Tag: muajin

  • “Të rinjtë shqiptarë dinë të shkëlqejnë”, marrëveshje mes ministrisë së Infrastrukturës dhe UPT, Balluku: Mbështesim studentët me praktika të paguara

    “Të rinjtë shqiptarë dinë të shkëlqejnë”, marrëveshje mes ministrisë së Infrastrukturës dhe UPT, Balluku: Mbështesim studentët me praktika të paguara

    Ditën e sotme, kryeministri Edi Rama, së bashku me zëvendëskryministren Belinda Balluku, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, ishin të pranishëm në firmosjen e marrëveshjes mes Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Universitetit Politeknik të Tiranës.
    Kjo marrëveshje është një hap për mbështetjen dhe përgatitjen e studentëve përmes praktikave të paguara të punës, me qëllim aftësimin e tyre profesional, si dhe njohjen nga afër në terren me të gjitha proceset e zhvillimit të infrastrukturës.
    Ministrja Balluku theksoi se kjo është një mundësi reale për të rinjtë shqiptarë, duke nënvizuar rëndësinë e eksperiencës praktike dhe barazisë gjinore në sektorët e ndërtimit dhe transportit.

    Balluku: Këto nuk janë thjesht statistika. Janë histori suksesi që tregojnë se të rinjtë shqiptarë, kur i jepet mundësia, dinë të shkëlqejnë. Jam shumë e lumtur që sot, çelet një tjetër dritare. Marrëveshja që nënshkruajmë sot shënon fillimin e një nisme të re, që këtë radhë lidhet me një tjetër ndërmarrje në Republikën e Shqipërisë. Ka edhe një element tjetër ky bashkëpunim, barazinë gjinore. Kur flisnim me rektorin dhe me përfaqësuesit e Bankës Botërore, ne i treguam se në punën e rëndë ka shumë vajza dhe gra që punojnë. Nga ana tjetër, do të doja të sqaroja pak si do të funksionojë, sepse edhe teknikalitetet janë të rëndësishme.
    Në rastin e parë fillojmë në muajin nëntor dhe përfundon në muajin prill. Në rastin e dytë, fillon në muajin mars dhe përfundon në muajin maj. Pjesë integrale e kurrikulës do të jenë vizitat e përjavshme në terren. Mund të uleni në tryeza, të lexoni projekte dhe libra, por vendi që mësoni më shumë janë kantieret. Aty do të mësoni si zhvillohet infrastruktura e vërtetë.
    Jemi duke kaluar në një nivel tjetër. Kur unë fillova të drejtoja trafikun ajror, ishte një nga punët më të kërkuara. Sot ne do të zhvillohemi edhe në dy sektorë të njëjtë model, që është ai i trafikut detar dhe të gjithë rrjetin hekurudhor. Sot do të përfitoja nga rasti t’ju thoja edhe një fakt të rëndësishëm.

  • “Të rinjtë shqiptarë dinë të shkëlqejnë kur u jepet mundësia”/ Firmosja e marrëveshjes me Politeknikun, ministrja Balluku thirrje studentëve

    “Të rinjtë shqiptarë dinë të shkëlqejnë kur u jepet mundësia”/ Firmosja e marrëveshjes me Politeknikun, ministrja Balluku thirrje studentëve

    Kryeministri Edi Rama dhe Zv.Kryeministrja, njëherësh Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ishin të pranishëm në firmosjen e marrëveshjes mes Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Universitetit Politeknik të Tiranës

    Kjo marrëveshje është një hap për mbështetjen dhe përgatitjen e studentëve përmes praktikave të paguara të punës, me qëllim aftësimin e tyre profesional, si dhe njohjen nga afër në terren me të gjitha proceset e zhvillimit të infrastrukturës.
    Në fjalën e saj, ministrja Balluku tha: “Këto nuk janë thjesht statistika. Janë histori suksesi që tregojnë se të rinjtë shqiptarë, kur i jepet mundësia, dinë të shkëlqejnë. Jam shumë e lumtur që sot, çelet një tjetër dritare. Marrëveshja që nënshkruajmë sot shënon fillimin e një nisme të re, që këtë radhë lidhet me një tjetër ndërmarrje në Republikën e Shqipërisë. Ka edhe një element tjetër ky bashkëpunim, barazinë gjinore. Kur flisnim me rektorin dhe me përfaqësuesit e Bankës Botërore, ne i treguam se në punën e rëndë ka shumë vajza dhe gra që punojnë.
    Nga ana tjetër, do të doja të sqaroja pak si do të funksionojë, sepse edhe teknikalitetet janë të rëndësishme.
    Në rastin e parë fillojmë në muajin nëntor dhe përfundon në muajin prill. Në rastin e dytë, fillon në muajin mars dhe përfundon në muajin maj. Pjesë integrale e kurrikulës do të jenë vizitat e përjavshme në terren. Mund të uleni në tryeza, të lexoni projekte dhe libra, por vendi që mësoni më shumë janë kantieret. Aty do të mësoni si zhvillohet infrastruktura e vërtetë.
    Jemi duke kaluar në një nivel tjetër. Kur unë fillova të drejtoja trafikun ajror, ishte një nga punët më të kërkuara. Sot ne do të zhvillohemi edhe në dy sektorë të njëjtë model, që është ai i trafikut detar dhe të gjithë rrjetin hekurudhor. Sot do të përfitoja nga rasti t’ju thoja edhe një fakt të rëndësishëm.”

    Top Channel

  • Totali i depozitave bankare 1,44 trilionë lekë në fund të gushtit

    Totali i depozitave bankare 1,44 trilionë lekë në fund të gushtit

    Depozitat në monedhën vendase dhe në valutë në sistemin bankar shënuan rritje në muajin gusht 2025, krahasuar me një muaj më parë. Sipas të dhënave të BSH-së, totali i kursimeve në lekë dhe euro, në gusht 2025 shënoi 1,44 trilionë lekë, duke shënuar një rritje prej 2% krahasuar me muajin korrik dhe 7,9% rritje me bazë vjetore.
    Referuar statistikave, depozitat në lekë në muajin gusht arritën në 671 miliardë lekë, me një rritje të lehtë prej 0,9% krahasuar me korrikun dhe 77 miliardë lekë rritje me bazë vjetore. Depozitat në valutë arritën në 765 miliardë lekë, duke shënuar një rritje më të fortë prej 3,3% kundrejt muajit korrik 2025. Rritja e përgjithshme e depozitave konsiderohet një sinjal pozitiv për stabilitetin financiar dhe një tregues i vazhdimit të tendencës për kursim në ekonomi.

  • “Shqiptarët nuk mbyllin dot muajin”/ PL, ngre akuza të forta ndaj qeverisë: Ndërtimi i kullave, burim i parave të pista

    “Shqiptarët nuk mbyllin dot muajin”/ PL, ngre akuza të forta ndaj qeverisë: Ndërtimi i kullave, burim i parave të pista

    Zv.Presidentja e Partisë së Lirisë Erisa Xhixho nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook ka deklaruar se Shqipëria ka shënuar një rritje alarmante të çmimeve të banesave, duke u renditur e dyta në Europë pas Polonisë për rritjen më të madhe të çmimit të pasurive të patundshme.
    Ajo theksoi se sipas raportit të “Deloitte Property Index 2025”, çmimi mesatar i një metri katror në Shqipëri ka arritur në 1620 euro, me një rritje prej 16.6% krahasuar me vitin 2024 dhe se kjo situatë ngre shqetësime të mëdha për qytetarët shqiptarë, të cilët përballen me pasiguri ekonomike dhe kushte të vështira për blerjen e një banese.

  • I akuzuar për vrasjen e Gjin Boriçit në vitin 2020, Apeli i Posaçëm lë në burg Denis Bajrin

    I akuzuar për vrasjen e Gjin Boriçit në vitin 2020, Apeli i Posaçëm lë në burg Denis Bajrin

    Apeli i Posaçëm la në fuqi vendimin e GJKKO për masën e sigurisë “arrest në burg” për Denis Brajoviq, i cili u ekstradua në muajin korrik të këtij viti nga Emiratet e Bashkuara Arabe drejt vendit tonë për llogari të Prokurorisë së Posaçme.
    Brajoviq akuzohet se vrau Gjin Ndoj (Boriçi) ngjarje e shënuar ne muajin gusht të vitit 2020 në Vaun e Dejës.
    Denis Brajoviq ishte shpallur në kërkim nga SPAK në kuadër të dosjes “‘Metamorfoza”.
    Nga komunikimet e zbërthyera në aplikacionin Sky Ecc, rezultoi se urdhërues i eliminimit të Gjin Ndoj ishte Behar Bajri, ndërsa ekzekutor Denis Brajoviq.

  • Rriten eksportet, kryeson Kosova/ INSTAT: U dyfishuan dërgesat në muajin gusht, importet pësuan rënie

    Rriten eksportet, kryeson Kosova/ INSTAT: U dyfishuan dërgesat në muajin gusht, importet pësuan rënie

    Në një periudhë të vitit kur eksportet shqiptare duhet të lulëzonin për shkak edhe të sezonalitet, sasia dhe vlera u zvogëluan në gusht ndërsa korriku rezulton si muaji më i mirë për to.
    Të dhënat e tregtisë së Jashtme nga Instituti i Statistikave bëjnë të ditur se eksportet arritën në 25 miliardë lekë me një rritje 12,9 %, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe duke u ulur me 27,9 %, në krahasim me muajin korrik 2025.
    Këtë rezultat në produktet Made in Albania e ka dhënë eksporti i lartë i lëndëve djegëse dhe makinerive e pajisjeve.
    Janë eksportet me Kosovën që po kryesojnë tregtinë e jashtme të cilat janë dyfishuar në muajin gusht, pasuar nga Greqia e Spanja.
    Ndërsa në këtë periudhë të sezonit veror kur dhe konsumi është më i lartë INSTAT raporton për një rënie të importeve me 2.7% duke arritur në 67 miliardë lekë.
    Defiçiti tregtar i këtij muaji është 42 mld lekë me një rënie të lehtë, ndërsa raporti midis eksporteve dhe importeve tregon se pothuajse për 1 mall që eksportojmë, importojmë 3 të tjerë.

  • Inflacioni bazë frenoi në gusht, pas pesë muajsh radhazi në rritje

    Inflacioni bazë frenoi në gusht, pas pesë muajsh radhazi në rritje

    Inflacioni bazë pësoi një rënie të lehtë në muajin gusht, duke ndalur një cikël rritjeje për pesë muaj radhazi. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, inflacioni bazë ra në 2.84%, nga 2.91% që kishte qenë për korrikun.Megjithatë, inflacioni bazë vazhdon të jetë rritje krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, kur kishte qenë në nivelin 2.37%Nënshporta që mat inflacionin bazë është zgjeruar lehtësisht me rishikimin e peshave në vitin 2025, në 69.6% të totalit të shportës së IÇK-së, nga 69% në vitin 2024.Inflacioni bazë përjashton kryesisht ato produkte që kanë luhatshmëri të lartë, produktet ushqimore dhe ato energjetike dhe ka si qëllim kryesor ta zhveshë rritjen e përgjithshme të çmimeve nga luhatjet me natyrë më afatshkurtër.Paralelisht me inflacionin bazë, edhe inflacioni bazë neto për gushtin ra lehtë në 2.99%, nga 3.04% që kishte qenë për korrikun, por ngelet në rritje krahasuar me nivelin prej 2.26% të një viti më parë.Inflacioni bazë neto përjashton më tej nga inflacioni edhe nëngrupet e ushqimeve të përpunuara (përfshirë bukën dhe drithërat) dhe matet mbi 44.6% të shoqërisë së IÇK-së.Ndërkohë, inflacioni që përjashton të gjitha produktet ushqimore dhe energjetike për muajin gusht zbriti në 2.94%, nga 2.94% që kishte qenë në muajin korrik.Sipas INSTAT, inflacioni total në ekonomi, i matur për të gjithë shportën e mallrave dhe shërbimeve të konsumit për gushtin ra lehtë në 2.3%, nga 2.4% që kishte qenë për muajin korrik, por në rritje nga niveli prej 2% që kishte qenë një vit më parë.Inflacioni vazhdon të jetë poshtë objektivin prej 3%, i ndikuar nga rënia e inflacionit nga jashtë, mbiçmimi i kursit të këmbimit dhe goditjet e përsëritura të ofertës. Por, nga ana tjetër inflacioni bazë dhe presionet e brendshme inflacioniste mbeten të larta dhe mbizotëruese në formimin e inflacionit total. Sipas Bankës së Shqipërisë, kjo sugjeron se aktiviteti ekonomik është pranë potencialit.Në raportin e politikës monetare për tremujorin e tretë të vitit, Banka e Shqipërisë parashikonte që inflacioni do të kthehet pranë objektivit prej 3% brenda gjysmës së parë të vitit të ardhshëm. Megjithatë, Banka Qendrore theksoi edhe njëherë se perspektiva e zhvillimeve ekonomike rrethohet nga pasiguri të shtuara, të cilat burojnë kryesisht nga tensionet gjeopolitike dhe tensionet e rritura ekonomike e tregtare në ambientin e huaj./ E.ShehuBurimi: BSHKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Rritet numri i shkurorëzimeve në Kosovë – gati 1 mijë çifte u ndanë në shtatë muaj

    Rritet numri i shkurorëzimeve në Kosovë – gati 1 mijë çifte u ndanë në shtatë muaj

     Numri i shkurorëzimeve në Kosovë po shënon rritje të vazhdueshme. Vetëm në periudhën janar-korrik të këtij viti, gjithsej 953 çifte kanë dhënë fund martesës së tyre.Numri i shkurorëzimeve në Kosovë po rritet për çdo ditë. Vetëm për shtatë muaj nga janari deri në korrik të këtij viti 953 çifte i kanë dhënë fund martesës së tyre.Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK) vetëm në muajin janar të vitit 2025 janë regjistruar gjithsej 124 raste të shkurorëzimeve.Ndërkaq gjatë muajit shkurt 141 çifte i dhanë fund martesës së tyre. E në muajin mars janë regjistruar 123 raste të shkurorëzime.Numri i shkurorëzimeve është rritur në prill duke shkuar në 140 raste. Ndërkaq në maj janë 113 çifte të cilët janë ndarë.E numri i shkurorëzimeve është rritur sërish në qershor duke u shënuar 135 raste. Ndërkaq korriku shënon rritje prej 31 për qind krahasuar me muajin qershor, duke shkuar në 177 numri i rasteve të shkurorëzimeve.Shkurorëzimet muaj pas muaji:Janar 2025 – janë regjistruar 124 raste shkurorëzimesh.Shkurt 2025 – u rritën në 141 raste.Mars 2025 – pati një ulje të lehtë, me gjithsej 123 raste.Prill 2025 – numri u rrit sërish, duke arritur në 140 raste.Maj 2025 – u shënuan 113 raste, një ndër muajt me më pak ndarje.Qershor 2025 – trendi u ngrit përsëri, me 135 raste.Korrik 2025 – arriti kulmin me 177 raste, që paraqet një rritje prej 31% krahasuar me qershorin.ASK thekson se vetëm në korrik është regjistruar numri më i lartë i ndarjeve për këtë vit deri më tani.Shkurorëzimet sipas qyteteve në korrik 2025:Prizreni – prin me 22 raste.Ferizaj – 16 raste.Peja dhe Gjilani – nga 14 raste secila.Rahoveci dhe Gjakova – nga 13 raste.“Sa i përket shkurorëzimeve të ndodhura në Kosovë, për muajin Korrik janë 177 raste, krahasuar me muajin qershor kemi rritje të numrit të çifteve të shkurorëzuara për (31 %)”, thuhet në raportin e ASK-së.Nga statistikat e muajit korrik, Prizreni prin me 22 raste të shkurorëzimeve.“Nga të dhënat e ASK-së për muajin korrik, me numrin më të madh të shkurorëzimeve prin Prizreni me 22 raste, pasuar nga Ferizaj me 16 raste, Peja e Gjilani me 14 raste dhe Rahoveci dhe Gjakova me nga 13 raste”.Përveç ndarjeve, të dhënat tregojnë se gjatë kësaj periudhe ka pasur edhe shtim të kurorëzimeve. Vetëm në korrik 2025 janë regjistruar gjithsej 1 236 raste të kurorëzimeve (në Kosovë dhe jashtë saj), që paraqet një rritje prej 45% krahasuar me qershorin.“Kurorëzimet e ndodhura në Kosovë dhe jashtë Kosovës për muajin Korrik janë 1 236 raste, krahasuar me muajin Qershor ka një rritje të numrit të çifteve të kurorëzuara për 45 %”.Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Ushqimet dhe qiratë, çojnë inflacionin e gushtit, në 2.3%

    Ushqimet dhe qiratë, çojnë inflacionin e gushtit, në 2.3%

    Niveli i përgjithshëm i çmimeve pësoi rritje vjetore me 2.3% në muajin gusht me një ritëm pak më të ngadaltë se i korrikut 2.5%. Ndikimin më të lartë në inflacionin e muajit të kaluar e dhanë çmimet e ushqimeve dhe qirave.
    Rritja vjetore e çmimeve në muajin Gusht është ndikuar kryesisht nga grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike” me +0,85 pikë përqindje, pasuar nga grupi “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me +0,63 pikë përqindje.
    Gjithashtu, çmimet e grupit “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” ndikuan me +0,21 pikë përqindje, çmimet e grupit “Pije alkoolike dhe duhan” me +0,16 pikë përqindje, çmimet e grupit “Argëtim dhe kulturë” me +0,14 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Hotele, kafene dhe restorante” ndikuan me +0,13 pikë përqindje, çmimet e grupit “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me +0,07 pikë përqindje, çmimet e grupeve “Transporti” dhe “Komunikimi” me +0,03 pikë përqindje secili, çmimet e grupeve “Veshje dhe këpucë” dhe “Shërbimi arsimor” me +0,02 pikë përqindje secili dhe çmimet e grupit “Shëndeti” me +0,01 pikë përqindje.
    Krahasuar me muajin Gusht 2024, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Argëtim dhe kulturë” me 6,3%, pasuar nga grupet “Pije alkoolike dhe duhan” me 3,3%, “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 3,1%, “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” me 2,8%, “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 2,5%, “Hotele, kafene dhe restorante” me 2,2%, “Komunikimi” dhe “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 1,2% secili. “Shërbimi arsimor” u rrit me 0,7%, “Veshje dhe këpucë” me 0,6%, “Transporti” me 0,5% dhe “Shëndeti” me 0,4%.
    Brenda grupit të ushqimeve çmimet e nëngrupit “Vajra dhe yndyrna” patën një rritje me 6,5%, pasuar nga nëngrupet “Qumësht, djathë dhe vezë” me 3,6%, “Mish” me 3,2%, “Peshk” me 2,4%, “Fruta” me 2,1%, “Zarzavate përfshirë patatet” me 1,3%, etj.
    Krahasuar me muajin Korrik 2025, çmimet e grupeve “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji”, “Argëtim dhe kulturë” dhe “Hotele, kafene dhe restorante” shënuan rritje me 0,5% secili, pasuar nga grupet “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” me 0,4%, “Ushqime dhe pije joalkoolike”, “Pije alkoolike dhe duhan” dhe “Veshje dhe këpucë” me 0,3% secili, “Transporti” me 0,2%, “Shëndeti”, “Komunikimi” dhe “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 0,1% secili./Monitor

  • Ushqimet dhe qiratë vijojnë të rriten, çojnë inflacionin e gushtit në 2.3%

    Ushqimet dhe qiratë vijojnë të rriten, çojnë inflacionin e gushtit në 2.3%

    Niveli i përgjithshëm i çmimeve pësoi rritje vjetore me 2.3% në muajin gusht me një ritëm pak më të ngadaltë se i korrikut 2.5%. Ndikimin më të lartë në inflacionin e muajit të kaluar e dhanë çmimet e ushqimeve dhe qirave.
    Rritja vjetore e çmimeve në muajin Gusht është ndikuar kryesisht nga grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike” me +0,85 pikë përqindje, pasuar nga grupi “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me +0,63 pikë përqindje.
    Gjithashtu, çmimet e grupit “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” ndikuan me +0,21 pikë përqindje, çmimet e grupit “Pije alkoolike dhe duhan” me +0,16 pikë përqindje, çmimet e grupit “Argëtim dhe kulturë” me +0,14 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Hotele, kafene dhe restorante” ndikuan me +0,13 pikë përqindje, çmimet e grupit “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me +0,07 pikë përqindje, çmimet e grupeve “Transporti” dhe “Komunikimi” me +0,03 pikë përqindje secili, çmimet e grupeve “Veshje dhe këpucë” dhe “Shërbimi arsimor” me +0,02 pikë përqindje secili dhe çmimet e grupit “Shëndeti” me +0,01 pikë përqindje.
    Krahasuar me muajin Gusht 2024, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Argëtim dhe kulturë” me 6,3%, pasuar nga grupet “Pije alkoolike dhe duhan” me 3,3%, “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 3,1%, “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” me 2,8%, “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 2,5%, “Hotele, kafene dhe restorante” me 2,2%, “Komunikimi” dhe “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 1,2% secili. “Shërbimi arsimor” u rrit me 0,7%, “Veshje dhe këpucë” me 0,6%, “Transporti” me 0,5% dhe “Shëndeti” me 0,4%.
    Brenda grupit të ushqimeve çmimet e nëngrupit “Vajra dhe yndyrna” patën një rritje me 6,5%, pasuar nga nëngrupet “Qumësht, djathë dhe vezë” me 3,6%, “Mish” me 3,2%, “Peshk” me 2,4%, “Fruta” me 2,1%, “Zarzavate përfshirë patatet” me 1,3%, etj.
    Krahasuar me muajin Korrik 2025, çmimet e grupeve “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji”, “Argëtim dhe kulturë” dhe “Hotele, kafene dhe restorante” shënuan rritje me 0,5% secili, pasuar nga grupet “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” me 0,4%, “Ushqime dhe pije joalkoolike”, “Pije alkoolike dhe duhan” dhe “Veshje dhe këpucë” me 0,3% secili, “Transporti” me 0,2%, “Shëndeti”, “Komunikimi” dhe “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 0,1% secili.
     

    Burimi: INSTAT