Një 26-vjeçar nga Rrësheni është vënë në pranga pasi dhunoi motrën e tij duke i shkaktuar dëmtime të lehta.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mirditë arrestuan në flagrancë shtetasin E. N., 26 vjeç, banues në Rrëshen, pasi dyshohet se e ka dhunuar motrën e tij, duke i shkaktuar dëmtime të lehta.Kjo shtetase është pajisur me urdhër mbrojtjeje.
Ndërkohë specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kurbin referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal në gjendje të lirë ndaj shtetasit A. T., 21 vjeç, pasi dyshohet se ka tentuar t’i marrë varësen e floririt një shtetaseje të mitur, 15 vjeçe.
Po ashtu në Kurbin, më datë 06.12.2025, shtetasi P. F., 51 vjeç, banues në fshatin Fushë-Milot dhe rezident në Itali, ka njoftuar Sallën Operative se persona ende të paidentifikuar i kanë vjedhur banesën në Fushë-Milot disa vegla pune dhe orendi. Po vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për veprime të mëtejshme.
Tag: motrën
-

26-vjeçari dhunoi motrën, policia arreston të riun, pajiset me urdhër-mbrojtje e lënduara
-

Shkenda Lili: Tradhtitë brenda familjes më prekin! Të dyshosh për motrën, vëllain/kunatin është fundi i botës!
Dedektivja Shkenda Lili tregoi në “Opinion” rastet skandaloze të tradhtisë edhe brenda familjes, ku pjesëtarë të ndryshëm i drejtohen asaj për gjetjen e provave.
Sipas Lilit, në tradhtitë në çift, në të shumtën e rasteve meshkujt që sigurojnë prova shkojnë drejt divorcit, ndryshe nga gratë që edhe pas sigurimit të provave, nuk e ndërmarrin një hap të tillë.
Ajo theksoi se këto janë situata tejet të ndërlikuara dhe të dhimbshme, pasi jo vetëm që prekin marrëdhëniet mes individëve, por edhe krijojnë pasoja afatgjata në psikologjinë e pjesëmarrësve. Në rastet kur hetimet e saj zbulojnë tradhti të tilla, Lili shprehu shqetësimin se shpesh ndodhin edhe ngjarje fatkeqe, pasi ndjeshmëria që krijohet në këto situata shpesh mund të shkaktojë tensione të mëdha.
“Më duken më të rënda rastet kur ka tradhti brenda familjes. Vjen njëra palë dhe thotë mund të më tradhtojë me kunatin apo me motrën…
Këto janë raste që mua më prekin dhe jam habitur! Mund të kem zbuluar dhe të mos e kem transmetuar këtë gjë
Mund të ndodhë dhe ndonjë fatkeqësi në të tilla raste; nëse ne hetojmë, zbulojmë dhe ja transmetojmë
Dhe po ka raste, dhe mendoj që është fundi i botës në të tilla raste, të dyshojë për motrën, vëllain apo kunatin, janë gjëra shumë të rënda!“
-

Holandë/ Dy vëllezër vrasin motrën 18-vjeçare pasi zbuluan se kishte të dashur
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Holandë, ku dy vëllezër kanë vrarë motrën e tyre 18-vjeçare në një kënetë në Lelystad, pas urdhrit të babait. Sipas prokurorisë, motivi i krimit ishte se vajza kishte një marrëdhënie romantike që familja e konsideronte të papërshtatshme.
Mediat holandeze raportojnë se 18-vjeçarja u zhduk nga shtëpia e familjes në Jura dhe u gjet e vdekur gjashtë ditë më vonë. Ekspertët mjeko-ligjorë zbuluan se asaj i ishte mbyllur goja, duart i ishin lidhur pas shpine dhe kyçet e këmbëve me shirit ngjitës. ADN-ja e babait u gjet nën thonjtë e saj, duke treguar se vajza kishte rezistuar.
Dy vëllezërit, Mohammed 23-vjeç dhe Muhannad 25-vjeç, janë arrestuar dhe ndodhen në paraburgim, ndërsa babai, Khaled, u arratis në Siri dhe do të gjykohet në mungesë. Ai ka pretenduar përmes email-eve se djemtë e tij janë të pafajshëm, por prokuroria thotë se krimi u krye me urdhrin e tij.
Vlen të theksohet se vajza ishte më parë nën mbrojtje policore, e cila u ndërpre para vrasjes, pa dhënë arsye të qarta. -

“Më mungon të gjej shtëpinë me gëzim”, Elijona rrëfen se si humbi nënën dhe motrën në aksident
Showbiz E Martë, 25 Nëntor 2025 09:26
Banorja e “Big Brother VIP Kosova 4”, Elijona, ka ndarë një rrëfim shumë emocionues dhe prekës për jetën e saj, ku ka zbuluar dhimbjen e thellë që ka përjetuar pas humbjes së nënës dhe motrës në një aksident tragjik. Me lot në sy, Elijona ka përshkruar momentet e vështira kur, më 25 korrik, u nis për në Kosovë me autobus, por rruga përfundoi në tragjedi.
“Jena nis me autobus për në Kosovë, dhe menzi prisnim me mbërrit. Nuk ka pasur më të lumtur. Me 25 korrik, në ora 6:20, kam dëgjuar njerëz duke bërtitur, dhe veç e mbaj mend që kam dalë e kam qenë krejt vet. Kur e kam pa që e kam motrën e madhe, m’u hek një dert, por motra tjetër mungonte. Babi dhe vëllai ishin në Gjermani, na ishim vetëm vëllai dhe motrat”, tregon Elijona.“Jena kanë duke e kërkuar, e pastaj kam pa kamën e mamit dhe ia tregova motrës. Jam dalë në rrugë dhe e thirra babin në telefon, sepse e gjeta telefonin e mamit në rrugë. E kam thirr babin dhe i thashë se kishim pasur aksident. Babi u nis të vinte në Kroaci. Për motrën, kishim mbajtur shumë shpresë”, rrëfeu Elijona.
“Më mungon mami dhe motrat, dhe më mungon të gjej shpinë vetëm me gëzim”.- shtoi ajo.
-

“Më mungon të gjej shtëpinë me gëzim”/ Elijona rrëfen se si humbi nënën dhe motrën në aksident
Banorja e “Big Brother VIP Kosova 4”, Elijona, ka ndarë një rrëfim shumë emocionues dhe prekës për jetën e saj, ku ka zbuluar dhimbjen e thellë që ka përjetuar pas humbjes së nënës dhe motrës në një aksident tragjik. Me lot në sy, Elijona ka përshkruar momentet e vështira kur, më 25 korrik, u nis për në Kosovë me autobus, por rruga përfundoi në tragjedi.
“Jena nis me autobus për në Kosovë, dhe menzi prisnim me mbërrit. Nuk ka pasur më të lumtur. Me 25 korrik, në ora 6:20, kam dëgjuar njerëz duke bërtitur, dhe veç e mbaj mend që kam dalë e kam qenë krejt vet. Kur e kam pa që e kam motrën e madhe, m’u hek një dert, por motra tjetër mungonte. Babi dhe vëllai ishin në Gjermani, na ishim vetëm vëllai dhe motrat”, tregon Elijona.
“Jena kanë duke e kërkuar, e pastaj kam pa kamën e mamit dhe ia tregova motrës. Jam dalë në rrugë dhe e thirra babin në telefon, sepse e gjeta telefonin e mamit në rrugë. E kam thirr babin dhe i thashë se kishim pasur aksident. Babi u nis të vinte në Kroaci. Për motrën, kishim mbajtur shumë shpresë”, rrëfeu Elijona.
“Më mungon mami dhe motrat, dhe më mungon të gjej shpinë vetëm me gëzim”.- shtoi ajo. -

E rëndë në Itali, vëllai vret me thikë të motrën, i telefonon vetë policisë: Nuk mund ta duroja më
viktima dhe autori
ITALI- Një ngjarje e rëndë ka tronditur Napolin, ku një 25-vjeçar telefonoi numrin 112 për të rrëfyer se kishte vrarë me thikë motrën e tij.
Kur karabinierët mbërritën në banesë, gjetën të pajetë 23-vjeçaren Noemi Riccardi, ndërsa vëllai i saj, Vincenzo Riccardi, pranoi menjëherë autorësinë e sulmit, duke deklaruar se kishte vepruar në një “gjendje çmendurie”.
Sipas hetuesve, menjëherë pas krimit ai ka bërë edhe një video-telefonatë me nënën, duke i treguar trupin e vajzës. Karabinierët e stacionit të Nolas e arrestuan 25-vjeçarin në vendngjarje, ndërsa Prokuroria hapi hetimin për të zbuluar motivet dhe rrethanat e ngjarjes.
Mediat italiane raportojnë se se si Vincenzo, ashtu edhe motra e tij Noemi, trajtoheshin në të njëjtën qendër të shëndetit mendor në Nola. Hetimet po fokusohen tani në historikun e tyre mjekësor dhe në dinamikën familjare që mund të ketë çuar në krimin e rëndë.
Telefonata alarmuese erdhi nga vetë autori i dyshuar, i cili njoftoi se kishte therur motrën me thikë. Forcat e rendit e gjetën ende brenda banesës, në gjendje të rëndë agjitacioni, pa tentuar të largohej. Mjekët e emergjencës mundën vetëm të konfirmonin vdekjen e të resë.
Sipas vlerësimeve paraprake, Noemi është goditur me thikë të paktën gjashtë herë. Arma e krimit, një thikë kuzhine, u sekuestrua në vendngjarje. Në momentin e sulmit, nëna e tyre nuk ndodhej në shtëpi.
“Isha i acaruar, nuk mund ta duroja më”, mësohet t’u ketë thënë Vincenzo oficerëve, ndërsa versioni i tij po verifikohet në detaje.
Noemi Riccardi, 23 vjeçe, jetonte me nënën dhe vëllain e saj në të njëjtin apartament. Vincenzo, 25 vjeç, nuk rezulton të ketë pasur më parë precedentë për dhunë në familje. Prokuroria po punon për të rindërtuar të shkuarën familjare dhe çdo element që mund të ndihmojë në zbardhjen e plotë të motivit. -

Tragjike në Itali, vëllai vret me thikë motrën dhe më pas telefonon policinë për të pranuar krimin
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Napolin, ku një 25-vjeçar telefonoi numrin 112 për të rrëfyer se kishte vrarë me thikë motrën e tij.
Kur karabinierët mbërritën në banesë, gjetën të pajetë 23-vjeçaren Noemi Riccardi, ndërsa vëllai i saj, Vincenzo Riccardi, pranoi menjëherë autorësinë e sulmit, duke deklaruar se kishte vepruar në një “gjendje çmendurie”.
Sipas hetuesve, menjëherë pas krimit ai ka bërë edhe një video-telefonatë me nënën, duke i treguar trupin e vajzës. Karabinierët e stacionit të Nolas e arrestuan 25-vjeçarin në vendngjarje, ndërsa Prokuroria hapi hetimin për të zbuluar motivet dhe rrethanat e ngjarjes.
Burime hetimore bëjnë të ditur se si Vincenzo, ashtu edhe motra e tij Noemi, trajtoheshin në të njëjtën qendër të shëndetit mendor në Nola. Hetimet po fokusohen tani në historikun e tyre mjekësor dhe në dinamikën familjare që mund të ketë çuar në krimin e rëndë.
Telefonata alarmuese erdhi nga vetë autori i dyshuar, i cili njoftoi se kishte therur motrën me thikë. Forcat e rendit e gjetën ende brenda banesës, në gjendje të rëndë agjitacioni, pa tentuar të largohej. Mjekët e emergjencës mundën vetëm të konfirmonin vdekjen e të resë.
Sipas vlerësimeve paraprake, Noemi është goditur me thikë të paktën gjashtë herë. Arma e krimit, një thikë kuzhine, u sekuestrua në vendngjarje. Në momentin e sulmit, nëna e tyre nuk ndodhej në shtëpi.
“Isha i acaruar, nuk mund ta duroja më”, mësohet t’u ketë thënë Vincenzo oficerëve, ndërsa versioni i tij po verifikohet në detaje.
Noemi Riccardi, 23 vjeçe, jetonte me nënën dhe vëllain e saj në të njëjtin apartament. Vincenzo, 25 vjeç, nuk rezulton të ketë pasur më parë precedentë për dhunë në familje. Prokuroria po punon për të rindërtuar të shkuarën familjare dhe çdo element që mund të ndihmojë në zbardhjen e plotë të motivit.Top Channel
-

E rëndë, 25-vjeçari vret motrën dhe merr në kamer nënën për t’i treguar trupin e pajetë
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Napolit në Itali.
Një 25-vjeçar ka vrarë motrën e tij, vetëm 23-vjeç në banesën e tyre dhe më pas ka marrë policinë në telefon, ku i ka treguar për krimin e rëndë.
Menjëherë sapo efektivët kanë mbërritur në banesë, i riu iu ka rrëfyer se krimin e rëndë e ka kryer në momente të rënda tensioni.Por sipas dinamikës që ka ndërtuar policia, rezulton se 25-vjeçari, menjëherë pas ngjarjes ka marrë në kamer nënën e tij dhe i ka treguar trupin e pajetë të vajzës.
Ngjarja po hetohet për të përcaktuar momentin kur ndodhi dhe çfarë informacioni u dha nga telefonata. Nga autoritetet, bëhet e ditur se autori nuk është person me precedent të mëparshëm penal. -

Vajza me qeleshe në kokë bën tifo për kuqezinjtë: Kam ardhur me motrën dhe shoqet, jam krenare
Showbiz E Enjte, 13 Nëntor 2025 21:38
Në një nga baret e kryeqytetit pranë stadiumit ”Air Albania”, ndër tifozët e shumtë spikati një vajzë me qeleshe. Ajo u shpreh optimiste për fitoren e kuqezinjve. ”Kam ardhur me shoqet, motrën. Jemi gjithmonë krenarë sa herë shohim ndeshjen, shpresojmë të fitojmë sot dhe uroj fitore për kombëtaren. Mendojmë 2-1 shpresojmë të jetë fitore për ne po nuk ka rëndësi fare. Që të gjithë lojtarët janë flakë fare. Sapo të mbarojë ndeshja shpresojmë me fitore, do të festojmë me patjetër”.
-

“Asnjë zyrtar nuk duhet të fshihet pas imunitetit”, Vishaj kritikon Ballukun: Të marrësh motrën si avokate mbrojtëse..
Avokati i njohur Saimir Vishaj, i ftuar në një emision televiziv ka komentuar paraqitjen e zv/kryeministres Belinda Balluku në SPAK, si dhe vendimin e saj për të zgjedhur motrën, Pamela Qirko, si avokate mbrojtëse.
Vishaj vlerësoi rolin e SPAK-ut në hetimin e zyrtarëve të lartë të qeverisë, duke theksuar se asnjë funksionar nuk duhet të përdorë imunitetin politik si mburojë ndaj drejtësisë.
“Duhet përshëndetur SPAK që guxon. Kur shkon te zv/kryeministrja, ka arritur te tavani, mbetet vetëm kryeministri lart. Kur i tronditet qeveria, nuk duhet të përdorin imunitetin si garant për të mos u arrestuar. Askush nuk duhet të fshihet pas imunitetit,” deklaroi Vishaj.
Avokati shtoi se çdo zyrtar që është i bindur për pafajësinë e tij duhet të dorëhiqet përkohësisht dhe të përballet me drejtësinë me transparencë të plotë.
“Nëse e ndjen veten të qetë që nuk ke kryer veprime të kundërligjshme, jep dorëheqjen dhe përballu me akuzat,” theksoi ai.
Vishaj kritikoi gjithashtu vendimin e Ballukut për të marrë në mbrojtje ligjore motrën e saj, ish-anëtare të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, duke e quajtur një veprim të papërshtatshëm dhe të dëmshëm për perceptimin publik ndaj drejtësisë.
“Të përdorësh motrën për avokate mbrojtëse, që ka bërë vettingun e prokurorëve apo gjykatësve, për mua është një përbuzje negative që i bën drejtësisë. Ka avokatë plot që nuk kanë asnjë papajtueshmëri. Të marrësh motrën që ka qenë në KPK dhe mund të dijë ndonjë problem të prokurorëve apo gjykatësve më duket jo njerëzore,” u shpreh Vishaj.
Në përfundim, ai nënvizoi se SPAK duhet të vijojë me të njëjtin standard ligjor si në çdo rast tjetër të zyrtarëve të lartë: “SPAK, siç ka vepruar deri tani për zyrtarët e tjerë, duhet edhe në rastin e Ballukut të marrë masën e sigurimit, pezullim nga ushtrimi i detyrës. Më pas, për arrestimin apo masat e tjera, vendos komisioni përkatës.”