

    18:15

    Telesport

    Klubi i Tiranës brenda 3 muajsh ka 3 trajnerë të ndryshëm.
    Ndoshta ajo shprehja e treta e vërteta qëndron por koha do ta tregojë ashtu si koha nuk mjaftoi për fillimisht Vangjel Milen që nisi sezonin dhe Bordin që u emërua pasuesi i tij duke qëndruar 53 ditë si trajner bardheblu.
    Fitoja e thellë në derbin ndaj Partizanit u duk si rilindja e madhe por Tirana iu rikthye rezultateve të dobëta dhe pas 1 pike në 3 ndeshjet e fundit dhe dy humbjeve radhazi, edhe Bordin pati fatin e Miles. Ndëprerje e bashkëpunimit.
    Tashmë, ai që do të provojë fatin dhe të përpiqet të ringrejë Tiranën është Ardian Nuhiu.
    Pasi përfundoi bashkëpunimin me Gjilanin ku qëndroi për 1 vit e gjysmë, tashmë 46-vjeçari shqiptar i Maqedonisë do të drejtojë kryeqytetasit.
    Skuadra bardheblu imiton kështu ekipin tjetër legjenda Partizani që e nisi me Skënder Gegën, vazhdoi me Milinkovic dhe se fundmi mori Oltion Kërnaja në stol.
    Sezon me turbulenca teksa dy skuadrat ndodhen në zonën e ftohtë të rënies në kategori.

  • FOTO – Erion Veliaj shfaqet pas shumë muajsh në publik, me pranga në duar paraqitet në Gjykatën Kushtetuese…

    FOTO – Erion Veliaj shfaqet pas shumë muajsh në publik, me pranga në duar paraqitet në Gjykatën Kushtetuese…

    Për herë të parë që pas 10 shkurtit kur edhe u arrestua, sot (31 tetor) Erion Veliaj është shfaqur publikisht, pasi ai merr pjesë në një seancë në Gjykatën Kushtetuese, ku do të shqyrtohet ankimi i tij për shkarkim nga kryetari i bashkisë së Tiranës.
    Me pranga në duar, i qeshur dhe duke përshëndetur gazetarët ai është futur brenda ambienteve të Kushtetuese. Veliaj u nis nga burgu i Durresit, rreth ores 09:00 i shoqëruar nga forca policie dhe mbërriti në ambientet e gjykates në oren 09:30.
    Më 25 shtator, Këshilli i Ministrave e shkarkoi Veliajn pas propozimit të Këshillit Bashkiak duke u mbështetur me argumentin se nuk është paraqitur prej 3 muajsh në detyrë.
    Më 1 tetor, presidenti Bajram Begaj dekretoi zgjedhjet e pjesshme edhe për Tiranën, por edhe këtë e ankimoi në Kushtetuese. Dekreti i Presidentit u pezullua me vendim të ndërmjetëm nga Gjykata deri në shprehjen përfundimtare për shkarkimin e Veliajt.

    Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd.
    Ju mirëpresim!

  • Trump tallet me Putinin pas reagimit për sanksionet e reja amerikane: Le të shohim pas gjashtë muajsh

    Trump tallet me Putinin pas reagimit për sanksionet e reja amerikane: Le të shohim pas gjashtë muajsh

    Presidenti amerikan Donald Trump ka reaguar me ironi ndaj komenteve të homologut rus, Vladimir Putinit, pas vendosjes së sanksioneve të reja të SHBA-së ndaj dy kompanive më të mëdha ruse të naftës, Rosneft dhe Lukoil.

    Kreu i Kremlinit kishte pranuar se masat e Uashingtonit do të kenë “pasoja të caktuara”, por kishte theksuar se ato nuk do të kenë ndikim të rëndësishëm në ekonominë ruse.
    Por Trump nuk e la pa përgjigje. I pyetur gjatë një konference për shtyp për deklaratat e Putinit, ai u përgjigj me një ton sarkastik, duke thënë “Jam i lumtur që ai ndihet kështu, shumë mirë”.
    Më pas, me një të qeshur të lehtë dhe ndërsa sekretari i mbrojtjes Pete Hegseth qëndronte pranë tij duke buzëqeshur, shtoi:“Do t’ju njoftoj pas gjashtë muajsh. Le të shohim si do të shkojë.”
    Sipas analistëve, sanksionet e reja pritet të kenë një goditje të fortë ekonomike ndaj Moskës, shkruan Sky News.

    Top Channel

  • Plagosi me thikë të moshuarin, arrestohet pas 6 muajsh 36-vjeçari në Berat

    Plagosi me thikë të moshuarin, arrestohet pas 6 muajsh 36-vjeçari në Berat

    Është arrestuar pas gjashtë muajsh 36-vjeçari në Berat për plagosje.

    Në mars të këtij viti, shtetasi me iniciale A.F., plagosi me thikë një 85-vjeçar.
    “Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve ndaj Personit ekzekutuan masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, për shtetasin A. F., 36 vjeç, banues në Tiranë. Ai akuzohet se në muajin mars 2025, plagosi me mjet prerës (thikë), një 85-vjeçar.“, thuhet në njoftimin e policisë.

    Top Channel

  • Shkodër/ Ndahet nga jeta pas 3 muajsh në koma Arjan Kraja, punonjësi i OSSH që shpëtoi dy fëmijë nga mbytja

    Shkodër/ Ndahet nga jeta pas 3 muajsh në koma Arjan Kraja, punonjësi i OSSH që shpëtoi dy fëmijë nga mbytja

    Screenshot

    Shkodra është tronditur nga lajmi i ndarjes nga jeta të Arjan Krajës, punonjës i OSSH Shkodër, i cili humbi betejën me jetën pas tre muajsh në koma.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”

    Arjani u dërgua me urgjencë në spital pas një akti heroik në detin e Velipojës, ku ndërhyri për të shpëtuar dy fëmijë që rrezikonin të mbyteshin. Falë guximit dhe humanizmit të tij, fëmijët shpëtuan, por ai vetë pësoi komplikacione të rënda shëndetësore dhe nuk arriti të rikuperohej. Reklama në FieriWeb – “KETU MUND TE JETË REKLAMA JUAJ”

    Lajmi i trishtë ka pikëlluar familjarët, kolegët dhe të gjithë komunitetin shkodran, që e njohën Arjanin si një njeri të qetë, të përkushtuar dhe gjithmonë gati për të ndihmuar të tjerët.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”

    Akti i tij heroik do të mbetet gjatë në kujtesën e Shkodrës dhe në zemrat e atyre që ai shpëtoi me sakrificën më të madhe – jetën e tij.Reklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”

  • Pas 3 muajsh në koma, ndërron jetë heroi që shpëtoi nga mbytja dy fëmijë në Velipojë

    Pas 3 muajsh në koma, ndërron jetë heroi që shpëtoi nga mbytja dy fëmijë në Velipojë

    Ka ndërruar jetë pas tre muajsh heroi Arjan Kraja, i riu që shpëtoi nga mbytja në Velipojë dy fëmijë të mitur. Prej afro tre muajsh ai ndodhej në koma, si pasojë e një ishemie, të shkaktuar pas shpëtimit mrekullisht të fëmijëve.
    I ndjeri ishte punonjës i OSSH ndërsa lajmi është bërë i ditur nga drejtori i OSHEE Shkodër. Në një reagim publik, ai shprehu ngushëllimet në emër të gjithë stafit, duke e kujtuar të ndjerin për përkushtimin, profesionalizmin dhe mirësinë që e karakterizonte.
    ”Me keqardhje të thellë Ekipi i Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes OSSH, ka marrë lajmin për ndarjen nga jeta të kolegut të dashur, Arjan Kraja.
    Gjatë viteve të tij në detyrë si shef grup, Arjani u dallua për përkushtimin profesional, ndershmërinë në punë, si dhe mirësinë e tij njerëzore, që e bënte të respektuar e të dashur nga të gjithë kolegët. Në këto momente të dhimbshme, i shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes, të afërmve dhe miqve të tij”, thuhet në reagim.
    Arjan Kraja ndodhej në koma prej tre muajsh, pasi kishte hyrë në det në plazhin e Velipojës për të shpëtuar dy fëmijë që po rrezikonin të mbyteshin. Ai arriti të shpëtonte jetët e tyre, por vetë përfundoi në gjendje të rëndë shëndetësore, duke mos arritur të rikuperohej. Ngjarja ka tronditur kolegët, miqtë, qytetarët e Shkodrës dhe jo vetëm.