Tag: mourinho

  • Jose Mourinho merr ofertën që ka pritur prej një dekade, e thërret shtëpia!

    Jose Mourinho merr ofertën që ka pritur prej një dekade, e thërret shtëpia!

    25 Prill 2025

    17:44

    Telesport

    Federata portugeze e futbollit po shqyrton seriozisht emërimin e Jose Mourinho si trajner i luzitanëve përpara Kupës së Botës 2026.
    Kjo do të ishte një lëvizje spektakolare dhe një rikthim në shtëpi për “The Special One”.
    Edhe pse aktualisht është i fokusuar në punën e tij në kampionatin turk, kur të thërret shtëpia, vështirë se mund të refuzosh.
    Kjo do të ishte gjithashtu mundësia e fundit e Mourinho për të punuar me yllin Cristiano Ronaldo, i cili pritet të jetë i gatshëm për Botërorin në Amerikë.

  • Mourinho: Ajo që bëmë në atë ndeshje ishte epike, humbja më e bukur e karrierës time

    Mourinho: Ajo që bëmë në atë ndeshje ishte epike, humbja më e bukur e karrierës time

    José Mourinho, trajneri portugez i njohur për stilet e forta dhe shpesh të papritura të sjelljes, ka rikthyer kujtimet e lavdishme nga periudha e tij tek Interi, gjatë një interviste për BBC, në kuadër të dokumentarit “Si të fitosh Champions League”.
    Ai ka zbuluar një nga momentet më epike të karrierës së tij, një ndeshje që ka mbetur e paharruar për tifozët dhe të apasionuarit e futbollit: gjysmëfinalja e kthimit në “Camp Nou” ndaj Barcelonës.
    “Të luash me 10 lojtarë në Barcelonë bëhet një moment epik. Duhet të kesh heronj, duhet të nxjerrësh më të mirën nga çdo lojtar. Mendoj se isha brilant në mënyrën se si e organizova skuadrën atë natë, – tha Mourinho. – Ne u mbrojtëm me të gjitha forcat tona, me zemër dhe shpirt. Kjo është humbja më e bukur e karrierës sime. Dhamë gjithçka, edhe pse humbëm 1-0, arritëm të kalonim në finale të Ligës së Kampionëve”.
    Mourinho foli gjithashtu për momentin emocional të largimit të tij nga Interi, pas triumfit në Madrid, duke fituar Champions League: “U arratisa, shkova drejt autobusit për t’i përshëndetur lojtarët, por nuk ia dhashë dorën askujt. Doja të ikja.
    Mendoj se po të kisha hipur në autobus dhe po të kthehesha me ta në Milano, po të shihja ‘San Siron’ plot me tifozë, po të kthehesha për të parë ‘Duomon’ të mbushur me njerëz, nuk do të shkoja te Real Madridi. Emocioni do të më kishte ndaluar, por e dija që ishte momenti i duhur për të shkuar te Real Madridi. Duhej të largohesha nga Interi”.
    Ky rrëfim i hapur dhe i sinqertë nga Mourinho pasqyron jo vetëm pasionin e vendosmërinë e tij si trajner, por edhe emocionet që i kanë shoqëruar vendimet e mëdha në karrierë.

  • E pabesueshme! Jose Mourinho refuzon ofertën që presin të gjithë trajnerët në botë!

    E pabesueshme! Jose Mourinho refuzon ofertën që presin të gjithë trajnerët në botë!

    18 Prill 2025

    17:43

    Telesport

    Jose Mourinho nuk po kalon vitet më të suksesshme në karrierë. Ai është në perëndim të saj, por duket se më shumë është zgjedhje personale sesa mungesë mundësish.
    Portugezi raportohet se ka marrë një ofertë bindëse nga Federata Braziliane e Futbollit. Në Brazil duan të fitojnë një trofe të munguar prej vitesh dhe “The Special One” ka treguar se di të marrë maksimumin nga skuadrat që menaxhon.
    Mourinho, megjithatë, ka refuzuar. Ai nuk ka pranuar të marrë drejtimin e “Selecaos”, duke argumentuar se nuk është momenti. Plani i tij është të vijojë me klube, sepse do të punojë intensivisht me lojtarët.

  • E bujshme: Jose Mourinho rikthehet në Premier League?

    E bujshme: Jose Mourinho rikthehet në Premier League?

    15 Prill 2025

    19:34

    Telesport

    Tottenham po kalon një sezon shumë të vështirë, aq sa e sheh veten në vendin e 15-të në renditjen e kampionatit anglez.
    Ky sezon do të konsiderohet nga më të dobëtit në historinë e klubit dhe kryesisht faji do t’i mbetet trajnerit Ange Postecoglou. Më saktë, përgjegjësia, sepse faji është edhe i klubit për mungesën e efikasitetit për të krijuar një skuadër që tenton trofe.
    Lajmi befasues i këtyre ditëve është se Jose Mourinho mund të rikthehet në këtë klub. Portugezi, i cili ka punuar te Tottenham nga viti 2019 deri në vitin 2021, flitet se ka një ofertë paraprake nga klubi anglez.

  • “Ju tregoj ku ndryshojnë Zidane, Mourinho dhe Ancelotti si trajnerë”

    “Ju tregoj ku ndryshojnë Zidane, Mourinho dhe Ancelotti si trajnerë”

    Ish-lojtari i Alavés dhe i Real Madridit, Jorge Franco Alviz, i njohur si “Burgui”, sot 31 vjeç, i cili u detyrua të largohej nga futbolli në moshën 28-vjeçare për shkak të një bakteri, ka rikujtuar karrierën e tij, ka trajtuar edhe çështje aktuale në një intervistë për gazetën “As”.
    “Burgui” është stërvitur nga Zidane, Ancelotti dhe Mourinho. I pyetur për këtë, ai tha: “Secili kishte stilin e vet. Mourinho kërkonte shumë, të çonte në limite për të nxjerrë më të mirën nga ti. Ancelotti është shumë më i qetë, ndërsa Zidane ka lënë më shumë gjurmë tek unë. Më trajtonte si një djalë të vetin, më inkurajonte, më jepte këshilla dhe qëndronte me mua pas stërvitjeve për të punuar me finalizimet para portës, që të përmirësohesha. U soll shumë mirë me mua”.
    Për Mourinhon tregoi një episod të veçantë: “Një ditë, Mourinho bëri një rreth me ekipin dhe më vuri shumë në siklet. Tha që kisha dy muaj në ekip dhe ende nuk e dinte si flisja. Më detyroi të thoja disa fjalë, shokët e skuadrës më bënë një ‘tunnel’ nderimi dhe që nga ajo ditë integrimi im në ekip u përmirësua shumë”.
    “Burgui” foli edhe për transferimin e tij tek Alavés, tërheqjen nga futbolli dhe situatën aktuale të Real Madridit, i cili po përgatitet për një përmbysje të vështirë ndaj Arsenalit (3-0) në Ligën e Kampionëve.
    Ndër pjesët më të rëndësishme të intervistës është deklarata e tij për Ancelottin: “Sipas mendimit tim, duhet të qëndrojë në Madrid, çfarëdo që të ndodhë. Do të shohim se si do të mbyllet sezoni, por është një trajner që e ka fituar besimin. Edhe pse në Madrid nuk tolerohet një vit i dobët, Ancelotti i ka dhënë shumë klubit. Edhe pa fituar asnjë trofe të madh, duhet të vazhdojë”.

  • Thomas Müller, çfarë e ardhmeje e pret? Mourinho “hedh grepat”, gati ta bëjë liderin e projektit të tij

    Thomas Müller, çfarë e ardhmeje e pret? Mourinho “hedh grepat”, gati ta bëjë liderin e projektit të tij

    Ai mendon për fushën, ku dëshira për të fituar dhe për lënë një kujtim të bukur është më e fortë se kurrë, siç tregoi edhe goli i shënuar ndaj Interit në Champions League. Sidoqoftë, rreth Thomas Müller nuk mungojnë zërat për të ardhmen e tij.
    E vetmja gjë e sigurt është se në fund të sezonit, ylli gjerman do t’i japë fund aventurës së tij 25-vjeçare me Bayern Munich dhe, në moshën 35-vjeçare, do të jetë i lirë të zgjedhë se ku do ta vazhdojë karrierën dhe në çfarë roli.
    Përveç interesimit të zakonshëm nga Arabia Saudite, nga Turqia vjen një tjetër pistë intriguese. José Mourinho, tashmë i lidhur me Fenerbahçe për sezonin e ardhshëm, raportohet se do të donte ta shihte Müllerin si liderin e ri të skuadrës së tij. Sipas portalit “Fanatik”, trajneri portugez po mendon për një emër të madh që mund të zëvendësojë Edin Dzekon dhe Dusan Tadic, të cilët pritet të largohen në fund të sezonit.
    “Ka pasur sukses që i ri, ashtu si unë. Prandaj njerëzit mendojnë se jemi më të vjetër nga sa jemi në të vërtetë”, – kishte deklaruar Mourinho për Thomas Müller që në vitin 2019. Sipas zërave, Fenerbahçe është gati t’i ofrojë kontratë 1-vjeçare me opsion rinovimi edhe për një tjetër vit, për ta bindur kampionin e botës të bashkohet me projektin e “Special One”.
    Nga ana e tij, Müller ende nuk e ka shprehur qartë dëshirën për të ardhmen, pasi dëshiron të përqendrohet maksimalisht në fundin e sezonit me bavarezët, përpara se të marrë një vendim për kapitullin e ardhshëm të karrierës.

  • Mourinho thumbon trajnerin e Gallatasaraj: Edhe në Hollywood e panë reagimin e tij

    Mourinho thumbon trajnerin e Gallatasaraj: Edhe në Hollywood e panë reagimin e tij

    7 Prill 2025

    10:23

    Telesport

    Pas eliminimit nga Kupa e Turqisë, skuadra e Fenerbahçe e drejtuar nga trajneri Jose Mourinho, iu rikthye fitoreve në kampionat. Ata mposhtën 4-1 me përmbysje rivalët e Trabzonspor.
    Ndeshja u vendos nga “trigolëshi” i Talisca dhe goli i ish-lojtarit të PSG, Milan Skriniar, ndërkohë që më herët pa shënuar Dragusit për miqtë. Pas ndeshjes, vetë “Special One” foli për mediat turke.
    Mourinho iu rikthye episodit të Kupës së Turqisë, kur ai kapi nga hunda trajnerin e Gallatasaraj, Buruk, që reagoi duke rënë në tokë. Imazhe që bënë xhiron e botës.
    “Një imazh sa njëmijë fjalë. Pamjet flasin vetë. Të gjithë e panë, jam i sigurt që e panë edhe në Hollywood”, tha Mourinho.
    Më tej, ai foli për garën për titullin në Superligën turke. “Lufta për titull? Nuk dua të përgjigjem. Përgjigja që jap për këtë mund të jetë e rrezikshme”, tha Mourinho.

  • Jose Mourinho gati të bëjë realitet ëndrrën e tij të madhe, portugezi është kandidati kryesor për të drejtuar pesë herë kampionët e botës

    Jose Mourinho gati të bëjë realitet ëndrrën e tij të madhe, portugezi është kandidati kryesor për të drejtuar pesë herë kampionët e botës

    4 Prill 2025

    17:17

    Telesport

    Jose Mourinho mund të largohet nga Fenerbahce shumë më shpejt nga sa pritej për të bërë realitet një nga ëndrrat e tij më të mëdha. Portugezi gjithmonë e ka shprehur publikisht dëshirën për të drejtuar një ekip kombëtar dhe duket se ka ardhur moment ta bëj realitet këtë gjë.
    Mediat braziliane raportojnë se “Special One’ është një nga kandidatët e fortë në listën e gjatë të Federatës braziliane, e cila prej ditësh po shqyrton të gjitha opsionet e mundshme për të zgjedhur trajnerin e ri të “Selecaos”.
    Dëshira e parë dhe e madhe Ednaldo Rodrigues, presidentit të Federatës braziliane, ka qenë Carlo Ancelotti, por trajneri italian duket se do të vazhdojë në krye të Real Madrid der në vitin 2026, kohë kur i mbaron kontrata.
    Aktualisht, Mourinho po përflitet shumë si kandidati kryesor për të marrë drejtimin e Brazilit. Mundësia për të udhëhequr një ekip të tillë si Brazili përfaqëson një sfidë të re në karrierën e suksesshme të portugezit në nivel klubesh. Edhe pse aventura e tij në Turqi nuk ka mbaruar ende, mundësia për të drejtuar një ekip me pesë Kupa Bote është shans që të vjen njëherë në jetë.
    Gjithsesi, drejtuesit e Federatës braziliane po shqyrtojnë dhe emra të tjerë dhe shumë shpejt pritet të mësohet zyrtarisht emri i trajnerit të ri të Brazilit.

  • Mësohet çfarë i tha trajneri i Galatasaray që e “tërboi” Mourinho-n dhe e kapi prej hunde

    Mësohet çfarë i tha trajneri i Galatasaray që e “tërboi” Mourinho-n dhe e kapi prej hunde

    4 Prill 2025

    14:38

    Telesport

    Vazhdon të bëjë akoma jehonë incidenti i ndodhur në fund të çerekfinales për Kupën e Turqisë, me protagonistë Jose Mourinho-n dhe trajnerin e Galatasarayi-t, Okan Buruk.
    Kur trajneri i Galatasaray po festonte me lojtarët dhe stafin e tij, kapet prej hunde nga Mourinho dhe rrëzohet në tokë. Media turke “Milliyet” zbulon sot arsyen pse Mourinho bëri nëj gjest të tillë.
    Në përfundim të ndeshjes, Mourinho ishte i pakënaqur me arbitrimin dhe shkoi t’ua thotë në sy pakënaqësinë që kishte ndaj tyre. “E keni arbitruar shumë keq ndeshjen sot”, mësohet t’u ketë thënë Mourinho arbitrave.
    Në këtë moment thuhet të ketë ndërhyrë Okan Buruk, i cili ka uruar arbitrat për gjykimin korrekt të ndeshjes. “Mos e besoni atë. Keni marrë vendimet e duhura dhe e keni drejtuar shumë mirë ndeshjen”, mësohet t’u ketë thënë Burak arbitrave.
    Sikur të mos mjaftonte kjo, raportohet se Burak i ka thënë Mourinho-s” Lojë e mirë”, gjë që është marrë si provokim nga “Special One” dhe bëri gjestin që u bë viral kudo.

  • Edhe Mourinho në listën e Brazilit, Ancelotti i preferuari, në garë për stolin tre trajnerë portugez

    Edhe Mourinho në listën e Brazilit, Ancelotti i preferuari, në garë për stolin tre trajnerë portugez

    Carlo Ancelotti dhe José Mourinho janë tashmë në listën e vogël të kandidatëve për postin e trajnerit të Brazilit.
    Pas shkarkimit të Dorival Junior, pankina e pesë herë kampionëve të botës pret të njoftohet emri i ri që do të udhëheqë skuadrën për pjesën e mbetur të eliminatoreve të Kupës së Botës dhe më pas edhe për Botërorin 2026.
    Sipas mediave braziliane, i preferuari i presidentit të federatës është Carlo Ancelotti, por problem mbetet kontrata që e mban lidhur italianin deri në qershor 2026. Pas tij, në listë janë tre trajnerë portugezë.

    I pari dhe kryesuesi është veterani Zhorzh Zhezus, i cili ka trajnuar shumë skuadra gjatë karrierës së tij, përfshirë Sporting Lisbonën dhe Benfikën.
    I dyti është Abel Ferreira, i cili ka fituar gjithçka në Brazil dhe Amerikën e Jugut me Palmeiras. Së fundmi, emri i José Mourinho ka rikthyer interesin, pasi ai aktualisht drejton Fenerbahçen në Turqi./vizionplus/tv