“Dhe nga Nepravishta, atraksioni unik i Libohovës me natyrë të mrekullueshme, mikpritje të ngrohtë dhe autentike, fshati i dytë që i bashkohet aplikimit të Shqipërisë në programin “Fshatrat më të mirë turistikë” nga Organizata Botërore e Turizmit, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Kryeministri Edi Rama në një postim në rrjetet sociale.
Tag: mrekullueshme
-

Video/“Pamjet e mrekullueshme në Mat”, Rama:Destinacion që s’duhet lënë pa vizituar
Kryeministri Edi Rama e ka nisur përshëndetjen e ditës së sotme në rrjetin social “Facebook” me pamjet e mrekullueshme nga Mati.
Në këtë vend, sipas tij, natyra ofron një panoramë të jashtëzakonshme dhe një destinacion që nuk duhet lë pa u vizituar.
“MIRËMËNGJES dhe me pamjet e mrekullueshme nga Mati, ku natyra ofron një panoramë të jashtëzakonshme dhe një destinacion që nuk duhet lënë pa u vizituar, ju uroj një ditë të mbarë”, shkuan kryeministri Rama në Facebook.
-

Mati, një panoramë e jashtëzakonshme
“Me pamjet e mrekullueshme nga Mati, ku natyra ofron një panoramë të jashtëzakonshme dhe një destinacion që nuk duhet lënë pa u vizituar, ju uroj një ditë të mbarë’- shkruan Edi Rama duke postuar edhe videon nga pamjet e mrekullueshme të kësaj zone malore.
-

Gonçalo Ramos: “Ajo që ndodhi ishte e mrekullueshme”
11 Maj 2025
14:45
Telesport
Fitore e pastër për Paris Saint-Germain.
Skuadra e Luis Enrique, prej kohësh kampione e Francës, ka mundur 4-1 Montpellier mbrëmjen e së shtunës.
Një fitore bindëse dhe që nuk u vu kurrë në dyshim nga kundërshtarët e Inter-it në finalen e Champions League. Në fund të ndeshjes, sulmuesi Gonçalo Ramos ka thënë:
“Nuk ishte e lehtë të shënoheshin katër gola në këtë fushë. Jemi shumë të lumtur, tani është momenti të shijojmë këtë fitore. Të shënosh një gol është gjithmonë e bukur, por të shënosh tre është e mrekullueshme.
“Goli i parë? Ka qenë një aksion shumë i bukur i skuadrës dhe kam arritur ta finalizoj. Në rastin e golit të tretë kam qenë me kurriz nga porta, jam kthyer dhe jam ndihmuar nga traversa”. -

“Ishte paqësore dhe e mrekullueshme”/ Kardinali britanik rrëfen përvojën në konklavën që zgjodhi Papën Leon XIV
Kardinali Vincent Nichols, udhëheqësi i Kishës Katolike në Angli dhe Uells, ka ndarë për publikun britanik përvojën e tij në konklavën e fundit që çoi në zgjedhjen e Papës së ri, Leon XIV.
Në një intervistë për BBC, ai e përshkroi atmosferën në Kapelën Sistine si “jashtëzakonisht paqësore” dhe larg çdo forme tensioni apo politike.
Kardinali ishte një nga 133 kardinalët që morën pjesë në takimin e mbyllur, që nga tradita zhvillohet pa asnjë kontakt me botën e jashtme, derisa të zgjidhet Papa i ri. Konklava, që pasoi vdekjen e Papa Françeskut më 21 prill, zgjati vetëm një ditë – ndër më të shpejtat në historinë moderne të Vatikanit.
“Ishte një përvojë mjaft e mrekullueshme,” tha Kardinali Nichols. “Nuk kishte presion, nuk kishte mllef, nuk kishte politika. Thjesht një përqendrim i thellë në misionin tonë dhe dëshira për ta bërë mirë këtë proces.”
Kardinali, në moshën 79-vjeçare, ishte ndër më të moshuarit e lejuar të votojnë (kriteri i Vatikanit kërkon që votuesit të jenë nën 80 vjeç). Ai tregoi se i ishte marrë telefoni celular gjatë konklavës, çka i kishte dhënë më shumë kohë për reflektim dhe lutje. “Një nga gjërat që mësova ishte durimi,” shtoi ai. “Gjithçka ndodhte hap pas hapi dhe me shumë solemnitet.”
Për Papën e ri, Kardinali Nichols u shpreh se Leon XIV është “shumë vendimtar, në mënyrë të qetë”, dhe se di të marrë vendime të vështira pa shkaktuar ndarje. “Ai mund të thotë ‘jo’ me dashamirësi dhe të të përqafojë menjëherë më pas – një aftësi e rrallë dhe shumë e nevojshme për një Papë,” theksoi ai.
Ceremonia e inaugurimit të Papa Leon XIV do të zhvillohet më 18 maj në Sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan, ku do të marrin pjesë delegacione nga e gjithë bota. Princi Edward, Duka i Edinburgut, do të përfaqësojë Mbretin Charles në këtë ngjarje historike.Top Channel
-

“Ishte paqësore dhe e mrekullueshme”: Kardinali britanik rrëfen përvojën në konklavën që zgjodhi Papën Leon XIV
Kardinali Vincent Nichols, udhëheqësi i Kishës Katolike në Angli dhe Uells, ka ndarë për publikun britanik përvojën e tij në konklavën e fundit që çoi në zgjedhjen e Papës së ri, Leon XIV.
Në një intervistë për BBC, ai e përshkroi atmosferën në Kapelën Sistine si “jashtëzakonisht paqësore” dhe larg çdo forme tensioni apo politike.
Kardinali ishte një nga 133 kardinalët që morën pjesë në takimin e mbyllur, që nga tradita zhvillohet pa asnjë kontakt me botën e jashtme, derisa të zgjidhet Papa i ri. Konklava, që pasoi vdekjen e Papa Françeskut më 21 prill, zgjati vetëm një ditë – ndër më të shpejtat në historinë moderne të Vatikanit.
“Ishte një përvojë mjaft e mrekullueshme,” tha Kardinali Nichols. “Nuk kishte presion, nuk kishte mllef, nuk kishte politika. Thjesht një përqendrim i thellë në misionin tonë dhe dëshira për ta bërë mirë këtë proces.”
Kardinali, në moshën 79-vjeçare, ishte ndër më të moshuarit e lejuar të votojnë (kriteri i Vatikanit kërkon që votuesit të jenë nën 80 vjeç). Ai tregoi se i ishte marrë telefoni celular gjatë konklavës, çka i kishte dhënë më shumë kohë për reflektim dhe lutje. “Një nga gjërat që mësova ishte durimi,” shtoi ai. “Gjithçka ndodhte hap pas hapi dhe me shumë solemnitet.”
Për Papën e ri, Kardinali Nichols u shpreh se Leon XIV është “shumë vendimtar, në mënyrë të qetë”, dhe se di të marrë vendime të vështira pa shkaktuar ndarje. “Ai mund të thotë ‘jo’ me dashamirësi dhe të të përqafojë menjëherë më pas – një aftësi e rrallë dhe shumë e nevojshme për një Papë,” theksoi ai.
Ceremonia e inaugurimit të Papa Leon XIV do të zhvillohet më 18 maj në Sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan, ku do të marrin pjesë delegacione nga e gjithë bota. Princi Edward, Duka i Edinburgut, do të përfaqësojë Mbretin Charles në këtë ngjarje historike.Top Channel
-

Cilat Janë Llojet më të Mira të Aloe Verës – Zbulojeni Përmes Fotove
Aloe njihet si bima e përjetësisë dhe simbol i parajsës.
Vlerat e Aloe Verës janë të mrekullueshme dhe me siguri lexuesit e AgroWeb.org janë të mirëinformuar.Këtë bimë të mrekullueshme mund ta kultivoni edhe në shtëpinë tuaj dhe ta keni gati për urgjenca si gërvishtje, çarje apo djegie.
A e dini se nga kjo bimë mund të përfitoni shumë edhe nëse e pini?
Aloe Vera përmban mbi 200 përbërës biologjikisht aktivë si polisakaride, vitamina, enzima, amino acide dhe minerale që promovojnë përthithjen sa më të mirë të ushqyesve për të cilat trupi ka aq shumë nevojë.
Llojet më të mira të bimës së Aloe Verës
Në botë, gjenden mbi 400 varietete të bimës së Aloe Verës, por jo të gjitha janë të mira dhe të vlefshme për konsum nga njerëzit.
Shumica e këtyre varieteteve shërbejnë për dekorim, dhe vetëm pak prej tyre kanë efektet çudibërëse për mirëqenien e njeriut. Sipas një publikimi të Medical Plants of the World, varietetet më të mira të Aloe Verës janë:
Aloe Barbadensis, të cilën mund ta gjeni edhe me emrin Aloe SabilaAloe Arborescens
Aloe Saponaria, që mund të gjendet edhe me emërtimin Aloe Maculata
Aloe Ferox
Kjo bimë në Shqipëri gjendet në pikat e tregëtimit të luleve, por edhe pranë kompanive që furnizojnë me lule të gjithë tregun e qyteteve në vend. Të dhënat e publikuara nga “The Journal of Environmental Science and Health”, tregojnë se Aloe Vera ka vlera të fuqishme në betejën kundër baktereve, virozave dhe mykut. Këto veti e bëjnë këtë bimë të dobishme në pastrimin e organizmit nga toksinat dhe në fuqizimin e sistemit imunitar.
Por këto nuk janë vlerat e vetme të bimës së Aloe Verës.
Nëse konsumoni ose përdorni Aloe Vera, atëherë do të përmirësoni disponibilitetin e vitaminës B12 në organizëm.
Kjo do të thotë se trupi do ta përthithë dhe përdorë më mirë këtë vitaminë të nevojshme.
Ajo përmban gjithashtu vitaminat A, C, E, acid folik, si edhe vitaminat B1, B2, B3 dhe B6.
Kjo bimë e mrekullueshme përmban 20 nga 22 amino acidet esencialë për të cilat ka nevojë organizmi i njeriut, por edhe acid salicilik që lufton inflamacionin dhe bakteret.
Përveç rolit të pastrimit të organizmit, Aloe Vera përqendrohet kryesisht tek largimi i toksinave nga stomaku, veshkat, shpretka, tëmthi dhe mëlçia.
Gjithashtu ndihmon me tretjen, ulçerën dhe inflamacionin në stomak.
Aloe Vera forcon sistemin tretës dhe ofron një alternativë të shëndetshme për ata që vuajnë nga artriti.
Mënyra më e rekomandueshme është që të pini lëngun e bimës, të cilën mund ta rrisni vetë në shtëpinë tuaj.
Kombinojeni xhelin në lëngjet tuaja të preferuara të frutave dhe perimeve ose pijeni veçmas. Sigurohuni që të përdorni xhel të pastër që nxirret nga pjesa e brendshme e gjetheve të bimës.
Shija e xhelit mund të jetë pak e athët dhe e hidhur, por mund ta përzieni me pak mjaltë dhe të përfitoni vlera të shumëfishta./AgroWeb.org -

Vezët e Peshkut, Burimi Natyral i Shëndetit të Mirë
Vezët e peshkut janë një burim i shkëlqyer i vitaminës D dhe rekomandohen fort për të zgjidhur problemin shqetësues të mungesës së kësaj vitamine.
Sipas të dhënave të AgroWeb.org kjo vitaminë e mrekullueshme ul gjasat e shfaqjes së sëmundjeve të zemrës, çrregullimeve imunitare dhe formimin e qelizave të dëmshme.
Në diagnostifikimin e sëmundjeve, mjekët po përfshijnë edhe analizat e sasisë së vitaminës D për të cilën ka nevojë pacienti.
Ndaj ata po e rekomandojnë gjithnjë më shumë.
Përveç suplementëve që gjenden sa hap e mbyll sytë, vitaminën D mund ta merrni nga burime natyrale.
Këto të fundit janë shumë të shëndetshme.
I tillë është rasti i vezëve të peshkut, një ushqim rëndësia e të cilit ka dalë në pah shumë kohë më parë.
Një analizë e Fondacionit Weston A.Price shpjegon se një lugë gjelle me vezë peshku në formë pluhuri përmban 17,000 njësi të vitaminës D.
Në të njëjtën sasi gjenden vitamin A, K2, zinku, Jodi dhe acidet yndyrore omega-3.
Ku Mund Të Gjeni Vezët e Peshkut ?
Vezët e peshkut mund t’i blini në shumë dyqane peshku.
Në këto të fundit, vezët janë të pastruara dhe gati për gatim ose pjekje.
Në ndalesën tuaj të rradhës, kërkoni për vezë të freskëta që të merrni më të mirën prej tyre.
Shumë njerëz i injorojnë këto thesare, pa qenë në dijeni për vlerat e mrekullueshme që ato mbartin.
Dashamirësit e këtij ushqimi i konsumojnë edhe në mëngjes disa herë në javë.
Mjafton edhe gjysëm luge çaji në ditë për të marrë shumë ushqyes të dobishëm.
Shija është e mrekullueshme, por duhet të mësoheni me të.
Nëse nuk i keni provuar më parë, niseni me sasi të vogla, deri sa të zbuloni shijen e pashoqe.
AgroWeb.org ju sugjeron që vezët e peshkut mund t’i kaurdisni me vaj ulliri për dy ose tre minuta.
Ato mund t’i lyeni me miell dhe t’i gatuani njësoj si peshqit. /AgroWeb.org -

Fati është me ju! Shenjat e horoskopit që do të kenë një Pashkë të mrekullueshme
Pashka po afron dhe pranvera është në lulëzim të plotë. E njëjta gjë vlen edhe për lëvizjet astrologjike. Gjithçka po futet në një ritëm të Pashkëve dhe shenjat e mëposhtme të zodiakut do të kalojnë një kohë të mrekullueshme, pasi do të lënë pas frikën dhe pasigurinë ose do të gjejnë ngrohtësinë dhe rehatinë që kërkonin.
DemiKëto ditë ju presin zhvillime romantike, duke qenë se planeti juaj në pushtet, Venusi, është te Dashi dhe forcon dashurinë dhe marrëdhëniet. Me pak fjalë, nëse keni një lidhje, gjithçka shkon më mirë dhe nëse nuk keni, mund të bëni një njohje shumë interesante. Nëse Demi nuk do të lejojë që egoja e tyre të fitojë dhe t’ua turbullojë mendjen, është e sigurt që ditët do të kalojnë të qeta dhe argëtuese.
AkrepiAkrepat njihen për thellësinë e emocioneve dhe vendosmërinë e tyre. Kur përballen me fatkeqësi, ata gërmojnë thellë në psikikën e tyre, duke nxjerrë mençuri nga përvojat e tyre më të errëta. Ata e shfrytëzojnë dhimbjen e tyre duke e transformuar atë në energji dhe përballen me demonët e tyre kokë më kokë, duke refuzuar të përcaktohen nga plagët e tyre. Nëpërmjet cenueshmërisë dhe guximit të tyre, ata frymëzojnë të tjerët të përballen me hijet e tyre, duke i çuar drejt shërimit dhe njohjes së vetvetes. Këto ditë janë plot energji dhe perspektiva të reja, të cilat Akrepat do t’i shfrytëzojnë nëse lënë pas frikën dhe pakënaqësinë.PeshqitPeshqit kanë një aftësi të lindur për të empatizuar dhimbjen e të tjerëve. Ata e përqafojnë cenueshmërinë si një burim force dhe ofrojnë shpresë dhe humanizëm. Nëpërmjet akteve të mirësisë dhe dhembshurisë, ata ndihen më mirë vetë dhe kjo duket nga jashtë. Kështu që këtë Pashkë mbizotëron qetësia dhe humanizmi i tyre, duke sjellë paqe për veten dhe ata që i rrethojnë. Në të njëjtën kohë, favorizohet edhe jeta e tyre profesionale, me veprimet e tyre të theksuara dhe me përmirësimin e financave, për sa kohë që nuk tërhiqen nga emocionet dhe entuziazmi dhe prishin gjithçka.
-

Inzaghi: Mbrëmje e mrekullueshme, ky sezon i gjatë po na jep shumë emocione
“Është një mbrëmje e mrekullueshme, e jetuar në stadiumin tonë, përpara tifozëve tanë, kundër një skuadre shumë të fortë. Duhej të bënim dy ndeshje të mëdha, duke dhënë gjithçka që kishim. Djemtë ishin të jashtëzakonshëm, është një sukses për t’u ndarë me gjithë botën interiste. Vazhdojmë përpara në këtë sezon të gjatë, që po na dhuron shumë emocione”.
Kështu u shpreh në fillim të fjalës së tij, pas barazimit 2-2 në “San Siro”, ndaj bavarezëve, trajneri Simone Inzaghi. Ky barazim, duke llogaritur edhe fitoren 2-1 në çerekfinalen e parë, e dërgoi Interin në gjysmëfinale, ku tashmë e pret Barcelona.
Tani jeni skuadra favorite në Champions?Në këtë skenë të madhe është edhe më kënaqësi, sepse përtej buxheteve, që nuk zbresin në fushë, Bayerni nuk e uli kurrë intensitetin, por ne iu përgjigjëm goditje për goditje.
Pas golit të pësuar, përmbysët gjithçka për tre minuta. A ka dorë Inzaghi në këtë pjekuri të skuadrës zikaltër?Kjo është dora e këtyre djemve, që ndihen mirë së bashku. Punojnë dhe sakrifikohen. Kemi gati katër vite së bashku. Ndërtuam një skuadër të shkëlqyer mes vështirësish, sepse fillimisht Zhang e më pas Oaktree ishin shumë të qartë me mua. Duhej të sistemonim disa gjëra më parë, e bëmë, dhe arritëm të krijonim një ekip që na ka dhënë trofe e fitore të rëndësishme. Kjo paraqitje na shpërblen për gjithë punën, bashkë me stafin përpiqemi gjithmonë t’i vendosim djemtë në kushtet më të mira.
Çfarë biseduat me Arnautovic?Këto ditë kishte marrë një goditje kundër Cagliarit dhe nuk ishte në formën më të mirë. I kërkova nëse ishte i gatshëm dhe më tha po, edhe sonte. Pastaj vendosa për një zëvendësim tjetër. Kjo tregon bashkimin e grupit. Edhe të dëmtuarit që ishin në pankinë e kanë përjetuar njësoj me ne. Duhet t’i shijojmë këto mbrëmje, ‘San Siro’ ishte me të vërtetë emocionues. Urime djemve për atë që dhanë në fushë.
