Tag: mourinho

  • Gjithçka varet nga Carlo Ancelotti/ Mourinho drejt marrjes së Brazilit

    Gjithçka varet nga Carlo Ancelotti/ Mourinho drejt marrjes së Brazilit

    Tekniku ka mjaftueshëm angazhime, me Realin e Madridit që garon për tripletën, ndërsa kur gjithcka të mbarojë me gjasa ai do ti japë përgjigjen presidentit të federatës atje. Në rast se Ancelotti do të refuzojë ofertën, Brazili e ka një plan e kurrsesi sdo të qëndrojë pa trajner. Në listë janë 3 emra të tjerë krahas italianit, konkretisht 3 teknikë nga Portugalia, udhëhequr nga Jose Mourinho si dhe Jorge Jesus dhe Abel Ferreira.
    Brazili vijon tratativat me Carlo Ancelottin, e po provon të bindë italianin për të marrë drejtimin e skuadrës, por ka ende kohë deri në përfundim të këtij sezoni. Favorit padyshim për stolin është Mourinho që aktualisht është nën kontratë me Fenerbahce-n në kampionatin turk. “The special one” po kalon një periudhë jo në shkëlqim në karrierën e tij, por gjithmonë mbetet një emër i madh në trajningun botëror.
    Mediat braziliane kanë konfirmuar se Mourinho është në listën e Selesao, por do të duhet të pres përgjigjen e Ancelottit. Sa i përket 2 emrave të tjerë, Jesus drejton Al Hilalin e Ferreira Palmeirasin.

  • I shtrëngoi hundën trajnerit kundërshtar, Jose Mourinho tani rrezikon dënim më të rëndë se i fundit

    I shtrëngoi hundën trajnerit kundërshtar, Jose Mourinho tani rrezikon dënim më të rëndë se i fundit

    3 Prill 2025

    16:23

    Telesport

    Sa herë luajnë Fenerbahçe me Galatasaray, në Turqi më shumë flitet për sherr sesa për futboll.
    Gjatë çerekfinales së Kupës së Turqisë, pati aq shumë tension, saqë trajneri Jose Mourinho u përjashtua nga fusha për shkak se i shtrëngoi hundën trajnerit rival, Okan Buruk.
    Më parë, trajneri portugez ka vuajtur 4 ndeshje dënim pas deklaratave të supozuara raciste, një rast aktualisht nën hetim nga autoritetet turke.
    Ngjarja e fundit pritet të sjellë pasoja edhe më të mëdha për “The Special One”. Veprimet e tij pritet të konsiderohen sjellje josportive dhe rrezikon 3 deri në 10 ndeshje pezullim dhe një gjobë të majme.

  • “I shkuli hundën” trajnerit kundërshtar, ja pse Mourinho rrezikon dënim shembullor në Turqi

    “I shkuli hundën” trajnerit kundërshtar, ja pse Mourinho rrezikon dënim shembullor në Turqi

    Përballjet mes Fenerbahçe dhe Galatasaray nuk janë kurrë të zakonshme. Sfida e së mërkurës mbrëma në çerekfinalet e Kupës së Turqisë e vërtetoi edhe një herë këtë. Protagonist absolut, si për mirë, ashtu edhe për keq, ishte José Mourinho, i cili ndezi një tjetër përleshje në fushë me një gjest që pritet të shkaktojë shumë polemika.
    Trajneri portugez i kapi hundën kolegut të tij kundërshtar, Okan Buruk, veprim që i kushtoi kartonin e kuq. Tensionet mes dy klubeve kanë qenë të larta prej javësh, veçanërisht pas akuzave për komente raciste ndaj një lojtari të Galatasaray, çka i kushtoi Mourinhos pezullimin me 4 ndeshje. Aktualisht ky rast është në shqyrtim nga gjykatat turke.
    Sipas raportimeve të medias vendase, ky episod i ri mund të ketë pasoja serioze disiplinore për “Special One”. Komisioni Disiplinor, tashmë i informuar për ngjarjen, duhet të vendosë nëse sjellja e trajnerit luzitan do të klasifikohet si “jo sportive”, çka do të sillte pezullim nga një deri në 3 ndeshje dhe gjobë nga 1200 deri në 12000 euro, apo si “agresion”, skenar që do të nënkuptonte pezullim shumë më të rëndë, nga 5 deri në 10 ndeshje.
    Tashmë pritet verdikti i komisionit në fjalë, por një gjë është e sigurt: Mourinho ishte sërish në qendër të polemikave në një derbi të zjarrtë.

    Galatasaray delirtir. pic.twitter.com/8EzHuxgq4e
    — Galatasaray SK (@GalatasaraySK) April 2, 2025

  • VIDEO/ Mourinho nuk “e kapërdin” eliminimin, kap prej hunde trajnerin e Galatasarayt

    VIDEO/ Mourinho nuk “e kapërdin” eliminimin, kap prej hunde trajnerin e Galatasarayt

    Fenerbahce u mund 1-2 në fushën e saj nga Galatasaray, në ndeshjen çerekfinale për Kupën e Turqisë duke u eliminuar.
    Në fund ndeshjes protagonistë u bënë dy trajnerët, Jose Mourinho dhe Okan Buruk.
    Ndërkohë që lojtarët, trajneri dhe stafi i Galatasaray-it po festonin në fushë kualifikimin për në gjysmëfinale, Mourinho-s nuk i pëlqen kjo gjë dhe kap prej hunde trajnerin kundërshtar, ky i fundit rrëzohet në fushë.
    Skena komike është bërë virale.

  • Mourinho bëri skandal në derbi, ironizon Icardi: Nuk luajnë vetëm hendboll, bëjnë edhe boks…

    Mourinho bëri skandal në derbi, ironizon Icardi: Nuk luajnë vetëm hendboll, bëjnë edhe boks…

    3 Prill 2025

    10:06

    Alfred Lleshi

    Si gjithmonë, tension i lartë në derbin mes Fenerbahçe dhe Galatasaray, sfidë e vlefshme për çerekfinalet e Kupës së Turqisë. Përveç përplasjeve në fushë, në fund të ndeshjes José Mourinho, i cili javët e fundit e kishte sulmuar disa herë klubin kundërshtar, ka pasur një incident të ashpër me trajnerin Okan Buruk.
    Tekniku turk përfundoi në tokë pas një gjesti të “Special One”, i cili u largua menjëherë nga situata, ndërsa policia u detyrua të ndërhynte për të qetësuar gjakrat. Një skenë tashmë e zakonshme në derbit e Stambollit. Pas 15 minutash shtesë dhe tre kartonësh të kuq, Galatasaray siguroi fitoren falë dopietës së Victor Osimhen, sulmuesit të huazuar nga Napoli.
    Pas ndeshjes, Mauro Icardi nuk e humbi rastin për të thumbuar rivalët. “Nuk luajnë vetëm hendboll. Bëjnë edhe boks”, – shkroi ish-sulmuesi i Interit në një “Instagram Story”, duke ironizuar situatën e tensionuar në fushë.

  • Mourinho vijon të bëjë lajm, por jo me triumfe

    Mourinho vijon të bëjë lajm, por jo me triumfe

    Mourinho ka shpërfaqur dhe njëherë natyrën e tij eksentrike, me një gjest gati të paparë në fushat e futbollit, sa i përket trajnerëve.
    Në pankinën e Fenerbahçes, ai ashtu si në pankinat e disa klubeve vitet e fundit, ai nuk po korr dot sukses, duke i mbetur ora e famës te Çelësi e Interi e jo më tutje se kaq. Dhe qartazi kjo e ka bërë edhe më nervoz se ç’është.
    Kështu, pas një humbjeje të Fenerit me Gallatën për Kupën e Turqinë, 1-3, në çerekfinale, duke dalë kështu nga gara për një tjetër trofe, ai i është lëshuar homologut të ekipit kundërshtar, pra trajnerit të Gallatasarajit, Okan Buruk, duke e kapur këtë të fundit për turinjsh.
    Ky gjest ka pasuar atë të Buruk, duke rënë në fushë në mënyrën më teatrale të mundshme. /tesheshi.com/

    Jose Mourinho attacked Galatasaray manger Okan Buruk after losing to him tonight
    pic.twitter.com/dEgAsuIIoj
    — Janty (@CFC_Janty) April 2, 2025

  • Osimhen ia bën bajat Mourinho-s dhe e nxjerr jashtë nga Kupa e Turqisë (video)

    Osimhen ia bën bajat Mourinho-s dhe e nxjerr jashtë nga Kupa e Turqisë (video)

    2 Prill 2025

    21:58

    Telesport

    Fenerbahce është mundur në shtëpi në derbin e zjarrtë të Stambollit ndaj Galatasaray, e vlefshme për Kupën e Turqisë. Miqtë shënuan dy herë brenda 15 minutave me Victor Osimhen, njëri nga golat me penallti. SHIKOGOLIN
    Ekipi i rejtuar nga Mourinho ngushtoi shifrat me një gol të Sebastian Szymanskinë fund të pjesës së parë, por shumë i dyshimtë për pozicion jastë loje. Pavarësisht pamjeve dyshuese që po qarkullojnë në rrjet, VAR e quajti të rregullt. SHIKOVIDEON
    Pjesa e dytë përveç shumë kartonëve të verdhë dhe tre të kuq në fund për të dy ekipet, dy për Galatasarayi-n, nuk solli ndryshim të rezultatit. Kartonët e kuq erdhën si rezultat i një përleshjeje mes lojtarëve të stolit të të dy ekipeve. U desh ndërhyrja e policisë dhe u qetësua situata.
    Galatasaray fiton 1-2 dhe shkon në gjysmëfinalen e Kupës së Turqisë ku e pret Konyaspor. Tani pritet reagimi i Mourinho-s, ku me siguri deklaratat e tij do bëhen virale, ashtu siç ndodh përherë kur ndeshet me Galatasaray-in.

  • Mourinho nuk ndryshon kurrë, “Special One” kap prej hunde trajnerin e Galatasaray-it pas humbjes! Ai rrëzohet në tokë (video)

    Mourinho nuk ndryshon kurrë, “Special One” kap prej hunde trajnerin e Galatasaray-it pas humbjes! Ai rrëzohet në tokë (video)

    2 Prill 2025

    22:20

    Telesport

    Fenerbahce u mund 1-2 në fushën e saj nga Galatasaray, në ndeshjen çerekfinale për Kupën e Turqisë. Miqtë shënuan dy herë brenda 15 minutave me Victor Osimhen, njëri nga golat me penallti.
    Ekipi i rejtuar nga Mourinho ngushtoi shifrat me një gol të Sebastian Szymanskinë fund të pjesës së parë, por shumë i dyshimtë për pozicion jastë loje. Pavarësisht pamjeve dyshuese që po qarkullojnë në rrjet, VAR e quajti të rregullt.
    Pjesa e dytë përveç shumë kartonëve të verdhë dhe tre të kuq në fund për të dy ekipet, dy për Galatasarayi-n, nuk solli ndryshim të rezultatit. Kartonët e kuq erdhën si rezultat i një përleshjeje mes lojtarëve të stolit të të dy ekipeve. U desh ndërhyrja e policisë dhe u qetësua situata.
    Në fund ndeshjes protagonistë bëhen dy trajnerët, Jose Mourinho dhe Okan Buruk. Ndërkohë që lojtarët, trajneri dhe stafi i Galatasaray-it po festonin në fushë kualifikimin për në gjysmëfinale, Mourinho-s nuk i pëlqen kjo gjë dhe kap prej hunde trajnerin kundërshtar, ky i fundit rrëzohet në fushë. Skena komike është bërë virale. VIDEO

  • Ditët e errëta të Mourinho-s në Turqi

    Ditët e errëta të Mourinho-s në Turqi

    Jose Mourinho, trajneri i Fenerbahce-s, u përjashtua nga katër ndeshje dhe u gjobit me 42 mijë euro për kritikat ndaj arbitrave pas ndeshjes kundër Galatasaray, njoftoi Federata Turke e Futbollit.
    Mourinho tha gjatë një konference për shtyp se ai vizitoi dhomën e zhveshjes së gjyqtarëve dhe i tha gjyqtarit të katërt se ndeshja do të ishte një fatkeqësi nëse ai do të ishte në krye, raporton BBC.
    Federata Turke e Futbollit tha se Mourinho do të pezullohet me dy ndeshje për “deklarata nënçmuese dhe fyese të bëra ndaj një arbitri turk” dhe për akuzat se futbolli në vend ishte “në kaos”.
    Mourinho u dënua me dy ndeshje për, siç u tha, “një veprim kundër frymës së sportit”.
    Federata Turke e Futbollit theksoi se deklaratat e Mourinho-s ishin kundër etikës së sportit, si dhe shkaktonin ndarje në shoqëri dhe mund të nxisnin dhunë në ndeshje.
    Fenerbahçe ka konfirmuar se do të apelojë sanksionet e vendosura ndaj trajnerit të tyre.
    Galatasaray ka shpallur akuza penale për racizëm
    Galatasaray, pas ndeshjes që përfundoi pa gola, akuzoi Mourinho-n për “deklarata raciste”, duke njoftuar se do të niste procedimin penal ndaj tij.
    Edhe pse nuk ishte e qartë se cilat deklarata i referohej Galatasaray, Mourinho thuhet se tha se skuadra vendase po “kërcente si majmunët” nga pankina.
    Ndeshja, e luajtur të hënën, u gjykua nga slloveni Slavko Vinçiç pasi të dy klubet kërkuan një gjyqtar të huaj për të gjykuar ndeshjen.
    Galatasaray shkroi në platformën X se Mourinho kishte bërë “vazhdimisht deklarata nënçmuese drejtuar popullit turk” që kur mori Fenerbahce-n.
    “Diskursi i tij u përshkallëzua përtej komenteve të thjeshta imorale në retorikë pa mëdyshje çnjerëzore,” tha klubi.
    Përveç procedimeve penale, ata njoftuan gjithashtu se do ta denoncojnë Mourinho-n në UEFA dhe FIFA. /tesheshi.com/

  • Befason Mourinho: Për momentin më intereson vetëm Fenerbahce, por mund të shkoj në Skoci

    Befason Mourinho: Për momentin më intereson vetëm Fenerbahce, por mund të shkoj në Skoci

    Skuadra e Fenerbahce u eliminua dy javë më parë nga Europa League, kur u mund me penallti nga Rangers. Trajneri Jose Mourinho, që drejton skuadrën turke, i është rikthyer atij momenti dhe aventurës së tij në Ballkan në një intervistë.
    “Para se të vija këtu, nuk dija shumë për futbollin turk. Kur mbërrita, premtova se do të luftoja për tifozët, por nuk e prisja një luftë të tillë. Kuptova që duhej të bëja diçka më shumë”, u shpreh Jose Mourinho.
    Dukeë folur për të ardhmen, trajneri portugez shtoi: “E ardhmja ime nuk është e rëndësishme, rëndësi ka Fenerbahçe. Unë kam një kontratë njëvjeçare, por mendimi im i vetëm është që skuadra të bëjë mirë”.
    Mourinho ka befasuar duke thënë se mund të drejtojë në Skoci në të ardhmen: “Kam qenë në Skoci për kurset e trajnerit, ata ishin shumë të veçantë. Kam takuar njerëz shumë të veçantë dhe kam mësuar gjëra shumë të veçanta aty”.
    “Kur trajnerët e rinj më pyesin se ku duhet të hedhin hapat e parë, unë sugjeroj Skocinë. Për momentin nuk mund të them se do të shkoj të trajnoj në Skoci sepse kam një punë që më motivon dhe që kërkon besnikëri, por pse jo në të ardhmen”, u shpreh Mourinho.
    “Njerëzit mund të thonë se kampionati skocez është një luftë mes dy skuadrave, por ka pasion dhe pasioni në futboll është diçka për mua. Është gjithçka. Të luash në stadiume bosh apo në gara ku nuk ka zjarr pasioni, për mua nuk ka kuptim”, tha Mourinho.