Tag: mrekullueshme

  • Ancelotti: Ëndërroj finalen Brazil-Itali në Botërorin 2026, do të ishte e mrekullueshme

    Ancelotti: Ëndërroj finalen Brazil-Itali në Botërorin 2026, do të ishte e mrekullueshme

    15 Nëntor 2025

    10:15

    Alfred Lleshi

    Trajneri i Brazilit, Carlo Ancelotti, në një intervistë për “Gazzetta dello Sport”, shprehu dëshirën për një finale Brazil-Itali në Botërorin 2026. Ai tha: “Italia? Do të duhet të luftojë sërish përmes ‘play off’-eve dhe eliminatoreve të vështira. Shpresoj që të kualifikohet. Duhet të kualifikohet. Sinqerisht, mendoj se do t’ia dalë. Pastaj do të takohemi në finale. Do të ishim të gjithë të lumtur, italianët, brazilianët dhe unë veçanërisht. Emocionalisht për mua do të ishte e mrekullueshme”.
    Për Brazilin theksoi: “Është një kombëtare e mirë, shumë i mirë. Kemi veteranë të nivelit të lartë dhe të rinj me cilësi. Jemi të rrethuar nga një pasion i jashtëzakonshëm. Na kërkojnë ta fitojmë Botërorin dhe atë do të përpiqemi të bëjmë. Ka kaluar shumë kohë pa e fituar, prandaj brazilianët e duan me të drejtë kupën e gjashtë”.
     

  • Carvajal: Ta mundësh Barcelonën është e mrekullueshme, si kapiten edhe më speciale

    Carvajal: Ta mundësh Barcelonën është e mrekullueshme, si kapiten edhe më speciale

    27 Tetor 2025

    10:52

    Alfred Lleshi

    Pas fitores në “El Clasico” ndaj Barcelonës, mbrojtësi i Real Madridit, Dani Carvajal, tha: “Mendoj se fitorja ishte e merituar, edhe pse rezultati është pak i ngushtë. Ishte një ndeshje kyçe ndaj një rival direkt, dalim me një ndjenjë të shkëlqyer prej saj dhe në krye të renditjes. Në këtë ndeshje ishim shumë të mirë në lojën pa top, e interpretuam ndeshjen mjaft mirë, duke ditur kur të ushtrojmë presion të lartë dhe kur të bashkohemi”.
    Ai shtoi: “Ky ishte çelësi. Skuadra, me të vërtetë, vuajti pak. Praktikisht dhuruam shumë pak raste për kundërshtarin. Të mundësh Barcelonën në shtëpi është e mrekullueshme, të jesh kapiten në ‘El Clasico’ është speciale. Këto tri pikë shpresojmë të jenë vendimtare për garën tonë në La Liga, por duhet të vazhdojmë kështu”.

  • “Gjatë ditës së sotme, mund të humbisni…”/ Ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju, sot

    “Gjatë ditës së sotme, mund të humbisni…”/ Ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju, sot

    Dashi
    Veproni shpejt sot, përndryshe mund të mbeteni prapa. Nëse uleni dhe prisni që dikush t’ju japë një ftesë, ndoshta nuk do të arrini kurrë aty ku doni të shkoni. Pasi të veproni, nuk do të ketë asgjë që t’ju ndalojë. Çelësi është të bëni hapin e parë.
    Demi
    Mund të ndjeni pak konflikt në botën tuaj sot, veçanërisht kur bëhet fjalë për emocionet. Mbani mend se perceptimi juaj për një mosmarrëveshje mund të ndikojë ose të prishë rezultatin. Mund të fitoni një perspektivë të mrekullueshme kur tregoheni të hapur për gjëra krejtësisht të reja për ju.
    Binjakët
    Mund të humbisni ekuilibrin emocional gjatë ditës së sotme. Ndoshta është e vështirë të merrni një vendim. Mundohuni të mos përfshiheni shumë në thashethemet që qarkullojnë përreth jush. Njerëzit mund të flasin mjaft sot, por ajo për të cilën duhet të shqetësoheni është përmbajtja.
    Gaforrja
    Veproni ashtu siç ndiheni përbrenda. Mos hezitoni të shprehni atë që ndjeni. Nuk përjashtohet mundësia e një oferte të re në punë. Sa I përket lidhjes suaj në çift, përpiquni të dilni nga rutina juaj.
    Luani
    Do të tërhiqesh në shumë drejtime sot. Ki kujdes që të mos fillosh në shumë drejtime njëherësh dhe më pas të mos ndjekësh asnjërën prej tyre. Nëse je i bllokuar dhe i pasigurt kalo pak kohë vetëm.
    Virgjëresha
    Falënderoji miqtë e tu sot. Bëju të ditur sa shumë kanë rëndësi për ty. Është e rëndësishme t’u tregosh vlerësimin tënd njerëzve përreth teje. Sa më bujar të jeni, aq më mirë do të jesh në të gjitha situatat. Ndani buzëqeshjen tuaj dhe nuk mund të gaboni.
    Peshorja
    Është e rëndësishme të komunikoni ndjenjat tuaja sot. Keni tendencë t’i mbani ato brenda dhe të prisni derisa të grumbullohen dhe të shpërthejnë si një vullkan. Thuaju atë që duhet t’u thuash njerëzve që kanë nevojë të dëgjojnë se si ndihesh.
    Akrepi
    Kjo është një ditë e mrekullueshme për ty, Akrep, prandaj shfrytëzoje çdo moment sa më shumë. Mund të arrish shumë gjëra të ndryshme ndërsa përballesh me shumë gjëra të ndryshme në të njëjtën kohë. Të tjerët do të frymëzohen nga veprimet e tua të mrekullueshme.
    Shigjetari
    Shigjetar, mund t’ju kërkohet të ktheheni mbrapsht sot dhe të përpiqeni të reflektoni. Sensi juaj i mprehtë i humorit është pikërisht ajo që nevojitet për të mposhtur çdo ego të fryrë dhe sipërfaqësore. Është e rëndësishme të relaksoheni, pavarësisht sesa mundësi mund të keni.
    Bricjapi
    Sot mund të ndiheni shumë energjik, kështu që duhet ta shfrytëzosh këtë mundësi për të ecur përpara drejt qëllimeve të tua. Lidhja me të tjerët është një aspekt i rëndësishëm i ditës. Bëj çmos të punosh me individë me të njëjtat mendime.
    Ujori
    Mendja juaj po gumëzhin si një bletë. Mos u përqendroni shumë në detaje. Mund të keni tendencë të shqetësoheni për rezultatet, por e vërteta është se problemet do të zgjidhen vetë nëse do të keni një pamje të qartë të qëllimeve tuaja.
    Peshqit
    Je në rrugën e duhur për të pushtuar një fushë që dikur e konsideroje të pamundur. Qëndro i fortë dhe i vendosur. Kjo është një kohë e shkëlqyer për ty. Sa I përket lidhjes në çift, bëni kujdes me fjalët gjatë një debati.

  • Horoskopi për ditën e sotme, 21 shtator 2025. Çfarë parashikojnë yjet për të gjithë shenjat e zodikut?

    Horoskopi për ditën e sotme, 21 shtator 2025. Çfarë parashikojnë yjet për të gjithë shenjat e zodikut?

    DashiVeproni shpejt sot, përndryshe mund të mbeteni prapa. Nëse uleni dhe prisni që dikush t’ju japë një ftesë, ndoshta nuk do të arrini kurrë aty ku doni të shkoni. Pasi të veproni, nuk do të ketë asgjë që t’ju ndalojë. Çelësi është të bëni hapin e parë.
    DemiMund të ndjeni pak konflikt në botën tuaj sot, veçanërisht kur bëhet fjalë për emocionet. Mbani mend se perceptimi juaj për një mosmarrëveshje mund të ndikojë ose të prishë rezultatin. Mund të fitoni një perspektivë të mrekullueshme kur tregoheni të hapur për gjëra krejtësisht të reja për ju.

    BinjakëtMund të humbisni ekuilibrin emocional gjatë ditës së sotme. Ndoshta është e vështirë të merrni një vendim. Mundohuni të mos përfshiheni shumë në thashethemet që qarkullojnë përreth jush. Njerëzit mund të flasin mjaft sot, por ajo për të cilën duhet të shqetësoheni është përmbajtja.

    GaforrjaVeproni ashtu siç ndiheni përbrenda. Mos hezitoni të shprehni atë që ndjeni. Nuk përjashtohet mundësia e një oferte të re në punë. Sa I përket lidhjes suaj në çift, përpiquni të dilni nga rutina juaj.

    LuaniDo të tërhiqesh në shumë drejtime sot. Ki kujdes që të mos fillosh në shumë drejtime njëherësh dhe më pas të mos ndjekësh asnjërën prej tyre. Nëse je i bllokuar dhe i pasigurt kalo pak kohë vetëm.
    VirgjëreshaFalënderoji miqtë e tu sot. Bëju të ditur sa shumë kanë rëndësi për ty. Është e rëndësishme t’u tregosh vlerësimin tënd njerëzve përreth teje. Sa më bujar të jeni, aq më mirë do të jesh në të gjitha situatat. Ndani buzëqeshjen tuaj dhe nuk mund të gaboni.
    PeshorjaËshtë e rëndësishme të komunikoni ndjenjat tuaja sot. Keni tendencë t’i mbani ato brenda dhe të prisni derisa të grumbullohen dhe të shpërthejnë si një vullkan. Thuaju atë që duhet t’u thuash njerëzve që kanë nevojë të dëgjojnë se si ndihesh.
    AkrepiKjo është një ditë e mrekullueshme për ty, Akrep, prandaj shfrytëzoje çdo moment sa më shumë. Mund të arrish shumë gjëra të ndryshme ndërsa përballesh me shumë gjëra të ndryshme në të njëjtën kohë. Të tjerët do të frymëzohen nga veprimet e tua të mrekullueshme.
    ShigjetariShigjetar, mund t’ju kërkohet të ktheheni mbrapsht sot dhe të përpiqeni të reflektoni. Sensi juaj i mprehtë i humorit është pikërisht ajo që nevojitet për të mposhtur çdo ego të fryrë dhe sipërfaqësore. Është e rëndësishme të relaksoheni, pavarësisht sesa mundësi mund të keni.
    BricjapiSot mund të ndiheni shumë energjik, kështu që duhet ta shfrytëzosh këtë mundësi për të ecur përpara drejt qëllimeve të tua. Lidhja me të tjerët është një aspekt i rëndësishëm i ditës. Bëj çmos të punosh me individë me të njëjtat mendime.
    UjoriMendja juaj po gumëzhin si një bletë. Mos u përqendroni shumë në detaje. Mund të keni tendencë të shqetësoheni për rezultatet, por e vërteta është se problemet do të zgjidhen vetë nëse do të keni një pamje të qartë të qëllimeve tuaja.
    PeshqitJe në rrugën e duhur për të pushtuar një fushë që dikur e konsideroje të pamundur. Qëndro i fortë dhe i vendosur. Kjo është një kohë e shkëlqyer për ty. Sa I përket lidhjes në çift, bëni kujdes me fjalët gjatë një debati.

  • Braktisi stolin dhe e pa ndeshjen në tribunë, çudit Luis Enrike: Mundësi e mrekullueshme, mund ta bëj sërish

    Braktisi stolin dhe e pa ndeshjen në tribunë, çudit Luis Enrike: Mundësi e mrekullueshme, mund ta bëj sërish

    Luis Enrike i ka çuditur të gjithë në përballjen e sotme mes PSG-së dhe Lenit, e fituar me shifrat 2-0 nga kryeqytetasit. Trajneri spanjoll nuk ishte i pranishëm në pankinë si përherë. Këtë herë Luis Enrike kishte braktisur stolin për tribubën. Ai shpjegoi gjatë konferencës për shtyp se është frymëzuar nga trajnerët e regbisë. Kreu i pankinës së PSG-së u shpreh se nga tribuna kishte mundësinë të monitoronte më mirë performancën e skuadrës.
    “Kam kohë që mendoj për përmirësimin e performancës sonë me stafin e trajnerëve. I pashë trajnerët e regbisë ta shihnin situatën nga një perspektivë tjetër. E pashë pjesën e parë nga tribunat dhe duhet të them se është një mundësi e mrekullueshme. Isha në gjendje të monitoroja gjithçka në lidhje me performancën tonë dhe në pushimin e pjesës së parë u ktheva në dhomën e zhveshjes me shumë më tepër informacion. Mund ta bëj përsëri në të ardhmen”, ka deklaruar Luis Enrike./Sport Ekspres/

  • Rikthehet në kombëtare pas 7 vitesh, Loftus-Cheek: E mrekullueshme, Tuchel trajner i rëndësishëm për mua

    Rikthehet në kombëtare pas 7 vitesh, Loftus-Cheek: E mrekullueshme, Tuchel trajner i rëndësishëm për mua

    4 Shtator 2025

    11:06

    Telesport

    Shtatë vjet pas thirrjes së tij të fundit në kombëtare, Ruben Loftus-Cheek ka fituar përsëri një grumbullim për Anglinë për kualifikueset e Kupës së Botës. Mesfushori i Milan shprehu lumturinë e tij gjatë kampit stërvitor të ekipit kombëtar.
    “Kur dëgjova për lajmin isha në shtëpinë e nënës sime. Ishte një moment i mrekullueshëm, të kthehesha pas gjithë kësaj kohe është e mrekullueshme”, tha mesfushori 29-vjecar.
    Më tej, ai shtoi: “Pas vitit 2018, pësova shumë lëndime, përfshirë një këputje të tendinit të Akilit. Fatkeqësisht, këto pengesa më penguan të shijoja ato momente. Ishte stresuese ta ndiqja Anglinë nga larg për gjithë këtë kohë”.
    Në ekipin kombëtar, Loftus-Cheek do të ribashkohet përsëri me Thomas Tuchel, një nga trajnerët që kontribuan më shumë në zhvillimin e tij si lojtar. “Kur ai mbërriti te Chelsea, ai donte që unë të luaja si mbrojtës i krahut dhe unë fillimisht refuzova”, kujton Loftus-Cheek.
    “Me kalimin e kohës fillova të luaja në atë pozicion dhe në shumë të tjera, pikërisht sepse ndjeva besimin e tij. E falënderoj sërish për besimin dhe shpresoj t’ia shpërblej në fushë”, tha mesfushori kuqezi.

  • Magjia e Karaburunit, zona më e pëlqyer për turistët që vizitojnë bregdetin shqiptar

    Magjia e Karaburunit, zona më e pëlqyer për turistët që vizitojnë bregdetin shqiptar

    Gadishulli i Karaburunit mbetet një nga thesaret më të veçanta të turizmit në jug të vendit.

    Nga zona e shpellës së Haxhi Alisë, udhëtimi vazhdon drejt kepit të Gjuhëzës, për të kaluar më tej në Gjirin e Dafinës. Pas tij ndodhen gjiret e Bristanit, të Shën Andreas, të Anglezit dhe shume gjire apo shpella nënujore me pamje të mrekullueshme, ndërsa rruga detare për turistet përfundon në Gjirin e Gramës, i cili është edhe pika më tërheqëse për të huajt, që e veçojnë për shkak të shkëmbinjve madhështorë e mbishkrimeve antike të ruajtura aty prej shekujsh.
     “E dashura ime ma sugjeroi ketë vend kaq te bukur. Çdo gjë është e mrekullueshme dhe pa dyshim do tua rekomandoja edhe miqve te mi”, tha një turist amerikan.
    “Vij nga Kalabria, dhe eksperienca që po jetoj teksa vizitoj këto bukuri më bën të rikthehem sërish të vizitoj gjiret e pafundme që ofron ku gadishull me këtë natyrë dhe ujë të pastër”, u shpreh një vizitor nga Italia.
    “Një mot kaq i bukur në Londër mungon, për më tepër bukuri të tilla dhe çmime të tilla nuk i gjejmë. Do të jetë një nga vendet që do tua rekomandoja absolutisht miqve te mi”, tha një vizitore nga Anglia.
    “Vij nga Belgjika dhe prej 14 ditësh po bëjmë një tur në Shqipëri, sot ndodhemi në këtë vend kaq të bukur, do vizitojmë Beratin destinacionin tonë të fundit e do të kthehemi në vendin tone”, u shpreh një turist nga Anglia.
    Karaburuni, me natyrën e tij të egër dhe detin kristal ofron një përvojë të pazëvendësueshme për vizitorët që kërkojnë turizëm, aventurë dhe eksplorim larg destinacioneve të zakonshme bregdetare dhe këtë eksperience akoma me te bukur e bën perëndimi i diellit midis gadishullit dhe ishullit.
     
     

    Top Channel

  • ‘Kjo do të jetë një ditë e mrekullueshme për ju dhe familjen tuaj’/ Horoskopi për ditën e sotme, 19 gusht 2025

    ‘Kjo do të jetë një ditë e mrekullueshme për ju dhe familjen tuaj’/ Horoskopi për ditën e sotme, 19 gusht 2025

    Dashi
    Sot do të keni një saktësi të jashtëzakonshme. Ju do të rishikoni gjithçka në lidhje me shpenzimet tuaja. Përkundër asaj që mendojnë të tjerët, është e rëndësishme të fokusoheni të aspekti profesional.

    Demi
    Nëse dëshironi të siguroni veten, sot mund të punoni në pamjen tuaj të jashtme. Ju mund të keni një prirje për të ndryshuar diçka, por nuk keni pse ta teproni. Energjia e ditës ka të bëjë me shtimin e një prekje të veçantë që bën të gjithë ndryshimin.

    Binjakët
    Ju ndoshta jeni duke kërkuar objektiva të rinj në karrierën tuaj dhe jetën personale. Sot do të keni mundësinë të ndani disa ide dinamike me njerëz të rinj. Nëse mundeni, duhet të përpiqeni të organizoni takime të rregullta me ta.

    Gaforrja
    Kjo do të jetë një ditë e mrekullueshme për ju dhe familjen tuaj. Ju takon ju të kujdeseni për ta. Është radha juaj të planifikoni gjërat në familje. Një udhëtim do të jetë shumë i favorshëm.

    Luani
    Një ditë e mrekullueshme ju pret. Jeta po ju jep më shumë hapësirë dhe liri për momentin. Ju mund të përfitoni nga kjo hapësirë për të bërë diçka me krijimtarinë tuaj. Çfarë do të donit të bënit, është koha tani.

    Virgjëresha
    A ndiheni sikur jeni në një video-lojë dhe jeni gati të kafshoheni nga një përbindësh? Sot duhet të provoni një lojë të re duke shmangur stresin! Pavarësisht nëse kjo ka të bëjë me karrierën ose jetën tuaj personale, duhet të gjeni një territor neutral, ku mund të relaksoheni.

    Peshorja
    E vërteta zakonisht nuk vjen me mashtrime ose drita ndezëse. Kjo është arsyeja pse është pak më e vështirë të njihet. Tendenca juaj do të jetë të ecni përpara verbërisht me një projekt. Në aspektin sentimental sot mund të merrni disa mesazhe që do t’ju pëlqejnë.

    Akrepi
    Kjo është një kohë fantastike për ju për të ecur përpara me qëllimet që keni vendosur. Nëse planifikoni të bëni ndonjë udhëtim, gjasat janë që ai të realizohet më shpejt nga sa e kishit menduar.

    Shigjetari
    Aspekti planetar po ju thotë të shikoni se çfarë hani. Pse nuk mendoni të hani më shumë fruta? Blini frutat më të mira që mund të gjeni dhe tregohuni vërtet të mirë me veten. Në aspektin profesional do të merrni lajme pozitive.

    Bricjapi
    Çfarë dite perfekte për të bërë një masazh, ose për të shijuar një sauna! Kohët e fundit keni akumuluar shumë tension dhe stres dhe mund ta keni pasur të vështirë të përpiqeni të qetësoheni. Mundohuni të fokusoheni tek vetja sot.

    Ujori
    Nëse keni qenë në mëdyshje nëse duhet të nisni një dietë, kjo do të ishte një ditë e shkëlqyeshme për të filluar. Mos pini shumë alkool dhe qëndroni larg gjërave të ëmbla.

    Peshqit
    Nëse nuk mendoni se fitoni mjaft para, kjo është koha për të bërë diçka për këtë. A jeni i sigurt që po bëni gjithçka që mundeni për të fituar sa më shumë? Në aspektin sentimental, sot mund të takoni një person shumë interesant, që do t’ju ndryshojë ditën.

  • Pas Sarandës, Kryeministri Rama sjell të dielën e mrekullueshme në plazhin e Durrësit

    Pas Sarandës, Kryeministri Rama sjell të dielën e mrekullueshme në plazhin e Durrësit

    Në një postim video të publikuar nga Durrësi Live, kryeministri ka ndarë me ndjekësit atmosferën e gjallë të një të diele verore në një prej plazheve më të frekuentuara të vendit. Pamjet shfaqin rrezet e diellit që pasqyrohen mbi detin e kaltër, pushuesit që shijojnë bregun dhe gjallërinë e aktiviteteve tipike të sezonit, duke sjellë jo vetëm imazhe pushimi, por edhe një ndjesi të plotë të energjisë që përshkon bregdetin shqiptar në kulmin e verës.

    AV/KJ

  • Roberts: Më shumë do të doja të kisha 30 minuta “të mrekullueshme” sesa një jetë pa asgjë të veçantë…

    Roberts: Më shumë do të doja të kisha 30 minuta “të mrekullueshme” sesa një jetë pa asgjë të veçantë…

    Julia Roberts /Francois Duhamel/©Columbia Pictures/Courtesy Everett Collection

    ObserverKult ju sjell disa thënie nga aktorja e njohur, Julia Roberts

    – Më shumë do të doja të kisha 30 minuta “të mrekullueshme” sesa një jetë pa asgjë të veçantë.

    – Unë besoj në dy njerëz që janë të lidhur me zemër dhe nuk ka rëndësi se çfarë bëni, kush jeni apo ku jetoni; nuk ka kufij apo barriera nëse dy njerëz janë të destinuar të jenë bashkë.

    – Njerëzit do të mendojnë se jam e sëmurë, ngaqë i dua gjithë këta libra të trishtuar. Në fakt, nuk më shqetëson një fund i lumtur në një roman – sigurisht, është mirë kur ndodh. Por kur ke investuar kaq shumë kohë dhe gishtat e tua kanë shtyrë gjithë atë letër dhe arrini në fund… epo, një fund tragjik shkon me tragjedinë e përfundimit të një libri.

    – Është qesharake kur njerëzit thonë: “Unë nuk mendoj se Julia më pëlqen”. Zemër, nëse nuk më pëlqen, do ta kuptosh!

    – Unë thjesht dua të theksoj se nuk janë vetëm mësuesit e mëdhenj ata që ndonjëherë i japin formë jetës suaj. Ndonjëherë është mungesa e mësuesve të mëdhenj ajo që formëson jetën tuaj dhe të injoruarit mund të jetë po aq e dobishme për një person sa të lavdëruarit.

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    JULIA ROBERTS: JA PËR ÇKA FRIKËSOHEM…