Tag: muajin

  • “55 për qind e shqiptarëve nuk mbyllin dot muajin”, Tabaku: Qeveria ka zgjedhur gjithmonë oligarkët mbi qytetarët

    “55 për qind e shqiptarëve nuk mbyllin dot muajin”, Tabaku: Qeveria ka zgjedhur gjithmonë oligarkët mbi qytetarët

    Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka postuar video ne rrjetet sociale ndaj gjendjes ekonomike të familjeve shqiptare, duke e cilësuar si pasojë direkte të politikave të gabuara të qeverisë socialiste gjatë 12 viteve të fundit. Në video, Tabaku thekson se 55% e shqiptarëve nuk arrijnë të mbyllin muajin, pasi të ardhurat e tyre nuk mjaftojnë për shpenzimet bazike të jetesës, shkollës, energjisë, transportit apo ushqimit.
    “Shqipëria është një vend i mrekullueshëm me potenciale të jashtëzakonshme, por fatkeqësisht sot 55% e shqiptarëve nuk mbyllin dot muajin. Kjo ndodh sepse sa herë që qeveria ka pasur mundësi të zgjedhë, ka zgjedhur për pakicën, për 5% që merr gjithë pasuritë, kundrejt 55% që lufton për të përballuar muajin”, deklaron Tabaku. Sipas saj, shkaku qëndron në rritjen e taksave, kapjen e tregut dhe politikat klienteliste, që kanë favorizuar një grusht të vogël oligarkësh në kurriz të qytetarëve.
    Tabaku thekson se është koha për të ndryshuar sistemin e kapur dhe për t’i kthyer prioritetet tek familjet dhe shtresa e mesme, jo tek koncesionet dhe interesat e ngushta. “Këto duhet të ndryshojmë, këtë sistem të kapur dhe këto zgjedhje të gabuara që e kanë çuar Shqipërinë në këtë moment të vështirë”, tha këtë fundjavë deputetja demokrate.

  • Tabaku: 55% e shqiptarëve nuk mbyllin dot muajin, sepse qeveria ka zgjedhur gjithmonë oligarkët mbi qytetarët

    Tabaku: 55% e shqiptarëve nuk mbyllin dot muajin, sepse qeveria ka zgjedhur gjithmonë oligarkët mbi qytetarët

    Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka postuar video ne rrjetet sociale ndaj gjendjes ekonomike të familjeve shqiptare, duke e cilësuar si pasojë direkte të politikave të gabuara të qeverisë socialiste gjatë 12 viteve të fundit.
    Në video, Tabaku thekson se 55% e shqiptarëve nuk arrijnë të mbyllin muajin, pasi të ardhurat e tyre nuk mjaftojnë për shpenzimet bazike të jetesës, shkollës, energjisë, transportit apo ushqimit.
    “Shqipëria është një vend i mrekullueshëm me potenciale të jashtëzakonshme, por fatkeqësisht sot 55% e shqiptarëve nuk mbyllin dot muajin. Kjo ndodh sepse sa herë që qeveria ka pasur mundësi të zgjedhë, ka zgjedhur për pakicën, për 5% që merr gjithë pasuritë, kundrejt 55% që lufton për të përballuar muajin”, deklaron Tabaku.
    Sipas saj, shkaku qëndron në rritjen e taksave, kapjen e tregut dhe politikat klienteliste, që kanë favorizuar një grusht të vogël oligarkësh në kurriz të qytetarëve.
    Tabaku thekson se është koha për të ndryshuar sistemin e kapur dhe për t’i kthyer prioritetet tek familjet dhe shtresa e mesme, jo tek koncesionet dhe interesat e ngushta.
    “Këto duhet të ndryshojmë, këtë sistem të kapur dhe këto zgjedhje të gabuara që e kanë çuar Shqipërinë në këtë moment të vështirë”, përfundon ajo.

  • ‘55% e shqiptarëve nuk mbyllin dot muajin’, Tabaku: Qeveria ka zgjedhur gjithmonë oligarkët mbi qytetarët

    ‘55% e shqiptarëve nuk mbyllin dot muajin’, Tabaku: Qeveria ka zgjedhur gjithmonë oligarkët mbi qytetarët

    Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka postuar video ne rrjetet sociale ndaj gjendjes ekonomike të familjeve shqiptare, duke e cilësuar si pasojë direkte të politikave të gabuara të qeverisë socialiste gjatë 12 viteve të fundit.
    Në video, Tabaku thekson se 55% e shqiptarëve nuk arrijnë të mbyllin muajin, pasi të ardhurat e tyre nuk mjaftojnë për shpenzimet bazike të jetesës, shkollës, energjisë, transportit apo ushqimit.
    “Shqipëria është një vend i mrekullueshëm me potenciale të jashtëzakonshme, por fatkeqësisht sot 55% e shqiptarëve nuk mbyllin dot muajin. Kjo ndodh sepse sa herë që qeveria ka pasur mundësi të zgjedhë, ka zgjedhur për pakicën, për 5% që merr gjithë pasuritë, kundrejt 55% që lufton për të përballuar muajin”,  deklaron Tabaku.
    Sipas saj, shkaku qëndron në rritjen e taksave, kapjen e tregut dhe politikat klienteliste, që kanë favorizuar një grusht të vogël oligarkësh në kurriz të qytetarëve.
    Tabaku thekson se është koha për të ndryshuar sistemin e kapur dhe për t’i kthyer prioritetet tek familjet dhe shtresa e mesme, jo tek koncesionet dhe interesat e ngushta.
    “Këto duhet të ndryshojmë, këtë sistem të kapur dhe këto zgjedhje të gabuara që e kanë çuar Shqipërinë në këtë moment të vështirë” ,përfundon ajo.

  • EMRI/ Kontrabandë nafte dhe në kërkim, ekstradohet nga Spanja 31-vjeçari

    EMRI/ Kontrabandë nafte dhe në kërkim, ekstradohet nga Spanja 31-vjeçari

    31-vjeçari Juxhin Koka është ekstraduar nga Spanja drejt Shqipërisë, pasi ishte shpallur në kërkim nga autoritetet shqiptare, pas urdhër-arrestit të lëshuar ndaj tij nga Gjykata e Posaçme.

    Koka, akuzohet nga SPAK, se në muajin shkurt, 2025, korruptoi punonjësit e Policisë dhe vodhi, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, 200 000 litra naftë nga një anije e ankoruar në Portin e Durrësit.

    ‘Në muajin shkurt, 2025, GjKKO i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë ose me pezullim të plotë apo të pjesshëm nga detyrimet doganore ose të akcizës” dhe “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim’, thuhet në njoftimin e Policisë.

  • Çmimet ‘në alarm’, inflacioni bazë thellon rritjen vjetore për herë të parë pas dy vitesh

    Çmimet ‘në alarm’, inflacioni bazë thellon rritjen vjetore për herë të parë pas dy vitesh

    Inflacioni bazë iu kthye rritjes në muajin shtator dhe arriti nivelin më të lartë që prej vitit 2023.
    Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, inflacioni bazë u rrit në 3.07%, nga 2.84% që kishte qenë për gushtin. Inflacioni bazë gjithashtu ka thelluar rritjen me bazë vjetore. Në shtatorin e vitit të kaluar, inflacioni bazë kishte qenë në nivelin 2.37%.
    Nënshporta që mat inflacionin bazë është zgjeruar lehtësisht me rishikimin e peshave në vitin 2025, në 69.6% të totalit të shportës së IÇK-së, nga 69% në vitin 2024.
    Inflacioni bazë përjashton kryesisht ato produkte që kanë luhatshmëri të lartë, produktet ushqimore dhe ato energjetike dhe ka si qëllim kryesor ta zhveshë rritjen e përgjithshme të çmimeve nga luhatjet me natyrë më afatshkurtër.
    Paralelisht me inflacionin bazë, edhe inflacioni bazë neto për shtatorin u rrit në 3.4%, nga 2.99% që kishte qenë për gushtin dhe ngelet gjithashtu në rritje krahasuar me nivelin prej 2.19% të një viti më parë.
    Inflacioni bazë neto përjashton më tej nga inflacioni edhe nëngrupet e ushqimeve të përpunuara (përfshirë bukën dhe drithërat) dhe matet mbi 44.6% të shoqërisë së IÇK-së.
    Ndërkohë, inflacioni që përjashton të gjitha produktet ushqimore dhe energjetike për muajin shtator u rrit në 3.28%, nga 2.89% që kishte qenë në muajin gusht.
    Sipas INSTAT, inflacioni total në ekonomi, i matur për të gjithë shportën e mallrave dhe shërbimeve të konsumit për shtatorin u rrit në 2.4%, nga 2.3% që kishte qenë për muajin gusht dhe gjithashtu në rritje nga niveli prej 1.9% që kishte qenë një vit më parë.
    Inflacioni vazhdon të jetë poshtë objektivin prej 3%, i ndikuar nga rënia e inflacionit nga jashtë, mbiçmimi i kursit të këmbimit dhe goditjet e përsëritura të ofertës.
    Por, nga ana tjetër inflacioni bazë dhe presionet e brendshme inflacioniste mbeten të larta dhe gjithnjë e më mbizotëruese në formimin e inflacionit total. Sipas Bankës së Shqipërisë, kjo sugjeron se aktiviteti ekonomik është pranë potencialit.
    Në raportin e politikës monetare për tremujorin e tretë të vitit, Banka e Shqipërisë parashikonte që inflacioni do të kthehet pranë objektivit prej 3% brenda gjysmës së parë të vitit të ardhshëm. Megjithatë, Banka Qendrore theksoi edhe njëherë se perspektiva e zhvillimeve ekonomike rrethohet nga pasiguri të shtuara, të cilat burojnë kryesisht nga tensionet gjeopolitike dhe tensionet e rritura ekonomike e tregtare në ambientin e huaj./Monitor

  • Inflacioni bazë arrin nivelin më të lartë që prej vitit 2023

    Inflacioni bazë arrin nivelin më të lartë që prej vitit 2023

    Inflacioni bazë iu kthye rritjes në muajin shtator dhe arriti nivelin më të lartë që prej vitit 2023.Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, inflacioni bazë u rrit në 3.07%, nga 2.84% që kishte qenë për gushtin. Inflacioni bazë gjithashtu ka thelluar rritjen me bazë vjetore. Në shtatorin e vitit të kaluar, inflacioni bazë kishte qenë në nivelin 2.37%.Nënshporta që mat inflacionin bazë është zgjeruar lehtësisht me rishikimin e peshave në vitin 2025, në 69.6% të totalit të shportës së IÇK-së, nga 69% në vitin 2024.Inflacioni bazë përjashton kryesisht ato produkte që kanë luhatshmëri të lartë, produktet ushqimore dhe ato energjetike dhe ka si qëllim kryesor ta zhveshë rritjen e përgjithshme të çmimeve nga luhatjet me natyrë më afatshkurtër.Paralelisht me inflacionin bazë, edhe inflacioni bazë neto për shtatorin u rrit në 3.4%, nga 2.99% që kishte qenë për gushtin dhe ngelet gjithashtu në rritje krahasuar me nivelin prej 2.19% të një viti më parë.Inflacioni bazë neto përjashton më tej nga inflacioni edhe nëngrupet e ushqimeve të përpunuara (përfshirë bukën dhe drithërat) dhe matet mbi 44.6% të shoqërisë së IÇK-së.Ndërkohë, inflacioni që përjashton të gjitha produktet ushqimore dhe energjetike për muajin shtator u rrit në 3.28%, nga 2.89% që kishte qenë në muajin gusht.Sipas INSTAT, inflacioni total në ekonomi, i matur për të gjithë shportën e mallrave dhe shërbimeve të konsumit për shtatorin u rrit në 2.4%, nga 2.3% që kishte qenë për muajin gusht dhe gjithashtu në rritje nga niveli prej 1.9% që kishte qenë një vit më parë.Inflacioni vazhdon të jetë poshtë objektivin prej 3%, i ndikuar nga rënia e inflacionit nga jashtë, mbiçmimi i kursit të këmbimit dhe goditjet e përsëritura të ofertës.Por, nga ana tjetër inflacioni bazë dhe presionet e brendshme inflacioniste mbeten të larta dhe gjithnjë e më mbizotëruese në formimin e inflacionit total. Sipas Bankës së Shqipërisë, kjo sugjeron se aktiviteti ekonomik është pranë potencialit.Në raportin e politikës monetare për tremujorin e tretë të vitit, Banka e Shqipërisë parashikonte që inflacioni do të kthehet pranë objektivit prej 3% brenda gjysmës së parë të vitit të ardhshëm. Megjithatë, Banka Qendrore theksoi edhe njëherë se perspektiva e zhvillimeve ekonomike rrethohet nga pasiguri të shtuara, të cilat burojnë kryesisht nga tensionet gjeopolitike dhe tensionet e rritura ekonomike e tregtare në ambientin e huaj./ E.Shehu  Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • “Pse dështoi operacioni ‘Ura’?”, Dumani i përgjigjet opozitës: Nuk është detyra e SPAK të arrestojë njerëz

    “Pse dështoi operacioni ‘Ura’?”, Dumani i përgjigjet opozitës: Nuk është detyra e SPAK të arrestojë njerëz

    Kreu i SPAK, Altin Dumani raportoi në Komisionin e Ligjeve ditën e sotme, teksa iu përgjigj edhe pyetjeve të deputetëve të opozitës.
    Demokrati Bylykbashi iu referua operacionit “Ura” të zhvilluar nga SPAK në muajin maj në bashkëpunim me kolegët italianë. Sipas Bylykbashit, operacioni dështoi pasi personat e rëndësishëm nuk u arrestuan, pra patën mundësi të iknin dhe operacioni u zhvillua pas zgjedhjeve. Dumani thekson se SPAK kërkoi caktimin e masave që në muajin mars dhe vendimi u dha 2 muaj më vonë.
    Oerd Bylykbashi: Pse u vonua aq shumë operacioni Ura, i cili nëse do kishte patur ndërhyre 10 ditë para zgjedhje jo 10 ditë pas, rezultati në Durrës do ishte tjetër. Patët 52 masa sigurie dhe numër i kufizuar u arrestua. Më kryesorët ikën, dikush i njoftoi përpara. A keni dijeni pse u vonua. Nëse dikush e dekonspiroi.
    Altin Dumani: Operacioni “Ura” e kam deklaruar SPAK ka depozituar për caktim mase në muajin mars 2025. Dhe vendimi i caktimi të masës është dhënë nga data 5 maj. Dhe të njëjtën ditë është komunikuar me kolegët e Barit, është koordinuar takimi në Shqipëri më 7 maj, kishin punë përgatitore për të bërë dhe u fiksua data 21. Pse u arrestuan pse jo, e dini mirë nuk detyra jonë të arrestojë njerëz. Nuk mund të na e kërkosh këtë përgjegjësi neve.

  • “Play off” i Botërorit, Shqipëria në vazon e tretë, kundërshtarët e mundshëm

    “Play off” i Botërorit, Shqipëria në vazon e tretë, kundërshtarët e mundshëm

    Fitorja minimale ndaj Serbisë, e ka afruar Kombëtaren shqiptare me “play off”-in e Botërorit.
    Kuqezinjtë mbajnë vendin e dytë në Grupin K, me 11 pikë, 4 më shumë se Serbia e vendit të tretë.
    Një fitore ndaj Andorrës në nëntor, thuajse do të siguronte pjesëmarrjen në fazën “play off”, për Botërorin, megjithëse një kualifikim në fazën finale duket i vështirë.
    Ndarja e vazove, do të bëhet në muajin nëntor sipas pikëve dhe renditjes së FIFA-s. Megjithatë, llogaritë e para kanë nisur.
    Faqja e statistikave “Football Meets Data”, e vendos Shqipërinë në vazon e tretë, ku bëjnë pjesë edhe Hungaria, Sllovakia dhe Bosnja Hercegovinë.
    Sipas rregullores, një skuadër e vazos së tretë, përballet me kundërshtarë nga fazo e dytë, aty ku bëjnë pjesë Polonia, Çekia, Hungaria dhe Skocia.
    Nëse muajin e ardhshëm, nuk ka ndryshime, Shqipëria mund të përballet me një nga ekipet e vazos së dytë, por asgjë nuk është përfundimtare.
    Pas kësaj, do të luhen katër çifte gjysmëfinaliste, ku do të dalin dy finaliste. Fituese në finale, do të shkojnë në Botëror. Me pak fjalë, një mision shumë i vështirë për Shqipërinë, por jo i pamundur.
    Vlen të theksohet se këto janë parashikime momentale, pasi situata mund të ndryshojë në muajin nëntor, pas ndeshjeve të fundit në kualifikuese.

    Current FIFA points for teams expected in WC playoffs (as of 11 Oct):
    Pot 1: 1712, 1562, 1551, 1527Pot 2: 1520, 1505, 1499, 1498Pot 3: 1476, 1458, 1396, 1339Pot 4: ☘️NIR (UNL entrants)
    ▪️ enters Pot 3 in projected playoffs!…
    — Football Meets Data (@fmeetsdata) October 11, 2025

  • Rritet kostoja e jetesës, inflacioni u rrit me 2.4 përqind në muajin shtator

    Rritet kostoja e jetesës, inflacioni u rrit me 2.4 përqind në muajin shtator

    Norma e inflacionit për muajin shtator 2025 u rrit në 2.4%, duke qenë më e lartë se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar kur ishte 1.9%, sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT.
    Për herë të parë, çmimet e ushqimeve u rritën më pak se inflacioni i përgjithshëm, me një rritje vjetore prej 1.8%.
    Rritja vjetore e çmimeve është kryesisht e ndikuar nga grupi “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji”, që solli një shtesë prej +0.83 pikë përqindjeje, ndërsa grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike” kontribuoi me +0.63 pikë përqindjeje. Kjo është hera e parë që qiratë kanë peshën më të madhe në përbërjen e inflacionit.
    Gjithashtu, çmimet në grupet e tjera si “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” u rritën me +0.19 pikë përqindjeje, “Pije alkoolike dhe duhan” me +0.17, “Hotele, kafene dhe restorante” me +0.14, “Argëtim dhe kulturë” me +0.11, “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me +0.08, “Shërbimi arsimor” me +0.07, “Veshje dhe këpucë” me +0.04, ndërsa grupet “Transporti” dhe “Komunikimi” kontribuan me +0.03 secili dhe “Shëndeti” me +0.02 pikë përqindjeje.
    Në krahasim me shtatorin e vitit 2024, rritja më e lartë e çmimeve u regjistrua në grupin “Argëtim dhe kulturë” me 4.7%, ndjekur nga “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 4.1%, “Pije alkoolike dhe duhan” me 3.4%, “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” me 2.6%, “Hotele, kafene dhe restorante” me 2.5%, “Shërbimi arsimor” me 2.2%, dhe “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 1.8%, raporton Monitor.
    Në grupet e tjera, rritjet varionin nga 1.5% në “Mallra dhe shërbime të ndryshme” deri në vetëm 0.4% në “Transport”.
    Brenda grupit të ushqimeve, nëngrupet me rritjen më të madhe ishin “vajra dhe yndyrna” me 5.9%, “qumësht, djathë dhe vezë” me 3.5%, “mish” me 3.2%, “peshk” me 2.5% dhe “fruta” me 1.7%.
    Krahasuar me muajin gusht 2025, çmimet u rritën më shumë në grupin “Shërbimi arsimor” me 2.0%, ndërsa grupet “Veshje dhe këpucë” dhe “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” shënuan rritje prej 1.0% secili.
    Rritje të vogla pati edhe në “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 0.8%, “Argëtim dhe kulturë” dhe “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 0.4% secili, “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” dhe “Hotele, kafene dhe restorante” me 0.3% secili, si dhe “Pije alkoolike dhe duhan” dhe “Shëndeti” me 0.2% secili. Në anën tjetër, çmimet në grupin “Transporti” u ulën me 0.2%.

  • Mbyllet Kulla e Eiffel për vizitorët, shkak grevat e protestat për shkurtimet e shpenzimeve sociale

    Mbyllet Kulla e Eiffel për vizitorët, shkak grevat e protestat për shkurtimet e shpenzimeve sociale

    Mijëra protestues dolën në rrugë në më shumë se 200 qytete në të gjithë Francën të enjten për të denoncuar shkurtimet e shpenzimeve dhe për të kërkuar taksa më të larta për të pasurit.

    Në Paris, mijëra punëtorë, pensionistë dhe studentë filluan të demonstronin të enjten pasdite nga Place d’Italie, teksa Kulla Eiffel  informoi vizitorët se do të mbetej e mbyllur për shkak të grevës.
    Greva mbarëkombëtare, e shpallur nga sindikatat kryesore të Francës, ishte e fundit në një seri protestash që filluan muajin e kaluar mes trazirave politike dhe debateve të nxehta mbi buxhetin e vendit.
    Sindikatat po i bëjnë thirrje kryeministrit Sebastien Lecornu të braktisë masat buxhetore të propozuara nga paraardhësi i tij, të cilat përfshijnë një “ngrirje” të përfitimeve sociale dhe masa shtrënguese që shumë thonë se do të dëmtojnë më tej fuqinë blerëse të punëtorëve me të ardhura të ulëta dhe të mesme. Ata gjithashtu po bëjnë thirrje për taksa më të larta për të pasurit.
    Lecornu, i cili u emërua muajin e kaluar, ende nuk ka zbuluar detaje të planeve të tij fiskale dhe ende nuk ka emëruar ministrat në kabinetin e tij, gjë që pritet të ndodhë në ditët në vijim. Parlamenti thellësisht i ndarë do të debatojë projektligjin e buxhetit deri në fund të vitit.
    Sophie Binet, kryetare e sindikatës CGT, tha: “Është e vërtetë, është hera e parë që ka pasur tre ditë grevash dhe demonstratash në një muaj pa qeveri apo buxhet. Kjo tregon nivelin e zemërimit shoqëror.”
    “Pse po protestojmë tani? Sepse ndiejmë se tani është momenti kur merren vendime dhe duam të dëgjohemi,” theksoi Binet.
    Ministria e Brendshme Franceze tha se 85,000 protestues kishin dalë në rrugë deri në mesditë jashtë Parisit.
    SNCF, kompania kombëtare hekurudhore, tha se shërbimet e trenave po funksiononin normalisht të enjten, ndërsa disa linja rajonale u prekën nga disa ndërprerje. Në Paris, trafiku i metrosë ishte pothuajse normal, por shumë trena udhëtarësh po funksiononin me kapacitet të reduktuar.
    Disa mësues dhe punonjës shëndetësorë gjithashtu iu bashkuan grevës, por në përgjithësi, të dhënat e hershme duket se tregojnë se më pak njerëz iu përgjigjën thirrjes së sindikatave krahasuar me muajin e kaluar.
    Më 18 shtator, më shumë se 500,000 protestues u mblodhën në qytete dhe qyteza në të gjithë Francën, përfshirë Parisin, sipas policisë dhe Ministrisë së Brendshme. Sindikatat thanë se më shumë se 1 milion grevistë dhe demonstrues morën pjesë në të gjithë vendin.

    Top Channel