Tag: muaji

  • Kallëzimi penal, reagon G Bani: Po më trajtojnë si armik të brendshëm

    Kallëzimi penal, reagon G Bani: Po më trajtojnë si armik të brendshëm

    Showbiz E Hënë, 4 Gusht 2025 21:54
    Reperi G Bani ka reaguar publikisht pas deklaratës së përfaqësuesit ligjor të organizatorëve të festivalit “Muaji i Mërgatës”, të cilët njoftuan se do të bëjnë kallëzim penal ndaj tij për nxitje të përçarjes. Në një reagim në rrjete sociale, artisti ka mohuar akuzat, duke i quajtur të pavërteta.
    ”Më paskan bërë kallëzim penal në Kosovë pse më kanë sharë nënën, motrën, fenë, krahinën, shtetin dhe pse nuk e kam lejuar Gjestin të tallej me gjuhën shqipe. I paskan zgjidhur të gjitha problemet me armiqtë e jashtëm, e tani po duan të luftojnë armiqtë e brendshëm”,-shkruan G Bani në postimin e tij.

    Ai theksoi se asnjëherë nuk ka thënë që “shqiptarët duhet të shtypeshin më shumë”, siç është interpretuar në disa media apo rrjete sociale. ”Ky avokat po gënjen. Unë kurrë nuk kam thënë se shqiptarët duhet të shtypeshin më tepër. Kam folur për disa maskarenj që më kanë sharë në komente. Shihemi në gjyq”,-shkroi ai, duke lënë të kuptohet se është i përgatitur për përballje ligjore.

    Në një tjetër video të publikuar më pas, G Bani shprehet se “fushata e sulmeve kundër meje nga Kosova po vazhdon”, duke lënë të kuptohet se ndjen se është viktimë e një linçimi të qëllimshëm publik. Reagimi vjen pak ditë pas vendimit të organizatorëve të festivalit “Muaji i Mërgatës” e ka përjashtuar nga ngjarja, pas një deklarate të tij në TikTok që shkaktoi debat të madh.

  • Muaji mjaltit i Sorosit, muaji m… i shqiptarëve

    Muaji mjaltit i Sorosit, muaji m… i shqiptarëve

    Nga Basir Çollaku 

    Aleks Soros, si pas një muaji mjalti, i sapomartuar, vjen në Shqipëri, sillet si qeveritar, drek-darkon me Ramën dhe zonjën e tij. Merr shërbime qeveritare. Duket se është padroni i padronit tonë të të gjithë pushteteve, ani pse të zaptuara me çdo lloj dhune kriminale. Në SHBA, ai dhe skota e tij dasmore janë në hetime të thelluara. Ai dhe Kryeministri dinë shumë nga sekretet e njëri-tjetrit. Me një vëlla në burg, siç i thoshte Veliajt kur përqafoheshin në takime, Soros ka bërë dëme të mëdha në Shqipëri. Opozita, mes mëkateve të saj, ka qenë kurrizkthyer ndaj këtij telashi. Ka aty edhe të dajdisur ndër vite nga Fondacioni dhe heshtja në kësi rastesh është flori për ata, e teneqe për qytetarët.

    Ideuesi dhe shkatërruesi i drejtësisë është ai. Sigurisht, për të fuqizuar në ekstrem vëllanë, Ramën. Për të asgjësuar çdo institucion ligjor. Ata prodhuan një deformë turpi. Një Prokurori Speciale të përdorur prej tyre, kundër opozitës, kundër gjithkujt që sillte probleme për padronët. USAID kishte sjellë 270 milionë dollarë për çetën. BE kusurin dhe kështu, 1 miliard dollarë u shkërmoqën dhe ndoshta përfunduan pallate diku, nën etiketën qorre të drejtësisë. PD, së paku si detyrim, duhet të çojë në Kuvend, në shtator, kërkesën për të hetuar me Komision Parlamentar axhendën e këtij individi, dëmet në ekonomi, drejtësi, politikë dhe shpalljen e tij non grata. Do të ishte në nderin e panegociueshëm të saj. Kapitulli Charles McGonigal është pjesë e kësaj katrahure. Ballkani, çel-mbyllur gjithashtu. Pasuritë e naftës e të tjera, po ashtu.

    Çlirimi i menjëhershëm i drejtësisë nga ushtarët e tij është emergjencë kombëtare. Saktësisht, një sistem të ribërë. Por ai, çeta e Soros, po bën Kodin e ri Penal. Janë ata. Askush tjetër. Një duzinë me eunukë, me duar tek oreksi i shefit. Miliardat e pastruara nëpër offshore. A shkoi ndonjëherë përpjekja e hetimit nëpër këto streha financiare?! Ne presim të hiqen qafe këta me zgjedhje. Jo. Ata kanë zhdukur procesin. Kanë ndërtuar autokracinë. Rama nuk do t’ia dijë për ndërkombëtarët. Aspak. Nuk inkuadron në fshehje. Së paku, për sa kohë ata shkruajnë kotazi leksione dhe nuk ndërmarrin ndaj tij sanksione. As për median, të cilës u gjen dermanin me pinë të kënaqshme.

    Nëse presim opozitën ndaj Ramës ta bëjë Natyra dhe Ndërkombëtarët, jeni jashtë binarësh. Tymi është mjeti demokratik, por jo i bardhë. Nëse Soros vjen e dalldis dhe e sheh si muaj mjalti kohën në Shqipëri, çdo ardhje e tij është gjithnjë e më tepër një muaj dhe kohë muti për shqiptarët.

     

  • Blushi: Meta në kushte izolimi, nuk e kam takuar prej 1 muaji. I kanë kufizuar lirinë, pa fakte dhe prova

    Blushi: Meta në kushte izolimi, nuk e kam takuar prej 1 muaji. I kanë kufizuar lirinë, pa fakte dhe prova

    Sekretar i përgjithshëm i Partisë së Lirisë Tedi Blushi i ftuar në ‘Real Story’ zbuloi fakte të reja nga qëndrimi i Metës në qelinë e paraburgimit, ku tha se prej një muaji nuk po komunikon me Metën. Blushi shtoi më tej se masat represive janë ndërmarrë edhe për takimet me familjarët, avokatët dhe deputetët e tjerë. Gjithashtu, Blushi tha se Metës i është privuar liria pa fakte.
    ” Prej një muaji nuk takoj Metën edhe pse kam lejen. Për arsye që ende nuk i di, ndërkohë që unë kam leje nga SPAK, u bë më shumë se 1 muaj që nuk e takoj pa arsye. Dhe bisedat telefonike janë ndërprerë. Jemi në një terr komunikimi, masat represive janë shtuar. Dhe familjarët janë ndaluar të takohen prej 2 javësh, edhe avokatit i është kufizuar takimi.
    Meta ndodhet në kushte izolimi. Ka një arsye, duan t’i mbyllin gojën për të vërtetat në këtë proces farsë politikë. Nuk ka asnjë arsye tjetër.
    Edhe deputetëve i është ndaluar takimi. Shkak është bërë komunikimi i Metës me dy gazetarë, që janë marrë masat represive. Nuk ka një rregullore që i ndërpretë të drejtën e fjalës.  Kanë kufizuar lirinë fizike pa fakte dhe prova.”, tha Blushi.

  • Sezoni i muzeve ndez pasionin në të gjithë qytetin

    Sezoni i muzeve ndez pasionin në të gjithë qytetin

    Pekini ka hapur një sezon të gjallë kulturor këtë verë, ndërsa intensifikon përpjekjet për t’u pozicionuar si një destinacion kryesor turistik ndërkombëtar.
    Me ngjarje të mëdha si Ekspozita Ndërkombëtare e Konsumit Kulturor dhe Turistik të Pekinit 2025, që tërheq mbi 500 ekspozues nga 22 vende, dhe Sezoni i Muzeve të Pekinit 2025, që zgjat deri në tetor në muzetë dhe vendet kulturore, kryeqyteti i Kinës po shfaq trashëgiminë e tij të pasur, kreativitetin dinamik dhe tërheqjen globale në rritje, shkruan “CGTN”.
    Sezoni i Muzeve të Pekinit u hap zyrtarisht më 18 maj dhe do të zgjasë deri më 8 tetor, duke nxjerrë në pah trashëgiminë kulturore dhe konsumin e qytetit.
    Sezoni i Muzeve synon të krijojë një hapësirë ​​shumëdimensionale që kombinon përvojat kulturore, skenarët e konsumit dhe aktivitetet interaktive.
    Lagjet në të gjithë qytetin do të lançojnë gjithashtu tregjet e Muzeut të Pekinit, për të nxitur një atmosferë të gjallë të konsumit kulturor dhe krijues.
    “Takoni Oqeanin: Një Ekspozitë Fantazie Zhytëse” u shfaq premierë në “Meet Museum · Beijing 798 Space” kohët e fundit. Ekspozita bashkon artin hapësinor, teknologjinë e projeksionit digjital dhe njohuritë ekologjike në një udhëtim shumëdimensional që lidh të kaluarën e lashtë, të ardhmen spekulative, tokën dhe detin.
    E mbështetur nga Grupi i Arteve dhe Argëtimit të Kinës, me “WildAid” si një partner jofitimprurës, ekspozita bashkon përvojat gjithëpërfshirëse me rigorozitetin shkencor dhe shprehjen artistike, duke i udhëhequr audiencën të eksplorojë sferat detare dhe të sodisë lidhjet midis jetës, natyrës dhe së nesërmes.Ky është edicioni i parë i Sezonit të Muzeve të Pekinit.
    Çdo muaj paraqet një temë të dedikuar: Muaji i Ekspozitave në Maj, Muaji i Shkencës në Qershor, Muaji i Krijimtarisë Kulturore në Korrik, Muaji i Tureve Studimore në Gusht dhe Muaji i Arsimit në Shtator. Këto ngjarje synojnë t’u sjellin burime muzeale me cilësi të lartë drejtpërdrejt banorëve dhe vizitorëve.

  • Hyrjet e shtetasve të huaj, 5-mujori

    Hyrjet e shtetasve të huaj, 5-mujori

    Muaji maj ka qenë shumë i vrullshëm. Në 9-11 maj u zhvillua Giro D’Italia, që solli çiklistë nga e gjithë bota.Një javë më pas, Samiti i Gjashtë i Komunitetit Politik Europian (KPE) u mbajt më 16-17 maj 2025 në Tiranë, duke mbledhur udhëheqës, politikanë e gazetarë nga e gjithë Europa. Maji u mbyll me festivalin e Keinemusik, që tërhoqi shumë të rinj.Pavarësisht këtyre zhvillimeve, hyrjet e shte…

  • Parashikimi për secilën shenjë të horoskopit për muajin korrik, shenjat më me fat sipas letrave tarot

    Parashikimi për secilën shenjë të horoskopit për muajin korrik, shenjat më me fat sipas letrave tarot

    Korriku 2025 është një muaj i pasur me ndryshime të brendshme dhe sfida të jashtme. Tarot-i i këtij muaji udhëhiqet nga shenjat e Gaforres dhe Luanit dhe mesazhi është i qartë: lavdia vjen përmes përpjekjes dhe guximit.
    Dashi
    Korriku për ty është muaji i dhurimit dhe ndihmës. Do të ndihesh emocionalisht i/e mbështetur nga të tjerët, por edhe vetë do jesh një shtyllë për të afërmit. Jep kohë, këshilla, energji dhe kjo do të kthehet në reputacion dhe besim. Puna në grup dhe zemra e hapur do të sjellin sukses.

    Demi
    Energjia jote do të jetë magnetike këtë muaj. Je në qendër të vëmendjes dhe njerëzit të admirojnë. Shfrytëzoje këtë ndriçim për të ndjekur ëndrrat në karrierë, dashuri apo vetëpërmirësim. Dielli të inkurajon të marrësh hapa të guximshëm dhe të shfaqësh vetveten me krenari.
    Binjakët
    Ke një vendim të rëndësishëm për të marrë dhe ndoshta pa gjithë informacionin që do të doje në dispozicion. Megjithatë, besoji intuitës tënde. Korriku sjell pasiguri, por ti do të arrish qartësi përmes reflektimit të thellë dhe vetëbesimit.
    Gaforrja
    Ndihesh i/e mbingarkuar? Është koha të lëshosh ngarkesat që s’të takojnë. Rishiko prioritetet. A mund të delegosh detyra? A ke nevojë për ndihmë? Korriku është për të rikthyer ekuilibrin dhe për të gjetur më shumë kohë për veten dhe mirëqenien tënde.
    Luani
    Muaji yt i lindjes të fton të kujdesesh më shumë për veten, jo për të tjerët. Zvogëlo kohën që kalon me njerëz që të thithin energjinë. Përqendrohu në aktivitetet që të rimbushin shpirtin. Gjej gëzimin tek e thjeshta dhe ndërtimi i një jete më të qetë fillon tani.
    Virgjëresha
    Ti je në një pikë kthese. Është momenti të ndërtosh një plan të ri personal, profesional apo shpirtëror. Vizualizo të ardhmen që dëshiron dhe ndërto themelet. Mund të jetë koha për ndryshime në shëndet, karrierë apo zakone.
    Peshorja
    Ndihesh sikur më në fund po lirohesh nga një peshë. Guxo të jesh i/e ndershëm/me me veten dhe të tjerët. Tani nis një kapitull më i lehtë, më i sinqertë dhe më autentik, sidomos në marrëdhënie. Jep dhe kërko ndershmëri.
    Akrepi
    Mos shpenzo kohë me njerëz që nuk të vlerësojnë. Kërko miqësi dhe partnerë që të motivojnë. Shfrytëzo ngjarjet shoqërore për të ndërtuar lidhje të vlefshme, por bëj kujdes me besimin. Lëri gjërat të provohen me kohën.
    Shigjetari
    Je i/e ftuar të mendosh qartë për marrëdhëniet dhe qëllimet e tua. Një mentor/e apo këshilltar/e shpirtëror/e mund të të ndihmojë të gjesh drejtimin. Korriku të mëson të jesh i/e pavarur, por edhe bashkëpunues/e në kohën e duhur.
    Bricjapi
    Ky muaj sjell funde  dhe fillime. Diçka duhet të mbyllet për të lindur diçka e re. Mos ki frikë nga ndryshimi; përqafo mundësitë e reja që të vijnë. Përdore këtë kohë për të pastruar veten nga çdo gjë që nuk të shërben më.
    Ujori
    Balancë është fjala kyçe. Ndërsa jeta mund të duket plot detyra, ti do të mësosh t’i menaxhosh më mirë. Reflekto, organizohu dhe kërko ndihmë kur të duhet. Do të habitesh sa shumë mund të arrish kur ritmi bëhet i qartë dhe i qëndrueshëm.
    Peshqit
    Ndryshimet e brendshme janë të forta këtë muaj. Do të ndjesh dëshirën për një jetë më të thellë dhe më kuptimplotë. Lejo veten të ndjesh, të reflektosh dhe të shërohesh. Përdore këtë periudhë për të qartësuar vizionin tënd dhe për të ndërtuar një realitet të ri.

  • Ndryshime të ndjeshme të temperaturave/ Ja nga cili fenomen është prekur Shqipëria

    Ndryshime të ndjeshme të temperaturave/ Ja nga cili fenomen është prekur Shqipëria

    “Ndryshimet më të mëdha janë gjatë stinës së verës. Korriku ka një rritje me 2.8 gradë dhe rritja më e theksuar muaji gusht me 3.2 gradë celcius, ku në të shkuarën ka qenë korriku muaji më i nxehtë dhe tani është gushti.”, tha Petrit Zorba.
    Në tetë vitet e fundit Shqipëria ka pësuar ndryshime të ndjeshme të temperaturave. Ndryshimet klimatike kanë krijuar një hartë të re turistike në Evropë dhe një rikonceptim të sezoneve në destinacionet turistike. Rezultatet e një studimi nga Departamenti i Meteorologjisë në Institutin e Gjeoshkencave tregojnë qartë se Shqipëria ofron kushte klimatike të favorshme për turizëm jo vetëm gjatë muajve të verës, siç ka qenë perceptimi tradicional, por në shumë zona dhe gjatë pjesës më të madhe të vitit.
    “Pranvera dhe vjeshta si stinët tranzitore janë më të favorshme. Sot tendenca është që të gjithë te blejnë një shtëpi në plazh, kush e kap në kohë do ishte mirë të synojë shtëpi në mal.”
    Në Shqipëri aktualisht sezoni turistik është i përqendruar në vijën bregdetare. Por në përshtatje edhe me ndryshimin e kushteve klimatike, objektivat vitet e fundit janë drejt turizmit gjithë vjetor që nuk lidhet domosdomërisht vetëm me plazhet.
    “Në të ardhmen do të ketë nje rritje gjithnjë dhe më të madhe të grupeve turistike që preferojnë zonat malore. Me ngritjen në lartësi, temperaturat janë gjithnjë më të ulëta dhe kushtet e jetesës janë më të përshtatshme.”
    Dimri i butë me temperatura të ngrohta nuk po krijon kushtet e përshtatshme për sporte dimërore. Por siç thekson profesor Petrit Zorba kjo nuk ka vetëm elementë negativë, pasi me këto kushte të tjera atmosferike, zonat malore që dikur bllokohehsin gjatë nga bora, tashmë janë të hapura për të shfrytëzuar turizmin.
    “Sa i takon sporteve malore, borës është elementi i vetëm që ka një lloj mungese, nuk do jetë më pozitiv për sportet dimërore. Janë disa tregues që e faktojnë, performmnca që ofron klima për punë mendore dhe fizike është nga më të mirat në shkallë.”
    Janari mbetet muaji më pak i preferuar për turizëm në Shqipëri, në zonat malore. Ndërsa ndryshimet klimatike janë tashmë një realitet i ri. Projeksionet tregojnë se prilli do të jetë muaji me rritjen më të madhe të aktivitetit turistik, ndërsa korriku do të shënojë rënie. Kështu pranvera dhe vjeshta do të kthehen në sezonët e reja të preferuara për tursitët.

  • Qershori special në DigitAlb! Duelet me Serbinë, gjigantët europianë dhe Botërori i Klubeve, do jetë një muaj i nxehtë sportiv

    Qershori special në DigitAlb! Duelet me Serbinë, gjigantët europianë dhe Botërori i Klubeve, do jetë një muaj i nxehtë sportiv

    Qershori do të jetë padyshim muaji më i nxehtë sportiv i kësaj vere, teksa pritet të ketë një mori aktivitetesh që do të mbajnë të mbërthyer publikun shqiptar në ekranin e SuperSport në platformën DigitAlb.

    Kombëtarja e Shqipërisë do të rikthehet në fushë për dy ndeshjet më të rëndësishme të këtij edicioni në datat 7 dhe 10 qershor, ku fillimisht do të luajë përballjen me Serbinë në Arenën Kombëtare dhe më pas takimin me Letoninë në transfertë.
    Si gjithmonë DigitAlb është bashkëudhëtar i Kosovës, që do të luajë miqësoren me Armeninë në datë 6 qershor. Në ekranin e SuperSport nuk mungon as minifutbolli, me Kombëtaren e Shqipërisë që do të angazhohet nga data 4 qershor në arenën ndërkombëtare, e do të kërkojë lavdinë mes më të fortave të kontinentit.
    Gjermani – Portugali dhe Spanjë – Francë janë dy gjysmëfinalet e Ligës së Kombeve që do të shtojnë magjinë e këtij muaji në DigitAlb në datat 4 dhe 5, ndërsa finalja e madhe do të luhet në datën 8. Sigurisht që Kombëtaret e tjera të Europës do të vijnë në SuperSport në rrugëtimin e tyre drejt Kupës së Botës nga datat 6 deri në 11 qershor.
    Mesi i muajit do të sjellë dhe dhuratën më të madhe të kësaj vere, Botërorin e Klubeve, që i shtohet buqetës fantastike sportive të DigitAlb. Për herë të parë 32 skuadra do të garojnë për trofeun më të rëndësishëm të këtij vitit, që do të vijë live dhe ekskluzivisht në shtëpitë e të gjithë shqiptarëve përmes DigitAlb. Të gjitha këto emocione mund t’i përjetoni drejtpërdrejt në SuperSport, përmes paketës Premium të DigitAlb, e cila gjatë këtij muaji do të jetë me superofertën vetëm 12,000 lekë për një vit të tërë abonimi.
    Ndërkohë, për dashamirësit e sporteve të tjera, ringu i boksit dhe Liga e Kombeve në Volejboll sjellin adrenalinën pa ndërprerje, në një muaj i cili do të jetë po aq intensiv si gjithë sezoni, vetëm në SuperSport.

    Top Channel

  • Akuzohet për drogë në Australi, reagon Elvis Pupa: Ndodhem prej më shumë se një muaji në Tiranë, jeta vazhdon normalisht

    Akuzohet për drogë në Australi, reagon Elvis Pupa: Ndodhem prej më shumë se një muaji në Tiranë, jeta vazhdon normalisht

    Aktori i njohur i humorit Elvis Pupa ka reaguar pasi sipas mediave australiane akuzohet për kultivim droge.

    Ai shprehet se nuk është arratisur, por ndodhet prej më shumë se një muaji në Tiranë.
    Reagimi i plotë i Pupës:
    Jam i detyruar të reagoj pas disa lajmeve të pavërteta dhe keqdashëse që po qarkullojnë në media, sipas të cilave unë gjoja “jam arratisur” dhe “ndodhem në kërkim”. Dua ta bëj shumë të qartë: prej më shumë se një muaji ndodhem në Tiranë, ku po zhvilloj angazhime të rregullta profesionale, të planifikuara në Shqipëri dhe më gjerë në Europe.
    Çdo përpjekje për ta paraqitur ketë situatë ndryshe është një manipulim i pastër i informacionit, një keqinterpretimi qëllimshëm që synon të bëjë lajm aty ku nuk ka asgjë të jashtëzakonshme.
    Sa i përket bashkëshortes sime, Belina, ajo vazhdon aktivitetin e saj profesional dhe është plotësisht e lirë. E gjithë situata që po trajtohet aktualisht është pjesë e një procesi ligjor që është ende në zhvillim, dhe siç është shprehur edhe ajo vetë, i takon drejtësisë të flasë e fundit.
    Fatkeqësisht, kemi parë një keqpërdorim të rëndë të lajmit, me qëllim sensacionalizmi dhe klikimesh, ku deformimi ka marrë vendin e të vërtetës. Jetët tona janë publike, por kjo nuk i jep askujt të drejtën të abuzojë me dinjitetin e njerëzve.
    Jeta vazhdon normalisht, me punën dhe përgjegjësitë tona të përditshme. Ne do të përballojmë çdo situatë me qetësi, transparencë dhe respekt për të vërtetën. Faleminderit për mirëkuptimin dhe mbështetjen që shumë prej jush na kanë treguar.
    Për ngjarjen ka reaguar edhe bashkëshortja e tij Belina Pupa.
    “Të dashur miq, ndjekës dhe bashkëpunëtorë, dua t’ju falënderoj me zemër për të gjithë mesazhet, mbështetjen dhe dashamirësine që me keni treguar këto ditë. E ndjej të nevojshme të ndaj me ju disa sqarime në lidhje me lajmet që kanë qarkulluar në media.
    Aktualisht jam plotësisht e lirë dhe po vazhdoj aktivitetin tim profesional si zakonisht. Kërkesa që është bërë nga avokatët e mi lidhet vetëm me udhëtimet ndërkombëtare për arsye pune – një nevoje legjitime për të vijuar angazhimet e mia në Shqipëri, SHBA dhe Australi.
    Për respekt të procesit ligjor që është ende në zhvillim, nuk mund të jap detaje të mëtejshme. Por jam e bindur se gjithçka do të sqarohet në mënyrë të drejtë dhe transparente.
    Një apel për mediat: ju ftoj të ruani profesionalizmin dhe të mos i dorëzoheni spekulimeve. Raportimi korrekt dhe etik është më i nevojshëm se kurrë, veçanërisht kur bëhet fjalë për figura publike dhe çështje të ndjeshme. Nëse vendosni të citoni media të huaja, bëjeni saktë. Dhe nëse zgjidhni të punoni për klikime, të paktën mos dëmtoni të vërtetën. Sa për çështjen, ja lëmë kohës dhe drejtësisë të flasë e fundit“, ka shkruar ajo.
    “Një influencuese në rrjetet sociale dhe terapiste e njohur në Adelaide është akuzuar për një perandori kanabisi, ndërsa partneri i saj, i bashkë-akuzuar, është larguar nga vendi”, kështu shkruajnë mediat australiane duke iu referuar Belina Pupës dhe aktorit të njohur të humorit Elvis Pupa.
    Referuar mediave në Australi, bëhet me dije se çiftit i është zbuluar një ‘shtëpi bari’ në Adelaide ku ata jetojnë prej shumë vitesh.
    Belina Pupa përballet me akuza për kultivim të një sasie të madhe kanabisi dhe ndërhyrje të paligjshme në rrjetin e energjisë elektrike, ndërsa po ashtu i bashkë-akuzuar është edhe aktori.
    Psikologia është paraqitur në gjykatë dhe aktualisht është në liri me kusht, ndërsa Elvis Pupa thuhet se është larguar nga Australia dhe është shpallur në kërkim nga autoritetet atje.

    Top Channel

  • Akuzohen për drogë në Australi, reagojnë Elvis dhe Belina Pupa: Ndodhem prej më shumë se një muaji në Tiranë, jeta vazhdon normalisht

    Akuzohen për drogë në Australi, reagojnë Elvis dhe Belina Pupa: Ndodhem prej më shumë se një muaji në Tiranë, jeta vazhdon normalisht

    Aktori i njohur i humorit Elvis Pupa ka reaguar pasi sipas mediave australiane akuzohet për kultivim droge.

    Ai shprehet se nuk është arratisur, por ndodhet prej më shumë se një muaji në Tiranë.
    Reagimi i plotë i Pupës:
    Jam i detyruar të reagoj pas disa lajmeve të pavërteta dhe keqdashëse që po qarkullojnë në media, sipas të cilave unë gjoja “jam arratisur” dhe “ndodhem në kërkim”. Dua ta bëj shumë të qartë: prej më shumë se një muaji ndodhem në Tiranë, ku po zhvilloj angazhime të rregullta profesionale, të planifikuara në Shqipëri dhe më gjerë në Europe.
    Çdo përpjekje për ta paraqitur ketë situatë ndryshe është një manipulim i pastër i informacionit, një keqinterpretimi qëllimshëm që synon të bëjë lajm aty ku nuk ka asgjë të jashtëzakonshme.
    Sa i përket bashkëshortes sime, Belina, ajo vazhdon aktivitetin e saj profesional dhe është plotësisht e lirë. E gjithë situata që po trajtohet aktualisht është pjesë e një procesi ligjor që është ende në zhvillim, dhe siç është shprehur edhe ajo vetë, i takon drejtësisë të flasë e fundit.
    Fatkeqësisht, kemi parë një keqpërdorim të rëndë të lajmit, me qëllim sensacionalizmi dhe klikimesh, ku deformimi ka marrë vendin e të vërtetës. Jetët tona janë publike, por kjo nuk i jep askujt të drejtën të abuzojë me dinjitetin e njerëzve.
    Jeta vazhdon normalisht, me punën dhe përgjegjësitë tona të përditshme. Ne do të përballojmë çdo situatë me qetësi, transparencë dhe respekt për të vërtetën. Faleminderit për mirëkuptimin dhe mbështetjen që shumë prej jush na kanë treguar.
    Për ngjarjen ka reaguar edhe bashkëshortja e tij Belina Pupa.
    “Të dashur miq, ndjekës dhe bashkëpunëtorë, dua t’ju falënderoj me zemër për të gjithë mesazhet, mbështetjen dhe dashamirësine që me keni treguar këto ditë. E ndjej të nevojshme të ndaj me ju disa sqarime në lidhje me lajmet që kanë qarkulluar në media.
    Aktualisht jam plotësisht e lirë dhe po vazhdoj aktivitetin tim profesional si zakonisht. Kërkesa që është bërë nga avokatët e mi lidhet vetëm me udhëtimet ndërkombëtare për arsye pune – një nevoje legjitime për të vijuar angazhimet e mia në Shqipëri, SHBA dhe Australi.
    Për respekt të procesit ligjor që është ende në zhvillim, nuk mund të jap detaje të mëtejshme. Por jam e bindur se gjithçka do të sqarohet në mënyrë të drejtë dhe transparente.
    Një apel për mediat: ju ftoj të ruani profesionalizmin dhe të mos i dorëzoheni spekulimeve. Raportimi korrekt dhe etik është më i nevojshëm se kurrë, veçanërisht kur bëhet fjalë për figura publike dhe çështje të ndjeshme. Nëse vendosni të citoni media të huaja, bëjeni saktë. Dhe nëse zgjidhni të punoni për klikime, të paktën mos dëmtoni të vërtetën. Sa për çështjen, ja lëmë kohës dhe drejtësisë të flasë e fundit“, ka shkruar ajo.
    “Një influencuese në rrjetet sociale dhe terapiste e njohur në Adelaide është akuzuar për një perandori kanabisi, ndërsa partneri i saj, i bashkë-akuzuar, është larguar nga vendi”, kështu shkruajnë mediat australiane duke iu referuar Belina Pupës dhe aktorit të njohur të humorit Elvis Pupa.
    Referuar mediave në Australi, bëhet me dije se çiftit i është zbuluar një ‘shtëpi bari’ në Adelaide ku ata jetojnë prej shumë vitesh.
    Belina Pupa përballet me akuza për kultivim të një sasie të madhe kanabisi dhe ndërhyrje të paligjshme në rrjetin e energjisë elektrike, ndërsa po ashtu i bashkë-akuzuar është edhe aktori.
    Psikologia është paraqitur në gjykatë dhe aktualisht është në liri me kusht, ndërsa Elvis Pupa thuhet se është larguar nga Australia dhe është shpallur në kërkim nga autoritetet atje.

    Top Channel