Tag: mourinho

  • Mourinho mbron patriotin e tij: Edhe unë kam vuajtur te Porto, por më pas fitova Champions League

    Mourinho mbron patriotin e tij: Edhe unë kam vuajtur te Porto, por më pas fitova Champions League

    29 Maj 2025

    8:57

    Telesport

    José Mourinho, trajneri i Fenerbahce, në një intervistë për “Sky Sport”, komentoi situatën e Ruben Amorim në krye të Manchester United. Ai i doli në mbrojtje patriotit të tij.
    “Ata po e mbështesin Ruben. Po i japin atij kohë dhe kushte për të ecur përpara. Kam lexuar disa nga deklaratat e tij në të cilat ai thotë se është i lumtur që është larguar për këto 6 muaj te United”, tha Mourinho.
    “Special One”, më tej kujton të kaluarën e tij: “Kur shkova në Porto, më ndodhi e njëjta gjë. Kam pasur 6 muaj të vështirë. E patëm të vështirë kualifikimin në Europa League dhe më pas ndodhi ajo që ndodhi, fituam Champions”.
    Nuk është hera e parë që dy trajnerët portugezë shkëmbejnë mesazhe vlerësimi mes tyre. Amorim ka treguar vazhdimisht se frymëzohet nga vetë Mourinho. “Ai ka ndikuar tek unë, sepse solli këtë qasje në futboll. Mendoj se të gjithë trajnerët kanë mësuar shumë prej tij“, tha Amorim.

  • Mourinho: Tripleta është rekordi im tek Interi, kisha frikë mos e fitonte sërish këtë sezon…

    Mourinho: Tripleta është rekordi im tek Interi, kisha frikë mos e fitonte sërish këtë sezon…

    Pas eliminimit në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë dhe përfundimit të kampionatit në vendin e dytë, Interit i mbetet finalja e Ligës së Kampionëve për ta transformuar këtë sezon që në terma trofesh mund të ishte zhgënjyes, por tani mund të bëhet legjendar. Zikaltrit janë në javën vendimtare, atë që i çon drejt aktit final të së shtunës në “Allianz Arena” të Mynihut kundër PSG.
    Për këtë finale ka folur edhe ish-trajneri zikaltër, José Mourinho, i cili ka bërë një koment me nota humori për mikrofonët e “Sky Sport”, duke pranuar se ndihet i lehtësuar që “tripleta e tij” ka mbetur e paprekur.
    “Do të jem pak i keq, por shumë i sinqertë. Kisha realisht frikë se zikaltrit mund ta fitonin tripletën këtë sezon. Unë nuk doja që ta fitonin realisht, sepse tripleta është rekord i imi tek Interi, – tha ai duke qeshur.
    – Tani që e kanë humbur si kampionatin, ashtu edhe Kupën e Italisë, mund të them që do të më pëlqente t’i shihja duke fituar Ligën e Kampionëve. Me këtë që thashë, dua të shtoj se Luis Enrique po bën një punë të jashtëzakonshme në Paris.
    Ai e ka transformuar plotësisht skuadrën. E kanë humbur, të themi, lojtarin e tyre numër një (Mbappe), por kanë arritur ta rindërtojnë gjithçka në mënyrë të jashtëzakonshme. Prandaj, nëse do të fitojë Luis, do të isha i lumtur edhe për të”.

  • Mourinho u përgjigjet kritikëve: Kam më shumë finale në 7 vitet e fundit se sa futbolli turk në gjithë historinë e tij

    Mourinho u përgjigjet kritikëve: Kam më shumë finale në 7 vitet e fundit se sa futbolli turk në gjithë historinë e tij

    Pas humbjes së rëndë të Fenerbahçe në Hatayspor (tashmë i rënë nga kategoria), José Mourinho theksoi vështirësinë në motivimin e lojtarëve të tij për ndeshjet e fundit të një sezoni që tashmë ka disa javë që ka mbyllur matematikisht çdo llogari.
    “Vetëm ata që nuk dinë nga futbolli nuk e dinë se çfarë do të thotë të jesh në fund të sezonit. Këto periudha janë të dhimbshme për skuadrat që nuk kanë më objektiva. Edhe sikur të kishim grumbulluar 12 pikë në katër ndeshjet e fundit, renditja nuk do të kishte ndryshuar“, tha Mourinho.
    Portugezi pranoi se “ishte një humbje e rëndë”, por theksoi: “Njerëzit mendojnë se ne nuk vuajmë. Ata mendojnë se ne shkojmë në shtëpi pa u lënduar. Kjo nuk është e vërtetë. Lojtarët janë njerëz, ndonjëherë u mungon besimi dhe motivimi. Kështu ndodh kur humbim matematikisht kampionatet”.
    Në ditën që shënoi 21 vjet që kur fitoi Champions League me Porto, Mourinho pësoi një nga humbjet më të këqija me Fenerbahçen, por u mbrojt… duke sulmuar: “Kam luajtur më shumë finale evropiane në shtatë vitet e fundit se sa ka parë futbolli turk në të gjithë historinë e tij”.
    “Te Fenerbahçe ne luftuam për të hyrë në Champions League, por vjet në verë u eliminuam me penallti në fund. Do të luftojmë për t’u kualifikuar në fazën finale të Ligës së Kampionëve të ardhshëm. Kemi një raund paraprak dhe një play-off. Duhet të përgatitemi sa më mirë për këto ndeshje”, tha Mourinho.
    Duke folur për të ardhmen ai tha: “Nuk kam thënë asgjë. Nuk kam asnjë kontakt me shtypin, nuk i zbuloj askujt takimet që kam me presidentin dhe bordin e administrimit. Para disa javësh presidenti më kërkoi të qëndroja, ai më beson. Kjo është ajo që kemi thënë publikisht. Nëse situata ka ndryshuar, unë nuk jam informuar“.

  • Mourinho “godet” futbollin turk: Në shtatë vitet e fundit kam më shumë finale se ju

    Mourinho “godet” futbollin turk: Në shtatë vitet e fundit kam më shumë finale se ju

    Trajneri i Fenerbahce, Jose Mourinho, ka shkaktuar polemika në Turqi, me një deklaratë të bërë në fund të sezonit. Tekniku portugez ishte në qendër të kritikave, pas humbjes 4-2 që Fenerbahce pësoi nga Hatayspor, skuadër që ka rënë nga kategoria.
    Për t’iu përgjigjur kritikave, Mourinho ka bërë një deklaratë të fortë, e cila nga shumë në Turqi është marrë si fyese. Ai tha se në shtatë vitet e fundit ka arritur më shumë finale, sesa futbolli turk në të gjithë historinë.
    “Në shtatë vitet e fundit, kam luajtur në dy finale. Ky numër është më i madh sesa numri i finaleve që ka futbolli turk në të gjithë historinë e tij.
    E ardhmja? Presidenti më beson. Ai e ka bërë të qartë publikisht këtë. Nëse ka ndryshuar diçka, mua nuk më kanë njoftuar”, tha Mourinho.
    Fenerbahce e mbylli sezonin në Turqi në vendin e dytë, me titullin kampion që shkoi te Galatasaray.

  • “Çmendet” Mourinho, Fenerbahce i ofron 75 milionë ekipit të Serisë A për sulmuesin e njohur

    “Çmendet” Mourinho, Fenerbahce i ofron 75 milionë ekipit të Serisë A për sulmuesin e njohur

    Sipas raportimeve të fundit të mediave turke, Fenerbahce i ka ofruar Napolit 75 milionë euro për transferimin e Victor Osimhen, aktualisht i huazuar deri në fund të sezonit te Galatasaray. Sulmuesi nigerian ka qenë fantastik këtë sezon, duke qënë protagonist absolut në Superligën turke, gjë që ka shtyrë Fenerbahcen të bëjë këtë ofertë të bujshme për transferimin e tij.
    Synimi i klubit të drejtuar nga Jose Mourinho është të dobësojë rivalin direkt dhe historik Galatasaray-in dhe të forcohet vetë me një lojtar që i ka dhënë provat që është i aftë të bëjë diferencën në ligën turke.
    Për të bindur Osimhen, Fenerbahce thuhet se i ka propozuar një rrogë gati dyfish me atë që merr aktualisht. Sulmuesi afrikan, nga ana e tij, mbetet i qetë dhe ende nuk ka marrë një vendim përfundimtar për të ardhmen e tij. Ndërkohë, Napoli po e studion me kujdes ofertën, i vetëdijshëm se mund të jetë një nga marrëveshjet më fitimprurëse në historinë e saj të kohëve të fundit.
    Në anën tjetër, nëse finalizohet me sukses, Victor Osimhen do të bëhet transferimi më i shtrenjtë në historinë e Fenerbahce dhe gjithë futbollit turk. Për Osimhen, ka interes të lartë edhe nga Premier League, ku spikat Manchester United, ekip që mund t’i prishë ëndrrën e madhe Fenerbahce-s.

  • Vieira: Kam mësuar shumë prej tyre. Wenger, Mourinho dhe Capello janë mjeshtra

    Vieira: Kam mësuar shumë prej tyre. Wenger, Mourinho dhe Capello janë mjeshtra

    Patrick Vieira, trajneri i Genoa, në një intervistë për “Gazzetta dello Sport” ka folur rreth rrugëtimit të tij si trajner, ndikimin e trajnerëve të mëdhenj që ka pasur dhe rëndësinë e të rinjve në projektet që ka ndërtuar:
    “Rrugëtimi im tregon se kam punuar gjithmonë me të rinj. Te Nice, te Crystal Palace, që ishte një nga skuadrat më të vjetra të Premier League, edhe te Strasburg, kudo kam aktivizuar të rinj. Por kujdes: të rinjtë duhet të kenë të drejtën të gabojnë dhe klubi duhet ta pranojë që, duke iu dhënë atyre mundësinë për të luajtur, ndonjëherë mund të humbasësh ndeshje. Është një punë që kërkon vite, por nëse pranohet, mund të funksionojë”.
    Vieira përmendi disa të rinj që po rriten me Genoa: “Mendoj për Venturino, Ekhator, Masini, që është shumë i mirë. Pse nuk duhet të luajë? Kjo nuk më tremb. Sigurisht, balanca mes të rinjve dhe lojtarëve me përvojë është thelbësore. Por për këtë do flasim më vonë me presidentin, Blazquezin dhe Ottolinin. Tani dua ta mbyll mirë kampionatin dhe mendoj për ndeshjen ndaj Napolit, një sfidë e bukur për t’u përjetuar”.
    Për sfidat e ardhshme dhe modele si Atalanta e Bologna: “Unë besoj shumë te stabiliteti, është hapi i parë drejt suksesit. Bologna dhe Atalanta janë shumë përpara nesh për sa i përket organizimit të klubit. Genoa sapo ka nisur këtë rrugë dhe nuk është ende momenti për krahasime”.
    Për trajnerët që kanë ndikuar tek ai: “Kam kaluar 9 vite me Wenger tek Arsenali, më pëlqente shumë mënyra e tij e të dialoguarit me lojtarët, më ndihmoi të rritesha. Nga Mourinho mësova menaxhimin e skuadrës nën presion, edhe Mancini ka qenë i rëndësishëm në aspektin mendor. Dhe pastaj Capello, si te Milani ashtu edhe te Juventusi. Shumë të rëndësishme kanë qenë për mua edhe përvojat në akademitë e City dhe Strasburgut”.
    Për kohën si lojtar në Itali: “Milan, Juventus, Inter. Absolutisht po, edhe ato vite më ndihmuan shumë”.

  • Presidenti i Fenerbahce zbulon të ardhmen e Mourinho, ja çfarë ndodh nëse ai vendos të largohet

    Presidenti i Fenerbahce zbulon të ardhmen e Mourinho, ja çfarë ndodh nëse ai vendos të largohet

    José Mourinho ka mundësinë të largohet nga Fenerbahce në fund të këtij sezoni nëse vendos ta bëjë këtë, me “klauzolat në kontratën e tij që e detyrojnë atë të heqë dorë nga paga e një viti”. Këtë e tha presidenti i klubit turk Ali Koç, i cili foli për të ardhmen e “Special One”.
    “Nga pikëpamja e stabilitetit, ne duam të vazhdojmë me José Mourinho. Si president, e bëj të qartë këtë fakt edhe nëse disa media insistojnë se po vlerësojmë një trajner tjetër. Mendoj se do të ishte më e përshtatshme që sezoni i ardhshëm të vazhdonte në drejtimin e Mourinho”, tha Ali Koç.
    Më tej, ai zbulon një prapaskenë në lidhje më një ofertë që portugezi refuzoi këtë sezon: “Në mes të sezonit, ai mori një ofertë prej 36 milionë eurosh, por ai vendosi të qëndrojë me ne”.
    Duket se këtë sezon, Fenerbahce nuk ka shumë shanse të luftojë për titullin, pasi ekipi I tij është 8 pikë pas Gallatasaraj. “Jam i bindur që Mourinho do ta udhëheqë Fenerbahçe drejt titullit”, tha më tej numri një i klubit turk.
    “Por, nëse Mourinho dëshiron të largohet, kushtet janë të qarta. Nëse ai vendos ta bëjë këtë, ka klauzola në kontratë që e detyrojnë atë të heqë dorë nga paga e një viti“, tha më tej Ali Koç, që pranoi se klubi ka gati edhe alternativa të tjera nëse kjo gjë ndodh.
    “Ne jemi në kontakt me Jorge Jesus”, tha presidenti i Fenerbahce, që krahasoi dy trajnerët: “Unë e paralajmërova Mourinho për disa gjëra dhe më vonë ai bëri atë që i sugjerova, duke më kërkuar falje. Ai është një person i hapur ndaj çdo lloj komenti”.

  • Mourinho prek katalanasit në pikën e dobët, duke iu kujtuar çfarë ndodhi në gjysmëfinalen e 15 viteve më parë

    Mourinho prek katalanasit në pikën e dobët, duke iu kujtuar çfarë ndodhi në gjysmëfinalen e 15 viteve më parë

    6 Maj 2025

    19:03

    Telesport

    Në një intervistë për “Marca”, Jose Mourinho është rikthyer të flasë për gjysmëfinalen historike mes Interit dhe Barcelonës në vitin 2010, dy ndeshje që dhuruan sektakël dhe emocione pa fund. Zikaltrit fituan në “San Siro” 3-1, ndërsa në ndeshjen e kthimit në “Camp Nou”, Barcelona fitoi 1-0.
    “Nuk gjen fjalë për të përshkruar atë që ndodhi. Ndjesia që patëm në fund të ndeshjes është diçka që vetëm ne e dimë realisht si ishte dhe do të mbetet përgjithmonë në mendjet tona. Në “San Siro” bëmë një ndeshje perfekte, edhe në “Camp Nou” po ashtu bëmë një ndeshje të madhe. Nuk mund të kishte qenë më epike se aq ajo gjysmëfinale. Kishim ditë të mbyllur në dhomë duke studiuar pikat e dobta të Barcelonës, duke iu dhënë lojtarëve mesazhin e qartë: Ne jemi gati për të kaluar në finale”.
    Gjysmëfinalja ndaj Barcelonës në vitin 2010 është vërtet një përballje që nuk do harroet kurrë për zikaltrit, të cilët shpresojnë që ta përsërisin atë sukses edhe në gjysmëfinalen e sotme.

  • E bujshme! Mourinho drejt rikthimit në Premier League, e kërkon ekipi që u shpall kampion në Championship

    E bujshme! Mourinho drejt rikthimit në Premier League, e kërkon ekipi që u shpall kampion në Championship

    5 Maj 2025

    19:20

    Telesport

    Aventurës së Jose Mourinho te Fenerbahce po i vjen fundi. Portugezi është i pakënaqur me nivelin e kampionatit turk, ku vazhdimisht ka hedhur akuza për nivelin e dobët të arbitrimit, apo akuza direkte për favorizim të Galatasaray-it.
    Po ashtu, edhe drejtuesit e Fenerbahce-s duket se janë lodhur me tekat e shumta të portugezit, ndaj pritet të vijë ndarja në mqnyrë paqësore në fund të sezonit. Ndërkohë, “The Telegraph” raporton se Jose Mourinho është drejt rikthimit në Premier League.
    Emri i portugezit është lidhur shumë me ekipin e Leeds, i saposhpaull kampion në Championship fundjavën e kaluar dhe sezonin e ri do luajë në Premier League. Leeds ka një projekt ambicioz ku nuk synohet vetëm qëndrimi në elitë në sezonin e ri, por mbi të gjitha të jetë një ekip konkurrues dhe të rikthehet në mesin e ekipeve më të mira në Premier League.
    Dhe sipas raportimit në fjalë, Mourinho shihet si njeriu i duhur për t’i besuar këtë projekt ambicioz.

  • Zanetti: Mourinho ishte më shumë se trajner

    Zanetti: Mourinho ishte më shumë se trajner

    Ish-kapiteni i Interit dhe zëvendëspresidenti aktual, Javier Zanetti, ka folur me emocion për raportin e tij me José Mourinhon, 15 vjet pas gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve mes Interit dhe Barcelonës.
    Në dokumentarin e BBC-së “Si të fitosh Champions League: José Mourinho”, Zanetti tregoi për lidhjen e veçantë që tekniku portugez kishte krijuar me skuadrën.
    “Ai arriti të krijonte një familje. Ne kishim ndërtuar këtë grup gjatë javës, kur organizonim ‘barbecue’, që i pëlqenin shumë edhe Mourinhos.

    Ishin momente uniteti, momente familjare”, tha Zanetti.
    Kapiteni legjendar shprehu edhe besimin e pakushtëzuar që kishte tek trajneri: Një herë thashë se do të isha hedhur në zjarr për José Mourinhon.
    Marrëdhënia jonë nuk ishte vetëm mes një lojtari dhe një trajneri, apo mes kapitenit dhe trajnerit – ishte shumë më tepër. Ishte një lidhje njerëzore shumë e fortë dhe do të mbetet e tillë përherë.”
    Zanetti përfundoi duke theksuar rëndësinë e asaj periudhe historike:
    “Ato dy vite ishin shumë domethënëse si për mua, ashtu edhe për Mourinhon. Do të mbeten gjithmonë në zemrat tona.
    Na mësoi shumë dhe na bëri të besonim se mund të shkruanim historinë – dhe ia dolëm.”