Turizmi kulturor në Shqipëri vijon të njohë rritje të ndjeshme si në aspektin ekonomik, ashtu edhe në interesin e publikut vendas dhe të huaj. Gjatë periudhës janar–shtator 2025, të ardhurat e përfituara nga vizitat në sitet kulturore kanë kapur shifrën e 517.5 milionë lekëve, ndërsa numri i vizitorëve ka arritur në plot 1,259,774 persona. Ky rezultat vjen si dëshmi e rritjes së vëmendjes ndaj trashëgimisë historike dhe kulturore të vendit, duke e kthyer atë në një nga shtyllat kryesore të zhvillimit të qëndrueshëm të turizmit shqiptar.
Sipas të dhënave nga Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit, parqet arkeologjike kanë sjellë të ardhurat më të larta, me një total prej 291 milionë lekësh. Më pas vijnë muzetë, të cilat kanë arkëtuar 120.5 milionë lekë, ndërsa kalatë dhe monumentet historike kanë gjeneruar 106 milionë lekë. Muaji më i suksesshëm për nga të ardhurat ka qenë shtatori, me 110 milionë lekë, ndërkohë që muaji janar është shënuar si më i dobëti financiarisht, me vetëm 6.8 milionë lekë.
Në të njëjtën periudhë, numri i vizitorëve që kanë frekuentuar sitet kulturore ka arritur në 1,259,774, një shifër që tregon për një interes të qëndrueshëm dhe në rritje ndaj vlerave historike dhe kulturore të Shqipërisë. Vizitorët janë shpërndarë në tre kategoritë kryesore, 538,508 persona kanë vizituar parqet arkeologjike, 356,762 persona kanë frekuentuar kalatë dhe monumentet, ndërsa 364,504 vizitorë kanë zgjedhur të vizitojnë muzetë. Edhe sa i përket numrit të vizitorëve, muaji shtator ka qenë më aktiv, me një total prej 244,460 vizitorësh, ndërkohë që muaji janar ka regjistruar shifrën më të ulët, me 21,727 persona.
Rritja e ndjeshme e të ardhurave dhe e numrit të vizitorëve konfirmon rëndësinë e trashëgimisë kulturore, jo vetëm si pasuri kombëtare, por edhe si një burim konkret të ardhurash për ekonominë. Parqet arkeologjike, muzetë dhe kalatë po shndërrohen gjithnjë e më shumë në destinacione të vizituara jo vetëm gjatë sezonit turistik, por përgjatë gjithë vitit.
Tag: muaji
-

Nga Butrinti te Berati, vizitorët ‘dynden’ në sitet kulturore shqiptare
-

Parashikim i fuqishëm për Tetorin, muaj dinamik! Horoskopi, çfarë e pret secilën shenjë…
Muaji Tetor është një periudhë e rëndësishme për të gjithë ne, pasi ky muaj është i njohur si “muaji i balancave” dhe lidhet ngushtë me shenjën e Peshoreve. Të gjitha shenjat e zodiakut do të ndihen të ndikuara nga energjitë e kësaj periudhe, ku kërkohet ekuilibër, harmoni dhe një qasje e matur ndaj ndryshimeve që mund të lindin. Për shumë shenja, tetori sjell mundësi të reja, si në aspektin profesional, ashtu edhe në atë personal. Astrologia dhe numerologia Liza Gjika e ftuar në “Rreze Dielli” në Report TV nën drejtimin e Androniki Kolka, sjell parashikimin e detajuar të horoskopit për këtë muaj, ku secila shenjë do të gjejë pasqyrën e saj, si dhe udhëzime për të kaluar me sukses këtë periudhë të mbushur me mundësi dhe sfida. Nga mundësitë për rritje profesionale tek zhvillimet sentimentale, Tetori ofron një terren të pasur për reflektim dhe veprime të zgjuara.
Dashi
Ka filluar një periudhë të re, me nisma të reja dhe zgjedhje të freskëta në aspektin sentimental. Jeni në një fazë të mirë, me një hapësirë të qetë për të marrë vendime, pa ankth.
Demi
Eshtë në fazën e qetësisë, por ka kaluar disa vështirësi brenda vetes. Ka bërë disa shpenzime të tepërta, por do të fillojë të ecë përpara. Duhet të veprojë me kujdes dhe të ruajë qetësinë për të kaluar këtë periudhë.
Binjakët
Ky muaj mund të sjellë mundësi për Binjakët që të përforcojnë marrëdhëniet e tyre profesionale dhe personale. Për shkak të ndikimeve pozitive të Peshoreve, që kërkojnë harmoni dhe balancë, Binjakët mund të ndjehen të frymëzuar të veprojnë me maturi dhe mençuri, veçanërisht në marrëdhëniet ndërpersonale. Në aspektin profesional, tetori mund të ofrojë mundësi të reja për avancim. Do të ndiheni të sigurt dhe të qartë për hapat që duhet të hidhni. Nga ana tjetër, në aspektin personal, periudha mund të jetë më emocionuese dhe të kërkojë më shumë angazhim në marrëdhëniet tuaja, duke kërkuar gjithmonë ekuilibrin mes lirisë dhe afeksionit.
Gaforrja
Mund të përjetojë ankth gjatë këtij muaji, por ka mundësi për ngritje në detyrë. Duhet të kujdeset të mos i japë rëndësi thashethemeve, pasi ato do të zgjidhen vetë me kalimin e kohës. Mos u shqetësoni shumë për ndjenjat, sepse mund të dëmtoni shëndetin tuaj.
Luani
Eshtë i prirur për aventura dhe lojëra fati. Ky është një muaj i shkëlqyer për ju për mundësi të mëdha dhe mund të keni suksese të rëndësishme në punë. Jeni në momentin e duhur për të marrë vendime të rëndësishme.
Virgjëresha
Ka prioritete të rëndësishme, sidomos në aspektin sentimental, por duhet të shmangë nxitimin. Bëni analizat tuaja për veten dhe mos e mendoni gjithmonë atë që duan të tjerët. Puna aktuale do të jetë e mjaftueshme dhe nuk është koha për të kërkuar një pozicion më të lartë.
Peshorja
Muaji tetor është periudha kur Peshorja është në elementin e saj të natyrshëm. Ky është muaji i saj dhe do të ndihen të fuqizuar dhe të mbështetur nga energjitë e tij. Peshoret do të kenë mundësinë të rishikojnë prioritetet e tyre dhe të rikthejnë balancën në aspektet e ndryshme të jetës. Ata mund të marrin vendime të rëndësishme, veçanërisht në aspektin profesional dhe personal, duke u fokusuar në ruajtjen e paqes dhe ekuilibrit. Në aspektin sentimental, Peshorja ka mundësi të krijojë marrëdhënie të qëndrueshme dhe të thella. Ky është një muaj i shkëlqyer për ata që kërkojnë një lidhje të fortë dhe të ndershme. Ndërsa në aspektin profesional, mund të sjellë mundësi të reja për rritje dhe sukses, por kërkohet që të veproni me kujdes dhe të bëni zgjedhje të matura për të mbajtur balancën mes punës dhe jetës personale.
Akrepi
Ka një mundësi të shkëlqyer për realizimin e një udhëtimi, por duhet të jetë i kujdesshëm, pasi ka mundësi për disa shtysa nga ana e familjes, sidomos nga ana e nënës. Kjo është një periudhë e favorshme për të ecur përpara.
Shigjetari
Ka një muaj të shkëlqyer në aspektin e karrierës, famës dhe mundësive financiare. Ka shumë oferta të reja në fushën profesionale që do t’ju ndihmojnë të arrini më shumë.
Bricjapi
Ka kaluar sfida të vështira, por i ka kapërcyer me sukses. Problemi i tij qëndron brenda familjes, ku nuk thuhen gjithmonë gjërat ashtu siç janë. Ky muaj do t’ju ndihmojë të arrini një ekuilibër më të madh dhe do t’ju bëjë më të fortë.
Ujori
Mund të përfitojë nga proceset gjyqësore që kanë qenë të zvarritura. Ky është muaji kur ato do të mbyllen dhe do të merrni fundin që prisnit. Gjithashtu, ky muaj është shumë pozitiv për t’i marrë gjërat më seriozisht dhe më shtruar.
Peshqit
Mund të jenë të ndërlikuar këtë muaj për shkak të ndikimeve të eklipsit. Por ky muaj ofron mundësi për stabilizim, edhe pse mund të ndiheni të tensionuar. Nuk është koha për t’u shqetësuar shumë, pasi gjithçka do të qetësohet në fund të muajit. Po ashtu, pas një periudhe tensioni në familje, ky muaj është i përshtatshëm për të gjetur ekuilibrin. -

Çfarë i ndodh trupit tonë kur ecim 10,000 hapa çdo ditë për një muaj
Ecja është një nga aktivitetet më të thjeshta fizike, por në të njëjtën kohë ndër më të dobishmet për shëndetin tonë.
Shumë studime tregojnë se ecja e përditshme, sidomos kur arrijmë shifrën prej 10,000 hapash në ditë, sjell ndryshime të ndjeshme në trupin dhe mirëqenien tonë. Ja çfarë ndodh pas një muaji të plotë:
Përmirësim i shëndetit kardiovaskular
Ecja e vazhdueshme ul presionin e gjakut dhe përmirëson qarkullimin. Zemra bëhet më e fortë, duke zvogëluar rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe ishemisë.
Humbje në peshë dhe metabolizëm më aktiv
Një person që ecën 10,000 hapa në ditë djeg mesatarisht 300–500 kalori, varësisht nga pesha trupore dhe intensiteti i ecjes. Brenda një muaji, kjo mund të ndihmojë në humbjen e 1–2 kilogramëve pa ndryshime drastike në dietë.
Muskuj dhe artikulacione më të forta
Ecja ndihmon në forcimin e këmbëve, gluteve dhe bërthamës (core), ndërsa njëkohësisht mbron nyjet falë lëvizjes së rregullt dhe lubrifikimit natyral që krijohet në to.
Përfitime për shëndetin mendor
Pas një muaji, njerëzit që ecin rregullisht raportojnë më pak stres, më pak simptoma ankthi dhe një gjumë më cilësor. Ecja në natyrë rrit prodhimin e endorfinave – “hormonet e lumturisë”.
Përmirësim i tretjes dhe imunitetit
Aktiviteti i lehtë fizik si ecja ndihmon aparatin tretës të funksionojë më mirë dhe forcon sistemin imunitar, duke ulur gjasat e infeksioneve të shpeshta sezonale.
Efekt anti-plakje
Ecja e rregullt ngadalëson plakjen biologjike të qelizave, duke ndikuar pozitivisht në nivelin e energjisë dhe freskinë e lëkurës.
Vetëm një muaj me 10,000 hapa në ditë është i mjaftueshëm për të ndjerë ndryshime pozitive në trup dhe mendje. Ky zakon i thjeshtë mund të kthehet në një “recetë natyrale” për shëndet më të mirë, peshë më të balancuar dhe gjendje shpirtërore më të qetë.
-

Dy shenjat e horoskopit që do të shënojnë sukses të madh në karrierë, këtë shtator
Muaji shtator vjen me lajme të mira për dy shenja të horoskopit që pritet të pikasin në fushën profesionale. Me fillimin e vjeshtës, ndryshimet dhe mundësitë e reja janë në ajër. Dashi e Bricjapi do të dinë t’i shfrytëzojnë më së miri.
Për dashin, shtatori është muaji i veprimeve të guximshme dhe vendimeve që sjellin sukses. Energjia e tyre natyrale, dëshira për të marrë iniciativa dhe për të udhëhequr projekte, i vendos në qendër të vëmendjes.
Ky muaj mund të sjellë:
Oferta për role udhëheqëse
Mundësi për bashkëpunime të reja
Njohje për kreativitetin dhe guximin
Sekreti për sukses? Të ruajnë balancën mes vendosmërisë dhe strategjisë.
Bricjapi e fillon shtatorin me më shumë qetësi dhe stabilitet. Ata kanë punuar fort gjatë muajve të fundit dhe tani është koha të shohin rezultatet.
Përfitimet që i presin janë:
Ngritje në detyrë
Vlerësim nga eprorët
Rritje të të ardhurave
Bricjapët këshillohen të vazhdojnë me të njëjtin përkushtim, sepse ky muaj mund të jetë përcaktues për të ardhmen e tyre profesionale. -

Rekord i ri në Aeroportin e Prishtinës, mbi 500 mijë pasagjerë brenda një muaji
Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” ka shënuar një arritje historike duke kaluar për herë të parë shifrën prej 500 mijë pasagjerësh brenda vetëm një muaji.Ky është numri më i lartë i regjistruar ndonjëherë në këtë aeroport dhe konsiderohet një nga sukseset më të mëdha të tij që prej themelimit.“Për herë të parë, Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës ‘Adem Jashari’ ka mirëpritur mbi gjysmë milioni pasagjerë brenda një muaji. Ky është një moment i madh për aeroportin tonë dhe provë e besimit tuaj në shërbimet tona. Faleminderit secilit prej jush që na zgjidhni çdo ditë”, thuhet në reagimin e aeroportit.Aeroporti tashmë është kthyer në një nyje të rëndësishme të udhëtimeve ajrore në rajon, duke e forcuar pozitën e tij si një prej porteve kryesore të hyrjes dhe daljes nga Kosova.Në vitet e fundit, Aeroporti i Prishtinës ka investuar në zgjerimin e kapaciteteve infrastrukturore, rritjen e cilësisë së shërbimeve dhe modernizimin e proceseve operative, gjë që ka ndikuar drejtpërdrejt në rritjen e numrit të pasagjerëve.Në njoftimin zyrtar të aeroportit, është theksuar mirënjohja për besimin që udhëtarët kanë treguar në shërbimet e tij. Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.
-

Pesë destinacione për të vizituar këtë vjeshtë
Tetori është muaji kur bota vishet me ngjyra të reja. Vjeshta sjell jo vetëm gjethet e arta, por edhe bollëkun e produkteve të stinës, nga mollët dhe kërpudhat, tek kungujt dhe ullinjtë.Është koha e përkryer për të udhëtuar, qoftë për një përvojë kulturore, kulinare apo në natyrën e egër.New York, SHBANëse keni ëndërruar një city break këtë Halloween, tetori është momenti i artë për Nju Jorkun. Parada e famshme e Greenwich Village sjell mbi 100 mijë njerëz të veshur me kostume që pushtojnë Sixth Avenue, ndërsa ngjarjet si Open House New York hapin dyert e hapësirave që zakonisht nuk vizitohen.Në veri, Hudson Valley ndriçohet nga The Great Jack O’Lantern Blaze, ku mbi 7,000 kunguj të gdhendur krijojnë një spektakël të jashtëzakonshëm.New Forest, Mbretëria e BashkuarKy park kombëtar i vogël është një pasuri e natyrës britanike. Tetori është sezoni ideal për kërpudha, arra e gështenja, ndërsa pyjet kthehen në një arenë ku qindra derra shëtisin lirisht për të pastruar terrenin nga gjërat e dëmshme për bagëtitë, një traditë që daton që nga koha e Uilliam Pushtuesit.Me mbi 2,700 lloje kërpudhash, New Forest është një nga destinacionet më të pasura për eksploratorët.Normandi, FrancëKy rajon i Francës së veriut është parajsa e mollëve në tetor. Rruga e Cider-it, një itinerar prej 40 kilometrash, ofron vizita në 18 prodhues të cider, kalvados dhe Pommeau, të gjitha pije me bazë lëngun e mollës.E shoqëruar nga arkitektura mesjetare dhe plazhet historike të Luftës së Dytë Botërore, Normandia është destinacioni ideal për ata që duan të kombinojnë historinë me shijen. Dhe mos harroni: është vendi i djathrave legjendarë si Camembert dhe Pont l’Eveque.Churchill, KanadaNjë përvojë unike që ndodh vetëm disa javë në vit: arinjtë polarë presin formimin e akullit në brigjet e Hudson Bay. Qyteti i vogël i Churchill është pika më e përshtatshme për t’i parë nga afër, duke ofruar ekskursione në tundër ku pamja e tyre është pothuajse e garantuar.Ky është një udhëtim në kufijtë e natyrës së egër, aty ku njerëzit dhe grabitqari më i madh tokësor kanë bashkëjetuar për shekuj.JaponiaVjeshta japoneze rivalizon sezonin e qershive në pranverë. Në tetor, momijigari, “gjuetia e gjetheve të kuqe”, sjell turizëm të veçantë në parqet dhe malet e Kiotos dhe Alpeve japoneze.Udhëtimet me tren nëpër fshatra të mbuluara me ngjyra të zjarrta janë një përvojë që të mbetet gjatë në kujtesë, duke e bërë Japoninë një nga destinacionet më të veçanta të muajit. Tetori është muaji i duhur për të zgjedhur një udhëtim që kombinon natyrën, kulturën dhe shijet e stinës. Nga qytetet e gjalla të Amerikës e deri tek qetësia e fshatrave franceze, nga arushët polarë të Kanadasë te pyjet britanike e Japonia magjike, vjeshta ofron më shumë se një arsye për të udhëtuar. / NatGeoKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.
-

Buqetë poetike nga Ismail Syla: Kalendari hermetik
Ju ftojmë të lexoni një cikël të zgjedhur poezish nga Ismail Syla
AKULLIM
(21 dhjetor – 20 janar – muaji i bardhësisë së ashpër, ku koha ndizet si qiri i vogël në një katedrale akulli.)
Qielli fle i ngrirë mbi supet e botës,yjet janë thërrime kripe në errësirën e bardhë.
Era fishkëllen si violinë prej akulli,e çdo frymë kthehet në lule bore mbi buzë.
Trupi mbështillet me heshtje,zemra rreh si zog i vogël në kthetra të ftohtit.
THYERIM
(21 janar, 20 shkurt – muaji i hijeve të prera,kur nga çarja e botës del kënga e re.)
Mbi tokë shtrihet një pasqyrë e krisur,ku qielli sheh fytyrën e vet të copëtuar.
Retë janë copa xhami që bien,dhe dielli ngjitet me gjak në dritare të thyera.
Në duar dridhet një filiz,një gjeth i gjelbër si shpresë në thërrime.
RRËNJËZIM
(21 shkurt- 20 mars – muaji i mbjelljes së shpirtit, kur drita rritet brenda tokës përpara se të lindë mbi të.)
Toka merr frymë në heshtje,thellësitë e saj janë gjoks i fshehtë i gjallërisë.
Rrënjët pinë erresirë të lagësht,ujë i fshehur rrjedh si damar i padukshëm.
Nga terri nisen gjethërat,sythet rrinë pezull si ëndrra që mezi hapin sytë.
SHKULMIM
(21 mars – 20 prill – muaji i shpërthimit,kur gjithçka kërkon të dalë jashtë, kuedhe zemra rritet si filiz i çmendur në kraharor.)
Qielli çahet me britmë të gjelbër,sythet hapin sytë si foshnja drite.
Shiu bie mbi dhé nëpër tela violinenjë këngë e hollë zgjon tokën nga gjumi.
Era shpërndan farat si fjalë të pathëna,dhe bari nxjerr kokë me zë të njomë.
LULNIM
(21 prill – 20 maj – muaji i mbushjes,kur fryma bëhet aromë dhe jeta lulëzon si kopsht i hapur mbi qiell.)
Dita çel si lule në dritë,ngjyrat vërshojnë mbi sy si ujëra të bekuara.
Pemët mbajnë kurora të bardha,era i përkund si nuse të reja.
Zemra e tokës këndon,dhe çdo hap është tingull harpe mbi bar.
ZGJATIM
(21 maj – 20 qershor – muaji i dritës së gjerë, kur qielli bëhet udhë dhe koha merr shijen e pafundësisë.)
Dielli hap krahët deri në skaj,drita rrjedh si lumë i artë mbi fusha.
Orët zgjaten si hije të gjata,nata tretet ngadalë në kupën e dritës.
Trupi ngrohet si gur i lyer me zjarr,zemra rreh ritmin e gjatë të ditës së pafund.
DJEGAGUR
(21 qershor – 20 korrik – muaji i flakës së pakthyeshme, kur dielli merr peng trupindhe gjaku bëhet dallgë e skuqur në mish.)
Qielli i rëndë, zbret mbi supet e qytetit,teksa gjuhët e zjarrit fshihen në gurët e rrugës.
Dielli kafshon ballin,ora rri pezull,çdo sekondë pikon djersë të zhuritura.
Zemra rreh si çekan në punishten e vapës,çdo prekje therje, çdo shikim shkëndijë.
KORRGUSH
(21 korrik – 20 gusht – muaji i ngopjes së tokës, kur gjithçka rritet drejt thyerjesdhe qielli vetë rëndon nga pjekuria.)
Fushat rrinë të përkulura nga pesha,drithërat flasin me gjuhë të verdha në erë.
Frutat piqen ngadalë,si guximi nën diellin e durimit.
Ora mat kohën me kokrra rrushi,era mbush duart me peshë aromash.
FRYTIM
(21 gusht – 20 shtator – muaji i shpërblimit të heshtur, kur gjaku i tokës kthehet në dhuratëdhe zemra e njeriut ha frutat e vetes.)
Degët ulen si duar që japindhe pema flet me gjuhën e frutave.
Toka kthen mundin në ëmbëlsi,djersa bëhet shije,durimi – lëng i freskët mbi buzë.
Njerëzit mbledhin dritë të ngurtësuar,dhe e shijojnë si kujtim të stinës që shuhet.
ZVERDHIM
(21 shtator – 20 tetor – muaji i rënies së butë,kur drita tretet në ar dhe bota flet me gjuhën e fishkur të fletëve.)
Era shkruan mbi tokë me fletë të verdha,kopshti tretet në libra prej gjethesh të thara.
Qielli rri pezull si llambë e zbehur,dielli ka humbur gjakun,ndez vetëm pluhur ajri mbi fusha.
Në zemër digjet një mall i ëmbël,si verë e vjetër në kupë balte.
HIJEZIM
(21 tetor – 20 nëntor – muaji i mjegullës së trashë, kur bota mbyllet në xham të zymtëdhe hapat humbasin rrugën.)
Mbi qytet bie një vel gri,mjegulla fshin konturet si dorë që dridhet.
Pylli hesht,zogjtë janë hije të mbetura në degë të zhveshura.
Ora rreh ngadalë,çdo tingull bie si gur në ujë të turbullt.
Trupi ndien rëndesë,zemra shtrëngohet nga frika e paemër.
ERRËSIM
(21 nëntor- 20 dhjetor- muaji i terrësisë së plotë, kur qenia struket pranë zjarrit,duke ruajtur në gjak kujtimin e dritës.)
Nata bie mbi natën,e dita është veç një shkëndijë e lodhur.
Qielli tretet në terr të pafund,vetë yjet duken plagë që nuk ndriçojnë.
Fryma bëhet hi i ftohtë,zemra troket si kambanë e braktisur.
Në trup hyn heshtja e zezë,ora shuhet,koha merr shijen e fundit.
Prishtinë, 1 shtator 2025
ObserverKult
Lexo edhe:
ISMAIL SYLA: GRUAJA
-

U rrëmbye me dhunë nga bandat kriminale, lirohet pas një muaji irlandezja që ndihmonte fëmijët jetimë në Haiti
Një punonjëse humanitare irlandeze, Gena Heraty, dhe shtatë persona të tjerë, përfshirë një fëmijë trevjeçar, u liruan pas gati një muaji rrëmbimi në Haiti.
Heraty, e cila drejtonte jetimoren “Our Little Brothers and Sisters” në kodrat pranë kryeqytetit Port-au-Prince, ishte rrëmbyer më 3 gusht së bashku me shtatë haitianë.
Familja e saj shprehu lehtësimin dhe mirënjohjen e thellë për të gjithë ata që ndihmuan në sigurimin e lirimit të tyre. “Jemi thellësisht mirënjohës ndaj të gjithëve, në Haiti dhe ndërkombëtarisht, që kanë punuar pa u lodhur gjatë këtyre javëve të vështira për të ndihmuar në kthimin e tyre të sigurt”, thanë ata në një deklaratë.
Zëvendëskryeministri i Irlandës, Simon Harris, përshëndeti lirimin përmes një postimi në rrjetet sociale. “Jemi shumë të lumtur që Gena dhe shtatë të tjerët, përfshirë një fëmijë të vogël, janë liruar dhe raportohet se janë mirë dhe të sigurt”, tha ai. Harris theksoi gjithashtu vendosmërinë dhe qëndrueshmërinë e familjes Heraty gjatë kësaj periudhe të vështirë.
Gena Heraty jetonte në Haiti për 32 vjet dhe kujdesej për rreth 270 fëmijë në jetimoren në Kenscoff. Situata në Haiti vazhdon të jetë shumë e vështirë, pasi qyteti kryesor është nën kontrollin e bandave të armatosura, që prej fillimit të vitit 2024. Përleshjet mes bandave dhe forcave të sigurisë, rrëmbimet dhe krimet e dhunshme janë të përhapura në vend.
Autoritetet kanë përdorur edhe dronë të armatosur dhe mercenarë të huaj për të përpjekur të rikthejnë kontrollin, ndërsa Departamenti i Punëve të Jashtme i Irlandës këshillon qytetarët e saj të shmangin udhëtimet në Haiti për shkak të situatës jashtëzakonisht të pasigurt.
Rrëmbyesit sulmuan ndërtesën ku qëndronte Heraty rreth orës 3:30 të mëngjesit dhe morën peng nëntë persona. Disa burime lidhin grupin e rrëmbyesve me koalicionin kriminal “Viv Ansanm”, i cili ka shkaktuar kaos në kryeqytetin e Haitit.Top Channel
-

Dashuria do të trokasë në derën tuaj/ Këto shenja të zodiakut do të marrin gjithçka që duan deri në fund të muajit
Pas disa muajsh plot sfida astrologjike, tre shenja të zodiakut do të marrin gjithçka që kërkuan nga universi deri në fund të gushtit 2025. Sipas astrologes Camila Regina, për këto shenja, gushti do të jetë muaji më me fat që kanë përjetuar prej shumë kohësh.
“Po flasim për fatin, po flasim për takimin e shpirtrave, një shkëndijë që mund ta ndryshojë plotësisht jetën tuaj”, shpjegon astrologia.
“Nëse jeta juaj dashurore ka qenë në vendqëndro, nëse karriera juaj është bllokuar, nëse i keni thënë vetes: ‘Kur do të jetë radha ime?’ – gushti është momenti juaj.”
Edhe pse mund të keni kaluar muaj të vështirë plot tension, keqkuptime dhe mungesë njohjeje, tani fillon një periudhë kur edhe dëshirat tuaja më të egra fillojnë të realizohen.
Gaforrja
Ju jeni një nga shenjat shumë me fat që do të merrni gjithçka që keni kërkuar nga universi deri në fund të gushtit 2025. Ju premtua një vit i shkëlqyer nga Jupiteri, planeti i fatit, kur hyri në shenjën tuaj në qershor, por fati juaj filloi ngadalë për shkak të periudhës së planetëve retrogradë.
Megjithatë, siç thotë astologia, “Mërkuri ka qenë i drejtpërdrejtë që nga 11 gushti dhe do t’ju sjellë të gjithë atë qartësi për të cilën jeni lutur”. Ajo shpjegon se fati juaj do të fillojë të ndryshojë pas Hënës së Plotë më 9 gusht, gjë që sjell mbylljen e disa rasteve që ju nevojiten për të ecur përpara dhe fundin e ndjenjave të stagnimit.
“Dikush që ju ka injoruar në të kaluarën do t’ju japë një shpjegim të rëndësishëm “, thotë ajo, dhe me këtë, më në fund do të keni atë që ju nevojitet për ta vënë veten dhe për të shkëlqyer si kurrë më parë.
Virgjëresha
Ndërsa shenja juaj e zodiakut afrohet, përgatituni të merrni gjithçka që keni kërkuar nga universi. Siç thotë astrologia, “Ky është muaji juaj, momenti kur merrni drejtimin. Më 23, keni një Hënë të Re në shenjën tuaj dhe Dielli do të jetë atje, duke ju dhënë një shtysë të madhe energjie.”
Mund të jeni ndjerë të rraskapitur dhe të pamotivuar në javët e fundit, por tani do të ndjeni shkëlqimin tuaj që po kthehet nga brenda – dhe të gjithë përreth jush do ta vënë re. Nga transformimet e mëdha te mundësitë që do të shfaqen vazhdimisht para jush, kjo është ajo që po vjen në rrugën tuaj në 2016-2017, sipas astrologes, prandaj përfitoni nga kjo.
Do të fitoni më shumë vetëbesim dhe do të filloni t’i kushtoni më pak rëndësi vlerësimit të jashtëm dhe më shumë vlerës suaj. Mund të mos jetë e lehtë në fillim, pasi njerëz nga e kaluara juaj mund të shfaqen papritmas dhe t’ju tundojnë. Por nëse e vendosni veten të parën, nuk ka asgjë që nuk mund ta kapërceni. Siç thotë astrologia, “Ky është muaji kur më në fund e vendosni veten të parën – dhe është muaji kur dashuria fillon vërtet të trokasë në derën tuaj. ”
Shigjetari
Shigjetari, deri në fund të gushtit 2025, do të merrni gjithçka që keni kërkuar nga universi. Ky është muaji juaj me fat, pasi Mërkuri kthehet në drejtim të drejtpërdrejtë më 11 gusht në shtëpinë tuaj të 9-të – shtëpinë e fatit, bollëkut dhe ngjarjeve – duke hapur rrugën që gjithçka që keni parashikuar të bëhet realitet. Edhe pse zakonisht jeni një nga shenjat më optimiste, ndoshta nuk jeni ndjerë aspak me fat kohët e fundit me Mërkurin retrograd që sjell vonesa dhe pengesa. Por tani gjithçka po ndryshon: do të ndiheni përsëri të sigurt, veçanërisht në fushën e karrierës suaj, por edhe në fatin tuaj në përgjithësi. “Pas mesit të muajit, të gjithë sytë do të jenë mbi ju”, thotë Regina. “Do të ndryshoni imazhin tuaj, mënyrën se si dëshironi që të tjerët t’ju shohin, do të ndryshoni shtëpinë tuaj, ndoshta edhe do të zhvendoseni”. Sidoqoftë, ky muaj ju jep zgjedhje që do të sjellin më shumë paqe dhe dashuri në jetën tuaj.
