Pas një muaji agjërimi dhe sakrifice, besimtarët myslimanë në Shqipëri festojnë sot (30 mars) Fitër Bajramin.
Në Tiranë, mijëra besimtarë u mblodhën në “Sheshin Skënderbej” për faljen e Bajramit, organizuar nga Komuniteti Mysliman i Shqipërisë (KMSH). Ceremonia nisi në 06:45 me leximin e Kuranit dhe ligjëratën, ndërsa pritjet tradicionale në selinë e KMSH-së do të zhvillohen nga 09:00 deri në 12:00.
Kreu i KMSH-së uroi besimtarët, duke theksuar rëndësinë e solidaritetit dhe ndihmës për ata në nevojë.
“Le të jetë Fitër Bajrami një moment vetëdijësimi për dinjitetin dhe vlerat njerëzore. Qoftë kjo festë burim mirësie, dashurie dhe uniteti për të gjithë,” u shpreh ai.
Presidenti Bajram Begaj e cilësoi Bajramin si “festën e gëzimit, paqtimit të shpirtit dhe shpresës në mëshirën e Zotit”.
Ndërkohë, Kryeministri Edi Rama falënderoi besimtarët për përkushtimin e tyre gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit, duke uruar që “Zoti t’ju pranoftë lutjet dhe t’ju shpërblejë për sakrificat”.
Tag: muaji
-

Mbyllet muaji i shenjtë i Ramazanit/ Besimtarët myslimanë kremtojnë sot Fitër Bajramin
-

Rritja me 15% e çmimit të energjisë, aktivistët në Kosovë godasin me tortë zyrtarin e lartë
Energjia elektrike në Kosovë do të shtrenjtohet me 15% duke nisur nga muaji prill. Aktualisht, për konsumatorët që shpenzojnë deri në 800 kWh brenda një muaji, çmimi i energjisë elektrike është 7.79 centë për kWh, ndërsa pas shtrenjtimit, pritet që një kilovat të kushtojë 8.96 centë.
Ky vendim pritet të ndikojë në rritjen e çmimeve të produkteve dhe të shërbimeve, ndaj qytetarët kanë shprehur hapur revoltën kundër vendimit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë në Kosovë.
Grupi i aktivistëve “Asnji Cent Ma Shumë” ka organizuar edhe një veprim simbolik, duke goditur me një tortë kryetarin e Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRrE), Ymer Fejzullahu.Në një video të shpërndarë nga grupi në rrjetet sociale, shihet një aktivist duke ia përplasur Fejzullahut tortën, mbi të cilën shkruhet 15%, në timonin e automjetit.
“15% nuk kalon. No pasarán, pas kërkesave të shumta nga qytetarët, kemi vendosur ta “ëmbëlsojmë” kryetarin e ZRrE-së me 15%. Zotni Ymerit i pëlqejnë tortat me pronarët e KEDS-it, ndaj sigurisht që duhet t’i pëlqejnë edhe tortat e qytetarëve. Urime”, thuhet në njoftim.
