Tag: muaji

  • Akuzohet për kultivim droge në Australi/ Elvis Pupa: Nuk jam arratisur, prej më shumë se një muaji…

    Akuzohet për kultivim droge në Australi/ Elvis Pupa: Nuk jam arratisur, prej më shumë se një muaji…

    Aktori i njohur i humorit Elvis Pupa ka reaguar pasi sipas mediave australiane akuzohet për kultivim droge.

    Ai shprehet se nuk është arratisur, por ndodhet prej më shumë se një muaji në Tiranë.

    Deklarata e plotë:

    “Jam i detyruar të reagoj pas disa lajmeve të pavërteta dhe keqdashëse që po qarkullojnë në media, sipas të cilave unë gjoja ‘jam arratisur’ dhe ‘ndodhem në kërkim’. Dua ta bëj shumë të qartë: prej më shumë se një muaji ndodhem në Tiranë, ku po zhvilloj angazhime të rregullta profesionale, të planifikuara në Shqipëri dhe më gjerë në Evropë. Çdo përpjekje për ta paraqitur ketë situatë ndryshe është një manipulim i pastër i informacionit, një keqinterpretimi qëllimshëm që synon të bëjë lajm aty ku nuk ka asgjë të jashtëzakonshme. Sa i përket bashkëshortes sime, Belina, ajo vazhdon aktivitetin e saj profesional dhe është plotësisht e lirë. E gjithë situata që po trajtohet aktualisht është pjesë e një procesi ligjor që është ende në zhvillim, dhe siç është shprehur edhe ajo vetë, i takon drejtësisë të flasë e fundit. Fatkeqësisht, kemi parë një keqpërdorim të rëndë të lajmit, me qëllim sensacionalizmi dhe klikimesh, ku deformimi ka marrë vendin e të vërtetës. Jetët tona janë publike, por kjo nuk i jep askujt të drejtën të abuzojë me dinjitetin e njerëzve. Jeta vazhdon normalisht, me punën dhe përgjegjësitë tona të përditshme. Ne do të përballojmë çdo situatë me qetësi, transparencë dhe respekt për të vërtetën. Faleminderit për mirëkuptimin dhe mbështetjen që shumë prej jush na kanë treguar.”

    Mediat australiane shkruajnë se Elvis Pupa së bashku me bashkëshorten e tij Belina Pupa, për kultivim kanabisi dhe sipas tyre i është zbuluar një shtëpi bari në Adelaide vend ku ata jetojnë prej shumë viteve.

    Përveç kultivimit të kanabisit, Belina akuzohet nga autoritetet australiane për ndërhyrje të paligjshme në rrjetin e energjisë elektrike.

  • “Muaji ideal”/ Ja cilat janë tre shenjat më me fat të horoskopit për Qershorin

    “Muaji ideal”/ Ja cilat janë tre shenjat më me fat të horoskopit për Qershorin

    Binjakët
     
    Qershori është muaji ideal për të përcaktuar prioritetet e nevojave tuaja emocionale, pa humbur fokusin te qëllimet dhe ambiciet.
    Edhe pse Binjakët kanë tendencë të shpërqendrohen lehtësisht nga stimujt e shumtë të jetës, kjo fazë ofron qetësi dhe qartësi të shtuar. Ka ardhur momenti të largoheni nga rrethanat që ju kufizojnë dhe të zgjidhni alternative që ju zhvillojnë.
    Demi
    Më 6 qershor, venusi hyn në shenjën tuaj dhe ju mbush sharm dhe energji pozitive. Planeti i dashurisë dhe luksit ju bën të rrezatoni, si në jetën tuaj personale ashtu edhe në atë profesionale.
    Tensionet e majit largohen dhe hapet rruga për qetësi, gëzim dhe rritje të vetëbesimit tuaj. Prisni zhvillime të këndshme në marrëdhëniet tuaja, por edhe në financat tuaja. Vetëvlerësimi juaj është rritur dhe universi duket se komploton në favorin tuaj.
    Shigjetari
    Sezoni i Binjakëve sjell fat të shtuar në fushën e marrëdhënieve për Shigjetarët. Me Hënën e Re dhe Merkurin që sjellin energji dhe qartësi të re, ndiheni më të përqendruar, më të shoqërueshëm dhe të gatshëm të rilidheni në mënyrë kuptimplote me njerëzit përreth jush. Qershori favorizon lidhje më të thella dhe momente romantike.

  • Javë me diell apo me shi? Meteorologia jep parashikimin e fortë: Do të kemi fenomene ekstreme…

    Javë me diell apo me shi? Meteorologia jep parashikimin e fortë: Do të kemi fenomene ekstreme…

    Meterologia Rezarta Xhakollari thotë se muaji maj do të ketë temperatura më të ulëta se muaji prill. Në një emision televiziv Xhakollari u shpreh se pritet të ketë edhe reshje shiu.
    “Nisi një verë e parakohshme, me temperatura shumë të larta. Nisi edhe muaji maj, me 30 gradë, është anomali, e cila do të stopohet. Do të ndryshojnë kushtet. Do jetë mot gri, i vranët. Edhe këtë javë, do ketë temperatura të larta. Do të ketë anomali. Kjo verë do të ketë fenomene ekstreme”, theksoi ajo.

  • Zbatimi nis nga muaji qershor 2025, Shqipëria firmos në Romë marrëveshjen administrative për pensionet

    Zbatimi nis nga muaji qershor 2025, Shqipëria firmos në Romë marrëveshjen administrative për pensionet

    Nga muaji qershor i këtij viti do të nis zbatimi i marrëveshjes për pensionet me Italinë.
    Shqipëria dhe Italia kanë firmosur së fundmi marrëveshjen administrative që i hap rrugë zbatimit të saj dhe përfitimeve konkrete për pensionet për qytetarët shqiptarë dhe italianë, duke filluar nga muaji qershor i këtij viti.
    Kjo marrëveshja është firmosur në Romë, Itali nga zëvendësministrja e Ekonomisë Olta Manjani dhe Ministrja e Punës dhe Politikave Sociale në Itali, Marina Calderone.
    Marrëveshja për njohjen e periudhave kontributive mes Shqipërisë dhe Italisë, u jep mundësinë emigrantëve shqiptarë që të trajtohen me pension në Itali dhe në Shqipëri në të njëjtën kohë.
    Marrëveshja mes dy vendeve për njohjen e kontributeve të sigurimeve shoqërore, u nënshkrua më 6 shkurt të vitit 2024.
    Janë rreth 500 mijë shtetas shqiptarë dhe rreth 4 mijë shtetas italianë të cilët do të jenë përfitues të pensioneve në Itali dhe Shqipëri, të cilët do të sigurojnë bashkimin e periudhave kontributive, duke bërë të mundur që asnjë vit pune të mos humbasë.

  • Mbante luanin në shtëpi, policia procedon pronarin në Zharrëz, 52-vjeçari: E gjeta në rrugë dhe e rrita, por më ngordhi para një muaji

    Mbante luanin në shtëpi, policia procedon pronarin në Zharrëz, 52-vjeçari: E gjeta në rrugë dhe e rrita, por më ngordhi para një muaji

    Policia ka reaguar sërish në lidhje me videon e publikuan një ditë më parë në rrjetet sociale, të kthyer menjëherë virale, ku shfaqej një luan në ambientet e një shtëpie në Zharrëz të Fierit.

    Policia sqaron se në lidhje me një video të publikuar në rrjetet sociale, në të cilën shfaqet një luan që kafshon një shtetas, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier kanë kryer veprimet e nevojshme hetimore dhe procedurale për përcaktimin e përgjegjësisë dhe zbardhjen e rrethanave.
    Në përfundim të këtyre veprimeve u identifikua shtetasi që kishte në pronësi kafshën, A. H., 52 vjeç, banues në fshatin Zharrëz, për të cilin, pas konsultimit me prokurorin, nisi procedimi në gjendje të lirë për veprën penale “Shkelja e karantinës së bimëve dhe kafshëve”, pasi dyshohet se e ka mbajtur kafshën, në banesë, në kundërshtim me rregullat.
    Shtetasi A. H. ka deklaruar se kafshën e ka gjetur në Lushnjë, në rrugë, 6 muaj më parë, kur ajo ishte e vogël dhe e ka mbajtur në banesën e tij, për disa kohë. Më tej, ai ka deklaruar se para 1 muaji e gjysmë, kafsha ka ngordhur.
    Punohet për dokumentimin e rrethanave të këtij rasti.
     

    Top Channel

  • Muaji prill, renditja e shenjave më me fat të horoskopit

    Muaji prill, renditja e shenjave më me fat të horoskopit

    Showbiz E Martë, 1 Prill 2025 14:43
    1. Demi-Ju jeni shenja më me fat e zodiakut këtë muaj, Dem! Pesë forca planetare bashkohen për t’ju sjellë fat në prill, kryesisht në karrierë. Shijojeni!
    2. Binjakët-Ndërsa hyni në muajin prill, merrni një moment për të ndjerë energjinë që sjell, pasi do të jetë muaji i parë ku shfaqet një ndjenjë e re qartësie. Kjo qartësi mund të vijë në formën e një vizioni të ri karriere.

    3. Shigjetari-Ky muaj duket si një diplomim, i dashur Shigjetar. Neptuni – planeti i frymëzimit dhe konfuzionit – më në fund do të largohet nga sektori i shtëpisë tuaj pasi keni nxjerrë mësimet e duhura.
    4. Luani-Reflektoni mbi atë që ndodhi në jetën tuaj midis 6 dhjetorit dhe 5 janarit, kur Marsi ishte në prapavijë. Më 17 prill, Marsi hyn në shenjën tuaj, gjë që mund të sjellë zgjidhjen e disa situatave.
    5. Dashi-Ka të ngjarë të përjetoni një fillim të ri pasi planeti lajmëtar, Mërkuri, rihyn në shenjën tuaj më 15 prill. Prilli është koha e përsosur për të krijuar një vizion ku të manifestoni dëshirat tuaja.
    6. Akrepi-Duke filluar që tani, do të ndiheni më të gjallë dhe të gatshëm për të trajtuar idetë dhe projektet tuaja. Marsi do ta kthejë vëmendjen drejt qëllimeve të karrierës, ndaj sigurohuni që ta shfrytëzoni sa më mirë këtë tranzit.
    7. Peshqit-Marsi solli shumë ndryshime për ju. Një marrëdhënie pune ose marrëveshje e re mund të bëhet realitet, sidomos nëse keni përjetuar pengesa gjatë marsit. Jini të vëmendshëm!
    8. Ujori-Jeta juaj ka ndryshuar mjaft dramatikisht që kur Plutoni hyri në shenjën e Ujorit në fund të vitit 2024. Ndërsa presioni për t’u shndërruar në versionin tuaj më të mirë ka qenë intensiv, ky muaj ju jep disiplinën dhe qëndrueshmërinë për të bërë ndryshime të mëdha.
    9. Gaforrja-Prilli është muaji që keni pritur, pasi (më në fund) e ridrejton Marsin larg shenjës suaj. Duke filluar nga mesi i prillit, disa nga përvojat e vështira nga muajt e kaluar do të fillojnë të zbehen.
    10. Peshorja-Nëse keni përjetuar shumë ulje-ngritje në lidhje me karrierën, Peshore, gjërat fillojnë të normalizohen këtë muaj. Megjithatë, duhet të gjeni ekuilibrin mes punës dhe jetës personale.
    11. Virgjëresha-Me siguri do të ndiheni më nostalgjikë se zakonisht këtë muaj. Ky muaj e vë theksin në anën intime, duke sjellë nevojën për të kaluar më shumë kohë vetëm me një person të veçantë në jetën tuaj.
    12. Bricjapi-Mirë që je i/e aftë të përveshësh mëngët, Bricjap! Në prill do të jetë një muaj shumë i ngarkuar. Nga tani deri më 30 prill, do duhet që t’i kushtoni kohë punës dhe takimeve profesionale.

  • Luhatjet drastike të motit, Anira Gjoni: I gjithë prilli do të dominohet nga…

    Luhatjet drastike të motit, Anira Gjoni: I gjithë prilli do të dominohet nga…

    Edhe pse jemi zyrtarisht në pranverë, reshjet e shiut vijojnë të jenë ende prezente në vendin tonë. Për Report Tv, Anira Gjoni, specialistja nga Instituti i Gjeoshkencave thotë se shiu do të të na shoqërojë gjatë gjithë muajit prill.
    “I gjithë muaji prill do ketë prezencë të shiut. Gjatë këtij muaji mos i hiqni çadrat. Në qarkun e Kukësit reshjet do të jenë me intensitet mesatar deri në formën e shtrëngatave. Në qarqet e tjera reshjet do të jenë më të dobëta”, tha Gjoni ndërsa theksoi se nuk presim reshje me intensitet si në Greqi.
    Gjoni tha se java që vjen do të jetë e ftohtë pasi që prej kësaj jave do të kemi një ulje graduale të temperaturave.
    “Temperaturat do të ulen me 1-2 gradë. Të premten në veri të vendit, kryesisht në Alpe do të kemi reshje të dëborës”, nënvizoi Gjoni.
    Në fund Gjoni shtoi se edhe gjatë këtij muaji do të ketë ditë më diell, por do të ketë më shumë reshje se prilli i vitit të kaluar.

  • Prill do të jetë muaji i fatit për këto shenja

    Prill do të jetë muaji i fatit për këto shenja

    Njihuni me tre shenjat e horoskopit të “bekuara” nga yjet. Jeta e tyre do të ndryshoje për mirë.
    Gaforrja
    Gaforret kanë kaluar një periudhë ngarkese emocionale, duke mbartur shqetësime që ndikuan në ekuilibrin e tyre të brendshëm.

    Megjithatë, duke filluar nga muaji i ri, gjithçka do të ndryshojë për mirë. Një lajm i shumëpritur, një ribashkim ose realizimi i një ëndrre thellësisht kuptimplote mund t’ju shkaktojë lot – këtë herë nga lumturia.
    Shigjetari
    Shigjetari optimist dhe me shpirt të lirë rrallë i tregon hapur emocionet. Por në ditët në vijim, një lajm i papritur do ju gëzojë jashtë mase.
    Zhvillimet profesionale, një projekt personal që merr formë ose një moment thellësisht njerëzor me të dashurit mund të ngjallë emocione të thella. Universi ju kujton se lumturia nuk gjendet vetëm në qëllime, por edhe në momente të vogla dhe domethënëse.
    Peshqit
    Të ndjeshëm, empatikë dhe shpesh të rraskapitur nga sprovat emocionale, Peshqit kohët e fundit kanë vënë në dyshim besimin e tyre tek e nesërmja.
    Por tani gjërat po ndryshojnë. Një dhuratë e papritur nga jeta – një mundësi, një njohje, një akt dashamirësie – vjen për t’ju kujtuar se përpjekjet tuaja nuk ishin të kota.

  • Gaza, festë mes ankthit! Në zonën e luftës luten për paqe

    Gaza, festë mes ankthit! Në zonën e luftës luten për paqe

    Fiter Bajrami, festohet në fund të muajit të agjërimit të Ramazanit nga myslimanët në mbarë botën, që raportohet të jetë afërsisht 25% e popullsisë.

    Por kur këtij muaji të shenjtë i erdhi fundi, sakrifica bën bashkë njerëzit në një festë falenderuese. Ndonëse jo të gjithë myslimanët kanë mundësi të gëzojnë. Në Gaza, muaji filloi me shpresën për një paqe të vazhdueshme, por kur armëpushimi me Izraelin u shemb, gjërat ndryshuan.
    Ky është viti i dytë për ta që kalojnë bajramin në zhurmën e luftës Hamas-Izrael. Mediat e huaja raportojnë përjetimet mes vështirësive të banorëve në Gaza, të cilët kujtojnë momente të gëzueshme para nisjes së luftës në këtë ditë të bekuar.
    “Dy vite më parë kjo ishte dita më e bukur për ne, përgatisnim ëmbëlsira, gatuanim plot gjëra speciale, vishnim rrobat më të mira e festonim bashkë” tregon për DË palestinezja 7 vjeçare Marahh Hajo.
    Por ky ritual është i pamundur të realizohet në kushtet e sotme, me ndërtesat e shkatërruara, me pasigurinë për të ardhmen, pasi kanë humbur gjithçka nga lufta. Ndonëse ka mes tyre familje që përpiqen të gjejnë një shpresë e të jenë falenderues që janë gjallë në këtë ditë të bekuar.
    “Edhe pse nuk kemi shtëpinë dhe po jetojmë në një tendë, e situata jonë është e vështirë, ne duam të bëjmë fëmijët të lumtur me këto biskotat që mund të gatuajmë. Tiu japim sikur edhe për një moment, një buzëqeshje” – rrëfejnë gratë në Gaza.
    Në këtë periudhë pothuajse e gjithë popullsia e Gazës po përballet me atë që Programi Botëror i Ushqimit e quan “nivele të krizës së urisë”. Në rrjete sociale palestinezët në Gaza shfaqin hapësirat e reja të përshtatura për lutjet, pasi shumica e xhamive janë shkatërruar. ata gëzojnë triumfet e vogla, në një kohë kur e përditshmja përcaktohet nga mbijetesa.

    Top Channel