Nga muaji i ardhshëm paga minimale pritet të bëhet 425 euro bruto nga 350 euro sa është tash. Kurse nga 1 korriku fillon zbatimi i fazës së dytë ku paga minimale bëhet 500 euro.
Nga muaji janar 2026, Kosova do të ketë një pagë minimale prej 425 euro bruto, duke shënuar kështu rritjen e parë të ndjeshme pas disa vitesh.
Aktualisht, paga minimale është 350 euro, ndërsa faza e dytë e vendimit parashikon që nga 1 korriku 2026 ajo të rritet më tej në 500 euro bruto.
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, e ka rikujtuar këtë vendim të Qeverisë pak ditë para zgjedhjeve të parakohshme, duke theksuar se përfitues të drejtpërdrejtë do të jenë rreth 150 mijë punëtorë të sektorit privat në vend.
“Nga muaji i ardhshëm paga minimale bëhet 425 euro bruto nga 350 euro sa është tash. Kurse nga 1 korriku fillon zbatimi i fazës së dytë ku paga minimale bëhet 500 euro, siç edhe e kemi paraparë me vendimin që kemi marrë si Qeveri”, ka deklaruar Kurti.
Vendimi për rritjen e pagës minimale është marrë nga Qeveria e Kosovës më 31 tetor, me arsyetimin se rritja e kostos së jetesës dhe inflacioni i viteve të fundit e kanë bërë të domosdoshme përshtatjen e saj me realitetin ekonomik.
Sipas ekzekutivit, rritja e pagës minimale do të ketë ndikim pozitiv në fuqinë blerëse, në standardin e jetesës së punëtorëve, si dhe në formalizimin e tregut të punës.
Rreth 150 mijë punëtorë të sektorit privat do të përfitojnë nga kjo rritje.
“Pagën minimale e gjetëm 130/170 euro, të pandryshuar për më shumë një dekadë, dhe brenda një mandati po e rrisim për të tretën herë”, ka thënë Kurti.
Deri në fuqizimin e Ligjit të ri, paga minimale në Kosovë ishte 130 euro për punëtorët nën 35 vjeç dhe 170 euro për punëtorët deri në 65 vjeç.
Kosova, deri më tani e ka pasur pagën minimale më të ulët në Evropë, 170 euro, ndërsa Luksemburgu më të lartën, 2.571 euro.
Tag: muaji
-

Nga janari, paga minimale në Kosovë rritet në 425 euro
-

113-vjetori i pavarësisë së Shqipërisë, Proda: Është muaji i flamurit, i grave dhe burrave që u sakrifikuan për lirinë
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda ka uruar të gjithë shqiptarët për 113-vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë.
Proda kujton dhe nderon dëshmorët të cilët kanë rënë në detyrë duke mbrojtur jetën, qetësinë dhe të ardhmen e vendit.
“Mesazhi i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ilir Proda, për festat e Nëntorit!
Nëntori, muaji kur ndjejmë krenarinë, historinë dhe rrënjët që na bashkojnë, kudo që jemi. Është muaji i flamurit tonë, i grave dhe burrave që sakrifikuan për liri dhe i vlerave që na mbajnë si komb. Në këto ditë të shënuara, ne nderojmë ata që sakrifikuan gjithçka për pavarësinë, lirinë dhe për mbrojtjen e atdheut.
Në këtë rrugëtim të historisë, një vend të veçantë ka edhe Policia e Shtetit. Ne jemi institucioni që çdo ditë, në çdo orë, jemi aty ku qytetarët kanë nevojë. Jemi organizata e vetme e sigurisë me qindra dëshmorë që kanë rënë në krye të detyrës, duke mbrojtur jetën, qetësinë dhe të ardhmen e vendit. Ata janë pjesë e kujtesës dhe e identitetit tonë profesional dhe njerëzor, janë në piedestalin e nderit dhe historisë.
Sot, Policia e Shtetit është më e hapur dhe më pranë komunitetit se kurrë më parë. Ne besojmë te bashkëpunimi, te besimi dhe te ideja se siguria është vlerë që e ndajmë të gjithë bashkë. Me vlerat dhe përvojën që na ka dhënë e shkuara dhe me besimin tuaj, jemi të vendosur të bëjmë edhe më shumë për të ardhmen, për një mjedis më të sigurt për të gjithë.
Me respekt dhe mirënjohje për qytetarët, të cilët na besojnë dhe bashkëpunojnë me ne, në emër të Policisë së Shtetit ju uroj Gëzuar Festat e Nëntorit!
Le të na bashkojnë krenaria kombëtare, dinjiteti, dashuria për atdheun dhe kultura për zbatimin e ligjit, si vlera që na udhëheqin.
Nder dhe respekt për të gjithë ata që kanë sakrifikuar dhe vazhdojnë të sakrifikojnë për Shqipërinë!”, thuhet në urim. -

Drejtori i Policisë, Ilir Proda, uron shqiptarët për Festat e Nëntorit: Krenari kombëtare dhe respekt për dëshmorët…
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ilir Proda, ka uruar qytetarët për Festat e Nëntorit me një mesazh të posaçëm ku thekson vlerat kombëtare, sakrificat e të parëve dhe rolin e policisë në shërbim të komunitetit.
Proda u shpreh se Nëntori është muaji i krenarisë dhe i rrënjëve historike të shqiptarëve, muaji i flamurit dhe i atyre që sakrifikuan për liri dhe pavarësi. Ai nënvizoi se Policia e Shtetit ka një vend të veçantë në këtë rrugëtim historik, si institucioni që qëndron çdo ditë pranë qytetarëve dhe që ka dhënë qindra dëshmorë në krye të detyrës.
Mesazhi:
Nëntori, muaji kur ndjejmë krenarinë, historinë dhe rrënjët që na bashkojnë, kudo që jemi. Është muaji i flamurit tonë, i grave dhe burrave që sakrifikuan për liri dhe i vlerave që na mbajnë si komb. Në këto ditë të shënuara, ne nderojmë ata që sakrifikuan gjithçka për pavarësinë, lirinë dhe për mbrojtjen e atdheut.
Në këtë rrugëtim të historisë, një vend të veçantë ka edhe Policia e Shtetit. Ne jemi institucioni që çdo ditë, në çdo orë, jemi aty ku qytetarët kanë nevojë. Jemi organizata e vetme e sigurisë me qindra dëshmorë që kanë rënë në krye të detyrës, duke mbrojtur jetën, qetësinë dhe të ardhmen e vendit. Ata janë pjesë e kujtesës dhe e identitetit tonë profesional dhe njerëzor, janë në piedestalin e nderit dhe historisë.
Sot, Policia e Shtetit është më e hapur dhe më pranë komunitetit se kurrë më parë. Ne besojmë te bashkëpunimi, te besimi dhe te ideja se siguria është vlerë që e ndajmë të gjithë bashkë. Me vlerat dhe përvojën që na ka dhënë e shkuara dhe me besimin tuaj, jemi të vendosur të bëjmë edhe më shumë për të ardhmen, për një mjedis më të sigurt për të gjithë.
Me respekt dhe mirënjohje për qytetarët, të cilët na besojnë dhe bashkëpunojnë me ne, në emër të Policisë së Shtetit ju uroj Gëzuar Festat e Nëntorit!
Le të na bashkojnë krenaria kombëtare, dinjiteti, dashuria për atdheun dhe kultura për zbatimin e ligjit, si vlera që na udhëheqin.
Nder dhe respekt për të gjithë ata që kanë sakrifikuar dhe vazhdojnë të sakrifikojnë për Shqipërinë! -

Muaji i së vërtetës, Milan kërkon të mbyll vitin si protagonist në Itali
Dhjetori mund të jetë muaji që vendos fatin e Milanit të Massimiliano Allegrit. Kalendari deri në fund të vitit parashikon sfida vërtet tepër interesante për kuqezinjtë, që mund të tregojnë shumë mbi potencialin e “Djallit”, lidhur me objektivat e këtij sezoni.
Gjatë këtij sezoni, Milani ka shkëlqyer ndaj ekipeve të mëdha: fitore me Romën, Napolin, Interin e Bolognan dhe një barazim me Juventusin. Vetëm një gol i pësuar në këto pesë sfida – dhe ai me penallti. Një mbrojtje solide dhe një skuadër që di të vuajë dhe të godasë në momentin e duhur.Tani vjen dyshja e sfidave me Lazion: fillimisht në kampionat dhe vetëm pesë ditë më vonë në Kupën e Italisë, një objektiv madhor për kuqezinjtë, sidomos duke qenë pa angazhime europiane. Në mes të muajit, më 18 dhjetor, i pret edhe gjysmëfinalja e Superkupës në Riad kundër Napolit. Dhe më pas, për mbylljen e vitit, Verona në San Siro.
Nuk duhen harruar as ndeshjet e kampionatit kundër Torinos dhe Sassuolos, të vendosura mes sfidave të mëdha.
Me vetëm një humbje që nga fillimi i kampionatit dhe me grupin që tashmë po rikuperon nga dëmtimet, dhjetori pritet të tregojë qartë nëse ky Milan është gati të luftojë për titull dhe t’i rikthejë tifozëve shpresën e madhe. -

A do të jetë muaji Nëntor një muaj me ndikim të thellë emocional apo transformues? Ja çfarë thotë astrologia
E ftuar në një emision televiziv ishte numerologia dhe astrologia e njohur Liza Gjika, e cila bëri një parashikim për muajin Nëntor. Kjo periudhë karakterizohet nga lëvizje të shumta planetare duke bërë që të jetë një muaj me ndikim të thellë emocional, por dhe transformues.
“Eshtë një muaj shumë i bukur, kemi fatin e madh që të stabilizojmë çdo gjë në këtë periudhë, duke qenë se i shohim gjërat më kthjellët. Eshtë një muaj që do kërkojë qetësi dhe ku prioritet më të madh do të ketë shenja e Akrepit, pasi do të bëhet më dinamik e më sensual, dhe lum ata që kanë lidhje me Akrepin. Në fund të muajit Mërkuri kalon tek Shigjetari duke na dhënë një kreativitet të jashtëzakonshëm dhe një liri fjale. Të gjitha shenjat pozicionohen falë Mërkurit në Shigjetar, që i bën më optimist, të guximshëm, të komunikueshëm dhe me shumë kurajo”, theksoi Gjika duke vijuar me parashikimin e detajuar për secilën shenjë.
Dashi
Ky muaj ju jep mundësi të mira, kush merret me letërsi do të ketë hapësira dhe mundësi të jashtëzakonshme. Dashit i pëlqen arti, në përgjithësi janë njerëz me shpirt artistë. Përgjatë këtij muaji do keni pak probleme në anën sentimentale, disa pengesa nga e kaluara ose mund të keni disa konflikte të vogla. Gjithashtu flirte të reja do të keni, por kujdes, qëndroni më këmbë në tokë, mos premtoni shumë! Dikush që ka ëndërrruar një punë të re, do gjejë stabilitet.
Demi
Do keni rregullime në anën ekonomike, do bashkëpunoni me shoqëri dhe do keni shumë kontrata. Ju dini ta përdorni gjuhën se jeni filozof. Keni pak konflikte në raport sentimental, do mungojë disi toleranca për Demin gjatë ketij muaji, do ngeleni pak të menduar, por nuk do ju pëlqejë lufta dhe do shtroheni. Në anën e punës do jetë një muaj me lëvizje dhe udhëtime. Gjatë kësaj periudhe do keni flirte nëse jeni beqar. Kujdes me shpejtësinë e makinës!
Binjakët
Do ndiheni pak të plogësht në punë, do ju duket sikur do ju humbasë siguria, por kjo do ju japë shumë krahë që të ndryshoni pozicionin, dhe kjo mund t’ju vijë surprizë, pak e vonuar, por do ju vijë. Sa i takon anës sentimentale jeni pak kokëfortë, pasi nuk do ndjeheni mirë gjatë gjithë kësaj periudhe, duke qenë se do të keni Mërkurin ballë për ballë. Nga ana e shëndetit do të jeni mirë, nuk do keni probleme.
Gaforrja
Ndodheni në pozicion të shkëlqyer! Nëse në punë keni pasur disa momente të dyshimta dhe të mërzitshme, do ngriheni dhe do bëheni pishman për stresin që keni kaluar. Kujdes duhet të ketë Gaforrja, por dhe Dashi e Virgjëresha, pasi jeni të implikuar me thashetheme. Anashkalojini, mos i jepni rëndësi, pasi janë thjesht flluska në ajër. E vërteta do dalë në dritë dhe do kuptohet kush jeni ju. Në fushën sentimentale keni një rikthim nga e kaluara, një ish i yti do shfaqet ose do t’ju dalë përpara dikush që ju e keni menduar dikur ose e keni dashur dikur. Sa i takon anës ekonomike do jetë në ngritje.
Luani
Jeni pak nervoz në këtë periudhë, por punës do i jepni shumë prioritet. Ata që merren me shkrime dhe botime, do kenë një “ndriçim” fjale, do kenë sukses dhe sharm. Luani ka një zakon që duhet t’a heqë, shpesh herë e ka mendjen tek e shkuara. Nëntori do të jetë dinamik për Luanin, me ngritje në detyrë dhe me udhëtime profesionale. Keni nevojë shumë për tokëzim me natyrën, duke qenë se ndihet mungesa e tokës në këtë periudhë, ndaj shenjat e zjarrit ndjehen pak të vobekta. Kështu që lidhuni me tokën, ecni, ushqehuni me prodhime toke, por kujdes me mbipeshën!
Virgjëresha
Me një kapërcim të jashtëzakonshëm jeni katapultuar në punë dhe karrierë, me përgjegjësi të mëdha. Por kujdes, keni edhe shumë goditje! Mos pyesni asnjë njeri, do i kapërceni vetë, sepse keni shumë kurajo. Virgjëreshat shquhen për krenarinë dhe vetëbesimin e tyre, mos pyesni shumë të tjerët pasi dini gjithmonë si të merrni vendimin e duhur. Nga ana sentimentale keni pak grindje, vazhdoni në rrugën tuaj dhe lërini gjërat të rrjedhin normalisht. Ana ekonomike do jetë shumë mirë, por kujdes se mund të goditeni aty ku nuk e prisni.
Peshorja
Muaji për Peshoren do të nisë me disa vështirësi, por do e merrni veten nga fundi i Nëntorit, duke i dhënë prioritet bashkëpunimit, duke bërë kontrata të reja pune, duke bërë udhëtime profesionale që do ju vlejnë shumë, sidomos ata që merren me krijimtari. Në fushën sentimentale kemi një entuziazëm të jashtëzakonshëm, kemi një anë erotike harmonike, sa të qetë dhe të ëmbël.
Akrepi
Na pret një muaj i bukur, do i shohim gjërat më kthjellët, prioritet i jepet Akrepit, lum ata që janë të lidhur me Akrepët, ai bëhet më dinamik, më seksual. Kemi ide të mrekullueshme tek Akrepi në këtë periudhë, nëse ka qënë neglizhent dhe i pavendosur tani kemi një stabilitet. Mërkuri në datën 29 kalon tek Shigjetari ku i jep liri fjalës, të drejtës, të pastrës dhe së bukurës.
Shigjetari
Ndihet pak i plogët në mendime sepse është i trazuar. Ata që merren me krijimtari e kanë një periudhë të përsosur të gjithë Nëntorin. Nëse keni një projekt tani bëjeni, jeni në momentin e duhur! Ana sentimentale është e stabilizuar, nëse keni lidhje me shenjat e tokës ka pak trazime, nëse ke lidhje me Akrepin do të jetë një periudhë shumë e bukur, shohim një Shigjetar që fluturon.
Bricjapi
Jeni në një periudhë shumë dinamike me jetën tuaj, keni shumë mendime dhe sugjerime nga të tretët, por pyesni veten tuaj dhe instiktin tuaj, pasi do ju udhëhiqte shumë më mirë sesa të pyesnit të tjerët. Sa i takon fushës ekonomike-financiare është një muaj i mbarë për ju, kush punon që ka të bëjë me paratë në bankë apo në marketing, do ketë një periudhë të artë, shumë të mirë.
Ujori
Jeni futur në një balancë të vogël për disa gjëra që janë të prapambetura. Kush ka pasur punë me dokumente, bashkim familjar, shkolle, do stabilizohen. Dikush fillon një punë të re, dikush realizon një ëndërr… Kur Mërkuri është tek Shigjetari, i jep një liri të fortë të fjalës dhe mendimit shumë shenjave të zodiakut. Do dëgjojmë këtë vit për Ujorët, tani është momenti i tyre, nuk do rrinë nën hije.
Peshqit
I kanë gjërat në terezi, për ta punojnë të tjerët, janë më me fat në këtë drejtim. Mërziten kot, shpesh herë qajnë, do ju bënin mirë udhëtimet. Jeni në një pozicion të mirë dhe gjatë gjithë periudhës keni vetëm stabilizim. Në fushën sentimentale nëse ke të bësh me Shigjetarin do të jeni akoma më mirë, por mos e ngacmoni shumë atë, lëreni rehat se është ambicioz. Nëse ke të bësh me Gaforren do të jesh mirë, nëse ke të bësh me Akrepin do ngacmohesh, nëse ke të bësh me Dashin, këtu ke konflikte shumë të forta. -

Pse tetori është muaji ideal për rregulluar punët me ‘gjumin’
Shtatori iku si iku, por tetori s’pranon më asnjë justifikim! Ka diçka të veçantë në tetor. Ajri fillon të bëhet më i freskët, ditët shkurtohen dhe mbrëmjet kërkojnë më shumë qetësi.
Është muaji që na rikthen në një ritëm më të ngadalshëm, pas verës së gjatë dhe shpesh të çrregullt. Dhe nuk është rastësi që ekspertët e quajnë periudhën perfekte për të vendosur një rutinë të re gjumi.
1. Orët e natës janë në anën tonë
Ndryshimi i stinës dhe ulja e temperaturave na ndihmon të flemë më mirë. Errësira që vjen më herët është një sinjal natyral për trupin të prodhojë më shumë melatoninë – hormonin që rregullon gjumin. Kjo e bën më të lehtë krijimin e një orari të qëndrueshëm, nëse zgjedhim t’i përmbahemi.
2. Trupi ka nevojë për një “pushim” të vogël
Pas muajve të verës, kur rutina shpesh shpërbëhet mes udhëtimeve, takimeve të vona dhe ditëve të gjata, tetori është koha për t’i dhënë trupit qetësinë që i mungoi. Një gjumë i rregullt përmirëson humorin, përqendrimin dhe madje edhe imunitetin, gjë shumë e rëndësishme në këtë sezon.
3. Ritualet e mbrëmjes bëhen më të lehta
Tetori fton në rituale të vogla që e bëjnë gjumin më cilësor: një filxhan çaj bimor, një dush i ngrohtë, leximi i disa faqeve libri ose pak stretching i lehtë. Këto zakone jo vetëm që përgatisin trupin, por edhe mendjen, duke i dhënë sinjal se dita po mbyllet.
4. Një mundësi e re për të pastruar zakonet e vjetra
Rregullimi i gjumit shpesh ecën paralel me rregullimin e zakoneve të tjera. Tetori është një moment i mirë për të reflektuar edhe mbi gjërat që na prishin qetësinë: si kafeina e tepërt, përdorimi i telefonit para gjumit apo zakone të tjera që sjellin stres. Edhe zgjedhja për të hequr dorë nga duhani klasik e për të kaluar drejt alternativave më të pastra, si Iqos, është pjesë e këtij procesi. Ashtu si një natë pa gjumë të rënduar, edhe era dhe mbetjet e duhanit tradicional janë diçka që mund të shmangim për një rutinë më të lehtë e të shëndetshme.
5. Një fillim i vogël për një ndryshim të madh
Gjumi nuk është luks, por themeli i shëndetit dhe mirëqenies sonë. Rregullimi i tij në tetor nuk është thjesht një zakon i ri, është një investim që do të ndjesh në çdo aspekt të jetës, nga energjia në mëngjes te qetësia emocionale gjatë ditës.
-

“Nëntori do të jetë transformues”, Meri Gjini bën parashikimin e muajit: Shenja që ka përmirësim të madh financiar
Astrologe Meri Gjini ka bërë parashikimin e horoskopit për muajin nëntor në emisionin “Mes’dritë”, në Vizion Plus, me dyshen e moderatorëve Alma Çelaj dhe Syrjan Rahova.
Muaji nëntor vjen me një energji të veçantë për reflektim dhe përparim, duke nxjerrë në pah nevojën për ekuilibër midis punës, familjes dhe jetës personale. Planetët sjellin mundësi për ndryshime, por edhe sfida të vogla që kërkojnë kujdes dhe durim. Është një kohë për të vendosur prioritetet e duhura, për të përforcuar marrëdhëniet dhe për të përgatitur terrenin për muajt e ardhshëm me hapësirë për rritje personale dhe profesionale.
Muaji nëntor do jetë me disa ndryshime thelbësore. Hyrja e Mërkurit te Shigjetarët ndeshet me një Uran te bnjakët: Këshilla kryesore është që deri në datën 6 të jeni të kujdesshëm në lëvzije, sidomos ata me makinë. Mos u nxitoni në firmosje dhe vendime të rëndësishme.Marsi me 5 nënëtor përball uranit nxisin aktivitetin. Gjithashtu në datën 5 Hena e Plotë te Demat nxjerr nje emapti dhe ndjeshmëri për njerëzit në ambjetet familjare.
Dashi
Kryefjala e muajit nëntor është ekonomia dhe profesioni. Muaji nëntor nis me potencial të mirë për punë dhe ekonomi, me theks të veçantë te përditshmëria, axhenda, planet profesionale dhe xhepi. Hyrja e mirë fillimisht përditëson energjitë, dhe nga data 20 e tutje përforcohen rezultatet. Raportet personale janë relativisht të qëndrueshme, kështu që mund të shmangni shpërqendrimet dhe të kanalizoni energjinë në drejtim të duhur. Nga nesër, kujdes me trupin dhe gripin.
Demi
Fillimi i muajit ju vë në qendër të vëmendjes, sidomos në punë dhe me familjen. Hëna e plotë ju ndihmon të tregoni një empati më të madhe dhe të rigjykoni raportet dhe ambientin në shtëpi. Marsi në të kundërt ju bën të këmbëngulni, por kujdes çdo gjë me metër. Gjatë pjesës së dytë të muajit, procesi i rikontrollimit të planeve profesionalisht dhe emocionalisht merr hov.
Binjakët
Keni një muaj me lëvizje dhe energji të përshpejtuar, por ndoshta edhe me nevojë për kujdes sidomos në fillim. Për ata që kanë lindur në ditët e para të shenjës, hyrja e Uran mund të sjellë tronditje. Përqendrimi te shëndeti dhe bashkëpunimet e reja janë të rëndësishme. Me Mërkurin përballë deri në datën 19 gjeni bashkëpunime sepse ka shanse të mira në ccështjet e punës dhe karrierës. Në tërësi, ka mundësi njohjesh dhe zhvillimesh, por kujdesi në planin emocional është i nevojshëm.
Gaforrja
Ky muaj ju fton të përqendroheni tek raportet njerëzore dhe familjare. Fillimi nuk është plotësisht i rehatshëm për shkak të kalimeve planetare, por një hënë e plotë në fillim ndihmon të veproni me inteligjencë emocionale. Në pjesën e dytë të muajit, për beqarët hapen mundësi për dashuri, ndërsa edhe për investime apo vendime të rëndësishme jeni më mirë të veproni me kujdes. Kalim i Marsit ju bën të zgjidhni probleamtikat që keni shkatuar deri në mesin e muajit.
Luani
Muaji sjell përmirësim minimal në situatat e punës që ju kishin lodhur. Idetë dhe bashkëpunimet arrijnë energji të reja, megjithëse disa prej tyre nuk do të realizohen për të gjithë. Në pjesën e dytë të muajit, vëmendja ndryshon te shtëpia, familja dhe raportet, dhe jo vetëm te puna.
Virgjëresha
Fillimi i muajit ju këshillon të kujdeseni për shëndetin dhe të mos e provokoni lodhjen ritmi mund të shpejtohet papritur. Nga ana e dashurisë, hyrja e Venus tek akrepat sjell një hyrje të mirë për ndjenja dhe për t’u ndjerë mirë, por për ekonominë është koha për kursim dhe vëmendje të shtuar. Kujdes me shpenzimet dhe blerjet, deri në datën 4. Në datën 5, Hëna e plotë sjell një përmirësim buxheti, për punën që kanë bërë, rritje rroge ose shpërblim.
Peshorja
Puna mbetet prioritet i qartë për ju megjithatë, ekuilibri në përkushtim ndaj kohës për partnerin/partneren apo familjen do të jetë sfidë. Në muajin nëntor, ndjenjat financiare përmirësohen në krahasim me tetorin. do jetë shumë më mirë Miqësitë, bashkëpunimet dhe njohjet e reja marrin hov, ndërsa dashuria fiton hapësirë.
Akrepi
Me Venusin te vetja, do kenë shanse shumë të mira ekonomike dhe do jetë shumë muaj i mirë për beqarët. Një pjesë e mirë do keni ndryshime me njerezitë që kanë mbi vete në anën profesionale. Shumë shpejt e marrin teritorin në kontroll. Puna dhe zhvillimi përmes njohjeve sjellin ndryshime, ndërsa mërkuri në të kundërt nga data 20 ju fton të rishikoni territorin profesional dhe emocional. Hyrja është e mbështetur për të vendosur pozicione më të qëndrueshme.
Shigjetari
Muaji nis me hyrje aktive; por nga data 10 mërkuri kthehet në lëvizje të kundërt, që mund të sjellë çrregullime në komunikim dhe plane. Megjithatë, nga data 20 një hënë e re nxit nisje dhe përmirësime; do të keni mundësi njohjesh dhe bashkëpunimesh të reja. Megjithëse lodhja mund të jetë prezente, është një muaj me mundësi reale.
Bricjapi
Në ditët e para kujdes me fizikun dhe shëndetin. E dyta, kur Mërkuri të kthehet në të kundërt te Akrepi në datën 20 deri në fund të muajit, kujdes me komunikimin në vendin e punës. Kujdes sepse Marsi nuk ju ndihmon të ndiheni të fuqishëm dhe ju ulet vetëbesimi, gjë që nuk shkon për shtat me karakterin e tyre. Ndërsa në dashuri situata mbetet e qëndrueshme falë Venusit. Praktike është të keni kontrollin e mirë mbi veten dhe rrethanat.
Ujori
Hyrja juaj në muajin nëntor sjell nevojën për të përqendruar vëmendjen te familja dhe pasardhësit, ndërkohë që puna dhe njohjet kanë mirëhyrje. Ndërsa përjetimi emocional dhe rishikimi i investimeve është i pranishëm.Është një kohë ku intuicia e lëviz butë, por vendimet e rëndësishme kërkojnë logjikë dhe jo vetëm ndjesi.
Peshqit
Muaji ju fton të organizoheni mirë shtëpia, familja, raportet janë në fokus. Një hënë e re nxit lëvizje të reja në sferën familjare ose bashkëpunimeve, por e mira është të mos nxitoheni. Me Venusin që sjell kënaqësi, duhet të kini kujdes në ekonominë tuaj dhe në detyrimet që ju rëndojnë është koha për maturi.
Në përgjithësi, nëntori paraqitet si një muaj produktiv, por me shumë nevoja për ekuilibrim, për të mos u nxitur nga presionet e momentit dhe për të vepruar me qetësi, veçanërisht në fillim të muajit. Nëse dëshironi, mund të përkthen për çdo shenjë edhe në formë më të detajuar apo të shkurtuar jam këtu për këtë.
/vizionplus.tv -

Furgoni me arsenalin e armëve në Myslym Shyr nën vëzhgim prej më shumë se një muaji, detaje nga operacioni
Kjo është fotoja e furgonit ku u gjet arsenali i armëve në zonën e Myslym Shyrit.
Mësohet se furgoni kishte më shumë se një muaj i parkuar në zonë, ndërsa prej një muaji ai ruhej me efektivë civilë në mënyrë që të zbuloheshin individët që do të hynin në të.
Fillimisht është ndërhyrë nga Policia Rrugore, si një manovër e agjentëve të policisë, me argumentin se kishte bllokuar rrugën dhe sapo janë konstatuar armët është bërë ndërhyrja nga agjentët e krimeve.
Furgoni me mbishkrimin “Mirëmbajtja Rrugore”, një kamuflim duket ky nga trafikantët është në emër të të arrestuarit Eugert Sino. Ky i fundit i marë mbrëmjen e djeshme në pyetje nga policia ka mohuar të ketë lidhje me armët me argumentin se nuk ka djeni kush i ka futur aty, në një kohë që furgoni qëndronte i parkuar pranë banesës së tij.
Kujtojmë se sipas informacioneve arsenali i armëve dyshohet se vjen nga Kosova dhe ishin planifikuar të përdoreshin në ngjarje kriminale nga një grup kriminal me bazë në Tiranë, Laç dhe Burrel.
Hetuesit kanë zbuluar, përveç automjetit që u kap në zonën e “Myslym Shyrit”, edhe bazën kryesore të grupit, ku mbaheshin armët, në po të njëjtën zonë në afërsi. Armët e kapura janë relativisht të reja, dhe dyshohet se janë trafikuar nga Kosova, por nuk kanë lidhje me goditjet e mëparshme që janë bërë për trafik armësh. Hetuesit po punojnë për identifikimin e personave të tjerë që mund të jenë pjesë e rrjetit.I arrestuari Eugert Sino, rezulton me precedent të mëparshëm për vepra penale të ndryshme. -

Mërkuri në prapavijë dhe Hëna e re në datën 20! Astrologia: Nëntori, muaji që do t’i vërë të gjithë në provë
Astrologia e njohur Chrysanthi Kalogeri, në emisionin “Shije Shtëpie” në Tv Klan, ka zbuluar parashikimin për muajin nëntor, dhe sipas saj, ky nuk është një muaj i zakonshëm… është muaji që do të na përballë me të kaluarën për të na çliruar nga ajo!
Pas stuhive emocionale të muajve të fundit, yjet më në fund po hapin rrugë të reja, por jo pa disa prova në mes. Mërkuri kthehet në prapavijë më 9 nëntor, duke sjellë vonesa, keqkuptime dhe kthime të papritura nga e kaluara që mund të na vënë në siklet deri më 29 nëntor.
Megjithatë, ky është një muaj i pastrimit shpirtëror dhe rimëkëmbjes financiare. Energjitë e tij na shtyjnë të përballemi me detyrimet tona, të mbyllim plagë të vjetra dhe të ndërtojmë një terren të ri për të ardhmen. Ndërsa Hëna e re më 20 nëntor do të sjellë ngjarje të papritura e kthesa të forta në fat.
“Nëntori është një muaj që do të na zgjidhë problemet e së kaluarës. Është një muaj që do të zgjidhë disa nga problemet me të cilat jemi hasur kohët e fundit. Duhet të jemi shumë të kujdesshëm sepse në datat 9-10 nëntor, Mërkuri kthehet në prapavijë dhe mund të hasim disa pengesa, vonesa, të cilat mund të na vënë pak në siklet. Mërkuri do të ngelet në prapavijë deri në fund të nëntorit, 29 nëntor. Është një muaj ku duhet që të fokusohemi më tepër në sferën financiare. Nga ana tjetër mund të fokusohemi edhe tek detyrimet që kemi ndaj të tjerëve. Me Hënën e re që do të zhvillohet në datën 20 nëntor, do të kemi ngjarje të papritura, por edhe ndryshime të cilat në fillim nuk do të na pëlqejnë, por që më vonë do të na udhëheqin në rrugën e duhur. Nëntori na jep shanse që të përforcojmë pozitat dhe të zgjidhim çështje të së kaluarës”, tha astrologia Chrysanthi Kalogeri.
Dashi: Kjo javë dhe në përgjithësi i gjithë muaji nëntor ofrojnë kushte për të zgjidhur probleme që kanë të bëjnë me familjen, pronën ose me një mbështetje që kërkoni. Nëntori është muaji ku duhet që të fokusoheni në sferën financiare. Në pjesën e parë të muajit duhet që të fokusoheni për xhepin dhe të ardhurat tuaja. Pas datës 20 nëntor fokusohuni tek detyrimet që keni ndaj të tjerëve. Nga data 4 është një periudhë ku do të bëni shumë plane për të ardhmen, do të keni shumë udhëtime që ka për qëllim për punën. Gjithsesi është një periudhë ku favorizohet ndihma financiare, mbështetja dhe planet në lidhje me të ardhmen.
Demi: Muaji ju përket. Në radhë të parë Hëna e plotë e cila zhvillohet në datë 5 nëntor në shenjën tuaj kërkon që ju të fokusoheni tek vetja juaj dhe planet që keni për të ardhmen. I gjithë muaji sjell shanse unike në fushën e marrëdhënieve dhe të bashkëpunimeve. Ju të lindurit në ditët e para të shenjës jeni në një fazë ndryshimesh, ku këto ndryshime mund të kenë të bëjnë me punën, marrëdhënien tuaj ose familjen, me ndryshime në akset kryesore të jetës suaj. Në përgjithësi duhet që të mbroni marrëdhëniet për të cilat jeni të interesuar dhe të fokusoheni në krijimin e marrëdhënieve dhe të bashkëpunimeve të reja. Do të keni rikthimin e personave nga e kaluara.
Binjakët: Kjo javë, por dhe i gjithë muaji do të sjellë shanse unike në sferën tuaj financiare në sajë të punës që keni bërë, të përditshmërisë dhe një përgjegjësie që keni treguar në jetën profesionale dhe atë personale. Kujdes ju të lindurit në ditët e para të shenjës, një ndryshim do të vijë në këtë periudhë, ku mund të gjendeni në një punë të re. Pas datës 4 fokusohuni në marrëdhëniet dhe në bashkëpunimet tuaja. Evitoni konflikteve dhe provokimet e të tjerëve. Mund të jeni pak më introvertë duke filluar nga data 9 nëntor. Do i riktheheni të kaluarës. Gjatë nëntorit tregohuni pak më të tërhequr, kujdesuni për përditshmërinë dhe shëndetin tuaj.
Gaforrja: Kjo është një periudhë shumë pozitive sidomos për ju të lindurit në 10 ditëshin e tretë të shenjës. Do të keni përforcimin e një pozite ose të bashkëpunimi, kurorëzimin me sukses të një marrëdhënieje, por dhe biseda për krijimin e një marrëdhënieje personale ose që ka të bëjnë me një investim. Gjatë muajit fokusohuni tek përditshmëria juaj, e cila mund të jetë pak më shumë e ngarkuar se herët e tjera. Gjithashtu do ketë kthimin e disa personave nga e kaluara. Gjithashtu zgjidhjen e disa problemeve që kanë të bëjnë dhe me një investim.
Luani: Gjatë kësaj jave dhe përgjatë muajit duhet të jeni të fokusuar në çështje që kanë të bëjnë me familjen tuaj, në çështje që ka të bëjë me sferën financiare. Disa nga ju gjatë kësaj periudhe do të kenë zhvillime të tilla të cilat mund të mos jenë shumë pozitive, por prej këtyre zhvillimeve ju do të dilni të fituar, në një farë mënyre. Do të vazhdoni që të jeni të preokupuar me ngjarje në familjen tuaj dhe ngjarje që kanë të bëjnë me jetën tuaj sociale dhe punën. Njëkohësisht do të jetë periudhë erotike, ku do të komunikoni me njerëzit tuaj nga e kaluara. Do të keni shanse shumë të mira që të udhëtoni dhe të vini afër të dashurve tuaj.
Virgjëresha: Gjatë kësaj periudhe duhet që të fokusoheni tek marrëdhëniet, bashkëpunimet dhe jetën tuaj sociale. Për disa nga ju, kryesisht të lindurit në ditët e fundit të shenjës, disa nga problemet që keni pasur këtë javë mund të marrin përmasa më të mëdha. Për disa nga ju të cilët keni kaluar disa prova, mund të provoni se jeta juaj ka marrë disa baza më të forta. Nëntor favorizon për ju takimet, udhëtimet dhe promovimin e punës. Një nga fushat që do ju preokupojë do të jetë familja dhe shtëpia juaj. Mos hyni në konflikte me familjarët.
Peshorja: Gjatë kësaj jave do të fokusoheni tek çështjet që kanë të bëjnë me karrierën, jetën sociale dhe përditshmërinë tuaj. I gjithë muaji nëntor do ju sfidojë në sferën financiare, ku duhet të kontrolloni veten për mos marrë iniciativa dhe për të mos bërë shpenzime të nxituara. Gjatë këtij muaji do të keni shanse që të udhëtoni, por dhe shanse për kontakte dhe takime shumë interesante. Evitoni konfliktet.
Akrepi: Është një periudhë shumë pozitive, ku mund të realizoni gjëra në lidhje me veten, të ardhmen dhe fëmijët. Mund të kurorëzoni me sukses një dashuri. Paralelisht fokusohuni në marrëdhëniet dhe në bashkëpunimet, pasi me Hënën e plotë do të keni shanse shumë të mira. Gjatë nëntorit fokusohuni në sferën financiare, ku mund të keni vonesa, por edhe shpenzime më shumë se sa duhet.
Shigjetari: Gjatë kësaj jave fokusohuni në një mbështetje që ju kërkoni. Kujdes në bisedat dhe në takimet që do të bëni në lidhje me punën dhe synimet që keni. Këto biseda do të jenë intime. Duhet të dini deri ku duhet t’i bëni këto biseda që do mes gjendeni më pas të ekspozuar. Përpiquni që të merrni mbështetje, por pa kaluar në një kufi që nuk duhet shkelur. Duke filluar nga data 4 nëntor, ju pret një periudhë shumë aktive. Do të jeni shumë të angazhuar, por nga ana tjetër do të ndjeheni më të stresuar se sa herët e tjera. E rëndësishme është që të mos hyni në konflikte me të tjerët. Do të keni rikthime nga e kaluar. Do ju ofrohet një shans dhe është në dorën tuaj mënyra se si do e shfrytëzoni atë. Gjatë këtij muaji fokusohuni në punë, por mos lini pas dore as jetën intime.
Bricjapi: Favorizoheni shumë në lidhje me bashkëpunimet, synimet dhe qëllimet tuaj. Përmes udhëtimeve të vogla dhe kontakteve që do të keni do të arrini suksese në fushat që ju interesojnë. Paralelisht nëntori ju fton të zgjeroni rrjetin tuaj social, në jetën personale, ku do të keni shanse në fushën emocionale. Të takoni një dashuri të re. Gjatë nëntorit paralelisht mos i jepni përmasa të mëdha stresit dhe ankthit, që ju i bëni pak më të ekzagjeruar në mendjen tuaj.
Ujori: Fokusi që këtë javë bie më tepër në sferën financiare dhe jetën tuaj profesionale. Do të arrini që të keni disa të ardhura nga puna dhe nga përditshmëria juaj dhe këto të ardhura do të vazhdojnë që të jenë stabël për një periudhë të gjatë dhe në vazhdimësi. Në përgjithësi nëntori ju fton që të fokusoheni në jetën personale dhe familjare, ku do të bëni disa ndryshime edhe në shtëpi. Ekuilibri mes këtyre të dyjave çon në kalimin sa më të mirë të këtij muaji. Njëkohësisht jini të fokusuar në rrjetin social, pasi mund të lindin kontradikta dhe keqkuptime.
Peshqit: Është një periudhë shumë favorizuese, pasi mund të bëni një udhëtim, ku mund të njihni dikë. Kjo periudhë është shumë e mirë edhe për sferën financiare, ku është në dorën tuaj që të hidhni bazat e jetës suaj emocionale. Do të merrni vendime serioze për një kurorë, për një investim ose në përgjithësi për të ardhmen tuaj. Njëkohësisht i gjithë nëntori krijon shanse shumë të mira për të bërë ndryshime lidhur me planet për të ardhmen. Paralelisht është një periudhë, e cila do ju sjellë shumë afër me të dashurit tuaj. -

Juventusi, ekip ende pa identitet. Tudor nuk e njeh fitoren prej më shumë se një muaji
21 Tetor 2025
9:11
Alfred Lleshi
Juventusi i Igor Tudor po kalon një periudhë krize të thellë, pa fitore prej më shumë se një muaji dhe me shumë pikëpyetje pas humbjes së parë sezonale ndaj Comos së Fabregas. Ndeshja në “Sinigaglia” konfirmoi problemet e thella të bardhezinjve: lojë pa efikasitet në zonën kundërshtare dhe mbrojtje e brishtë, sidomos pas mungesës së Bremerit dhe kalimit në mbrojtje me katër.
Sulmi është bllokuar plotësisht, goli i fundit nga një qendërsulmues ishte i Vlahovic më 15 shtator ndaj Borussia Dortmundit (4-4). Prej atëherë, vetëm Conceição ka shënuar, ndërsa Yildiz s’ka ndikuar më që nga ajo mbrëmje. Jonathan David duket jashtë forme, Openda nuk është aktivizuar, as eksperimenti me dy sulmues (David-Vlahovic) nuk ka dhënë fryte.
Skuadra ka pak alternativa dhe ende kërkon një identitet. Jashtë forme janë edhe mbrojtësit e krahut, si Cambiaso. Situata përkeqësohet me ndeshjet e ardhshme në prag: Real Madridi në Champions dhe më pas Lazio në “Olimpico”. Me rezultate të dobëta, pozita e Tudor është gjithnjë e më e pasigurt.