Tag: mozzik

  • Tha se gënjeu për orën, Mozzik i përgjigjet talljeve të Noizyt: Hajde mor burrë, ndihmona ta nxjerrim

    Tha se gënjeu për orën, Mozzik i përgjigjet talljeve të Noizyt: Hajde mor burrë, ndihmona ta nxjerrim

    Showbiz E Enjte, 18 Shtator 2025 16:37
    Mozzik i shoqëruar nga avokati i tij Arianit Koci, është paraqitur sërish sot në ATK lidhur me blerjen e dy orave luksoze një Richard Mille dhe një Rolex që kapin vlerën e përgjithshme prej 1.340.027,50 euro, raporton GazetaDemos.
    Pas paraqitjes, Mozzik foli për GazetënDemos, duke sqaruar rrethanat e ndalimit të tij nga Dogana e Kosovës. “Në momentin që e kam publiku foton ka qenë një ditë pa ardhë prej Zvicrës në Kosovë. Kur kam ardhë ka qenë një kontroll rutinor, krejt normal. E shfrytëzoj rastin me falënderu Doganën e Kosovës për sjelljen e mirë. Ishte thjesht një kontroll rutinor, asgjë më shumë. Janë procedura që duhet me u respektu”, u shpreh ai.

    Nga ana tjetër, avokati Koci tha se Mozzik nuk duhet të paguajë në Doganë, pasi është shtetas dhe rezident në Zvicër. “Ka paqartësi në ligj. Me rëndësi është që zyrtarët e Doganës po tregojnë mirëkuptim ndaj nesh, por natyrisht, ata duhet ta zbatojnë ligjin. Ky jeton në Zvicër, ka lejeqëndrim atje, dhe nëse vjen me një orë të blerë në Zvicër e qëndron disa ditë në Kosovë, për t’u kthyer sërish në Zvicër, sipas nesh nuk ka logjikë të paguajë Doganë”, tha Koci.

    Ai shtoi se, sipas ligjit, edhe nëse ora do të ishte dhuratë, në rast se mbetet në Kosovë, Dogana duhet të paguhet. Duke dalë nga çështjet ligjore, Mozzik pati edhe një reagim ndaj Noziyt, i cili pretendoi se ora nuk ishte e tij dhe se e kishte përdorur vetëm për fotografi. “Hajde, thuj le të na ndihmonë te nxjerri. Hajde mor burrë, ndihmona. Komuniteti i artistave le të më përkrahë, edhe unë jam artist”, tha Mozzik.

  • “Made in China”/ Noizy tallet me Mozzik për orët luksoze: E du edhe unë një kështu

    “Made in China”/ Noizy tallet me Mozzik për orët luksoze: E du edhe unë një kështu

    Mozzik është bërë pjesë e një episodi që ka ngjallur shumë reagime në publik, pasi në doganë iu gjetën dy orë luksoze, një Richard Mille dhe një Rolex. Vlera e tyre e lartë ka ngritur dyshime për origjinën, duke sjellë ndërhyrjen e menjëhershme të autoriteteve. Nga ana e doganës është theksuar se kontrolle të tilla mbi mallrat e luksit janë procedura të zakonshme dhe nuk bëhet fjalë për ndonjë masë ndalimi formal. Avokati i Mozzik gjithashtu konfirmoi se situata nuk ka lidhje me arrestim, por me një verifikim rutinë.
    Mirepo, Noizy ndezi më shumë debat, duke publikuar një story ku shpërndante një faqe me replika orësh nga Kina dhe duke shtuar: “E du edhe unë një kështu urgjent”, të shoqëruar me emoji qeshjeje. Një mesazh që u interpretua si thumb i drejtpërdrejtë ndaj Mozzik.
    Kujtojmë që Mozzik dhe Noizy dikur kishin bashkëpunuar në një projekt muzikor të suksesshëm, i cili më pas u fshi nga platformat pas prishjes së marrëdhënieve mes tyre. Sot, ironia publike e Noizy-t shihet si një vazhdim i konfliktit të vjetër mes dy reperëve, ndërsa për publikun është e vështirë të besojë se Mozzik posedon orë me vlerë që shkojnë mbi 1.3 milion dollarë.
    A do ti pergjigjet Mozzik?

  • Orët e sekuestruara, Mozzik paraqitet sot në Doganë për të sqaruar çështjen

    Orët e sekuestruara, Mozzik paraqitet sot në Doganë për të sqaruar çështjen

    Reperi i njohur shqiptar, Mozzik, ka vijuar sot seancat e intervistimit në ambientet e Doganës së Kosovës, në kuadër të një hetimi që lidhet me dy orë luksoze të cilat u kapën në bagazhin e tij dy ditë më parë në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës.
    Sipas burimeve zyrtare, autoritetet doganore kanë kërkuar sqarime të hollësishme mbi mënyrën e blerjes së këtyre orëve, përkatësisht burimin e të ardhurave që janë përdorur për blerjen si dhe origjinën e transaksioneve financiare që lidhen me to. Dyshohet se ora mund të ketë një vlerë të konsiderueshme, çka ka çuar në thellimin e kontrollit nga ana e autoriteteve.
    Në pamjet që kanë qarkulluar sot në media dhe rrjete sociale, Mozzik është parë duke hyrë në ambientet e Doganës nën shoqërimin e avokatit të tij, juristit të njohur Arianit Koci, i cili pritet të mbrojë reperin në këtë proces.

    Deri më tani nuk ka pasur ndonjë deklaratë publike nga vetë Mozzik apo përfaqësuesit e tij ligjorë, ndërkohë që hetimet janë ende në vazhdim e sipër.
    Ky rast ka ngjallur vëmendje të madhe në opinionin publik, duke hapur diskutime mbi mënyrën sesi trajtohen figurat publike në raste të tilla, si dhe mbi transparencën financiare në botën e showbiz-it.

  • “E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

    “E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

    Reperi Mozzik u gjet në qendër të vëmendjes pas një incidenti në doganë, ku u ndalua për verifikim rreth origjinës së dy orëve të tij luksoze, një Richard Mille dhe një Rolex.
    Vëllai i tij, Getinjo, reagoi me ironi duke shkruar: “Mos bëni zhurmë, vetëm gjeneratori bën zhurmë”, por ishte reperi tjetër Noizy ai që e thelloi debatin.
    Kujtojmë se marrëdhënia mes dy artistëve është e tensionuar prej kohësh, pas një bashkëpunimi të suksesshëm që më pas u fshi.

    Noizy publikoi në Instastory një postim tallës, ku ndau një faqe që tregton imitim orësh luksoze me mbishkrimin “E du edhe unë një kështu urgjent”.
    Ky veprim u interpretua nga publiku si një thumbim i drejtpërdrejtë ndaj Mozzik, duke aluduar se orët e tij nuk janë origjinale.
    Postimi i Noizy-t ndezi menjëherë debatin në rrjetet sociale dhe u bë viral, duke theksuar sërish marrëdhënien e ftohtë mes dy artistëve.

  • Mozzik sqaron si është e vërteta e arrestimit

    Mozzik sqaron si është e vërteta e arrestimit

    Gazeta “KOHA JONË” themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
    Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga “Sami Frasheri”, Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA – ALBANIA

  • “Dhëndri jonë”/ Komentatori shqiptar lavdëron Karim Adeyemin, rrjeti shpërthen: Jemi me Mozzik

    “Dhëndri jonë”/ Komentatori shqiptar lavdëron Karim Adeyemin, rrjeti shpërthen: Jemi me Mozzik

    Një video që po qarkullon në rrjetin social ‘TikTok’ po bën namin, ku gjatë një ndeshjeje futbolli, një komentator shqiptar i referohet sulmuesit gjerman Karim Adeyemi si “dhëndri jonë”. Arsyeja do thoni ju? Lidhja e tij prej vitesh tashmë me këngëtaren e njohur shqiptare, Loredana Zefi.
    Në video, mbi pamjet e ndeshjes është vendosur teksti:
    ‘Dhondrri jon’ e shoqëruar me një “hahaha”, duke nënkuptuar se tashmë Adeyemi konsiderohet “i shtëpisë”.
    Por ajo që ka bërë vërtet bujë janë komentet epike nga ndjekësit shqiptarë, të cilat kanë kthyer postimin në një festë të vërtetë humori dhe krenarie. Shihni disa prej tyre:
    “Paska dashnore kosovare” 
    “Na jena me Mozzikun, s’është dhëndri jonë ky”- shkruan një tjetër që zgjedh anën e Mozzik, ish-partnerit të Loredanës.
    “Dhëndrri? Tu musht shpija me qasi dhëndurr, respekt.”
    “Dhëndri i Loredanës kosovare, jo shqiptare.”
    ‘Nuk asht veç 1 dhandër, ki osht offiziel dhandër”

     
    Kush është Karim Adeyemi?
    Adeyemi është një nga talentet më premtues të Gjermanisë, me origjinë nigeriane dhe rumune, dhe aktualisht luan për Borussia Dortmund. Lidhja e tij me Loredana është përfolur shpesh në media dhe rrjete sociale. Ai ka lidhje të ngushtë edhe me Hanën, vajzën e Lorit dhe Mozzik. Ky i fundit, prej kohësh është në lidhje dashurie me Lotina Haziri.

  • Arrestimi për orën dhe borxhet ndaj ATK-së? Reagon Mozzik

    Arrestimi për orën dhe borxhet ndaj ATK-së? Reagon Mozzik

    Reperi i njohur, Mozzik, ka reaguar pas lajmeve që qarkulluan së fundmi në media për një arrestim të mundshëm dhe një borxh ndaj Administratës Tatimore të Kosovës. Në një deklaratë të bërë publikisht, artisti i ka cilësuar këto raportime si “rrena dhe shpifje”, duke theksuar se informacionet e përhapura nuk janë të vërteta.
    Mozzik bëri të ditur se tashmë ka dhënë deklaratë zyrtare, në praninë e avokatit të tij, Arianit Koci, lidhur me çështjen e orës së dorës të markës Richard Mille, e cila sipas tij ishte arsyeja e përmendjes së tij në media mbrëmjen e kaluar.
    Ai shtoi më tej se sulme të tilla i përballon me qetësi dhe nuk i japin peshë të panevojshme.
    “Mediat që kanë raportuar për një arrestim që nuk ka ndodhur, nuk kanë vepruar drejt. Po ashtu, raportimet për një kinse borxh ndaj ATK janë të pavërteta – vetëm rrena dhe shpifje,” shkroi artisti, me emrin e tij të plotë Gramoz Aliu.
    “Sulme të tilla i përballoj me qetësi, njësoj si gripin – dhe nuk kanë asnjë peshë më shumë,” theksoi Mozzik, duke shtuar se i dëshiron suksese të gjithëve, madje edhe atyre që, sipas tij, kanë shkruar keq për të.
    Pra, sipas Mozzik as arrestim nuk ka ndodhur e as aludimet per borxhe nuk jane te verteta!

  • Reperi Mozzik arrestohet në Aeroportin e Prishtinës

    Reperi Mozzik arrestohet në Aeroportin e Prishtinës

    Gazeta “KOHA JONË” themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
    Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga “Sami Frasheri”, Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA – ALBANIA

  • Arrestimi i Mozzik, reagon Getinjo!

    Arrestimi i Mozzik, reagon Getinjo!

    Mbrëmjen e së martës, mediat raportuan se reperi i njohur nga Ferizaj, Mozzik, ishte arrestuar nga policia doganore dhe dërguar në mbajtje për 24 orë. Shkak i ndalimit, sipas burimeve, dyshohej të ishte prejardhja e dy orëve luksoze me vlerë të lartë, që gjendeshin në posedim të artistit. Lajmi u përhap me shpejtësi, duke krijuar reagime të shumta në rrjetet sociale.
    Megjithatë, pak orë më vonë, avokati i Mozzik, Arianit Koci, hodhi poshtë pretendimet. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai tha se klienti i tij nuk ishte arrestuar, duke shtuar se në momentin kur po qarkullonin lajmet, Mozzik ndodhej duke pirë kafe me të. Koci e cilësoi informacionin e shpërndarë si të pavërtetë dhe pa bazë ligjore.
    Një reagim i shpejtë erdhi edhe nga vëllai i tij, reperi Getinjo, i cili në InstaStory shkroi: “Mos bëni zhurmë, zhurmë bën vetëm gjeneratori”. Me këtë deklaratë ironike, ai duket se i minimizoi thashethemet rreth ngjarjes, duke nënvizuar se familja e sheh situatën si të ekzagjeruar nga mediat.
    Ngjarja vazhdon të mbetet ende e paqartë, pasi ende nuk ka një konfirmim zyrtar nga autoritetet. Megjithatë, çfarë ndodhi realisht me reperin Mozzik, pritet të sqarohet në ditët në vijim. Deri tani nuk ka asnjë reagim nga vetë ai.
    The post Arrestimi i Mozzik, reagon Getinjo! appeared first on iconstyle.al.

  • Ora 1.5 mln euro “zbulon” Mozzikun/ Reperi i njohur arrestohet në aeroportin e Prishtinës

    Ora 1.5 mln euro “zbulon” Mozzikun/ Reperi i njohur arrestohet në aeroportin e Prishtinës

    Reperi i njohur, Mozzik është arrestuar mbrëmjen e së martës në aeroportin e Prishtinës, nga policia e Kosovës.  Mozzik është arrestuar nga policia doganore dhe është dërguar në mbajtje për 24-orë. 
    Reperi publikoi së fundmi në rrjetet sociale një orë të markës së njohur Richard Mille, të cilën e quajti dhuratë para ditëlindjes. Njëra nga orët ka një kornizë transparente prej safiri kristali dhe rrip të bardhë elegant, me një vlerë të konsiderueshme që kap rreth 1.5 milionë euro.
    Arrestimi i Mozzik u bë mbrëmjen e së martës në aeroportin e Prishtinës, në kuadër të hetimeve për ligjshmërinë e prejardhjes së këtyre sendeve luksoze.